Tag: kretë

  • Tragjedia në Kretë, 18 të vdekur nga fundosja e një varke me emigrantë

    Tragjedia në Kretë, 18 të vdekur nga fundosja e një varke me emigrantë

    Të paktën 18 trupa janë nxjerrë nga zona detare në jug të Kretës, pasi u gjet një varkë gjysmë e zhytur që transportonte emigrantë.

    Informacionet fillestare sugjerojnë se vdekja e tyre mund të ketë ardhur nga hipotermia.

    Dy të mbijetuar u identifikuan dhe janë në gjendje të mirë.

    Trupat po transportohen në portin e Ierapetrës.

    Në operacionin e kërkim-shpëtimit përfshihen dy anije të Rojës Bregdetare, një anije e Frontex, tre anije që kalonin aty pranë, një helikopter Super Puma dhe një avion i Frontex.

    Anija u vu re pasditen e sotme 26 milje në jugperëndim të ishullit të Chryssi, në Ierapetra, nga një anije me flamur turk.

  • Linjë e re ajrore Tiranë–Kretë, Balluku: Do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje

    Linjë e re ajrore Tiranë–Kretë, Balluku: Do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje

    Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar hapjen e linjës më të re ajrore që do të lidhë Tiranën me Heraklionin, Kretë.
    Kjo linjë i shtohet rrjetit në zgjerim të destinacioneve që ofrohen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”.
    Sipas ministres Balluku, fluturimi i ri do të krijojë një urë të rëndësishme komunikimi mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke iu shërbyer mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Kretë, si edhe duke sjellë më shumë turistë drejt vendit tonë.
    Aeroporti “Nënë Tereza” vazhdon të zgjerojë kapacitetet dhe rrjetin e tij ndërkombëtar, duke arritur në 118 destinacione aktive. Për vitin 2025, sipas Ballukut, aeroporti pritet të thyejë një tjetër rekord historik, me 12 milionë pasagjerë të parashikuar të kalojnë nëpër terminalin e tij.
    “Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”. ✈️Një urë e re mes #Shqipërisë dhe #Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë.#TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, 12 milionë pasagjerë këtë vit.”, shkruan zv.kryeministrja Balluku.

  • Zëvendëskryeministrja Balluku: Hapet linja e re ajrore Tiranë–Kretë

    Zëvendëskryeministrja Balluku: Hapet linja e re ajrore Tiranë–Kretë

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministree Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar hapjen e linjës më të re ajrore që do të lidhë Tiranën me Heraklionin, Kretë.
    “Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”. Një urë e re mes Shqipërisë dhe Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë.TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, 12 milionë pasagjerë këtë vit”, shkruan zv.kryeministrja Balluku.

  • Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, ‘FBI’ greke zbarkon në ishullin e Kretës

    Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, ‘FBI’ greke zbarkon në ishullin e Kretës

     

    Ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve ka njoftuar nisjen e një fushate antikrim në ishullin turistik të Kretës, pas incidenteve të fundit me armë që lanë dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur.

    Fushata parashikon dërgimin e një njësie elitë kundër krimit të organizuar dhe shtimin e kontrolleve për armëmbajtje pa leje.

    ‘Gota është mbushur plot dhe po derdhet. Nuk do të ketë më të fortë apo mafie lokale në Kretë’, deklaroi ministri Michalis Chrysochoidis, duke theksuar edhe ndryshimet ligjore që po ndërmerren për të luftuar kriminalitetin.

    Masat pasojnë ngjarjet e fundjavës së kaluar në fshatin Voricia, afër Heraklionit, ku dy familje u përplasën me armë zjarri, duke lënë dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur, mes tyre një fëmijë të mitur.

    Një njësi e Drejtorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar – e cilësuar nga autoritetet si ‘FBI-ja greke’ – do të vendoset në mënyrë të përhershme në Kretë. Njësia është e specializuar në çmontimin e rrjeteve kriminale dhe hetimin e krimeve të rënda.

    Në fjalën e tij, ministri paralajmëroi se qytetarëve në Kretë u kanoset një ‘ciklon trazirash dhe pasigurie’ si pasojë e rritjes së kriminalitetit, sjelljeve agresive dhe grupeve që veprojnë si të paprekshëm nga ligji.

    Ishulli i Kretës ka përjetuar disa incidente me armë në vitet e fundit, që shpesh lidhen me konflikte mes familjeve, mosmarrëveshje pronësie dhe aktivitete kriminale të organizuara.

  • Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

    Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

    Ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve ka njoftuar nisjen e një fushate antikrim në ishullin turistik të Kretës, pas incidenteve të fundit me armë që lanë dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur.
    Fushata parashikon dërgimin e një njësie elitë kundër krimit të organizuar dhe shtimin e kontrolleve për armëmbajtje pa leje.
    “Gota është mbushur plot dhe po derdhet. Nuk do të ketë më të fortë apo mafie lokale në Kretë”, deklaroi ministri Michalis Chrysochoidis, duke theksuar edhe ndryshimet ligjore që po ndërmerren për të luftuar kriminalitetin.
    Masat pasojnë ngjarjet e fundjavës së kaluar në fshatin Voricia, afër Heraklionit, ku dy familje u përplasën me armë zjarri, duke lënë dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur, mes tyre një fëmijë të mitur.
    Një njësi e Drejtorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar – e cilësuar nga autoritetet si “FBI-ja greke” – do të vendoset në mënyrë të përhershme në Kretë. Njësia është e specializuar në çmontimin e rrjeteve kriminale dhe hetimin e krimeve të rënda.
    Në fjalën e tij, ministri paralajmëroi se qytetarëve në Kretë u kanoset një “ciklon trazirash dhe pasigurie” si pasojë e rritjes së kriminalitetit, sjelljeve agresive dhe grupeve që veprojnë si të paprekshëm nga ligji.
    Ishulli i Kretës ka përjetuar disa incidente me armë në vitet e fundit, që shpesh lidhen me konflikte mes familjeve, mosmarrëveshje pronësie dhe aktivitete kriminale të organizuara.

  • Greqi/ Goditje ndaj krimit të organizuar në Kretë pas të shtënave vdekjeprurëse në Vorizia

    Greqi/ Goditje ndaj krimit të organizuar në Kretë pas të shtënave vdekjeprurëse në Vorizia

    Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, ka njoftuar një ofensivë të gjerë kundër krimit të organizuar në Kretë, duke përfshirë dënime më të rrepta për armët dhe vendosjen e përhershme të një njësie elitare policore në ishull.

    Njoftimi vjen pas ngjarjes tragjike në fshatin Vorizia, pranë Heraklionit, ku të shtunën shpërthyen të shtëna gjatë një grindjeje familjare, duke vrarë dy persona dhe plagosur të paktën gjashtë të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë.

    “Gota po derdhet… nuk do të ketë më banditë dhe mafia lokale në Kretë,” deklaroi Chrysochoidis gjatë një konference për shtyp në Heraklion.

    Ai njoftoi se një seksion i përhershëm i Drejtorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar – e përshkruar si “ekuivalenti i FBI-së greke” – do të vendoset në Kretë për të shkatërruar rrjetet kriminale dhe hetuar krimin e rëndë.

    Ministri paralajmëroi se Greqia përballet me një “ciklon trazirash dhe pasigurie” që prek qytetarët e zakonshëm, duke fajësuar “sjelljet delinkuente, grupet kriminale, bullistët që mendojnë se janë mbi ligjin dhe minjtë në arkën e shtetit që vjedhin punën e ndershme të qytetarëve.”

    “Kjo do të ndalet,” theksoi ai. “Progresi që kemi arritur pas krizës nuk është i garantuar. Rreziku më i madh janë patologjitë tona që mund të na çojnë në kriza të reja.”

    Kreta ka qenë shpesh në qendër të incidenteve të dhunshme me armë, të lidhura me mosmarrëveshje familjare, pronësore apo aktivitet kriminal.
    Qeveria greke pritet të paraqesë ndryshimet ligjore dhe dënimet e reja për armëmbajtjen e paligjshme në ditët në vijim.

  • ‘Vendeta’ në Kretë që ktheu fshatin si arenë lufte, kryhet sot ceremonia mortore e 39-vjeçarit, policia blindon të gjithë zonën

    ‘Vendeta’ në Kretë që ktheu fshatin si arenë lufte, kryhet sot ceremonia mortore e 39-vjeçarit, policia blindon të gjithë zonën

    Fshati Vorizia në Irakleio të Kretës u kaplua nga dhimbja dhe tragjedia këtë të hënë.

    Për herë të parë, mediat greke kanë transmetuar gjatë mesditës të së hënës drejtpërdrejt një ceremoni varrimi në këtë fshat, që u krye nën masa të jashtëzakonshme sigurie policore, për shkak të frikës nga një përshkallëzim i ri i dhunës.
    Bëhet fjalë për varrimin e një 39-vjeçari që humbi jetën në masakrën e ndodhur të shtunën e kaluar mes pjesëtarëve të dy familjeve kryesore që jetojnë njëra në pjesën e sipërme të fshatit dhe tjetra në të poshtmen. Disa orë para masakrës një shtëpi në lagjen e sipërme e blerë nga një familje në lagjen e poshtme, u hodh në erë, pasi u konsiderua “e gabuar në vendin e gabuar”, për shkak të një konflikti prej dekadash për toka dhe prona midis dy familjeve, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi Aleksandër Marku.
    Më pas 39 vjeçari që i përkiste fisit të lagjes së poshtme ka marrë makinën dhe me armë në dorë ka filluar të qëllojë mbi pjesëtarët e lagjes së sipërme, të cilët i janë kundërpërgjigjur me breshëri kallashnikovi.
    Pas më shumë se 2500 plumbave të lëshuar ai ka humbur jetën, si dhe një grua prej fisit tjetër që u ndodh rastësisht mes zjarrit, ndërsa 5 persona janë plagosur.
    Gjatë varrimit forca të shumta policore kishin rrethuar zonën dhe ruanin çdo hyrje dhe dalje të fshatit.
    Të shtunën, vetëm disa orë pas tragjedisë, u krye edhe pagëzimi i tre fëmijëve të papagëzuar të 39-vjeçarit, në një kishë të fshatit fqinj, një zakon që në Kretë shpesh lidhet me ngjarje të tilla tragjike. Njëri prej fëmijëve mori emrin e të ndjerit babait të tij.
    Ndërkohë, hetimet vazhdojnë intensivisht për gjetjen e personave të cilët, sipas policisë, morën pjesë në shkëmbimin e zjarrit, bashkë me dy të tjerë që ndodhen në spital nën mbikëqyrje policore.
    Fshati për momentin, është në gjendje të tensionuar: rrugët pothuajse bosh, shkollat mbyllur për arsye sigurie, banorë të larguar.
    Hetuesit kërkojnë gjithashtu armatimin e përdorur. Ngjarja ka tronditur të gjithë Kretën, ndërsa autoritetet po përpiqen të rivendosin qetësinë në një komunitet të ndarë thellësisht prej vitesh nga armiqësitë familjare, ku tragjedia e re provon të vërtetën e hidhur se tradita e hakmarrjes në Kretë nuk ka vdekur.

    Top Channel

  • Një fshat i tërë në “luftë”! Masakër në Kretë, breshëri me 2 mijë plumba mes dy familjeve, viktima dhe të plagosur

    Një fshat i tërë në “luftë”! Masakër në Kretë, breshëri me 2 mijë plumba mes dy familjeve, viktima dhe të plagosur

    krete

    GREQI- Hakmarrja mes dy familjeve në Kretë ka përfunduar në një masakër të përgjakshme. Tre persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi.
    Mediat greke bëjnë me dije se viktimat janë nga të dyja familjet e përfshira, ndërsa mes të plagosurve ka edhe të tjerë që nuk kanë lidhje me hakmarrjen. 
    Të shtënat me kallashnikov nisën si hakmarrje ndaj një bombe që shpërtheu në banesën e një prej familjeve. Në fshat kanë shkuar forca të shumta policie që të japin përshtypjen e një lufte që ka ndodhur në fshatin e vogël grek.
    Sipas mediave vendase, situata përshkruhet kaotike. Janë shtënë më shumë se 2 mijë plumba, ndërsa ende nuk është e sigurt nëse ka mbaruar, pasi dëshmitarët vërejnë se dëgjohen vazhdimisht të shtëna me armë zjarri, me të plagosurit që madje janë transportuar në spitale me automjete bujqësore. 
    Pjesa tjetër e banorëve të fshatit janë mbyllur në shtëpitë e tyre, duke qenë nën “pushtetin” e plumbave. Në momentin që ka ndërhyrë policia, ata kanë pushuar së qëlluari në fshat.
    Ndërkohë autoritetet përballen me një problematikë tjetër, frikës se hakmarrja mund të vazhdojë edhe në dyert e spitaleve. Forca të forta policore po veprojnë në fshat për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të kontrolluar situatën.

  • Kaos pas masakrës në Greqi, familjarët e të plagosurve “rrethojnë” spitalin, qindra forca policore zbarkojnë në ishull

    Kaos pas masakrës në Greqi, familjarët e të plagosurve “rrethojnë” spitalin, qindra forca policore zbarkojnë në ishull

    Zbardhen detaje nga masakra në Kretë, ku pati të vdekur dhe disa të plagosur.
    Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pas një konflikti familjeve Kargaki dhe Fragkiadaki, e përqendruar në kullotat në Kretë.
    Autoritetet po hetojnë aktualisht informacionet në lidhje me të paktën tre autorë, njëri prej të cilëve është i vdekur dhe dy të tjerët janë plagosur dhe po trajtohen. Shkak i sherrit dyshohet se ishte një banesë.

    Në të njëjtën kohë, një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në zonë, ku janë transferuar të gjitha forcat e disponueshme në ishull.
    Pas incidentit të përgjakshëm,  kreu i Policisë Helenike, Dimitris Mallios, udhëtoi për në Kretë,  së bashku me  kreun e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar (“FBI Greke”),  Fotis Ntuitsis.

    Përveç kësaj, ekipet EKAM nga Atika do të mbërrijnë gjithashtu nesër dhe do të qëndrojnë përgjithmonë në fshat.
    Në të njëjtën kohë, situata në  Spitalin Venizelio  mbetet veçanërisht e tensionuar, pasi dhjetëra të afërm dhe banorë të fshatit janë mbledhur jashtë ndërtesës, duke pritur lajme për të plagosurit dhe të vdekurit.

  • Masakër në Kretë, përplasje me armë mes dy familjeve, viktima e të plagosur

    Masakër në Kretë, përplasje me armë mes dy familjeve, viktima e të plagosur

    Një skenë e ngjashme me ato të luftës ka ndodhur në një fshat të ishullit Kretë në Greqi.
    Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetë të tjerë të plagosur si pasojë e përplasjes së armatosur mes dy familjeve në zonë.
    Sulmi besohet të jetë kryer si hakmarrje për një shpërthim tritoli të premten vonë që kishte në shënjestër një shtëpi në ndërtim në zonë, tha policia.

    Lënda plasëse shpërtheu rreth orës 23:30, duke shkaktuar dëme të shumta, por pa të lënduar.

    Këtë të shtunë në mëngjes, persona të armatosur të paidentifikuar raportohet se hapën zjarr ndaj shtëpive, makinave dhe banorëve në atë që autoritetet e përshkruan si një sulm të mundshëm hakmarrjeje.
    Mediat lokale thanë se u qëlluan me mijëra plumba për disa orë rradhazi dhe se sulmuesit ishin të armatosur me kallashnikov.
    Shenjat e përplasjes së përgjashkshme ishin të dukshme në pamjet e publikuara nga mediat.

    Disa nga të plagosurit, mes të cilëve edhe fëmijë u dërguan në spitale me makina private dhe automjete bujqësore, pasi ambulancat nuk mundën të arrinin në zonë për shkak të të shtënave me armë zjarri që nuk ndalonin.
    Shërbimet e emergjencës kanë mobilizuar pothuajse të gjithë forcën e tyre.