Tag: kretë

  • Rama takim me shqiptarët në Kretë: Duhet të bëhemi bashkë në 11 maj! Të bëjmë të mundur që Shqipëria të jetë anëtare e BE

    Rama takim me shqiptarët në Kretë: Duhet të bëhemi bashkë në 11 maj! Të bëjmë të mundur që Shqipëria të jetë anëtare e BE

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me shqiptarët në Kretë të Greqisë, në kuadër të votës së diasporës.
    Gjatë fjalës së tij në stadiumin “Kladiddos”, Rama theksoi dhe njëherë rëndësinë e votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit.
    Kryesocialisti e cilësoi si fat që historinë e Shqipërisë në BE do e shkruajë Partia Socialiste.

    Rama: Jam shumë i kënaqur që sot jam këtu për të shkruar një copëz historie, një copëz historie që fati ka dashur t’na jepet ne si mundësi. Shumë të tjerë para nesh, shumë para nesh, e kanë ndërruar dhe kanë luftuar për këtë, historinë e pandashme dhe të pandarë nga Evropa. Kur Skëndërbeu u bë hero për Evropën, nuk kishte BE, por kishte Evropë. Dhe kështu, dekadë pas dekadës, shekull pas shekulli, ëndrra e shqiptarëve mori një hov tjetër. Sot 246 mijë shqiptarë të Evropës, se mua nuk më pëlqen fjala diasporë, por shqiptarët e Evropës dhe botës janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit. Le të bëhemi bashkë në 11 maj dhe të bëjmë të mundur që Shqipëria të jetë anëtare e BE.
    /vizionplus.tv

  • Zgjedhjet e 11 majit, Rama nis takimin në Kretë: Këtu është djepi i qytetërimit europian!

    Zgjedhjet e 11 majit, Rama nis takimin në Kretë: Këtu është djepi i qytetërimit europian!

    Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarë në Kretë në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
    “Ky vend ku historia ka parë jashtëzakonisht shumë dhe ka lënë shënim shumë gjëra me shumë rëndësi jo thjeshtë për Greqinë por për të gjithë Europën. Këtu në Kretë, Zeusi rrëmbeu princeshën që më pas e çoi diku tjetër, dhe emri i saj ishte Europa. Ndaj Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian”, tha Rama.

    Arvanitasit janë të njohur këtu për faktin se për vite të tëra ishin mbrojtësit e Kretës.
    Kryeministri e vuri theksin tek komuniteti shqiptar në Greqi, duke kujtuar historinë e tyre të vështirë, ku shumë shqiptarë erdhën në këtë vend krejtësisht të varfër, por që sot janë pjesë e pandarë e krenarisë kombëtare. Ai apeloi për të mos lënë të shuhet shpresa për anëtarësimin në BE dhe për të u bashkuar më 11 maj për këtë kauzë të rëndësishme.
    “Jemi këtu për të shkruar një copëz historie që fati ka dashur të na jepet ne mundësia ta shkruajmë bashkë. Për të ardhur deri këtu shumë të tjerë para nesh e ëndërruan: Historinë e Shqipërisë të pandarë nga Europa.
    Mua nuk më pëlqen termi diasporë, por shqiptarët e botës dhe Europës u regjistruan ë më 11 maj ti japin një shans faktit që Shqipëria të bashkohet një herë e mirë me Europën duke u bërë pjesë e BE.
    Janë 65 mijë ndër ta që janë këtu, në Greqi, janë ata dhe pasardhësit e atyre që kaluan kufirin krejtësisht të varfër, të pa përkrahur dhe të vetëm duke i hyrë detit në këmbë në kuptimin e vërtetë të fjalës e që sot janë pjesë e pandarë të gjerdanit të krenarisë të kombit tonë, gjerdan i përbërë nga komunitetet e shqiptarëve në botë, ku pjesa e Greqisë ka hequr më shumë nga të gjithë dhe ia ka dalë të pranohet e integrohet duke punuar si askush tjetër.
    Të mos e lëmë të shuhet rezja e yllit për të hyrë në BE por të bëhemi bashkë më 11 maj”, tha ai.

     

  • Takimi në Kretë, Balla: Nesër bëhen bashkë të gjithë shqiptarët

    Takimi në Kretë, Balla: Nesër bëhen bashkë të gjithë shqiptarët

    Drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla thotë se në takimin e së shtunës në Kretë do të marrin pjesë emigrantët shqiptarë pa asnjë dallim.
    Ai vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm që kanë shqiptarët në këtë zonë, ndërsa përmendi faktin se në disa qytete në Kretë mbahen edhe klasa në gjuhën shqipe.

    Balla e cilësoi votën e diasporës si një fitore të madhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë dhe një borxh të kthyer nga ana e shtetit për të gjithë ndihmën e tyre ndër vite.
    ”E kemi përzgjedhur takimin këtu me bashkëatdhetarët nisur nga suksesi i tyre këtu, për t’i falenderuar dhe bërë bashkë. Lajmi i bukur nga Kreta nesër është se do të jenë gjithë shqiptarët pa asnjë dallim, të majtë apo të djathtë.
    Zgjedhjet e 11 majit nuk janë thjesht zgjedhjet e radhës, por mandati i të cilave do t’i japë Shqipërisë anëtarësimin në BE dhe pasaportën e një qytetari të BE. Kjo është arsye pse jemi bërë të gjithë bashkë”, u shpreh Balla.