Tag: kreun

  • Gara për kreun e ri të SPAK/ Mblidhet KLP, të pranishëm edhe zyrtarët amerikanë. Kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

    Gara për kreun e ri të SPAK/ Mblidhet KLP, të pranishëm edhe zyrtarët amerikanë. Kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

    Është mbledhur mëngjesin e sotëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke hapu kështu zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, në afrim të datës së mbarimit të mandatit të Atin Dumanit, në dhjetor 2025.

    Në mbledhjen e sotme u caktua tre javë afat për të gjithë kandidatët që duan të jenë në krye të SPAK, në mënyrë që të dorëzojnë dokumentacionet përkatëse.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila ndoqi nga afër mbledhjen, raporton se të pranishëm në sallë kanë qenë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë.

    Top Channel

  • Gara për kreun e ri të SPAK/ KLP u lë afat 2 javë kandidatëve, duhet të paraqesin platformat dhe…

    Gara për kreun e ri të SPAK/ KLP u lë afat 2 javë kandidatëve, duhet të paraqesin platformat dhe…

    Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në lidhje me garën për kreun e ri të SPAK.
    Kreut aktual të Prokurorisë së Përgjithshme, Altin Dumani i mbaron afati më 18 dhjetor, ndërkohë gazetarja Klodiana Lala raporton se KLP ka lënë një afat 2 javor për kandidatët që të paraqesin interesin e tyre.
    Mësohet se kandidatët do të duhet të paraqesin platformat e tyre në lidhje me mënyrën se si do ta drejtojnë SPAK-un.

  • Pasuesi i Altin Dumanit! Hapet gara për drejtuesin e ri të SPAK

    Pasuesi i Altin Dumanit! Hapet gara për drejtuesin e ri të SPAK

    Altin Dumani

    TIRANË-Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të shpallë sot garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, pas përfundimit të mandatit të prokurorit Altin Dumanit. Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 16 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022.
    Mbledhja do të zhvillohet me pjesëmarrjen e anëtarëve të KLP-së, përfaqësuesve të Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrisë së Drejtësisë, EU4Justice dhe OPDAT.  Rendi i ditës përfshin miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme, diskutimin e shpalljes së vendit vakant për kreun e ri të SPAK dhe vlerësimin etik dhe profesional të tre prokurorëve: Françesk Ganaj, Ermira Manelli dhe Hysni Mulaj.
    Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE. Si SHBA dhe BE deklaruan se do ta ndjekin me vëmendje këtë proces dhe ritheksuan angazhimin për mbështetjen e reformës në drejtësi. 

    Sipas ligjit të këtij institucioni, kreu i tij zgjidhet një herë në çdo tre vjet dhe ky mandat është i parinovueshëm. Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK 3 vjet më parë, ku mori shumicën e votave të KLP-së, 5 nga 11 të pranishëm. Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

  • Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, sot hapet gara për kreun e ri të SPAK

    Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, sot hapet gara për kreun e ri të SPAK

    Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme pritet që të hapet ditën e sotme. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 10:00. Pika e parë e rendit të ditës pas miratimir të procesverbalit të mbledhjes është pikërisht shpallja e vendit vakant për drejtues së SPAK.
    Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës. Ai do të vijojë të jetë prokuror pranë kësaj strukture edhe pas përfundimit të mandatit të tij si drejtues. Mandati i prokurorëve të SPAK-ut është 9-vjeçar.

     
     

  • Rama zgjedh kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS, kush do të marrë drejtimin e grupit të deputetëve

    Rama zgjedh kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS, kush do të marrë drejtimin e grupit të deputetëve

    Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën e sotme kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS.
    Emri i zgjedhur nga Rama është Taulant Balla. Socialisti rikthehet në detyrën që e ka mbajtur edhe më herët në radhët e PS, ndërsa Rama e cilësoi si njeriun e duhur për këtë rol.
    “Sa i përket drejtimit të grupit të ri parlamatar, ka shumë pak për t’u menduar. Për eksperiencën e gjatë, Taulant Balla është deputeti i duhur”, theksoi Rama.
    Kryeminstri ka zgjedhur më herët Niko Peleshin për të mbajtur rolin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa nënkryetare është zgjedhur deputetja e Durrësit në radhët e PS, Klodiana Spahiu.

  • Gara për kreun e ri të SPAK/ Anëtari i KLP-së kërkon votim të cilësuar, këshilli i Prokurorisë ndahet në dy kampe

    Gara për kreun e ri të SPAK/ Anëtari i KLP-së kërkon votim të cilësuar, këshilli i Prokurorisë ndahet në dy kampe

    Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK-ut mund të krijojë probleme brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili pas një jave hap garën për pasardhësin e Altin Dumanit.

    Tre vjet më parë, në një proces të tensionuar, që arriti kulmin me replikat publike mes kryeministrit dhe ambasadores amerikane, zoti Dumani, mori shumicën e votave të KLP-së, 5 nga 11 të pranishëm.
    Një proces që u krye në praninë e pazakontë të ambasadores amerikane të kohës, Yuri Kim. Por, pas gati tre vitesh, po vlerësohet që rregullorja për votimin e kryeprokurorit të radhës të rishikohet dhe dilema lidhet shpalljen si fitues të pretendentit që merr më shumë vota
    Gara hapet në 18 shtator dhe njëri nga anëtarët kërkon që rregullorja për mënyrën e votimit të jetë ndryshe
    Siç bëjnë me dije burimet e TCH , anëtari i KLP-së, Erind Mërkuri, ka kërkuar saktësimin e termit “shumica’ që vendos sipas rregullores drejtuesin e SPAK.
    Top Channel ka mësuar se zoti Mërkuri, i zgjedhur vjet nga radhët e avokatëve, ka kërkuar ndërhyrjen e KLP mbi numrin e saktë të votave që certifikojnë kreun e ri të SPAK-ut, gjë e cila mund të sjellë në perspektivë votimin në disa raunde derisa të bëhet shumica e kërkuar.
    Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se ndonëse propozimi nuk është kaluar ende në seancë, ka krijuar ndarjet e para në KLP, që edhe pa këtë propozim, duhet të jetë nën presion të dukshëm dhe të padukshëm për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.
    Është shumë herët për të kuptuar se si do të zhvillohen debatet e hapura brenda KLP-së. Por e sigurtë është që institucioni më i rëndësishëm për sistemin e akuzës në Shqipëri, tani gjendet nën debatin, nëse duhet ndryshuar apo jo rregullorja mbi të cilën zhvillohet zgjedhja për drejtuesin e ri të SPAK-ut.
    Kjo rregullore u miratua me ndryshime pas zgjedhjes së Dumanit dhe përcakton se kreu i SPAK-ut zgjidhet me shumicën e anëtarëve të KLP-së. Ndërsa kuorumi i detyrueshëm për mbledhje plenare është 7 anëtarë nga 11 gjithsej.
    Zoti Mërkuri nuk pranoi të komentonte publikisht arsyet e propozimit të tij përpara se ta bënte këtë zyrtarisht në KLP. Si njohësi çështjeve kushtetuese, zoti Mërkuri ka përfaqësuar Kuvendin në Gjykatën Kushtetuese në procesin e nisur nga Partia Socialiste për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
    Lëvizjet në KLP-së në lidhje me zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK-ut duket se kanë rritur edhe interesin e diplomatëve më të lartë. Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ka patur një takim me kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani, takim për të cilin nuk ka shumë informacion.
    Megjithatë, shumë gjëra do të qartësohen me afrimin e 18 dhjetorit, dita kur përfundon edhe mandati i drejtuesit aktual të SPAK-ut, Altin Dumani dhe kur ndërkohë do të kenë dalë në skenë kandidatët e tjerë. Por edhe do të jetë vendosur me sa vota zgjidhesh kryeprokuror i SPAK që thuhet se duhet harmonizuar me kushtetutën.

    Top Channel

  • Sinner lë kreun e renditjes pas 65 javësh, Sabalenka konsolidon pozitat e saj në krye

    Sinner lë kreun e renditjes pas 65 javësh, Sabalenka konsolidon pozitat e saj në krye

    Pas 65 javësh radhazi në majë, tenisti italian Jannik Sinner ka lënë kreun e renditjes botërore për meshkuj. Humbja në finalen e US Open ka qenë fatale për të, duke i lënë kreun Carlos Alcaraz.
    Tenisti spanjoll rikthehet në krye të klasifikimit pas më shumë se një viti dhe mund ta mbyllë vitin në krye, duke qenë se Sinner do t’i duhet të mbrojë shumë pikë muajt në vijim. Në “top-5” qëndron ende Djokovic.
    Te femrat, Aryna Sabalenka konsolidon pozitat e saj në vendin e parë, madje shkëputur mbi 3000 pikë nga ndjekëset. Fitorja në US Open ka forcuar pozitat e bjelloruses, ndërkohë që Iga Swiatek qëndron në vendin e dytë.
    Top-5, meshkuj
    1.Carlos Alcaraz, 11.540 pikë
    2.Jannik Sinner, 10,780 pikë
    3.Alexander Zverev, 5,930 pikë
    4.Novak Djokovic, 4,830 pikë
    5.Taylor Fritz, 4,675 pikë
    Top-5, femra
    1.Aryna Sabalenka, 11,225 pikë
    2.Iga Swiatek, 7,933 pikë
    3.Coco Gauff, 7,874 pikë
    4.Amanda Anisimova, 5,159 pikë
    5.Mirra Andreeva, 4,793 pikë

  • Ekskluzive/ DASH tregon për Top Channel çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Washington

    Ekskluzive/ DASH tregon për Top Channel çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Washington

    Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të gazetarit të Top Channel se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me kreun e SPAK dy ditë më parë.

    Një zyrtar i DASH në përgjigjen për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu tha:
    “Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”.
    Vizita e Dumanit në Uashington erdhi në një moment vendimtar për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që pas pak javësh të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme ndërsa shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Vitin e kaluar Dumani u nderua me çmimin “Kampion në Luftën Kundër Korrupsionit”, dhënë nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

    Top Channel

  • Denoncimi i fortë i gazetarit: Vetëm dy kandidatë për kreun e BKH-së kaluan testin e së vërtetës, por vijuan garën të gjithë

    Denoncimi i fortë i gazetarit: Vetëm dy kandidatë për kreun e BKH-së kaluan testin e së vërtetës, por vijuan garën të gjithë

    Gazetari Flamur Vezaj, deklaroi se 5 nga 7 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, apo siç njihet ndryshe testi i së vërtetës.

    Por, pavarësisht kësaj, ata janë kualifikuar.

    “Vetëm 2 nga 7 kandidatët për kreun e BKH e kanë kaluar testin e së vërtetës. Është mbledhur sërish komisioni i verifikimit dhe kanë vendosur që, edhe pse nuk e kanë kaluar këtë test, t’i kalojnë këta kandidatë në procedurën e mëtejshme, atë të verifikimit të pasurisë. Burimet më thonë që edhe zoti Kërluku, edhe zoti Nano, nuk e kanë kaluar testin. Pavarësisht se nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, komisioni nuk i ka skualifikuar”, tha Vezaj në një intervistë për A2.

    Sipas tij, “testi i së vërtetës është vendosur me ligj, por pastaj anashkalohet. Model alla shqiptar…”.

    Kandidatët e kualifikuar
    Andi Pogaçe,
    Artur Beu,
    Elton Kërluku,
    Gentian Ndoi,
    Gentjan Shehaj,
    Gledis Nano
    Joni Keta