Reagimi i ashpër nga shoqata e gjyqtarëve ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama ka ndezur debatin publik, mbi atë që shihet si një sinjal i qartë i një çarjeje të thellë mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Genci Gjokutaj e konsideron këtë zhvillim, si një risi në një klimë të perceptuar si të dominuar nga “absolutizmi dhe autokracia”, duke sugjeruar se balancat e pushtetit mund të jenë duke ndryshuar.‘Nga pozicioni i një “influenceri” të pushtetshëm të drejtësisë, kulturës dhe arsimit, ai gradualisht po shndërrohet në një “subjekt” të mundshëm të punës së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kjo lëvizje ‘tektonike’ mendohet se është arsyeja kryesore pas reagimit të gjyqtarëve, të cilët po kuptojnë se vetë arkitekti i reformës në drejtësi, mund të përfundojë nën lupën e saj. Në këtë kontekst, strategjia e re e Kryeministrit sipas Gjokutajt, duket se është ajo e viktimizimit.Pasi ka vepruar për vite si një “intimidues” i sistemit, tashmë thekson avokati, ai po përpiqet t’i paraqitet publikut si një viktimë e po atij sistemi drejtësie që ai vetë e krijoi. Rasti më flagrant i kësaj taktike është padia e tij në Gjykatën Kushtetuese për rastin e ministres Belinda Balluku. Ky veprim, sipas Gjokutajt, shihet si një tentativë për të zhvendosur përgjegjësinë dhe për të krijuar një narrativë ku ai është i pafuqishëm përballë një sistemi që nuk funksionon.Për Gjokutajn, duke mbrojtur ministren e tij, Rama në thelb po mbron veten, pasi rënia e saj mund të hapte një kapitull të ri hetimesh.Sipas avokatit, situata aktuale paraqet një skenar ku kryeministri, dikur i gjithëpushtetshëm, gjendet në një pozicion mbrojtës, duke përdorur mekanizma ligjorë për të vonuar atë që duket e pashmangshme, ndërkohë që një pjesë e sistemit të drejtësisë po jep sinjalet e para të një rebelimi ndaj kontrollit politik.Ne po flasim për gjyqtarët. Anëtarët e KLGJ-së janë të fundit që do bien. Sepse KLGJ-ja janë jeniçerët e Edi Ramës. Ata janë skalioni i fundit që ata nuk dalin. Po gjithsesi, dalja e këtyre gjyqtarëve është një risi ndaj një absolutizmi, autokracie, edhe ndaj një bullizmi.Këta që reagojnë na nxisin edhe kërshërinë që të marrim vesh se kush janë. Këtu ka dy gjëra. E para, ata e kuptojnë që Edi Rama, nga influencer i drejtësisë, i kulturës, i arsimit, avash-avash po kthehet në një subjekt. Në një objekt të punës së tyre. Se do do shkojë aty. Edhe ata, ata e kuptojnë më mirë se kushdo se ne këtu mbrojmë temën dhe bëjmë analiza që drejtësia është nën urdhër politik, drejtësinë nuk e lënë të japë drejtësi, intimidohen gjyqtarët, e tjerë e tjerë. Po imagjino, ne flasim për ata. Po ata vetë, si e ndjejnë veten që japin vendime për të cilat nuk janë të bindur. Po nuk kanë ç’i bëjnë, rrethanave, familjes, faktit e njëri-tjetrit në historitë e tyre.Nga praktika e punës e shikoj që gjyqtarët e aftë është vështirë të korruptohen. E kupton? Kush, janë këta që s’dinë se ç’shkruajnë, këta po, i ke këtu direkt, në sportel. Edi Rama është kthyer nga intimidues i drejtësisë, po rreket t’i thotë opinionit publik, madje edhe më tej se opinionit publik, që ky tani është një viktimë e drejtësisë, viktimë e asaj drejtësie që e krijoi vetë. Ngjarjet e fundit tregojnë… ai nuk ka më fuqinë. Vajtja deri te Belinda Balluku është saze për këmbët e tij. Prandaj dhe ky krahasimi që bëhet, është paradhoma. Paradhomë ishte dhe Arben Ahmetaj.Po jo, paradhoma ishte, po ishte Yuri Kim, ishte Blinken…paradhoma do jetë prapë. Puna është që s’është më Blinken e Yuri Kim. Ka ndryshuar në Uashington qasja. Se të ishte për këta, po këta njerëz janë. Edhe me rastin e Ballukut është vepruar formalisht, po realisht nuk është goditur aty ku duhet, as me kualifikim ligjor, as me masa sigurimi, po ja kanë dhe ç’kanë bërë? E morën të pandehur dhe e lanë 10 ditë. Prisnin të jepte dorëheqjen ose ta shkarkonte Rama. Rama e kapi këtë lojë, po Rama nuk e bënte, nuk i di arsyet pse e bën Rama këtë, ama unë di një gjë, që Rama në gjithë këtë veprim, as nga Belinda nuk ka frikë.
Këto e merr me vete historia e këtyre. Ai po e mbron realisht se duke mbrojtur Belindën, mbron veten. Dhe për herë të parë, njeriu i cili 80% të VKM-ve ja kanë firmosur zëvendësat, ky firmos kërkesën në Gjykatë Kushtetuese. Po në cilin vend të botës më thuaj një gjyqtar, një ministër i marrë i pandehur nuk jep dorëheqjen?
Tag: krijoi
-

Edi Rama ‘viktimë’ e drejtësisë që e krijoi vetë/ Gjokutaj: Balluku, saze për këmbët e tij
-

Capello është i bindur: Roma do të jetë surpriza e këtij sezoni në Serie A
3 Nëntor 2025
13:14
Alfred Lleshi
Roma u largua nga “San Siro” me humbjen e tretë në këtë kampionat, pas suksesit 1-0 të Milanit. Ndeshje e vështirë për skuadrën e Gasperinit, që krijoi shumë, por nuk konkretizoi, ndërsa penalltia e humbur nga Dybala rezultoi vendimtare. Megjithatë, Fabio Capello vlerësoi paraqitjen dhe shpirtin luftarak të verdhekuqve:
“Roma në vendet e larta rastësisht? Jo, ndaj Milanit tregoi se e meriton. Është skuadër që ka në ADN atë që kërkon Gasperini; vendosmëri, dëshirë dhe sakrificë. Edhe Soulé e Dybala vrapuan, e presuan lart kundërshtarin. Kjo është shenja e futbollit të Gasperinit. Sipas meje, kjo Romë do të jetë surpriza e sezonit”.
Megjithatë, Capello bëri edhe një vërejtje taktike: “Gasperini mund të fuste një sulmues më herët. Krijoi shumë krosime dhe topa të lartë, por mungonte një goditës i vërtetë. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, Roma nuk ishte kurrë vërtet e rrezikshme në këto situata, edhe sepse Milani ishte përgatitur mirë në këtë drejtim. Në përgjithësi, skuadra verdhekuqe më pëlqeu shumë”. -

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Salianji: Krijoi një parti moderne të majtë
Demokrati Ervin Salianji ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, duke e cilësuar si një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar.
“Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90.
Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe.
Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar!”-shkruan Salianji. -

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Salianji: Krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj
Demokrati Ervin Salianji ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, duke e cilësuar si një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar.
“Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90.
Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe.
Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar!”-shkruan Salianji.Top Channel
-

Salianji për Fatos Nanon: Krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Salianji shkruan se Nano krijoi një parti moderne të majtë ku lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj.
”Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90.Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe.
Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar”, shkruan ai.
-

Ndarja nga jeta e Nanos, Salianji: Krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj
Ervin Salianji, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të liderit historik të PS Fatos Nanos. Salianji shkruan se Nano krijoi një parti moderne të majtë ku lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj.
‘Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90. Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe.
Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar’, shkruan ai. -

“Drejtuesi i ri i SPAK të ruajë ritmin që krijoi Dumani”/ Analisti: Katër kandidaturat janë profesioniste
Analisti i njohur Arben Meçe, i ftuar në “Tirana Live” tha se procesi i zgjedhjes së kreut të ri të SPAK deri tani po zhvillohet brenda kuadrit ligjor, pavarësisht debateve për preferencat mbi emrat konkretë.
Ai theksoi se katër kandidatët kanë kaluar pengesën e parë, që është testi profesional. Gjatë diskutimit në studio, Meçe theksoi se personalisht do dëshironte që në krye të SPAK të zgjidhej një prokurore femër.
“Po zhvillohet ngjarja brenda ligjit. Në dhjetor përfundon mandati i Dumanit dhe bëhet përgatitja për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçëm. Deri tani kapërcimin parë e kanë bërë katër veta. Të katër e kanë kaluar testin profesional. Personalisht unë do doja të ishte një femër. Ky është opinionin im, e përgjithshmja është se nuk ka humbje SPAK, kushdo që të zgjidhet. Ligji garanton garë transparente dhe të ndershme”, tha ai.
Ai theksoi se kreu i ri i SPAK duhet të vazhdojë ritmin që krijoi Altin Dumani, madje të rrisë veprimtarinë e tij cilësore në goditjen e paligjshmërisë.
“Lufta vazhdon, nuk ka sfidë. Të gjithë ata 20 prokurorë kanë çështje në dorë dhe i vijojnë ato. Nga të dhënat e deritanishme nuk kemi asnjë provë, që të ketë ndërhyrje të politikës në SPAK. SPAK është jashtë kontrollit.
Unë do të ishte i kënaqur, që ritmin me të cilën e futi Dumani, me atë ritëm të vazhdonte. Rënia e këtij ritmi do kishte pasoja, por duhet të shohim se me çfarë egoje do vijë kreu i ri i SPAK.
Është një makineri që është në punë 100% dhe tani debati është nëse do shkojë në 120% apo do bjerë në 90%. Mendoj se do kemi rritje të ritmit. Ajo që është shqetësues, është se ka një agresivitet nga SPAK sa lidhet me masën e arrestit me burg”, tha ai.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi shqyrtoi dokumentacionet vendosi që katër kandidatë si Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj të vazhdojnë fazat e tjera të kësaj gare.
-

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford: Bizhuteritë e kostumit më mahnitëse në Hollivud
Të krijuara me materiale të lira dhe gurë të rremë, këto bizhuteri të jashtëzakonshme janë veshur nga yjet më glamuroze të botës gjatë epokës së artë të Hollivudit, nga Joan Crawford te Liberace. Një libër i ri eksploron historinë e këtyre stolive të veçanta.
Të gjithë e dimë se një varëse, një byzylyk apo një palë vathë tërheqës mund të plotësojnë një veshje, por shpesh harrojmë se, para se të shfaqeshin bizhuteritë e kostumit, këto ishin opsione vetëm për ata me gjendje të mirë financiare. Më parë, “gratë ose mbanin bizhuteri të shtrenjta ose nuk mbanin fare,” thotë historiania e bizhuterive Carol Woolton, autore e librit të ilustruar “Costume Jewelry” i botuar nga Taschen.
Bizhuteritë e kostumit, domethënë, ato të krijuara me materiale të lira ose gurë imitim, lindën si rezultat i disa faktorëve, veçanërisht ndikimit të Luftës së Dytë Botërore në disponueshmërinë e materialeve dhe ndryshimit të pozitës së gruas në shoqëri. Dhe megjithëse u nisën nga dizajnerët evropianë, ato lulëzuan në SHBA.
“Mendoj se në Amerikë u mirëpritën më shumë, sepse nuk ekzistonte ideja e trashëgimisë në bizhuteri, e rrënjosur thellë në Evropë,” thotë Woolton. “Gratë evropiane ishin mësuar të mbanin bizhuteri familjare ose t’i merrnin dhuratë në momente të rëndësishme të jetës, por në Amerikë ekzistonte një liri.”
Ndikimi i Hollivudit ishte i jashtëzakonshëm. Kur yje të filmit si Marilyn Monroe filluan të mbanin bizhuteri të kostumit në ekran dhe jashtë tij, ato u shndërruan në objekte shumë të dëshirueshme dhe të përballueshme, të veshura nga të gjitha gratë, nga shoqëruese të shoqërisë së lartë te sekretaret.
Coco Chanel ishte ndër të parat që i dha art bizhuterive të kostumit. Byzylykët ikonë me Kryqin Maltez, ku gurë të çmuar vendoseshin në metal të thjeshtë të mbuluar me smalt të bardhë, ishin revolucionarë për kohën. Chanel krijoi bizhuteri që nuk ishin imitime të atyre të shtrenjta, por të bukura në vetvete. Ajo kombinonte kopjen me të vërtetën, dhe e përfundonte çdo veshje me një theks elegant si vargje perlash false apo copa me ngjyra të ndritshme prej xhami dhe metali të artë.
Schiaparelli e pa bizhuterinë si një formë arti. Ajo bashkëpunonte me artistë si Jean Schlumberger dhe Salvador Dalí për të krijuar pjesë unike dhe lozonjare. Përdorte gjithçka: nga guacka, pisha, pupla struci, deri te patina me rrota. Çdo gjë mund të shndërrohej në një ornament të mrekullueshëm.
Miriam Haskell prodhoi disa nga bizhuteritë më të rafinuara të kostumit ndonjëherë. Punimet e saj artizanale, shpesh me filigran të hollë dhe punë me rruaza, u pëlqyen shumë në Hollivud. Joan Crawford i vishte shpesh dhe madje pozoi për fushata publicitare të saj. Ajo ishte e para dizajnere që kishte pika shitje në Saks Fifth Avenue dhe Harvey Nichols.
Eugene Joseff u bë sinonim me bizhuteritë e ekranit të madh. Ai dizajnoi për filma si “Gone with the Wind” dhe Ben-Hur, dhe krijoi një metal mat që nuk pasqyronte dritën e fortë të studiove. Bizhuteritë e tij ishin me qira për studiot, dhe ai ndërtoi një arkiv të pasur që u shndërrua në koleksione të shitura për publikun.
Nën drejtimin e Alfred Philippe, Trifari prodhoi bizhuteri të rafinuara si kjo spilë me stil “fruit salad”, një interpretim më i lirë i stilit të Cartier. Ai eksperimentoi me materiale si Lucite dhe krijoi ‘jelly bellies’, kafshë të vogla me trupa transparentë dhe pjesë të zbukuruara.
E lindur në Austri, Hattie u bë një ikonë e modës në SHBA. Filloi të prodhonte bizhuteri të frymëzuara nga arti afrikan dhe natyra, si kafshë dhe krijesa detare. Klientela e saj përfshinte yje si Tallulah Bankhead dhe figura të larta të shoqërisë si Dukesha e Windsor.
I njohur për humorin dhe shoqërinë e tij me të famshëm, Kenneth krijoi bizhuteri për Audrey Hepburn, Jackie Kennedy dhe madje edhe Princeshën Margaret. Pjesët e tij ishin kopje të bukura dhe të lezetshme të bizhuterive të shtrenjta, ai madje e quajti autobiografinë e tij Fabulous Fakes.
Me një të kaluar në Tiffany dhe Cartier, William de Lillo krijoi bizhuteri për të dy gjinitë gjatë viteve ’60. Përdori materiale luksoze si koral, turkez, lapis lazuli dhe jade, dhe më pas dizajnoi për shtëpitë e mëdha si Chanel, Schiaparelli, Nina Ricci dhe YSL. Klientët e tij përfshinin Elizabeth Taylor dhe Baronessen de Rothschild.
Fillimisht kantautore, Wendy u bë e famshme në vitet ’70 me “Wristy”, byzylykë të mbushur me figura porcelani, perla false dhe kristale. Ajo dizajnoi për Oscar de la Renta dhe Disney, dhe krijimet e saj të guximshme u pëlqyen nga ikona si Cher, Liberace dhe Prince.
Bizhuteritë e kostumit, të lindura nga nevoja, krijimtaria dhe ndryshimet sociale të shekullit XX, u kthyen në simbole stili, personaliteti dhe emancipimi femëror. Ato u liruan nga kufizimet e çmimit dhe pasurisë, duke i dhënë çdo gruaje, pavarësisht prejardhjes apo pozitës, mundësinë të shprehte veten nëpërmjet artit të zbukurimit.
Nga eleganca e Coco Chanel dhe imagjinata surrealiste e Schiaparellit, te magjia hollivudiane e Joseff-it dhe ekstravaganca e Kenneth Jay Lane, këta dizajnerë revolucionarë krijuan jo vetëm stoli, por edhe një mënyrë të re të të menduarit për bukurinë dhe modën.
Bizhuteritë e kostumit nuk ishin më vetëm “kopje të lira”, por u bënë pjesë e pandarë e historisë së artit, kulturës pop dhe identitetit femëror. Ato vazhdojnë të frymëzojnë edhe sot, duke dëshmuar se bukuria nuk matet me çmim, por me stil, guxim dhe krijimtari./BBC/KultPlus.com
-

Jack Kerouac: “Zoti nuk e krijoi botën për kënaqësi”
Zoti nuk e krijoi botën për kënaqësiAbraham Lincoln ishte i vetmuarZoti e bëri botën të dridhej,
Tash jam shtrirë në shtratin tim të hekurtI dërrmuar, i thyer, i nxirëUnë kisha një grua që më donte.
O zot, dreqi e marrtë, ferri dhe qytetetQielli është bërë i bardhëKa vaj në heroinën që përdorni në ditët e sotme
Hëna e sëmurë nuk do të tregojë,Sytë e mi janë të vetmuarPërbindëshat përpiqen të më përzënë nga dritarja.
Jam fillikat, fillikat, fillikat, o asht i thyerNga t’ia mbaj, ç’të bëj,Nuk më ka pëlqyer jeta ime
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:
JACK KEROUAC: BREZI IM, BOTA IME
