Tag: krerë

  • Konfirmohet një vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë! Rrezikohen 5000 krerë në fermat afër vatrës

    Konfirmohet një vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë! Rrezikohen 5000 krerë në fermat afër vatrës

    Konfirmohet vatra e dytë e murtajës në qarkun e Korçës.

    Vatra është në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve, do të asgjësohen rreth 192 krerë ndërkohë që rreziku në zonë është i lartë.
    Ndërkohë, ka shumë krerë të tjerë në afërsi të fermës, teksa ferma më e afërt me vatrën është vetëm 500 metër larg. Për pasojë, janë rreth 5000 krerë të rrezikuar.
    Në vijim, pritet të bëhen procedurat për asgjësimin si dhe vëzhgimin e perimetrit brenda distancës 3 kilometër.

    Top Channel

  • Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

    Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

    Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023. Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet.
    Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.
    Sipas INSTAT numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë.
    Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.
    Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë (640 mijë). Brenda kësaj kategorie, numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë.
    Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e derrave, me një ulje prej 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë. Brenda kësaj kategorie, numri i dosave është reduktuar me 9,6%.
    Edhe pse numri total i shpendëve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,6%, nga 7.031 mijë në 6.992 mijë, numri i pulave ka pësuar një ulje më të theksuar prej 6,6%, duke zbritur nga 4.877 mijë në 4.557 mijë.
    Numri i njëthundrakëve ka zbritur nga 67 mijë në 58 mijë krerë, që përfaqëson një rënie me 12,2%. Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024. Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024.
    Qumështi i lopës mbetet burimi kryesor, duke përbërë 84,9% të totalit, ndjekur nga qumështi i dhisë me 7,7% dhe ai i deles me 7,4%. Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar një rënie prej 3,8%, nga 135.483 tonë në 130.334 tonë. Edhe pse në vitin 2023 u prodhuan 894 milionë vezë, në vitin 2024 prodhimi ka rënë lehtë në 888 milionë, me një ndryshim prej −0,7%.
    Prodhimi i mjaltit është rritur me 5,4%, nga 5.633 tonë në 5.940 tonë. Qarqet me numrin më të lartë për mbarështimin e gjedhit për vitin 2024, janë Fieri me 14,8% dhe Korça me 11,3%, ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 29,3% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,5%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.
    Gjithashtu, në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është përqendrimi më i madh i numrit të të dhirtave me 25,6% me 14,0%, ndaj numrit gjithsej të krerëve. Numri më i lartë i kategorisë së derrave është shënuar në qarkun Lezhë me 51,6% dhe në qarkun Shkodër me 24,2%, ndaj numrit gjithsej të krerëve./Monitor

  • Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Ç’tregojnë të dhënat e INSTAT

    Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Ç’tregojnë të dhënat e INSTAT

    Sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit.

    Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023.

    Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet.

    Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.

    Sipas INSTAT numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë.

    Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.

    Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë (640 mijë). Brenda kësaj kategorie, numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë.

    Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e derrave, me një ulje prej 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë. Brenda kësaj kategorie, numri i dosave është reduktuar me 9,6%.

    Edhe pse numri total i shpendëve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,6%, nga 7.031 mijë në 6.992 mijë, numri i pulave ka pësuar një ulje më të theksuar prej 6,6%, duke zbritur nga 4.877 mijë në 4.557 mijë.

    Numri i njëthundrakëve ka zbritur nga 67 mijë në 58 mijë krerë, që përfaqëson një rënie me 12,2%.

    Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024.

    Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024.

    Qumështi i lopës mbetet burimi kryesor, duke përbërë 84,9% të totalit, ndjekur nga qumështi i dhisë me 7,7% dhe ai i deles me 7,4%.

    Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar një rënie prej 3,8%, nga 135.483 tonë në 130.334 tonë. Edhe pse në vitin 2023 u prodhuan 894 milionë vezë, në vitin 2024 prodhimi ka rënë lehtë në 888 milionë, me një ndryshim prej −0,7%.

    Prodhimi i mjaltit është rritur me 5,4%, nga 5.633 tonë në 5.940 tonë.

    Qarqet me numrin më të lartë për mbarështimin e gjedhit për vitin 2024, janë Fieri me 14,8% dhe Korça me 11,3%, ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 29,3% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,5%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.

    Gjithashtu, në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është përqendrimi më i madh i numrit të të dhirtave me 25,6% me 14,0%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.

    Numri më i lartë i kategorisë së derrave është shënuar në qarkun Lezhë me 51,6% dhe në qarkun Shkodër me 24,2%, ndaj numrit gjithsej të krerëve./Monitor

  • Blegtoria në rënie të lirë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi

    Blegtoria në rënie të lirë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi

    Sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit. Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023.
    Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet. Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.
    Sipas INSTAT numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë.
    Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.
    Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë (640 mijë). Brenda kësaj kategorie, numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë.
    Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e derrave, me një ulje prej 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë. Brenda kësaj kategorie, numri i dosave është reduktuar me 9,6%.
    Edhe pse numri total i shpendëve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,6%, nga 7.031 mijë në 6.992 mijë, numri i pulave ka pësuar një ulje më të theksuar prej 6,6%, duke zbritur nga 4.877 mijë në 4.557 mijë.
    Numri i njëthundrakëve ka zbritur nga 67 mijë në 58 mijë krerë, që përfaqëson një rënie me 12,2%. Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024.
    Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024. Qumështi i lopës mbetet burimi kryesor, duke përbërë 84,9% të totalit, ndjekur nga qumështi i dhisë me 7,7% dhe ai i deles me 7,4%.
    Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar një rënie prej 3,8%, nga 135.483 tonë në 130.334 tonë. Edhe pse në vitin 2023 u prodhuan 894 milionë vezë, në vitin 2024 prodhimi ka rënë lehtë në 888 milionë, me një ndryshim prej −0,7%.
    Prodhimi i mjaltit është rritur me 5,4%, nga 5.633 tonë në 5.940 tonë. Qarqet me numrin më të lartë për mbarështimin e gjedhit për vitin 2024, janë Fieri me 14,8% dhe Korça me 11,3%, ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 29,3% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,5%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.
    Gjithashtu, në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është përqendrimi më i madh i numrit të të dhirtave me 25,6% me 14,0%, ndaj numrit gjithsej të krerëve. Numri më i lartë i kategorisë së derrave është shënuar në qarkun Lezhë me 51,6% dhe në qarkun Shkodër me 24,2%, ndaj numrit gjithsej të krerëve./ Monitor

  • Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi më tej më 2024

    Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi më tej më 2024

    Sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit.Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023.Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet.Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.Sipas INSTAT numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë.Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë (640 mijë). Brenda kësaj kategorie, numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë.Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e derrave, me një ulje prej 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë. Brenda kësaj kategorie, numri i dosave është reduktuar me 9,6%.Edhe pse numri total i shpendëve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,6%, nga 7.031 mijë në 6.992 mijë, numri i pulave ka pësuar një ulje më të theksuar prej 6,6%, duke zbritur nga 4.877 mijë në 4.557 mijë.Numri i njëthundrakëve ka zbritur nga 67 mijë në 58 mijë krerë, që përfaqëson një rënie me 12,2%.Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024.Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024.Qumështi i lopës mbetet burimi kryesor, duke përbërë 84,9% të totalit, ndjekur nga qumështi i dhisë me 7,7% dhe ai i deles me 7,4%.Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar një rënie prej 3,8%, nga 135.483 tonë në 130.334 tonë. Edhe pse në vitin 2023 u prodhuan 894 milionë vezë, në vitin 2024 prodhimi ka rënë lehtë në 888 milionë, me një ndryshim prej −0,7%.Prodhimi i mjaltit është rritur me 5,4%, nga 5.633 tonë në 5.940 tonë.Qarqet me numrin më të lartë për mbarështimin e gjedhit për vitin 2024, janë Fieri me 14,8% dhe Korça me 11,3%, ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 29,3% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,5%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.Gjithashtu, në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është përqendrimi më i madh i numrit të të dhirtave me 25,6% me 14,0%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.Numri më i lartë i kategorisë së derrave është shënuar në qarkun Lezhë me 51,6% dhe në qarkun Shkodër me 24,2%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ngordhin 80 dele në Shkodër, do të asgjësohen 200 krerë

    Ngordhin 80 dele në Shkodër, do të asgjësohen 200 krerë

    Përhapet më shumë sëmundja e murtajës në territorin e Bashkisë Shkodër. 80 krerë dele kanë ngordhur si shkak i kësaj sëmundje në familjen Qokthi në fshatin Trush.

    Si rrjedhojë do të bëhet edhe asgjësimi i 200 krerëve të tjera për të mos përhapur sëmundjen bën të ditur fermeri Kujtim Qokthi.

    Të paktën 55 milionë lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar në këtë familje, teksa i bëjnë apel shtetit për ndihmë, pasi mundi i 30 viteve punë po shkon dëm.

    Sipas fermerit, dyshimet janë se kjo sëmundje ka ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

  • Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura në 6 bashki

    Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura në 6 bashki

    Më shumë se 1 mijë krerë bagëti të imta janë asgjësuar përshkak se janë prekur nga murtaja. Ministria e Bujqësisë njofton se prej datës 4 qershor e deri më tani janë prekur 8 ferma në 6 bashki të vendit.

    Për shkak të murtajës kanë ngordhur 39 krerë dhe 1082 të tjera kanë pasur kontakt me to, për këtë arsye janë asgjësuar.

    Aktualisht janë 39 grupe që po kontrollojnë fermat në terren për të shmangur përhapjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël.

    Aktualisht janë monitoruar 1,673 ferma me 270 mijë krerë të imta, ndërkohë që ju bëhet thirrje fermerëve të njoftojnë menjëherë veterinerin e zonës nëse vërejnë shenja të dyshimta tek kafshët.

  • Zgjerohet harta e zonave të prekura nga murtaja, 882 krerë të prekur

    Zgjerohet harta e zonave të prekura nga murtaja, 882 krerë të prekur

    Është zgjeruar harta e zonave të prekura nga Murtaja e Ruminantëve të vegjël në Shqipëri.

    Lajmin e ka bërë me dije Agjencia Kombëtare e Veterenatisë dhe Mbrojtjes së bimëve, e cila njofton se deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi.
    Gjithsej 882 krerë janë të prekur, të cilët po asgjësohen sipas protokolleve për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
    AKVMB bën thirrje për bashkëpunim nga fermerët, të cilët duhet të mos i lëvizin kafshët, të mos kryejnë shit-blerje në ferma të tjera, si dhe të respektojnë masat e biosigurisë në fermë.
    Agjencia thekson se ky është një hap jetik për mbrojtjen e tufave dhe për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes ngjitëse dhe shkatërruese për blegtorinë.

    Top Channel

  • Mbi 150 bagëti ngordhin në Martanesh nga sëmundja e murtajës, autoritetet në alarm

    Mbi 150 bagëti ngordhin në Martanesh nga sëmundja e murtajës, autoritetet në alarm

    Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë, është prekur nga sëmundja e murtajës.
    Burime bëjnë me dije se deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.

    Drejt fermës janë nisur specialistët e drejtorisë rajonale të Ekstensionit Bujqësor-Dibër, të shërbimit veterinar në qark dhe ato pranë bashkisë Bulqizë.

  • Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

    Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

    Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një nga fermat në fshatit Val të Njësisë administrative Martanesh të Bashkisë Bulqizë, ku është shfaqur sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël te bagëtitë.

    Ndërkohë, shërbimi veterinar Dibër ka kryer inspektimin pranë kësaj ferme në pronësi të blegtorit Bajram Mata, ku janë konstatuar rreth 150 krerë të imta të ngordhura ku dyshohet sëmundja e murtajës.
    Aktualisht, janë marrë analizat, të cilët i kanë dërguar pranë institucionit përkatës në Tiranë dhe se janë në pritje të përgjigjeve të analiza për të përcaktuar shkakun e sëmundjes.

    Top Channel