Tag: kreun

  • Për herë të dytë, Rama takon personazhin e famshëm të YouTube. IShowSpeed: Vëlllai im shqiptar

    Për herë të dytë, Rama takon personazhin e famshëm të YouTube. IShowSpeed: Vëlllai im shqiptar

    IShowSpeed është fenomen në Youtube dhe ka takuar sërish kryeministrin Edi Rama. Gjatë ndeshjes mes legjendave të futbollit, e organizuar nga UEFA në prag të finales së madhe të Champions League në Mynih, youtuber-i i njohur takoi kreun e qeverisë sonë, i cili ndodhej në shkallët e stadiumit së bashku me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. IShowSpeed iu drejtua Edi Ramës me këto fjalë: ”Vëllai im shqiptar, si je? Më ka munguar Shqipëria! Do të kthehem prapë në verë”.

     

  • Berisha akuzon kreun e SPAK: Altin Dumani amnistoi krimet elektorale

    Berisha akuzon kreun e SPAK: Altin Dumani amnistoi krimet elektorale

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sërish në SPAK për aferën Partizani. Lideri i opozitës sulmoi kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani duke thënë se ai qëndron në krye të amnistisë së krimit elektoral.
     “PD ka dorëzuar gjatë fushatës mbi 15 padi të cilat do të kenë fatin e të gjithë partive të tjera, sepse në krye të amastisë së krimit elektoral, qëndron Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdor në shkallë ekstreme nga Rama. Kemi dorëzuar gjatë fushatës me dhjetëra padi. Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Veliajt, nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Dumanit, për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Për të mbrojtur Dumanin ia veshën të gjitha ato që bëri Dumani, Olsi Dados. Edhe po të kenë vullnet me atë që u bë, ata do heshtin”, tha Berisha.
    Berisha nuk i kurseu akuzat edhe  për gjyqtaren e hetimit paraprak, Irena Gjoka.

    “Pesudo gjykatësja me 5 mbiemra, është një mashtruese ordinere dhe delikuente e paturp, e pacipë, subjekt i ligjit, ndërsa deklaron në formularët e saj që i ka dorëzuar motrës së Belinda Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim siç kërkon formulari”, tha Berisha.
    Lideri i opozites përsëriti se zgjedhjet e 11 majit u vodhën, madje  tha se edhe emigrantët votuan masivisht për Partinë Demokratike.
    “Diaspora ka votuar masivisht për PD, por siç keni parë ju, kutitë e votave dhe votimi i tyre është fund e krye manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut apo në diktaturën hoxhiste, diaspora kundër narkoshtetit do të thotë fuqishëm fjalën e saj sepse përdhosja dhe shkelmimi që iu bë vullnetit të lirë të shqiptarëve në Evropë do të marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit. Ata që menduan se mund të dalin diasporës të tipit Kore e Veriut do të marrin përgjigje eksemplare”, tha Berisha.
    Berisha bëri një hap pas për incidentin që ndodhi në protestën e së premtes ku disa nga zyrtarët e PD dhe qytearët u përplasën me gazetarët. Ai tha se politikanët duhet të tregohen te kujdesshem në marrëdhëniet me median.

    /vizionplus.tv

  • Pas Gentian Gjylit, SPAK merr të pandehur edhe kreun e KESH, Erald Elezi

    Pas Gentian Gjylit, SPAK merr të pandehur edhe kreun e KESH, Erald Elezi

    Erald Elezi

    TIRANË-Administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK. Report.tv shkruan se Elezi akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.
    SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj 25 të dyshuarve, mes të cilëve 22 individë dhe 3 subjekte (kompani).

  • Rama i tregon Majkos dhe Spiropalit pse i caktoi në Kavajë: Bufi e hëngri kreun e PD këtu, pasi nuk do njerëz të lirë

    Rama i tregon Majkos dhe Spiropalit pse i caktoi në Kavajë: Bufi e hëngri kreun e PD këtu, pasi nuk do njerëz të lirë

    Në Kavajë kreu i PS-së, Edi Rama ndër të tjera tregoi edhe pse e caktoi Pandeli Majkon në këtë zonë. Rama tha se mazhoranca nuk dëshiron të jetë në borxh me Kavajën dhe Rrogozhinën dhe për këtë arsye caktoi aty ish-kryeministrin dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin.
    ”Iu them demokratëve të Kavajës, si ka mundësi të hidhni votën në kënetë? A ua bëri qytetin? Jo. Mirë qytetin nuk e bëri, por hëngri dhe Hysenin. I them Pandit pse erdhi këtu. Ne për Kavajën dhe Rrogozhinën nuk duam që të mbetemi në asnjë borxh. I kemi sjellë Mamicën, kryetaren e Kuvendit, Ilvën, Eldin, Antonetën dhe kryeministrin e luftës së Kosovës, një figurë historike dhe protagonist i ndryshimeve demokratike dhe një urë paqeje”, tha kreu i qeverisë.

    Nga ana tjetër, Rama nuk la pa përmendur dhe krahun rival në këtë garë zgjedhore, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje vendimin e Berishës për të lënë jashtë liste kreun e PD në Kavajë, ndonëse ky i fundit kishte dalë i parë në primaret e demokratëve. Sipas Ramës, Berisha nuk i do individët e lirë.
    ”Kreu i PD të Kavajës bëri një faj të madh, fitoi primaret në gjithë Tiranën dhe përfundoi në barkun e bufit. E hëngri bufi. Ai nuk do individë të lirë, por skllevër. Nuk do qytete të bukura bufi, por vendbanime në hije. Dy pika e kanë mbështetur symbyllur bufin, Tropoja dhe Kavaja. Janë këto dy vende që kanë pasur më pak investime në kohën e bufit.
    Të gjithë ata që fituan në primare, që kishin një fytyrë të tyre, dhe një njerzillëk, nuk janë në skuadrën e kënetës. Se nuk po them gjelin e detit të Peqinit. Bufi nuk e duronte dot gjelin”.

  • Shi, aksidente, parakalime e spektakël, gara sprint në Majemi nis dhe përfundon me makinën e sigurisë

    Shi, aksidente, parakalime e spektakël, gara sprint në Majemi nis dhe përfundon me makinën e sigurisë

    Gara sprint e Formula 1 zhvilluar në Majemi nisi dhe përfundoi nën regjimin e makinës së sigurisë, fillimisht për shkak të shiut dhe më pas për shkak të një aksidenti (u përplas Fernando Alonso). Gjithcka ndodhi përgjatë 18 xhirove të garës sprint, ku në fund fitoi Lando Norris.
    Piloti britanik i McLaren përfitoi nga një aksident 4 xhiro nga fundi në momentin që po ndërronte gomat dhe hyrjen në pistë të makinës së sigurisë për të ruajtur kreun e renditjes. Ai la pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri, i dyti, që ruan kreun e renditjes provizore.
    Australiani ishte i pafat. Ai mori kryesimin e garës pas kthesës së parë në momentin që iku makina e sigurisë, por nuk arriti të festojë në fund. Në vendin e tretë u klasifikua Lewis Hamilton me Ferrari, që falë strategjitsë arriti të rikuperojë disa pozicione.
    Skuadra Ferrari ishte e para që futi Hamilton në bokse për të ndërruar gomat 6 xhiro nga fundi, kur pista po thahej, duke fituar terren. Garë për t’u harruar kjo për Max Verstappen, që mori një penalitet prej 10 sekondash pas një aksidenti në bokse, kur po ndërronte gomat.
    Holandezi u klasifikua në vendin e 17-të. I pafat edhe Kimi Antonelli me Mercedes, që e nisi garën nga “pole”, por e humbi kreun në start, duke u renditur i 10-ti. Në zonën e pikëve u klasifikuan Alexander Albon (i katërti), George Russell (i pesti), Lance Stroll (i gjashti), Liam Lawson (i shtati) dhe Oliver Berman (i teti).

  • “E urrej vulgaritetin”, Alizoti zbulon prapaskenën e diskutimit me kreun e PD: Ramë dakord për…

    “E urrej vulgaritetin”, Alizoti zbulon prapaskenën e diskutimit me kreun e PD: Ramë dakord për…

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar një foto të tij me kreun e PD-së, Sali Berisha, duke zbuluar prapaskenat e diskutimit që kanë zhvilluar gjatë takimit.
    Alizoti tha se takimi me Berishën ishte ndër më cilësorët që ka zhvilluar, duke theksuar se në takimin e tyre me demokratët nuk kishte vend për vulgaritet apo politikë sipërfaqësore. “E urrej vulgaritetin dhe mendoj se shkatërrimi i popujve nis kur vulgariteti kthehet në institucion. Idiotizimi i shoqërisë është shkatërrimi i saj,” u shpreh ai.
    Sipas Alizotit, diskutimi me Berishën ishte i përqendruar mbi tema konkrete si bujqësia dhe teknologjia bujqësore.
    “Berisha është një njohës shumë i mirë, dhe nuk është rastësi që ka kaq vite në politikë. Ne diskutuam për mënyrat se si duhet të zhvillohet bujqësia në Shqipëri, duke ndarë të njëjtat mendime për një qasje të djathtë,” tha Alizoti.

  • “Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani”, Rama flet në Dibër për kreun e SPAK

    “Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani”, Rama flet në Dibër për kreun e SPAK

    Në takimin e tij me gra e vajza në Peshkopi, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur kreun e SPAK Altin Dumani. Rreshtoi një sërë fjalësh të mira për të edhe në kohën kur punonte si prokuror në Dibër. Megjithatë, ritheksoi se “shpatën e ndëshkimit” drejtësisë ia dha vetëm Partia Socialiste.“Keni edhe drejtuesin e SPAK-ut këtej, Altin Dumani meqë është i zonës po e përmend këtu në miting, ka qenë prokuror shumë vite. Edhe po ky ka qenë! Nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier përvecse me punën e vet, po e keni dëgjyar të thërriste ndonjëherë ndonjë person të njohur ta merrte në pyetje. Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani? Sepse ne bëmë atë që s’e ka bërë asnjë forcë që ka sunduar në këtë vend që nga 1912-a. Ne I dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit. Është për të vënë duart në kokë kur çohen dhe thonë si mund të votoni PS-në, gjysma janë në burg? Nëse sot ju të gjithë po shihni se në Shqipëri mund të ketë barazi para ligjit, këtë e bëri Partia Socialiste!”, u shpreh Rama.

  • Cleveland humbet por ruan kreun në Lindje, triumfojnë Indiana, Milwaukee dhe Detroit

    Cleveland humbet por ruan kreun në Lindje, triumfojnë Indiana, Milwaukee dhe Detroit

    Skuadra e Cleveland u mund sot 114-112 nga Indiana, por ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. 7 lojtarë të skuadrës së Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Haliburton me 23 pikë.
    Fitore të lehtë korri Milwaukee, që mundi 136-111 New Orleans. Antetokounmpo me 28 pikë e 11 rebound ishte lider në fushë për Bucks. Pa probleme fiton edhe Minnesota, që falë 44 pikëve të Anthony Edwards mundi 141-125 Memphis.
    Detroit triumfoi 115-106 në fushën e tij ndaj New York, sfidë ku u dallua Cunningham, që realizoi 36 pikë. Protagonist me 38 pikë ishte edhe Risacher për Atlanta, që triumfoi 133-109 në fushën e Brooklyn.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Detroit – New York, 115-106
    Indiana – Cleveland, 114-112
    Brooklyn – Atlanta, 109-133
    Milwaukee – New Orleans, 136-111
    Memphis – Minnesota, 125-141

  • PL pret kreun e misionit të ODIHR/ Meta: Rama po pengon opozitën, zgjedhjet janë nën kërcënim serioz

    PL pret kreun e misionit të ODIHR/ Meta: Rama po pengon opozitën, zgjedhjet janë nën kërcënim serioz

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Ministri Hasani takim me kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR: Shqipëria e angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme

    Ministri Hasani takim me kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR: Shqipëria e angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e tij Ambasadorin Lamberto Zannier, Kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit që do të zhvillohen në Shqipëri.

    Përgjatë këtij takimi, Ministri Hasani ka nënvizuar se: Shqipëria vlerëson fort asistencën e OSBE/ODIHR gjatë proceseve zgjedhore dhe ne mbetemi të vendosur për të zbatuar rekomandimet, duke shfrytëzuar njëkohësisht ekspertizën dhe ndihmën e tij.

    Ndër të tjera, ministri Hasani ka cilësuar edhe angazhimin e vendit tonë për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje të plotë me standardet e OSBE/ODIHR.

    Shqipëria mbetet një mbështetëse e palëkundur e mandatit të ODIHR dhe rolit që ai luan në mbrojtjen e lirive themelore.