Tag: kreut

  • VIDEO/ Mijëra qytetarë në njësinë nr.4 në pritjen e kreut të PD, Sali Berisha

    VIDEO/ Mijëra qytetarë në njësinë nr.4 në pritjen e kreut të PD, Sali Berisha

    Një pritje e jashtëzakonshme dhe entuziaste ka shënuar takimin e radhës të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me banorët e njësisë nr. 4 në Tiranë.

    Takimi që mbahet si pjesë e fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ka tërhequr mijëra qytetarë që kanë mbushur sheshet dhe rrugët e zonës për të dëgjuar liderin e opozitës dhe për të shprehur mbështetjen e tyre.

    Atmosfera është jashtëzakonisht e ngrohtë, me flamuj të PD-së që valëviten kudo, duke simbolizuar mbështetjen për një Shqipëri madhështore.

  • GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

    GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

    GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për konfiksimin e një apartamenti 60 m2 të ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ai u dënua me 6 muaj nga burg nga Gjykata e Posaçme për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë më 26 qershor të vitit 2023, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm më 13 shkurt të këtij viti.
    SPAK-u e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Dedja ka thënë se ky apartament është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim.

    Bashkim Dedja është i pari nga ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e shkarkuar nga Vetting-u i dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërsa të tjerë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga vettingu janë ende nën hetim. Ai e kaloi Shkallën e Parë të Vetting-ut, por ishte Shkalla e Dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit që e rrëzoi duke e larguar nga detyra.

  • Zbulohen presionet ndaj SPAK? Ish-prokurori zbërthen sinjalet e forta të kreut të SPAK

    Zbulohen presionet ndaj SPAK? Ish-prokurori zbërthen sinjalet e forta të kreut të SPAK

    Ish-kreu i krimeve të rënda Eugen Beci komentoi në një emision televiziv deklaratën e kreut të SPAK Altin Dumani sot para KLP i cili foli për herë të parë për presion të politikës ndaj strukturës së posaçme.
    Sipas Becit, prokurorët e SPAK një pjesë e të cilëve vijnë nga krimet e rënda e kanë përballuar me sukses presion e krimit të organizuar, por tashmë janë nën presionin e politikës, më tepër mazhorancës që ka krijuar perceptimin se ka marrë nën kontroll të gjitha institucionet.

    “Altin Dumani nuk ka folur për veten por për institucionin që ai menaxhon. Nëse fryma është që politika, konkretisht mazhoranca ka marrë nën kontroll çdo institucion, edhe për SPAK është e vështirë të funksionojë pa këto presione pasi nuk mund të funksionojë si një ishull i veçuar. Momenti tjetër edhe opozita shpesh bëhet joracionale në sulme ndaj SPAK, kjo është e dëmshme. Rama në ‘Sy më sy’ në disa seri e deligjitimoi SPAK, pastaj u tërhoq për arsye të tij. Të gjitha këto ndikojnë në punën  e SPAK pasi edhe ata janë njerëz që jetojnë në këtë ambient, ku shpesh ndikimi i mazhorancës është shumë i madh. Deri tani s’e kishin ngritur zërin. Shpresoj vërtetë që reforma të ketë prodhuar një superstrukturë, përveç pagës shumë të mirë dhe mbrojtjes, shpresoj të jenë imun edhe ndaj presioneve. Presioni ndaj krimit të organizuar është përballur me sukses, i ri është presion i nga politika, do shohim a do e përballojë”, tha Beci.