Tag: kreut

  • Vllaznia ‘zonjë’ në Shkodër, Dinamo tani 5 pikë larg kreut

    Vllaznia ‘zonjë’ në Shkodër, Dinamo tani 5 pikë larg kreut

    Abissnet Superiore, java e 11-të:

    Vllaznia-Dinamo 1-0 (Balaj 13′)

    Ndeshja e luajtur këtë pasdite në “Loro Boriçi” ndërmjet Vllaznisë dhe Dinamos dhuroi emocione të forta përgjatë gjithë takimit. Fundi figuroi i lumtur për shkodraët të cilët me një gol të Bekim Balajt në të 13′ siguroi tri pikë për konsolidimin e kreut të rënditjes.

    Përgjithësisht lojë e nivelit mbi mesatar ndërsa fillimisht kuqeblutë dhe më pas Dinamo në 45’patën inisiativën në fushë. Në pjesëne dytë blutë e nisën me marsh të lartë. Karakteristikë e lojës së kryeqytetasëve së paku deri në të 60′-ën ishin dajlet e shpejta me një takim, raste për gol por mbrojtja me Pohls në portë ishte në ditë të mirë ndërsa mbajti të pa prekur rrjetën.

    Pas kësaj minute, Vllaznia reagoi duke ushtruar presion lart teksa për më shumë se 10′ (60′-73′) e mbajti skuadrën e Dajës larg gjysmëfushës së saj. Në fund Dinamo mori sërish inisiatvën por deri në fund shifrat nuk ndryshuan./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • 5 muaj në detyrë, Genc Deromemaj lë postin e kreut të Kadastrës së Vlorës

    5 muaj në detyrë, Genc Deromemaj lë postin e kreut të Kadastrës së Vlorës

    Kronikë E Martë, 4 Nëntor 2025 19:15

    Vetëm 5 muaj qëndroi në krye të Kadastrës, Genc Deromemaj dhe mësohet se ka lënë detyrën e kreut të Kadastrës së Vlorës. Ndërkohë është ende e paqartë se pse u mor ky vendim. Kujtojmë që janë dhjetra drejtues që kanë dhënë dorëheqjen edhe më herët nga Kadastra e Vlorës. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të konflikteve dhe dosjeve problematike. Por nuk dimë nëse ky është rasti i Deromemaj.

  • VIDEO/ Kur Nano akuzonte Ramën dhe bandat e tij për kërcënime…

    VIDEO/ Kur Nano akuzonte Ramën dhe bandat e tij për kërcënime…

    Kryeministri Edi Rama kujtoi marrëdhënien e veçantë dhe miqësinë me ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e cilësuar ndarjen nga jeta të tij si një humbje të madhe njerëzore dhe politike, gjate një fjalimi në ceremoninë e percjelljes së ish kreut të PS për në banesën e fundit.

    Në fjalën e tij, ai shtoi me ironi dhe dhimbje se pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, edhe ata që dikur e kishin sulmuar e akuzuar, nuk ngurruan ta shprehnin adhurimin për të.

    Ai duke shkelur kodin e respektit për ceremoninë e ndarjes nga jete të ish kreut të PS lëshoi akuza dhe u mundua që të shpërlante pisllëqet që ai dhe banda e tij e rilindjes kanë bërë kundër të ndjerit Fatos Nano.

    Ka qenë vet ish kryeministri që në një intervistë telelvizive i ka deklaruar kërcënimet e ardhura direkt nga Edi Rama. Pamje këto që janë ndarë për publikun nga deputeti demokrat Xhelal Mziu, edhe si nje përgjigje për deklaratat e Ramës gjatë fjalimit në ceremoninë mortore.

    Videoja:

  • Prezenca e opozitës dhe Kurtit, shfazon Ramën: Donin të të vrisnin…por çfarë thoshte Nano për kërcënimet me jëtë nga njerëzit e kreut të PS

    Prezenca e opozitës dhe Kurtit, shfazon Ramën: Donin të të vrisnin…por çfarë thoshte Nano për kërcënimet me jëtë nga njerëzit e kreut të PS

    Në fjalën e tij në ceremoninë e përcjelljes së Fatos Nanos për në banesën e fundit, Edi Rama nuk u ndal pa ndjellë urrejtje dhe inate. 

    “E solla nga Parisi me thonj të paprerë”, tha dikur Fatos Nanos për kreun aktual të qeverisë që kurrë nuk e deshi njeriun që e bëri ministër Kulture. Aq shumë e “deshi” Rama, Nanon sa kur ai u ofrua si kandidat për President i Republikës nuk e mbështeti dhe e hodhi poshtë me neveri. 

    Rama tha në fjalimin e tij të tensionuar, siç duket i mërzitur pa masë jo se iku Nano, por që atë e paskan respektuar e dashur shumë njerëzia. Ndërsa vetë Ramën deri tani kanë treguar se e duan shumë hajdutët dhe bandat. Ai u mundua që me ironi, respektin tradicional të shqiptarit për të vdekurin ta kthente në një betejë politike. “More deri te ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që deshën të të vrasin në zyrë dhe që të thanë në fytyrë tërë të zezat e gjuhës shqipe. Veç ta shihje si i kanë qëndisur kaq bukur fjalët”, tha Rama. E ky shfazim i tij para arkivolit të Nanos erdhi pasi kishte parë se opozita shqiptare dhe kreu i qeverisë së Kosovës i bënë nderet e duhura sipas traditës shqiptare, ish kryeministrit, dhe ish kreut të PS.

    Por për të qenë më të qartë dhe për ta kuptuar se kush e sulmoi ish kryeministrin kemi deklaratën e Fatos Nanos në vitin 2009 në një emision televiziv se ishte kërcënuar me jetë nga persona të afërm me Edi Ramën përpara zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

    Nano: Një numër i konsiderueshëm personash në kërkim kanë qenë në stafet e ngushta operative të z. Rama në fushatën e 28 qershor. … Një javë përpara zgjedhjeve, në orët e vona të asaj nate kam marrë mesazhe kërcënuese për jetën. Po vazhduat që ju të dy të bukurit e shejtanit të kërcënoni Ramën në fatin e tij në politikë, do ta paguani me jetë, ishte mesazhi. Këtë gjë e kam denoncuar në organet përkatëse. Kështu tha ish kryeministri në atë kohë.

    Pjesë nga fjala e Ramës në ceremoninë për Fatos Nanon:

    Rama: I thonë një fjale vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim sonte në një nga darkat e rralla të viteve të fundit. E të kalonim deri vonë në revistën e ngjarjeve, tërë c’u tha që kur doli lajmi se ti ike. Po sa të paskan dashur more burr i dheut.

    Edhe ata që nuk lanë rrota në kurriz pa të vënë. More deri te ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që deshën të të vrasin në zyrë dhe që të thanë në fytyrë tërë të zezat e gjuhës shqipe. Veç ta shihje si i kanë qendisur kaq bukur fjalët.

    Plasja më vjen që sjemi sot në një darkë. Mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire, të cilën nuk e imagjinova dot as pasi miku im Solis më shkroi se kishe hyre në koma. Nuk të mendoja ty të shtrirë në një arkmort. Ja që erdhi për mua kjo ditë zie dhe më ra puna e vështirë që ti jap lamtumirën një paraardhësi, të parit kryetar të familjes sonë.

  • Pasi deklaroi se kreut të PD i mbaron mandati në 2026, Besart Xhaferi ‘reflekton’: “Non grata” e Berishës nga SHBA ka rënë

    Pasi deklaroi se kreut të PD i mbaron mandati në 2026, Besart Xhaferi ‘reflekton’: “Non grata” e Berishës nga SHBA ka rënë

    Pasi deklaroi pak ditë më parë se mandatin i Berishës mbaron dhe se ai nuk i plotësoi zotimet ql u kishtr dhënë demokratëve, deputeti i i ri i Partisë Demokratike, Besard Xhaferi, ka deklaruar se shpallja “non grata” e kreut të PD Sali Berisha nga SHBA “ka rënë” dhe sipas tij është vetëm çështje kohe që kjo të konfirmohet publikisht nga autoritetet amerikane.
    I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, me gazetarin Arbër Hitaj, Xhaferi tha se gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA është takuar me kongresmenë amerikanë, të cilëve u ka kërkuar mbështetje për forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe për ndalimin e rrëshqitjes së vendit drejt autokracisë.
    “Isha në SHBA për të faktuar farsën e 11 majit, ku u takova me kongresmenë dhe do kërkoj nga homologët dhe miqtë tanë që një vend partner si Shqipëria nuk mund të rrëshqasë drejt autokracisë. Unë mendoj se ‘non grata’ e Sali Berishës nga SHBA ka rënë dhe është vetëm çështje rutinë formale për t’u shpallur publikisht,” deklaroi Xhaferi.
    Xhaferi duket se ka reflektuar në raport me Berishën dhe prej deklaratës së pak ditëve më parë, e cila u shoqërua me një sërë kritikash në drejtim të tij, duke përfshirë edhe një përgjigje publike nga Berisha, duket se ka ndryshuar mendje dhe ka siguruar se në PD nuk ka kurrfarë rebelimi.

  • Oktapodi/ Çelsi fiton Premier League 2025-26

    Oktapodi/ Çelsi fiton Premier League 2025-26

    Pas 8 javëve, blutë e trajnerit Mareska, pozicionohen në vend të 5-të me 14 pikë, 5 larg kreut.

    Premier League ndryshe nga vitet e fundit teksa skuadrat e kreut dalloheshin qartë, këto javë (8 javë) ka patur lëvizje të papritura. Kryesisht Livepruli i cili fitoi 5 takime radhazi dhe më pas mori tre humbje duke zbritur nga froni. Aty ku po afirmohet Arsenali si forcë e parë por dhe Siti që tani qëndron 3 pikë poshtë ‘Topçinjëve’.

    Megjithatë, rruga mbetet e gjatë dhe skuadra të tjera po tentojnë të ngjitën. Në fakt, në platforën ‘X’ po qarkullon një lajm i cili ka ndezur shpresën te kampionët e Botës për Klube, Çelsin.

    Kjo nuk ka lidhje me atë që skuadrat japin e marrin në fushë por me besëtytnitë shpesh prezente dhe në sport. Kështu, Oktapodi i famshëm që dikur parashikoi fituesin e Kupës së Botës ka bërë parashikimin e tij të fundit. Ai pretendon se Çelsi do të fitojë Premier League këtë sezon./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, KLP miraton listën me emrat e 4 kandidatëve, ja kushtet

    Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, KLP miraton listën me emrat e 4 kandidatëve, ja kushtet

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të vijuar me procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Që në nisje të mbledhjes, Këshilli miratoi listën me 4 kandidatë për këtë pozicion; Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.
    Zeqir Hoda, anëtar: Për të marrë të dhënat e nevojshme, vlerësoj që duhet të largohem nga votimi i seancës për këtë çështje. Po qëndroj meqë nuk është hapur procedura.
    Vatë Staka: Zoti Hoda paraqiti një njoftim mediatik. Disa media kanë botuar para 3 ditësh që një nga kandidatët që ka aplikuar për kreun e SPAK… S’jam në gjendje nëse është në konflikt interesi apo jo, por do e gjykojmë në një seancë të posaçme.
    Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Sokol Stojani kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP, theksoi se janë 4 kandidatë në garë, të cilët sipas tij plotësojnë kushtet. Sipas tij aplikantët duhet të jenë prokurorë të SPAK dhe të mos jenë drejtues. Po ashtu ai theksoi se një tjetër kusht është fakti që kandidatët duhet të kenë paraqitur platformë dhe të mos këtë masë disiplinore. “Ne i propozojmë këshillit miratimin e listës së kandidatëve për të qenë në krye të SPAK.”, tha ai.
    Kujtojmë se Altin Dumani i mbaron mandati 3-vjeçar në muajin dhjetor të këtij viti.

  • Gara për “karrigen” e Dumanit, KLP “vulos” listën me 4 kandidatët që kanë aplikuar

    Gara për “karrigen” e Dumanit, KLP “vulos” listën me 4 kandidatët që kanë aplikuar

    mbledhja e klp

    TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (PL) është mbledhur sot për të vijuar me procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. KLP ka miratuar 4 kandidatët: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj, duke vlerësuar se i plotësojnë kushtet për të drejtuar SPAK. Emrat e tyre u kualifikuan për të vijuar më tej garën, ndërsa për etapën e radhës, do të ftohen për t’u investuar nga KLP. 
    Miratimi kaloi me 10 vota pro, në mungesë të prokurorit Zeqir Hodajt, i cili u largua nga mbledhja. Hodaj dhe sqarime për shkrimet në media që raportonin se është në konfikt interesi pasi djali i tij është zgjedhur si hetues financiar në SPAK. 
    “Unë nuk gjendem në kushtet e heqjes dorë nga kjo situatë, unë kërkoj t’i jepet kohë edhe këshillit edhe vetes për të marrë një vendim në lidhje me këtë situatë. Unë vlerësoj që duhet të largohem nga zhvillimi i seancës për këtë çështje. Edhe pse çështje formale, duhet të largohem nga votimi për të marrë kohën e duhur për një proces të rregull ligjor”, tha ai.

    Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
    Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

  • “Ta çojmë futbollin shqiptar edhe më lart”! Datëlindja e kreut të FSHF, e urojnë edhe kampionët e Superiores

    “Ta çojmë futbollin shqiptar edhe më lart”! Datëlindja e kreut të FSHF, e urojnë edhe kampionët e Superiores

    Një ditë e veçantë kjo e sotmja për kreun e FSHF, Armand Dukën. Sot është datëlindja e kreut të futbollit shqiptar, ndërsa urimet për të kanë qenë të shumta, mes të cilave edhe nga kampionët e Superiores, nga Egnatia. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Egnatia e vlerëson Dukën për gjithë punën e bërë prej tij për futbollin shqiptar dhe e uron për datëlindjen.
    “I nderuar z.Armand Duka,
    Në këtë ditë të veçantë, të gjithë ne, në emër të KF Egnatia, dëshirojmë t’ju shprehim urimet më të përzemërta për shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë e të begatë.
    Në emër të bashkëpunimit të ngushtë, respektit njerëzor dhe institucional, por edhe të admirimit tonë të thellë për vizionin dhe lidershipin që dëshmoni përditë, urojmë që rrugëtimi juaj të vazhdojë me të njëjtin pasion e përkushtim, duke e çuar futbollin shqiptar edhe më lart. Gëzuar ditëlindjen, president”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

  • Haland magjik, Siti 3 pikë larg kreut

    Haland magjik, Siti 3 pikë larg kreut

    Mançester Siti tani vetëm 3 pikë larg kreut. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 0-1 ndaj Brentford duke marrë tri pikë shumë të vyera për javën e 7 në Premier League. Për vendasit në minutën e 59′ u aktivizua edhe Armando Broja

    Dhe heroi është Erling Haland. Sulmuesi norvegjez është në një formë të jashtëzakonshme: ai ka shënuar 16 gola në nëntë ndeshjet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren. Ai ishte edhe një herë vendimtar në fitoren e Sitit sot ndërsa shënoi në të 9′ në portën e Brendford.

    Ndërkaq, në ndeshjet e tjera të ditës; Aston Vila- Bërnli 2-1, Everton- Kristal Palasë 2-1, Njukasëll- Notingham Forest 2-0 dhe Uolves- Brajton 1-1.

    Vazhdo leximin