Tag: krime

  • “Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

    “Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

    Sot Tirana do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Protesta mbarëkombëtare do të zhvillohet në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej”. 

    Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë. 

    Ndërkohë pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka deklaruar gjithashtu se deputetët e mazhorancës do ta mbështesin këtë protestë dhe pritet të jenë pjesë e saj. 

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar sot se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë. Partia Demokratike e Shqipërisë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në tubim. I vetmi që i ka dalë nga “rreshti” Sali Berishës, ishte Fatmir Mediu, që në seancë e djeshme plenare tha se do të jetë i pranishëm në protestë. 

    Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës. Në një konferencë për media, Osmani theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë. 

    Përparim Rama, kryetari i Bashkisë së Prishtinës, dhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së, do t’i bashkohen tubimit në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së.  Kryebashkiaku Rama ka njoftuar se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të protestojnë në Tiranë. 

    Kryeministri Albin Kurti përdori faqen zyrtare të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, për të dhënë një qëndrim për protestën, ku një sulm rezervoi edhe për kryeministrin Edi Rama. 

    Por, Kurti ‘harroi’ që protesta nuk është organizuar nga qeveria shqiptare, por nga veteranët, të cilët protestën e tretë kanë zgjedhur që ta mbajnë në Tiranë dhe ftesën për pjesëmarrje ja kanë bërë dy krahëve të politikës, edhe PS edhe PD. 

    Prej 3 prilli të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar. 

    Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota. 

  • Sot protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë, çfarë pritet të ndodhë dhe kush do të marrë pjesë

    Sot protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë, çfarë pritet të ndodhë dhe kush do të marrë pjesë

    Sot Tirana do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Protesta, që do të nisë në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej” organizohet me moton “Liria ka emër” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare
    Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë.
    Ndërkohë pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka deklaruar gjithashtu se deputetët e mazhorancës do ta mbështesin këtë protestë dhe pritet të jenë pjesë e saj.
    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar sot se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve që udhëtojnë drejt Tiranës për protestë.
    Partia Demokratike e Shqipërisë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në tubim. I vetmi që i ka dalë nga “rreshti” Sali Berishës, ishte Fatmir Mediu, që në seancë e djeshme plenare tha se do të jetë i pranishëm në protestë.
    Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës. Në një konferencë për media, Osmani theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.
    Përparim Rama, kryetari i Bashkisë së Prishtinës, dhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së, do t’i bashkohen tubimit në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së.
    Kryebashkiaku Rama ka njoftuar se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të protestojnë në Tiranë.
    Kryeministri Albin Kurti përdori faqen zyrtare të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, për të dhënë një qëndrim për protestën, kunjë sulm rezervoiedhe për kryeministrin Edi Rama.
    Por, Kurti ‘harroi’ që protesta nuk është organizuar nga qeveria shqiptare, por nga veteranët, të cilët protestën e tretë kanë zgjedhur që ta mbajnë në Tiranë dhe ftesën për pjesëmarrje ja kanë bërë dy krahëve të politikës, edhe PS edhe PD.
    Prej 3 prilli të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.
    Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.

  • Mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

    Mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

    Sot Tirana do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Protesta mbarëkombëtare do të zhvillohet në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej”. 

    Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë. 

    Ndërkohë pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka deklaruar gjithashtu se deputetët e mazhorancës do ta mbështesin këtë protestë dhe pritet të jenë pjesë e saj. 

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar sot se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë. Partia Demokratike e Shqipërisë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në tubim. I vetmi që i ka dalë nga “rreshti” Sali Berishës, ishte Fatmir Mediu, që në seancë e djeshme plenare tha se do të jetë i pranishëm në protestë. 

    Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës. Në një konferencë për media, Osmani theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë. 

    Përparim Rama, kryetari i Bashkisë së Prishtinës, dhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së, do t’i bashkohen tubimit në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së.  Kryebashkiaku Rama ka njoftuar se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të protestojnë në Tiranë. 

    Kryeministri Albin Kurti përdori faqen zyrtare të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, për të dhënë një qëndrim për protestën, ku një sulm rezervoi edhe për kryeministrin Edi Rama. 

    Por, Kurti ‘harroi’ që protesta nuk është organizuar nga qeveria shqiptare, por nga veteranët, të cilët protestën e tretë kanë zgjedhur që ta mbajnë në Tiranë dhe ftesën për pjesëmarrje ja kanë bërë dy krahëve të politikës, edhe PS edhe PD. 

    Prej 3 prilli të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar. 

    Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota. 

  • BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

    BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe partia më e madhe në Kosovë, Vetëvendosje, shkëmbyen akuza të enjten përpara një proteste të veteranëve të UÇK-së që do të mbahet në Tiranë kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
    Grindja filloi kur Vetëvendosja riafirmoi kundërshtimin e saj ndaj gjykatës së Hagës dhe mbështetjen e saj për protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë të premten – duke akuzuar shumë figura politike që tani janë kundër gjykatës, përfshirë Ramën, se dikur e kanë mbështetur atë.
    “Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, tha Vetëvendosja në një deklaratë në Facebook të mërkurën.
    Rama, i cili ka një marrëdhënie të tensionuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë të Kosovës, u kundërpërgjigj.
    Rama shkroi në X të enjten se ai e ka dënuar vazhdimisht arrestimin për krime lufte të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Hagës.
    Ai tha se një dekadë më parë, Vetëvendosja “as që e njihte himnin kombëtar të Kosovës, e lëre më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte (të qëndronte) në Hagë përgjithmonë”. Thaçi ishte kryetari i një partie rivale të Vetëvendosjes, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
    Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzoi Vetëvendosjen se po përpiqet ta “politikizojë” protestën e së premtes në Tiranë – e fundit në një sërë tubimesh kundër Dhomave të Specializuara me seli në Hagë dhe në mbështetje të lirimit të Thaçit dhe tre të akuzuarve të tjerë bashkë me të. Më parë ata protestuan kundër gjykatës në shtator në Hagë dhe në gusht në Prishtinë.
    “Kjo protestë nuk është e asnjë partie politike – ajo është zëri i popullit shqiptar, zëri i veteranëve, i familjeve të dëshmorëve dhe i të gjithë atyre që nuk pajtohen me padrejtësinë që po bëhet ndaj udhëheqësve të UÇK-së në Hagë,” shkroi Organizata e Veteranëve të Luftës në Facebook.
    Ajo gjithashtu tha se veteranët “po kërkojnë drejtësi për luftëtarët tanë – dhe ndëshkim për krimet e Serbisë”.
    Thaçi u akuzua në tetor të vitit 2020 dhe dha dorëheqjen si President i Kosovës në nëntor të po atij viti për t’u përballur me akuzat. Ai u dërgua në Hagë së bashku me ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe me ish-deputetin Rexhep Selimi. Që të katërt janë mbajtur në paraburgim që prej asaj kohe.
    Të katërt janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Kosovës, përfshirë vrasjen e rreth 100 personave. Të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm.
    Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por ndodhen në Hagë dhe kanë staf ndërkombëtar për të siguruar një proces të drejtë pas problemeve të mëparshme me kanosjen e dëshmitarëve në rastet e lidhura me UÇK-në.
    Shumë shqiptarë etnikë dhe mbështetës të UÇK-së këmbëngulin se gjykata është e njëanshme, pasi po ndjek penalisht vetëm luftëtarët kosovarë, ndërkohë që shumë krime të forcave serbe mbeten të pandëshkuara. Pavarësisht dallimeve politike, shumica e partive në Kosovë e mbështesin protestën e së premtes.
    Protesta ka marrë gjithashtu mbështetje nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha të mërkurën se UÇK-ja ka luftuar një “luftë të drejtë për liri” për të mbrojtur “qytetarët e pafajshëm që u vranë dhe u masakruan nga ushtria serbe”.
    Ka pasur shumë spekulime nëse Rama do t’i bashkohej vetë protestës në Tiranë. Ai sqaroi se do të kishte marrë pjesë “si një pjesëmarrës i thjeshtë”, por nuk mund ta bëjë këtë pasi rreziku i politizimit të protestës “do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.”/ BIRN

  • “Prokuroria ka zero hetime”/ Bylykbashi: Janë kryer krime kundër njerëzimit gjatë diktaturës komuniste

    “Prokuroria ka zero hetime”/ Bylykbashi: Janë kryer krime kundër njerëzimit gjatë diktaturës komuniste

    Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka ngritur shqetësimin se prokuroria nuk po heton krimet e kryera nga diktatura komuniste. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi u shpreh se janë kyer krime kundër njerëzimit gjatë diktaturës komuniste e përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Gjithashtu ai e cilësoi të paflashme faktin që prokuroria ka zero hetime për këtë krim.
    “Autoriteti I Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit na raportoi që janë rreth 11 vendvarrime të identifikuara për krimet e kohës së komunizmit, por janë ende të pahapura. Ndërkohë ka raste të tjera kur janë gjetur të dhëna për persona të zhdukur. Të gjithë këto përbëjnë krime kundër njerëzimit. Në të gjithë vendet e tjera janë trajtuar si krime kundër njerëzimit. Ju raportoni zero raste.
    Pse nuk ka hetime për krime kundër njerëzimit për krimet e kohës së komunizmit duke arritur deri në vrasjet në kufi në verën e vitit 1990. Kjo shoqëri po nuk u nda me krimet e komunizmit, nuk ka për ta gjetur ndonjëherë veten e vet. Dhe këto janë krime që nuk parashkruhen, ju e dini më mirë se unë.  Por po parashkruhen në mënyrë biologjike, njerëzit po vdesin; ata që kanë kryer krime dhe ata që po presin drejtësi!”, deklaroi Oerd Bylykbashi

  • “Serbia liron pas 6 vitesh të dënuarin për krime lufte, Nezir Mehmetaj – Kosova kishte kërkuar ekstradimin”

    “Serbia liron pas 6 vitesh të dënuarin për krime lufte, Nezir Mehmetaj – Kosova kishte kërkuar ekstradimin”

    Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj, i dënuar nga Serbia për krime lufte, është liruar nga burgu, njoftoi vëllai i tij, Valoni.
    “Vëllai im është liruar nga burgu, dhe ne jemi të lumtur që ai më në fund është kthyer në shtëpi. Ky është një fillim i ri për të gjithë ne, dhe ne besojmë në një të ardhme më të mirë”, shkroi Valon Mehmetaj në Facebook.

    Nezir Mehmetaj ishte dënuar me gjashtë vjet burgim nga Gjykata e Lartë e Serbisë nën akuzat për krime lufte kundër civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999.
    Familja e tij vazhdimisht kishte hedhur poshtë akuzat ndaj tij.
    Vitin e kaluar, Gjykata serbe tha se kishte konstatuar se Mehmetaj në qershor të vitit 1999 kishte marrë pjesë në rrëmbimin e civilit me kombësi rome, Jelaj Ramadan, mbetjet mortore të të cilit ende nuk janë gjetur.
    Sipas pretendimeve të gjykatës, bashkë me Mehmetajn kanë qenë edhe anëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
    Në vendimin e gjykatës ishte thënë po ashtu ashtu se Mehmetaj ishte pjesëtar i UÇK-së dhe në atë kohë lëvizte në fshatin Rudicë me uniformë të UÇK-së.
    Nezir Mehmetaj u arrestua më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdarë dhe që nga ajo kohë kishte qenë në paraburgim në Serbi.
    Po atë vit, autoritetet gjyqësore serbe ngritën aktakuzë ndaj tij për krime lufte në Rudicë të Komunës së Klinës në periudhën qershor-korrik 1999.
    Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kishin kërkuar lirimin e Mehmetajt dhe të disa qytetarëve të tjerë të Kosovës, që janë arrestuar nga Serbia nën dyshime për krime lufte.
    Ministria e Drejtësisë e Kosovës në korrik të vitit 2024 kërkoi nga Serbia që të ekstradojë në Kosovë shtetasit kosovarë që mbahen atje.
    Vetëm vitin e kaluar, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka ngritur shtatë akuza kundër shqiptarëve të Kosovës për krimet e pretenduara ndaj popullatës civile serbe në fund të viteve ’90.
    Edhe autoritetet në Kosovë kanë ngritur një sërë akuzash dhe ka shqiptuar dënime për akuzat për krime lufte në Kosovë më 1998-99.

  • Berisha-Dumanit: Po fsheh dokumentet e krimit të dy kandidatëve që preferon ai për drejtimin e SPAK-ut

    Berisha-Dumanit: Po fsheh dokumentet e krimit të dy kandidatëve që preferon ai për drejtimin e SPAK-ut

    Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi doli nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku ishte në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për aferën Partizani, sulmoi sërish ditën e djeshme kreun e SPAK, Altin Dumani. Kësaj here, me një akuzë të re, se po fsheh dokumente krimi të dy kandidatëve për kryetar të Prokurorisë së Posaçme. “Por do të paralajmëroj shqiptarët se ky mercenar po fsheh dokumente krimi të kandidaturave që kërkon t’i nxjerrë. Dhe këtu do jemi. Po fsheh dokumente që inkriminojnë dy kandidaturat që ai mbështet……Unë rezervoj të drejtën t’u them ju këtu se ç’dokumente ka fshehur në momentin kur të dalë në skenë. Por kam informacione të plota se ky fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar.
    Ky ka hall, pasi e gënjeu Edi Rama se i tha se do të ndryshoj Kushtetutën dhe vazhdo ti këto, dhe mbeti pastaj ashtu siç është…Kush tha? Në fakt e kundërta. Më vjen keq. Në fakt ai në mënyrë të përsëritur, të paktën mund t’i numëroj në komisionin parlamentar, në konferencën për shtyp, në konferencën tjetër për drejtësi, ai e ka kërkuar…Unë atë nuk e kursej, se ai ishte xhelat i policisë sekrete hoxhiste, por ai nuk e shndërroi në tabu zgjatjen e mandatit dhe ndryshimin e Kushtetutës për krimet që kanë kryer këta. Jo, sepse ky pse e do atë? Ky ka fshehur krime. Ky fle mbi krime. Ky fle mbi dosje krime. Edhe njëherë, ku është Aruba? Pse duhet ta marrësh ti Arubën nga një gazetar italian në një kohë kur dosja është këtu prej vitesh? Unë nuk merrem kurrë me kandidatura, unë respektoj Kushtetutën dhe përcaktimin që ka Kushtetuta për këtë. Nuk ka asnjë tagër, asnjë drejtues politik të implikohet në një procedurë që është strikt e trupit të prokurorëve.”, tha ndër të tjera ish-kryeministri Sali Berisha.

  • Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit/ Paralajmeron Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

    Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit/ Paralajmeron Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

    Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit/ Paralajmeron Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kandidates socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.
    Në një deklaratë publike, Berisha tha se veprimet e Manastirliut gjatë periudhës kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë përbëjnë “krime kundër njerëzimit” dhe paralajmëroi se PD mund të përgatisë një dosje për Gjykatën Ndërkombëtare.
    Sipas tij, pacientët janë lënë pa trajtim për shkak të përdorimit të ilaçeve të skaduara, ndërsa aparatura jetike për mjekimin e të sëmurëve kanë qëndruar të prishura për muaj të tërë, edhe pse mund të rregulloheshin brenda pak ditësh.
    “Janë akte makabre, janë lënë njerëz të sëmurë në mëshirë të fatit. Për ligjin shqiptar nuk konsiderohen vepër penale, por për konventat ndërkombëtare klasifikohen si krime kundër njerëzimit” , tha Berisha, duke shtuar se opozita po shqyrton mundësinë e përgatitjes së një dosjeje për t’i dërguar në gjykatë ndërkombëtare.
    Berisha: Ndaj dhe unë u ftoj të përqendrohemi në një përgjigje. Koha është jashtëzakonisht e ngushtë, e shkurtër, por duke pasur parasysh se përpara nga organizata kriminale e PS është një nga eksponentët më kryesorë të krimit, që me qëndrimet e saj u garantoj se jo në Shqipëri, dhe do ta konsiderojmë këtë nëse mund të përgatitet një dosje për gjykatën ndërkombëtare, pasi janë lënë të sëmurët në mëshirën e ilaçeve të skaduara, duke ua ndërruar etiketat, ka akte makabre, janë lënë muaj të tërë aparaturat e prishura, të cilat mund të rregulloheshin brenda një jave maksimumi.
    Pra, janë shumë akte që për Altin Troplinin nuk përbëjnë vepër penale, por për konventat ndërkombëtare janë akte që ngjiten në krime kundër njerëzimit.
    Ndaj dhe ne do i konsiderojmë… nuk mund të them se duhet të këshillohemi me juristë me eksperiencë, por për mendimin edhe e meriton plotësisht si një qëndrim ndaj këtij regjimi.

  • ‘Krime kundër njerëzimit’, Berisha kërcënon Manastirliun me dosje në gjykatë ndërkombëtare

    ‘Krime kundër njerëzimit’, Berisha kërcënon Manastirliun me dosje në gjykatë ndërkombëtare

    Gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj Partisë Socialiste dhe eksponentëve të saj, duke deklaruar se disa nga veprimet e qeverisë përbëjnë “akte që ngjiten në krime kundër njerëzimit”.
    “Koha është jashtëzakonisht e ngushtë, por përballë nesh qëndron një nga eksponentët më kryesorë të krimit. Me qëndrimet e saj, kjo organizatë kriminale ka lënë të sëmurët në mëshirën e ilaçeve të skaduara, duke ua ndërruar etiketat, dhe ka mbajtur për muaj të tërë aparatura të prishura, të cilat mund të rregulloheshin brenda një jave,” tha Berisha.
    Berisha paralajmëroi se PD do të shqyrtojë mundësinë e përgatitjes së një dosjeje për gjykatën ndërkombëtare, lidhur me këto akuza.“Duhet të këshillohemi me juristë me eksperiencë, por për mendimin tim kjo çështje e meriton plotësisht si një qëndrim ndaj këtij regjimi,” përfundoi Berisha.

  • Shqiptari në arrati prej 4 vitesh arrestohet në Itali, dënohet për krime kundër pronës dhe trafik droge

    Shqiptari në arrati prej 4 vitesh arrestohet në Itali, dënohet për krime kundër pronës dhe trafik droge

    Një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka qenë në arrati për më shumë se katër vjet, është arrestuar dhe dënuar me tre vjet e shtatë muaj burg nga drejtësia në Itali.
    Ai kishte qenë i arratisur dhe i kërkuar për një listë të gjatë krimesh. Ditët e fundit, oficerët e gjurmuan atë në një hotel në qytet.
    I arrestuari është me qëndrim të paligjshëm në Itali, me një precedent të gjerë kriminal dhe policor dhe subjekt i një urdhri ndalimi të lëshuar nga Prokuroria Publike e Breshias.
    Urdhri rrjedh nga dënimet e formës së prerë për krime kundër pronës, mashtrim dhe trafik droge.
    Pasi u identifikua në selinë e policisë, ai u transferua në burgun e Canton Mombello për të vuajtur një dënim me 3 vjet e 7 muaj. Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar se kush mund ta ketë ndihmuar atë të mbetet i arratisur deri në arrestimin e tij, informon media italiane.
    Duke pasur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të 33-vjeçarit, prirjen e tij për krime dhe precedentët e shumtë penalë, Shefi i Policisë së provincës së Brescias, Paolo Sartori, ka lëshuar një urdhër dëbimi kundër tij nga territori kombëtar, i cili do të hyjë në fuqi në fund të vuajtjes së dënimit të tij.