Në një deklaratë publike, Zelensky theksoi se ky veprim nuk është një rastësi, por pjesë e një strategjie të qartë të Kremlinit kundër vendeve të NATO-s dhe Perëndimit në përgjithësi.
“Kjo nuk është rastësi. Është një fushatë sistematike ruse kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit,” u shpreh presidenti ukrainas.
Ai bëri thirrje për një përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar nga aleatët perëndimorë, duke theksuar se veprimet e Moskës kërkojnë masa të forta dhe të menjëhershme.
“Duhet një përgjigje sistematike. Veprime të forta janë të nevojshme, si të përbashkëta, ashtu edhe nga secili vend individualisht,” deklaroi ai.
Zelensky shtoi se Rusia duhet të përballet me pasoja të rënda dhe të ndjejë “dhimbje në rritje nga presioni ndërkombëtar”, duke kërkuar intensifikimin e sanksioneve dhe izolimit diplomatik ndaj Kremlinit.
Tag: kremlinit
-

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, reagon Zelensky: Nuk është rastësi
-

Kundërshtonte luftën kundër Ukrainës, jep dorëheqjen bashkëpunëtori dhe miku i ngushtë i Putinit
Dmitry Kozak, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i hershëm i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili besohet se e kishte kundërshtuar luftën në Ukrainë në ditët e saj të para, ka dhënë dorëheqjen nga Qeveria, tha Kremlini.
66-vjeçari, i cili shërbente si zëvendësshef i administratës së fuqishme presidenciale të Kremlinit, vendosi të largohet me dëshirën e tij, u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov të enjten.
Njoftimi erdhi pas disa ditëve thashetheme për Kozakun, i cili është një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Putinit, që nga ditët e para të liderit rus në politikë, në zyrën e kryebashkiakut të Shën Petersburgut në vitet ’90.
Largimet e zyrtarëve të lartë nga administrata ose kabineti nën drejtimin e Putinit janë të rralla.
Disa media ruse thanë se Kozakut i ishte ofruar posti si zyrtari më i lartë për distriktin federal veriperëndimor të Rusisë, por ai s’e kishte pranuar.
Peskov nuk përmendi asgjë në lidhje me këtë.
Kozak, i lindur në Ukrainë, hyri në Kremlin bashkë me Putinin kur ky i fundit u bë president në vitin 2000, duke shërbyer në disa role të rëndësishme ndër vite, përfshirë edhe si zëvendëskryeministër për gati 12 vjet.
Ai shërbeu si përgjegjës i Kremlinit për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit në vitin 2014, që Kremlini i pa si shenjë të rikthimit të merituar të Rusisë në skenën botërore.
Pas pushtimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në mars 2014 dhe më pas aneksimit të tij, ai u vendos nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore.
Në vitin 2020, Kozak iu bashkua administratës presidenciale, që ka një rol të fuqishëm brenda Kremlinit. Ai ishte gjithashtu i njohur si ndërmjetësues i shpeshtë me ambasadorë dhe të dërguar perëndimorë.
Disa analistë e shohin largimin e Kozakut si sinjalin më të fundit se çdo dyshim apo kundërshtim ndaj luftës kundër Ukrainës nuk është i mirëpritur.
Në muajt para dhe ditët menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt 2022, raportohej për kundërshtime të heshtura nga disa prej këshilltarëve më të afërt të Putinit ndaj vendimit për ta pushtuar vendin fqinj.
Në ditët pas pushtimit, Kozak, i cili ishte emëruar si përgjegjës i Kremlinit për çështjen e Ukrainës, i kishte thënë privatisht Putinit se ishte kundër, sipas The New York Times.
Sipas Reuters, Kozaku gjithashtu kishte përgatitur një kornizë për një marrëveshje paqeje me Ukrainën që do të zgjidhte disa nga kërkesat kryesore të Kremlinit. Por, Putini e kishte hedhur poshtë planin.
Largimi i Kozakut është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të kohëzgjatjes së tij si bashkëpunëtor i brendshëm i Putinit, i cili njihet për vlerësimin mbi të gjitha të besnikërisë, por edhe për shkak të mungesës relative të dorëheqjeve nga Kremlini apo Qeveria, qoftë për shkak të kundërshtimit ndaj luftës apo për arsye të tjera./ RELTop Channel
-

Besohet se kundërshtonte luftën në Ukrainë/ Jep dorëheqje Kozak, miku i Putinit
Dmitry Kozak – një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i kamotshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili besohet se e kishte kundërshtuar luftën në Ukrainë në ditët e saj të para – ka dhënë dorëheqjen nga Qeveria, tha Kremlini.
Kozak, 66-vjeçar, i cili shërbente si zëvendësshef i administratës së fuqishme presidenciale të Kremlinit, vendosi të largohet me dëshirën e tij, u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov të enjten.
Njoftimi erdhi pas disa ditëve thashetheme për Kozakun, i cili është një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Putinit, që nga ditët e para të liderit rus në politikë, në zyrën e kryebashkiakut të Shën Petersburgut në vitet ’90.
Largimet e zyrtarëve të lartë nga administrata ose kabineti nën drejtimin e Putinit janë të rralla.
Disa media ruse thanë se Kozakut i ishte ofruar posti si zyrtari më i lartë për distriktin federal veriperëndimor të Rusisë, por ai s’e kishte pranuar.
Peskov nuk përmendi asgjë në lidhje me këtë.
Kozak – i lindur në Ukrainë – hyri në Kremlin bashkë me Putinin kur ky i fundit u bë president në vitin 2000, duke shërbyer në disa role të rëndësishme ndër vite, përfshirë edhe si zëvendëskryeministër për gati 12 vjet.
Ai shërbeu si përgjegjës i Kremlinit për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit në vitin 2014, që Kremlini i pa si shenjë të rikthimit të merituar të Rusisë në skenën botërore.
Pas pushtimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në mars 2014 dhe më pas aneksimit të tij, ai u vendos nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore.
Në vitin 2020, Kozak iu bashkua administratës presidenciale, që ka një rol të fuqishëm brenda Kremlinit. Ai ishte gjithashtu i njohur si ndërmjetësues i shpeshtë me ambasadorë dhe të dërguar perëndimorë.
Disa analistë e shohin largimin e Kozakut si sinjalin më të fundit se çdo dyshim apo kundërshtim ndaj luftës kundër Ukrainës nuk është i mirëpritur.
Në muajt para dhe ditët menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt 2022, raportohej për kundërshtime të heshtura nga disa prej këshilltarëve më të afërt të Putinit ndaj vendimit për ta pushtuar vendin fqinj.
Në ditët pas pushtimit, Kozak, i cili ishte emëruar si përgjegjës i Kremlinit për çështjen e Ukrainës, i kishte thënë privatisht Putinit se ishte kundër, sipas The New York Times.
Sipas Reuters, Kozaku gjithashtu kishte përgatitur një kornizë për një marrëveshje paqeje me Ukrainën që do të zgjidhte disa nga kërkesat kryesore të Kremlinit. Por, Putini e kishte hedhur poshtë planin.
Largimi i Kozakut është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të kohëzgjatjes së tij si bashkëpunëtor i brendshëm i Putinit – i cili njihet për vlerësimin mbi të gjitha të besnikërisë – por edhe për shkak të mungesës relative të dorëheqjeve nga Kremlini apo Qeveria, qoftë për shkak të kundërshtimit ndaj luftës apo për arsye të tjera.
Zyrtarë të tjerë të lartë që dihet se kanë shprehur kundërshtim ndaj luftës përfshijnë kryetaren e Bankës Qendrore, Elvira Nabiullina, e cila raportohet se i kishte dorëzuar Putinit dorëheqjen e saj, por ai nuk e kishte pranuar.
Gjenerali më i lartë që mbikëqyr luftën, Valery Gerasimov, vazhdon të mbajë postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm – pavarësisht bindjes së përhapur se muajt e parë të pushtimit të Ukrainës ishin një katastrofë për forcat e armatosura ruse.
Ai i mbushi 70 vjet javën e kaluar, shumë përtej moshës normale të daljes në pension për oficerët.(REL) -

Jep dorëheqje Kozak, miku i Putinit që besohet se kundërshtonte luftën në Ukrainë

Ai i mbushi 70 vjet javën e kaluar, shumë përtej moshës normale të daljes në pension për oficerët./REL -

“Ka një pauzë në negociatat Rusi-Ukrainë”, zëdhënësi i Kremlinit: Europianët po vonojnë procesin
Rusia dhe Ukraina, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, janë në një “pauzë” në negociatat e drejtpërdrejta midis dy vendeve.
“Për momentin, ndoshta është më korrekte të flitet për një pauzë”, u tha Peskov gazetarëve, duke shtuar se, megjithatë, kanalet e komunikimit mbeten të hapura.
“Ka kanale komunikimi, ato janë krijuar. Negociatorët tanë kanë mundësinë të komunikojnë përmes këtyre kanaleve, por për momentin, ndoshta do të ishte më e përshtatshme një pauzë”, shtoi ai.
Duke iu referuar pritjeve për rezultatet e negociatave, Peskov theksoi se nuk mund të “vendosim syze rozë” dhe të presim që procesi i negociatave për Ukrainën të japë rezultate të menjëhershme.
Rusia mbetet e gatshme për një zgjidhje të çështjes së Ukrainës, por Europa, sipas Peskov, po e vonon procesin.
“Fakti që europianët po vonojnë procesin është i vërtetë. Nuk është sekret për askënd”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit.Top Channel
-

Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, zëdhënësi i Kremlinit refuzon të komentojë: Nuk është në kompetencat e mija
Reagimi i parë zyrtar nga Moska për dronët në Poloni erdhi nëpërmjet zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili theksoi se çështja nuk ishte brenda kompetencave të tij.
I pyetur për t’iu përgjigjur deklaratave të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, të cilat e përshkruan incidentin si një “provokim”, Peskov kundërshtoi duke thënë se “udhëheqja e BE-së dhe NATO-s akuzon Rusinë për provokim çdo ditë, zakonisht pa e mbështetur atë”.
Top Channel
-

“Nuk i pranoni kushtet tona, atëherë s’ka paqe”/ Çfarë fshihet pas qëndrimit të palëkundur të Putinit
Steve Rosenberg, redaktor i BBC-së për Rusinë i ka kushtuara një analizë situatës aktuale mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ndonjëherë nuk është ajo që thuhet që lë përshtypjen më të madhe.
Është reagimi.
Në Lindjen e Largët të Rusisë, Vladimir Putin dha një paralajmërim për Perëndimin: mos guxoni të dërgoni ushtarë – përfshirë këtu edhe paqeruajtës – në Ukrainë.
“Nëse disa trupa paraqiten atje,” tha presidenti rus, “sidomos tani që po vazhdojnë luftimet, ne e marrim të mirëqenë që ata do të jenë objektiva legjitime për shkatërrim.”
Pastaj vjen reagimi.
Audienca në forumin ekonomik në Vladivostok shpërtheu në duartrokitje, me zyrtarë rusë dhe drejtues biznesi që dukshëm mirëpritën kërcënimin për të “shkatërruar” trupat perëndimore.
Duke vëzhguar skenën në sallë, e gjeta reagimin mjaft të ftohtë.
Dhe kjo ndodhi vetëm një ditë pasi aleatët e Kievit, të ashtuquajturit “Koalicioni i Vullnetit”, kishin premtuar një “forcë sigurie” pas luftës për Ukrainën. Audienca duartrokiti sërish kur udhëheqësi i Kremlinit sugjeroi se do të ishte i gatshëm të takonte Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky – por vetëm në tokë ruse.
“Vendi më i mirë për këtë është kryeqyteti rus, në Qytetin Hero Moskë,” tha Putin.
Jashtë Rusisë, propozimi i Putinit është hedhur poshtë si i papërfillshëm, një mënyrë politike për të provokuar.
Por në shumë aspekte ai përmbledh qëndrimin aktual të Kremlinit për luftën në Ukrainë: “Po, ne duam paqe, por vetëm sipas kushteve tona. Nuk i pranoni kushtet tona? Atëherë s’ka paqe.”
Ky qëndrim i paepur ushqehet nga një kombinim faktorësh.
Së pari, nga bindja e Kremlinit se, në Ukrainë, forcat ruse kanë iniciativën në fushëbetejë.
Së dyti, nga suksesi diplomatik. Në Kinë këtë javë, Putini shtrëngoi duart dhe ndau buzëqeshje me një varg liderësh botërorë. Pamjet kishin për qëllim të tregonin se Rusia ka miq të fuqishëm, si Kina, India dhe Koreja e Veriut.
Dhe pastaj është Amerika. Muajin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump ftoi Putinin në Alaska për një samit. Në vend, komentatorët pro-Kremlinit e përshëndetën ngjarjen si dëshmi që përpjekjet perëndimore për të izoluar Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë kanë dështuar.
Për të bindur Kremlinin të ndalojë luftimet, Trump më parë ka vendosur ultimatume dhe afate; ai ka kërcënuar me sanksione të mëtejshme nëse Rusia nuk bën paqe.
Por Trump nuk i ka vënë në zbatim këto kërcënime – dhe kjo është një tjetër arsye për vetëbesimin e Rusisë.
Putini lavdëron publikisht përpjekjet për paqe të Trump. E megjithatë ai ka refuzuar propozimet e Trump për armëpushim dhe nuk ka treguar asnjë dëshirë për të bërë lëshime mbi luftën në Ukrainë.
Po si qëndron perspektiva për paqe?
Putini ka thënë së fundmi se mund të shohë “dritë në fund të tunelit”.
Më duket se aktualisht Rusia nga njëra anë, dhe Ukraina e Evropa (dhe në njëfarë mase edhe Amerika) nga ana tjetër, janë në tunele të ndryshme, në rrugë të ndryshme, me destinacione të ndryshme.
Ukraina dhe Evropa janë të përqendruara në përfundimin e luftimeve, sigurimin e garancive për sigurinë e Kievit dhe forcimin e ushtrisë ukrainase pas luftës për të parandaluar një pushtim tjetër.
Kur Putini flet për “dritë në fund të tunelit”, unë besoj se ai imagjinon një rrugë që çon drejt një fitoreje ruse në Ukrainë, dhe më gjerë, drejt ndërtimit të një rendi të ri global që favorizon Rusinë.
Sa i përket paqes, është e vështirë të shohësh se ku dhe kur këto dy autostrada kaq të ndryshme do të kryqëzohen./ BBC -

Analiza/ Çfarë fshihet pas qëndrimit të palëkundur të Putinit për luftën në Ukrainë?

Sa i përket paqes, është e vështirë të shohësh se ku dhe kur këto dy autostrada kaq të ndryshme do të kryqëzohen./ BBCTop Channel
-

Jude Law portretizon Vladimir Putinin në filmin që tronditi Festivalin e Venecias, ‘Magjistari i Kremlinit’ hap siparin mes politikës dhe artit
Aktori i njohur britanik Jude Law është transformuar në mënyrë mbresëlënëse për të portretizuar Vladimir Putinin në një film të ri që pati premierën botërore këtë të premte në Festivalin e Filmit në Venecia.
Filmi titullohet “Magjistari i Kremlinit” dhe është adaptuar nga romani me të njëjtin emër i autorit Giuliano da Empoli, një bestseller ndërkombëtar që hedh dritë mbi mekanizmat e pushtetit në Rusi. Në qendër të rrëfimit është një figurë fiktive, Vadim Baranov, një strateg dhe këshilltar i errët i Kremlinit, i cili luhet nga aktori Paul Dano.
Baranov është frymëzuar nga një personazh real, Vladislav Surkov, ish-këshilltar i Putinit, i konsideruar si arkitekti i sistemit të kontrolluar politik në Rusi dhe një nga figurat më të mistershme të dekadës së fundit.
Filmi shpalos ngritjen e Vladimir Putinit drejt pushtetit absolut dhe mënyrën se si ai, përmes manipulimit dhe strategjisë, ndërton një sistem që sundon mbi frikën dhe kontrollin total.
Roli i Jude Law si Putin ka tërhequr vëmendje të madhe për ngjashmërinë fizike, por edhe për interpretimin kompleks të një figure që vazhdon të polarizojë opinionin global.Top Channel
-

Sulmi në Kiev/ Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov: Jemi të interesuar për negociata, por nuk ka armëpushim
dimitry peskov
MOSKË- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se ende Rusia është ende e interesuar të vazhdonte bisedimet e paqes për Ukrainën, pavarësisht sulmit që ndodhi një natë më parë në Kiev, ku të paktën 15 persona, përfshirë katër fëmijë mbetën të vrarë.
“Operacioni special ushtarak vazhdon. Mund të shihni se sulmet ndaj infrastrukturës ruse, shpesh ndaj infrastrukturës civile ruse, nga regjimi i Kievit po vazhdojnë gjithashtu. Forcat e armatosura ruse po kryejnë gjithashtu detyrat e tyre. Në të njëjtën kohë, Rusia mbetet e interesuar të vazhdojë procesin e negociatave në mënyrë që të arrijmë qëllimet tona përmes mjeteve politike dhe diplomatike.”, u shpreh zëdhënësi.
Peskov ka thënë vazhdimisht se Rusia nuk i shënjestron qëllimisht civilët ukrainas dhe i drejton sulmet e saj vetëm kundër objekteve ushtarake. Peskov theksoi se deri më tani është arritur asnjë marrëveshje për një armëpushim të tillë dhe se negociatat duhet të zhvillohen në mënyrë diskrete.
Ndërkohë që zyrtarët ukrainas thonë se dhjetëra civilë kanë vdekur në muajt e fundit gjatë sulmeve ruse në zonat me popullsi të dendur, dhe mijëra që nga fillimi i luftës./ZËRI