Tag: krijuar

  • Nis Asambleja e PS-së, Rama: Nuk mban më! Duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës

    Nis Asambleja e PS-së, Rama: Nuk mban më! Duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës

    Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Gjatë Asamblesë, kryeministri do të listojë prioritetet e mandatit të 4 dhe do të prezantojë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.  Rama e nisi me batuta fjalën e tij, lidhur me situatën e motit.
    “Shiu po bie me të madhe për të lajmëruar bereqetin e punës për Shqipërinë 2030 në BE”, tha kreu i qeverisë.
    Pika e parë në të cilën u ndal ishte drejtimi i Tiranës, bashkia e të cilës është pa kryetar që nga shkurti i këtij viti pas arrestimit të Veliajt. Rama tha se duhet adresuar emergjenca e krijuar me drejtimin e Tiranës, ndërsa shprehu edhe njëherë mbështetjen për drejtësinë.

    Rama: Jemi mbledhur në këtë takim të parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit të katërt qeverisë, i cili nis pas pak ditësh. Por do na duhet të adresojmë menjëherë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës, për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më. Duhet ta them sa më qartë atë që besoj se duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë mbi raportin tonë me të. Ne, PS nuk kemi hyrë në asnjë rast në meritën e një çështjeje të drejtësisë. Aq më tepër kur drejtësia nuk e ka thën deri në fund fjalën e saj.
    Nuk e kemi bërë këtë dhe nuk do ta bëjmë asnjëherë. Nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi të paktën, për sa kohë unë do jem në krye të kësaj familejje, asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësië, me Reformën në Drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor.
    E kemi ditur që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqësorit, do të sillte dhimbje. Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi historik, qoftë kur ato dhimbje vijnë nga rënia e atyre mes nes në mëkatin e përfitimit të paligjshëm apo nga rënia e atyre që hetojnë dhe gjykojnë të pavariur prej nesh në mëkatin e forcës disproporcioanle. Ne do durojmë edhe kur ato dhimbje vijnë nga helmi i atyre të tjerëve që na akuzojnë se ne e kemi kapur këtë drejtësi. Unë jam krenar për PS, e cila në këtë temë madhore thotë atë që bën dhe bën atë që thotë, për lirinë, pavarësinë, mbbshtetjen e madhe politke dhe financiare pa kushte dhe pa luhatje./vizionplus.tv 

  • Shiu shkakton sërish kaos! Përmbytet Vlora, Durrësi dhe Lezha

    Shiu shkakton sërish kaos! Përmbytet Vlora, Durrësi dhe Lezha

    pamje nga Lezha

    DURRËS-Kanë mjaftuar vetëm disa orë shi dhe disa nga qytetet e Shqipërisë janë mbuluar sërish nga uji. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. 
    Reshjet kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore, përfshirë dhe nënkalimin te Veliera në lagjen nr. 1 të Durrësit pranë portit. Sipas raportimeve nga qytetarët, nënkalimi është  bllokuar nga reshjet dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dy kahet e lëvizjes.
    Situata problematike raportohet edhe në Vlorë, ku në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:25, u regjistruan përmbytje në disa zona. Lagjja “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti” u mbuluan nga uji. Nën ujë mbetën gjithashtu edhe lagjet “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”, ku ujërat vijojnë të jenë të pranishme në rrugë.
    Ndërkohë në Lezhë kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe ujërat kanë dalë në sipërfaqe, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit 11 Janari të lagjes Besëlidhja./ZËRI

  • Përmbytet Durrësi, makinat mbesin të bllokuara

    Përmbytet Durrësi, makinat mbesin të bllokuara

    Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
    Shumë kryqëzime rrugësh janë nën pushtetin e ujit, ndërsa sikurse duket në pamje, edhe automjetet kanë mbetur të bllokuara.

    Reshjet kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore, përfshirë dhe nënkalimin te Veliera në lagjen nr. 1 të Durrësit pranë portit.
    Sipas raportimeve nga qytetarët, nënkalimi është bllokuar nga reshjet dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dy kahet e lëvizjes.

  • Dyshimi i mjekëve të QSUT, ja pse u shtrua në spital Dumani

    Dyshimi i mjekëve të QSUT, ja pse u shtrua në spital Dumani

    Kanë dalë dyshimet e para mbi situatën e shtrimit me urgjencë në reanimacionin e kirurgjisë në QSUT-ë të bashkëpuntorit të prokurorisë së Posaçme SPAK, Nuredin Dumani.
    Teksa kanë kryer një seri analizash laboratorike, mjekët e spitalit të urgjencës qëndrore, kanë krijuar bindje të fortë se shëndeti i Nuredin Dumanit, është përkeqësuar për shkak të një intoksikacioni ushqimor.
    Të paktën deri në mëngjesin e sotëm kjo ka qënë diagnoza bindëze që mjekët kanë dyshuar, për rastin e Nuredin Dumanit.Megjithatë në orët e mesditës së sotme, mjekët do njihen me të gjitha analizat e kërkuara në laboratorin qëndror, për të krijuar një rezyme më të plotë rreth kësaj situate të krijuar dy ditë më parë.
    Nuredin Dumani ka konsumuar karkaleca të ndenjur, të cilat kishte disa ditë që i mbante në frigoriferin e qelisë së tij.
    Ndaj kjo ka sjellë dhe përkeqësimin e shëndetin duke e çuar atë në gjëndjen e të fiktit dhe ndërprerë komunikimin me personat për rreth.
    Dumani është përmendur vetëm pasi është ushtruar me shumë urgjencë në reanimacionin e kirurgjisë së Urgjencës Qëndrore në QSUT.
    Ku pas kryerjes së analizave, mesditën e djeshme ai është larguar nga spitali, duke u çuar sërisht në qelinë e tij që ndodhet në paraburgimin Nr.313 në Tiranë.
    Pritet që shumë shpejt, Nuredin Dumani dhe persona e tjerë të dalin para gjykatës së Posaçme, ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundër disa të pandehurve të akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal.
    /Ora News/

  • Dyshimi i mjekëve të QSUT/ Intoksikacion ushqimor nga karkalecat që Dumani mbante në frigorifer…?

    Dyshimi i mjekëve të QSUT/ Intoksikacion ushqimor nga karkalecat që Dumani mbante në frigorifer…?

    Kanë dalë dyshimet e para mbi situatën e shtrimit me urgjencë në reanimacionin e kirurgjisë në QSUT-ë të bashkëpuntorit të prokurorisë së Posaçme SPAK, Nuredin Dumani.

    Teksa kanë kryer një seri analizash laboratorike, mjekët e spitalit të urgjencës qëndrore, kanë krijuar bindje të fortë se shëndeti i Nuredin Dumanit, është përkeqësuar për shkak të një intoksikacioni ushqimor.

    Të paktën deri në mëngjesin e sotëm kjo ka qënë diagnoza bindëze që mjekët kanë dyshuar, për rastin e Nuredin Dumanit.
    Megjithatë në orët e mesditës së sotme, mjekët do njihen me të gjitha analizat e kërkuara në laboratorin qëndror, për të krijuar një rezyme më të plotë rreth kësaj situate të krijuar dy ditë më parë.

    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se Nuredin Dumani ka konsumuar karkaleca të ndenjur, të cilat kishte disa ditë që i mbante në frigoriferin e qelisë së tij.

    Ndaj kjo ka sjellë dhe përkeqësimin e shëndetin duke e çuar atë në gjëndjen e të fiktit dhe ndërprerë komunikimin me personat për rreth.

    Dumani është përmendur vetëm pasi është ushtruar me shumë urgjencë në reanimacionin e kirurgjisë së Urgjencës Qëndrore në QSUT.

    Ku pas kryerjes së analizave, mesditën e djeshme ai është larguar nga spitali, duke u çuar sërisht në qelinë e tij që ndodhet në paraburgimin Nr.313 në Tiranë.

    Pritet që shumë shpejt, Nuredin Dumani dhe persona e tjerë të dalin para gjykatës së Posaçme, ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundër disa të pandehurve të akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal./Elton Qyno, ora news/

     

  • Rradhë të gjata pritje/ Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan

    Rradhë të gjata pritje/ Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan

    Lëvizjet drejt zonave të juglindjes kanë sjellë fluks të shtuar në aksin Tiranë-Elbasan, duke krijuar trafik të rënduar.
    Trafiku ka krijuar radhë të gjatë dhe automjetet janë të bllokuara deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit. Mjete të shumta janë në pritje, çka ka krijuar radhë të gjata.
    Rradhët e gjata kanë arritur deri në Manastirin e Shën Vladimirit, disa kilometra nga rrethrrotullimi.

  • Vendi u godit për disa orë nga stuhia, zbulohet bilanci i dëmeve: Anulime fluturimesh, makina e shtylla të dëmtuara…

    Vendi u godit për disa orë nga stuhia, zbulohet bilanci i dëmeve: Anulime fluturimesh, makina e shtylla të dëmtuara…

    Stuhia e fortë dhe reshjet e dendura pushtuan Shqipërinë mesditën e së premtes, duke krijuar probleme në disa qytete.
    Anulim fluturimesh, bllokim i lundrimit në det në të gjitha portet, pemë të thyera e rrugë të përmbytura, ky është bilanci paraprak i shkaktuar nga stuhia.
    Në kryeqytet, era e fortë rrëzoi disa pemë në rrugë të ndryshme, duke krijuar kaos në trafik.
    U dëmtuan disa automjete të parkuara në rrugë.
    Në Farkë u rrëzua edhe një shtyllë elektrike, çka solli bllokimin e rrugës.
    U shënuan gjithashtu dhjetëra raste plagosjesh dhe lëndimi të mbi 20 qytetarëve, nga xhamat e thyer apo objekte të rëna nga ballkonet. 4 prej tyre po marrin mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
    Në Durrës, erërat e forta shkaktuan shkëputjen nga litarët lidhës me kalatën të tragetit të linjës Durrës–Bari, duke e spostuar atë.Ndërhyrja në kohë shmangu përplasjen me kalatën dhe pas këtij momenti, trageti ka vijuar normalisht lundrimin drejt Barit.U pezullua gjithashtu lundrimi i anijeve të vogla dhe i mjeteve të peshkimit, deri në përmirësimin e situatës.Ndërsa në qytet, reshjet sollën sërish përmbytje.
    Me përmbytje u përball edhe Vlora.Në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë, bllokimi i tubacioneve ka shkaktuar përmbytje në disa banesa të zonës, duke dëmtuar rëndë orenditë shtëpiake. Uji ka shpërthyer nga rrugët dhe ka depërtuar brenda shtëpive, duke krijuar një situatë të vështirë për banorët.
    Zona historike, lagjja Pavarësia, dhe ajo e emërtuar “Albano dhe Romina”, u pushtuan nga uji, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në të gjithë qytetin bregdetar, i cili duket i mësuar tashmë me situata të tilla.
    Nuk i shpëtoi përmbytjeve as Lezha.
    Në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja, niveli i ujit kaloi 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
    Në disa zona, stuhia solli edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, mes tyre edhe zona turistike e Shëngjinit.
    Moti i keq shkaktoi gjithashtu trafik të rënduar në aksin Lezhë–Shkodër, pasi shumë pushues u larguan nga Shëngjini dhe Velipoja.
    Stuhia e fortë që përfshiu edhe Maqedoninë e Veriut detyroi një traget turistësh, që po udhëtonin në liqen nga Shën Naumi drejt Ohrit, të hynte në ujërat territoriale të Shqipërisë.
    Edhe Lushnja nuk i shpëtoi pasojave të stuhisë.Rrugët u përmbytën në qendër të qytetit dhe në zonën e gjimnazit “18 Tetori”.Edhe pse në këto qytete u shënuan problemet më të mëdha, stuhia shkaktoi dëme pothuajse në të gjithë vendin.
    Pemët e rrëzuara, të cilat ishin të djegura nga zjarret e viteve të kaluara, ranë mbi rrugën Fier–Cakran, në vendin e quajtur “Qafa e Shkozës”, duke bllokuar për disa minuta qarkullimin dhe duke e vështirësuar kalimin e automjeteve.
    Stuhia dhe reshjet e dendura përfshinë Shqipërinë për disa orë, teksa situata u përmirësua pasditen e kësaj të shtune.

  • Berisha ngrit alarmin për platformën TXEX: Shumë qytetarë janë mashtruar, mund të përdoren për shantazh elektoral

    Berisha ngrit alarmin për platformën TXEX: Shumë qytetarë janë mashtruar, mund të përdoren për shantazh elektoral

    Kreu i PD Sali Berisha ka ngritur alarmin për një nga skemat më të sofistikuara të mashtrimit financiar që ka goditur qytetarët shqiptarë, platforma TXEX / League of Whale Fall, e cila sipas tij ka mashtruar mijëra qytetarë me premtime për fitime të mëdha në tregun e kriptovalutave.
    Berisha i referohet një raporti të detajuar për metodat e përdorura nga kjo platformë, e cila simulonte një aplikacion profesional dhe përdorte figura të rreme, përfshirë një CEO imagjinar, Kevin Smith, për të krijuar besueshmëri të rremë dhe për të tërhequr investitorë. Ai kërkon hetim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese, duke paralajmëruar se kjo skemë mund të jetë mbështetur edhe nga struktura brenda shtetit dhe përbën rrezik për sigurinë publike dhe zgjedhore.
    Postimi i plotë në FB:Raport mbi Metodat e Përdorura ngaTXEX për BesueshmëriKy raport përmbledh metodat kryesore që përdorte skema TXEX / League of Whale Fall për ta bërë mashtrimin e saj të duket sa më i besueshëm ndaj viktimave.Platformë e sofistikuar onlineTXEX ofronte një faqe dhe aplikacion profesional me grafikë dhe statistika të manipuluara,duke krijuar iluzionin e një tregu real kripto.Premtime fitimesh të mëdha dhe të shpejtaInvestitorëve u premtohej përfitim i madh në kohë shumë të shkurtër, shpesh me garanci tërreme ‘pa rrezik’.Përdorimi i figurave të rremeParaqitej një ‘CEO’ imagjinar, Kevin Smith, me profil të falsifikuar për të shtuar legjitimitet.Pagesa fillestare reale për disa investitorëDisa investitorë merrnin vërtet fitime fillestare për të krijuar besim dhe për të tërhequr mëshumë pjesëmarrës.Reklamim në rrjete sociale dhe grupe privateSkema promovohej përmes Telegram, WhatsApp dhe TikTok me histori të rreme suksesi.Referenca ndaj kompanive të njohuraShpesh përmendej emri i Binance dhe bursave të tjera për të krijuar besueshmëri.Presion dhe urgjencëInvestitorët nxitoheshin të vepronin me fraza si ‘ofertë e kufizuar’ ose ‘duhet të investoshtani’.Përdorimi i të dhënave personaleMblidheshin karta identiteti dhe të dhëna personale, duke krijuar përshtypjen e një procesitë rregullt e të ligjshëm.Lexoni mesazhet e qytetarit dixhital.[📩] Përshëndetje Doktor. Tashmë loja e cripto skemës që ju pata paralajmëruar është në fazat finale të saj . Numri i shqiptarëve të vjedhur nga kjo skemë e shpikur nga Charles Ponzi ka arritur në një implikimin marramendës të mijëra personave. Duhet dje pak ditë të kuptohet rezultati i skemës por do t’ju lajmëroj.Flitet se dikush nga lart në Tiranë është pjesë. Mijëra karta identiteti dhe fotografi qytetarësh janë në dorën e këtyre të cilët për ligj kanë depozituar para të pa deklaruara në investim. Këto identitete në të ardhmen mund të përdoren për shantazh elektoral ose tjetër.Ka shumë mundësi që ndonjë tip i rangut të lartë në Shqipëri të jetë në dijeniDhe ky Kevin imagjinar ka përdorur të njëjtën skemë edhe në vëndet tjeraGjithsesi policia kibernetike dhe mediat duhej të kishin qenë aktive që herët pasi ne si popull jemi shumë hakmarrës dhe ia lëmë fajin të tjerëveUrojmë të mos ketë vrasje ose vetëvrasje.Me shifra të mëdhaGjithsesi kartat e identitetit dhe fytyra e tyre ka ngelur në sistem. Paratë janë dhënë cash në KosovëAjo nuk gjendet në Play Store android as në Apple Store. Instalohet nga jashtë . Duhet telegram Binance dhe WhatsApp.Kam menduar me kohë një gjë shumë të dyshimtë : TikTok u “mbyll ” me VPN një muaj para zgjedhjeve. Që do ta dëmtonte një hajdut votash këtë se besoj por ; zakonisht policia kibernetike duhet të ruajë rrjetin dhe qytetarët shqiptarë. Kur përdoret një VPN justifikimini është i besueshëm pasi serveri kushedi se ku ndodhet dhe është shumë herë më e vështirë për ti kapur ato. Më duken 2 gjëra që ndihmojnë njëra tjetrën. Qofsha i gabuar.Kevin Smith është i ashtuquajturi CEO i TXEXAi që drejton skemën dhe kalon pagesat në Binance-Pershendetje Doktor Berisha . Ka edhe punonjes policie ne lezhe dhe ka dhe biznesmena qe kan ftuar njerez te behen pjes e Txex . Ata na kan ardhur dhe na kan pyetur per tu ber pjes e lojes . Akoma skam fakte tu ju faktoj por i di me emra . Se kan ardhur ne Balldre dhe Rraboshte duke kerkuar te behemi pjese e lojes . Te investojme 800 euro ata marrin 2 % gjasme ne marrim 4 sinjale ne dit . Ne Balldre dhe Rraboshte 2 zonat e lezhes ne telefonat e qytetsrve dhe te policve i ke ne grupet te Txex . Jan 2 grupe ne telegram te ndara me zona . Ku kryesisht linku esht privat pas investimit te aprovohet per te hyre .Duke pytur qytetaret qe kan qen pjes e lojes ku kan fut njerez tani na thojn jo ska jo jan mbyll. I kam me foto ata persona. Ne se mundem ti sjelle.

  • ‘TXEX’ mashtron mijëra shqiptarë me premtime fitimesh në kripto, Berisha: Skemë kriminale, duhet hetim urgjent

    ‘TXEX’ mashtron mijëra shqiptarë me premtime fitimesh në kripto, Berisha: Skemë kriminale, duhet hetim urgjent

    Kreu i PD Sali Berisha ka ngritur alarmin për një nga skemat më të sofistikuara të mashtrimit financiar që ka goditur qytetarët shqiptarë, platforma TXEX / League of Whale Fall, e cila sipas tij ka mashtruar mijëra qytetarë me premtime për fitime të mëdha në tregun e kriptovalutave.

    Berisha i referohet një raporti të detajuar për metodat e përdorura nga kjo platformë, e cila simulonte një aplikacion profesional dhe përdorte figura të rreme, përfshirë një CEO imagjinar, Kevin Smith, për të krijuar besueshmëri të rremë dhe për të tërhequr investitorë. Ai kërkon hetim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese, duke paralajmëruar se kjo skemë mund të jetë mbështetur edhe nga struktura brenda shtetit dhe përbën rrezik për sigurinë publike dhe zgjedhore.

    Postimi i plotë në FB:
    Raport mbi Metodat e Përdorura nga
    TXEX për Besueshmëri
    Ky raport përmbledh metodat kryesore që përdorte skema TXEX / League of Whale Fall për ta bërë mashtrimin e saj të duket sa më i besueshëm ndaj viktimave.
    Platformë e sofistikuar online
    TXEX ofronte një faqe dhe aplikacion profesional me grafikë dhe statistika të manipuluara,
    duke krijuar iluzionin e një tregu real kripto.
    Premtime fitimesh të mëdha dhe të shpejta
    Investitorëve u premtohej përfitim i madh në kohë shumë të shkurtër, shpesh me garanci të
    rreme ‘pa rrezik’.
    Përdorimi i figurave të rreme
    Paraqitej një ‘CEO’ imagjinar, Kevin Smith, me profil të falsifikuar për të shtuar legjitimitet.
    Pagesa fillestare reale për disa investitorë
    Disa investitorë merrnin vërtet fitime fillestare për të krijuar besim dhe për të tërhequr më
    shumë pjesëmarrës.
    Reklamim në rrjete sociale dhe grupe private
    Skema promovohej përmes Telegram, WhatsApp dhe TikTok me histori të rreme suksesi.
    Referenca ndaj kompanive të njohura
    Shpesh përmendej emri i Binance dhe bursave të tjera për të krijuar besueshmëri.
    Presion dhe urgjencë
    Investitorët nxitoheshin të vepronin me fraza si ‘ofertë e kufizuar’ ose ‘duhet të investosh
    tani’.
    Përdorimi i të dhënave personale
    Mblidheshin karta identiteti dhe të dhëna personale, duke krijuar përshtypjen e një procesi
    të rregullt e të ligjshëm.
    Lexoni mesazhet e qytetarit dixhital.
    [📩] Përshëndetje Doktor. Tashmë loja e cripto skemës që ju pata paralajmëruar është në fazat finale të saj . Numri i shqiptarëve të vjedhur nga kjo skemë e shpikur nga Charles Ponzi ka arritur në një implikimin marramendës të mijëra personave. Duhet dje pak ditë të kuptohet rezultati i skemës por do t’ju lajmëroj.
    Flitet se dikush nga lart në Tiranë është pjesë. Mijëra karta identiteti dhe fotografi qytetarësh janë në dorën e këtyre të cilët për ligj kanë depozituar para të pa deklaruara në investim. Këto identitete në të ardhmen mund të përdoren për shantazh elektoral ose tjetër.
    Ka shumë mundësi që ndonjë tip i rangut të lartë në Shqipëri të jetë në dijeni
    Dhe ky Kevin imagjinar ka përdorur të njëjtën skemë edhe në vëndet tjera
    Gjithsesi policia kibernetike dhe mediat duhej të kishin qenë aktive që herët pasi ne si popull jemi shumë hakmarrës dhe ia lëmë fajin të tjerëve
    Urojmë të mos ketë vrasje ose vetëvrasje.
    Me shifra të mëdha
    Gjithsesi kartat e identitetit dhe fytyra e tyre ka ngelur në sistem. Paratë janë dhënë cash në Kosovë
    Ajo nuk gjendet në Play Store android as në Apple Store. Instalohet nga jashtë . Duhet telegram Binance dhe WhatsApp.
    Kam menduar me kohë një gjë shumë të dyshimtë : TikTok u “mbyll ” me VPN një muaj para zgjedhjeve. Që do ta dëmtonte një hajdut votash këtë se besoj por ; zakonisht policia kibernetike duhet të ruajë rrjetin dhe qytetarët shqiptarë. Kur përdoret një VPN justifikimini është i besueshëm pasi serveri kushedi se ku ndodhet dhe është shumë herë më e vështirë për ti kapur ato. Më duken 2 gjëra që ndihmojnë njëra tjetrën. Qofsha i gabuar.
    Kevin Smith është i ashtuquajturi CEO i TXEX
    Ai që drejton skemën dhe kalon pagesat në Binance
    -Pershendetje Doktor Berisha . Ka edhe punonjes policie ne lezhe dhe ka dhe biznesmena qe kan ftuar njerez te behen pjes e Txex . Ata na kan ardhur dhe na kan pyetur per tu ber pjes e lojes . Akoma skam fakte tu ju faktoj por i di me emra . Se kan ardhur ne Balldre dhe Rraboshte duke kerkuar te behemi pjese e lojes . Te investojme 800 euro ata marrin 2 % gjasme ne marrim 4 sinjale ne dit . Ne Balldre dhe Rraboshte 2 zonat e lezhes ne telefonat e qytetsrve dhe te policve i ke ne grupet te Txex . Jan 2 grupe ne telegram te ndara me zona . Ku kryesisht linku esht privat pas investimit te aprovohet per te hyre .
    Duke pytur qytetaret qe kan qen pjes e lojes ku kan fut njerez tani na thojn jo ska jo jan mbyll. I kam me foto ata persona. Ne se mundem ti sjelle.

  • Berisha publikon denoncimin e qytetarit për firmën piramidale online TXEX

    Berisha publikon denoncimin e qytetarit për firmën piramidale online TXEX

    TXEX është një plaformë investimesh online, kryesisht në kriptovaluta, që ka karakteristikat e një skeme të qartë piramidale. Sali Berisha ka ndarë denoncimin e një qytetari për këtë situatë.
    Postimi i plotë nga kreu i PD, Sali Berisha

    Raport mbi Metodat e Përdorura nga TXEX për Besueshmëri. Ky raport përmbledh metodat kryesore që përdorte skema TXEX / League of Whale Fall për ta bërë mashtrimin e saj të duket sa më i besueshëm ndaj viktimave.
    Platformë e sofistikuar online
    TXEX ofronte një faqe dhe aplikacion profesional me grafikë dhe statistika të manipuluara, duke krijuar iluzionin e një tregu real kripto.
    Premtime fitimesh të mëdha dhe të shpejta
    Investitorëve u premtohej përfitim i madh në kohë shumë të shkurtër, shpesh me garanci të rreme ‘pa rrezik’.
    Përdorimi i figurave të rreme
    Paraqitej një ‘CEO’ imagjinar, Kevin Smith, me profil të falsifikuar për të shtuar legjitimitet.
    Pagesa fillestare reale për disa investitorë
    Disa investitorë merrnin vërtet fitime fillestare për të krijuar besim dhe për të tërhequr mëshumë pjesëmarrës.
    Reklamim në rrjete sociale dhe grupe private
    Skema promovohej përmes Telegram, WhatsApp dhe TikTok me histori të rreme suksesi.
    Referenca ndaj kompanive të njohura
    Shpesh përmendej emri i Binance dhe bursave të tjera për të krijuar besueshmëri.
    Presion dhe urgjencë
    Investitorët nxitoheshin të vepronin me fraza si ‘ofertë e kufizuar’ ose ‘duhet të investosh tani’.
    Përdorimi i të dhënave personale
    Mblidheshin karta identiteti dhe të dhëna personale, duke krijuar përshtypjen e një procesi të rregullt e të ligjshëm.
    Lexoni mesazhet e qytetarit dixhital.
    Përshëndetje Doktor. Tashmë loja e cripto skemës që ju pata paralajmëruar është në fazat finale të saj. Numri i shqiptarëve të vjedhur nga kjo skemë e shpikur nga Charles Ponzi ka arritur në një implikimin marramendës të mijëra personave. Duhet dje pak ditë të kuptohet rezultati i skemës por do t’ju lajmëroj. Flitet se dikush nga lart në Tiranë është pjesë. Mijëra karta identiteti dhe fotografi qytetarësh janë në dorën e këtyre të cilët për ligj kanë depozituar para të pa deklaruara në investim. Këto identitete në të ardhmen mund të përdoren për shantazh elektoral ose tjetër. Ka shumë mundësi që ndonjë tip i rangut të lartë në Shqipëri të jetë në dijeni. Dhe ky Kevin imagjinar ka përdorur të njëjtën skemë edhe në vendet tjera.
    Gjithsesi policia kibernetike dhe mediat duhej të kishin qenë aktive që herët pasi ne si popull jemi shumë hakmarrës dhe ia lëmë fajin të tjerëve. Urojmë të mos ketë vrasje ose vetëvrasje. Me shifra të mëdha. Gjithsesi kartat e identitetit dhe fytyra e tyre ka ngelur në sistem. Paratë janë dhënë cash në Kosovë. Ajo nuk gjendet në Play Store android as në Apple Store. Instalohet nga jashtë . Duhet telegram Binance dhe WhatsApp.
    Kam menduar me kohë një gjë shumë të dyshimtë : TikTok u “mbyll ” me VPN një muaj para zgjedhjeve. Që do ta dëmtonte një hajdut votash këtë se besoj por ; zakonisht policia kibernetike duhet të ruajë rrjetin dhe qytetarët shqiptarë. Kur përdoret një VPN justifikimini është i besueshëm pasi serveri kushedi se ku ndodhet dhe është shumë herë më e vështirë për ti kapur ato. Më duken 2 gjëra që ndihmojnë njëra tjetrën. Qofsha i gabuar.
    Kevin Smith është i ashtuquajturi CEO i TXEX. Ai që drejton skemën dhe kalon pagesat në Binance
    -Pershendetje Doktor Berisha . Ka edhe punonjes policie ne lezhe dhe ka dhe biznesmena qe kan ftuar njerez te behen pjes e Txex . Ata na kan ardhur dhe na kan pyetur per tu ber pjes e lojes . Akoma skam fakte tu ju faktoj por i di me emra . Se kan ardhur ne Balldre dhe Rraboshte duke kerkuar te behemi pjese e lojes . Te investojme 800 euro ata marrin 2 % gjasme ne marrim 4 sinjale ne dit . Ne Balldre dhe Rraboshte 2 zonat e lezhes ne telefonat e qytetsrve dhe te policve i ke ne grupet te Txex . Jan 2 grupe ne telegram te ndara me zona . Ku kryesisht linku esht privat pas investimit te aprovohet per te hyre. Duke pytur qytetaret qe kan qen pjes e lojes ku kan fut njerez tani na thojn jo ska jo jan mbyll. I kam me foto ata persona. Ne se mundem ti sjelle.