Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 38”.
I dënuar nga Gjykata e Apelit në Gjenova, me 6 vjet burgim, për krime seksuale, krime kundër personit dhe krime kundër pasurisë, kapet në fshatin Cakran, 24-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 38”, lokalizuan në fshatin Cakran, Fier, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Erbin Nazeraj, 24 vjeç.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit në Gjenova, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, për keqtrajtim dhe për vjedhje.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Tag: krime
-

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 24-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt shtetit fqinj
-

Berisha: Zgjedhjet po i vëzhgon krejt Europa! Organizatat kriminale që kryejnë krime zgjedhore do i shpallim organizata terroriste!
Berisha: Zgjedhjet po i vëzhgon krejt Europa! Organizatat kriminale që kryejnë krime zgjedhore do i shpallim organizata terroriste!
Kreu i PD, Sali Berisha ka ngritur sot akuza ndaj strukturave që sipas tij, janë të përfshira në krime zgjedhore. Në konferencën me gazetarët, Berisha deklaroi se do të ndërmerren hapa të fortë për t’i shpallur ato organizata terroriste, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel ndërkombëtar.
Berisha theksoi se, vëmendja ndërkombëtare ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri është e pashembullt, me dy seanca të veçanta të mbajtura në Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian për këtë çështje. Ai përmendi gjithashtu praninë e delegacioneve të OSBE-së në vend, duke shtuar se Europa dhe miqtë ndërkombëtarë “i kanë sytë hapur katërcipërisht”.
“Po vazhdon çdo orë, çdo ditë. Mund të ju them ju se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi nuk janë mbajtur dy hiring ndërkombëtar për zgjedhjet në Shqipëri, siç ndodhi javën e kaluar në Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian, çka do të thotë se nuk ka më sy të mbyllur, por janë të hapur katërcipërisht dhe prozhektorët, jo vetëm tonë, por edhe të Europës dhe miqve tanë kudo, janë të përqendruar në këtë proces zgjedhor.
Delegacione nga më të rëndësishme të OSBE-së vizituan Shqipërinë pikërisht për zgjedhjet.
Ne kemi dorëzuar emër e mbiemër të të gjitha atyre që po kryejnë krime zgjedhore, por ne i garantojmë se krimi zgjedhor do të quhet krim i rëndë, do të kualifikohet krim i rëndë dhe ky është zotim solemn elektoral dhe se, organizatat kriminale që po angazhohen në krimin zgjedhor, do të bëjmë gjithçka për ti shpallur, organizata terroriste, jo vetëm Shqipëria, por edhe faktori ndërkombëtar.
Presidenti Donald Trump e hapi derën kësaj procedure dhe ai me një urdhër të veçantë shpalli kartelet e drogës, organizata terroriste. Ne do i shpallim organizata terroriste dhe do lobojmë shumë në Europë dhe SHBA që këto të konsiderohen të tilla edhe nga mbarë faktori ndërkombëtar. Ne bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë dhe po bëjmë gjënë e duhur”, tha Berisha.
-

Paloka: Qesharake! Rama po përdor shtetin për të manipuluar zgjedhjet, opozita akuzohet për blerje votash
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka hedhur akuza për krime elektorale dhe manipulimin e procesit zgjedhor nga Partia Socialiste.
Paloka ka theksuar se ai ka dëgjuar shpifje dhe dezinformata që, sipas tij, janë përdorur për të sulmuar opozitën dhe për të nxjerrë PD-në si përgjegjëse për krime elektoralë, ndërkohë që ai e konsideron këtë një tentativë të qeverisë për të mbuluar shkeljet dhe abuzimet që janë bërë gjatë periudhës që PS është në pushtet.
Ai ka theksuar se këto akuzat dhe denoncimet për blerjen e votave me shifra si 500 euro janë një vazhdimësi e një skeme të njohur që qeveria e Edi Ramës përdor për të kontrolluar procesin zgjedhor, duke e pasur këtë si një praktikë të zakonshme të fushatave elektorale të PS.
“Atë të ‘Piranjave’ e dëgjova, është demaskim i qartë i njërit prej qindra shkeljeve ligjore dhe krimeve elektorale që PS i ka si normalitet, ajo janë fushata reale e Partisë Socialiste.
Nuk e dija që janë shoqëruar persona, shohim rezultatin se unë deri tani kam dëgjuar se krimin elektoral e paska bërë PD, dhe i arrestuari i vetëm që njoh unë është një anëtar i PD, sipas deklaratave të Veliut dhe asaj dashnorese të këtij Gysit të fortë.
Më qesharak se aq nuk ka, nuk vënë as ndonjë shifër që njerëzit ta besojnë se unë bëra dhe një status për këtë, pra 12 vitesh që ne jemi në opozitë, dhe pas 12 vitesh që kjo qeveri vetëm vjedh e manipulon, pra votat i blen PD dhe me 500 euro dhe jo 50 klasike.
Pra ne që kemi 12 vite në opozitë të blejmë vota nga 500 euro, dhe ne blejmë votat e në pushtet vazhdon Rama dhe kjo skemë dihet që do luhej sepse edhe me Belerin u luajt kjo skemë.
Kur ke të tilla monstra në vend, si ato që unë përmenda pak më parë, normal që Rama do i përdorë për të sajuar çdo gjë, ndërsa krimet elektorale të denoncuara dhe ato publike, sepse një pjesë me qindra e qindra krime elektorale ne i kemi denoncuar dhe janë publike, duke nisur që të asfalti elektoral natën deri te kjo që ka transmetuar Piranjat, që marin njerëz e i joshin me vende pune apo me zgjidhjen e problemeve të tyre“, tha Paloka -

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë drejt fundit, çfarë pritet në vazhdim?
Në tetor të vitit 2020 ishte konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen se kishin qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që shënjestronte ata që i konsideronte “kolaboracionistë” dhe “tradhtarë” për të “fituar pushtet” gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.
Avokatët e të akuzuarve kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj klientëve të tyre, duke argumentuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë komande efikase. Në kohën e ngritjes së aktakuzës, Thaçi kishte qenë president i Kosovës; Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK); Selimi, deputet dhe udhëheqës i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV); dhe Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Të katërt, sipas Prokurorisë, mbanin poste të larta edhe përgjatë kohës që mbulon aktakuza. Por, që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, të katërt ndodhen në paraburgim në Hagë, ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta. Tani, pas intervstimit të 125 dëshmitarëve, Prokuroria do ta mbyllë rastin e saj më 15 prill. Topi tani kalon në anën e ekipeve mbrojtëse, që do të tentojnë të dëshmojnë se pretendimet e Prokurorisë nuk qëndrojnë.
Përderisa avokatë nga ekipet mbrojtëse të Selimit, Veselit dhe Krasniqit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, ka thënë vetëm se është ende herët për të diskutuar se si do të organizohet mbrojtja. Më parë, më 13 nëntor të vitit të kaluar, Mishetiç kishte thënë për REL-in se ekipi mbrojtës i Thaçit nuk ka vendosur ende nëse do të thërrasë ndonjë dëshmitar.
“Nëse e bëjmë, nuk do të jenë më shumë se dhjetë dëshmitarë”, kishte thënë Mishetiç.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Mishetiq ka përvojë në gjyqe të tilla. Më parë, ai kishte mbrojtur ish-gjeneralin kroat, Ante Gotovina, para Tribunalit të Hagës, i cili ishte akuzuar për krime kundër serbëve gjatë operacionit ushtarak-policor kroat “Stuhia” më 1995. Gotovina fillimisht ishte dënuar me 24 vjet burgim, por pas apelimit të vendimit nga Mishetiq, vendimi ishte përmbysur dhe Gotovina ishte shpallur i pafajshëm. Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), beson se Prokuroria e Specializuar nuk ka arritur vetë të dëshmojë atë që kishte pretenduar në aktakuzë.
“Dy pjesë të aktakuzës që kanë qenë të rënda, ku thuhet se ka pasur ndërmarrje të përbashkët kriminale apo edhe zinxhir komandues… Në këtë pjesë mund të themi që Prokuroria, gjatë këtyre viteve, nuk ka qenë në gjendje të vërtetojë, në bazë të analizës tonë, se një gjë e tillë ka ekzistuar në praktikë”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.
Edhe menjëherë pas deklaratave hyrëse të këtij gjyqi dy vjet më parë, dy ekspertë të huaj të drejtësisë ndërkombëtarë – Mathias Holvoet dhe Aidan Hehir – kishin thënë se do të ishte e vështirë të vërtetohej se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara.
Si shembull që tregon se sa e vështirë është që një lidhje e tillë të dëshmohet, ata u ishin referuar aktgjykimeve të Tribunalit të Hagës në rastet ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të cilët u shpallën të pafajshëm lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Tani që topi ka kaluar në fushën e ekipit mbrojtës, gjithçka varet nga strategjia që vendosin ekipet mbrojtëse të të akuzuarve. Sipas Miftaraj, opsioni i parë është kërkesa nga mbrojtja për hedhjen poshtë të aktakuzës.
“Nëse gjykata vlerëson se procesi gjyqësor duhet të vazhdojë, atëherë varet prej mbrojtjes se sa dëshmitarë do të ftojë, sa i duhet kohë për të përgatitur dëshmitarët e tyre. Pastaj nis faza e fundit, që është marrja në pyetje nga ana e mbrojtësve të viktimave, që gjithashtu mund të marrin kohën e tyre për të marrë në pyetje dëshmitarët e tyre”, thotë Miftaraj.
Megjithatë, ai pret që i gjithë procesi të mbyllet brenda këtij viti ose, më së voni, deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtja e Thaçit s’kanë dashur të komentojnë mbi kohëzgjatjen e procesit. Por, një gjë që ishte përfolur disa herë si opsion është lirimi i të akuzuarve nga paraburgimi në Hagë pas përfundimit të intervistimit të dëshmitarëve nga Prokuroria.
Në nëntor të vitit të kaluar, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, kishte thënë se u takon gjykatësve që të vendosin nëse do të lirojnë nga paraburgimi të akuzuarit pasi Prokuroria e Specializuar të përfundojë rastin e saj. Miftaraj thotë se një e tillë do të duhej të ndodhte tani, pasi arsye kryesore e paraburgimit të tyre ishte frika se po të mbeteshin në liri do të mund të ndikonin në dëshmitarët e ftuar nga Prokuroria.
“Mundësitë që të pandehurit të kenë ndikim në dëshmitarët e Prokurorisë tani janë zero sepse kanë përfunduar. Kështu që, sikur të zbatoheshin parimet e Gjykatës Evropianë për të Drejtat e Njeriut dhe duke marrë për bazë faktin që janë me vite në paraburgim, legjitime do të ishte që të njëjtit të lirohen për t’u gjykuar në liri”, thotë Miftaraj.
Por, fundi i Gjykatës mund të vijë edhe ndryshe, edhe pa përfunduar procesi gjyqësor. I dërguari amerikan për operacione të posaçme, Richard Grenell, ka bërë disa herë thirrje për mbylljen e Gjykatës Speciale. Më 13 prill, ai kërkoi ndërprerjen e financimit për Specialen, duke argumentuar se “gjithçka është politikë” dhe se “miliarda janë shpenzuar kot”. Në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës këtë vit, ai e quajti “padrejtësi të madhe” qëndrimin e Thaçit në Hagë.
“Edhe institucionet shtetërore të Kosovës, për shkak të politikës, kanë dështuar që të ndërmarrin veprime të domosdoshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka deklaruar Grenell në X.
Thaçi pati ndërprerë një vizitë të planifikuar për në Uashington, në qershor të vitit 2020 – në mandatin e parë të presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë – pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar i pati dërguar Dhomave të Specializuara në Hagë aktakuzën me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën emri i Thaçit përmendej për një sërë krimesh. Aktakuzën e kshte ngritur prokurori Jack Smith, i cili më vonë dha dorëheqje për të hetuar presidentin Trump për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Ai ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, si dhe hetimet ndaj Trumpit kanë pushuar pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024. Në dhjetor të vitit 2017 një grup prej mbi 40 deputetësh të Kuvendit të Kosovës kishin ndërmarrë një nismë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kjo nismë ishte kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare. Ambasadorët e atëhershëm të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Greg Delawie dhe Ruairi O’Connell, e kishin quajtur këtë tentim “thikë pas shpine” dhe “natën më të rrezikshme për Kosovën që nga paslufta”.
Pa mbështetje të mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, përpjekja kishte dështuar. Por, nëse SHBA-ja tani do të ndryshonte qëndrim dhe do të shkonte në vijë me kërkesën e Grenellit për mbylljen e Gjykatës Speciale, ajo mund ta dëmtojë rëndë procesin, thotë Miftaraj.
“Mundësia që SHBA-ja të tërheqë gjyqtarët dhe prokurorët të caktuar në Hagë pa dyshim që do ta vështirësonte punën e Gjykatës, do ta pengonte vazhdimësinë e procesit, kështu që në njëfarë mënyrë do ta bllokonte atë”, thotë Miftaraj.
Megjithatë, ai beson se do të ishte në interesin e të gjithë sponsorizuesve që “ky proces të përfundojë si proces gjyqësor” dhe shton se mundësitë që Gjykata të mbyllet përmes një vendimi politik “janë të vogla”. Edhe pse Gjykata Speciale është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.
Kontributi i SHBA-së kryesisht është i përqendruar në financimin e punonjësve të emëruar nga autoritetet shtetërore amerikane. Sipas raportit të fundit vjetor të Gjykatës, për vitin 2023, SHBA-ja renditet e dyta, pas Holandës – shtetit mikpritës të selisë së Gjykatës – sa i përket numrit të punonjësve në Gjykatën Speciale. Tridhjetë nga rreth 280 të punësuarit atje janë nga SHBA-ja.
Në mesin e punonjësve amerikanë, janë edhe gjykatës dhe prokurorë të specializuar. Nënkryetari i gjykatës është amerikani, Charles L. Smith III, ndërkaq kryeprokurore është amerikania, Kimberly West, që mori këtë post më 2023. Gjykatësi Smith është edhe gjykatësi kryesor në rastin më të madh të gjykatës, atë kundër ish-krerëve të UÇK-së. Dhomat dhe Prokuroria e Specializuar aktualisht kanë një buxhet prej 97.1 milionë eurosh, që përfshin periudhën nga 15 qershori i vitit 2023 deri më 14 qershor 2025.
Për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit ishte përfolur për një kohë të gjatë para ngritjes së aktakuzës. Qysh në vitin 2010, ish-senatori zviceran, Dick Marty, kishte bërë një raport për Këshillin e Evropës, në të cilin kishte dënuar krimet e supozuara të UÇK-së, përfshirë “trafikimin e organeve njerëzore”.
Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, që më 2014 kishte bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte. Kjo, në vitin 2015, kishte çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Formimi i Gjykatës Speciale kishte ardhur pas presionit nga bashkësia ndërkombëtare, që besonte se vendosja e gjykatës jashtë Kosovës do të siguronte një proces gjyqësor të paanshëm dhe të besueshëm për të trajtuar akuzat e rënda.
Një tjetër arsye ishte thënë se ishte mbrojtja e dëshmitarëve. Megjithatë, në këtë gjë janë hasur probleme edhe pse Gjykata është vendosur në Hagë. Më 3 gusht të 2015-tës, Gjykata Speciale mori votat e mjaftueshme për themelim, pas dështimit më 26 qershor të atij viti. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deputetë të komuniteteve joshumicë dhe disa deputetë nga NISMA-s kishin votuar për, duke siguruar 82 vota. Për themelim nevojiteshin 80 nga 120 votat në Kuvend.
Lëvizja Vetëvendosje – parti që ka qenë në pushtet në mandatin e fundit dhe që fitoi zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt – e kishte kundërshtuar ashpër krijimin e gjykatës, duke e cilësuar atë të padrejtë ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së. Gjykimi ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, mbi bazat se ky proces është i njëanshëm, pasi që në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës. Që nga atëherë, nëpër Kosovë janë vendosur pankarte e pllakate të mëdha me mesazhin “Liria ka emër” dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së që po akuzohen në Hagë.
Pak para nisjes së gjyqit në Hagë, protesta kundër këtij procesi ishin zhvilluar edhe në Hagë edhe në Prishtinë. Mijëra qytetarë kishin marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi”, të organizuar më 2 prill të 2023-tës në Prishtinë, në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
“Historia jonë nuk mund të rishkruhet”, “Marshojmë për drejtësi” dhe “Drejtësi jopolitike”, ishin disa nga pankartat që protestuesit i mbanin në duar./ REL
-

E njëjta histori! Policia godet opozitën për krime zgjedhore dhe “mbyll sytë” për pushtetin
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar në Lushnjë, ku u godit krimi i parë zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Më konkretisht, u arrestua shtetasi Marin Leka, 38 vjeç, i cili sipas Policisë, i ka marrë kartën ID një shtetasi dhe i ka premtuar para në këmbim të votës.
“Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi Marin Leka i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025.” – njoftoi Policia.
Burime për mediat bëjnë me dije se Marin Leka, i ka ofruar para një qytetari në këmbim të votës për Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Mësohet se ka qenë shtetasi Muharrem Toska, i cili ka bërë kallëzim, ku ka deklaruar se 38-vjeçari, i kishte kërkuar kartën e identitetit dhe i ka premtuar një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra për të votuar PD-në.
Burime bëjnë me dije se Policia ka kapur menjëherë Marin Lekën dhe i ka gjetur në xhep kartën e identitetit të Muharrem Toskës.
Ngrihen dyshime se si Muharrem Toska dhe vetë ia ka dhënë kartën ID dhe vetë më pas ka bërë direkt kallëzim, që Policia të vepronte me urgjencë. Ndërkohë, edhe lekët në këmbim të votës, mbeten ende sipas vetë Policisë, në kuadër të premtimit dhe nuk ka akt konkret dhënieje.
Zakonisht, skema që veprohet me marrjen e kartës së identitetit në fushatat elektorale është se merren kartat ID dhe pasaportat që qytetarët të mos shkojnë të votojnë, ku është një tjetër detaj që ngre dyshime.
Gjithsesi, nëse ka patur krime zgjedhor, shumë mirë që Policia ka zbatuar ligjin, por ndërkohë, nëse i referohemi rasteve të Policisë, duket se në vendin tonë krimin zgjedhor e bën vetëm opozita dhe humbësit.
Vlen për t’u theksuar rasti i Fredi Belerit, në vitin 2023, i cili u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale. Për mazhorancën ka patur me dhjetra denoncime për krime zgjedhore, por duket se Policia ka frikë të veprojë dhe të zbatojë ligjin njësoj si me opozitën.
Rasti ku u godit krimi zgjedhor i përket Qarkut Fier, ku nga PS-së drejtohet nga Belinda Ballukut, për të cilat ka patur me shumicë denoncimet për krime zgjedhore, dhe njihet se “eksperte” e kësaj fushe, por duket se “rrjeta” e Policisë kapi një opozitar.
Dosja e Marin Lekës i është referuar Prokurorisë së Posaçme për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”. -

“Të rrezikshëm për shoqërinë”/ Media italiane: 60% e emigrantëve që u transferuan në Gjadër janë të dënuar për vrasje, drogë…
Dy ditë më parë, anija italiane “Libra” ka sjellë në Shëngjin 40 emigrantë, të cilët janë vendosur në kampin e Gjadrit, i cili tashmë do të shërbejë si qendër riatdhesimi. Emigrantët janë kryesisht tunizianë dhe marokenë, por disa vijnë nga vende të tjera si Bangladeshi dhe Moldavia.
Ata zbritën nga anija të prangosur dhe të shoqëruar nga efektivë të shumtë policia. Media italiane “Il Giornale” ka dhënë detaje të reja lidhur me veprat penale që këto emigrantë kanë kryer në Itali dhe janë dënuar me burg. Në artikullin e mëposhtëm thuhet se ndaj tyre është lëshuar urdhër dëbimi pasi konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë.“Il Giornale” shkruan se 60% e tyre kanë një dënim për tentativë vrasje, pesë janë shpallur fajtorë për dhunë seksuale, shumë prej tyre kanë dënime të formës së prerë për joshje të të miturve, drogë dhe krime kundër personit ose pronës. Një tjetër shkelje ligjore e përbashkët e tyre është dhënia e informacioneve të rreme për veten.
Shkrimi i plotë:
Cilët janë 40 emigrantët e paligjshëm të cilëve u është lëshuar një urdhër dëbimi për shkak të rrezikshmërisë shoqërore dhe janë transferuar në CPR të Gjadërit në Shqipëri në bordin e anijes Libra të Marinës? Sipas informacioneve të para, të paktën 60% e këtyre emigrantëve kanë një dosje policore me krime të shumta: disa kanë një dënim për tentativë vrasje, pesë janë shpallur fajtorë për dhunë seksuale, shumë prej tyre kanë dënime të formës së prerë për joshje të të miturve, drogë dhe krime kundër personit ose pronës, sipas bazës kombëtare të të dhënave të policisë.
Këta emigrantë kanë një edhe shkelje ligjore të përbashkët: secili prej tyre ka dhënë të paktën një herë të dhëna të rreme personale.
Sipas asaj që sqaroi ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, këta emigrantë të paligjshëm janë përzgjedhur për “ndalim” në CPR-të, duke u dhënë përparësi personave që përveçse janë të parregullt për shkak se nuk kanë leje qëndrimi, janë të rrezikshëm për shoqërinë për shkak të krimeve të mëparshme.
Ligji thotë se ndër ato që do të mbahen në CPR para dëbimit, përparësi duhet t’u jepet atyre që konsiderohen si kërcënim për rendin dhe sigurinë publike “ose që janë dënuar, qoftë edhe me një dënim jo të formës së prerë, për krime për të cilat parashikohet arresti i detyrueshëm në flagrancë ose alarmi i veçantë shoqëror”, specifikoi Ministri i Brendshëm në një konferencë për shtyp në takimin për shtyp në Napoli.
Prandaj ishte i nevojshëm transferimi me pranga, si “persona të transferuar në kushte kufizimi të lirisë personale edhe si rezultat i një dispozite të marrë nga autoriteti gjyqësor”.
Mes emigrantëve të transferuar në CPR në Shqipëri, ka të paktën katër prej të cilësuar të rrezikshëm social. Njëri prej tyre, me origjinë nga Afrika e Veriut, ishte liruar nga burgu më 30 mars pas një dënimi që përfshinte 1 vit, 5 muaj e 27 ditë burg për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe rezistencë ndaj punonjësit të policisë. Ai ka marrë dënime të shumta për vjedhje, grabitje, armëmbajtje pa leje dhe sulm.
Gjithashtu dyshohet se përdori identitete të shumta, dhe se nuk u përpoq kurrë të rregullonte statusin e tij duke kërkuar leje qëndrimi, duke mbetur kështu një klandestin që nga hyrja e tij në vend.
Hera e parë që u ndalua dhe u fotografua për hyrje të paligjshme në Itali daton në 8 nëntor 2016. Më pas, ai u arrestua disa herë për krime kundër pronës dhe personit dhe ka deklaruar vazhdimisht të dhëna të rreme personale.
-

Urdhërojnë krime nga burgu/ SPAK po shqyrton kërkesat për të mbyllur në 41 Biss dhe 6 të dënuar
SPAK pranon se aktualisht është duke shqyrtuar kërkesat për të futur në regjimin e ashpër edhe disa të dënuar të tjerë, për të cilët po analizohen të dhënat e referuara nga autoritetet përgjegjëse për dyshimet se këta të burgosur mbajnë kontakte me protagonistë të krimit jashtë burgut. Por edhe se porosisin ngjarje.
Siç bëhet me dije në raportin e dorëzuar Kuvendit, gjatë një viti, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar vendosjen e 41 bllokimeve ndaj 26 të dënuarve më së shumti të burgosur për grabitje me armë, masakra gjatë ‘97-ës, por edhe anëtarë grupesh si grupi i Lushnjës, por edhe autorë krimesh tronditëse gjatë viteve.
Por pas hetimit të mëtejshëm dhe verifikimeve nga SPAK, prej këtyre kërkesave sekrete, tetë janë refuzuar, ndërsa nga drejtuesi i SPAK iu referuan ministrit të Drejtësisë propozimet për mbyllje në regjimin e kopjuar nga italianët për 12 të dënuar, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Arsyetimi ishte se për secilin prej tyre kishte prova sekrete që dyshohet se vazhdojnë të kryejnë aktivitete kriminale edhe nga qelia.
Siç rezulton, të gjithë të burgosurit, duke nisur nga Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Fran Marashi, Klement Çala, Neim Avdyli, Anteo Kaloshi, Aldo Hoxha, Altin Kodra, Dan Hutra, Sokol Mjacaj, iu drejtuan Gjykatës së Posaçme për heqjen e vendimit të Ulqinit, por kërkesat e tyre nuk u pranuan.
Ndërkohë, SPAK bën me dije se gjatë një viti shpalli në kërkim ndërkombëtar 117 persona për krime nga grupet kriminale, vrasje dhe trafikime, dhe emrat e tyre vazhdojnë në kartelën e kuqe të Interpol.
SPAK bën me dije se, pavarësisht kërkesave, nuk janë sjellë ende në Shqipëri djemtë nga Dubai. Për SPAK, vazhdon të mbetet problematike çështja e mos-ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndonëse kërkesat për t’i sjellë në Shqipëri nuk kanë munguar.
SPAK i përgjigjet Parlamentit se, pavarësisht gatishmërisë për të dhënë informacion shtesë për shqiptarët e dyshuar, Emiratet e Bashkuara ende nuk kanë dorëzuar shumë të akuzuar.
-

Urdhërojnë krime nga burgu/ SPAK shqyrton kërkesat për të mbyllur në 41 Biss dhe 6 të dënuar
SPAK pranon se aktualisht është duke shqyrtuar kërkesat për të futur në regjimin e ashpër edhe disa të dënuar të tjerë, për të cilët po analizohen të dhënat e referuara nga autoritetet përgjegjëse për dyshimet se këta të burgosur mbajnë kontakte me protagonistë të krimit jashtë burgut. Por edhe se porosisin ngjarje.
Siç bëhet me dije në raportin e dorëzuar Kuvendit, gjatë një viti, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar vendosjen e 41 bllokimeve ndaj 26 të dënuarve më së shumti të burgosur për grabitje me armë, masakra gjatë ‘97-ës, por edhe anëtarë grupesh si grupi i Lushnjës, por edhe autorë krimesh tronditëse gjatë viteve.
Por pas hetimit të mëtejshëm dhe verifikimeve nga SPAK, prej këtyre kërkesave sekrete, tetë janë refuzuar, ndërsa nga drejtuesi i SPAK iu referuan ministrit të Drejtësisë propozimet për mbyllje në regjimin e kopjuar nga italianët për 12 të dënuar, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Arsyetimi ishte se për secilin prej tyre kishte prova sekrete që dyshohet se vazhdojnë të kryejnë aktivitete kriminale edhe nga qelia.
Siç rezulton, të gjithë të burgosurit, duke nisur nga Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Fran Marashi, Klement Çala, Neim Avdyli, Anteo Kaloshi, Aldo Hoxha, Altin Kodra, Dan Hutra, Sokol Mjacaj, iu drejtuan Gjykatës së Posaçme për heqjen e vendimit të Ulqinit, por kërkesat e tyre nuk u pranuan.
Ndërkohë, SPAK bën me dije se gjatë një viti shpalli në kërkim ndërkombëtar 117 persona për krime nga grupet kriminale, vrasje dhe trafikime, dhe emrat e tyre vazhdojnë në kartelën e kuqe të Interpol.
SPAK bën me dije se, pavarësisht kërkesave, nuk janë sjellë ende në Shqipëri djemtë nga Dubai. Për SPAK, vazhdon të mbetet problematike çështja e mos-ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndonëse kërkesat për t’i sjellë në Shqipëri nuk kanë munguar.
SPAK i përgjigjet Parlamentit se, pavarësisht gatishmërisë për të dhënë informacion shtesë për shqiptarët e dyshuar, Emiratet e Bashkuara ende nuk kanë dorëzuar shumë të akuzuar. -

‘Berisha kandidon prokurorë e gjyqtarë të pasuruar me krime’, Beqiri: U kërkon të blejnë vota
Në një intervistë televizive, avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se Shqipëria është në një moment kyç të integrimit europian dhe se ka arritur të ketë të dyja këmbët në Bashkimin Europian. Sipas Beqirit, Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, duke u ndarë nga të kaluarat e errëta të korrupsionit dhe dhunës, si ato të vitit 1997 dhe periudhën e Gërdecit dhe 21 Janarit.
Ai theksoi se tashmë vendi ka një sistem drejtësie më të fortë dhe ka filluar të pastrohet nga praktikat e korrupsionit, duke iu referuar veprimtarisë të qeverisë për të ndëshkuar zyrtarët e korruptuar. Beqiri përgëzoi qeverinë për ndëshkimin e personave të lidhur me krime dhe theksoi se ky është një pastrim i domosdoshëm, që nuk ndodhi në periudhën e qeverisjes së Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët, sipas tij, i mbrojnë dhe justifikojnë veprimet kriminale.
Në lidhje me politikën e jashtme, Beqiri lavdëroi përpjekjet e Shqipërisë për të forcimit të dinjitetit të saj, duke theksuar se vendi është tashmë më i respektuar në skenën ndërkombëtare. Ai përmendi edhe momentet kur Serbia dhe Greqia diktonin politikën e Shqipërisë, dhe tani, sipas tij, Shqipëria ka fituar një status më të respektuar.
“Duhet thënë se tani kemi një Shqipëri tjetër, ndryshe nga ajo që u mor në vitin 2013. Me sistem drejtësie të kalbur, me të pandëshkueshëm kronikë për vite me rahdë, që kanë bërë kusari të jashtëzakonshme, vrarë , prerë dhe grabitur pasuritë e shqiptarëve, e s’u ka hyrë gjilpërë në këmbë. Kemi Shqipëri tjetër në aspektin e qetësisë dhe kulturës, larg Gërdecit dhe 21 janarit, një mori vrasjesh dhe 1997, grushti i shtetit dhe të tjera. Kemi një Shqipëri që pothuajse i ka të dyja këmbët në BE, ku na u dha dhe afati i konfimuar, negociatat dhe pothuajse jemi në BE. Çfarë do më shumë qytetari shqiptar se kjo? Thonë se PS ka shumë zyrtarë në bug, të akuzuar etj., por kjo nuk ëhstë negativitet, por rezultat i zbatueshmërisë së ligjit dhe ndëshkueshmërisë.
Është vetëpastrim i qeverisjes dhe kjo duhet bërë, jo siç e la ai tjetri, në makabritet, në krime, që i nxiste politika e Berishës dhe Metës, justifikonin veprimet e tyre kriminale dhe i mbronin. Që kur thirrej në Prokurori dhe gjyq, vërsuleshin të burgu, sulmonin gjykatën, donin të sulmonin gjyqtarët e prokurorët. Ka marrë fund ajo kohë. Nëse qeveria thotë se nuk i fus hundët te pushteti gjyqësor, duhet mbështetur, sepse është arritje. Politika jonë e jashtme ka fuqi dhe është e pëlqyer kudo në botë. Dikur serbët uleshin këmbëkryq në Shqipërinë tonë, së bashku me grekët, e bënin atapolitikën, e diktonin, na bënin fshesa, na bënin kryqe si varfanjakë, kurse tani ka dinjitet.
E keqja më e madhe e këtyre është se harrojnë, harron Berisha kur sulmonte qytetarët dhe lëvizte me helikopterë dhe u thoshte shqiptarëve se kemi Doris Pack, na mbron ajo, i ka dhënë edhe pasuri të shqiptarëve asaj, minierat e kromit, i çonte Genc Pollon që e merrte në Gjermani dhe e sillte. Iquanin halla e teze.
Të futësh në lista siç bën Meta dhe Berisha, psh., me Gjin Gjonin që i thotë ik e bli vota atje, se ke bërë para. Ose me ish-prokurorin Arjan Ndoja, që e ka vënë po në listë dhe o thotë ik ti në Durrës tani, ato paratë që fitove me ne ik bli vota atje”, shprehet avokati.
