Tag: krime

  • Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me vdekje për krime kundër njerëzimit

    Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me vdekje për krime kundër njerëzimit

    Një gjykatë speciale e Krimeve Ndërkombëtare në Bangladeshi ka dënuar me vdekje ish-kryeministren Sheikh Hasina, duke e shpallur fajtorë për krime kundër njerëzimit lidhur me shtypjen e dhunshme të protestave studentore vitin e kaluar.
    Trupi gjykues prej tre anëtarësh deklaroi se Hasina kishte inkurajuar dhe urdhëruar vrasje ndaj protestuesve, duke mos marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj përfshirësve. Gjykata theksoi se ish-kryeministrja kishte urdhëruar përdorimin e helikopterëve, dronëve dhe armëve të rënda për të shtypur demonstratat.
    “Është e qartë se ajo urdhëroi dhe inkurajoi eliminimin e protestuesve,” deklaroi një nga gjyqtarët gjatë leximit të vendimit.

    Demonstratat filluan si protesta studentore për pozicionet në shërbimin civil, por shndërruan në një lëvizje masive për dorëheqjen e qeverisë Hasina. Raportohet se gjatë përleshjeve u vranë deri në 1,400 persona, ndërsa rreth 25,000 të tjerë u lënduan, sipas të dhënave të zyrës së të drejtave të njeriut të OKB-së.
    Hasina, e cila mohon të gjitha akuzat, ndodhet aktualisht në vetë-ekzil në Nju Delhi që nga gushti i vitit të kaluar. Avokatët e saj kanë apeluar vendimin në organet ndërkombëtare, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e garancive për një gjyq të drejtë.
    Qeveria e përkohshme e Bangladeshit ka kërkuar ekstradimin e saj nga India, por autoritetet indiane ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare. Vendimi pritet të përshkallëzojë tensionet politike para zgjedhjeve kombëtare të parashikuara për shkurt të vitit të ardhshëm.
    /vizionplus.tv

  • Akuzohet për krime ndaj njerëzimit pasi shtypi protestat kundër qeverisë së saj me dhunë, gjykata dënon me vdekje ish-kryeministren e Bangladeshit

    Akuzohet për krime ndaj njerëzimit pasi shtypi protestat kundër qeverisë së saj me dhunë, gjykata dënon me vdekje ish-kryeministren e Bangladeshit

    Një gjykatë në Bangladesh dënoi me vdekje ish-kryeministren Sheikh Hasina të martën për krime kundër njerëzimit pas një gjyqi që zgjati një muaj, duke e shpallur fajtore për urdhërimin e shtypjes së përgjakshme të protestave studentore vitin e kaluar.

    Hasina 78-vjeçare u gjykua në mungesë me akuzat për krime kundër njerëzimit në lidhje me shtypjen e dhunshme të protestave studentore në mesin e vitit 2024.
    Ajo është në Indi, ku iku pasi u rrëzua nga pushteti në gusht të 2024-ës.
    Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve, një gjykatë speciale në Daka, pritet gjithashtu të japë një vendim për dy nga bashkëpunëtorët e saj – ish-ministrin e brendshëm Asaduzzaman Khan dhe ish-shefin e policisë Abdullah Al Mamun të cilët përballen me të njëjtat akuza.
    Daka ka parë një rritje të ndjeshme të sulmeve përpara njoftimit të gjykatës.
    Vetëm më 12 nëntor, autoritetet regjistruan 32 shpërthime dhe dhjetëra autobusë u vunë në flakë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit dhe rretheve të tjera.
    Gjatë fjalimit të tij muajin e kaluar, prokurori kërkoi dënimin me vdekje për ish-kryeministren në mërgim.
    Në protestë, partia e Hasinës, Lidhja Awami e Bangladeshit, e cila u shpall e paligjshme nga qeveria e përkohshme, bëri thirrje për një izolim dy-ditor në të gjithë vendin dhe e ka denoncuar gjyqin si të motivuar politikisht.
    Situata kaotike u shoqërua me raportime për shpërthime bombash, sulme zjarrvënëse ndaj autobusëve dhe bizneseve dhe protesta në zona të ndryshme, përfshirë kryeqytetin, mbrëmë.
    Siguria është forcuar në të gjithë qytetin, thonë autoritetet. Më shumë se 400 ushtarë nga Roja Kufitare paraushtarake janë vendosur në qytet, pikat e kontrollit janë përforcuar dhe tubimet publike janë kufizuar.
    Për të kontrolluar situatën, shefi i policisë së Dakës dje urdhëroi policinë të qëllojë këdo që është përfshirë në zjarrvënie ose bombardime.

    Top Channel

  • Thirrjet kundër gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së arrijnë në Strasburg

    Thirrjet kundër gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së arrijnë në Strasburg

    Pas protestave në disa qytete të ndryshme të Evropës, tani ankesat kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë drejtuar në Strasburg të Francës, para asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.
    Aty, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bëri të ditur se ka dorëzuar 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet e tyre lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.
    Qëllimi i protestës, e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, është shprehja e pakënaqësive me gjyqin ndaj ish-eprorëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
    Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nisi më 2023 dhe po shkon drejt përfundimit. Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
    Në letrën drejtuar anëtarëve të Këshillit të Evropës në Strasburg, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, shprehi shqetësime të thella për mënyrën si po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
    Ai theksoi se aktakuzat e vitit 2020 e paraqesin strukturën e UÇK-së si “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, gjë që sipas tij përbën një tentim indirekt për të kriminalizuar luftën çlirimtare të Kosovës, me pasoja të rënda historike dhe politike.
    Në përmbyllje të letrës, Gucati u bëri thirrje vendeve anëtare të marrin parasysh këto shqetësime dhe t’i komunikojnë ato në institucionet përkatëse shtetërore dhe ministritë e jashtme, në mënyrë që të sigurohet një qasje e drejtë, e balancuar dhe në frymë të drejtësisë për proceset gjyqësore që lidhen me Kosovën.
    Para Strasburgut, protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Tiranë, Hagë e Prishtinë.
    Protesta në Stasburg u tha nga organizatorët se i bën bashkë shqiptarët “aty ku nisi saga e padrejtë ndaj historisë sonë”.
    Një raport i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendonte se udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99, kishin qenë të përfshirë në trafikim me organe.
    Kjo, në vitin 2015, kishte çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të hetuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë.
    Gjykimi në Hagë
    Gjykimi ndaj Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023, tri vjet pasi ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje në gjykatën e Kosovës në Hagë.
    Tani, më shumë se dy vjet më vonë, gjyqi ndaj tyre po shkon drejt përfundimit, pasi tani mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur dëshmitarët e saj.
    Në mbrojtje të dëshmuan në shtator ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, i dërguari i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, Chris Hill, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.
    Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK-në.
    Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
    Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.
    Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.
    Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.
    Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.

  • “Liri për UÇK”! “Thirrja” deri në Strasbug, mbi 6 mijë protestues: Drejtësi për çlirimtarët

    “Liri për UÇK”! “Thirrja” deri në Strasbug, mbi 6 mijë protestues: Drejtësi për çlirimtarët

    Foto ilustruese

    STRABURG- Mbi 6 mijë protestues nga të gjitha trojet kanë marrë pjesë këtë të dielë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
    Shqiptarët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u mblodhën para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, aty ku do të protestohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
    Protesta e cila nisi që në orën 13:00, u organizua për të treguar mbështetje për ish krerët e UÇK’së që po mbahen në Hagë dhe për të kërkuar drejtësi për ta.
    Protesta e Strasburgut pason ato të ditëve më parë në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë. Qëllimi i protestës është shprehja e pakënaqësive me gjyqin ndaj ish-eprorëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
    Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nisi në vitin 2023 dhe po vazhdon ende. Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime. Ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./ZËRI
     

  • Vijon dëshmia e Christopher Hill: S’kam aryse të besoj dhe as kam dëgjuar që Thaçi të ketë kryer krime lufte

    Vijon dëshmia e Christopher Hill: S’kam aryse të besoj dhe as kam dëgjuar që Thaçi të ketë kryer krime lufte

    Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën gjatë luftës Christopher Hill ka folur lidhur me arsyet pse vendosi të bëhej dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit.
    Duke iu përgjigjur pyetjes së avokatit Luka Mishetiq, ambasadori Hill tha se nuk ka asnjë arsye të besojë që Thaçi ka marrë pjesë në krime lufte apo i ka urdhëruar ato.
    “Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”, u shpreh diplomati.

    Edhe në ditën e dytë të dëshmisë së tij, Hill po tregon se ka pasur vonesa të vazhdueshme nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u përgjigjur në çështje të ndryshme, sepse nuk ka ekzistuar një person përgjegjës brenda grupit./vizionplus.tv

  • Christopher Hill dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

    Christopher Hill dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

    Christopher Hill sapo e ka nisur dëshminë e tij.
    Të gjithë të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë të pranishëm në sallën e gjyqit.
    ashim Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Kadri Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Jakup Krasniqi zëdhënës, ndërsa Rexhep Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.

    Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.
    Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.
    Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve./rel

  • E rrallë, Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

    E rrallë, Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

    Përgjithësisht ka qenë i kursyer në komente për ish-krerët e UCK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë. 
    Por Albin Kurti bëri së fundi një deklaratë të hapur publike në mbështetje të tyre, duke pretenduar madje se ka punuar në heshtje për këtë qëllim. 
    “Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por, ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”-u shpreh Kurti. 
    Në një postim në rrjetet sociale, Albin Kurti shprehet “Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë. 
    Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”. 
    Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim. 
    Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet. 
    Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE e si deputet prej vitit 2014 bashkë me Rexhën i patëm paraqitur të gjitha argumentet e qëndrimet për këtë Gjykatë që është sot duke gjykuar. 
    E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje. 
    Kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre.” 
    Komenti i Kurtit erdhi në pesë vjetorin e arrestimit dhe paraburgosjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjyqi ndaj tyre nisi më 2023 dhe po shkon drejt përfundimit. Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999. 

  • Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

    Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, beson se nuk ka më arsye ligjore që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – të cilët janë duke u gjykuar për krime lufte në Hagë – të mbahen akoma në paraburgim në qytetin holandez.
    Në pesëvjetorin e arrestimit dhe paraburgosjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Kurti shkroi në Facebook se “Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim”.
    Gjyqi ndaj tyre nisi më 2023 dhe po shkon drejt përfundimit.

    Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999.
    Kurti është kritikuar në të kaluarën se nuk e ka ngritur zërin për ish-krerët e UÇK-së dhe që nuk i ka vizituar asnjëherë të katër figurat në Hagë.
    Por, ai tha të mërkurën se ka punuar “gjatë dhe në heshtje” për lirimin e tyre.
    “Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por, ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”, shkroi ai.
    Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, asokohe në opozitë, e kishin kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.
    Në shkrimin e tij në Facebook të mërkurën, Kurti e publikoi edhe një letër nga viti 2022, në të cilën i kishte kërkuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, lirimin e tyre.
    “E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trendafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje”, shtoi Kurti.
    Në letrën e tij, Kurti i kishte ofruar garanci Trendafilovës se autoritetet kosovare do ta mbikëqyrnin arrestin shtëpiak të tyre. Asokohe, gjyqi ndaj tyre nuk kishte nisur ende.
    Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.
    Ajo pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
    Gjatë këtij muaji pritet që mbrojtja e ish-presidentit Thaçi ta përfundojë rastin, me gjeneralin e pensionuar amerikan, Wesley Clark, si dëshmitari i fundit.
    Nuk është e qartë se kur saktësisht Clark do të ulet në bankën e dëshmitarit të mbrojtjes, por, sipas mbrojtjes, ai ka njoftuar se nuk mund ta nisë dëshminë para 18 apo 19 nëntorit.
    Deri tani, në mbrojtje të Thaçit kanë dëshmuar ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.
    Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK-në.
    Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.
    Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.
    Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.
    Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve./rel

  • Sot, 5 vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, veteranët: Heronjtë e lirisë po mbahen larg familjeve

    Sot, 5 vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, veteranët: Heronjtë e lirisë po mbahen larg familjeve

    ish-kreret e uck

    KOSOVË- Sot janë bërë 5 vite nga arrestimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shprehet e vendosur për t’u mos u dorëzuar përballë kësaj padrejtësie historike. Organizita e UÇK-së thekson se në këto 5 vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan.
    “Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan.Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike.”, shkruhet në postim.

    Për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së?
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.
    Hashim Thaçi- Më 5 nëntor 2020, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, pasi gjykatës i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara e njoftoi se e ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij dhe tre ish-bashkëluftëtarëve të tij.
    Kadri Veseli- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, më 5 nëntor bëri të ditur se kishte bërë të gjitha aranzhimet e nevojshme që vullnetarisht të udhëtonte drejt Hagës, pasi ishte njoftuar se ka aktakuzë të konfirmuar ndaj tij nga Dhomat e Specializuara.
    Jakup Krasniqi- Jakup Krasniqi gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga 4 nëntori i vitit 2020. Ai u paraqit para Dhomave të Specializuara më 9 nëntor, dhe për dallim nga Thaçi dhe Veseli, përveç se u deklarua i pafajshëm për aktakuzën, ai mbajti edhe një fjalim.
    Rexhep Selimi- Aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Rexhep Selimi e ka cilësuar “të padrejtë” dhe është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat. Sikurse Krasniqi, edhe Selimi më 4 nëntor njoftoi se kishte marrë konfirmimin për aktakuzën dhe ishte nisur drejt Hagës./ZËRI

  • Pesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, veteranët: Heronjtë e lirisë po mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan

    Pesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, veteranët: Heronjtë e lirisë po mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan

    Sot janë bërë 5 vite nga arrestimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thotë se heronjtë e lirisë po mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan.
    “Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, shkruajnë atë në Facebook, krah një fotoje të ish-krererëve.
    Për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së?Aktakuza e Prokurorit të Specializuar në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, përmban gjithësej dhjetë akuza mes tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura aty janë kryer në periudhën prej marsit të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999, në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.
    Hashim ThaçiMë 5 nëntor 2020, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, pasi gjykatës i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara e njoftoi se e ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij dhe tre ish-bashkëluftëtarëve të tij.
    “Ashtu, siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës”, tha Thaçi për gazetarët gjatë një konference për media të mbajtur në oborrin e Presidencës së Kosovës.Më 9 nëntor, në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale, Thaçi u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij.
    “Deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës”, tha Thaçi, duke e cilësuar aktakuzën ndaj tij si “të paqëndrueshme”.
    Kadri VeseliIsh-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, më 5 nëntor 2020 bëri të ditur se kishte bërë të gjitha aranzhimet e nevojshme që vullnetarisht të udhëtonte drejt Hagës, pasi ishte njoftuar se ka aktakuzë të konfirmuar ndaj tij nga Dhomat e Specializuara.
    “E vlerësoj faktin që Dhomat e Specializuara kanë treguar mirësjellje duke më nisur një ftesë për t’u paraqitur në gjykatë, në vend se të më arrestonin në mënyrë të padinjitetshme”, tha Veseli, përmes një deklarate për shtyp.
    Më 10 nëntor të vitit 2020, në paraqitjen e parë para Speciales, Veseli u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.
    Jakup KrasniqiJakup Krasniqi gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga 4 nëntori i vitit 2020. Ai u paraqit para Dhomave të Specializuara më 9 nëntor, dhe për dallim nga Thaçi dhe Veseli, përveç se u deklarua i pafajshëm për aktakuzën, ai mbajti edhe një fjalim.
    “Unë nuk ndihem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet në aktakuzë”, deklaroi ai.Rexhep Selimi.
    Aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Rexhep Selimi e ka cilësuar “të padrejtë” dhe është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat. Sikurse Krasniqi, edhe Selimi më 4 nëntor njoftoi se kishte marrë konfirmimin për aktakuzën dhe ishte nisur drejt Hagës.