Tag: krijojmë

  • Amorim: Jemi përmirësuar, po krijojmë dhe shënojmë më shumë se vitin e kaluar

    Amorim: Jemi përmirësuar, po krijojmë dhe shënojmë më shumë se vitin e kaluar

    9 Dhjetor 2025

    8:51

    Telesport

    Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka mbetur i kënaqur nga fitorja 4-1 që “djajtë e kuq” arritën ndaj Wolves jashtë fushe. Një fitore që afron United me Europën, duke u ngjitur në vendin e gjashtë në Premier League.
    “Shënuam katër gola, por patëm më shumë gjuajtje në portën kundërshtare. Nuk mund ta bëj këtë lidhje me të qenit më cinikë para portë. Mund të them vetëm se jemi përmirësuar shumë”, tha Amorim.
    “Nëse krahasoni sezonin e kaluar dhe këtë sezon, po krijojmë shumë më tepër raste dhe po shënojmë më shumë gola. Madje kemi më shumë situata reale rreziku në gjysmëfushën kundërshtare. Jam vërtet i kënaqur me këtë”, shtoi portugezi.
    “Bëhet fjalë për krijimin e sa më shumë rasteve që mundemi dhe përpjekjen për të shënuar. Në sulm ishim të forte por edhe si mbrojtje. Gjithçka ka të bëjë me mbrojtjen si ekip dhe moslejimin e tyre për t’u rikthyer në lojë”, tha Amorim.

  • ‘Foltoren’ e turit! Berisha tregon skemën ‘me kërkesën’ për Salianjin: Jo gjueti shtrigash në parti, i ftoj të gjithë në analizë

    ‘Foltoren’ e turit! Berisha tregon skemën ‘me kërkesën’ për Salianjin: Jo gjueti shtrigash në parti, i ftoj të gjithë në analizë

    Sali Berisha

    LEZHË-Sali Berisha: Do kisha dashur të isha shumë kohë përpara në takim me ju, se ne jemi parti e debatit. Absolutisht e debatit të lirë. Por, debati gjatë periudhës së raportit, hartimit të raportit, do të ishte kundër nesh. Do ta përdorte Edi Rama për të mashtruar botën se ky këtu nuk mbrojti kutinë atje, nuk u paraqit te komisioni, nuk bëri këtë, nuk bëri atë.Këtë dhuratë nuk mund t’ia bënim ne kurrë atij. Asnjë arsye nuk ka pasur në vonesën tonë të fillimit të analizës përveç kësaj. Asnjë tjetër. E dyta, prej kësaj kaluam në zgjedhjet e Tiranës. Sigurisht nuk do merreshim me analizë të fushatës kur ishim në fushatë zgjedhore. Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer. A mundet ne të përdorim situatën, a mundet ne të përdorim faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë, problematikat tona? Në asnjë mënyrë.Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot një analizë me të cilën ne do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike. Po. Dhe në këtë analizë, jeni të ftuar secili prej jush të japë mendime, të bëjë kritika për cilido, të bëjë propozime. Kam vetëm dy kërkesa.Jo gjah shtrigash. Ne nuk bëhemi në asnjë rrethanë parti e gjahut të shtrigave, por japim përgjegjësinë me fakte, me argumente secilit. Ku i patëm dobësitë tona, çfarë duhet të përmirësojmë, çfarë duhet të ndryshojmë? Ne nuk duhet të kemi frikë të bëjmë të gjitha sugjerimet, të gjitha propozimet. Jo. Çfarë të përmirësojmë. Dy momente duhet të ketë secili prej nesh. Hapësirë, hapësirë, hapësirë. Të përpiqemi. Diktatura është një peshë e rëndë mbi ne, përpiqet të na zhdukë hapësirat. Ne brenda vetes duhet të përpiqemi të zgjerojmë hapësirat, të krijojmë hapësirat për mendimin, të krijojmë hapësira për të rinjtë, të krijojmë hapësira për debatin, të krijojmë hapësira për të gjithë ata që duan të na bashkohem.

  •  Capello: Të krijojmë mentalitetin e grupit, Italia nuk ka kampionë të mëdhenj   

     Capello: Të krijojmë mentalitetin e grupit, Italia nuk ka kampionë të mëdhenj  

    21 Nëntor 2025

    7:43

    Alfred Lleshi

    Shorti i “play off”-it për Botërorin 2026 e vendosi kombëtaren italiane ndaj Irlandës së Veriut. “Gazzetta dello Sport” kontaktoi Fabio Capellon për të analizuar situatën e axurrëve: “Gattuso e mori drejtimin pas dy ndeshjeve të para kualifikuese të grupit, arriti fitore dhe i dha pak shpirt ekipit.
    Nuk pamë lojë të madhe ose personalitet të fortë; humbja ndaj Norvegjisë la gjurmë te lojtarët, por Gattuso bëri atë që duhej dhe kjo është e rëndësishme. Kundër Norvegjisë u dorëzuam përsëri, ndaj kjo na detyron të mendojmë për aftësitë tona reale. E kam dëgjuar çfarë tha Rino pas ndeshjes…
    Tani nuk kemi kampionë të mëdhenj, prandaj aspekti më i rëndësishëm është të krijojmë mentalitetin e grupit, por është e vështirë. Historikisht Italia ka shkuar përpara në turne të mëdhenj kur ka pasur një grup të fortë. Tani jemi pak të fragmentuar, çdo futbollist vjen nga realitete të ndryshme”.

  • Ul siparin turneu në Preshevë, Duka: Emocion që isha këtu, të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

    Ul siparin turneu në Preshevë, Duka: Emocion që isha këtu, të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

    urneu i futbollit në Luginën e Preshevës u mbyll mbrëmjen e djeshme, duke finalizuar me sukses një aktivitet të mbështetur plotësisht nga Federata e Futbollit. Takimet finale u ndoqën nga afër edhe nga Presidenti i Federatës, Armand Duka, i cili zhvilloi edhe një bisedë shumë miqësore me fëmijët pjesëmarrës në turne.

    Pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe kupave për fituesit, Presidenti Duka mbajti një prononcim të shkurtër për mediat e pranishme në këtë turne.

    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tregoi se vizita e parë në Luginën e Preshevës ishte mjaft emocionuese dhe se qëllimi i këtij turneu është të promovojë futbollin dhe të motivojë fëmijët të luajnë futboll.

    Ai falënderoi organizatorët për bashkëpunimin si edhe kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës ndërsa tha se në të ardhmen mund të ketë edhe projekte të reja.

    Vizita në Preshevë – Për mua është kënaqësi dhe emocion që jam sot këtu. Qëllimi i FSHF-së, objektivi i saj është motivimi i fëmijëve kudo që ato jetojnë për të luajtur futboll. Ky turne është jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, ka specifikat e veta, por nuk ka asnjë qëllim politik përveç se të promovojë futbollin.

    Futbolli ka vetëm një gjuhë, atë sportive, të topit, të golit dhe respektin për shokët, kundërshtarin, për lojën dhe për veten. Nëpërmjet lojës ne duam të  krijojmë ura komunikimi, mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi dhe të edukojmë sa më mirë fëmijët tanë kudo që ata jetojnë.

    Dua të falënderoj iniciatorët dhe organizatorët, stafin e FSHF që ka bashkëpunuar për ta bërë sa më mirë, kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës për angazhimin dhe mbështetjen. Mund ta konsideroj fillimin e një organizimi të ri.

    Në bisedat që kemi bërë me të gjithë aktorët e futbollit në Luginë, do të krijojmë projekte të reja bashkëpunimi për të qenë sa më afër fëmijëve, talenteve dhe për ta bërë sa më të mirë jetën e tyre sportive.

    Diskutimet me kryetarët e komunave në Preshevë dhe Bujanoc – I falënderoj për pritjet kryetarët bashkë me stafet. Edhe në takimet që kishim e theksova që ne nuk jemi këtu si përfaqësues shtetërorë, ne jemi këtu si përfaqësues të futbollit dhe që në bashkëpunim me gjithkënd të krijojmë aq sa kemi mundësi kushte më të mira për të luajtur futboll.

    Dhe besoj se do të ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen.

    Kërkesat e fëmijëve – Dihen dëshirat, të kenë një infrastrukturë më të mirë. Çfarë mund të bëjmë ne për t’i mbështetur. Besoj se do të krijojmë një marrëdhënie të qëndrueshme me komunitetin sportiv këtu jo vetëm për infrastrukturë, por edhe për të edukuar trajnerë, për mbështetje me uniforma sportive dhe topa.

    Vazhdo leximin

  • Ul siparin turneu në Preshevë, Presidenti Duka: Kënaqësi & emocion që isha këtu. Qëllimi ynë, të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

    Ul siparin turneu në Preshevë, Presidenti Duka: Kënaqësi & emocion që isha këtu. Qëllimi ynë, të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

    Turneu i futbollit në Luginën e Preshevës u mbyll mbrëmjen e djeshme, duke finalizuar me sukses një aktivitet të mbështetur plotësisht nga Federata e Futbollit. Takimet finale u ndoqën nga afër edhe nga Presidenti i Federatës, Armand Duka, i cili zhvilloi edhe një bisedë shumë miqësore me fëmijët pjesëmarrës në turne.
    Pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe kupave për fituesit, Presidenti Duka mbajti një prononcim të shkurtër për mediat e pranishme në këtë turne.
    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tregoi se vizita e parë në Luginën e Preshevës ishte mjaft emocionuese dhe se qëllimi i këtij turneu është të promovojë futbollin dhe të motivojë fëmijët të luajnë futboll.
    Ai falënderoi organizatorët për bashkëpunimin si edhe kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës ndërsa tha se në të ardhmen mund të ketë edhe projekte të reja.
    Vizita në Preshevë – Për mua është kënaqësi dhe emocion që jam sot këtu. Qëllimi i FSHF-së, objektivi i saj është motivimi i fëmijëve kudo që ato jetojnë për të luajtur futboll. Ky turne është jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, ka specifikat e veta, por nuk ka asnjë qëllim politik përveç se të promovojë futbollin.
    Futbolli ka vetëm një gjuhë, atë sportive, të topit, të golit dhe respektin për shokët, kundërshtarin, për lojën dhe për veten. Nëpërmjet lojës ne duam të  krijojmë ura komunikimi, mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi dhe të edukojmë sa më mirë fëmijët tanë kudo që ata jetojnë.
    Dua të falënderoj iniciatorët dhe organizatorët, stafin e FSHF që ka bashkëpunuar për ta bërë sa më mirë, kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës për angazhimin dhe mbështetjen. Mund ta konsideroj fillimin e një organizimi të ri.
    Në bisedat që kemi bërë me të gjithë aktorët e futbollit në Luginë, do të krijojmë projekte të reja bashkëpunimi për të qenë sa më afër fëmijëve, talenteve dhe për ta bërë sa më të mirë jetën e tyre sportive.
    Diskutimet me kryetarët e komunave në Preshevë dhe Bujanoc – I falënderoj për pritjet kryetarët bashkë me stafet. Edhe në takimet që kishim e theksova që ne nuk jemi këtu si përfaqësues shtetërorë, ne jemi këtu si përfaqësues të futbollit dhe që në bashkëpunim me gjithkënd të krijojmë aq sa kemi mundësi kushte më të mira për të luajtur futboll.
    Dhe besoj se do të ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen.
    Kërkesat e fëmijëve – Dihen dëshirat, të kenë një infrastrukturë më të mirë. Çfarë mund të bëjmë ne për t’i mbështetur. Besoj se do të krijojmë një marrëdhënie të qëndrueshme me komunitetin sportiv këtu jo vetëm për infrastrukturë, por edhe për të edukuar trajnerë, për mbështetje me uniforma sportive dhe topa.

  • Rama në Berat me përfaqësues të teknologjisë dhe start up-eve: Të bëhemi partnerë dhe të trajtojmë problematikat e kësaj bote të re

    Rama në Berat me përfaqësues të teknologjisë dhe start up-eve: Të bëhemi partnerë dhe të trajtojmë problematikat e kësaj bote të re

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, dhe start up-eve mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë2030 në Bashkimin Europian.

    Në fokus të këtij takimi ishin nxitja e sipërmarrjes së re, përshtatja me transformimin digjital, si dhe nevoja për krijimin e instrumenteve të reja financiare që mbështesin sektorin privat.
    Kryeministri theksoi rëndësinë e krijimit të një sinergjie mes qeverisë dhe inovatorëve të rinj, duke vlerësuar kapitalin njerëzor si çelës për zhvillimin e vendit.

    Edi Rama: Nëse krijojmë një sinergji duke u përpjekur të vëmë në dispozicion mjetet që kemi, patjetër që mund të krijojmë edhe më shumë hapësirë edhe më shumë brumë për të pjekur në këtë furrë të re. Ajo që unë i kam kërkuar ministres për Sipërmarrjen është pikërisht që duke ftuar një numër prej jush dhe duke përfshirë edhe një numër prej nesh, të kemi një ditë si kjo dhe të trajtojmë në një mënyrë sa më shteruese problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë duke folur për kapitalin njerëzor dhe për përshtatjen e aftësive, transformimin dixhital, të gjitha segmentet sektoriale dhe pozicionimin konkurrues, duke folur për financimin sektorial, integrimin ndërkombëtar, etj,.
    Ne kemi filluar të përpiqemi të kuptojmë se si mund të bëhemi partnerë të drejpërdrejtë me ju, në funksion të interesave që ne përpiqemi të mbrojmë edhe të mishërojmë në të mirë të rritjes së cilësisë së qeverisejs, por edhe partnerë të financimit të nismave tuaja. Këtu kemi nevojë të krijojmë instrumenta të rinj financiarë në shërbim të sektorit. Besoj se ju keni çfarë të na mësoni, çfarë të na sugjeroni në ecurinë e punës tuaj. Ndërkohë që po forcojmë dita-ditës mbrojtjen  në sektorin publik jemi të shqetësuar që sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm./vizionplus.tv

  • ‘Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit’, Rama: Trajtimi i mbetjeve, të kalojë në nivel kombëtar. Nafta, sistem i ri i furnizimit

    ‘Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit’, Rama: Trajtimi i mbetjeve, të kalojë në nivel kombëtar. Nafta, sistem i ri i furnizimit

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, duke propozuar krijimin e një operatori kombëtar për shpërndarjen e ujit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Krahas kësaj, Kryeministri njoftoi se po punohet me Ministrinë e Energjisë për ngritjen e një sistemi të ri kontrolli mbi furnizimin me naftë, që synon të garantojë transparencë më të madhe dhe kontroll efektiv mbi çmimet dhe qarkullimin e karburanteve në vend. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    “Jemi të sigurt që duhet të kalojmë në një fazë tjetër dhe duhet të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit. Na duhet një ndërmarrje e shpërndarjes së ujit dhe një koorporatë e re që të adresojë të gjitha problemet e fragmentarizimit të burimeve dhe menaxhimit që pas 30 e ca vitesh është e kot të na sjellë rezultate të dëshiruara dhe pse ka përmirësime por janë të pamjaftueshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Qoftë për ujin dhe trajtimin e mbetjeve do të duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe duhet të krijojmë sinergji me koorporata ndërkombëtare. Kjo do të na ndihmojë për shumë arsye për furnizimin me ujë, investimet, transparencën në të gjitha këto procese. Kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve një hartë që duhet të konsolidohet dhe duhet të bëhet një sistem në nivel kombëtar. Jemi duke punuar me ministrinë e energjisë për një sistem të ri të furnizmit të naftës. Do të sjellë një kontroll shumë efikas qoftë mbi çmimin dhe qarkullimin e saj.”Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Rama i heq bashkive menaxhimin e ujësjellësve: Do krijojmë operatorin e shpërndarjes

    Rama i heq bashkive menaxhimin e ujësjellësve: Do krijojmë operatorin e shpërndarjes

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka hequr Bashkive të vendit kompetencat për shpërndarjen e ujit të pijshëm. Në një takim me deputetët dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, kreu i qeverisë, ashtu siç e kishte paralajmëruar bëri me dije se do të krijonte një operator kombëtar i ngjashëm me OSHEE-në për të menaxhuar ujin. Gjatë mbledhjes, Rama u shpreh se si reforma për ujin, ashtu edhe të tjerat, do të nisin që të implementohen në Tiranë si model. 
    “Tani kemi lënë disa detyra për Tiranën që shtohen përditë dhe kanë të bëjnë me shërbimet. Kemi ngritur punët për të bërë një reformë të re organizative dhe për një reformë në shërbime. Dua të vë theksin te shërbimi me ujin, ku duhet të kalojmë te një fazë tjetër, ku do të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit siç është bërë OSHEE, ku të adresojmë investimet, donatorët, me gjithë ato që janë për momentin ‘lesh e li’. Mbas 30 vitesh është e kotë të presim rezultate nga kjo mënyrë. Nuk mund të rrimë të presim. Qoftë për ujin dhe për trajtimin e mbetjeve duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe të krijojmë sinergji me ndërmarrje kombëtare më të larta,”-tha Rama.
    Po ashtu, pak ditë më parë, Rama premtoi reforma në menaxhimin e mbetjeve, furnizimin me naftë dhe ilaçe e disa pika të tjera që sipas tij janë të domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./ZËRI

  • “Edhe për trajtimin e mbetjeve…”/Rama: Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit

    “Edhe për trajtimin e mbetjeve…”/Rama: Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit

    Në mbledhjen me deputetë e drejtorë të bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama foli për disa problematika të qeverisjeve vendore.
    Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi nevojën e vendosjes së një sistemi të ri për trajtimin e mbetjeve, të shërbimit të shpërndarjes me ujë si edhe të shërbimit të shpërndarjes së naftës.
    ”Kemi lënë nje tjetër detyrë për të adresuar disa problematika në Bashkinë e Tiranës që lidhen me administrimin e një qyteti që rritet përditë, pastrimi, hapësirat publike, furnizimi me ujë dhe me radhë të gjitha shërbimet e tjera. Për këtë arsye kemi ngritur grupet e punës për të ndihmuar bashkinë me një reformë të brendshme organizative.
    Dua të vë theksin të çështja e shërbimit me ujë, duhet të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit njësoj si operator i shpërndarjes se energjisë elektrike..na duhet një koorporatë e re që të adresojë problemin e investimeve, e të  gjitha marrëdhënieve me donatorë me institucionet financiare në të gjithë Shqipërinë  që janë lesh e li dhe të adresojë problemin e fragmentarizmit të burimeve dhe menaxhimit që pas 30 e kusur vitesh është e kot të presim rezultate të dëshiruara.
    Përmirësimet janë të dukshme por të pamjaftueshme…qoftë për ujin dhe trajtimin e mbetjeve do duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe të krijojmë sinergji me koorporata ndërkombëtare të nivelit më të lartë në një fazë të caktuar.
    Kjo do na ndihmojë qoftë te shërbimi i furnizimit me ujë, qoftë investimet dhe patjetër transparencës në të gjitha këto procese ku ka shumë faktorë. Te sistemi i mbetjeve kemi një hartë që sot është shumë më ndryshe nga se ishte, por që duhet të konsolidohet dhe të bëhet një sistem i trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar.
    Po punojmë me ministrinë e shëndetësisë për furnizimin e gjithë sistemit publik dhe privat me barna me shtetin si palë. Ka ardhur koha të kalojmë në një rol të ri të shtetit.
    Po punojmë intensivisht për një sistem të ri të furnizimit të naftës, domosdoshmëri dhe mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave dhe furnizimin me naftë. Që mendojmë se do të sjellë një kontroll më të madh në çmimin dhe qarkullimin e naftës”, tha Rama.

  • Rama bën sikur është dita e parë si kryeministër: Punët janë ‘lesh e li‘, do krijojmë sistem të ri furnizimi për ujin

    Rama bën sikur është dita e parë si kryeministër: Punët janë ‘lesh e li‘, do krijojmë sistem të ri furnizimi për ujin

    Në një takim me drejtuesit politikë të Tiranës, deputetët dhe drejtorët e bashkive, Rama tha se do të krijohet një Operator Kombëtar i ngjashëm me OSHEE-në për të menaxhuar ujin.
    Por, sikurse edhe gjatë tre mandateve në pushtet, ai nuk mori asnjë përgjegjësi si kreu i qeverisë për punët, të cilat i cilësoi edhe vetë si lesh e li, duke folur sikursë të ishte dita e parë si kryeministër i këtij vendi.
    “Kemi lene nje tjetër detyrë për të adresuar disa problematika në Bashkinë e Tiranës që lidhen me administrimin e një qyteti që rritet përditë, pastrimi, hapësirat publike, furnizimi me ujë dhe me radhë të gjitha shërbimet e tjera. Për këtë arsye kemi ngritur grupet e punës për të ndihmuar bashkinë me një reformë të brendshme organizative.
    Dua të vë theksin të çështja e shërbimit me ujë, duhet të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit njësoj si operator i shpërndarjes se energjisë elektrike..na duhet një koorporatë e re që të adresojë problemin e investimeve, e të  gjitha marrëdhënieve me donatorë me institucionet financiare në të gjithë Shqipërinë  që janë lesh e li dhe të adresojë problemin e fragmentarizmit të burimeve dhe menaxhimit që pas 30 e kusur vitesh është e kot të presim rezultate të dëshiruara. Përmirësimet janë të dukshme por të pamjaftueshme…qoftë për ujin dhe trajtimin e mbetjeve do duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe të krijojmë sinergji me koorporata ndërkombëtare të nivelit më të lartë në një fazë të caktuar.
    Kjo do na ndihmojë qoftë te shërbimi i furnizimit me ujë, qoftë investimet dhe patjetër transparencës në të gjitha këto procese ku ka shumë faktorë. Te sistemi i mbetjeve kemi një hartë që sot është shumë më ndryshe nga se ishte, por që duhet të konsolidohet dhe të bëhet një sistem i trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar”, u shpreh ai.