Tag: krijuar

  • Dolce u largua nga BBVK, Edi shpërthen në lot, i dërgon mesazh

    Dolce u largua nga BBVK, Edi shpërthen në lot, i dërgon mesazh

    Largimi i papritur i Dolces nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka krijuar një situatë të pazakontë brenda lojës, duke lënë pas një boshllëk të madh, sidomos tek Edi, banori me të cilin ajo ndërtoi lidhjen më të ngushtë.
    Brenda shtëpisë, konkurrentët janë të bindur se Dolce u largua për një urgjencë familjare. Por jashtë, publiku e di të vërtetën: Dolce ka udhëtuar drejt Italisë për t’u bërë pjesë e “Grande Fratello”-s, ku do të qëndrojë për një javë në kuadër të një bashkëpunimi mes produksioneve.
    Ky informacion, i fshehur nga banorët, ka sjellë tension dhe konfuzion, ndërsa mungesa e saj ka rënë më rëndë pikërisht mbi Edin.
    Edi është shfaqur i mërzitur, i tërhequr dhe emocionalisht i tronditur. Edi u pa në zonën e lavanderisë, duke fshirë lotët. Në një çast të ngarkuar emocionalisht, ai mori një laps që dyshohet të jetë laps grimi dhe shkroi një mesazh prekës për Dolcen:
    “Më mungon shumë. Pritëm jashtë”.
    Ndërkohë që banorët presin informacion nga produksioni, publiku po ndjek me vëmendje dinamiken e re të krijuar nga mungesa e Dolces dhe gjendja emocionale e Edit.
    Tani pritet që në ditët në vijim loja të marrë një tjetër ritëm, teksa Dolce shfaqet në Itali dhe Edi përpiqet të përballojë boshllëkun që ajo la pas.

  • “Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

    “Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

    Aty është e keqja. Po s’u liberalizua tregu politik përmes krijimit të kushteve të përshtatshme për të patur një jetë pluraliste demokratike, përsëri Shqipëria nuk ka për shpëtuar nga shfaqje të tilla, ku është krijuar një kënetë politike.

    Me plot fjalën po e them, është bërë Shqipëria një kënetë politike, sepse aty nuk ka më hapësirë për alternativa demokratike.”, tha Paskal Milo.

  • Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

    Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

    Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila pezulloi nga detyra Belinda Ballukun nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Në këtë shkresë të siguruar nga Klan News, ku kërkues është Kryeministri Edi Rama, argumentohet se lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së “do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional”.
    “Lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së, objekt i kësaj kërkese, do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe të kompetencave që Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi i njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv. Theksojmë se pezullimi i një ministri apo zëvendëskryeministri, përveçse shkakton mosfunksionalizim të Këshillit të Ministrave si një organ kolegjial i pushtetit ekzekutiv, njëkohësisht pezullon veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë së ministrit dhe të zëvendëskryeministrit të pezulluar”.
    Më tej renditen edhe pasojat që mund të sjellë mungesa e ministrit në detyrë.
    “Mungesa e ushtrimit të pushtetit ekzekutiv, qoftë edhe në një fushë të përgjegjësisë, sjell pasoja të rënda për interesin shtetëror e shoqëror, duke krijuar vakuum institucional në realizimin e pushtetit ekzekutiv, por edhe të vetë pushtetit legjislativ, pasi pamundëson propozimin e projektakteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projektakte për t’u miratuar deri në fund të vitit 2027, nga ministria që udhëhiqet nga ministri i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”.
    Kryeministri në argumentet e tij rendit edhe arsyet pse ky pezullim është antikushtetues.
    “Cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, i cili, sipas pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës, gëzon imunitetin e deputetit.
    Cenon parimin e ndarjes së pushteteve, të parashikuar në nenin 7 të Kushtetutës, duke vendosur pezullimin nga detyra të ministrit, si organ kushtetues i një pushteti tjetër, dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.
    Ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që kryejnë propozimin, emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë“.
    Në përfundim të shkresës së firmosur nga vetë Rama, kërkohet shfuqizimi i këtij akti pezullimi, duke zgjidhur edhe mosmarrëveshjen e kompetencës së krijuar ndërmjet GJKKO-së dhe Kryeministrit.
    Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe atë të lotit 4 të Unazës së Madhe.
    Ndërsa në arrest shtëpie janë edhe dy zyrtarët: kreu i ARSH-së, Gentian Gjyli, dhe drejtori i KESH-it, Erald Elezi./ Klan News

  • Kanye West trondit rrjetin: Pendimi im më i madh? Që mora pjesë në jetë

    Kanye West trondit rrjetin: Pendimi im më i madh? Që mora pjesë në jetë

    Një intervistë e shkurtër me Kanye West në Japoni po bën xhiron e rrjeteve sociale, pasi reperi arriti të transformojë një pyetje të thjeshtë për modën në një deklaratë të ngarkuar emocionalisht. Videoja, e publikuar në TikTok nga llogaria e njohur Mystery Fashionist, e cila numëron gati 300 mijë ndjekës, kishte për qëllim një moment të lehtë dhe argëtues, por përfundoi duke krijuar shqetësim te fansat.
    Në klip, Kanye prezantohet si “Ye nga Chi” dhe flet me vetëbesim për stilin e tij, duke thënë se veshjet e tij janë gjithmonë një “10/10”. Ai shpjegon se po vishte Yeezy 950-at origjinale, ndërsa pjesën tjetër të veshjeve i kishte blerë atë ditë në një dyqan të vogël lokal. Intervistuesi, në përpjekje për një moment humoristik, e pyet se cilin trend mode do të preferonte të mos e kishte provuar. Në vend të një përgjigjeje të thjeshtë, Kanye ndalet, shikon drejt kamerës me një vështrim të boshatisur dhe thotë vetëm: “Jeta.”
    Kjo përgjigje e papritur ka krijuar reagime të shumta, pasi momenti duket i rëndë dhe i mbushur me domethënie personale. Për shumëkënd, fjala e tij reflekton një periudhë të vështirë që artisti ka kaluar gjatë viteve të fundit. Kanye është përballur me beteja publike për kujdestarinë e fëmijëve me Kim Kardashian, me kufizime në performanca brenda SHBA-së dhe me një numër padish që e kanë vënë nën presion të vazhdueshëm.
    Por, siç theksojnë komentuesit, pjesë të këtyre sfidave kanë ardhur edhe si rezultat i deklaratave dhe veprimeve të tij kontroverse.

  • Deputetët e PD, Gjoni dhe Piroli, inspektojnë situatën e krijuar nga moti i keq në Kurbin: Qytetarët janë braktisur

    Deputetët e PD, Gjoni dhe Piroli, inspektojnë situatën e krijuar nga moti i keq në Kurbin: Qytetarët janë braktisur

    Deputetët e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli, panë nga afër situatën e krijuar nga moti i keq në Kurbin. Gjatë takimeve me banorët, deputetët konstatuan mungesë të plotë vëmendjeje nga autoritetet vendore dhe ato qendrore.

    Sipas deputetëve, problematikat e përsëritura ndër vite nuk janë adresuar me ndërhyrjet e nevojshme parandaluese, duke bërë që dëmet të jenë edhe më të mëdha.

    Një tjetër çështje shqetësuese e evidentuar gjatë inspektimit ishte fakti se ende ka familje të mbetura të pastreha që prej tërmetit të vitit 2019.

    Deputetët u shprehën se shumë prej tyre vijojnë të jetojnë në kushte të rënda, në banesa të rrënuara, ku çdo reshje paraqet rrezik të përditshëm.

    Deputeti Gjin Gjoni kritikoi propozimin për uljen e buxhetit të bujqësisë nga 5% në 2.5%, duke e cilësuar të papranueshëm për një sektor kyç që siguron jetesën e mijëra familjeve në zonat rurale.

    Deputetët i bënë thirrje pushtetit vendor dhe atij qendror të ndërhyjnë me urgjencë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytjet.

  • “Ku ka si ti o Shqipëria ime”/ Rama emocionon me kartolinën e veçantë nga nxënësit për nëntorin e festave

    “Ku ka si ti o Shqipëria ime”/ Rama emocionon me kartolinën e veçantë nga nxënësit për nëntorin e festave

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një kartolinë të krijuar nga nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë për muajin e nëntorit, muaji ku janë dhe festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.
    “MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë nëntori, krijuar me pasion nga vetë nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
    Në video shfaqen pamje të nxënësve gjatë aktiviteteve në shkollë, ndërkohë që tre prej tyre këndojnë dhe këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”

  • Genc Përmeti: Programimet në botë për Xhanfise Kekon rezultat i staturës së saj mes autoreve më të mira botërore

    Genc Përmeti: Programimet në botë për Xhanfise Kekon rezultat i staturës së saj mes autoreve më të mira botërore

    Disa ditë më parë, Instituti Norvegjez i Filmit organizoi në Cinematekën e Oslos një tribut dedikuar regjisores Xhanfise Keko, ku në nderim të artistes shqiptare gjatë tre ditëve u shfaqën tre filma të saj. Organizimi i një eventi të tillë nga një prej institucioneve më prestigjioze të filmit në Evropë, na shtynë të bashkëbisedojmë me artistin multidimensional Genc Përmeti, i cili prej vitesh i është dedikuar dhe njohjes së artistes shqiptare jashtë Shqipërisë. Sigurisht, për aktivitetin në Oslo por mbi të gjitha, për atë çka përfaqëson regjisorja Xhanfise Keko dhe pse ajo vazhdon të zgjojë interesin e të huajve me krijimtarinë e saj që i përket një kohe të largët 40 – 50 vjet më parë. Tashmë është fakt që regjisorja Xhanfise Keko me krijimtarinë e saj prej më shumë se 10 vitesh është kthyer në një pikë referimi për studiuesit dhe programuesit në botë që dëshirojnë të bëjnë të njohur kinematografinë shqiptare, veçanërisht atë të krijuar në kohën e komunizmit dhe në rrethana të mungesës së lirisë të krijimit.

    -Zoti Përmeti, sa i rëndësishëm është tributi që Instituti Norvegjez i Filmit i bëri regjisores Xhanfise Keko?
    Dihet që cinematekat tashmë janë tempujt më prestigjiozë, ku arti i shtatë projektohet në vlerat më të larta të saj dhe Xhanfise Keko është një regjisore, e cila ka një udhëtim për t’u admiruar si një nga regjisoret e suksesshme me tribute të organizuara nga Vienna Film Museum, Cinematheque e Copenhagenit, Tel Avivit, Jerusalemit, Haifas, Linkoln Centër, British Film Institute, Kinoteca Espanole së fundi Oslo. Ndërkohë ajo është një nga autoret e pakta që kanali televiziv amerikan TCM ( Turner Classic Movies ) e shpall “autorja e javës” dhe në bisedën përpara dhe pas shfaqjes së filmit “Tomka dhe shokët e tij” tre vjet më parë me këtë rast, regjisorja e njohur Kimberli Pierce për filmin e nominuar për Oscar “Boys don’t cry” i bëri një prezantim dhe analizë admiruese, duke theksuar veçanërisht faktin që Xhanfise Keko është një autore tejet origjinale dhe vizionare. Për të kuptuar më mirë, këto programime nuk janë të rastësishme por si rezultat i konsolidimit të staturës së Xhanfise Kekos mes autoreve më të mira botërore. Mos harrojmë se kritiku i njohur britanik Mark Cousins, i cili është caktuar të moderojë edicionin e radhës së Akademisë Europiane të Filmit, e ka përfshirë Xhanfise Kekon në tre dokumentarët që ka realizuar duke theksuar rëndësinë e kësaj autoreje, deri para 15 vitesh të panjohur për audiencën ndërkombëtare dhe gabimin që  është bërë duke mos ja ofruar shumë më parë veprat e saj shikuesve në mbarë botën. Veprat e saj nuk janë filma për fëmijë, por vepra filmike të analizës së fenomeneve dhe zhvillimeve sociale nga këndvështrimi i fëmijëve duke krijuar situata tejet origjinale dhe të këndshme për audiencën, por në të njejtën kohë dhe duke dhënë mesazhe dhe prekur problematika që filmat “për të mëdhenjtë” hezitonin t’i preknin. Duke udhëtuar në këto shtigje Xhanfise Keko arriti të ishte në gjendje të mos binte pre e skematizmit që ishte mbizotërues për kohën dhe të ruante me fanatizëm vërtetësinë e narrativave, të cilat pavarësisht dekadave vazhdojnë të jenë të freskëta. Kjo mendoj është ajo që kanë patur parasysh edhe Instituti Norvegjez i Filmit dhe Cinemateket e Oslos kur pasi vizionuan filmat e saj vendosën të organizojnë tributin dedikuar regjisores shqiptare, e para herë kjo në Norvegji.
     
    -Siç dihet, regjisorja Keko filmin e fundit të saj e ka realizuar 40 vite më parë. Megjithatë, ajo vazhdon të zgjojë interes për audiencat e huaja. Si mendoni ju, nisur dhe nga kontaktet tuaja me studiues, kineastë, producentë e programues të huaj, pse ndodh kjo?
    Kinematografia është forma artistike më popullore e 100 viteve të fundit të shoqërisë njerëzore ku bashkohen mediumet e imazhit, muzikës, fjalës, aktrimit, kostumeve, etj. Por ajo që e bën akoma më atraktive këtë formë artistike janë historitë që ato përcjellin. Në shumë raste kur përballemi me programues, kuratorë e kritikë të kinemasë, ne i ofrojmë të shijojnë filma me të cilët ne jemi rritur dhe kemi krijuar një steriotip subkoshiencial të historive ku në shumicën e rasteve kemi hasur në mosinteresim prej tyre. Nuk ka të bëjë me stilistikën, imazhin, aftësitë e aktrimit apo mizansenave, por me mungesën e përcjelljes së narrativave duke lënë hapësira të padekodueshme që më pas ne gabimisht i perceptojmë si mungesë të njohjes nga ana e tyre të specifikave të historive nga vendi ynë. Them gabimisht pasi, në mbi dymijë vite të krijimtarisë së letërsisë botërore duke filluar me eposet Homerike, historitë kanë një universalitet ku natyra njerëzore kalon përmes dashurive, urrejtjeve, tradhtive, hakmarrjeve, besnikërive, jetës dhe vdekjes duke i përkthyer në histori të jetuara përtej sejcilit prej nesh dhe të identifikohemi me këto histori duke u bërë pjesë e tyre. Dhe për t’u kthyer tek regjisorja jonë Xhanfise Keko, do thoja se ky ishte dhe çelësi i saj në ndërtimin e një udhëtimi kinematografik që i mbijeton kohës dhe që sa herë i shohim janë të freskëta. Në veprat e saj të ndërtuara me vërtetësi dhe të zhveshura nga karamelizimet inorganike, të gjitha audiencat gjejnë një pjesë të fëmijërisë së tyre, duke u rikthyer pas në kohë (dhe jo vetëm pasi rezonojnë dhe me dramaturgjinë e ditëve të sotme) dhe reflektojnë për ato momente si i kanë përjetuar. Regjisorja Xhanfise Keko me vërtetësi ju përqas këtyre historive duke mos bërë kompromise afatshkurtëra, por duke ju përmbajtur konceptit të saj artistik dhe gjetur një gjuhë kinematografike në përputhje me dramaturgjinë, të cilat kanë krijuar trup artistik solid dhe me një fill stilistikor tejet origjinal. Dhe ky mendoj që është një nga arsyet e interesit të programuesve, kuratorëve dhe audiencave në shijimin e krijimtarisë së kësaj autoreje katër dekada pasi ajo mbylli karrierën si regjisore. Do doja të vija në vëmendje faktin që sot ka një konkurrencë tejet të fortë në frontin e filmave klasikë ku egzistojnë me qindra mijëra të tillë dhe Xhanfise Keko është një prej autoreve që po i mbijeton kohës dhe që besoj se do jetë e pranishme edhe për dekadat që do vijnë.

    -Cilët janë elementët sipas jush që e bëjnë Xhanfise Kekon tërheqëse edhe tani që kanë kaluar kaq kohë nga largimi i saj nga jeta?
    Do doja së pari të theksoja vërtetësinë dhe sinqeritetin e artistes ndaj asaj që Keko besonte si humaniste, artiste, intelektuale dhe nënë. Filli njerëzor dhe dashuria e saj për personazhet janë evidente sa në fund të çdo filmi që ne shohim të krijuar prej saj do donim që të ishim pjesë e tyre, por në të njejtën kohë gjejmë dhe veten tonë të mishëruar. Nuk do doja të lija pas dore intuitën e saj kinematografike, ku stilistika e imazhit me ritmin dhe dramaturgjinë janë masterklase të krijuara nga një njohëse virtuoze e kinemasë. Aftësia e saj për të lundruar nga skenat dramatike në ç’tensionimet komike dhe rikthimi më i fortë dramatik, duke krijuar një lidhje organike mes akteve në përputhje me intensitetin e montazhit që Keko e kish ushtruar mbi 20 vite bëjnë që ajo të studiohet nga njohësit e kinemasë në botë si një rast i veçantë, që për habinë e studiuesve shkëlqeu në një periudhë ku kinemaja predominohej nga autorë meshkuj duke e krijuar trashëgiminë e saj kinematografike jo me avantazhe, por me vendosmërinë e një artisteje që gjenerata identifikohen me të.

    -Dhe së fundi, çfarë do të ofrojë e nesërmja për veprat e Xhanfise Kekos?
    Koha ka çimentuar vendin e saj në panteonin e kinemasë botërore mes autoreve të spikatura në historinë e kinemasë dhe gjithashtu për filmat dedikuar fëmijërisë (mos gabojmë duke i përcaktuar si “filma për fëmijë). Mos harrojmë që, autorë si Tarkovski me “Mirror” dhe “Fëmijëria e Ivanit”, Klimov me “Come and see”, Kirostsami me “Taste of Chery” apo Angelopoulos me “Eternity and a day”, në optikën e tyre kanë operuar përmes narrativës së fëmijërisë si elemente për të ndërtuar kryeveprat e tyre. Ndaj veprat e Kekos tashmë janë në kalendat e programuesve dhe kuratorëve, duke krijuar një shtrat të sigurt të riprogramimeve në vitet e ardhshme si një autore që ka fituar hapësirën e saj në katalogun e autorëve klasikë jo përmes kuotave por falë talentit të saj.
     Intervistoi: Juljana Vrapi

  • ‘Gërdeci’/ Mbrojtja e Mediut kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, gjyqtares me tre mbiemra

    ‘Gërdeci’/ Mbrojtja e Mediut kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, gjyqtares me tre mbiemra

    Ka patur debate në gjyqin për dosjen “Gërdeci”. Mbrojtja e Fatmir Mediut ka kërkon përjashtimin nga procesi të përfaqësuesve ligjor të viktimave. Sipas tyre kjo u krijuar krijua nga Sorosi posaçërisht për këtë çështje.

    Ardian Visha, avokat i Fatmir Mediut: Ne vlerësojmë se legjitimimi i palëve të viktimave në proces është marrë në shkelje. Përfaqësuesi ligjor i palës së viktimave, është drejtues njëkohësisht i një shoqate që financohet nga SOROS, dhe klienti im përfaqëson një subjekt politik që ka shprehur qëndrim të hapur kundër Soros. Kjo organizatë jo vetëm për sa i takon kohës kur është krijuar, ka ushtruar ndikim të dukshëm për të hapur këtë çështje.

    Mediu: Nuk e shoh si një moment për të bërë politikë, se politikë dhe proces politik po bëhet këtu. Si ka mundësi prej një viti e gjysmë nuk marrim asnjë përgjigje për kërkesat që kemi bërë, dhe përderisa nuk vlerësohen si mund të jetë ky një proces ligjor i rregullt. Nëse e injoroni si fakt prezencën e një shoqate të krijuar në kohën që u hap ky proces dhe posaçërisht për të fryrë dhe mbingarkuar opinionin publik mbi këtë çështje.

    Gjithçka që bëhet në këtë sallë ka vetëm një qëllim, për të bërë gjyq publik. Meqë tragjedia krijon gjithmonë opinion. Nëse keni vendosur të gjykoni me opinionin jo me procedurë e kod penal, atëherë ky proces ka dështuar. Nuk pranoj që në emër të familjarëve të bëhet politik, asgjë skam me familjarët madje jam i haput ndaj tyre për çdo pyetje që kanë. Nëse drejtësia do donte të bënte drejtësi ka disa dokumenta mbi gjithë procesin e demontimit. Këto nuk qenkan fakte. Dy ekipet amerikane që kanë asistuar 15 vite FA, komandantin e Natos në tiranë, nlse këta që na kanl mëduar si të bëjmë aktet e demontimit nuk tjirrën ndërkohë që ata ekspertët shkencor që nuk kishin mundësi as të lexonin, dhe dëshmuan, atëherë ky sështë proces gjyqësor për të krijuar vetëm një perceptim, opinion publik, duke thënë “po bëhet gjyqi gërdeci”. Ndërkohë që unë akuzohem për shpërdorim detyre.

    Gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj shkruan se avokati Ardian Visha ka kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi i kësaj çështje, për shkak të “shmangies së kërkesave nga ana jonë”.

    Ndërkohë gjyqtarja me tre mbiemra Irena Gjoka ka deklaruar se, “seanca do vijojë, paraqiteni kërkesën me shkrim dhe derisa të shqyrtohet kërkesa nga një tjetër gjyqtar”.

  • “Peleshi mbrojti me hipokrizi kolapsin parlamentar që ka krijuar”, Berisha akuzon mazhorancën: Kanë kthyer Kuvendin në klub pa rregulla

    “Peleshi mbrojti me hipokrizi kolapsin parlamentar që ka krijuar”, Berisha akuzon mazhorancën: Kanë kthyer Kuvendin në klub pa rregulla

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend të kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi mazhorancën socialiste se ka shndërruar parlamentin në një “klub pa rregulla”, ku mbizotëron kaosi dhe mungesa e transparencës.
    Sipas tij, seanca e sotme dëshmoi “kolapsin e plotë parlamentar” që, siç tha Berisha, është krijuar nga vetë Peleshi. Ai shtoi se mazhoranca po shkel rregulloren e Kuvendit dhe po e përdor procedurën parlamentare sipas urdhrave politike.
    Berisha: Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub, në të cilin nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos. Ajo që kryeson sot aty nuk merrte vesh se çfarë hidhte në votim. Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet dhe pastaj bëhet votimi.

    Ka procedurë të sanksionuar në rregullore, por këta nuk njohin rregullore, njohin vetëm urdhra që marrin dhe pastaj bëjnë të paditurin. E dëgjuat Niko Peleshin se si u përpoq me hipokrizinë më të madhe të mbrojë kolapsin e plotë parlamentar që ka krijuar.
    Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e ndonjë parlamenti në botë që të kalojë për 28 minuta dhe të miratohet kabineti i ri dhe programi i saj? Kurrë! Ka ndodhur ndonjëherë që në seanca të tëra parlamenti të mbyllet brenda disa minutash dhe ka dy muaj që ka nisur punë dhe ka pasur vetëm një ditë punë?
    Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Këta vazhdojnë në një kaos të plotë. Flasin përçart. Do ta bëj parlamentin evropian, dëgjoni se cili është standardi evropian, në një kohë kur parlamenti ka delinkuentë sa çdo burg tjetër i vendit./vizionplus.tv 

  • “Ka krijuar kryevepra si Veliaj e Balluku”, Alimehmeti ironizon Ramën pas deklaratave për Binajn: Artist i dështuar

    “Ka krijuar kryevepra si Veliaj e Balluku”, Alimehmeti ironizon Ramën pas deklaratave për Binajn: Artist i dështuar

    Demokrati Ilir Alimehmeti ka reaguar sot lidhur me deklaratat dhe kundërdeklaratat mes kryeministrit Edi Rama dhe kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alimehmeti shprehet se lavdërimi i kryeministrit është problem.
    Alimehmeti e cilësoi Ramën si një artist të dështuar, që nuk mund ta kuptojë Binajn.
    “Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet dot nga një artist i dështuar si Rama që ka krijuar “kryevepra” si Veliaj, Beqaj, Balluku, Ahmetaj, etj.!Lavdërimi i tij është problem!”,-shkruan Alimehmeti.