Tag: krime

  • Ish-Gjenerali amerikan Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

    Ish-Gjenerali amerikan Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

    Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, do të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.
    Mbrojtja e Thaçit njoftoi se Clark ka marrë autorizimin nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për të dëshmuar në mbrojtjen e Thaçit, i cili së bashku me tre ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po gjykohen në qytetin holandez për krime lufte.
    Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.
    Fushata e sulmeve të NATO-s, që zgjati 11 javë, nisi për ta ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, dhe u ndërpre në qershor të vitit 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.
    Clark shihet si hero në Kosovë për rolin e tij në çlirimin e vendit dhe për këtë ai është nderuar në Prishtinë në vitin 2024 me një dekoratë. Në Kosovë madje ka edhe rrugë të emëruara në nderim të tij.
    Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, po shkon drejt përfundimit.
    Clark do të jetë i fundit që do të dëshmojë në të mirë të Thaçit, mbrojtja e të cilit e filloi thirrjen e dëshmitarëve në shtator.
    Nuk është e qartë se kur saktësisht Clark do të ulet në bankën e dëshmitarit të mbrojtjes, por, sipas mbrojtjes, ai ka njoftuar se nuk mund ta nisë dëshminë para 18 apo 19 nëntorit.
    Mbrojtja e Thaçit kishte parashikuar paraprakisht se do t’i kryente dëshmitarët deri më 14 nëntor, megjithatë gjykata i ka lejuar më shumë kohë.
    Gjithashtu mbrojtja i ka kërkuar gjykatës ta rezervojë të premten e 21 nëntorit për një seancë shtesë, në rast se kjo do të jetë e nevojshme për ta përmbyllur dëshminë e Clarkut.
    Deri tani, në mbrojtje të Thaçit kanë dëshmuar ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.
    Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK.
    Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.
    Ajo pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
    Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.
    Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.
    Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.
    Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.

  • Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

    Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

    Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, do të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.
    Mbrojtja e Thaçit njoftoi se Clark ka marrë autorizimin nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për të dëshmuar në mbrojtjen e Thaçit, i cili së bashku me tre ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po gjykohen në qytetin holandez për krime lufte.
    Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.

    Fushata e sulmeve të NATO-s, që zgjati 11 javë, nisi për ta ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, dhe u ndërpre në qershor të vitit 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.
    Clark shihet si hero në Kosovë për rolin e tij në çlirimin e vendit dhe për këtë ai është nderuar në Prishtinë në vitin 2024 me një dekoratë. Në Kosovë madje ka edhe rrugë të emëruara në nderim të tij.
    Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, po shkon drejt përfundimit.
    Clark do të jetë i fundit që do të dëshmojë në të mirë të Thaçit, mbrojtja e të cilit e filloi thirrjen e dëshmitarëve në shtator.
    Nuk është e qartë se kur saktësisht Clark do të ulet në bankën e dëshmitarit të mbrojtjes, por, sipas mbrojtjes, ai ka njoftuar se nuk mund ta nisë dëshminë para 18 apo 19 nëntorit.
    Mbrojtja e Thaçit kishte parashikuar paraprakisht se do t’i kryente dëshmitarët deri më 14 nëntor, megjithatë gjykata i ka lejuar më shumë kohë.
    Gjithashtu mbrojtja i ka kërkuar gjykatës ta rezervojë të premten e 21 nëntorit për një seancë shtesë, në rast se kjo do të jetë e nevojshme për ta përmbyllur dëshminë e Clarkut.
    Deri tani, në mbrojtje të Thaçit kanë dëshmuar ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.
    Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK.
    Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.
    Ajo pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
    Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.
    Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.
    Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.
    Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve./rel

  • I dënuari për krime lufte në Kosovë varroset me nderime të larta shtetërore në Serbi

    I dënuari për krime lufte në Kosovë varroset me nderime të larta shtetërore në Serbi

    I dënuari për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviq, u varros më 22 tetor në Rrugën e Qytetarëve Meritorë në Beograd, me nderime të larta ushtarake.

    Në varrim, përveç komandës së lartë ushtarake, morën pjesë ministrat e Qeverisë së Serbisë, përfaqësuesja e presidentit të Serbisë, disa të dënuar të Gjykatës së Hagës dhe veteranë të njësive ushtarake.

    “Varrimi i Nebojsha Pavkoviqit në këtë vend përbën një mohimi të hapur të fakteve të vendosura nga gjykata dhe një përbuzje ndaj viktimave”, vlerësoi Fondi për të Drejtën Humanitare, një organizatë joqeveritare.

    Pavkoviq, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.

    Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë.

    Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviq u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët.

    Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.

    Ai vdiq më 20 tetor në moshën 79-vjeçare.

    Në varrezat ku ai u varros prehen trupat e burrështetasve, shkrimtarëve, poetëve, aktorëve dhe personaliteteve të tjera që kanë kontribuar për Serbinë.

    Në këto varreza është i varrosur edhe kryeministri i parë i Serbisë demokratike, Zoran Gjingjiq.

    “Ky është një ofendim edhe për të gjithë ata që më parë janë varrosur në këto varreza”, tha për Radion Evropa e Lirë, Aleksandar Popov nga Qendra joqeveritare për Rajonalizëm.

    Kush mori pjesë në varrimin e të dënuarit për krime lufte në Kosovë?

    Pavkoviq u varros me nderime ushtarake dhe në ceremoni mori pjesë edhe Garda e Ushtrisë së Serbisë.

    Në ceremoninë mortore po ashtu ishin të pranishëm ministrat e Qeverisë serbe, Bratisllav Gashiq, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski dhe Nikolla Sellakoviq.

    Po ashtu, në varrim mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, ish-drejtori i shërbimit të inteligjencës, Aleksandar Vulin dhe presidenti i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukur, Vellko Odalloviq.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dërgoi një kurorë me lule përmes këshilltares së tij Suzana Paunoviq, ndërsa në varrim ishte i pranishëm djali i tij, Danillo.

    “Duke i dhënë nderime shtetërore një krimineli të dënuar të luftës, me një imazh të rremë të ‘nderit, guximit dhe shërbimit për atdheun’, pushteti shton presion mbi ‘shoqërinë e kapur’ në Serbi, veçanërisht mbi të rinjtë, për të mbrojtur ‘heronjtë që mbrojtën popullin serb’”, theksoi themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq.

    Në varrim morën pjesë edhe persona të tjerë që ishin dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte gjatë luftërave në vitet ’90, sikurse Vlladimir Llazareviq, Nikolla Shainoviq dhe Vesellin Shllivanqanin.

    Në varrimin e Pavkoviqit ishte edhe ish-komandanti i Brigadës së 125-të të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, Dragan Zhivanoviq, i cili nga autoritetet në Kosovë është i akuzuar për masakrën ndaj civilëve shqiptarë në Mejë dhe fshatrat përreth Gjakovës në luftën e vitit 1999.

    “Këtu kriminelët konsiderohen heronj. Kjo është një përgatitje për të indoktrinuar brezat e ardhshëm, në mënyrë që e gjithë kjo mund të përsëritet sërish”, paralajmëroi Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonalizëm.

    Para varrimit, u mbajt një ceremoni përkujtimore, ku mori pjesë edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, njëherësh kryenegociatori i Beogradit në dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën, Petar Petkoviq.

    Për çfarë krimesh ishte dënuar Pavkoviq?

    Nga viti 2000 deri më 2002, Pavkoviq kishte shërbyer si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave.

    Më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s në Republikën e atëhershme Federale të Jugosllavisë, ai ishte komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave.

    Në vitin 2009 u shpall fajtor në Hagë për të gjitha akuzat që e ngarkonin: dëbime, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutime të civilëve shqiptarë nga Kosova, në gjysmën e parë të vitit 1999.

    Vendimi i shkallës së parë u konfirmua në vitin 2014.

    Në maj të vitit 2022, Mekanizmi Ndërkombëtar në Hagë e hodhi poshtë kërkesën e Pavkoviqit për lirim të parakohshëm, për shkak të “peshës së madhe të krimeve të tij” dhe “mungesës së rehabilitimit”.

    Aktakuza kundër tij dhe gjeneralëve të tjerë u ngrit në fund të vitit 2003, dhe në vitin 2005 ai u ekstradua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë.

    Së bashku me të u dënuan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, Dragolub Ojdaniq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, gjenerali i policisë, Sreten Llukiq, dhe ish-zëvendëskryeministri i Republikës Federale të Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq.

    Pavkoviq dhe Llukiq u dënuan me nga 22 vjet burg secili, ndërsa Ojdaniq dhe Llukiq me nga 15 vjet secili./ REL/ 

  • Urdhër-arresti ndërkombëtar për arrestimin e Netanyahut, qeveria izraelite i drejtohet Kanadasë: Mirëpriteni kryeministrin tonë

    Urdhër-arresti ndërkombëtar për arrestimin e Netanyahut, qeveria izraelite i drejtohet Kanadasë: Mirëpriteni kryeministrin tonë

    Qeveria izraelite i ka kërkuar kryeministrit kanadez Mark Carney të tërhiqet nga deklarata e tij se Kanadaja do të respektojë një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, nëse ky i fundit udhëton në territorin kanadez.

    “Ne besojmë se Kryeministri Carney duhet ta rishqyrtojë këtë qëndrim dhe të mirëpresë Kryeministrin Netanyahu, udhëheqësin e të vetmit shtet hebre”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë izraelite, Shosh Bedrosian, gjatë një konference për shtyp.
    Gjykata Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti ndaj Netanyahut, duke e akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë ofensivës ushtarake në Rripin e Gazës. Izraeli e ka hedhur poshtë juridiksionin e gjykatës dhe mohon çdo përgjegjësi për krime lufte në këtë konflikt.
    Më tej, Bedrosian kritikoi edhe vendimin e fundit të Kanadasë për të njohur një shtet palestinez, duke e cilësuar atë si “një shpërblim për terrorizmin” dhe një akt që “vetëm sa i hodhi benzinë zjarrit të antisemitizmit në Kanada”.
     
     

    Top Channel

  • I dënuar për krime lufte në Kosovë, ndahet nga jeta gjenerali serb

    I dënuar për krime lufte në Kosovë, ndahet nga jeta gjenerali serb

    Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, gjenerali serb Neboshja Pavkoviç, i dënuar për krime lufte në Kosovë.

    Pavkoviç u lirua më 28 shtator, përpara se të përfundonte dënimin me burg dhe u lejua të kthehej në Serbi për trajtim mjekësor. Menjëherë pas mbërritjes në Beograd, ai u transferua në Akademinë Ushtarake Mjekësore, ku po merr kujdes të specializuar.
    Gjatë agresionit të NATO-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999, Pavkoviç shërbeu si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, e vendosur në Kosovë dhe Metohi.
    Në vitin 2009, Tribunali i Hagës e dënoi atë me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës. Aktakuza ndaj tij u ngrit në tetor të vitit 2003, ndërsa Pavkoviç u dorëzua vullnetarisht në Tribunal në vitin 2005.

  • Mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi! Ja për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së, çfarë po ndodh me gjyqin në Hagë

    Mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi! Ja për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së, çfarë po ndodh me gjyqin në Hagë

    Gjykimi ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023, tre vjet pasi ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje në gjykatën e Kosovës në Hagë. Tani, më shumë se dy vjet më vonë, gjyqi ndaj tyre po shkon drejt përfundimit, pasi muajin e kaluar mbrojtja e Thaçit thirri dëshmitarët e parë.
    Në mbrojtje të tyre dëshmuan në shtator ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan. Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK-n. Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm. Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë. Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët. Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve./REL

  • “Liria ka emër”, ish-Presidenti Moisiu: Koha të mos heshtim, liria e Kosovës nuk është dhuratë, u mor me gjak

    “Liria ka emër”, ish-Presidenti Moisiu: Koha të mos heshtim, liria e Kosovës nuk është dhuratë, u mor me gjak

    Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ishte i pranishëm pasditen e kësaj të premteje në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK të cilët po gjykohen në Hagë.
    Në fjalën e tij ish-Presidenti Moisiu tha se ish-krerët e UÇK Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nuk kanë kryer krime, ata janë heronj.
    Ai ka kërkaur nga Gjykata e Hagës të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të mos gjykojë mbi akuza të rreme të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse.

    Fjala e Presidentit Moisiu:
    Sot jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin kombëtar. Jemi këtu për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve të Kosovës dhe Kombit shqiptar, luftëtarëve të Kosovës që luftuan për lirinë e atdheut.Në vitin 2022, së bashku me presidentët Rexhep Meidani, Bamir Topi, Behgjet Pacolli dhe ish-kryeministrin Majo, kishim në Hagë për t’u takuar me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veseli. Në bisedë me ta, kuptova se ata nuk ishin të frikësuar, por të fortë dhe të gatshëm për të luftuar për të pastruar luftën e UÇK-së.
    Ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore: çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet. Unë besoj se drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe do të jetë në krahun e katër vëllezërve të UÇK-së.
    Ata janë arrestuar pa prova, por me akuza të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse që përpiqen të njollosin luftën. Dua të theksoj një fakt të rëndësishëm: se lufta e UÇK-së u mbështet nga NATO, SHBA dhe partnerët perëndimorë. Në këtë kuadër, zyrtarët amerikanë që po dëshmojnë në gjykatë, po sjellin prova që vërtetojnë pafajësinë e udhëheqësve të UÇK-së.
    Këto janë dëshmi se ata nuk ishin kriminelë, por komandantë dhe udhëheqës të trojeve të tyre. Dëshiroj t’ju them se shqiptarët historikisht njihen si luftëtarë, por tre raste janë kur shqiptarët luftuan për vete: në kohën e Skënderbeut, në Luftën II Botërore dhe UÇK-ja.
    Është koha të mos heshtim, por të mbrojmë veten tonë dhe njerëzit tanë. Nuk pranojmë dyfytyrësi as lejojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak dhe vendosmëri. Ne duhet të jemi të vendosur dhe të bashkuar për të ardhmen e kombit tonë.
    I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten.Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!Liri drejtuesve të UÇK-së!Zoti e bekoftë Kosovën!Zoti e bekoftë Shqipërinë!
    Kjo protestë është e treta me radhë pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe Hagë, ku më 14 shtator u mblodhën rreth 10 mijë shqiptarë në afërsi të Gjykatës Speciale. Në Hagë, që prej 3 prillit 2023, po zhvillohet procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët i kanë mohuar të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
     

  • Ish-luftëtari i UÇK-së në Tiranë: Spiunët shqiptarë i çuan ish-komandantët në Hagë

    Ish-luftëtari i UÇK-së në Tiranë: Spiunët shqiptarë i çuan ish-komandantët në Hagë

    Ish-luftëtari i UÇK-së Abdulla Veseli ngriti akuza ndaj shqiptarëve që sipas tij kanë spiunuar dhe kanë çuar në Hagë 4 ish-komandantët e UÇK-së. Nga sheshi Skënderbej në Tiranë, ku ka mbërritur për të mbështetur luftën e UÇK-së Veseli theksoi se ata nuk kanë bërë krime, por kanë luftuar për lirinë e Kosovës, ndërsa masakrat sipas tij janë kryer nga serbët.
    “Kam qenë edhe në Hagë dhe do jem në krah të mbrojtjes së lirisë së pastër. Ne nuk kemi bërë krime kemi luftuar për çlirimin e Kosovës dhe krerët e UCK që janë në Hagë janë të pafajshëm. Por një pyetje kam për popullin shqiptar e kam dyshime se spiunët shqiptarët i kanë çuar në Hagë. Aktakuzat nuk qëndrojnë janë nga Rusia e Serbia nuk ka shqiptar që ka bërë krime në popullin serb e kosovar. Ne nuk kemi bërë krime, krime e masakra kanë bërë serbët”, tha Veseli për A2 CNN.
    Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen dhe të luftojmë për liri.
    “Shqiptarët të bashkohen, të jemi një dhe të luftojmë për liri se boll kemi qenë të shtypur dhe të bëhemi një dhe të jemi më të fortë”.
    Veseli theksoi se pjesë e UÇK kanë qenë dhe nënat dhe motrat kosovare.
    “Pjesë e UÇK kanë qenë edhe nënat e motrat tona, që kanë ndihmuar UÇK. 80% e gjinisë mashkullore janë angazhuar për t’u çliruar Kosova dhe për të as këtë liri që gëzojmë sot. Ne jemi afër shumë me Hashim Thaçin, kemi qenë edhe në shkollë dhe jemi njohur herët. Na i morën dhe e çuan padrejtësisht dhe ne do luftojmë deri në fund deri sa të lirohen”, u shpreh Veseli për A2 CNN.
    Ai tha se shpresat për lirimin e tyre i ka te SHBA.
    “Shpresat tona janë në SHBA se po të mos ishin SHBA nuk do ishim të lirë dhe SHBA do kontribuojë deri në fund që të lirohen”.

  • “LIRIA KA EMËR”, mbahet sot në Tiranë protesta në mbështetje të UÇK, kush merr pjesë

    “LIRIA KA EMËR”, mbahet sot në Tiranë protesta në mbështetje të UÇK, kush merr pjesë

    liria ka emer

    TIRANË- Do të mbahet sot në Tiranë protesta për lirinë e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 
    Protesta, që do të nisë në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej” organizohet me moton “Liria ka emër” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare
    Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë.
    Ndërkohë pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka deklaruar gjithashtu se deputetët e mazhorancës do ta mbështesin këtë protestë dhe pritet të jenë pjesë e saj.
    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar sot se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve që udhëtojnë drejt Tiranës për protestë.
    Partia Demokratike e Shqipërisë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në tubim. I vetmi që i ka dalë nga “rreshti” Sali Berishës, ishte Fatmir Mediu, që në seancë e djeshme plenare tha se do të jetë i pranishëm në protestë.
    Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës. Në një konferencë për media, Osmani theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.
    Përparim Rama, kryetari i Bashkisë së Prishtinës, dhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së, do t’i bashkohen tubimit në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së.
    Kryebashkiaku Rama ka njoftuar se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të protestojnë.
    Gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama dhe Lëvizja Vetëvendosje u përfshinë në replika të forta mes tyre. 

    Prej 3 prilli të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.
    Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.

  • ‘Liria ka emër’, sot mbahet në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë

    ‘Liria ka emër’, sot mbahet në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë

    Sot në orën 17:00 në Sheshin Skënderbej do të zhvillohet protesta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët po gjykohen në Hagë të akuzuar për krime lufte.
    “Drejtësi për Çlirimtarët” është slogani i kësaj proteste e cila pritet të mbledhë qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova.
    Në këtë protestë do të mbajë fjalë ish-presidenti Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë.
    Për këtë protestë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije se për 24 orë nuk do të paguhet tarifa në Rrugën e Kombit.
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës. Në një konferencë për media, Osmani theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.
    Përparim Rama, kryetari i Bashkisë së Prishtinës, dhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së, do t’i bashkohen po ashtu protestës që do të mbahet në Tiranë.
    Kryebashkiaku Rama ka njoftuar se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të protestojnë në Tiranë.
    Nga ana tjetër deputetët e mazhorancës në Tiranë kanë bërë me dije se do të jenë pjesë e protestës, ndërsa opozita nuk do të marrë pjesë, disktutime të cilat u bënë një ditë më parë në Kuvend.
    Vetë kryeministri Edi Rama deklaroi se do të merrte pjesë në protestë po të mos politizohej çështja, ndërsa nga krahu tjetër Lëvizja Vetëvendosja tha se nuk është e nevojshme të mbushen sheshet por të flitet në forumet ndërkombëtare, aty ku flet diplomacia
    Prej 3 prilli të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.