Tag: krenar

  • Protesta, Presidenti Begaj pret Ali Ahmetin: UÇK bën krenar çdo shqiptar

    Protesta, Presidenti Begaj pret Ali Ahmetin: UÇK bën krenar çdo shqiptar

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim z. Ali Ahmeti, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Ahmetit si një nga themeluesit e UÇK-së, duke theksuar se pjesëmarrja e tij në tubimin e sotëm krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetjen unanime të shqiptarëve ndaj luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës.
    “UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar. Ajo është pjesë thelbësore e historisë sonë, sepse bëri një luftë të drejtë ndaj padrejtësisë shekullore,” – u shpreh Presidenti Begaj, duke nënvizuar se UÇK-ja ka pasur gjithmonë mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, pasi ishte një organizatë çlirimtare dhe jo okupatore.

    Gjatë bisedës me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, u diskutua edhe për roli e faktorit shqiptar në rajon, bashkëpunimin ndërmjet subjekteve politike shqiptare dhe unitetin për çështjet që lidhen me identitetin kombëtar, paqen, sigurinë dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.
    Presidenti Begaj garantoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj faktorit politik shqiptar në rajon, duke theksuar përkushtimin për të ndihmuar përpjekjet që synojnë sigurimin e një jete më të mirë për qytetarët.
    /vizionplus.tv

  • “Në Serbi nuk shkuam për të luajtur, por për të shkruar historinë”/ Ndeshja fenomenale, reagon Uzuni: Krenar si…

    “Në Serbi nuk shkuam për të luajtur, por për të shkruar historinë”/ Ndeshja fenomenale, reagon Uzuni: Krenar si…

    Përballja me Serbinë ishte shumë e rëndësishme dhe futbollistët e dinin shumë mirë se kjo sfidë do të thoshte shumë mbi Kombëtaren tonë dhe vetë ata. Andaj në atë sfidë do të luhej gjithçka për gjithçka dhe të gjithë duhet të jepnin zemrën në fushë për të bërë krenar një komb të tërë.
    E kur përballë ke një rival si Serbia, motivimi te lojtarët është në maksimum. Të “karikuar” si rrallë herë, “djemtë” kuqezi treguan se “shqiponjën” s’e ndalon dot askush që të fluturojë. Një prej “shqiponjave” kuqezi në Leskovac ishte Myrto Uzuni.
    Loja, cilësitë dhe shpirti i tij bënë që të ishte një nga më të mirët ndaj serbëve. Paraqitje kjo që mori duartrokitjet e tifozëve. Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga ajo përballje, ende emocionohemi njëlloj.
    Sulmuesi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se në Leskovac nuk shkuan për të luajtur futboll, por për të bërë historinë dhe ndihet shumë krenar për mënyrën se si ekipi mbrojti flamurin në çdo top. Gjithashtu kjo fitore ishte për të gjithë shqiptarët anembanë botës.
    “Në Leskovac nuk shkuam për të luajtur! Shkuam për të bërë histori. zemër, pasion dhe karakter kuqezi. Krenar për ekipin dhe për mënyrën si e mbrojtëm flamurin në çdo top! M.u 10. Kjo fitore për të gjithë shqiptaret kudo qe ndodhen nëpër Botë dhe Shqipëri!”, ka shkruar Uzuni.

  • 300 ndeshje si trajner i Arsenal, Arteta: Krenar, jo çdokush e ka arritur me këtë klub

    300 ndeshje si trajner i Arsenal, Arteta: Krenar, jo çdokush e ka arritur me këtë klub

    Arteta ka arritur kuotën e 300 ndeshjeve si trajner i Arsenal që kur ka marrë drejtimin e “topçinjve”, duke u kthyer në një pikë referimi. Dhe në ndeshjen jubilare, atë që londinezët fituan 2-0 ndaj West Ham, ai mori edhe kryesimin e Premier League.
    Skuadra është rikthyer në punë për të përgatitur ndeshjen e radhës, atë ndaj Fulham. Duke folur për mediat, trajneri spanjoll tha: “Jam shumë krenar, është një numër i madh ndeshjesh për këtë klub futbolli”.
    “Dua t’i falënderoj të gjithë, veçanërisht stafin tim të trajnerëve që kanë qenë me mua që nga dita e parë. “Pa ata, është e pamundur, para së gjithash, të bëj punën dhe së dyti ta shijoj atë. Kështu që, e di që kam njerëzit më të mirë në botë përreth meje”, tha Arteta.
    “Gjithashtu, falënderoj lojtarët dhe tifozët, duke më mbështetur, duke më ndihmuar të jem një trajner më i mirë, të mësoj prej tyre, të më frymëzojnë dhe të shijoj momentet e mira gjithashtu”, u shpreh Mikel Arteta.
    “Doja ta festoja me një fitore dhe e kam arritur. Tani po përgatitemi për rikthimin nga pushimi ndërkombëtar, për ta përdorur kohën edhe për t’u përgatitur, sepse ajo që na pret do të jetë përsëri shumë e vështirë”, tha spanjolli.

  • Serbët i mundim në shtëpi/ Sylvinho në konferencë: Jam krenar për lojtarët e mi

    Serbët i mundim në shtëpi/ Sylvinho në konferencë: Jam krenar për lojtarët e mi

    Trajneri i kombëtares, Sylvinho e ka cilësuar të rëndësishme fitoren e Shqipërisë në Serbi. Në konferencën për media pas ndeshjes, Sylvinho u shpreh krenarë për futbollistët e kombëtares. Brazilani shtoi se tanimë skuadra është më pranë kualifikimit.
    “Ka qenë javë e mirë pune, kjo ishte ndeshje deçizive. Fakti që fituam ,kalojmë te ndeshja e radhës. Jam krenar për lojtarët dhe shkojmë përpara”, theksoi ai.
    Një ndeshje të mirë, një hap të bukur, por ende nuk ka mbaruar thotë Sylvinho. Në Leskovac, trajtneri i Kombëtares kuq e zi vlerësoi lojtarët për minutat e luajtura në fushë.
    “Dua të bëjmë punën tonë. Jeta e një futbollisti është shumë e vështirë, një ditë është mirë një ditë jo. Ka shumë peshë, por është futboll, është jetë. Kemi bërë një hap shumë të bukur, ka ende shumë për të bërë, nuk ka mbaruar. Pas punës së një trajneri ka shumë momente qeë nuk dallohen, jam krenar me cfarë kanë bërë lojtarët. Jemi shumë të kënaqur për këtë ndeshje”, tha ai.
    Më tej Sylvinho u shpreh se skuadra është pjekur dhe shtoi se pas Europianit, lojtarët janë rritur.
    “Ky ekip ka pasur një rritje, Eksperienca që kemi pasur gjatë europianit, krijon një lloj rritje te lojtarët. Në futboll mund të ndodhë çdo gjë. Ndesdhjet e tilla të rrisin si lojtarë. Lojtarët janë përgjigjur shumë mirë.”, theksoi ai

  • Khephren Thuram, ndeshja e parë si titullar me Francën: E di që Marcus ishte krenar për mua…

    Khephren Thuram, ndeshja e parë si titullar me Francën: E di që Marcus ishte krenar për mua…

    11 Tetor 2025

    12:32

    Alfred Lleshi

    Për Francën dhe Khéphren Thuram, gjithçka shkoi pa probleme në fitoren 3-0 ndaj Azerbajxhanit. Mesfushori i Juventusit ishte titullar në formacionin e Deschamps: “Kjo fitore nuk ishte e lehtë… Ata ishin solidë, me një mbrojtje të ngjeshur. Duhej t’i bënim të lëviznin, nuk kishte shumë hapësira, por ne ishim më të mirë në pjesën e dytë”.
    Thuram nuk mendon ende për Botërorin 2026: “Jam i lumtur që morëm tri pikët. Futbollin e shijoj dhe luaj ndeshje pas ndeshjeje, stërvitje pas stërvitjeje. Ende nuk mendoj për Kupën e Botës”. Momenti më emocionues për të ishte debutimi si titullar në Paris, para familjes, veçanërisht vëllait Marcus Thuram: “Jam shumë krenar për këtë debutim në Paris, përpara familjes sime. E di që vëllai im është krenar për mua, kjo është më e rëndësishmja”.
    Për golat e Mbappé dhe Thauvin shtoi: “Kylian shënoi një gol të shkëlqyer, por goli i Thauvin ishte i bukur gjithashtu. Të dy golat ishin fantastikë. Florian është shembull i punës së madhe çdo ditë dhe nuk më habit që arrin këtë nivel”.

  • Dumfries: Krenar për dy finalet e Champions-it, por kjo ishte e tmerrshme…

    Dumfries: Krenar për dy finalet e Champions-it, por kjo ishte e tmerrshme…

    8 Tetor 2025

    10:38

    Alfred Lleshi

    Një nga pikat më të forta që Interi ka ruajtur nga periudha e Simone Inzaghit në atë të Cristian Chivu është padyshim Denzel Dumfries, i cili u rendit në vendin e 25-të për “Topin e Artë” 2025. Rritja e holandezit ka qenë e jashtëzakonshme krahasuar me fillimet e tij në “San Siro”: “Ajo mbrëmje ishte e veçantë. Të isha mes gjithë atyre yjeve botërorë m’u duk diçka e pabesueshme.
    Mora shumë komplimente dhe u rendita mbi Haaland. Ishte kurorëzimi i një sezoni të mbushur me ndeshje të mira, por gjithmonë mendoj se çfarë mund të përmirësoj. Edhe pse për një mbrojtës është e vështirë të japë më shumë gola e asistime, dua të jem më në qendër të lojës dhe më dominues. Kam ende hapa për të hedhur që të konsiderohem lider më i madh”.
    Sezoni i kaluar ishte emocionues, por përfundoi në mënyrën më të hidhur, me zero trofe dhe humbjen në finalen e Champions League ndaj PSG-së në Mynih: “Jam krenar për atë që kemi bërë, ishte një punë e shkëlqyer. Të humbësh dhemb, por mënyra si e humbëm finalen ishte akoma më e tmerrshme. Kemi humbur dy finale në tri vite me Interin, por kur e shoh më gjerë, them se duhet të jemi krenarë”.
    Përkushtimi dhe puna e palodhur po japin frytet e tyre: “Ky është mentaliteti im, nuk kënaqem kurrë. Jam shumë i rreptë me veten, kur je në majë duhet të kesh disiplinë dhe rigorozitet maksimal. Kam ende objektiva të rëndësishëm për të arritur”.

  • Griezmann, “mister 200” me Atletico Madridin: Nuk ka qenë e lehtë. Gëzim i madh, ndihem shumë krenar

    Griezmann, “mister 200” me Atletico Madridin: Nuk ka qenë e lehtë. Gëzim i madh, ndihem shumë krenar

    1 Tetor 2025

    12:25

    Alfred Lleshi

    Antoine Griezmann ka arritur 200 gola me fanellën e Atlético Madridit, duke konsoliduar statusin e tij si legjendë e klubit. Pas fitores ndaj Eintracht, sulmuesi francez tha: “Është një gëzim i madh, ndihem shumë krenar. Nuk ka qenë e lehtë, por me punën dhe mbështetjen e gruas e fëmijëve, gjithçka duket më e thjeshtë. E kemi arritur së bashku”.
    Ai mori edhe një fanellë përkujtimore “200”, të cilën do ta ruajë dhe ta shohë me qetësi. Griezmann komentoi rritjen e skuadrës: “Tani shfaqim një ritëm tjetër. Presojmë shumë, jemi agresivë dhe me intensitet gjithë ndeshjen. Kjo është forca jonë, mënyra jonë e futbollit”. Për Julián Álvarez shtoi: “Ai po rritet, duam ta ndihmojmë të arrijë nivelin më të mirë, duke shijuar çdo moment së bashku.”
    Për momentin e ekipit: “Fillimisht shënonim pak, tani po shënojmë më shumë. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe përmirësojmë disa aspekte. Nuk është gjithçka perfekte, por jemi në rrugën e duhur”. Për arritjen personale: “Nuk është hakmarrje, por punë dhe qetësi. Punoj për skuadrën, jap gjithmonë maksimumin”.

  • Chivu: Perfeksioni nuk ekziston, por jam i lumtur dhe krenar për këtë Inter

    Chivu: Perfeksioni nuk ekziston, por jam i lumtur dhe krenar për këtë Inter

    1 Tetor 2025

    7:53

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 3-0 kundër Slavia Prague në Champions, Cristian Chivu u shfaq i kënaqur me paraqitjen e Interit: “E trajtuam si një ndeshje serioze e të rëndësishme. Patëm qëndrim të madh. Kur humbet nuk është mirë, kur fiton ka entuziazëm. Duhet ekuilibër. Djemtë u përpoqën të kënaqeshin duke ruajtur sjelljen e duhur dhe vëmendjen maksimale”.
    Trajneri zikaltër vlerësoi progresin: “Skuadra po rritet, që nga fillimi i sezonit lojtarët janë sjellë mjaft korrektë”. Për Thuram sqaroi: “Ai tha se kishte një ngërç. Do të bëhen kontrolle mjekësore, shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”.
    Chivu foli edhe për rotacionin: “Ishin vetëm 72 orë nga ndeshja e fundit. Doja t’u jepja mundësi lojtarëve me pak minuta dhe të pushoja të tjerë, por pa humbur ekuilibrin. Jam i lumtur që Bisseck dhe Zielinski patën minutazh”. Ai e mbylli me një mesazh pozitiv: “Perfeksioni nuk ekziston, por shoh shumë përkushtim. Jam i lumtur dhe krenar për këtë grup lojtarësh”.

  • Barcelona, tjetër provë force. Flick i kënaqur: Cruyff do të ishte krenar me ne

    Barcelona, tjetër provë force. Flick i kënaqur: Cruyff do të ishte krenar me ne

    22 Shtator 2025

    7:31

    Alfred Lleshi

    Barcelona vazhdon të impresionojë. Pas fitores 6-0 ndaj Valencias dhe debutimit të suksesshëm në Champions kundër Newcastle, edhe Getafe u dorëzua përballë skuadrës së Hansi Flick (3-0). “Tri pikë, 3-0. Shkoi gjithçka mirë. Nuk është gjithmonë e lehtë të shënosh tre gola, por ne ia dolëm”, – tha trajneri gjerman, duke theksuar kontrollin mbi ndeshjen.
    Flick e menaxhoi me kujdes skuadrën. Rashford e nisi nga stoli për të ruajtur freskinë dhe shmangur rreziqet. Ai lavdëroi edhe Eric Garcia për disponueshmërinë në disa role: “Është lojtar i jashtëzakonshëm, konfirmoi nivelin e tij. Do të na ndihmojë edhe në pozicione të tjera, duke parë pasigurinë për rikthimin e Baldé”.
    Gjermani u shpreh i kënaqur me vazhdimësinë e grupit: “Më pëlqen shumë çfarë kam parë në tri ndeshjet e fundit, i kemi merituar sukseset”. Dhe në fund, për kujtimin e Johan Cruyff: “Besoj se do të ishte krenar. Për ne ka rëndësi të kontrollojmë ndeshjet dhe të luajmë bukur”.

  • Szczesny: Krenar që jam i 12-ti te Barcelona. Nuk ndihem i zhgënjyer, ma kishin thënë

    Szczesny: Krenar që jam i 12-ti te Barcelona. Nuk ndihem i zhgënjyer, ma kishin thënë

    20 Shtator 2025

    8:11

    Alfred Lleshi

    Pas largimit nga Juventusi dhe një periudhe pothuajse jashtë fushe, Wojciech Szczesny iu bashkua Barcelonës, sezonin e kaluar, si zëvendësues i Ter Stegenit të dëmtuar rëndë. Tani, me mbërritjen e Joan García nga Espanyol, roli i polakut ka ndryshuar.
    Pas fitores ndaj Newcastle në Champions, Szczesny pranoi: “Jam një zëvendësues dhe, përveç ndonjë surprize, do të mbetem i tillë. Roli im është të përgatis Joan García për ndeshjet. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, tashmë është ndër më të mirët në Europë”.
    Ish-portieri i Juventusit dhe Romës nuk ndihet i nënvlerësuar: “Jam shumë krenar për këtë rol, sepse isha përgatitur që në firmën e kontratës. Nuk jam i zhgënjyer. Joan-it i mungon përvoja në nivelet më të larta, unë do ta ndihmoj të ruajë vazhdimësinë. Nuk është e lehtë të luash çdo tri ditë nën presion, shpresoj të kontribuoj në suksesin e tij”.