Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë në këtë sezon të Superiores. I ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ishte legjenda e futbollit tonë, Kreshnik Cipi. Ai ka folur sa i përket rezultateve të Flamurtarit, por edhe problemit të fushave sportive.
“Problemi i Flamurtarit? Kemi stadiumin, por nuk kemi lojtarët. Lojtarët e ardhur nga vera nuk kanë qenë të duhurit, duhet me patjetër që të bëjmë ndërhyrje në merkato ndryshe situata nuk do të shkojë mirë.
Mungesa e talenteve të Vlorës? Duhet që Bashkia të reagojë të kemi fusha të tjera sportive në Vlorë. Kemi vetëm një fushë sportive në Vlorë, te Pylli i Sodës, atje ikën një ekip dhe vjen një ekip. është shumë e vështirë të stërvitesh aty breza të tërë nga mosha 10-vjeçare të ekipi i parë. Unë shoh fëmijë që pasi arrijnë një farë moshe ikin nga qyteti ynë, ikin në Fier ose diku këtu afër, në ekipe të tjera private, por nuk rrinë te Flamurtari. Duhet me patjetër, është urgjente, që të kemi edhe disa fusha të tjera sportive”, tha Cipi. /Sport Ekspres/?
Tag: kreshnik
-

“E gjithë Vlora ka një fushë sportive”, Kreshnik Cipi ngre alarmin: është urgjente, po na ikin fëmijët nga Flamurtari
-

Festat e Flamurit, Kreshnik Spahiu: Pse i shoh me rezerva mesazhet e Ramës dhe Berishës
Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për 29 nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Teksa u ndal tek mesazhet e liderëve në pushtet për këtë datë të shënuar, Spahiu i sheh me rezerva, duke theksuar se ka një lloj fallciteti.
Ai vuri në dukje se udhëheqësit aktualë, Albin Kurti, Edi Rama, si edhe kreu i PD Sali Berisha nuk kanë festuar kurrë së bashku, por as të ndarë 28 Nëntorin në Kalanë e Gjergj Kastriotit në Krujë.
“Mesazhet e liderëve që janë në pushtet i shoh me rezerva sepse ka një lloj fallciteti. Sepse të gjithë liderët, Kurti, Berisha dhe Rama se kanë kujtuar dhe festuar 28 nëntorin në kalanë e Gjergj Kastriot në Krujë as bashkë as veç e veç.”, tha ai. -

Maliqi: Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari drejt arrestimit, kush vjedh do i dalë prej hundësh
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, paralajmëron se Kreshnik Hajdari është drejt shkarkimit, arrestimit apo fundit me turp nga detyra e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë të grabitur ne 2023.
“Kush prek apo vjedh votën e lirë nuk do e gezojë kurrë mandatin, nga hundet do i dalë.”- thekson Maliqi.
Maliqi shprehet se Hajdari do shkarkohet nga Ilirjan Celibashi dhe do përgjigjet para Drejtësisë për “Shpërdorim Detyre”.
Maliqi shkruan më tej se ka korrur “fitoren e radhës në Gjykatën Administrative në Tiranë, së bashku me Avokatin Arben Llangozi, kundër Kryetarit të Bashkisë Kuçovë me mandat të grabitur, ku gjykata u shpreh se çështja për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit nga detyra, nuk është kompetencë e gjykatës, por e “KQZ”-së. Komisioni i Ankimimeve në KQZ dhe Gjykata Administrative ia rikthen Celibashit për “Shkarkim nga Detyra Kreshnik Hajdarin.
Sqaroj se i dënuari Hajdari me 9 muaj burg dhe 150 orë punë të detyruar nga “SPAK”, nuk u ankimua nga ai në gjykatën e Apelit, që do të thotë se ky “Vendim i Formës së Prerë” nga “SPAK”, në bazë të Ligjit detyron Kryeministrin që ta shkarkojë si Kryetar Bashkie.
Kryeministri nuk zbaton Ligjin! Celibashi nuk e ka zbatuar deri më tani. Të shohim se si do të reagojë dhe ç’vendim do të marrë në vazhdim Celibashi. Ndërkohë që “SPAK” e dënoi, “KAS” dhe “Gjykata Administrative” na dha të drejtë dhe ja rikthyen për kompetencë sërisht Celibashit për shkarkim në bazë të Ligjit.
Kjo është ‘Drejtësia e Re’ që zvarrit gjykimin dhe hetimin derisa Hajdarit të famshëm t’i mbarojë mandati! Ne nuk do të dorëzohemi derisa Drejtësia të vihet në vend, derisa “SPAK” t’a hetojë për 11 Kallëzimet dhe t’a arrestojë. Bashkinë e grabitur të Kuçovës do t’ja kthejmë qytetarëve!”. -

Kreshnik Spahiu: Katër fakte pse “Kushtetuta e re” i garanton Berishës dhe Ramës, 100% përjetësi politike
Nga Kreshnik Spahiu
Sot, Sali Berisha ka konfirmuar në dyert e Parlamentit se përfaqësuesit e PD-së po takohen me PS-në për ndryshimet kushtetuese.Idenë e ndryshimit të Kushtetutës e hodhi Edi Rama më 10 shtator, në Asamblenë e PS-së.Sali Berisha aktroi hapur dhe u shmang pyetjes së gazetares për takimin me Ramën, por konfirmoi dy fakte politike:– Ai pranoi se përfaqësuesit e tij po negociojnë me Ramën për ndryshimin e Kushtetutës.– Ai konfirmoi se pranon idenë e Senatit dhe uljen e numrit të deputetëve.
Por pse Berisha dhe Rama po nxitojnë të ndryshojnë Kushtetutën?Ky është momenti më delikat për të dy në raport me drejtësinë dhe SPAK-un.Berisha po gjykohet dhe i duhet me çdo kusht pafajësia. Rama, nga ana tjetër, ndjehet i cënuar nga çdo ministër që është hetuar apo arrestuar.Ky është momenti më i favorshëm diplomatik, sepse nuk ka ambasador amerikan që t’u ndërhyjë dhe t’u ndalë dorën në reformat kushtetuese, edhe kur ato cënojnë interesat publike apo vetë demokracinë.
Por çfarë do të ndryshojnë Berisha dhe Rama në Kushtetutë?1- Kuvendi do të ketë dy dhoma: Parlamentin dhe Senatin.Berisha dhe Rama garantohen si senatorë të përjetshëm.Berisha, si më i moshuari, bëhet kryetar Senati.
2- Parlamenti do të ketë 100 deputetë dhe pragu për hyrje në Kuvend do të jetë 7%.Një deputet duhet të sigurojë 20.000 vota në Tiranë.Me këtë formulë, çdo parti e re nuk kalon pragun dhe mbetet jashtë.Kjo garanton sistemin dypartiak PS–PD.
3- Republika kthehet në gjysëm presidenciale dhe Rama bëhet si Donald Trump – kryeministër dhe president në të njëjtën kohë.Mandati i Presidentit Edi Rama bëhet si ai i Taip Erdoganit: 7-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje dy herë.Pra, Rama president–kryeministër deri në vitin 2040.
4- Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti, si në SHBA.SPAK-u mbaron mandatin në vitin 2028 dhe nuk vazhdon më, por riorganizohet brenda Prokurorisë së Përgjithshme.
Nuk janë shumë ndryshime – vetëm katër kapituj – por ato çimentojnë establishmentin për edhe 40 vjet të tjera.Kushtetuta e re nuk u garanton Ramës dhe Berishës jetën biologjike, por përjetësinë politike.
Mos u habisni për “profecinë” time politike, por për analizën time juridike.Ky projekt është 100% fundi i çdo partie të re në Shqipëri dhe krijimi i një monarkie moderne, të kamufluar si pluralizëm.Thjesht, për dy dekada do të kemi një mbret dhe një (maxhordom) shërbëtor kryesor që do t’i bëjë fresk natën, por ditën do të shtiret si kritik i tij.Ky është fundi më tragjik i demokracisë parlamentare në Shqipëri.
Kjo histori më kujton Gabriel García Márquez-in, i cili përshkruante:“Mbretin që e rrethonin opozitarët e tij prej pasqyrash, dhe rebeloheshin vetëm sa për ta reflektuar më ndritshëm fytyrën e tij.” -

DENONCIMI i Sali Berishës: Dumani shkoi në shtëpinë e Kreshnik Farrukut, i ka marrë 5 milionë euro
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar së fundmi një informacion i cili ka të bëjë me eksponentin e krimit, Kreshnik Farrukun. Sipas denoncimit të bërë nga Berisha, i cili i referohet “qytetarit dixhital”, eskorta e kreut të Prokurorisë së Posaçme ka udhëtuar mëngjesin e kësaj të mërkure drejt Manzës.
Në një moment, sipas Berishës, Altin Dumani, është ndarë nga eskorta dhe është drejtuar drejt shtëpisë së Farrukut. Ish-kryeministrit thotë se ky i fundit dyshohet se i ka dhënë 5 milionë euro për të manipuluar dosjen në ngarkim të tij.
“Breaking News. Qytetari dixhital informon:
Se Altin Troplinin sot në mëngjes me një eskortë të madhe ka shkuar në Manzë, aty ai vetëm me shoferin është ndarë nga eskorta dhe ka shkuar në shtëpinë e Kreshnik Farrukut për të cilin qytetari dixhital e denoncoi se ka marrë 5 milionë euro për të falsifikuar dosjen”, shkruan ai.Postimi i Berishes
Kush është Kreshnik Farruku:
I shumëkërkuari Kreshnik Farruku, i cili i konsideruar si një nga shqiptarët më të rrezikshëm të trafikut të kokainës në sasi të mëdha, dhe i dyshuar për disa vrasje mafioze të bujshme u vetëdorëzua në polici në janar të këtij viti.
Farruku, i cili ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi dyshohej si koka e klanit mafioz që kishin kryer një sërë grabitjesh me dhunë. Por autoritetet spanjolle po e hetonin Farrukun që prej vitit 2007, kur gjatë një vale grabitjesh me dhunë mbeti i vrarë në vilën e tij biznesmeni spanjoll José Luis Moreno.
Policia dyshoi se vrasja ishte kryer nga grupi i Farrukut, por nuk arriti ta provonte. Megjithatë aktiviteti kriminal i Farrukut nis në Shqipëri, me përplasjen e përgjakshme të fisit Farruku në Manëz të Durrësit dhe fisit Kërtalla në Shijak.
Gjatë pesë viteve këto fise kanë pasur përplasje të shumta, në Tiranë, Durrës dhe Holandë, por prokurorët shqiptarë asnjëherë nuk kanë arritur të provojnë implikimin direkt të tyre në vrasje apo atentate, ndërsa kanë dyshuar se ata kanë përdorur vrasës me pagesë.
Vetë Kreshnik Farruku, i cili ka ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të gruas së tij, Bodlla, i ka shpëtuar disa herë atentateve, i fundit ishte ai i vitit 2015 në zonë e “Don Bosco” në Tiranë, ku mbeti e plagosur rastësisht një kalimtare.Kreshnik Farruku
Atentat i është bërë edhe vëllait të tij Roland Farrukut, ndërsa në Shqipëri, prokuroria i ka sekuestuar Farrukut rreth 1 milion euro pasuri të dyshuar se ishte vënë përmes aktivitetit kriminal.
Kreshnik Farruku dyshohej edhe për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.
Në maj të 2010-ës, Farruku u arrestua së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të bandës, gjatë tentativës për të transportuar në Itali rreth 20 kilogram kokainë. Në vitin 2014 Farruku arriti të arratiset nga burgu spanjoll dhe iu rikthye aktivitetit kriminal, kryesisht trafik droge me bazë në Amsterdam. -

‘Mori 5 mln euro për të falsifikuar dosjen’/ Berisha: Dumani shkoi sot në shtëpinë e Kreshnik Farrukut
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një sms të fundit nga qytetari dixhital, në lidhje me eksponentin e krimit, Kreshnik Farruku nga Manza, i cili është denoncuar nga lideri i opozitës, se i ka dhënë 5 milionë euro kreut të SPAK, Altin Dumani për të falsifikuar dosjen.
‘Altin Troplinin sot në mëngjes me një eskortë të madhe ka shkuar në Manzë, aty ai vetëm me shoferin është ndarë nga eskorta dhe ka shkuar në shtëpinë e Kreshnik Farrukut’, shkruan Berisha në Facebook, duke iu referuar denoncimit të qytetarit.
Postimi i plotë:
Breaking News.
Qytetari dixhital informon:
Se Altin Troplinin sot në mëngjes me një eskortë të madhe ka shkuar në Manzë, aty ai vetëm me shoferin është ndarë nga eskorta dhe ka shkuar në shtëpinë e Kreshnik Farrukut për të cilin qytetari dixhital e denoncoi se ka marrë 5 milionë euro për të falsifikuar dosjen.
-

Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR: Ky institucion shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike! Bajraktari: Detyrë me përgjegjësi
TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ((DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.
Ministrja Balluku tha se DPSHTRR falë investimeve dhe inovacionit është kthyer në një model suksesi në shërbimin publik.
Belinda Balluku: DPSHTRR solli si risi inovacionin. Qe një dallëndyshe e parë. Kemi hapur zyra dhe drejtori rajonale. Ka qenë një reformë e thellë e bërë me pasion, vullnet dhe përpikëri që ka sjell DPSHTRR në një nivel ndërmarrjeje, që kryeministri Rama dhe ne të tjerët e marrim si shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike.Kreshnik Bajraktari tha se është i vetëdijshëm për peshën që ka detyra, por shprehu bindjen se në bashkëpunim me stafin e DPSHTRR do të arrijnë të ofrojnë shërbime cilësore dhe transparente.
Kreshnik Bajraktari: Jam i vetëdijshëm për peshën e kësaj detyre, por në bashkëpunim me gjithë stafin do arrijmë ta çojmë përpara institucionin për të ofruar shërbime cilësore, të shpejta, efikase dhe me transparencë të plotë. Shpreh dëshirën dhe pasionin për të punuar me përkushtim, për të shpërblyer këtë besim.
Kreshnik Bajraktari zëvendëson në këtë detyrë Endri Haxhiun./vizionplus.tv -

“E kam dhe me atë tjetrin që tund kokën”/ Rama ‘sy m’sy’ me Kryebashkiakun: Cfarë të pengoi…
I ashpër është treguar kryeministri Edi Rama me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari sa i takon ligjit për paketën e maleve.
Rama akuzoi Hajdarin se nuk ka kuptuar ende paketën e maleve, për sa kohë ky i fundit pret përgjgije nga ASHK.
DEBATI
Rama: Kreshnik, ça të ka penguar ty kreshnik që të bësh hartën dhe ti sjellësh.
Hajdari: E kam dërguar
Rama: Ku e ke dorëzuar?
Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritare zoti kryeministër.
Rama: Ku i ke çuar? I çon te ministri i qeverisjes vendore.
Hajdari: Jemi duke pritur përgjigje nga ASHK-ja.
Rama: Nëse pret përgjigje nga ASHK-ja, s’ke kuptuar ligjin. -

“Nuk ke kuptuar ligjin”/ Rama kritikon kryebashkiakun e Kuçovës: Pse nuk e ke dorëzuar hartën e zonave prioritare?!
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryetarin e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, gjatë një takimi për zbatimin e Paketës së Maleve, një nismë që synon zhvillimin ekonomik të zonave malore.
Rama e kritikoi kryebashkiakun për mosdërgimin e hartës së zonave prioritare në qeveri, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar si funksionon procesi ligjor.
Replikat:
Rama: Ti kreshnik psh ca të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Pse nuk e ke dorëzuar, ku e ke dorëzuar?
Kreshnik Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritere ne kryeministër
Rama: Zonat ti i identifikon, i çon te ministri i Pushtetit vendor dhe ministri ja jep tryezës së qeverisë për të dhënë miratimin.
Kreshnik Hajdari: Jemi duke pritur përgjigjen nga ASHK
Rama: Nëse ti pret përgjigjen nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin dhe nuk ke kuptuar paketën. Paketa është ilaçi për një dhimbje 30 vjecare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501, ose për shumë arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, por të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat.
