Tag: krijuar

  • Themelimi i një partie të re, reagon Donald Trump: Elon Musk ka dalë nga binarët

    Themelimi i një partie të re, reagon Donald Trump: Elon Musk ka dalë nga binarët

    Donald Trump reagoi dje pas njoftimit të Elon Musk, i cili bëri me dije se ka krijuar një parti të re politike, të quajtur “Partia e Amerikës”.

    Pasi e përshkroi vendimin e miliarderit për të krijuar një parti të re si “qesharake”, duke kujtuar se Partia Republikane është shumë e suksesshme, presidenti amerikan përmes një postimi në platformën “Truth Social” deklaroi se ish-aleati i tij “ka dalë nga binarët”.
    “Jam i trishtuar që e shoh Elon Musk të dalë nga binarët. Ai dëshiron të krijojë një parti të tretë politike, edhe pse ato nuk kanë pasur kurrë sukses në Shtetet e Bashkuara. Sistemi nuk duket se është projektuar për to. E vetmja gjë në të cilën partitë e treta janë “të mira” është të shkaktojnë kaos, dhe ne tashmë kemi mjaftueshëm kaos me demokratët e së majtës radikale, të cilët kanë humbur si besimin ashtu edhe mendjen e tyre”, tha Trump në postimin e tij.

    Sa i përket Elon Musk, ai zgjodhi t’i përgjigjej me një ton të zymtë postimit të presidentit amerikan.
    “Çfarë është Truth Social? As që kam dëgjuar për të,” komentoi pronari i X.

  • Rrofsh sa malet Edi Rama! Faleminderit për çka po i bën këtij populli…

    Rrofsh sa malet Edi Rama! Faleminderit për çka po i bën këtij populli…

    Kryeministri Edi Rama feston këtë të premte (4 korrik 2025) datëlindjen e tij të 61-të, e cila, për një rastësi thuajse hyjnore, përkon edhe me ditën e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lulet, urimet nga thellësia e pafundme e shpirtit, duartrokitjet deri në skuqje pëllëmbësh nga rilindasit socialistë janë fare pak nga çka meriton. Për ty është një vit më shumë i jetës dhe një rutinë qeverisjeje me kaq përulësi, por për ne që të kemi fati i bardhë nuk është në prag, por brenda çdo shtëpie.
    Me merakun e madh që bota s’ka sy të shohë sesi një lider kap çdo majë dhe sakrifikon aq shumë për popullin nuk mbetet tjetër gjë veçse të urojmë nga çdo krahinë e vendit e çdo qoshe të diasporës. Për të qenë dita e lindjes, për të mos vijuar shpresa e begatia, mirëqenia që do të ndodhë, nuk do të ndalet në katër mandate shumë të tilla.
    Pas më shumë se 12 vite në fjalë dhe pasi e pranoi dhe një katërvjeçar shumë shqiptarë kanë arsye për të qenë falënderues ndaj lidershipit vizionar të Ramës, një qëndrim që nuk është edhe nga redaksia e “Boldnews.al”.
    Edi Rama, faleminderit që ke forcuar demokracinë në Shqipëri dhe ke zgjedhur zgjedhjen e lirë dhe të ndershme! Aq të lira e të ndershme sa në fushatë arrestohen opozitarët për vjedhje dhe në rinumërim ata kanë grabitur vota pa hesap, por në fund triumfon ti. Ata grabit e ti rri në pushtet.
    Faleminderit që ke forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën globale, duke u shndërruar në një faktor vendimtar për paqen dhe sigurinë në botë, si edhe për sigurinë e demokracisë në mbarë botën.
    Faleminderit që ke forcuar ekonominë, duke u rikthyer në vend të qindra shqiptarëve që kanë emigruar në të ndryshme të Evropës dhe Botës!
    Faleminderit që ke forcuar sistemin e jetesës, duke krijuar kushte të veçanta për jetën dhe jetën e tyre!
    Faleminderit që keni krijuar turizmin elitar dhe ke zhdukur ato çibanët nga betoni, që ata para teje i konsiderojnë si “investime strategjike”! Je ti që Olta Xhaçka i ka vendosur kufirin e tyre nga mali duke mos i lënë ta ngulin çadrën buzë detit.
    Faleminderit që keni bërë autostradat dhe punoni më mirë që ka njohur Shqipëria në histori e saj dhe me kostot më minimale për buxhetin e tyre!
    Faleminderit që keni rritur dhe fuqizuar biznesin dhe rritjen e oligarkisë financiare! Vetëm falë teje, kemi një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës të fondeve publike! Ku Nadirët, Salillarët, Sulajt me shokë rrëmbejnë ç’të munden por e bëjnë në emër të partisë dhe japin votat e tyre dhe të skllevërve punëtorë që kanë për ty.
    Faleminderit që keni hedhur një herë e përgjithmonë bombën ekologjike të plehrave, duke zhdukur atë tymin e zi dhe toksik që shpërndahej nga landfillet, para se të vije në pushtet! Ti ke gjetur zgjidhjen ideale, kur Elbasani se gjeti gjë nga metalurgjiku s’ka si ta gjej nga djegia e plehrave.
    Faleminderit që ke zhdukur njollën e errët të betonizimit dhe ke rritur masivisht gjelbërimin në Tiranë e qytete të tjera! Hë më të keqen s’po lë grup kriminal si ai i Armand Lilos pa kulla dhe pa disa kate shtesë pa leje.
    Faleminderit që ke goditur gjithë grupet kriminale dhe ke bërë gjithçka që “Poja”, “Çela” , Bajrat e çdo ngjarje tjetër malavite të mos ndërhyjnë në procese zgjedhore, siç ka ndodhur para se të vije ti në pushtet!
    Faleminderit që hoqe Shqipërinë nga lista e zezë e gjuhës të narko-trafikut! Që s’ka ditë që na marshin të keqen që s’del një lajm që kapen shqiptar nga Ekuadori deri në Afrikën e vërtetë që janë të përfshira në kontenier droge. Nuk dallohet më është Bana King apo Koka king.
    Faleminderit që, me vizionin tënd, krijove një Polici që ka shkëputur një herë e përgjithmonë lidhjet me krimin, siç ndodh rëndom para se të vije ti! E more ravenin e shkrete nga Elbasani e solle ne Tirane vetëm për të futur në burg. E sa e sa të tjera ke plan tua bësh atje.
    Faleminderit që vetëm falë vizionit tënd, krijove një autoritet të pavarur, e cila nuk komandohet apo kontrollohet nga “ushtarë” të drejtësisë, nga motra, vëllezërit, kunetër e baxhanakër të ministrave të deputetëve, siç ka ndodhur para se të vije ti në pushtet!
    Ju faleminderit që keni krijuar bujqësinë dhe i hoqe Shqipërisë në atë vend të zezë që i vendos “ata” të rrugës para teje, duke vjedhur fondet e Bashkimit Europian! Ti vure një kollos si Ilir Beqja që nuk falte si fatura 5 mijë lekëshe të vjetra, të tilla hajdutë për Zotin kishte parë Evropën dhe si bota si Afrika.
    Faleminderit që keni krijuar një skuadër qeveritare me integritet të lartë moral e profesional, që nuk u ka dalë asnjë herë emri në një aferë korruptive!
    Faleminderit që keni krijuar të gjithë premisat për publikun e pushtetit lokal, duke zhdukur përfundimisht skenarin e tmerrshëm që kryeministri emëronte kryetarë apo drejtojë bashkie!
    Ju faleminderit që keni krijuar një sistem arsimor model, duke u vendosur në vend në ajkën evropiane dhe duke lënë pas në histori ato raportet që janë rendisnin në këtë e kuqe!
    Edi Rama, faleminderit që, falë politikave të tua zhvillim buzëore, e ke çuar Shqipërinë greminës… na fal lapsus, buzë Evropës!
    Edi Rama, faleminderit që ekziston!
    Faleminderit shumë Edi Rama, për çka po i bën popullit çdo gjë që meriton, biles kaq edhe ca më tepër që jemi të bindur që do të bësh në të ardhmen!
    Rrofsh sa Malet! /Boldnews

  • “Merrni kredi, me subvencione nuk shkojmë larg”/ Rama takim me fermerët, kritika kryetarëve të bashkive: Jeni shkëputur nga fshati

    “Merrni kredi, me subvencione nuk shkojmë larg”/ Rama takim me fermerët, kritika kryetarëve të bashkive: Jeni shkëputur nga fshati

    Kryeministri Edi Rama bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë, kritikoi mënyrën e qasjes së kryebashkiakëve kur vjen puna për zhvillimin e bujqësisë.

    Kryeministri kërkoi një përpjekje të përbashkët mes qeverisë se këtij sektori për të arritur një profil tjetër të bujqësisë shqiptare.  Mesazhi i kryeministrit ishte i qartë. Fermërët nuk duhet ti hedhin sytë vetëm nga fondet vjetore të qeverisë.
    “Arsyeja pse jemi mbledhur ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në hapësirën e madhe të zhvillimit rural ku gjatë gjithë periudhës së fundit, kontakteve intensive me njerëzit në fshat për shkak të procesit elektoral, kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për tu afruar më shumë nga jeta e përditshme e njerëzve që punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat.
    Kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamje të para janë të thjeshta, por jashtë rrezes së vëmendjes dhe leximit dhe struktrurave tona dhe shkaktojnë konsum të madh energjie dhe konsum të kohës së suaj. Nuk dua të hyj në detaje se është gjithë kjo ditë, por dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim është pikërisht se duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj mund të shtjellohet plotësisht në një hapësire informale. Pas këtij diskutimi do gjejmë rrugët sesi ky kontakt të jetë më i frytshëm dhe më garantues për dëgjimin e zërit tuaj dhe patjetër më i dobishëm në funksion të politikave dhe vendimmarrjeve tona.
    Kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin si pjesë të punës së përditshme në funksion të zhvillimit. Jemi në një pikë ku duhet të garantojmë një kthesë në këtë drejtim. Ende sot nuk kemi asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me bashkëpunimin e fermerëve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa por nuk mund të themi se kemi krijuar një model. Kemi vendosur një dispozicion një linjë kredie për tu përgjigjur ambicieve dhe për tu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar  bashkë me garancinë sovrane. Për të ndryshuar qasjen na duhet një bashkëpunim më i afërt.
    Buxheti nuk është  në asnjë mënyrë përgjigjja për sfidat që ne kemi dhe për zhvillimin që duam të bëjmë. 250 mln euro është linja e kredisë së BSH. Bashkia të jetë e para të ulet të ndërtojë një projekt, të ndërtojë një shoqëri të përbashkët, të fusë fonde dhe të marrë kredinë përkatëse të garantuar nga shteti dhe nuk është çështje subvensionesh. Me subvencionet nuk shkojmë larg por thjesht mbijetojmë“-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Kryeministri kritikon kryebashkiakët: Jeni shkëputur nga fshati. 250 milionë euro kredi për bujqësinë

    Kryeministri kritikon kryebashkiakët: Jeni shkëputur nga fshati. 250 milionë euro kredi për bujqësinë

    Kryeministri Edi Rama p zhvillon një takim në Cërrik me fokus sektorin e bujqësisë, sfidat arritjet dhe si do financohet sektori i bujqësisë duke iu përgjigjur zhvillimeve ekonomike dhe bumit turistik.
    Në takim është e pranishme ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, si edhe ai i Financave, Petrit Malaj, por edhe fermerë e sipërmarrës.

    “Arsyeja pse jemi mbledhur ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në hapësirën e madhe të zhvillimit rural, ku gjatë gjithë periudhës së fundit, kontakteve intensive me njerëzit në fshat për shkak të procesit elektoral, kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për t’u afruar më shumë nga jeta e përditshme e njerëzve që punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat.
    Kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamje të para janë të thjeshta, por jashtë rrezes së vëmendjes, leximit dhe strukturave tona shkaktojnë konsum të madh energjie dhe konsum të kohës së suaj. Nuk dua të hyj në detaje se është gjithë kjo ditë, por dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim është pikërisht se duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj mund të shtjellohet plotësisht në një hapësire informale. Pas këtij diskutimi do gjejmë rrugët sesi ky kontakt të jetë më i frytshëm dhe më garantues për dëgjimin e zërit tuaj dhe patjetër më i dobishëm në funksion të politikave dhe vendimmarrjeve tona.
    Kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin si pjesë të punës së përditshme në funksion të zhvillimit. Jemi në një pikë ku duhet të garantojmë një kthesë në këtë drejtim. Ende sot nuk kemi asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me bashkëpunimin e fermerëve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa por nuk mund të themi se kemi krijuar një model.Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe fshatit një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë, 250 milionë euro që është një shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe për t’iu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar me garancinë sovrane që është prej kohësh në dispozicion të fshatit”, tha Rama.

  • “Linjë e re kredie për bujqësinë”, Rama takim me fermerët, kritika kryebashkiakëve: Të shikojnë fshatin

    “Linjë e re kredie për bujqësinë”, Rama takim me fermerët, kritika kryebashkiakëve: Të shikojnë fshatin

    Edi Rama

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Cërrik, ku po zhvillon një takim me fokus sektorin e bujqësisë, sfidat arritjet dhe si do financohet sektori i bujqësisë duke iu përgjigjur zhvillimeve ekonomike dhe bumit turistik.
    Edi Rama: Arsyeja pse jemi mbledhur këtu sot ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe në mënyrë më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në këtë territorin, hapësirën e madhe të zhvillimit rural, ku gjatë gjithë periudhës së fundit të kontakteve intensive me njerëzit në fshat, për shkak të procesit elektoral kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për t’u afruar më shumë dhe për të dëgjuar më shumë nga jeta e përditshme reale e njerëzve që jetojnë dhe punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat. Në mënyrë sporadike kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamjen e parë janë të thjeshta, por janë jashtë rrezes së vëmendjes dhe të leximi nga ana e qeverisë dhe strukturave tona vendimmarrëse dhe shkaktojnë konsum të madh energjie dhe patjetër edhe konsum të pafrytshëm të kohës suaj që është edhe koha e vendit. Nuk dua të hyj në detaje, por dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim dhe tryezë të përbashkët diskutimi në një formë tjetër është sepse duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj të mund të shtjellohet plotësisht në një hapësirë informale pasi kjo mesa kuptoj unë ka munguar dhe na mungon. Kryetarët e bashkive e shikojnë fshatin si çështje të urbanizimit të infrastrukturës rrugore por nuk e shikojnë si pjesë të punsës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit. Duhet patjetër të garantojmë kthesë në këtë drejtim. Ende sot nuk kemi asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëce, sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa….por faktikisht nuk mund të themi se kemi krijuar një model. Kemi vendosur në dispozicion të feremrëve dhe të fshatin një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë 250 mln euro, shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe të mbështetur projektet në fshat. 
    Takimi do të zgjasë 2 ditë, sot dhe nesër, dhe është i organizuar si një diskutim mbi sektorin e bujqësisë.
    lajmi në përditësim…

  • Kohët kanë ndryshuar në Shqipëri, turneu i fituar nga AF Klosi

    Kohët kanë ndryshuar në Shqipëri, turneu i fituar nga AF Klosi

    Af Kosi U-13 ka fituar një turne të krijuar në Tiranë, ku ka treguar dhëmbët dhe treguar forcën e saj. Një turne që kanë marrë pjesë pesë ekipe nga Tirana dhe në fund, fitoi Af Klosi.
    Ndryshe nga e kaluara kur të rinjtë apo më saktë fëmijët nuk është se kishin shumë mundësi konkurrimi dhe vende ku të masnin forcën e tyre për t’u formuar në moshën e vogël, tani është një tjetër histori.
    Më shumë turne, më shumë konkurrencë dhe pas disa vitesh, këta fëmijë do t’i marrin fotografitë e shkrepura nga e kaluara për t’u ulur dhe medituar pak me veten se nga ia kanë nisur dhe se ku kanë mbërritur.
    Sa i përket Af Klosit U-13 është krijuar nga Elton Dedolli, me shumë dëshirë dhe pasion, ndërsa dy trajnerët janë Ergys Kola dhe Izmir Gjini, të cilët po përgatisin fëmijët e vegjël ku disa prej tyre pse jo, mund të jenë yjet e së ardhmes. /Sport Ekspres/

     

  • Njihuni me shtatë sjellje të zakonshme të njerëzve me dy fytyra

    Njihuni me shtatë sjellje të zakonshme të njerëzve me dy fytyra

    Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se narcisistët me sjellje të dyfishta mund të shkaktojnë dëme të mëdha psikologjike, ndërsa mbajnë një imazh publik të padiskutueshëm.

    Ja 7 shenja paralajmëruese që tregojnë se mund të jeni në një marrëdhënie me një narcisist manipulues:

    Breshëri emocionesh në fillim

    Në fazat e para të lidhjes, gjithçka duket e jashtëzakonshme: komplimente të vazhdueshme, deklarata dashurie si “nuk kam njohur kurrë dikë si ty”, dhe ndjesia se jeni krijuar për njëri-tjetrin. Kjo nuk është domosdoshmërisht romancë  është një taktikë për të krijuar varësi emocionale. Kur kjo fazë përfundon, fillon zhgënjimi: një ndryshim i papritur i sjelljes.

    Përfshirja e të tjerëve për të krijuar xhelozi

    Manipuluesit shpesh përdorin teknikën e “tregut të dashurisë”, duke përmendur njerëz të tjerë në mënyrë të qëllimshme për të krijuar pasiguri. Mund të thonë se dikush tjetër “është pak më i/e mirë” se ju, ndërsa kur përballen, ju akuzojnë për xhelozi ose paranojë. Kjo sjellje është shpesh një përpjekje për të kontrolluar dhe ulur vetëvlerësimin tuaj.

    Një faqe për publikun, një tjetër në shtëpi

    Në publik, janë të dashur, simpatikë, të qeshur. Në privat, të ftohtë, indiferentë, ndonjëherë edhe mizorë. Ky kontrast lë ‘viktimën’ të ndjehet e izoluar dhe e pakuptuar nga të tjerët. Askush nuk e beson, sepse “ai/ajo është kaq i/e sjellshëm/sjellshme”. Kjo është një nga format më të rënda të manipulimit emocional.

    Kur bën të dyshosh në mendjen tënde

    Gaslighting është kur dikush mohon që ka thënë apo bërë diçka, ndonëse ju e mbani mend qartë. Ju thonë se “e keni marrë gabim”, “e ekzagjeroni” apo “jeni shumë të ndjeshëm”. Me kohë, viktima nis të dyshojë në perceptimin e saj, duke humbur sensin e realitetit dhe vetëbesimin.

    Fyerje të kamufluara si shaka

    Kur dikush bën komente fyese për ju për pamjen, inteligjencën, miqtë tuaj  dhe i paraqet si “shaka” apo “ngacmime të ëmbla”, kini kujdes. Kjo është një formë e ulët për të goditur vetëvlerësimin tuaj, sidomos kur ndodh në prani të të tjerëve. Shakatë që ju bëjnë të ndiheni keq, nuk janë kurrë të pafajshme.

    Izolimi nga miqtë dhe familja

    Manipuluesit përpiqen t’ju shkëpusin nga rrjeti juaj i mbështetjes. Duke kritikuar miqtë dhe familjarët tuaj, duke e shtyrë idenë se “askush tjetër nuk ju kupton si ata”, ata krijojnë një varësi emocionale. Kjo formë izolimi është ndër më të rrezikshmet dhe lidhet ngushtë me rënien e shëndetit mendor dhe rritjen e konfliktit në marrëdhënie.

    Faleminderit e rreme

    Pasi largohet viktima, manipuluesi shpesh kthehet me fjalë pendese, premtime ndryshimi dhe “dashuri të përjetshme”. Por këto janë mjete për të rikthyer kontrollin, jo shenja të vërteta pendese. Psikologët bien dakord se strategjia më e sigurt është ndërprerja e plotë e kontaktit.

  • Pogradeci përfshihet nga reshje të dendura shiu, breshër dhe stuhi ere

    Pogradeci përfshihet nga reshje të dendura shiu, breshër dhe stuhi ere

    Reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër dhe stuhi ere kanë përfshirë pasditen e sotme zonën e Dardhasit dhe të gjitha fshatrat e njësisë administrative të Pogradecit, duke krijuar situata problematike në disa akse rurale.
    Për shkak të motit të keq është shkëputur përkohësisht furnizimi me energji elektrike në Dardhas, ndërsa rrugët janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. Sasia e madhe e reshjeve për një kohë të shkurtër ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që lëkundjet e erës kanë dëmtuar zona te ndryshme
    Sipas informacioneve paraprake, grupet e emergjencës civile janë në gadishmëri, të vendosura në disa pika të zonës, për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të situatës ose për të ndihmuar banorët në nevojë.
    gijotina.com/

  • Stuhia e shiut bënë namin në këtë qytet, pjesa tjetër e Shqipërisë nën temperatura ‘përveluese’

    Stuhia e shiut bënë namin në këtë qytet, pjesa tjetër e Shqipërisë nën temperatura ‘përveluese’

    Reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër dhe stuhi ere kanë përfshirë pasditen e sotme zonën e Dardhasit dhe të gjitha fshatrat e njësisë administrative të Pogradecit, duke krijuar situata problematike në disa akse rurale.
    Për shkak të motit të keq është shkëputur përkohësisht furnizimi me energji elektrike në Dardhas, ndërsa rrugët janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. Sasia e madhe e reshjeve për një kohë të shkurtër ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që lëkundjet e erës kanë dëmtuar zona te ndryshme.
    Sipas informacioneve paraprake, grupet e emergjencës civile janë në gadishmëri, të vendosura në disa pika të zonës, për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të situatës ose për të ndihmuar banorët në nevojë.
    Autoritetet lokale bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

  • Kush është BFC Daugavpils, ekipi i krijuar para 15- viteve, vendi i pestë në Letoni, kundërshtar i Vllaznisë

    Kush është BFC Daugavpils, ekipi i krijuar para 15- viteve, vendi i pestë në Letoni, kundërshtar i Vllaznisë

    Të paktën në letër, Vllaznia mund të konsiderohet me fat në shortin për Conference League. Përballë do të ketë ekipin letonez BFC Daugavpils, i renditur i pesti në kampionatin e vendit të vet.
    Sipas asaj që mësohet, BFC Daugavpils është një ekip shumë i ri, i krijuar në vitin 2011 dhe sivjet, është pjesëmarrja e parë në Kupat e Europës.
    Klubi luan ndeshjet në shtëpi në stadiumin “Celtnieks” me kapacitet rreth 3,980 vende. Në sezonin 2024 përfundoi në vendin e 5‑të në Virslīga me 11 fitore, 5 barazime e të tjerë, ky është pozicioni i tyre mesatar kohët e fundit në elitë .

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!