Tag: krenari

  • “Krenari t’i bashkohem një klub të tillë”, Tare thotë fjalët e para si drejtor sportiv i Milanit: Duam të jemi protagonistë në Itali dhe në Europë

    “Krenari t’i bashkohem një klub të tillë”, Tare thotë fjalët e para si drejtor sportiv i Milanit: Duam të jemi protagonistë në Itali dhe në Europë

    Tashmë është zyrtare. Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Ish-sulmuesi shqiptar ka thënë fjalët e tij të para si zyrtar i një prej klubeve më të trofeshme të futbollit italian dhe atij europian. Tare e quan një krenari emërimin si drejtor sportive të Milanit dhe thekson se klubi ka për objektiv rikthimin në skenën e protagonizmit në Itali dhe në Europë.
    “T’i bashkohem një klubi të tillë është një burim i madh krenarie dhe përgjegjësie. E falenderoj klubin që ma besoi mua këtë rol. Klubi e di përkushtimin tim të madh dhe dëshirën time për të bërë mirë, duke vendosur të gjithë përvojën time në shërbim të një klubi të madh që ka objektv absolut rikthimin në të qenurit protagonist në Itali dhe në Europë”, ka qenë deklarata e parë e Igli Tares./Sport Ekspres/

  • Edhe djali si babai, pjesë e kombëtares portugeze. Reagojnë me krenari CR7 dhe gjyshja e tij

    Edhe djali si babai, pjesë e kombëtares portugeze. Reagojnë me krenari CR7 dhe gjyshja e tij

    Portugalia ka një tjetër Cristiano Ronaldo në ekipin e saj kombëtar. Cristiano Ronaldo Junior është thirrur për herë të parë në kombëtaren portugeze U-15, duke ndjekur kështu hapat e të atit. Ky moment historik është festuar me krenari nga vetë CR7, i cili e ka ndarë lajmin në rrjetet e tij sociale.
    Cristiano Junior është në listën e të grumbulluarve për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Vlatko Markovic”, i cili do të zhvillohet në Kroaci, nga 13 deri më 18 maj. Portugalia do të përballet fillimisht me Japoninë, më pas me Greqinë dhe Anglinë.
    Aktualisht, djali i Ronaldos luan në ekipet e moshave të Al Nassr, klub ku luan edhe i ati. Më parë ka qenë pjesë e akademive të Juventusit dhe Manchester United, duke ndjekur gjithmonë hapat e superyllit portugez.
    Në një rast të rrallë në historinë e futbollit, babë e bir do të jenë ndërkombëtarë njëkohësisht: Ronaldo Senior me kombëtaren A, duke synuar pjesëmarrjen në Botërorin 2026, ndërsa Ronaldo Junior me Portugalia U-15.
    Edhe gjyshja e tij, Dolores Aveiro, ka shprehur publikisht gëzimin dhe krenarinë: “Jam shumë krenare për nipin tim që po ndjek hapat e babait të tij duke përfaqësuar kombëtaren tonë. Gjyshja do të jetë aty për të të mbështetur. KRENARI”.

  • Berisha: Kemi shpallur prodhimin shqiptar si krenari kombëtare

    Berisha: Kemi shpallur prodhimin shqiptar si krenari kombëtare

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me shoqatat e biznesit, ku ka folur për situatën aktuale të ekonomisë shqiptare dhe masat që do të ndërmerren për ta përmirësuar atë. Sipas Berishës, prodhimi shqiptar duhet të konsiderohet një “krenari kombëtare”, dhe ai ka shpallur nismën “Made in Albania” për të stimuluar rritjen e prodhimit të brendshëm me cilësi dhe konkurrueshmëri të lartë.
    “Ekonomia jonë mbahet kryesisht nga ndërtimi. Ne kemi shpallur “Made in Albania”, prodhimin shqiptar si krenari kombëtare. Ne do bëjmë çdo gjë që Shqipëria të prodhojë sa më shumë, me sa më shumë cilësi dhe produkte sa më tepër konkurruese. Largimi i të rinjve ka në themel vetëm ekonominë. Sot Shqipëria ka treg të deformuar. Larg së shfrytëzuari në shkallën e duhur është turizmi. Në turizëm ka informalitet rreth 80 për qind dhe pasqyrohet te qytetari i thjeshtë. 430 milionë euro merren taksa për investitorët strategjikë. Ne e konsiderojmë ndërhyrjen urgjente në ekonomi, për të shënuar një kthesë rrënjësore”, tha Berisha.

  • Giroud: Krenari e madhe të luaja për Milanin. Ibrahimovic? Është ndryshe nga sa imagjinohet

    Giroud: Krenari e madhe të luaja për Milanin. Ibrahimovic? Është ndryshe nga sa imagjinohet

    Në një intervistë për “Le Parisien”, Olivier Giroud foli edhe për periudhën e tij te Milani: “Kam kaluar një periudhë të mrekullueshme në Angli, por vështirë të gjesh një kampionat më të mirë se Serie A.
    Të luaja për Milanin e madh dhe të fitoja titullin më 2022 ishte e pabesueshme. Si fëmijë, isha tifoz i këtij klubi, ndaj t’i mbroja këto ngjyra për tri vite ishte krenari e madhe. Kam pasur mundësinë të punoj me Maldinin, Piolin, Ibrën… Në Itali jam kënaqur shumë. Nuk kisha përjetuar kurrë diçka të ngjashme më parë. ‘San Siro’ është një tempull i vërtetë i futbollit”.
    Francezi tregon çfarë raporti ka me Ibrahimovic: “Është ndryshe nga si mund ta imagjinojnë njerëzit. Ibra mund të duket arrogant, por në të vërtetë ka një karizëm të madhe. Në dhomën e zhveshjes tregon shumë kujdes për mirëqenien e grupit dhe është gjithmonë i vëmendshëm.
    Është kërkues si me veten, ashtu edhe me skuadrën, sidomos me lojtarët e rinj. Zlatan është një lider i vërtetë, një njeri që të shtyn përpara dhe të përmirëson. Ndajmë vlera të rëndësishme si respekti, angazhimi dhe profesionalizmi”.
    Giroud regjistroi 132 paraqitje dhe shënoi 49 gola me fanellën e Milanit, duke u shpallur kampion i Italisë në sezonin 2021-2022.