Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e presidentit për zgjedhje në Tiranë më datë 9 nëntor. Sipas analistit Frrok Çupi, ky vendim është antikushtetues dhe se aktet ekstrakushtetuese thuhen si Kushtetuese.
“Është një çështje specifike e drejtësisë, e mprehtë dhe zgjedhjet do të zhvillohen në një farë mënyre. Ajo përleshje mes Gjykates Kushtetuese dhe Presidencës do të rëndojë tërë kohën.
Gjykata Kushtetuese ka krijuar një monstër penguese, pengon zgjedhjet përgjithmonë sepse e pengon presidentin të bëj dekret. Ka marrë rolin e Kushtetutës.
Tani janë ballë për ballë Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese, cili do tërhiqet. Presidenti e ka të pamundur të tërhiqet, e ka taksative. E ka të ndaluar tërësisht të tërheq deklaratën e tij. E gjithë kjo ndodh me akte ekstakushtetuese që thuhet se janë kushtetuese. Asnjë prej tyre ska lidhje me Kushtetutën.
Tag: krijuar
-

“Antikushtetuese”, Çupi shpërthen pas vendimit për Tiranën: Gjykata Kushtetuese ka krijuar një monstër që pengon..
-

Sfidohen partitë politike nga një ‘kandidate e re’ për Tiranën, krijuar nga Inteligjenca Artificiale
Një grup ekspertësh të teknologjisë së informacionit kanë sfiduar partitë politike të përfshirë nga ethet e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës duke afruar në garë një kandidat digjital. Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj njoftuan në të martën se kanë shpallur kandidaturën e parë me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet vendore, të quajtur TirANA (Tirana Algorithmic Neural Assistant).
Nisma i referohet precedentit të krijuar nga Kryeministri Edi Rama kur emëroi si anëtare të kabinetit të tij ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, një algoritëm që deri dje u jepte shërbime online qytetarëve në portalin e-albania.
“Pas këtij projekti qëndron një ekip i gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme , teknologji, urbanistikë, mjedis, transport, ekonomi, drejtësi dhe shërbime publike, të cilët besojnë se qyteti i Tiranës ka nevojë për një qasje të re, të bazuar mbi transparencë, efikasitet dhe llogaridhënie”- shkruajnë ekspertët e AI-së në postimin e tyre në facebook.
Por nisma nuk duket se është vetëm një tentativë për të ironizuar apo bërë paralelizëm me ministren virtuale të Ramës.
“Qëllimi ynë nuk është vetëm të bëjmë një paralelizëm me Diellën, edhe pse krahasimi lind vetvetiu. Ne po testojmë kufijtë ligjorë për të parë nëse ekziston mundësia që një entitet i tillë të regjistrohet në KQZ”- i tha BIRN-it, Semanaj, njëri prej autorëve të algoritmit.
Ai shtoi se ishin në kontakt me juristë për të identifikuar hapësira ligjore edhe pse ishin tw ndërgjegjshëm se kjo do të ishte shumë e vështirë ose e pamundur.
“Megjithatë, synimi ynë është të krijojmë një precedent, që më vonë të shtyjë drejt ndryshimeve ligjore”- shtoi ai.
E pyetur nga BIRN mbi kandidaten e krijuar me IA, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha BIRN se çështje që lidhet me regjistrimin e subjekteve zgjedhore apo kandidatëve shqyrtohet vetëm në momentin kur paraqitet zyrtarisht një kërkesë ose aplikim, në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ndërsa shtoi se nuk mund të shprehet për situata hipotetike apo të parashikuara në media.
“Megjithatë, ligjërisht, e drejta për tu regjistruar si kandidat në zgjedhje u takon vetëm shtetasve shqiptarë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor,” tha Komisioni.
“Nëse një rast i tillë paraqitet zyrtarisht për shqyrtim, KQZ do ta trajtojë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kompetencat që i njeh ligji,” shtoi ai.
Duke krahasuar krijesën e tyre virtuale me atë të qeverisë, Semanaj, thotë më tej se ndryshe nga Diella kandidatja digjitale për Tiranës i nënshtrohet standardeve transparente për publikun, ku “çdo qytetar të ketë mundësinë ta shohë kodin, të monitorojë burimin e të dhënave dhe të verifikojë funksionimin”.
“Ky është shembulli që japim se si do të duhej të ishte Diella, ndryshe nga ajo që ekziston sot, ku kodi nuk dihet, burimet nuk janë transparente dhe procesi është i mbyllur”- thekson ai.
Rama krijoi zhurmë kur në prezantimin e ekipit të ri qeveritar deklaroi se I besonte një portofol ministri shteti një algoritmi të quajtur Diella, e cila sipas tij do të ishte përgjegjëse për prokurimet publike, një sektor që shihet si gangrenë korrupsioni në qeverisje.
Ky vendim u kritikua si një vendim që nuk kishte bazë ligjore, por Presidenti i Republikës e përfshiu ministren artificiale në dekretin e tij për emërimin e Ramës si kryeministër, ku I përcakton atij edhe “përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale”./ BIRN -

Mashtronte banorët e Sarandës, burg për 49-vjeçarin: Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK
pamjet nga gjykata
SARANDË-Gjykata e Sarandës ka lënë në burg Alban Muçon, pasi dyshohet se ka mashtruar disa të rinjë duke ju premtuar vende pune në institucionet publike. Muço u ishte prezantuar atyre si prokuror i SPAK. 49-vjeçari madje kishte punësuar disa individë në shërbim të tij, duke u premtuar se do të paguheshin 2800 euron nga institucioni i Prokurorisë, duke iu shkaktuar atyre dëm të konsiderueshëm ekonomik. Para trupës gjykuese ai pretendoi se kishte krijuar bindjen se vepronte si prokuror i SPAK-ut dhe se është i pafajshëm.
“Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut. Jam i pafajshëm, nuk kam dëmtuar asnjë qytetar,” deklaroi Muço në sallën e gjyqi.Edhe avokati i tij Armand Çaushi ka kërkuar që ti caktohet një masë më e lehtë sigurie. Kjo pasi sipas tij, Muço nuk ka sjellë asnjë pasojë të rëndë mbi të rinjtë apo cënim pasurie ndaj tyre. Sipas avokatit, ai po jetonte në një fazë deluzionale, ku mendonte se ishte prokuror. Kërkesa e avokatit nuk është është panuar nga gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Alban Muço./ZËRI
-

‘Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut’, Gjykata e Sarandës lë në burg 49-vjeçarin
Alban Muço, i arrestuar për mashtrime të rënda në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Sarandën, u paraqit sot para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Në një deklaratë të pazakontë, ai pretendoi se kishte krijuar bindjen se vepronte si prokuror i SPAK-ut.
“Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut. Jam i pafajshëm, nuk kam dëmtuar asnjë qytetar,” deklaroi Muço në sallën e gjyqit.
Mashtrimet në Sarandë: Emëronte të rinjtë si hetues dhe truproja me paga prej 2800 euro
Hetimet kanë zbuluar se Alban Muço ka mashtruar disa të rinj në Sarandë, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë. Ai u ishte prezantuar si funksionar i lartë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke i “emëruar” si hetues të BKH-së, shoferë dhe truproja personale.
Sipas dëshmive të mbledhura, ai u kishte premtuar një pagë mujore prej 2800 eurosh, plus dieta dhe shpenzime të tjera, të cilat – sipas tij – do të paguheshin nga Prokuroria e Përgjithshme.
Avokati kërkon “arrest shtëpie”: Klienti vuan nga perceptim i deformuar i realitetit
Në seancë, avokati i tij, Armand Çaushi, kërkoi caktimin e masës më të lehtë, duke argumentuar se Muça nuk ka rrezik për t’u larguar dhe se nuk ka qëllim kriminal.
“Klienti im ka pretenduar se po jetonte në një fazë deluzionale, që mendonte se ishte prokuror, por që pretendon se nuk ka sjellë asnjë pasojë të rëndë apo pakësim të pasurisë së personave të tjerë” deklaroi Çaushi.
Gjykata refuzon – vendos “arrest me burg”
Pavarësisht kërkesës së avokatit, Gjykata vlerësoi të ligjshëm aarestimin e Alban Muço dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke vlerësuar rrezikun e lartë shoqëror dhe mundësinë e ndikimit në hetimet në vijim. -

Alban Muço: “Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut, nuk kam dëmtuar asnjë” – VIDEO
“Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut” – Alban Muço del para gjykatës dhe deklaron pafajësinë
Alban Muço, i arrestuar për mashtrime të rënda në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Sarandën, u paraqit sot para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Në një deklaratë të pazakontë, ai pretendoi se kishte krijuar bindjen se vepronte si prokuror i SPAK-ut.
“Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut. Jam i pafajshëm, nuk kam dëmtuar asnjë qytetar,” deklaroi Alban Muço në sallën e gjyqit.
Mashtrimet në Sarandë: Emëronte të rinjtë si hetues dhe truproja me paga prej 2800 euro
Hetimet kanë zbuluar se Alban Muço ka mashtruar disa të rinj në Sarandë, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë. Ai u ishte prezantuar si funksionar i lartë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke i “emëruar” si hetues të BKH-së, shoferë dhe truproja personale.
Sipas dëshmive të mbledhura, ai u kishte premtuar një pagë mujore prej 2800 eurosh, plus dieta dhe shpenzime të tjera, të cilat – sipas tij – do të paguheshin nga Prokuroria e Përgjithshme.
Avokati kërkon “arrest shtëpie”: Klienti vuan nga perceptim i deformuar i realitetit
Në seancë, avokati i tij, Armand Çaushi, kërkoi caktimin e masës më të lehtë, duke argumentuar se Muço nuk ka rrezik për t’u larguar dhe se nuk ka qëllim kriminal.
“Klienti im ka jetuar nën një bindje të deformuar se po bashkëpunonte me drejtësinë. Nuk ka pasur synim të përfitojë financiarisht apo të dëmtojë persona. Kërkoj masë më të butë, arrest në shtëpi,” deklaroi Çaushi.
Gjykata refuzon – vendos “arrest me burg”
Pavarësisht kërkesës së avokatit, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke vlerësuar rrezikun e lartë shoqëror dhe mundësinë e ndikimit në hetimet në vijim.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, veçanërisht për faktin se Muça ka arritur të fitojë besimin e të rinjve, duke premtuar karriera të rreme në organet e drejtësisë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

‘Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut! Nuk kam dëmtuar asnjë..’, Gjykata e Sarandës lë në burg 49-vjeçarin
Alban Muço, i arrestuar për mashtrime të rënda në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Sarandën, u paraqit sot para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Në një deklaratë të pazakontë, ai pretendoi se kishte krijuar bindjen se vepronte si prokuror i SPAK-ut.
“Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut. Jam i pafajshëm, nuk kam dëmtuar asnjë qytetar,” deklaroi Muço në sallën e gjyqit.
Mashtrimet në Sarandë: Emëronte të rinjtë si hetues dhe truproja me paga prej 2800 euro
Hetimet kanë zbuluar se Alban Muço ka mashtruar disa të rinj në Sarandë, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë. Ai u ishte prezantuar si funksionar i lartë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke i “emëruar” si hetues të BKH-së, shoferë dhe truproja personale.
Sipas dëshmive të mbledhura, ai u kishte premtuar një pagë mujore prej 2800 eurosh, plus dieta dhe shpenzime të tjera, të cilat – sipas tij – do të paguheshin nga Prokuroria e Përgjithshme.
Avokati kërkon “arrest shtëpie”: Klienti vuan nga perceptim i deformuar i realitetit
Në seancë, avokati i tij, Armand Çaushi, kërkoi caktimin e masës më të lehtë, duke argumentuar se Muça nuk ka rrezik për t’u larguar dhe se nuk ka qëllim kriminal.
“Klienti im ka pretenduar se po jetonte në një fazë deluzionale, që mendonte se ishte prokuror, por që pretendon se nuk ka sjellë asnjë pasojë të rëndë apo pakësim të pasurisë së personave të tjerë” deklaroi Çaushi.
Gjykata refuzon – vendos “arrest me burg”
Pavarësisht kërkesës së avokatit, Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Alban Muço dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke vlerësuar rrezikun e lartë shoqëror dhe mundësinë e ndikimit në hetimet në vijim.
-

“Gjykatat, mal me dosje”/ Sula: Proceset gjyqësore të stërzgjatura. Mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë ka krijuar presion
Ish-deputeti Dashnor Sula u shpreh se mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë ka krijuar presion.
Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Sula theksoi se është shumë e rëndësishme që të funksionojë shteti ligjor dhe se qytetari duhet të ketë besim tek shteti ligjor.
“Mungon infrastruktura. Vetëm një gjyq një ndarje bashkëshortësh do të paktën minimumi 2 vite. Gjykata e Lartë s’ka nisur akoma 2017. Gjykata e Apelit ka 44 mijë dosje…Do të duhet të kishte edhe një rritje të rekrutimit që të zëvendësoheshin vendet bosh”, tha Sula, duke shtuar: “Mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë ka krijuar presion. Duhet të funksionojë shteti ligjor. Reforma në drejtësi u kap nga politika. Ndërsa tani politika do ta transferojë të gjithë problemit tek gjyqtarët”, tha ndër të tjera Sula. -

Gjekmarkaj ironi me Xhafajn: Kryetar që kontrollon kryetarin! Po i ikni të vërtetës duke krijuar realitet fals
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kryetarin e komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafajn duke e cilësuar si një ‘kryetar’ i zgjedhur për të kontrolluar kryetarin e Kuvendit.
Komisioni i përhershëm, i cili drejtohet nga Xhafaj po shihet si një komision që po merr rol mbikëqyrës për veprimet e komisioneve apo organeve të brendshme në raport me zbatimin e ligjeve dhe rekomandimeve. Gjekmarkaj gjithashtu ka kërkuar që në Kuvend të flitet për raportin e DASH.
“Pavarësisht se vini nga zgjedhjet farse, Kuvendi e ka zgjedh një kryetar dhe nuk është e nevojshme te zgjedhim një kryetar tjetër për të kontrolluar kryetarin. Nuk doja te flisja por Balla si letrat ka krijuar një të vërtetë të tij, duke folur për arritje. Ne fakt dje doli një raport i DASh. Kuvendi duhet te krijoje hapësirë te flitet për ato çështje themelore qe janë ngrit me atë raport. Krim, korrupsion, një realitet i nxire. Por ju po i ikni te vërtetës duke krijuar realitet fals. I iket edhe përgjegjësisë për të fol për qeverinë tuaj pasi ju i trembeni transparencës”, tha Gjekmarkaj. -

Zbardhen autorët e përmbytjes në Bunec, KLSH zbulon skandalin e firmës koncensionare “ENERGO-SAS”
Më 16 janar 2025 dhjetëra familje dhe biznese në fshatin Bunec të Lukovës u përmbytën si pasojë e çarjes së digës të hidrocentralit të Bunecit. Uji mori para çdo gjë, por u desh ndërhyrja e policisë për largimin e banorëve që të mos regjistroheshin viktima. Kjo ngjarje ka autorë dhe përgjegjësia bie mbi shoqërinë koncensionare. Ka qenë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka evidentuar shkelje të rënda në respektimin e kontratës dhe cilësinë e punimeve. Koncensionari është shoqëria “ENERGO-SAS” themeluar në vitin 2001. Në vitin 2008 shoqëria “AGNA” e përfaqësuar nga Administratori i saj z. Vasil Naçi ka blerë 30% të kuotave të shoqërisë “ENERGO-SAS”. Më pas, në vitin 2014, “AGNA” kishte më shumë se gjysmën e kapitalit praktikisht 56% te kuotave ndërsa pjesën tjetër e kishte ish-deputeti Vasil Gjika.
Pjesë nga auditimi
Auditimi i KLSH-së ka zbuluar një skandal që ka qenë i fshehur për më shume se 15 vite. Nga verifikimi i dokumentacionit si dhe verifikimi në objekt rezulton se fuqia e instaluar për HEC “Sasaj” është 8600 kW. Referuar përcaktimeve të kontratës koncesionare, fuqia e projektuar dhe e miratuar për këtë vepër është 5,500 kW. Ky devijim nga përcaktimet e kontratës përbën shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes koncesionare dhe shoqërohet me problematika të natyrës teknike. E thënë me thjeshtë, HEC “Sasaj” ka instaluar më shumë fuqi se sa ishte lejuar në kontratë,duke krijuar probleme që kanë dëmtuar sistemin. Fuqia e instaluar është tejkaluar 56% nga ajo e miratuar në kontratë çka do të thotë më shumë fitim për koncensionarin, ndërkohë që fshatarët e zonës nuk kishin as ujë për vaditje. Sipas KLSH-së, “në vazhdimësi, por në mënyrë më të theksuar gjatë vitit 2022, nga ana e koncesionarit nuk është lëshuar sasia e ujit ekologjik në rrjedhën e lumit ekzistues, duke krijuar pasoja për mjedisin, por edhe për banorët e zonës, nga mungesa e ujit për ujitje”. Ne konkluzionet e saj KLSH thekson se “baseni i presionit të HEC “Sasaj” Sarandë, është dëmtuar si pasojë e mos respektimit të dispozitave ligjore për realizimin e investimeve dhe mirëmbajtjen e tij. Në mënyrë të përsëritur, koncesionari nuk ka respektuar kushtet teknike të kontratës, raporton “Ora News”. Të gjitha shkeljet ndër vite të koncensionarit iu faturuan banorëve të zonës, të cilëve iu përmbytën toka dhe banesat.
Çfarë ndodhi?
Kujtojmë se mëngjesin e 16 janarit 2025 diga e hidrocentralit në fshatin Bunec të Himarës u ça, duke vendosur në alarm strukturat e Emergjencave Civile. “Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje”, njoftoi asokohe policia. Hidrocentrali i fshatit Sasaj furnizohet me ujë nga burimi i lumit të Kalasë dhe prodhon energji elektrike për zonën bregdetare të Himarës. Ndërkohë asokohe dhe Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion shtesë për mediat, për situatën e krijuar në Bashkinë e Himarës. Në njoftimin e Ministrisë thuhej se në momentin e shembjes së ujëmbledhësit të Sasajt në Bunec, ka patur rreth 15 mijë metra kub ujë që është shkarkuar dhe si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë ne 2 familje. Fatmirësisht sipas Ministrisë, nuk ka pasur probleme në njerëz. Asokohe për shkak të çarjes së hidrocentralit kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra si Borsh, Qeparo, Lukovë dhe Shën Vasil. Uji ka hyrë në nënstacionin elektrik të zonës deri në 1 metër duke detyruar të stakojnë energjinë elektrike.
