Tag: kreun

  • Gara për kreun BKH-së, skualifikohen nga konkurrimi 6 kandidatë, zbardhet arsyeja

    Gara për kreun BKH-së, skualifikohen nga konkurrimi 6 kandidatë, zbardhet arsyeja

    Janë skualifikuar nga konkurrimi për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit 6 kandidatë. Shkak për moskualifikimin e tyre në fazën e parë të garës lidhet me mosplotësimin e kritereve formale.
    Për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë aplikuar 13 kandidatë. Ndër emrat më të spikatur janë ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Gledis Nano, zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace.

  • Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, skualifkohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë

    Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, skualifkohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Benfika “trondit” Bayern, i rrëmben kreun, por ekipi i Kompany “driblon” Chelsea-n (VIDEO)

    Benfika “trondit” Bayern, i rrëmben kreun, por ekipi i Kompany “driblon” Chelsea-n (VIDEO)

    Me një biletë në “xhep” për në fazën e 1/8, Bayern Munich vendosi të bëjë një rotacion thuajse të plotë përballë Benfikës, me shpresën se i mjaftonte vetëm një pikë për të kapur kreun e Grupit C, por “shqiponjat” portugeze i befasuan në sfidën e fundit duke i shkaktuar një humbje minimale, por që i kushtoi vendin e parë. Pavarësisht këtij fakti, Bayern mbase ka një arsye për të festuar pasi shmangin Chelsea-n, në fazën e 1/8 do të përballen Flamengon.
    Benfika i kapi “mat” me një zbritje të shpejt në sulm që në minutën e 13-të duke kaluar në avantazh. Bayern krijoi disa raste për tu rikthyer në lojë që në fraksionin e parë, por Sane nuk ishte efikas përpara porte. Në pjesën e dytë, Kompany ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë “peshat e renda, Harry Kane, Olise, Kimmich. Ky i fundit, mesfushori gjerman, gjeti shpejt rrugën e rrjetës, në minutën e 61-të, me një goditje të saktë nga distanca, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje të Harry Kane, me anglezin që ishte në rrezen e portierit. Bayern tentoi në çdo formë të shmangte këtë humbje, por pa sukses.

    Me 6 pikë në 3 ndeshje, ekipi i Kompany e mbyll Grupin C në vendin e dytë. Tekniku i Bayern Munich e pranon se kushtet atmosferike, vapa e madhe ndikuan në paraqitjen e ekipit: “Kishim probleme me vapën, loja nuk shkoi aq mirë se sa zakonisht. Nëse ka diçka pozitive nga ky rezultat, është se nuk do të luajmë më në Charlotte”, u shpreh Kompany.
    ()

  • SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

    SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

    SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike.
    Ai akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, kryer në bashkëpunim.
    Myzyri është thirrur ta hënën bashkë me avokatin, për t’u pyetur si i pandehur.
    Zyrtari dyshohet të ketë shkelur ligjin gjatë një procedure tenderuese me një vlerë mbi 2 miliardë lekë të rinj.

  • SPAK merr të pandehur kreun e Jonaid Myzyrin, për çfarë akuzohet kreu i KPP

    SPAK merr të pandehur kreun e Jonaid Myzyrin, për çfarë akuzohet kreu i KPP

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.
    Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim.
    Nga paraqitja e tij e fundit në SPAK, Myzyri u mor në pyetje për rreth dy orë nga prokurorët e posaçëm. Sakaq, në dalje nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kreu i KPP nuk dha asnjë koment për gazetarët.
    Ende nuk dihet për cilin rast dyshohet që Myzyri të ketë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

  • SPAK shtyn garën për kreun e BKH, zbulohet arsyeja dhe data e re e caktuar

    SPAK shtyn garën për kreun e BKH, zbulohet arsyeja dhe data e re e caktuar

    SPAK ka shtyrë deri të martën më datë 24 qershor afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH. Shkak është bërë mosdorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë i 11 kandidatëve nga 13 në total.
    Vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur. Ndër emrat më të njohur që synojnë kreun e Byrosë Kombëtare të hetimet janë ish-kryepolicët Haki Çako dhe Gledis Nano, zv.drejtori aktual i BKH Joni Keta dhe prokurori Andi Pogaçe.

  • SPAK bën publike listën me 13 kandidatët për kreun e BKH! Mes tyre edhe dy ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit

    SPAK bën publike listën me 13 kandidatët për kreun e BKH! Mes tyre edhe dy ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit

    SPAK ka bërë publike listën e kandidatëve që janë në garë për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit. Pas përfundimit të aplikimeve, janë 13 kandidatë, prej të cilëve njëri do të zgjidhet për kreun e ri të BKH-së. Mes tyre janë edhe dy ish-drejtorë të policisë së shtetit, Gledis Nano dhe Haki Çako.

    13 kandidatët në garë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit: 

    Andi Pogaçe

    Artur Beu

    Astrit Halilaj

    Elton Kërluku

    Gentian Ndoi

    Gentjan Shehaj

    Gledis Nano

    Haki Çako

    Joni Keta

    Maoricio Sheldija

    Marinela Pilinçi

    Miklovan Kanani

    Nevrus Ndregjoni

    Njoftimi i SPAK: 

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik: 

    Andi Pogaçe

    Artur Beu

    Astrit Halilaj

    Elton Kërluku

    Gentian Ndoi

    Gentjan Shehaj

    Gledis Nano

    Haki Çako

    Joni Keta

    Maoricio Sheldija

    Marinela Pilinçi

    Miklovan Kanani

    Nevrus Ndregjoni

    Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

  • EMRAT/ Zbardhet lista me 13 kandidatët për kreun e ri të BKH

    EMRAT/ Zbardhet lista me 13 kandidatët për kreun e ri të BKH

    bkh

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar emrat e 13 personave që do të kandidojnë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mes tyre ka dhe emra si Gledis Nano, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, që aktualisht është në krye të Emergjencave Civile. Çako ka qenë edhe në krye të Policisë së Shtetit në vitin 2015. Jon Keta ka qenë oficer gjyqësor i Prokurorisë për Krime të Rënda.
    Lista me emrat e kandidatëve:
    Gledia Nano
    Haki Çako
    Andi Pogaçe
    Artut Beu
    Astrit Halilaj
    Joni Keta
    Elton Kërluku
    Gentian Ndoi
    Maoricio Sheldija
    Marinela Pilinçi
    Miklovan Kanani
    Nevrus Ndregjoni
    A fati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit mbaroi një ditë më parë.  Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së. Mandati i drejtuesit të Byrosë është 5 vjet. Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

  • Nga Gledis Nano te Haki Çako e Joni Keta, SPAK publikon emrat e 13 kandidatëve për kreun e BKH-së

    Nga Gledis Nano te Haki Çako e Joni Keta, SPAK publikon emrat e 13 kandidatëve për kreun e BKH-së

    SPAK ka publikuar listën me kandidatët për kreun e BKH-së.
    NJOFTIM PËR SHTYP

    Mbi procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik:
    Andi Pogaçe
    Artur Beu
    Astrit Halilaj
    Elton Kërluku
    Gentian Ndoi
    Gentjan Shehaj
    Gledis Nano
    Haki Çako
    Joni Keta
    Maoricio Sheldija
    Marinela Pilinçi
    Miklovan Kanani
    Nevrus Ndregjoni
    Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
    Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.