Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) nuk është thjesht një ndryshim emrash, por një test për vazhdimësinë e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në vend. Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin “Trialog” në RTSH, drejtuar nga Alba Alishani, ku analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo zbërthyen prapaskenat e këtij procesi.
Sipas analistit Preç Zogaj, frika për një zbehje të ritmit të SPAK pas largimit të Altin Dumanit është e paarsyeshme, pasi standardi tashmë është vendosur dhe “kthesa prapa” është e pamundur.
Zogaj vlerësoi lart kandidaturat në garë, duke theksuar se cilido që të zgjidhet, do të gjejë një terren të shtruar nga paraardhësi. “Ai (Dumani) e ka prezantuar SPAK-un që punon në grup. Nga Dumani janë vendosur kuota frymëzuese për të gjithë ata që do e pasojnë. Ai ka lënë një trashëgimi të vyer,” tha Zogaj.
Sipas tij, tre vitet e fundit shënuan momentin kur SPAK filloi të shkruajë histori, duke thyer mitin e pandëshkueshmërisë me kredon “askush mbi ligjin”.
Analisti Zogaj argumentoi se presioni i publikut dhe struktura e ngritur e bëjnë të detyrueshme për kreun e ri jo vetëm ruajtjen e standardit, por edhe avancimin e tij.
“Pasuesi nuk mund të bëjë hapa pas. Ai që do zgjidhet është pjesë e këtij ekipi. Jo vetëm do ruhen arritjet e deritanishme, por do të ketë edhe arritje të reja,” parashikoi Zogaj, duke shprehur besim te profili i prokurorëve që kanë hyrë në garë për të marrë stafetën e drejtimit të SPAK.
Tag: kreun
-

Zogaj: Kushdo që zëvendëson Dumanin nuk bën dot hapa pas, standardi është vendosur
-

Gara për kreun e ri të SPAK-ut/ Klodiana Lala: 4 kandidatët me risi, gjithçka vendoset më 11 dhjetor
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te gara për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, teksa mandati i kreut aktual Altin Dumani mbaron këtë muaj.
E ftuar në një studio televizive, Lala ndau disa të dhëna me rëndësi për katër kandidatët që garojnë.
Lala shtoi se i gjithë procesi i zgjedhjes vendoset më datë 11 dhjetor, në prani të medias dhe partnerëve të huaj.
“Po e nis me Doloreza Musabelliu, risi pasi nuk kemi patur një grua. Është hera e parë që kemi në garë për kreun e një sturkturë të rëndëisshme të tillë, një grua. Ka qenë prokurore, u emëruar në SPAK. Ka qenë në sektorin kundër krimit të organizuar, ka goditur disa organizata. Ka dosjen “Plumbi i artë”. Ka goditur organizatën e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Ka qenë e kërcënuar nga Laert Haxhiu.
Prokurori tjetër, Elvin Gokaj, ka hetuar dosjen “Buka”, ka marrë të pandehur Arben Ahmetajn dhe po heton për një pjesë tjetër.
Klodian Braho është shefi i sektorit të krimit të organizuar. Ka patur dosjen e “Toyota Auris”. Njihet si profesionist. Ka arrestuar Shpëtim Gjikën në nisje të karrierës së vet.
Tjetri, Adnan Xholi, prokuror karriere, ka qenë te krimet e rënda, ka qenë drejtues dhe shef sektori. Ka hetuar një sërë dosjesh në prokurorinë e krimeve të rënda. Ka hetuar krimet e kryera nga banda e Durrësit, është në mbrojtje bashkë me familjen e tij për shkak të kërcënimeve.
Askush nuk mund të japë garanci pasi lëviz gjithçka me një votë. Në 11 dhjetor do të dëgjohen kandidatët dhe do të votohet brenda asaj dite. Do të jenë në syrin e partnerëve, medias e me rradhë”- tha Lala. -

Elbasani ndalet nga Partizani, por merr i vetëm kreun e renditjes! Teuta mund Vllazninë në Shkodër
Elbasani dhe Partizani ndanë nga një pikë në javën e 13-të të kampionatit.
Skuadrat prodhuan shumë pak raste duke e mbyllur në barazim 0-0 përballjen mes tyre.
Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas atij me Dinamon, njësoj si për Partizanin i cili javën e kaluar ndali Vllazninë.
Pas kësaj jave, verdheblutë udhëheqin të vetëm kampionatin. Kjo falë fitores në transfertë të Teutës kundër Vllaznisë.
Shkodranët u mposhtën në shtëpi me golin e realizuar nga Beshiraj.
Durrsakët ngjiten në katërshe dhe “Demat” gjithashtu ngjiten në renditje duke marrë vendin e 6-të.
***
Vllaznia u mposht në shtëpi nga Teuta, me durrsakët që kthehen në garë për vendin e katërt, ndërsa shkodranët humbën kreun e klasifikimit.
Në një ndeshje të luftuar, me pak raste për shënim e shumë ndalesa, diferencën e bëri një gol në fund i Beshirajt, shkruan A2.
Por, ka pasur edhe polemika pothuajse për çdo faull, teksa është anuluar një gol që në start për durrsakët. -

SPAK propozon Joni Ketën për kreun e BKH-së, KLP vendos në 2 dhjetor
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Gara për kreun e BKH-së, SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të Byrosë së Hetimit
Prokuroria e Posaçme ka propozuar emrin e Joni Ketës, për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Emërimi i kreut të ri të BKH-së do të bëhet prej Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe mandati i tij do të jetë 5-vjeçar.
“Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.“-njofton SPAK.Top Channel
-

Zbulohet emri i ri për kreun e BKH, ja kush pritet të marrë drejtimin
Prokuroria e Posaçme ka propozuar emrin e Joni Ketës, për kreun e FBI-së shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Komisioni i SPAK që ka propozuar emrin e Joni Ketës, ka qenë i përbërë prej Altin Dumanit, Arben Krajës dhe Behar Dibrës.upon some kittens in my barn. When the vet arrived, he turned pale.Student SeaKeta ka shërbyer më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si dhe ka qenë oficer i policisë gjyqësore.
Emërimi i kreut të ri të BKH-së do të bëhet prej Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe mandati i tij do të jetë 5-vjeçar. -

7 kandidatë në garë! SPAK përcakton sot kreun e ri të BKH-së, emri do t’i dërgohet për miratim KLP-së
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Vetingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka përfunduar. Rezultatet i janë dërguar komisionit që përbëhet nga Altin Dumani, si kreu i SPAK-ut, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
Mësohet se në total u shqytruan aplikimet dhe dokumentacioni i 13 kandidatëve, ndërsa vetëm 7 prej tyre kaluan në fazat në vijim. Në garë për Drejtorin e BKH-së janë 7 kandidatët: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
Komisioni i Posaçëm do të mbidhet në orën 14:30 për të zgjedhur njeriun që do të jetë në krye të BKH-së për 5 vitet e ardhshme. Më pas treshja e prokurorëve do të dërgojnë një emër në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për miratim./ZËRI -

Gara për kreun e BKH-së, përfundon kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët!
Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët që garojnë për kreun e Byrsë Kombëtare të Hetimit.
Rezultatet i janë dërguar Komisionit që përbëhet nga Altin Dumani, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
Në garën për Drejtorin e BKH-së janë 7 kandidatë:
Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
Mësohet se Komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të BKH do të shikojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm dhe do të bëj renditjen përfundimtare.
-

Roma rrëmbeu kreun, Gasperini nuk i “zgjon” tifozët: Lë të ëndërrojmë (VIDEO)
Roma rrëmbeu kreun, Gasperini nuk i “zgjon” tifozët: Lë të ëndërrojmë (VIDEO)Me Inter e Milan që përplasen ndërmjet tyre dhe me Napolin që vijon sezonin me ulje ngritje të forta, Roma përfiton, me ekipin e Gasperinit që rrëmben i vetëm kryen e Serie A në kuotën e 27 pikëve, 2 më shumë se rivalët më të afërt.
Kryeqytetasit i falen një super Soule, me ar… -

Nuk ka fitore për Dinamon, Elbasani i merr kreun e renditjes Vllaznisë
Nuk ka fitore në sfidën Dinamo-Elbasani. 90 minutat e luajtura kanë prodhuar rezultatin e barabartë 1-1. Verdheblutë kaluan të parët në epërsi me anë të Tsaguesë. Ky i fundit tundi rrjetën në minutën e 34-t, por festa e tij nuk do të zgjaste për shumë kohë.
Në minutën e 43-të Bregu riktheu baraspeshën. Lojtari i Dinamos u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur kështu shifrat në ato përfundimtare, 1-1. Dinamo renditet në vendin e 4-t në tabelën e klasifikimit në “Abissnet Superiore”, ndërsa Elbasani i ka marrë përkohësisht kreun Vllaznisë./Sport Ekspres/