Tag: krime

  • Haga i zgjat paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

    Haga i zgjat paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

    Kosova E Enjte, 18 Shtator 2025 18:42
    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur për vijimin e masës së paraburgimit ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët bashkë me Hashim Thaçin akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Sipas tri vendimeve të ndara të bëra publike më 18 shtator 2025, Prokuroria ka pretenduar se ekziston rreziku që tre të akuzuarit t’i ikin drejtësisë, të kryejnë krime të tjera dhe të pengojnë drejtësinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
    Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III, në vendim thekson se s’ka informacion të mjaftueshëm që justifikon një konstatim se të akuzuarit mund t’i ikin drejtësisë nëse lirohen. Megjithatë, sipas Gjykatës, ekziston rreziku që të akuzuarit të pengojnë përparimin e procedurave të Gjykatës dhe të kryejnë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar prova në këtë rast dhe/ose mund të thirren në procedura paralele.

    Andaj, Gjykata vendosi që Veselit, Krasniqit dhe Selimit, t’iu vazhdohet paraburgimi. Ndryshe, dëshmitarët e mbrojtjes filluan të dëshmojnë më 15 shtator. Dëshmitari i parë ishte James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit i cili dëshmoi më 15, 16 dhe 17 shtator 2025. Kurse, Paul Ëilliams dëshmoi më 17 dhe 18 shtator.

    Më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare e mërgimtarë të shumtë DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

    Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast. Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.
    “Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.
    Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave. Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./REL/

  • Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin: Ekziston rreziku që..

    Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin: Ekziston rreziku që..

    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur  për vijimin e masës së paraburgimit ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët bashkë me Hashim Thaçin akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. 
    Sipas tri vendimeve të ndara të bëra publike më 18 shtator 2025, Prokuroria ka pretenduar se ekziston rreziku që tre të akuzuarit t’i ikin drejtësisë, të kryejnë krime të tjera dhe të pengojnë drejtësinë, raporton “Betimi për Drejtësi“. 
    Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III, në vendim thekson se s’ka informacion të mjaftueshëm që justifikon një konstatim se të akuzuarit mund t’i ikin drejtësisë nëse lirohen. 
    Megjithatë, sipas Gjykatës, ekziston rreziku që të akuzuarit të pengojnë përparimin e procedurave të Gjykatës dhe të kryejnë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar prova në këtë rast dhe/ose mund të thirren në procedura paralele. 
    Andaj, Gjykata vendosi që Veselit, Krasniqit dhe Selimit, t’iu vazhdohet paraburgimi. 
    Ndryshe, dëshmitarët e mbrojtjes filluan të dëshmojnë më 15 shtator. Dëshmitari i parë ishte James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit i cili dëshmoi më 15, 16 dhe 17 shtator 2025. Kurse, Paul Ëilliams dëshmoi më 17 dhe 18 shtator. 
    Më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare e mërgimtarë të shumtë 
    DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025. 
    Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast. 
    Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. 
    Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës. 
    “Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. 
    Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht. 
    Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave. 
    Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. 
    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. 
    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor. 
    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. (REL) 

  • Autoritetet kosovare arrestojnë një të dyshuar për krime lufte më 1999

    Autoritetet kosovare arrestojnë një të dyshuar për krime lufte më 1999

    Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të hënën një të dyshuar në kufirin juglindor me Serbinë, nën dyshimin se ai kishte kryer krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.
    Prokuroria Speciale tha në një komunikatë se i dyshuari, i identifikuar vetëm si D.N., u arrestua në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.
    Prokurorët dyshojnë se ai, së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, “ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit”.

    Ai dyshohet t’i ketë kryer krimet në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill të vitit 1999.
    Prokuroria tha se do të kërkojë që ai të mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit.

  • Aldo Bare rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon të përfitojë ulje dënimi

    Aldo Bare rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon të përfitojë ulje dënimi

    Aldo Bare, i njohur ndryshe si Alfred Shkurti, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Lartë për të ulur dënimin e tij me 45 ditë.
    Lëvizja vjen pas vendimit të mëparshëm të gjykatave për masën e dënimit të tij, ndërsa procesi pritet të shqyrtohet në ditët në vijim nga autoritetet e drejtësisë. Ai ka kërkuar edhe më herët ulje të dënimit, me pretendimin për sjellje të mirë, edhe pse është i dënuar me burg të përjetshëm.
    Fati i tij është vulosur nga Gjykata e Lartë, 10 vite pasi ish-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda tha fjalën e saj. Ish-speciali i forcave RENEA, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri.
    Pas vrasjes se Ramadan Shkurtit, në Lushnjë nisi të operonte banda e Aldo Bares. Sipas ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, kjo bandë kriminale ka kryer më shumë se 20 vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash.
    Kjo bandë funksionoi deri në vitin 2005 kur disa anëtarë u vranë dhe disa u arrestuan./ tvklan.al

  • Ish-zyrtari amerikan dëshmon në Hagë, avokati i Thaçit: Shpresoj për një verdikt të drejtë

    Ish-zyrtari amerikan dëshmon në Hagë, avokati i Thaçit: Shpresoj për një verdikt të drejtë

    Ish-presidenti Hashim Thaçi do të ketë sot (15 shtator) rastin të dëgjojë një dëshmitar në çështjen ndaj tij në Hagë, ku akuzohet për krime lufte që ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Kosova pretendohet se kanë kryer në fundvitet ’90.
    Dëshmitari i ditës, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në vitet 1997–2000, James Rubin, u paraqit në Gjykatën Speciale në seancën e planifikuar në orën 9:00. Përfaqësues të Qeverisë së SHBA-së hynë po ashtu në sallën e gjyqit për ta shoqëruar dëshmitarin.
    Avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi tha se dëshmitari ishte i dërguar i lartë i Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright dhe u përfshi në punimet në Rambuje me përfaqësuesit shqiptarë për marrëveshjen e paqes mes Kosovës dhe Jugosllavisë.
    “Nuk dua të futem në hollësitë e dëshmisë së [James Rubin]. Ai do ta bëjë vetë, por ky është një shans për të dëgjuar të vërtetën se çfarë ndodhi dhe kush ishin përgjegjësit. Unë mendoj që nëse Dhomat e Specializuara shkojnë pas së vërtetës do të kemi një verdikt të drejtë, që do të tregojë se klienti im nuk është fajtor,” u shpreh avokati i ish-presidentit Thaçi, Pierre Richard Prosper, para se të hynte në godinën e Gjykatës Speciale.

    Pierre Richard Prosper, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi

    Rubin është një nga gati dymbëdhjetë dëshmitarët që do të thërrasë mbrojtja e Thaçit, e cila do të parashtrojë edhe prova të reja. Më tej, radhën për provat dhe dëshmitarët e vet do e ketë ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, me katër dëshmitarët e vet, për të vijuar me ekipet mbrojtëse të ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rexhep Selimi.
    Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në prill të vitit 2023. Aktakuza ndaj tyre është se kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 vetave, si dhe mbajtjen në paraburgim e torturimin e shumë të tjerëve kur vendi luftonte përballë ushtrisë jugosllave.
    Prokurori i Specializar, nga ana e vet, gjatë kësaj periudhe ka thirrur më shumë se 100 dëshmitarë dhe ka paraqitur rreth 3 mijë prova materiale.
    Një ditë më parë, shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, me mbështetjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u mblodhën pranë godinës së Gjykatës në Hagë në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së, duke mbajtur pankarta në duar, me këngë patriotike, veshje me motive ushtarake dhe thirrje për drejtësi.

  • Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi?

    Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi?

    Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi?
    Aktakuza u ngarkon atyre përgjegjësi për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme të Kosovës, si dhe në veri të Shqipërisë.
    Sipas aktakuzës, viktimat përfshinin persona të dyshuar se ishin kundër UÇK-së dhe më vonë Qeverisë së përkohshme të Kosovës – në mesin e tyre: anëtarë të komuniteteve serbe, rome dhe ashkali, katolikë, civilë të dyshuar për bashkëpunim me autoritetet serbe, si dhe shqiptarë që mbështetën parti të tjera ose nuk iu bashkuan UÇK-së.
    Dhomat e Specializuara theksojnë se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime.
    Mbrojtja në gjykimin e katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – nis më 15 shtator dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

    Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit përfshin burgosje të paligjshme, torturë, vrasje dhe persekutim – akuza që ata i kanë mohuar.

  • Çfarë ndodhi jashtë Gjykatës Speciale? Policia holandeze ‘trembet’ nga shqiptarët, ngrihet helikopteri mbi Hagë

    Çfarë ndodhi jashtë Gjykatës Speciale? Policia holandeze ‘trembet’ nga shqiptarët, ngrihet helikopteri mbi Hagë

    Shqiptarët që protestuan pranë gjykatës së Hagës në mbrojtje të udhëheqësve të UÇK-së, iu drejtuan godinës për të vendosur aty pankartat me mesazhe për lirimin e ish luftëtarëve.
    Por, policia holandeze i bllokoi ata, duke moslejuar afrimin e tyre në institucionin e drejtësisë. Ndërkohë, policia ka ngritur edhe helikopter duke forcuar kontrollin dhe sigurinë në qytet.
    Në Gjykatën Speciale, rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.
    Protesta në Hagë u mbajt një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve. Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.
    Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.
    Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

  • Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

    Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

    Qytetarët që protestuan pranë gjykatës së Hagës në mbrojtje të udhëheqësve të UÇK-së, iu drejtuan godinës për të vendosur aty pankartat me mesazhe për lirimin e ish luftëtarëve.
    Por, policia holandeze bllokoi shqiptarët, duke moslejuar afrimin e tyre në institucionin e drejtësisë. Ndërkohë, sikurse duket në pamjet që sjell gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, policia ka ngritur edhe helikopter duke forcuar kontrollin dhe sigurinë në qytet.
    Në Gjykatën Speciale, rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.
    Protesta në Hagë u mbajt një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve. Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.
    Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.
    Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

  • Radio gjermane DW: Në Hagë kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. NATO e përdori UÇK!

    Radio gjermane DW: Në Hagë kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. NATO e përdori UÇK!

    -Botuar në radion shtetrore gjermane DW-
    Në Hagë të Holandës të dielën mijëra shqiptarë nga diaspora, por edhe nga Kosova, protestuan duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Protesta e 14 shtatorit u thirr nga mërgata shqiptare dhe u mbështet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK).
    “Ta quash UÇK-në organizatë kriminale është ofendim i madh për NATO-n”
    Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, që kishte shërbyer në Kosovë në kohën kur u themelua Specialja, tha se atëbotë ishte udhëzuar nga Qeveria e tij të bënte presion që të themelohej kjo gjykatë.
    Bosch u tha protestuesve se nuk i pëlqente kjo ide “sepse më dukej e pakuptimtë që serbët të mos gjykoheshin nga kjo gjykatë, por e bëra punën time”.
    “Më kujtohet kur e takova Thaçin, ai ishte i shqetësuar. Por, i thash nuk ke pse të shqetësohet sepse gjykimi është i drejtë ti do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave”, tha Bosch.
    Ai tha se UÇK-ja ishte çizmja e NATO-s në terren dhe kritikoi akuzën e bërë nga Prokuroria e Specializuar që i cilëson ish-krerët e UÇK-së si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.
    “Ta quash UÇK-në organizatë kriminale është ofendim i madh për NATO-n sepse NATO-ja nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, tha ai.
    Protesta në kryeqytetin holandez u mbajt në një park që gjendet afër selisë së Dhomave të Specializuara.

    Gucati: Drejtësia s’duhet të shndërrohet në instrument politik
    Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se nga Haga i bën thirrje Evropës që “të mos lejohet që drejtësia të shndërrohet në instrument politik”.
    Sipas tij, UÇK-ja nuk luftoi asnjëherë për pushtet, por për liri.
    “Drejtësia duhet të jetë e njëjtë”, tha ai, duke shtuar se serbët që kanë kryer krime “gëzojnë lirinë”.
    “Drejtësi për çlirimtarët, liri për të drejtën tonë historike”, tha ai.
    Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati. Fotografi nga arkivi.
    Ish-pjesëtari i UÇK-së, njëherësh bashkëorganizatori i protestës, Fatmir Koci, tha se UÇK-ja nuk ishte as agresore e as pushtuese, por tha se sot ish-krerët e UÇK-së po gjykohen “me akuza të pabaza”.
    “Nuk do të pranojmë asnjëherë këtë padrejtësi ndaj tyre”, tha ai.
    Koci tha shteti serb ka kryer “krime të tmerrshme gjatë luftës dhe nuk ka dhënë asnjë llogari”.
    Ai kritikoi Qeverinë e Kosovës, pasi argumentoi se ajo “ka heshtur” dhe “nuk ka mbrojtur” shtetasit e saj.
    “Specialja është mjet i padrejtësisë”, tha ai, duke shtuar se “kërkojmë hetim të drejtë e të paanshëm për krimet e kryera gjatë luftës. Kërkojmë drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë”.
    Protesta në Hagë u mbajt pasi më 7 gusht, mijëra persona protestuan në Prishtinë kundër Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë – që njihen edhe si Gjykata Speciale.
    Në Speciale rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.
    Protesta në Hagë u mbajt një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve.
    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të nisë dëshminë e tij para Speciales më 15 shtator, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
    Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale.
    Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.
    Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.
    Mbrojtja e Thaçit ka deklaruar se 11 dëshmitarët që mëton të thërrasë të japin dëshminë e tyre në seanca të hapura. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit ka thënë se dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatore, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe kjo dëshmi veçse u është dorëzuar prokurorëve.
    Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara parasheh që deri më 14 nëntor ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të përmbyllë rastin e mbrojtjes të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Ky panel po ashtu pret që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë e përgatitur që të paraqesë shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti.

    Për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së?
    Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.
    Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.
    ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
    Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.
    Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
    Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.
    Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./DW/
    Edi Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant!

  • Në Hagë, protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Në Hagë, protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Protesta e organizuar nga veteranët e luftës së UÇK-së në Prishtinë më 7 gusht 2025, ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
    Në Hagë të Holandës të dielën shqiptarë nga diaspora, por edhe nga Kosova, po protestojnë duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Protesta e 14 shtatorit u thirr nga mërgata shqiptare dhe është mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), për siç thanë organizatorët, padrejtësitë që po bëhen në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Protesta në kryeqytetin holandez po mbahet në një park që gjendet afër selisë së Dhomave të Specializuara.
    Folës në protestë janë kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, Fatmir Koci, bashkëorganizator i protestës dhe ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch.
    Specialja “mjet i padrejtësisë”Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se nga Haga i bën thirrje Evropës që “nuk duhet të lejohet që drejtësia të shndërrohet në instrument politik”.
    Ai tha se UÇK-ja nuk luftoi asnjëherë për pushtet, por për liri.
    “Drejtësia duhet të jetë e njëjtë”, tha ai, duke shtuar se serbët që kanë kryer krime “gëzojnë lirinë”.
    “Drejtësi për çlirimtarët, liri për të drejtën tonë historike”, tha ai.
    Ish-pjesëtari i UÇK-së, njëherësh bashkëorganizatori i protestës, Fatmir Koci, tha se UÇK-ja nuk ishte as agresore e as pushtuese, por tha se sot ish-krerët e UÇK-së po gjykohen “me akuza të pabaza”.
    “Nuk do të pranojmë asnjëherë këtë padrejtësi ndaj tyre”, tha ai.
    Koci tha shteti serb ka kryer “krime të tmerrshme gjatë luftës dhe nuk ka dhënë asnjë llogari”.
    Ai kritikoi Qeverinë e Kosovës, pasi argumentoi se ajo “ka heshtur” dhe “nuk ka mbrojtur” shtetasit e saj.
    “Specialja është mjet i padrejtësisë”, tha ai, duke shtuar se “kërkojmë hetim të drejtë e të paanshëm për krimet e kryera gjatë luftës. Kërkojmë drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë”.
    Protesta në Hagë mbahet pasi më 7 gusht, mijëra persona protestuan në Prishtinë kundër Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë – që njihen edhe si Gjykata Speciale.
    Në Speciale rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.
    Protesta në Hagë vjen një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve.
    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të nisë dëshminë e tij para Speciales më 15 shtator, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
    Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale.
    Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.
    Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.
    Mbrojtja e Thaçit ka deklaruar se 11 dëshmitarët që mëton të thërrasë të japin dëshminë e tyre në seanca të hapura. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit ka thënë se dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatore, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe kjo dëshmi veçse u është dorëzuar prokurorëve.
    Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara parasheh që deri më 14 nëntor ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të përmbyllë rastin e mbrojtjes të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Ky panel po ashtu pret që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë e përgatitur që të paraqesë shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti.
    Për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së?Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.
    Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.
    ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
    Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.
    Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.
    Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
    Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.
    Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
    rel