Në fund, Interi ia doli. Pas një gjysmëfinaleje epike në ndeshjen e kthimit, skuadra e Simone Inzaghit mundi 4-3 Barcelonën, pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Mynihut.
Feston e gjithë skuadra, feston edhe trajneri zikaltër, i përfshirë emocionalisht në pankinë dhe protagonist i një festimi të ndjerë pas golave të lojtarëve të tij.
Ja fjalët e Inzaghit pas ndeshjes, i cili foli për “Sky Sport” për fitoren e jashtëzakonshme të Interit dhe kualifikimin në finalen e madhe: “Duhet t’i bëjmë komplimente edhe Barcelonës, sepse përballuam një skuadër vërtet të fortë. Ishte i nevojshëm një Inter super, super.
Duartrokitje për këta djem që këtu dhe në Barcelonë bënë dy paraqitje monstruoze, pa të cilat nuk do ta kishim arritur finalen. Ndihem shumë krenar dhe i lumtur që jam trajneri i tyre, dhanë gjithçka që kishin. Edhe zëvendësimet na ndihmuan shumë. Është e drejtë që djemtë ta shijojnë këtë moment në stadiumin tonë, përpara njerëzve tanë.
Djemtë ishin shembullorë. U thashë atyre se ndërrimet do të na ndihmonin, se duhet të besonim. Duhej të përpiqeshim ta kufizonim një skuadër që nuk është aspak e lehtë për t’u ndalur. Kishim Lautaron, Thuram, Dumfries, Frattesi, që dje nuk arriti të stërvitej. Me zemër kaluam çdo pengesë.
U përpoqëm të luanim me armët dhe cilësitë tona. E njihnim Barcelonën dhe pas ndeshjes së parë e kishim të qartë çfarë duhej bërë. Sidoqoftë, pa sakrificën dhe ndihmën e të gjithëve nuk do të ishte e mundur. Pamë një Inter që dha zemrën dhe që nuk ishte kurrë mendjemadh”.
Trajneri zikaltër mbeti i impresionuar nga De Jong: “Është folur shumë për Yamal, por unë pashë një tjetër lojtar të jashtëzakonshëm, që dy vite më parë kundër nesh mungoi për shkak dëmtimi; De Jong. Më la përshtypje në nivelet e Yamal, kontrollon çdo top të dytë, është gjithmonë në pozicion të saktë, ndihmon mbrojtjen. Lojtarët e mi nuk do t’i ndërroja me askënd në botë, por duhet ta them që De Jong është vërtet sensacional”.
Tag: krenar
-

Inzaghi: Krenar për skuadrën time, bëmë dy paraqitje monstruoze kundër Barcelonës
-

Arnautovic: Fanella e Interit ka peshë, krenar që e vesh. Ylli i dytë? Një ëndërr që u bë realitet
3 Maj 2025
12:19
Alfred Lleshi
Marko Arnautovic ka reflektuar mbi aventurën e tij me fanellën zikaltër në një intervistë të publikuar në “Matchday Programme”. Sulmuesi austriak ka treguar me krenari lidhjen e tij me klubin zikaltër dhe emocionet që ka përjetuar gjatë këtij rikthimi tek Interi.
“T’i vesh këto ngjyra për mua do të thotë gjithçka, – deklaroi Arnautovic. – Është një fanellë që ka peshë, sepse Interi është klub i madh. Ndihem krenar që e mbaj veshur këtë fanellë, që jam këtu me shokët e skuadrës dhe me të gjithë ata që punojnë për këtë klub. Çdo ditë përpiqem të jem një person pozitiv, të jap maksimumin dhe të ndihmoj për ta çuar nivelin gjithmonë e më lart”.
Në fund, Arnautovic ndalet edhe te suksesi historik i fitimit të yllit të dytë, që erdhi vitin e kaluar: “Është një ëndërr që u bë realitet. Jam rikthyer tek Interi pas 14 vitesh dhe fituam kampionatin e yllit të dytë (titullin e 20-të). Ishte një moment i jashtëzakonshëm”. -

Rama: Jam krenar që drejtësia ka hyrë në oborrin e shtëpisë sonë
Nga takimi elektoral, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama iu përgjigj kritikave se ‘PS ka gjysmën e qeverisë në burg”.
Rama tha se personat që kanë probleme me qeverinë janë të mandateve të kaluara, por tha se ndihet krenar që drejtësia ka goditur majtas e djathtas.
“I dëgjoni kur thonë ça mandati kërkojnë këta kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ata që janë para drejtësisë kanë qenë pjesë e mandateve të mëparshme. Edhe sikur të ishin, është kjo një arsye që të ulim kokën apo arsye për të qenë krenar.
U thamë na jepni drejtimin për një drejtësi që godet majtas e djathtas, do isha kokulur nëse nuk do kishim një drejtësi që nuk do të hynte në oborrin e shtëpisë sonë.
Nga dritarja vriteshin protestues të pafajshëm, dilte i klithtë prokurores së përgjithshme ‘lavire bulevardi’. Shqipëria sot është një hap larg BE. Është fakt që sot jemi te dera së bashku me Malin e Zi”, -tha Rama. -

“Jam krenar që drejtësia ka hyrë në oborrin e shtëpisë sonë”/ Rama nga Berati: Iku koha kur jepeshin urdhra vrasjeje nga dritarja
Nga takimi elektoral, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama iu përgjigj kritikave se ‘PS ka gjysmën e qeverisë në burg”.
Rama tha se personat që kanë probleme me qeverinë janë të mandateve të kaluara, por tha se ndihet krenar që drejtësia ka goditur majtas e djathtas.
“I dëgjoni kur thonë ça mandati kërkojnë këta kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ata që janë para drejtësisë kanë qenë pjesë e mandateve të mëparshme. Edhe sikur të ishin, është kjo një arsye që të ulim kokën apo arsye për të qenë krenar.
U thamë na jepni drejtimin për një drejtësi që godet majtas e djathtas, do isha kokulur nëse nuk do kishim një drejtësi që nuk do të hynte në oborrin e shtëpisë sonë.
Nga dritarja vriteshin protestues të pafajshëm, dilte i klithtë prokurores së përgjithshme ‘lavire bulevardi’. Shqipëria sot është një hap larg BE. Është fakt që sot jemi te dera së bashku me Malin e Zi”-tha Rama.Top Channel
-

“PS ka gjysmën e qeverisë në burg”, Rama nga Gramshi: Jemi krenar që sot flitet për drejtësi reale dhe jo për parrulla
Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, ju është përgjigjur nga Gramshi akuzave të kundërshtarëve politikë, të cilët thonë se socialistët nuk duhen votuar se kanë gjysmën e qeverisë në burg.
Në fjalën e tij Rama tha se PS nuk ka gjysmën e qeverisë në burg, por janë disa persona që kanë patur pushtet dhe që sot kanë probleme me drejtësinë.
Megjithatë sipas Ramës ai si njeri ndien keqardhje, por si drejtues i Shqipërisë ndihet krenar, pasi sot për herë të parë flitet për barazi reale para ligjit dhe jo për parrulla.“Ne nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg, ne kemi disa që gjatë 12 viteve kanë patur role dhe kanë hasur në probleme me drejtësinë. Për këtë ne duhet të ulim kokën, mua më vjen shumë keq nga ana njerëzore, por nga ana e detyrimit që kam ndaj jush dhe ndaj çdo shqiptari jam kryelartë, pasi nuk po bëjmë sikur po bëjmë drejtësi. Nuk kam marrë votën të përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarët dhe tek shtëpia jonë e cila pastrohet, ripërtërihet dhe pastrohet gjaku edhe përmes drejëtsisë të bëjmë sikur nuk kuptojmë. Jam krenar që për herë të parë barazia para ligjit nuk është parrullë, por përpjekje. Barazia para ligjit nuk është për ata që nuk kanë gjë në dorë, por për ata që kanë pushtet. Nëse ka një gjë pse duhet votuar PS është pikërisht kjo për të cilën ata thonë qëe PS nuk duhet votuar. Për të gjitha këto ne na vlerëson, na respekton BE”, u shpreh Rama.
-

Rama nga Berati: Jemi krenar që kemi 71 gra dhe vajza në skuadrën e 11 majit!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Beratit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti u shpreh se për zgjedhjet e 11 majit, PS ka listat e saj 71 gra dhe vajza.Rama u shpreh se gratë dhe vajzat janë një forcë transformuese jo vetëm në PS, por edhe për Shqipërinë.
Pjesë nga fjala e Ramës:Edhe thoshte dikush sot ça bëhet kështu vetëm me gratë po e mund Edi Rama kënetën. Kaq shumë sa jeni sot në këtë shesh për të dëshmuar jo thjesht mbështetje, por përkushtimin tuaj në këtë betejë historike, bufi i kënetës nuk i mbledh dot burra e gra në të gjithë qarkun e Beratit. Kjo është çështje transformimi që e kemi bërë të mundur së bashku. Jo thjesht raport gjinor, por transformimi i Shqipërisë me përfshirjen masive të grave dhe vajzave në vendimmarrje. Duhet të ecim me të njëjtën vendosmëri, derisa në PS të kemi 50% gra dhe vajzave. Më e mirë mendoj do jetë sikur të kemi një më shumë se burra dhe djem.
Ç’ndodh brenda nesh? Çfarë ne arrijmë në këtë familje politike reflektohet çfarë bëjmë në qeverisjen vendore. Kemi kthyer në ligje ato që në familjen tonë i kemi bërë rregull. Prandaj sot në parlament ka më shumë gra dhe vajza se sa kur morëm detyrën. Gratë dhe vajzat i japin tonin dhe seriozitetin gjithë përpjekjes sonë. Me korrektesën dhe durimin e tyre. Jam krenar që kemi 71 gra dhe vajza në skuadrën e 11 majit. Në listat e mbyllur kemi 52% gra dhe vajza.
-

Lot dhe përqafime në Ferma VIP, Nur surprizohet nga vëllai
Nur është surprizuar në spektaklin e kësaj të hëne në Ferma VIP nga vëllai i saj Muhamedi. Muhamedi e priti fermeren në Arenë, pasi ajo tregoi historinë e jetës së saj.
Nur tregoi se ndihet shumë mirënjohëse dhe falënderuese për familjen e saj të bashkuar si dhe për sakrificat që ka bërë Muhamedi për t’u kujdesur për të.
Ndërkohë, vëllai i fermeres i dha këshillat e nevojshme dhe u shpreh se ndihet shumë krenar me rrugëtimin e Nur në izolimin e Ferma VIP 2.Pjesë nga biseda:
Luana: Si të është dukur Nur?
Muhamedi: Më shumë se perfekt. Jemi shumë të kënaqur. Gjithë Kosova është me ty.
Nur: Rëndësi ka që ti je krenar për mua. Këtu jam të tregoj që Muhamed ka rritur motra shembullore.
Muhamedi: Rri e qetë, duro. Kush duron fiton.
Luana: Nga 1-10 sa krenar je me Nur?
Muhamedi: 12. jemi shumë krenar.
/vizionplus.tv -

‘Jam shqiptar e kosovar, zot e krenar, zot e bujar’
Nga Mitrush Kuteli
Jam shqiptare kosovar;zot e krenar,zot e bujarmbi këtë dhé,q’e kam si fe,e përmbi fé:E kam vatan!E kam atdhe!Që gjysh stërgjysh,që brez pas brez,që gjithëmonë.Ti shqa thërret,ti shqa bërtet,gjer lartë në retëse jam barbar.Jo, s’jamsi bërtet ti,si buçet ti,ti, Mal i Zi.Po vendin tim e dua,lirinë e dua,e s’duazotmbi mua.Se jam këtukur s’kish njeri,kur s’kish kufias fqinjëri,as shqa të zi.Se jam këtukur Mal i Ziish Iliri;kur nga një detnë tjetrin detisha zot vetë!Unë jam këtunga motikur vetë Zotie bëri fushënfushëe malinmal.Unë jam këtue do të jem– dem baba dem –sa mali të bëhet hie hiri mal përsëri.
-

Komenti / Interi mund të jetë veçse krenar, pavarësisht si përfundon ky sezon
Po, është e drejtë ta quajmë një arritje të madhe. Sepse të mbërrish mes katër ekipeve më të mira të Europës nuk është as e lehtë, as e zakonshme, aq më pak e garantuar. Ta bësh këtë pasi ke eliminuar Bayern Munich është diçka edhe më e veçantë.
Por a mund ta quajmë “mrekulli”? Vetëm nëse harrojmë që kjo skuadër ishte në finale para dy vitesh në Stamboll, sezonin e kaluar u eliminua me penallti dhe sot është sërish aty, në majë të futbollit europian. Nuk është një përjashtim, është realitet.
Interi tashmë është një forcë europiane. E vërtetojnë rezultatet, por mbi të gjitha vazhdimësia. Kjo skuadër, nën drejtimin e Simone Inzaghit, pas titullit të fituar me Conten, ka përfunduar e dyta, e treta, ka fituar sërish kampionatin Italian (yllin e dytë) dhe tani është sërish në garë me Napolin për titullin. Në këto katër vite, Interi është rritur më shumë; ka përfituar nga momenti i mirë dhe ka ndërtuar një skuadër dhe mentalitet fitues. Më saktë, me mentalitet europian.
Sot, nëse Interi nuk i luan të gjitha ndeshjet e sezonit, do të thotë se i mungon vetëm ndonjë finale. Që nga fillimi i sezonit, nuk ka bërë asnjë zgjedhje për të braktisur ndonjë kompeticion, ky është çelësi. Natyrisht, falë një skuadre të thellë, por mbi të gjitha falë punës dhe përkushtimit të përditshëm të lojtarëve, stafit dhe vetë Inzaghit.
Nuk është pak, nuk është fort normale. Vetëm shumë pak skuadra, të paktën kohët e fundit, e kanë pasur këtë qasje. Pa u fshehur, pa ulur pritshmëritë, duke synuar objektivin, duke kultivuar një ëndërr dhe bërë një popull të tërë të ëndërrojë, atë zikaltër.
Kjo duhet të shërbejë edhe për të ndryshuar mënyrën se si gjykohet sezoni. Po, titujt janë të rëndësishëm, por për të vlerësuar një punë të mirë nuk duhet domosdoshmërisht të fitosh gjithçka. Sidomos nuk duhet rënë në grackën e paragjykimeve, sepse rreziku ekziston. Interi mund të mos fitojë asnjë trofe, por kush e quan këtë sezon të dështuar, do ta bëjë vetëm me qëllim të keq.
Interi mund të jetë krenar. Shumë krenar. Është në garë për gjithçka. Fundi i prillit dhe fillimi i majit do të jenë vendimtarë: gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Italisë me Milanin, udhëkryqi i tiotutllit të Serie A në Bologna dhe më pas dy përballje me Barcelonën. Interi është aty ku duhet, në momentin e duhur. Ka shanset e veta dhe ato janë të shumta. Është në formë, i motivuar, optimist dhe i vetëdijshëm.
Se si do të përfundojnë tri gjysmëfinalet, se çfarë do të ndodhë në fundin e kampionatit, kjo mbetet për t’u parë. Nuk e dimë nëse ky sezon do të jetë triumfues, i jashtëzakonshëm, apo “vetëm” shumë i mirë. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: nuk ka vend për fjalë negative.
Interi duhet të jetë krenar për veten. Tani e di që mund të kënaqet. Dhe kjo kënaqësi do ta ndihmojë të përballojë presionin e jashtëzakonshëm që sjell fundi i sezonit. Fund ku vendosin detajet, të cilat nuk mund t’i kontrollosh gjithmonë. Tani është koha për të korrur frytet e punës. Duhet edhe pak fat, përqendrim, përkushtim, shpirt sakrifice dhe cilësi.
Duhet durim dhe pasion. Duhet të presim, por një gjë mund ta themi pa frikë: Interi është rritur. Tashmë është vërtet një nga më të mëdhenjtë e Europës.
