Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: kreut
-

FOTOLAJM- Mbërritën para nisjes së mbledhjes, ambasadorët e SHBA dhe BE ndjekin hap pas hapi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK
AMBASADORET NE KLP
TIRANË- Prezantimi i platformave të 4 kandidatëve të SPAK, është duke u ndjekur me interes të lartë nga faktori ndërkombëtar në Shqipëri. Ambasadorët më të rëndësisshëm në vend mbërritën para orës 9 në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe po ndjekim në kufje të gjithë procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK.
Në foton e mësipërme, shihen të ulur pranë njëri tjetrit e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, si dhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott. I pari që është duke prezantuar platformën për kreun e SPAK është kandidati Adnan Xholi, i cili po iu përgjigjet dhe pyetjeve të anëtarëve të KLP-së.
4 janë kandidatët që kanë aplikuar për tu përzgjedhur si drejtues të SPAK janë: Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Të 4 kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK. Ditën e djeshme ambasada amerikane në Shqipëri, kërkoi një proces të drejtë dhe transparent, ndërsa vlerësoi Dumanin për arritjet e deritanishme në krye të SPAK./ZËRI -

Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP nis mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sot drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në garë janë katër kandidatë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj. Ashtu siç ishte planifikuar, në orën 09.00 nisi seanca dëgjimore me secilin prej tyre. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, dhe secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta.
Në seancën dëgjimore janë të papranishëm përfaqësuesja amerikane, Van Horn dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato.
Pas seancave pritet të bëhet votimi, ku fitues do të shpallet kandidati që merr më shumë vota. Gara për drejtimin e SPAK ka ngjallur interes të lartë, për shkak të peshës së këtij institucioni në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe dosjeve sensitive që ka në dorë. Për këtë arsye në sallë prite të jenë dhe një pjesë e madhe e ambasadorëve të atashuar në vendin tonë.
“Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së”, njoftoi ambasada e BE. -

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, mbërrijnë në KLP
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë këtë të enjte kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Teksa duhen edhe pak minuta nga nisja e orarit zyrtar të mbledhjes, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë mbërritur në KLP për të ndjekur procesin nga afër.
Në garë janë katër kandidatë, të cilët do të prezantojnë platformat e tyre dhe më pas do jetë KLP-ja, e cila do të përzgjedhë pasuesin e Altin Dumanit, për një mandat trevjeçar në krye të SPAK. -

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, zyrtari amerikan: Pavarësia dhe efektiviteti janë thelbësore për sigurinë e shqiptarëve
Një zyrtar i ambasadës amerikane në Tiranë, ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.
Zyrtari amerikan tha se përsa i përket Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të Shqipërisë, pavarësia dhe efektiviteti i saj janë thelbësore për mbrojtjen e sigurisë së shqiptarëve.
“SPAK është gjithashtu një partner i çmuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, u shpreh zyrtari i ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Në lidhje me cështjen “Balluku”, zyrtari amerikan tha se “nuk kemi asnjë koment për çështjet e brendshme ligjore që janë në proces”. -
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK në sytë e Evropës dhe SHBA, pjesëmarrje e lartë diplomatike
Zgjedhja e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ka tërhequr vëmendjen më të madhe diplomatike të viteve të fundit.
Në mbledhjen e së mërkurës, 11 dhjetor 2025, pritet të marrin pjesë përfaqësues të një numri rekord ambasadash, mes tyre ambasada e SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë kjo bëhet e ditur nga njoftimi i KLP-së
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar zyrtarisht se seanca plenare do të nisë në orën 09:00, ku do të zhvillohen intervistat me kandidatët dhe do të kryhet votimi për zgjedhjen e Kreut të ri të SPAK.
Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik dhe secili kandidat do të ketë në dispozicion 45 minuta. I gjithë procesi do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTSH.
Këshilli ka konfirmuar gjithashtu se gazetarët do të akomodohen në sallën e mbledhjes, ndërsa kameramanëve do t’u lejohet të filmojnë vetëm pamjet hyrëse para fillimit të seancës.
4 kandidatët që do t’i nënshtrohen seancës dëgjimore janë:
Adnan Xholi
Doloreza Musabelliu
Elvin Gokaj
Klodian Braho
Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK vlerësohet si një nga momentet më vendimtare për vijimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa prania e gjerë diplomatike pritet të theksojë rëndësinë dhe transparencën e këtij procesi. -

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Ambasada Britanike: KLP të realizojnë një proces të lirë, të drejtë dhe transparent!
Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar më anë të një postimi në Facebook lidhur me zgjedhjet e kreut të SPAK që pritet të zhvillohet ditën e nesërme të 11 dhjetorit.
Reagimi i Ambasadës Britanike në rrjete sociale:
Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.
Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.
-

Përzgjedhja e kreut të BKH-së/ Përplasje mes prokurorëve
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përzgjedhjen e kreut të BKH.
Prokurorët diskutojnë mes tyre nëse duhet të lexohet relacioni i plotë i SPAK, nga fillimi deri në fund për transparencë pasi është një çështje që ka interes të madh për opinionin publik.
Prokurori Vata ka kërkuar të lexohet i plotë relacioni i SPAK, ndërsa shumica e prokurorëve të tjera kanë shprehur se relacioni duhet të lexohet i pjesshëm dhe se nuk është nevoja për spektakël.
Në fund kryetarja e KLP ka hedhur për votim propozimet ku me 9 vota pro është vendosur të lexohet i përmbledhur relacioni i SPAK. -

Caktohet data dhe ora/ Zgjedhja e kreut të ri SPAK, ja kur do të merren në pyetje 4 kandidatët
Altin Dumani dhe prokurorët kandidatë
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur se me datë 11 dhjetor, ora 09:00, do të kryehet intervistimi për katër kandidatët e SPAK. Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, do të prezantojnë platformën e tyre dhe pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen.
KLP miratoi 4 kandidatën në mbledhjen e 20 tetorit, duke vlerësuar se i plotësojnë kushtet për të drejtuar SPAK. Emrat e tyre u kualifikuan për të vijuar më tej garën, që është ajo e intervistimit, e vendosur tashmë më datë 11 dhjetor. Po në këtë ditë pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë me votim kreun e ri të SPAK, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor.
Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI -

Kush ja nxiu syrin kreut të Gardës më 21 janar? Ngjela: Atë mund ta qëllonte me grusht vetëm…
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24 ka folur në lidhje me hetimet e SPAK për ngjarjet e 21 janarit, duke u ndalur te episodi i syrit të nxirë të kreut të Gardës së asaj kohe, Ndrea Prendit.
Ngjela sugjeroi se Prendi mund të jetë goditur me grusht.
Sipas tij i vetmi person që mund ta bënte këtë ishte një pushtetar i lartë i kohës, ndërsa nuk përmendi emra.
“Veç një pushtetari të lartë askush nuk mund t’i binte me grusht kreut të Gardës asaj kohë, Ndrea Prendit. Flasim profesionalisht, ai është i armatosur dhe i pushtetshëm. Nëse unë i bie me grusht ai më qëllon ose më vret”, u shpreh ai.
