Tag: krenar

  • Ramos, lamtumirë emocionale nga klubi meksikan: Dhashë gjithçka, krenar që isha kapiteni juaj

    Ramos, lamtumirë emocionale nga klubi meksikan: Dhashë gjithçka, krenar që isha kapiteni juaj

    10 Dhjetor 2025

    13:41

    Alfred Lleshi

    Sergio Ramos u largua nga Club de Fútbol Monterrey me një postim në rrjetet sociale, ku falënderon përvojën në Meksikë dhe krenarinë “për mbajtjen e shiritit të kapitenit te Rayados”: “Të thuash lamtumirë nuk është kurrë e lehtë. Përfundon një etapë që nisi plot iluzione në shkurt dhe që më lejoi të zbuloja një vend, një qytet, një futboll…, duke më dhënë shumë përvoja të reja dhe, mbi të gjitha, shumë miq.
    Do të ndihem përherë krenar që e kam mbajtur shiritin e kapitenit, që kam udhëhequr ekipin në Botërorin e Klubeve, në formatin e ri, që kam luftuar në Clausura, Apertura, Leagues Cup dhe Concacaf Champions Cup, – shtoi kampioni i botës 2010. – Kam dhënë gjithçka në fushë dhe jashtë saj: 34 ndeshje, mbi 3.000 minuta lojë, 8 gola”.
    Në fund falënderoi tifozët dhe e mbylli me “¡Arriba el Monterrey!” Ramos, 39 vjeç, ka luajtur 16 vite te Real Madridi, 4 vite te Sevilla dhe 2 vite te PSG.
     

  • Verstappen: Nuk ndihem i zhgënjyer por krenar që nuk u dorëzuam deri në momentin e fundit

    Verstappen: Nuk ndihem i zhgënjyer por krenar që nuk u dorëzuam deri në momentin e fundit

    7 Dhjetor 2025

    15:49

    Telesport

    Edhe pse bëri një rikuperim fantastik në gjysmën e dytë të sezonit, duke rikuperuar një disvantazh prej 100 pikësh, Max Verstappen nuk ia doli dot mbanë të shpallej kampion bote në Formula 1.
    Triumfi i sotëm në Abu Dhabi nuk mjaftoi për pilotin holandez të Red Bull, që për 2 pikë dorëzoi titullin te Lando Norris me McLaren, që sot u klasifikua i treti. Pas garës, ai komentoi këtë rezultat.
    “Urime djema. Mënyra se si luftuam në gjysmën e dytë të sezonit ishte mjaft e mirë, mund të jemi vërtet, vërtet krenarë për këtë“, tha Verstappen pas garës.
    Më tej, holandezi shtoi: “Mos u zhgënjeni shumë. Definitivisht nuk jam i zhgënjyer. Jam vërtet krenar për të gjithë që nuk u dorëzuan.”

  • “Pavarësia është detyrim”, Presidenti Begaj: Krenar për miqësinë me SHBA!

    “Pavarësia është detyrim”, Presidenti Begaj: Krenar për miqësinë me SHBA!

    Presidenti Bajram Begaj, me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë, organizoi një ceremoni pritjeje në Presidencë.
    Në fjalën e tij, Begaj tha se është krenar për miqësinë me SHBA dhe se vendi ynë është një partner i rëndësishëm për organizatën euro-atlantike.
    Begaj: Ne jemi krenar për miqësinë me SHBA dhe mirënjohës për mbështetjen që i kanë dhënë vendit. Jemi krenar për rolin tonë në stabilitetin rajonal. Fatet tona u ndanë kundër dëshirës sonë, por tashmë fati është në duart tonë.

    Çdo arritje e Kosovës është krenari për ne, mbështetja për Kosovën për konsolidimin e shtetit të saj është prioritet dhe përgjegjësi për ne. Sot është ditë feste dhe festojnë në Shqipëri e Kosovë, është koha të jemi bashkë dhe të punojmë që çdo shqiptarë të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara.
    Pavarësia është detyrim. Shqipëria ecën përpara me institucione që punojnë jo që pengojnë njëri tjetrin, vetëm të përbashkuar mund të shmangim ndasitë. Çdo reformë ka rëndësi dhe çdo qytetar ka rol.

  • “Krenar për djemtë”, Sylvinho-Duka besojnë: Play-off jo i pamundur

    “Krenar për djemtë”, Sylvinho-Duka besojnë: Play-off jo i pamundur

    Anglia ishte një test luksi jo vetëm për Shqipërinë, por mbi të gjitha për Sylvinho, por tekniku kuqezi vërtetoi se objektivi i tij real ishin ndeshjet e “play-off”. Humbja 0-2 nuk i lë një shije të mirë Sylvinho-s, kjo për vetë faktin se ekipi i tij bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj një prej ekipeve më të forta të botë:
    “Në fakt, nuk ishte një rezultat i mirë, por mendoj se djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë ndaj një prej ekipeve më të fora të botë, favoritë për të fituar Botërorin. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e mi. Tani duhet të presin shortin, por çdo gjë është e mundur. Duhet të përgatitemi për atë që na pret në play-off”.

    Ashtu si Sylvinho, edhe presidenti Duka u shfaq shumë i lumtur pas ndeshjes kundër Anglisë, një sfidë e fortë ku lojtarët dhanë gjithçka:
    “Sonte zemra jonë luftoi më fort se rezultati. Jam krenar për çdo hap, çdo duel dhe falënderoj djemtë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm. Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e pakushtëzuar! Ju jeni shtylla e kësaj skuadre. Play-off-i është i yni. Sonte festojmë arritjen, ndërsa nga nesër nis puna për sfidat e marsit”
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Kjo ndeshje do të na shërbejë për në mars”, Ismajli shpreh dëshirën e tij: Të bëjmë krenar tifozët në “play off”

    “Kjo ndeshje do të na shërbejë për në mars”, Ismajli shpreh dëshirën e tij: Të bëjmë krenar tifozët në “play off”

    Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Megjithatë, në fund nuk mundën ta shmangnin humbjen. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”.
    Ismajli: “E arritëm atë që donim, të arrinim në ‘play off’. Ishte një ndeshje shumë e luftuar. Kjo ndeshje do të na shërbejë shumë për ndeshjet e marsit, ku do të kemi dy finale. Siç na kanë bërë tifozët krenarë ne në çdo cep të botës, ashtu shpresoj t’i bëjmë krenar edhe ne. Pata dy lëndimi, por tani jam në rregull. Krenar që jam këtu. Si në stol, si në fushë, jam gati të jap 100%-shin. Sa për faull, folëm me arbitrin dhe na tha që nuk kishte asgjë. Kejni e kishte goditur pak Strakoshën (te goli i parë), por fillimisht kishte prekur topin”.
    Ramadani: “Na motivon shumë, sepse për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel. Nuk kishim diferenca të mëdhaja në fushë. Do ta motivojë shumë për fazën e “play off”-it, sepse aty nuk do të ketë ekipe të lehtë dhe do të tregojmë dhembët ndaj çdokujt. Te ne nuk ka rëndësi kush luan. Nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishim grup i mirë. Ata po hasnin vështirësi në mesfushë, sepse ne po i dublonim shumë mirë”./Sport Ekspres/

  • “As në ëndërr nuk e mendoja”, Asllani i Kosovës: Ndihem shumë krenar

    “As në ëndërr nuk e mendoja”, Asllani i Kosovës: Ndihem shumë krenar

    Rastësi apo jo, por fakt është që Asllani është pa diskutim mbiemri më i lakuar në trojet shqiptare brenda pak ditësh. Pas Asllanit të Shqipërisë, edhe Asllani i Kosovës realizoi një gol historik që i dhuroi dardanëve një biletë për në fazën “play-off” të Botërorit. Ylli i përfaqësueses së Kosovës ishte një “qiellin e shtatë” pas kësaj arritje të pabesueshme:
    “Edhe po të ëndërroja nuk do ta mendoja kështu. Jam shumë, shumë i lumtur. Besoj që më mirë nuk mund të shkonte për ne. Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Besoj që ky gol na ka ndihmuar të hyjmë sa më mirë në lojë. Kështu që ndihem shumë, shumë krenar për golin sot”, u shpreh Asllani.

    ()

  • “Shpresoj mos të flas me të nesër”/ Trajneri Silvinjo, deklaratë: Krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare

    “Shpresoj mos të flas me të nesër”/ Trajneri Silvinjo, deklaratë: Krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh në konferencën përpara ndeshjes me Anglinë se është krenar që është trajneri i ekipit kuqezi dhe se ndihet si në shtëpi.
    Ai gjithashtu u ndal edhe te performanca e Brojës, duke thënë se ndodh që sulmuesi të mos ketë gjithmonë ditë të mira.
    “Jam shumë i lumtur. E kam thënë që në fillim që jam trajner i kësaj kombëtareje. Kur vjen në fillim kur s’di gjuhën dhe kulturën, prapë jam ndjerë si në shtëpi. Kemi bërë një punë të mirë. Jam krenar për gjithë lojtarët e mi dhe besoj se nesër do të bëjmë mirë.
    Kur isha më i ri, nuk e mendoja të bëhesha trajner. Kur takova njëherë Mancinin, më tha: ‘A do të jesh pjesë e stafit tim’. Është një punë që unë e shijoj shumë. Të luash futboll është ndjenjë shumë e bukur dhe mendon pak më shumë për veten tënde. Tani duhet të mendoj për 11 lojtarë.
    Disa lojtarë rrezikojnë prej kartonëve, e vërtetë. Do të kryejmë stërvitjen e fundit dhe do të shohim. Pas pak kemi një stërvitje të shkurtër dhe do të vendosim nesër. Duhet të mendojmë edhe për marsin. Në fakt nuk më duket shumë rregull i drejtë. Do të flas me stafin dhe nesër do të marrim një vendim”, tha Sylvinho.

  • E PLOTË/ “Krenar, Shqipëria shtëpia ime”, Sylvinho para Anglisë: Çështja e Brojës e zgjidhur, pres ndeshje të mirë

    E PLOTË/ “Krenar, Shqipëria shtëpia ime”, Sylvinho para Anglisë: Çështja e Brojës e zgjidhur, pres ndeshje të mirë

    Në fakt, ishte një ndeshje e vështirë ndaj Andorrës. E vështirë për t’i mposhtur në shtëpi. Janë një skuadër që mbrojnë me zemër. E prisnim kështu.
    Sa i përket Brojës. Kam folur me lojtarin dhe grupin. E kemi zgjidhur bashkë. Ishte i zhgënjyer pas ndeshjes. Është një moment shumë i bukur i joni. Është moment i bukur për të gjithë. Duhet ta shijojmë këtë moment dhe ndeshjen ndaj Anglisë.”
    Në fakt Broja ka bërë mirë në disa ndeshje. Me Serbinë bëri shumë mirë. Nuk është fokusi sesi një lojtar luan në atë rol, por edhe për të ekuilibruar skuadrën. Nuk fokusohemi dot në një lojtar. Ai është një nga lojtarët që kemi. Nëse ndodh që një lojtar tjetër mund të bëjë një pozicion, do të provohet. Uzuni, mund të luajë në të majtë, sulmues i dytë dhe djathtas.”
    Jam shumë krenar që jam trajner i Shqipërisë. Ndihem si në shtëpi. Është e vështirë të bindësh lojtarët siç do. Të mos pësosh gola, nuk është vetëm punë e mbrojtjes, por e gjithë ekipit. Besoj se nesër do të kemi një ndeshje shumë të mirë”-tha ai.
     

  • Ervin Salianji: “Jam krenar për Gridën, martesa nuk është e domosdoshme

    Ervin Salianji: “Jam krenar për Gridën, martesa nuk është e domosdoshme

    Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur sërish për lidhjen e tij me moderatoren dhe ish-kolegen e partisë, Grida Duma.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në një intervistë për Top Albania Radio, Salianji u pyet se sa krenar është për Dumën, pyetje të cilës ai iu përgjigj pa hezitim: “Jam shumë krenar. Është fat dhe pjesë e botëkuptimit tim.” Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sa i përket martesës, Salianji tha se nuk është e nevojshme që dy njerëz të jenë të martuar për të qenë bashkë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Unë mendoj se gjithçka varet nga mënyra se si të vjen dhe ku të vjen. Besoj se njeriu duhet të jetë jo vetëm i lirë, por edhe të zgjedhë rrugën e vet. Nuk mjafton vetëm martesa që dy njerëz të jenë me njëri-tjetrin. Ndërsa në aspektin e bashkëjetesës, nuk mendoj se ka ndonjë ndryshim,” deklaroi Salianji.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Gjithashtu ai tha se beson tek dashuria. “Unë jam besimtar. Besoj në Zot dhe besoj se dashuria ekziston dhe nuk është vetëm në libra. Nuk e shoh si diçka kontratuale. Për mua është e rëndësishme kimia dhe ndjesia,” shtoi ai.

  • Braktisi kuqezinjtë për Zvicrën, rrëfehet Bajrami: Më krenar jam për prindërit e mi sesa për veten

    Braktisi kuqezinjtë për Zvicrën, rrëfehet Bajrami: Më krenar jam për prindërit e mi sesa për veten

    Të mërkurën në mëngjes, Murat Yakin shpalli listën e lojtarëve për ndeshjet përfundimtare kualifikuese të Botërorit 2026. Adrian Bajrami ka shanse të mira të jetë sërish pjesë e saj. Mbrojtësi i Luzernit debutoi me Zvicrën në tetor, në Slloveni. Pas hyrjes në lojë për pak minuta, u vlerësua nga idhulli i tij, Granit Xhaka, si “njeriu i së ardhmes”.

    “Vërtet nuk pata kohë të bëhem nervoz”, – thotë Bajrami duke kujtuar minutat e tij të para me kombëtaren helvete, ndërsa e takojmë për intervistë në Luzernë. Në Ljubljanë, pas dëmtimit të Ricardo Rodriguez, gjithçka ndodhi shumë shpejt: “Kur po prisja në vijën anësore për t’u futur, mora frymë thellë dhe i thashë vetes: Tani hyj dhe luaj lojën tënde”.

    Në Lisbonë forcoi karakterinPërshtatjen e shpejtë në ambiente të reja, Bajrami, me origjinë nga Oberaargau, e mësoi herët në jetë. Në moshën 16-vjeçare, ai la pas zonën e tij të rehatisë në Langenthal dhe si i ri i Young Boys u transferua në akademinë e Benfikës në Lisbonë për të dëshmuar cilësitë.
    “Atje më duhej të bëhesha i pavarur shumë herët, të mësoja të përballesha vetëm me gjithçka dhe të piqesha si njeri. Ajo periudhë e formësoi fort karakterin tim”, – kujton qendërmbrojtësi. Tek klubi i madh portugez nuk arriti të depërtonte plotësisht në ekipin e parë, por në stërvitje mësoi shumë nga yje si Ángel Di María apo Nicolás Otamendi dhe, siç thotë vetë, mësoi portugalishten në kohë rekord.

    Lidhje e fortë me familjenVerën e kaluar, Bajrami la Lisbonën për të kaluar te Luzerni. Përveç aspektit sportiv, arsye të rëndësishme për këtë hap ishin edhe ato familjare: “Pas stërvitjes kthehem në shtëpi dhe jam me prindërit e mi, me vëllezërit e motrat. Këtë kënaqësi nuk e kisha pasur për 7 vite”.
    Djali i prindërve shqiptarë ruan një lidhje shumë të afërt me ta: “Ata e kanë ndërtuar gjithçka nga e para këtu. Jam jashtëzakonisht krenar për ta, madje më krenar për prindërit e mi sesa për veten time”.
    Kur mori rrogën e tij të parë, madje ua kishte ofruar prindërve paratë në dispozicion. “Ata janë shumë kokëfortë për këto gjëra, nuk do të pranonin kurrë para nga unë”, – tregon debutuesi i kombëtares helvete duke qeshur.

    Në pritje të duelit me KosovënPas ndeshjes me Suedinë, Zvicra do të udhëtojë në Prishtinë për ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese. Edhe pse rrënjët e Bajramit janë nga Struga e Maqedonisë së Veriut, për ish-lojtarin e kombëtares së Shqipërisë kjo sfidë kundër Kosovës ka një domethënie të veçantë: “Sigurisht që ekzistojnë lidhje. Është një ndeshje e veçantë, që të jep kënaqësi ta luash”.
    Përpara se të zgjidhte Zvicrën, Bajrami kishte luajtur tri miqësore me kombëtaren shqiptare. Ai ndjen ende lidhje me të dyja vendet. “Ndihem njëkohësisht zviceran dhe shqiptar, – thotë me krenari për origjinën e tij. – Jam rritur në mënyrë shqiptare, me traditat, gjuhën dhe kulturën. Njëkohësisht, kam lindur dhe jam rritur në Zvicër, ky është vendi im. Jam krenar që përfaqësoj këtë vend”.Marrë nga media zvicerane “20min.ch”