Tag: kreun

  • Berisha përplaset me kreun e SPAK në Kuvend: Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…

    Berisha përplaset me kreun e SPAK në Kuvend: Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…

    Kreu i demokratë, Sali Berisha, është përplasur në Kuvend me kreun e SPAK, Altin Dumani.

    Momenti i leximit të pyetjeve dhe dhënies së përgjigjeve nuk është pëlqyer nga kreu i demokratëve, i cili i kërkoi me mikrofon të fikur të mos ndiqte atë mënyrë deklarimi.
    “Lexoji të gjitha, të plota dhe përgjigju! Cila është pyetja, një për një, të lexohet dhe jo kështu. Lexohet njëherë pyetja e plotë dhe pastaj jepet përgjigja, nuk mund të bëhet kështu dhe hajt…”, u shpreh Berisha.
    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i kërkoi që të mos ndërhynte, duke i kërkuar Dumanit të vijonte me fjalën e tij.

     

    Top Channel

  • Berisha përplaset me kreun e SPAK në Kuvend: Lexo pyetjen, pastaj përgjigju…

    Berisha përplaset me kreun e SPAK në Kuvend: Lexo pyetjen, pastaj përgjigju…

    Kreu i PD Sali Berisha ka ndërhyrë gjatë përgjigjeve të pyetjeve të deputetëve nga kreu i SPAK Altin Dumani.
    Berisha u ngrit nga vendi duke kërkuar që Dumani të lexojë pyetjet një për një në mënyrë që t’u përgjigjjet.
    Reagimit të Berishës i është përgjigjur kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili ka kërkuar vijimin e seancës normalisht.

  • Milani ndalet 2-2 nga debutuesit e Pisas, kuqezinjtë rrezikojnë të humbasin kreun e Serie A

    Milani ndalet 2-2 nga debutuesit e Pisas, kuqezinjtë rrezikojnë të humbasin kreun e Serie A

    Serie A e futbollit në Itali nisi të premte me raundin e tetë. Në ‘San Siro’ vendasit e Milanit barazuan 2-2 kundër debutuesve të Pisas. Vetëm në shtesën e ndeshjes Milani ia doli të barazonte, pasi më herët Pisa kishte përmbysur rezultatin. Edhe pse Allegri i kishte paralajmëruar të tijtë para sfidës, ashtu si kundër Cremoneses (1-2), Milani bën një hap fals po në shtëpi kundër një ekipi debutues.
    Fillimi i ndeshjes foli për vendasit, madje Milani e gjeti golin e epërsisë shumë herët me Rafael Leaon. Portugezi përfitoi nga një pasim i Riccit dhe mposhti portierin Semper. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa në fraksionin e dytë miqtë do bënin surprizën.
    Duhej veterani Juan Cuadrado që në minutën e 60-të të vendoste ekuilibrat nga pika e bardhë e 11 metërshit. Katër minuta nga fundi, Pisa shokoi dhe heshti ‘San Siron’ duke përmbysur ndeshjen me Nzola.
    Në shtesë Milani reagoi dhe pasimi i Modric u kthye në gol nga i riu Athekame. Kështu, Milani me 17 pikë mbetet sërish në krye të Serie A, ndërsa Pisa me katër pikë është larguar nga vendi i fundit dhe për momentin ndodhet në pozitën e 18-të.
    Ndërkohë Interi, Napoli dhe Roma me 15 pikë ndajnë vendin e dytë dhe sot në 18:00 Interi luan në Napoli kundër kampionëve në fuqi. Shanset matematike janë që Interi apo Napoli t’i ‘rrëmbejnë’ kreun Milanit. Nesër, Roma luan kundër Sassuolos dhe ka shanse për kreun e Serie A.

  • A do përballet me Berishën për kreun e PD në 2026-ën? Salianji zbulon vendimin

    A do përballet me Berishën për kreun e PD në 2026-ën? Salianji zbulon vendimin

    Ish-deputeti, Ervin Salianji, gjatë nje intervistë u pyet nëse do të kandidojë për kreun e PD-së në vitin 2026.
    Ai iu shmang pyetjes duke thënë se ambicia e tij është që PD-ja të jetë e fortë dhe konkurruese për të rrëzuar qeverinë. Më tej, ai tha se do të bëjë gjithçka për të forcuar partinë.
    “Mendoj se është momenti që të gjithë në PD të tërhiqen në ambiciet e tyre. Ambicia ime si e çdo opozitari është që PD të jetë e fortë konkurruese dhe që bën të mundur ndryshimin e qeverisjes. Ne duhet të gjithë që kanë profil publik dhe kontakte të gjejmë rrugën se si arrihet në këtë drejtim. PD duhet të bëjë bashkimin e të gjithë personaliteteve politike. Basha? Nëse është, a është e keni parë këto kohë…nëse është.
    Unë po them të gjithë personalitetet që janë aktiv, që kanë mendime ndryshe, që kanë kontribuuar, që për një arsye a tjetër mund të jenë të mërzitur të pakënaqur apo qëndrime ndryshe, të bashkohen të gjithë. Secili bashkohet rreth partisë. Pjesa tjetër që është e domosdoshme në PD është hapja drejt profileve që kanë kredibilitet.
    Personalisht po e them dhe do e them do bëj gjithçka që PD të jetë e fortë. Unë i vetëm nuk jam në të gjitha drejtimet. Nuk është betejë për interes personal por për ta pasur PD më të fortë dhe konkurruese për të ndryshuar qeverinë. Nuk kam qëllim personal për të pasur funksion, edhe pa funksion kam zë publik.”, tha Salianji.

  • A do të kandidojë në zgjedhjet e 2026 për kreun e PD? Berisha: Gara është e hapur, por…

    Sali Berisha

    TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka konfirmuar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë për drejtimin e saj. Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se do të jëtë një nga kandidatët në zgjedhjet e 2026. Megjithatë, Berisha shtoi se gara për kreun e PD-së do të jetë e hapur. 
    Pyetje: Do kandidoni sërish në 2026?
    Berisha: Sigurisht që do jem, pyetje është kjo. Por e hapur ama, cilido.
    Berisha: Cilido që lexon raportin paraprak të OSBE- ODHIR kupton që zgjedhjet janë farsë, nuk kam nevojë ta vërtetoj unë. Raporti thotë që janë zhvilluar në kushte të pabarabarta, që këtu janë farsë.Çdo deputet anëtar i kësaj partie është i lirë të shprehë çdo gjë. Interpretimi i nenit të Statutit duhet të jetë i saktë, pasi flitet për zgjedhje jo për farsa. Duhet të jetë anëtarësia e PD që do të vendosë.Do të ketë një garë për kreun e PD, do të jetë e hapur.

  • Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton emrat e katër kandidatëve

    Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton emrat e katër kandidatëve

    Këshilli i Lartë i Prokurorëve, në mbledhjen e sotme ka miratuar listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK.
    Katër prokurorët që kanë shprehur interes për të udhëhequr SPAK-un janë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të tyre, do të vijojë faza e intervistimit nga KLP-ja, ku kandidatët do të kenë mundësinë të paraqesin platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e strukturës së posaçme.

    “Të 4 kandidatët i plotësojnë kushtet për të garuar për të qenë në krye të SPAK, Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Ne i propozojmë këshillit miratimin e listës së kandidatëve për të kandiduar për vendin vakant për drejtues të SPAK”, tha Sokol Stojani.

    Mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor të këtij viti.

  • Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP miraton listën me katër kandidatë për kreun e ri të SPAK

    Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP miraton listën me katër kandidatë për kreun e ri të SPAK

    Këshilli i Lartë i Prokurorëve, KLP, në mbledhjen e sotme ka miratuar listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK.

    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se miratimi është bërë me 10 vota pro. Në mbledhje mungonte vetëm Zeqir Hodaj.
    Hodaj u largua me argumentin e konfliktit të interesit sepse i biri është emëruar në BKH, nga një prej kandidatëve Klodian Braho.
    “Unë nuk gjendem në kushtet e heqjes dorë nga kjo situatë, unë kërkojë t’i jepet kohë edhe Këshillit edhe vetes për të marrë një vendim në lidhje me këtë situatë. Unë vlerësoj që duhet të largohem nga zhvillimi i seancës për këtë çështje. Edhe pse çështje formale duhet të largohem nga votimi për të marrë kohën e duhur për një proces të rregull ligjorë”, u shpreh Zeqir Hodaj.
    Sokol Stojani kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP, theksoi se janë 4 kandidatë në garë.
    “Janë katër kandidatë në garë, të jenë prokurorë të SPAK, të mos jenë drejtues të kenë paraqitur platformë dhe të mos këtë masë disiplinore. Të 4 kandidatët i plotësojnë kushtet për të garuar për të qenë në krye të SPAK, Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho”, u shpreh ai. Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë se do t’i propozohet këshillit miratimi i kandidatëve për të qenë në krye të SPAK.

    Top Channel

  • Interi fiton mes polemikave, një gol i dyshimtë i jep kreun e renditjes zikaltërve

    Interi fiton mes polemikave, një gol i dyshimtë i jep kreun e renditjes zikaltërve

    Interi ka marrë kreun e renditjes në Serinë A. Zikaltrit kanë mposhtur Romën në transfertë me rezultatin e ngushtë 0-1. Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 6 të saj. Boni kapi në befasi mbrojtjen e verdhekuqve dhe më pas e ndali topin në rrjetë.
    Një gol hapi polemika të mëdha në opinionin sportiv. Pozicioni i lojtarit të Interit ka qenë i dyshimtë, duke ndezur debate për vlefshmërinë e golit./Sport Ekspres/

  • Super Haaland! “Përbindëshi” shënon dy gola ndaj Evertonit dhe City merr përkohësisht kreun

    Super Haaland! “Përbindëshi” shënon dy gola ndaj Evertonit dhe City merr përkohësisht kreun

    18 Tetor 2025

    18:01

    Telesport

    Manchester City sot shkëlqeu në ndeshjen në shtëpi kundër Evertonit në javën e tetë të Premier League.
    “Qyetarët” fituan 2-0, me të dy golat e shënuar nga i përhershmi Erling Haaland. City ishte totalisht dominues në fushë, me përjashtim të çerek orëshit të tretë të pjesës së parë, e cila u mbyll pa gola.
    Nico O’Reilly ishte asistmeni i golit të parë. Ai harkoi për norvegjezin, i cili shënoi me kokë në të 58′ duke u futur mes dy kundërshtarëve. Pesë minuta më vonë, Haaland e dyfishoi epërsinë me asist të Savinho (63’).
    Me këtë fitore, City merr përkohësisht kreun e klasifikimit në ishull me 16 pikë.

  • EMRI/ Tentativë për ATENTAT ndaj prokurores së SPAK, detajet tronditëse në studio

    EMRI/ Tentativë për ATENTAT ndaj prokurores së SPAK, detajet tronditëse në studio

    SPAK dhe performanca e Altin Dumanit në krye të institucionit ka qenë tema e diskutimit në pjesën e dytë të Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    Gjatë analizës për punën e SPAK janë dhënë detaje të rëndësishme, ku prokurorë dhe kandidatë aktualë për kreun e institucionit kanë qenë shënjestër e grupeve kriminale.
    Moderatorja Pranvera Borakaj solli në kujtesë dëshminë e një prej të penduarve të drejtësisë, i cili tregoi planin për eliminimin fizik të kandidates për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu.

    Pjesë nga biseda:
    Alibeaj: Fakti që të dyja palët, këta të mazhorancës që fërkonin barkun, dhe këta të opozitës që kishin hallin e Berishës dhe Metës, ishte shenjë e suksesit të SPAK. Në momentin që sheh që sulmohesh nga të dyja palët, kjo është shenjë suksesi. Publiku duhet ta kuptojë. Në momentin që njëra palë godet, do të thotë që prokuroria është në rrugë të mbarë. Fati i keq është që janë bërë bashkë të dyja, nuk më duket çudi që ata të bashkojnë votat. Komisioni Xhafa nga i përkohshëm u bë i përhershëm.
    Borakaj: Ka dhe një rast për kandidaten për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, që ka qenë nën shënjestër e grupeve kriminale.
    Sefa: Po, është e vërtetë.