Tag: krenaria

  • Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

    Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

    Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ky rezultat iu mjaftoi “Helvetikëve” për të mbyllur grupin në krye.
    Në këtë fushatë kualifikuesesh, Granit Xhaka ka qenë figura qendrore e kombëtares zvicerane, duke e udhëhequr ekipin drejt një Botërori tjetër. Megjithatë, mbrëmë ai u përball me vërshëllima nga një pjesë e tifozëve në Prishtinë, një reagim që vetë mesfushori nuk e kishte pritur.
    Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe vëllai i tij, Taulant Xhaka, i cili i doli publikisht në krah: “Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, shkroi ai në rrjete sociale.

  • I del në mbrojtje vëllait pas sulmeve nga tifozët/ Xhaka: Krenaria e shqiptarëve

    I del në mbrojtje vëllait pas sulmeve nga tifozët/ Xhaka: Krenaria e shqiptarëve

    Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ky rezultat iu mjaftoi “Helvetikëve” për të mbyllur grupin në krye.
    Në këtë fushatë kualifikuesesh, Granit Xhaka ka qenë figura qendrore e kombëtares zvicerane, duke e udhëhequr ekipin drejt një Botërori tjetër.
    Megjithatë, mbrëmë ai u përball me vërshëllima nga një pjesë e tifozëve në Prishtinë, një reagim që vetë mesfushori nuk e kishte pritur.
    Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe vëllai i tij, Taulant Xhaka, i cili i doli publikisht në krah:
    “Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, shkroi ai në rrjete sociale.

  • “Krenaria e fundit e Europës”, Teliti godet qeverinë për varfërinë rekord: Shqipëria në fund të listës për fuqinë..

    “Krenaria e fundit e Europës”, Teliti godet qeverinë për varfërinë rekord: Shqipëria në fund të listës për fuqinë..

    Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar me tone kritike ndaj situatës ekonomike në vend, duke iu referuar të dhënave më të fundit të Eurostat, sipas të cilave Shqipëria ka pagën minimale me fuqinë blerëse më të ulët në gjithë kontinentin.
    “Edhe vendet ende në luftë, si Ukraina, apo ato me zhvillim të ulët, si Moldavia, na lënë pas”, shkruan Teliti në një postim në Facebook, duke e cilësuar këtë realitet si “krenaria e fundit e Europës”.
    Ai akuzon qeverinë se rritja ekonomike e propaganduar është vetëm një fasadë, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me varfëri. “Kur populli është i zhytur në varfëri, edhe kontrolli ndaj tij është më i lehtë”, shton Teliti, duke kritikuar mungesën e vëmendjes për çështjet ekonomike dhe nivelin e ulët të pagës minimale, e cila sipas tij nuk mjafton as për mbijetesë.
    Teliti ngre pyetje mbi prioritetet e qeverisë, duke theksuar se ndërkohë që merret me rikthimin “me forcë” të hapësirave publike, nuk jep zgjidhje për problemet ekonomike. “Kjo situatë kërkon llogaridhënie të menjëhershme dhe ndryshim rrënjësor strategjik. A do të vazhdojmë të gënjejmë veten, apo më në fund do të fitojë dinjiteti i një populli të lodhur, por asnjëherë të dorëzuar?”, përfundon ai.

  • “Bylisi krenaria ilire mbi Vjosë”, Rama poston fotot: Një qendër zhvillimi dhe edukimi

    “Bylisi krenaria ilire mbi Vjosë”, Rama poston fotot: Një qendër zhvillimi dhe edukimi

    Kryeministri Edi Rama poston foto dhe një mesazh për Parkun Arkeologjik të Bylisit, të cilin e cilëson si një pasuri të rrallë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë.
    “Bylis-Krenaria ilire mbi Vjosë”, shkruan Rama, duke e përshkruar si një qytet të lashtë të ndërtuar mbi një kodër që mbikëqyr luginën e Vjosës, me mure monumentale të shekullit IV para erës sonë, një teatër mbresëlënës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane.

    Po ashtu Rama nënvizon se falë Planit të Menaxhimit 2024–2029, në kuadër të programit IPA “BE për zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi”, të zbatuar nga AICS, Bylisi dhe qyteti antik i Klosit po shndërrohen në qendra të reja zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi.
    Postimi i plotë
    Bylis-Krenaria ilire mbi Vjosë
    Një pasuri e rrallë arkeologjike, një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë, i vendosur mbi një kodër që mbikëqyr me madhështi luginën e Vjosës. Me mure monumentale të shek. IV p.e.s., një teatër mahnitës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane, Parku Arkeologjik i Bylisit është një muze i hapur nën qiellin mesdhetar që i flet historisë dhe të ardhmes njëkohësisht.
    Sot, falë Planit të Menaxhimit 2024–2029, në kuadër të programit IPA “BE për zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi”, zbatuar nga AICS, Bylisi dhe qyteti antik i Klosit po shndërrohen në qendra zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi: restaurim profesional dhe mbrojtje e qëndrueshme, përmirësim i infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët, mbështetje për komunitetin në turizëm dhe artizanat, programe edukimi për brezat e rinj.
    Një bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, AICS, Delegacionit të BE-së, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Institutit të Arkeologjisë për ta kthyer trashëgiminë tonë kulturore në një motor zhvillimi të qëndrueshëm dhe krenarie kombëtare.

  • “Krenaria e sherbimit dhe vetë qytetit”, drejtuesi politik i PS- së për qarkun Shkodër Benet Beci, takim me mjekët

    “Krenaria e sherbimit dhe vetë qytetit”, drejtuesi politik i PS- së për qarkun Shkodër Benet Beci, takim me mjekët

    Shkruan në Facebook drejtuesi politik i PS- së për qarkun Shkodër, Benet Beci: Me mjekët e Shkodrës, që janë pa asnjë dyshim jo vetëm krenaria e shërbimit shëndetësor, por edhe e vetë qytetit.
    Bashkëbisedimi me ta është një motivim i fortë për të bërë edhe më shumë për Shkodrën dhe për çdo banor të saj.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “Vrimë miu nuk do gjejnë”/ Berisha u drejtohet socialistëve në Durrës: S’ka vend në Parlament për kandidatët e Sakos e Gjushit që komandohen nga bandat dhe krimi

    “Vrimë miu nuk do gjejnë”/ Berisha u drejtohet socialistëve në Durrës: S’ka vend në Parlament për kandidatët e Sakos e Gjushit që komandohen nga bandat dhe krimi

    Në takimin përmbyllës të fushatës në Durrës, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kandidatët socialistë si të lidhur me krimin.

    Sali Berisha: Të dashur miq, ne jemi krenarë me këta zotërinj dhe këto zonja se para së gjithash dhe mbi të gjitha këta janë një grup qytetarësh midis jush, që u përfaqësojnë ju, përfaqësojnë moralin tuaj, vlerat tuaja, interesat tuaja, virtytet tuaja.
    Këto zonja dhe zotërinj dallojnë si nata me ditën, si e vërteta me gënjeshtrën me kandidatët e Sakos, me kandidatët e Pojës, me kandidatët e Hajrit, me kandidatët e terroristëve elektoralë, të cilët do marrin ndëshkimin më të merituar pas datës 12 maj.
    Miq, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre.
    Ja ku po e deklaroj para jush, vrimë miu nuk do gjejnë.Kudo që të jenë do i kapim, me Sakon, me Gjushin, me kandidatët e tyre.Për ta nuk ka vend në parlament.Për ta ka vend në koshin e plehrave të historisë.
    E dashur Ermira, krenaria e Durrësit, krenaria e Shqipërisë dhe krenaria e kombit.Historia që tregove këtu, arritjet tuaja janë një frymëzim për çdo shqiptar, janë frymëzim për çdo të ri dhe të re, dëshmi e asaj se çfarë mund të bëjnë me vullnetin e tyre, me karakterin e hekurt, me guximin e tyre, të rinjtë dhe të rejat mund të kapin Everestet e të gjitha fushave, në sport, në shkencë dhe kudo tjetër.
    Miq, 11 Maji është një ditë e madhe në betejën e shqiptarëve për dinjitet njerëzor.Në betejën e shqiptarëve për mirëqenie, begati dhe punësim.Është një ditë e madhe në besimin e tyre tek Durrësi dhe Shqipëria.Shpresat dhe besimin tek e ardhmja.
    Durrësi i shekujve dhe mijëvjeçarëve, Durrësi i qytetarëve të mrekullueshëm, kryeurë e kombit me Perëndimin, kam bindjen më të thellë se me 12 Maj gdhin i tëri siç është në shpirt, fitimtar, virtuoz, i pamposhtur.Me 11 Maj, ne ndahemi nga një lëngatë. Nga një e keqe që kaploi Durrësin dhe Shqipërinë, që i varfëroi nga viti në vit shqiptarët dhe që i largoi ata nga Shqipëria.

    Top Channel

  • Berisha: Produktet “Made in Albania” do jetë krenaria jonë kombëtare

    Berisha: Produktet “Made in Albania” do jetë krenaria jonë kombëtare

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri nuk duhet të lejohet asnjë produkt që nuk tregtohet të paktën në dy vende të Bashkimit Europian. Sipas tij, kjo është një masë e domosdoshme për të garantuar standarde të larta dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
    Berisha tha se siguria duhet të garantohet si për importet ashtu edhe për eksportet, duke e konsideruar standardin si themel për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregun europian.

    “Nuk duhet pranuar në Shqipëri asnjë produkt që s’tregtohet në së paku 2 vende të BE-së. Ne jemi për liberalizimin e tregut. Edhe mjekësia është batërdi. Nuk rregullohen pajisjet te shteti, sepse duan që qytetarët të shkojnë te privati. Shteti do ketë laboratorë modernë. Do ketë pika të përshtatshme të kontrollit të produkteve, që sot ekzistojnë formalisht ose nuk ekzistojnë. Binjakizimi me agjenci prestigjoze është shumë i rëndësishëm. Siguria duhet për importet, por edhe eksportet. Këta dhe me turizmin dështuan në mënyrë spektakolare. Do bëjmë luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit. “Made in Albania” do jetë krenaria jonë kombëtare”, tha Berisha.

  • “Çdo burrë dashurohej me Margaritën”/ In memoriam, Mevlan Shanaj i përlotur: Ishte krenaria e të gjithë shqiptarëve

    “Çdo burrë dashurohej me Margaritën”/ In memoriam, Mevlan Shanaj i përlotur: Ishte krenaria e të gjithë shqiptarëve

    Margarita Xhepa ishte krenaria e të gjithë shqiptarëve, u shpreh kolegu i saj, aktori Mevlan Shanaj.

    Ishte margaritë, tha Shanaj, në një ‘in memorium’ në “Shqipëria Live”, pas ndarjes nga jeta të ikonës së kinematografosë.
    “Njeri madhështor. Siç kishte pamjet, ashtu kishte shpirtin. Ishte margaritë. Me Margaritën çdo burrë bie në dashuri. Kështu më ka ndodhur edhe mua. Isha i vogël kur e pashë te Ofelia. U dashurova”.
    Një aktore e madhe e mbi të gjitha njeri me vlera të jashtëzakonshme… Margarita kishte vetëm dashuri në zemrën e saj, tha Shanaj.
    “Krenaria është e shqiptarëve, ajo ishte e jona. Ajo nuk dinte asnjë fjalë të keqe. E keqja nuk ekzistonte në psikologjinë e Margaritës. Ishte njeri që të jepte dashuri. Te Margarita, ishte e bekuar dashuria. Ajo e dinte që ishte Margarita, po jo sa shumë e donin. Do doja ta ngjallja 5 minuta të shihte çfarë dashurie kanë dhënë për të sot nga të gjithë, në të gjitha mediat”.
    Madje, ai kërkoi që për këtë humbje, të shpallej një ditë zie.
    “Administrata duhet të çohet të thotë zi kombëtare, se iku një pasuri kombëtare”.

    Top Channel