Tag: kreun

  • Kush është kandidati që ka më shumë shanse për kreun e SPAK? Ja si përgjigjet Karamuço

    Kush është kandidati që ka më shumë shanse për kreun e SPAK? Ja si përgjigjet Karamuço

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se katër kandidatët për kreun e SPAK kanë kontributet e tyre dhe janë në lartësinë e duhur për ta kryer detyrën.
    Karamuço nuk ka një emër që ka më shumë shanse për tëë fituar, pasi sipas tij gara është shumë e fortë.
    Karamuço u shpreh se ata do ta vijojnë misionin që ka nisur kreu aktual, Altin Dumani.
    “Është garë e fortë. Janë 4 kandidatë, të gjithë kanë kontributet e tyre, të dhëna ndër vite. Eksperiencë të madhe kanë, dikush e ka më shumë, dikush e ka më pak. Por janë në lartësinë e zotit Dumani, për ta vijuar misionin që kanë nisur dhe atë standard që është krijuar tashmë. Nuk mund të kemi regres. Ne do fillojmë me mospëlqimet tona menjëherë. Do shikojmë ritmin. Drejtuesi ka vetëm ritmin. Mban ritmin e të gjithë atyre që ka, është i pari mes të barabartëve. Si procedurë është e garantuar edhe nga faktori ndërkombëtar

  • Gara për kreun e SPAK, KLP zyrtarizon kandidatët

    Gara për kreun e SPAK, KLP zyrtarizon kandidatët

    Janë zyrtarizuar 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e ri të SPAK. Ata janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi.
    “Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi”, thuhet në njoftimin e KLP.
    KLP hapi garën disa javë më parë, në pritje të përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual, Altin Dumani, i cili mori detyrën më 16 dhjetor 2022 dhe do ta përfundojë më 18 dhjetor 2025. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që nga krijimi i tij, pas Arben Krajës.

    /vizionplus.tv

  • Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

    Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

    Sotir Kllapi ka hyrë në garë për kreun e SPAK.
    Kllapi, deri më tani është emri i 5-të i zyrtarizuar si kandidat për kreun e ri të SPAK.
    Kandidaturën e kanë dorëzuar edhe prokurorët e posaçëm: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj, Adnand Xholi.
    Afati për paraqitjen e kandidaturave për postin drejtues të SPAK përfundon sot, duke i hapur rrugë më pas procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
    Kreu i ri i SPAK pritet të zëvendësojë prokurorin Altin Dumani, mandati i të cilit është drejt përfundimit.

  • Prokurori i Posaçëm i dosjes “Meta”, hyn në garë për kreun e SPAK

    Prokurori i Posaçëm i dosjes “Meta”, hyn në garë për kreun e SPAK

    Sotir Kllapi, prokurori i Posaçëm i dosjes “Meta”, ka hyrë në garë për kreun e SPAK. Sotir Kllapi, i cili firmoi për arrestimin e Ilir Metës, i cili u vendos në pranga më 21 Tetor 2024, deri më tani është emri i 5-të i zyrtarizuar si kandidat për kreun e ri të SPAK.
    Kandidaturën e kanë dorëzuar edhe prokurorët e posaçëm: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj, Adnand Xholi. Afati për paraqitjen e kandidaturave për postin drejtues të SPAK përfundon sot, duke i hapur rrugë më pas procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
    Kreu i ri i SPAK pritet të zëvendësojë prokurorin Altin Dumani, mandati i të cilit është drejt përfundimit. Interesi për këtë pozicion të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë ka qenë i lartë, duke reflektuar peshën që SPAK ka marrë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

  • Gara për kreun e SPAK, sot afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit, 4 prokurorë dorëzojnë aplikimet

    Gara për kreun e SPAK, sot afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit, 4 prokurorë dorëzojnë aplikimet

    Kjo e mërkurë (8 tetor) shënon afatin e fundit për paraqitjen e dokumentacionit të kandidatëve për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
    Në garën për drejtimin e këtij institucioni, kanë dorëzuar dokumentacionet përkatëse në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, prokurorët Klodjan Braho, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj.
    Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve ekzistues të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.
    Pak javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, pak muaj para përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual Altin Dumani.
    Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës.  Dumani u zgjodh për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme më 16 dhjetor 2022, ndërsa mandati i tij përfundon më 18 dhjetor 2025.

  • Zgjerohet gara për kreun e SPAK, ja cili është prokurori që hyn si kandidati i tretë për drejtues

    Zgjerohet gara për kreun e SPAK, ja cili është prokurori që hyn si kandidati i tretë për drejtues

    Prokurori Adnan Xholi është kandidati i tretë për kreun e SPAK. Më herët kanë paraqitur platformën e tyre për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme prokurorët Klodian Braho dhe Elvin Gokaj.
    Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e SPAK.
    Sipas burimeve, priten dhe 2 kandidate të tjerë të shprehin interes, duke e çuar ne 5 numrin e kandidateve për pasardhësin e Altin Dumanit në krye të SPAK për një mandat 3-vjeçar.
    Adnan Xholi aktualisht është shef seksioni në SPAK për hetimin e krimit te organizuar. Xholi ka hetuar dhe çuar për gjykim dhjetëra grupe kriminale dhe ka zbërthyer dosje të SKY ECC.
    Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.

  • Gara për kreun e SPAK/ Sot afati i fundit për aplikimet e kandidatëve

    Gara për kreun e SPAK/ Sot afati i fundit për aplikimet e kandidatëve

    Ditën e sotme është afati i fundit i aplikimeve, për prokurorët që dëshirojnë të garojnë për kreun e SPAK.

    Janë konfirmuar në media gjatë kësaj kohe edhe emrat e dy prokurorëve që pritet të kandidojnë. Bëhet fjalë për Klodian Brahon dhe Adnan Xholin.
    Platformat e kandidatëve dorëzohen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe më pas Komisioni për Zhvillimin e Karrierës verfikon nëse plotësohen kushtet nga kandidaturat.

    Më pas lista paraqitet në mbledhjen penare. Votimi për kreun e SPAK është i hapur.

    Nëse ndodh që ka kandidatë me numër të njëjtë votash, bëhet një raund i dytë votimi, vetëm për këta kandidatë.
    Mandati i kreut aktual të SPAK-ut, Altin Dumani përfundon në dhjetor të 2025.

     

  • Gara për kreun e ri të SPAK, ende asnjë kandidaturë dy ditë para skadimit të afatit

    Gara për kreun e ri të SPAK, ende asnjë kandidaturë dy ditë para skadimit të afatit

    Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga përfundimi i afatit të vendosur nga KLP për paraqitjen e kandidaturave për kreun e ri të SPAK, ende nuk është dorëzuar asnjë aplikim zyrtar.
    Afati i fundit për shprehjen e interesit dhe dorëzimin e platformës është dita e mërkurë, 8 tetor, sipas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
    Sipas burimeve, pritet që gjatë këtyre ditëve të aplikojnë të paktën katër prokurorë të SPAK, të cilët synojnë të zëvendësojnë Altin Dumanin në detyrë, duke nisur nga 19 dhjetori i këtij viti.
    Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.

  • Egnatia kap kreun, Teuta tri pikë me …mund

    Egnatia kap kreun, Teuta tri pikë me …mund

    Vora- Egnatia 0-1 (F. Ruçi 17′)

    Teuta- Bylis 1-0 (Abazaj aut 62′)

    Dy ndeshjet e fundit të javës së 6-të Abissnet Superiore prodhuan nga një gol respektiv. Në orën 14:00 Egnatia me anë të Flamur Ruçit i dha tri pikë Egnatias për kreun (pas Vllaznisë, pikë të barabarta 13, vendos ndeshja direkte) në duelin e luajtur në Laç ndërmjet Vorës dhe Egnatias.

    Në orën 17:00 ndeshja e fundit mes Teutës dhe Bylis në “Niko Dovana”. Sfida u vendos nga autogoli i Marin Abazajt në minutën e 62. Bylis u përpoq të arrite te goli i barazimit me minutat e fundit që ishin duel i vazhdueshëm mes sulmit të tyre dhe mbrojtjes durrsake. Goditi shtyllën me Ualison por pa mundur të bëjë pikë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • GJKKO heq pezullimin nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

    GJKKO heq pezullimin nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

    GJKKO ka hequr këtë të premte masën e pezullimit nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ndërsa ka lënë në fuqi vetëm masën e “detyrimit për t’u paraqitur” pranë autoriteteve.
    Sipas burimeve, Myzyrit i ka përfunduar mandati në KPP dhe masa e pezullimit nga detyra konsiderohet e paarsyeshme ndërsa tani ai nuk ka asnjë pengesë për të ushtruar një detyrë tjetër shtetërore.
    Myzyri është nën hetim nga SPAK për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike”. Hetimet e thelluara lidhen me një procedurë prokurimi të zhvilluar në vitin 2020, për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor, me një vlerë mbi 219 milionë lekë, ku dyshohet se janë përdorur dokumente të falsifikuara dhe është favorizuar në mënyrë të paligjshme një grup operatorësh ekonomikë.
    Sipas dosjes hetimore, objekt i këtij procedimi penal është procedura e prokurimit me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: Mirëmbajtje rutinë me performancë, rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Benë – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219,866,693 lekë (pa TVSH), zhvilluar më 18 shtator 2020.