Tag: krenari

  • “Krenari e historisë sonë kombëtare”! Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

    “Krenari e historisë sonë kombëtare”! Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

     Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për protestën që po mbahet në Tiranë sot, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Begaj, shpreh mbështetjen e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e konsideruar si themelin e Kosovës dhe krenari e historisë kombëtare. Begaj ka shpërndarë pamje nga protesta që ka veshur kuqezi sheshin “Skënderbej”.
    Reagimi i Begajt:
    UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës.Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare.Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.

  • “Krenari e historisë sonë kombëtare”! Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

    “Krenari e historisë sonë kombëtare”! Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

    Bajram Begaj

    TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për protestën që po mbahet në Tiranë sot, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Begaj, shpreh mbështetjen e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e konsideruar si themelin e Kosovës dhe krenari e historisë kombëtare. Begaj ka shpërndarë pamje nga protesta që ka veshur kuqezi sheshin “Skënderbej”.
    Reagimi i Begajt:
    UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës.Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare.Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.

  • “Fitorja e flamurit kuqezi”, Begaj: Ekipi ynë solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare!

    “Fitorja e flamurit kuqezi”, Begaj: Ekipi ynë solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare!

    Fitorja e Shqipërisë në Leskovac mbrëmjen e sotme përballë Serbisë ishte një fitore historike, ku kuqezinjtë dolën me tre pikë në një ndeshje tejet të vështirë.
    Rei Manaj shënoi në minutën e fundit të shtesës së parë duke i dhënë një fitore madhështore kuqezinjve.
    Ndërkohë i menjëherëshëm ka qenë dhe urimi i Presidentit Bajram Begaj, i cili pas ndeshjen thekson se kjo fitore solli gëzim dhe krenari për gjithë shqiptarinë.

    Postimi i Begajt:
    Shqipëri – Serbi 1 : 0
    Ekipi ynë kombëtar solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare!  ♥️🖤
    Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, fitorja e flamurit kuqezi!

  • Nga Britania në Portugali:Arsit Kurtaj,krenaria e komunitetit shqiptar në Londër

    Nga Britania në Portugali:Arsit Kurtaj,krenaria e komunitetit shqiptar në Londër

    Në zemër të Londrës, më 14 shtator 2007, lindi një djalë që sot është bërë shembull frymëzimi për gjithë komunitetin shqiptar në Britani dhe më gjerë. Ai quhet Arsit Kurtaj – një emër që tashmë po lidhet gjithnjë e më shumë me futbollin dhe suksesin e arritur me punë, talent dhe përkushtim.Prindërit e tij, emigrantë shqiptarë që vite më parë erdhën në Angli për një jetë më të mirë, kanë sakrifikuar shumë për të ndërtuar një të ardhme për familjen e tyre. Sot, ata shohin me krenari djalin e tyre, i cili është bërë jo vetëm ëndrra e tyre e realizuar, por edhe krenari për gjithë shqiptarët në diasporë.Që në fëmijëri, Arsiti ka qenë një djalë energjik dhe i dashur. Në shkollë ai u dallua jo vetëm për rezultatet e mira, por edhe për sjelljen e tij të thjeshtë dhe të respektueshme. Shokët e klasës e përshkruanin si një djalë të qeshur, që gjithmonë gjente kohë për t’i ndihmuar dhe për t’i inkurajuar.Në pushimet e shkollës, fusha e lojës ishte vendi ku ai shkëlqente. Gjithmonë i rrethuar nga shokët, Arsiti nuk e pa kurrë futbollin vetëm si garë personale, por si një mënyrë për të ndarë gëzimin me të tjerët. Ai e ndante topin me bujari, motivonte ekipin dhe fitonte respektin e të gjithëve, duke u bërë lider i natyrshëm në çdo lojë. Këto marrëdhënie të forta miqësie i kanë shoqëruar edhe sot, pasi ai vazhdon të mbajë kontakt me shokët e fëmijërisë dhe ish-bashkëlojtarët në Angli.Arsiti bëri hapat e parë në futboll me “Burton Albion”, klub anglez ku shfaqi aftësitë e tij të jashtëzakonshme që në moshë të re. Talentin e tij nuk e fshehu dot askush: vizioni në lojë, teknika, dhe mbi të gjitha përkushtimi në stërvitje e bënë shpejt të dallueshëm mes bashkëmoshatarëve.Sot, vetëm 17 vjeç, ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin prestigjioz portugez “Marítimo FC”, duke hedhur një hap të madh drejt ëndrrës për t’u bërë futbollist profesionist i nivelit më të lartë.Por, përtej talentit në fushë, Arsiti është një djalë i thjeshtë, i dashur dhe shumë i edukuar. Ai respekton prindërit, të cilët janë mbështetja dhe frymëzimi i tij më i madh. Ky karakter i fortë dhe i pastër e bën të veçantë jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri.Në fushë, ai njihet për manovrimet e tij të shpejta dhe të rrezikshme: kur topi është në këmbët e tij, kundërshtarët shpesh ndihen të pasigurt, sepse dinë se çdo veprim i tij mund të përfundojë me një aksion vendimtar. Ky stil loje e dallon dhe e bën karizmatik, duke i dhënë personalitet dhe energji skuadrës.Arsiti është gjithashtu shumë patriot. Në dhomën e tij, krahas flamurit të klubit ku luan, ai mban gjithmonë edhe flamurin kuqezi, si nder dhe krenari për rrënjët e tij shqiptare. Ky flamur është kujtesë e sakrificave të prindërve të tij emigrantë dhe një simbol i dashurisë së tij për atdheun.Megjithëse është ende në fillim të karrierës, Arsiti nuk e fsheh ambicien e tij më të madhe: të arrijë një ditë tek ekipet më të mëdha të Evropës, aty ku luajnë futbollistët që kanë frymëzuar breza të tërë. Ky është synimi që e motivon çdo ditë të punojë më fort, të mësojë dhe të rritet si futbollist.Historia e tij nuk është thjesht një rrëfim për futbollin. Është historia e një djali që me punë të palodhur dhe me mbështetjen e prindërve arriti të shndërrojë sakrificën e tyre në sukses. Është mesazh shprese për të rinjtë shqiptarë në diasporë: ëndrrat bëhen realitet kur i ndjek me pasion dhe vendosmëri.Arsit Kurtaj është ende në fillim të rrugëtimit të tij, por rruga që ka përshkuar deri tani është e mbushur me krenari, shpresë dhe një ëndërr të madhe për të ardhmen. Emri i tij po bëhet një flamur i vogël i Shqipërisë në fushat e futbollit europian.Për Diasporën Shqiptare Esat Braçe

  • DUKAGJINASI QË U BË POET I MADH I PERANDORISË OSMANE

    DUKAGJINASI QË U BË POET I MADH I PERANDORISË OSMANE

    Pikërisht në periudhën e artë të lulëzimit të artit dhe kulturës artit-arkitekturës, pikturës dhe letërsisë si dhe të ekspansionit të Perandorisë Osmane kur sundoi Sull Sylejmani, një poet shqiptar ngritët në majat më të larta të mjeshtërisë së vjershërimit të shekullit të XVI.

    Është ky Jahja bej Dukagjini (1498-1582), i njohur në botën osmane si Dukagin-zade Yahya bey, i cili u bë ndër më të famshmit vjershëtarë të kohës në të cilën jetoi. Në një mjedis të tillë, ku artin e thurjes së vargjeve e ushtronin dhe e adhuronin shtresat më intelektuale dhe më të larta të shoqërisë, përfshirë edhe sulltanët-të qenët poet i mirëfilltë ishte privilegj dhe nder i madh, ishte lavdi.

    Jahja bej Dukagjini ishte pasardhës i trungut të thellë të familjes së mirënjohur princërore shqiptare të Dukagjinëve të shek. XIV-XV. Ai hyri në korpusin e jeniçerëve, pastaj, duke kaluar të punojë në qendrën e vakëfeve udhëheqës i pasurisë së tyre, qe i shtrënguar të kënaqej me një timar të madh.

    Ai, siç pohon Sami Frashëri, “ishte njeri i shpatës (luftëtar) dhe i penës (shkrimtar)”, kishte marrë pjesë në disa fushata ushtarake nga vetë Sulltan Sylejman Kanuniu.

    Ishte pra personalitet që çuditërisht shquhej në dy fusha diametralisht të kundërta – ishte luftëtar trim, njëkohësisht vjershëtar i talentuar dhe i guximshëm.

    Më gjithë dellin artistik të tij poeti Jahja bej Dukagjini do të renditej në mesin e dhjetë poetëve më të famshëm të kohës. Ndër veprat kryesore të korpusit të tij të pasur, të vjershëruar në stilin e popullarizuar me trajtë poetike të distikut (mesnevi), janë:

    1. – Genxhine-i Raz (Visare të Fshehta)

    2. – Shah u Geda (Mbreti dhe Lypësi)

    3. – Jusuf u Zeliha (Jusufi dhe Zylehaja)

    4. – Usulname (Libri i Parimeve)

    5. – Naz ve Nijaz (Naze dhe Lutje)

    6. – Gylshen-i Envar (Trendafilishtja e Ndritur)

    7. – Sylejmanname (Libri për Sylejmanin)

    Jahja bej Dukagjini kishte, ndërkaq, vetëdije dhe krenari të theksuar për prejardhjen e tij fisnike shqiptare, për dallim nga shumë të rinj shqiptarë devshirme që duke u shkolluar në kryeqytetin perandorak ata mësoheshin që t’i braktisnin ndjenjat kombëtare.

    Këtë krenari e pohoi me plot gojën, madje në një turqishte të Stambollit, në vjershën e tij “Genxhine- i Raz” (Visare të fshehta):

    “Arnavud asli olub-dur aslim

    Qiligiyla dirilur heb neslim

    Nola ol a’ife sir-efeken

    Qilsa sahin gibi tasliqda vatan

    Arnavud asli olanda bu huner

    Ana benzed ki ola tasda guher”

    Raca shqiptare është raca ime,

    Mbarë populli im mban shpatën pranë,

    Ata trima si petritë nuk e kanë për gjë

    Të ngrenë shtëpitë mes shkëmbinjve,

    Kjo është dhunti e racës shqiptare,

    Ata njerëz janë gurë të çmuar mes shkëmbinjsh.

    Jahja bej Dukagjini edhe herë të tjera, madje me krenari edhe më të madhe, shfaq në vargje ndjenjat e tij të thella të atdhedashurisë, si në përmbledhjen “Gylshen-i Envar” (Trendafilishtja e ndritur), ku, ndër të tjera, këndon:

    “Arnavud haslari vun begleri

    Nesli kadimin Dukagin Begleri

    Kildi beni Halik-i Kevn u mekan

    Bendei efgende-i osmaniyan

    Eluledi eshab-i yemine karin

    Kirmizi bayrakla elemude sinan

    Olur idi bir secer-i erguvan…”

    Farefisi im rrjedh nga paria shqiptare

    Sojin e kam prej princërve të Dukagjinit

    Sado që u bëra rob i osmanëve

    Nuk e fsheh dot

    Lumturinë time që gëzoj

    Krenohem duke luftuar në fushëbeteja

    Me flamur të kuq në dorë…

    Studiuesit e veprës së Jahja beut e kanë cilësuar si më të kërkuarën, poezinë “Mbreti dhe Lypësi” (Shah u Geda). Vetë autori pohonte se këtë poemë e kishte përfunduar brenda një jave. Subjekti i kësaj poeme ka të bëjë me një djalosh të bukur nga Stambolli që përsonifikohet mbret nga dashnori i tij i gjunjëzuar në rolin e lypësit.

    Ndërkaq, bej Dukagjini ka lënë një Divan (përmbledhje poezish) me 2000 vargje të pagëzuar Sulejmanname që i kushtoheshin padishaut aktual, Sulltan Sylejmanit, e që për fat të keq ka mbetur i papërfunduar.

    Jahja beu vdiq, siç na informon Sami Frashëri, në vendlindjen e tij në vitin 1582, duke mos treguar cili ishte qyteti i vendlindjes së poetit tonë të lashtë dhe aq të famshëm.

  • “Jam arvanit dhe flas arvanitika”! Kjo ishte fjalia e përsëritur me krenari, nga çdo banor i Salaminës dikur

    “Jam arvanit dhe flas arvanitika”! Kjo ishte fjalia e përsëritur me krenari, nga çdo banor i Salaminës dikur

    “Jam arvanit dhe flas arvanitika”, – kjo ishte fjalia e përsëritur me krenari, nga çdo banor i Salaminës, si dëshmi për historianin grek, Tasos Karantis.

    Janë dy studime të botuara në revistën greke, “Rrezet e grekëve”, për historinë e arvanitasve në Greqi.

    Në këto studime evidentohet se, në shumicën e krahinave të Greqisë, duke përfshirë edhe Athinën, gjuha mbizotëruese ishte ajo e arvanitasve ose siç e quanin ata, arbërisht.

    Në një faqe të kësaj reviste, artikulli në fjalë paraqet atë çka sot vetë grekët e mohojnë ose mundohen ta baltosin.

    Të dhënat vijnë nga vepra e Dhimitriu Bizantiut, shkruar në vitin 1836.

    Ja çfarë shkruan ai, konkretisht: “Vizitorët vinin re me habi, se banorët e fshatrave përreth Atikës, por deri dhe brenda saj, në qendër të kryeqytetit të shtetit të sapoformuar, flisnin një gjuhë që arvanitët e moshuar e quanin: ‘arbërisht’, gjuhë që ishte e njohur gjerësisht si arvanitëshe”

    Në vijim, ai krahason fshatrat greke dhe ato arvanitas/arbëreshe, ku sipas tij, nuk ekzistonte asnjë dallim. Madje, deri në shekullin XX gjuha që mbizotëronte në këto fshatra dhe brenda në Athinë, ishte arbërishtja.

    Ndërkohë, vjen dhe studimi i një historiani me emrin Tasos Karantis, për arvanitët e Salaminës, i cili tregon sesi me krenari, banorët e saj thoshin se:

    “Eimai arbanitis kai milao arbanitika (Jam arvanit dhe flas arvanitika)”.

    Këta vendas, thoshin se “gjuha është e ‘tatërve (etërve) tanë, pasi kjo gjuhë është e pasur me ndjenjë në shprehje, duke u quajtur me një mënyrë edhe më poetike – gjuha e zogjve, gjuha e dallëndysheve.

  • Presioni s’u piu ujë: Krenari dhe Endi nuk fshinë dot pamjet bashkë në Ibiza

    Presioni s’u piu ujë: Krenari dhe Endi nuk fshinë dot pamjet bashkë në Ibiza

    Në një vend ku disa e kanë mësuar se gjithçka blihet, që nga kurorat e bukurisë e deri te heshtja e mediave, pamjet që publikuam së fundmi shkaktuan panik.
    Krenar Cocaj dhe Endi Demneri, në një resort në Ibiza, në afërsi që nuk kërkon koment. Fotografi të qarta, prani e padiskutueshme. Nuk ishin thashetheme. Ishte realiteti i pakuruar, i kapur pa filtër dhe i publikuar siç është.
    Filluan edhe lëvizjet: telefonata të ngarkuara me kërkesa, me tone arrogante e kërcënime banale. Por, gazetaria shqiptare nuk është njësoj si disa konkurse që paguhen poshtë tavolinës!
    Në këtë vend ku pseudo-vipat dhe miss-et ngjiten jo falë punës, por përmes rrugëve që nuk kanë nevojë për talent, një foto çift në plazh prish gjithë strategjinë, edhe pazaret. Sepse e nxjerr zbuluar. Sepse s’është më thashethem. Është fakt.
    Për ata që nuk e dinë, Endi Demneri është shpallur Miss Universe Albania në 2023. Por në vend që të njihet për përfaqësim, mbrojtje kauzash apo përmbajtje, është përfolur më shumë për lidhje me biznesmenë të njohur, disa prej tyre edhe të martuar. Për mënyrën se si është futur në qarqet e “të pasurve” dhe për raportet e errëta që mbajnë në këmbë një imazh të stisur si “sukses”.
    Dhe le ta themi pa dorashka: lidhja e tyre s’është as e habitshme, as e turpshme! Është thjesht standardi që kemi parë qindra herë: burra me lekë që shfaqen në krah të vajzave që mbajnë tituj të fituar me mënyra që askush nuk i thotë me zë, por që të gjithë i dinë. Dhe pastaj të njëjtit njerëz vijnë dhe kërkojnë: “Mos na përmendni, na ruani privatësinë”.
    Për çudi (ose jo), lajmi ynë u zhduk menjëherë nga disa media që zakonisht e ndjekin çdo çarje thoi të personazheve publikë. Qëndruan të heshtur, madje disa e publikuan dhe e zhdukën më shpejt se një story që nuk performon mirë.
    Pse? Sepse telefonatat kërcënuese me vrasje, therje e prerje që vijnë nga “miss-et” dhe gangot e tyre si Krenari, “aksioneri” i kompanisë problematike “Blue Taxi” ku klientet ngacmoheshin seksualisht nga shoferët, nuk janë gjithmonë pa pagesë. Sepse ka ende nga ata që mendojnë se lajmet fshihen me një presion ose një faturë të lënë poshtë tavolinës.
    Përpjekja për ta fshirë, për të ndikuar redaksi, për të trembur me kërcënime apo për të joshur me pagesa, është jo vetëm qesharake, por edhe fyese për inteligjencën e publikut dhe integritetin tonë si media.
    Nuk funksionon!
    Nëse një lidhje është aq reale sa të shfaqet nën diellin e Ibizës, atëherë është edhe aq publike sa të bëhet lajm. Dhe nëse nuk doni të jeni lajm, mos dilni në krah të njëri-tjetrit në një resort ku ndodhen dhjetëra shqiptarë, me telefona në dorë 24/7.
    Lajmet tona nuk janë në shitje. Ne s’i zhdukim pamjet që nuk ju pëlqejnë. Ne i publikojmë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, për aq kohë sa dikush mendon se mund të jetojë me dy fytyra dhe të paguajë që njëra të mos duket!

  • Krenari/ Media në Itali nxjerr formacionin e sezonit në Serie A, mbrojtja i përket lojtarëve shqiptarë 

    Krenari/ Media në Itali nxjerr formacionin e sezonit në Serie A, mbrojtja i përket lojtarëve shqiptarë 

    Serie A e ka mbyllur sezonin e saj, ndërsa edhe futbollistët shqiptarë që ishin pjesë e këtij aktiviteti, e mbyllin mes një bilanci që ndryshon nga njëri-tjetri. Por një vlerësim i fundit i ardhur nga media italiane “PrimeVideoSport” ishte një krenari e madhe për shqiptarët. 
    Në formacionin më të mirë të sezonit sipas tyre në Itali, qendra e mbrojtjes i përkiste shqiptarëve. Njëri i Shqipërisë dhe tjetri te Kosova, të dy shqiptarë, Berat Gjimshiti në njërin krahë dhe Amir Rrahmani në anën tjetër. /Sport Ekspres/

  • “E njoh nga afër Mario Mitajn dhe babain e tij, janë patriot”! Bicaj: Të vazhdoj me këtë krenari për Shqipërinë, Zoti do ta nderojë këtë djalë 

    “E njoh nga afër Mario Mitajn dhe babain e tij, janë patriot”! Bicaj: Të vazhdoj me këtë krenari për Shqipërinë, Zoti do ta nderojë këtë djalë 

    Ditmar Bicaj ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, atje ku është folur për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një analizë interesante nga ana e Bicajt për mënyrën sesi e sheh këtë ndeshje, ndërsa është ndalur edhe tek Armando Broja, ylli i Kombëtares. Sipas Bicajt, tani Shqipëria ke nevojë për të dhe nëse Broja nuk do të përgjigjet, magjia e tij do të binte tek kuqezinjtë. (Emisionin e plot me Ditmar Bicajn në Koha Shtesë e gjeni më poshtë) ?“Kundër Serbisë duhen burra, duhen lojtarë që kanë dëshirë për të fituar dhe e vlerësojnë fanellën që veshën. Ta shohin Serbinë në sy dhe t’i tregojmë se këtu është Shqipëria. Për mua ndeshja me Serbinë do të vendos shumë për Armando Brojën. Ky do të jetë takimi që ose ne “do të ndajmë rrugët” me Brojën ose do të vazhdojmë ta mbajmë në shpinë Armando Brojën. Ka potencial të madh, lojtari që duan më shumë tifozët. Prandaj thashë, ose Broja do të jetë djali i artë sic ka qenë deri tani ose do të fillojmë me bisedat pastaj do të grumbullohet apo nuk do të grumbullohet. Tani Shqipëria ke nevojë vërtet për Armando Brojën. 
    Sigurisht që është ndeshje futbolli, nuk do bëjmë luftë. “Lufta” e vetme në këtë rast është futbolli. Pra një Adem Jashari për ne është Mirlind Daku në fushë, një Azem Galicë është Ramadani, nëse është një Cerciz Topulli është Qazim Laci. Pra këto janë heronjtë tanë kombëtar për 90 minuta. Nuk do marrim armët, por arma jonë më e mirë do të jenë duelet fizike, mendja e ftohtë dhe fitorja në fund. 
    Festa e Mitajt me flamur shqiptar në Arabinë Saudite? Njeriu duhet të jetë krenar për prejardhjen e tij, më vjen shumë mirë që Mitaj është njeri shumë patriot, ka emigruar herët nga Shqipëria dhe është rritur në Greqi, por është rritur me shumë krenari për origjinën e tij. E njoh nga afër Mitajn dhe babain e tij. Kjo ndikoi edhe te zgjedhja e tij për të ardhur te Shqipëria dhe faktin që festoi me flamurin shqiptar në Arabinë Saudite. Nuk na bëhet vonë fare për Rajkovic dhe mediat serbe. Të vazhdoj me këtë krenari të madhe për faktin e të qenit shqiptar dhe Zoti do të nderojë”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/ 

  • Hapet spitali i parë veterinar, Rama: Një destinacion humanizmi, krenari për vendin

    Hapet spitali i parë veterinar, Rama: Një destinacion humanizmi, krenari për vendin

    Kryeministri Edi Rama, ndodhej për vizitë në spitalin e parë veterinar të hapur në vendin tonë. Kreu i qeverisë e ka cilësuar spitalin e ngritur për kafshët, një destinacion humanizmi.
    Rëndësi të veçantë i kushtoi dhe arkitekturës së spitalit veterinar, duke e konsideruar me fjalë të tjera si një vizion të sipërmarrjes dhe optimizmit.
    Rama u shprehu falënderime edhe sipërmarrësve të këtij spitali, teksa u shpreh se kjo qendër shëndetësore është krenari për vendin.
    “Është një destinacion humanizmi dhe kujdesi shëndetësor. Është një destinacion pa diskutim arkitekture dhe në fund fare po jo nga rëndësia, është një destinacion sipërmarrjeje dhe optimizmi për jetën dhe për të ardhmen. Mund të bëhet një film i tërë për këtë sipërmarrje, për këta 4 djem që pata privilegjin t’i njoh vetëm pak më parë, por të cilëve u kam admiruar punën, ambicien edhe shijen që sigurisht është meritë e arkitektit, Davides, por patjetër arkitektët janë të mirë aq sa klientët e tyre dhe nëse klientët nuk janë të mirë, arkitektët sado të mirë të jenë e kanë të vështirë që të bëjnë gjëra të bukura dhe është shumë prekëse, është shumë emocionuese të shikosh të gjithë rrugëtimin e brendshëm dhe gjithë itinerarin e përkujdesjes për këto kafshë dhe patjetër është dhe krenari e madhe të mendosh që ky spital veterinar gjendet në Shqipëri.
    Jam i bindur që kush e sheh në fotografi e ka të vështirë ta besojë qe gjendet në Shqipëri, por nga ana tjetër, jam po kaq i bindur që nuk është rastësisht në Shqipëri dhe rastësisht në Tiranë ky spital veterinar që çunat më thanë është më i madhi në Ballkan, po unë besoj që duhet të jetë ndër më të bukurit në botë për këtë shërbim. Nuk më mbetet asgjë tjetër veçse t’i përgëzoj, t’ju përgëzoj të gjithëve dhe të gjithave ju; t’ju falënderoj për shembullin frymëzues për të gjithë ata që nëse duan arsye për të besuar tek Shqipëria, nëse duan arsye për të besuar tek vetja, nëse duan arsye për të besuar tek e nesërmja, këtu mund të gjejnë të gjitha arsyet dhe në fund duhet të shpreh mirënjohjen edhe për kontributin që shkon shumë përtej kafshëve, qenve, maceve dhe të familjarëve të tyre i quani ju më duket, që është një kontribut për shoqërinë, është një kontribut për qytetin, kryeqytetin, është një kontribut për brezat që vijnë pa diskutim. Shumë faleminderit!”, tha Rama