Tag: kremlini

  • “Edhe ne mendojmë si Trump”/ Kremlini: Nëse doni paqe, përgatituni për luftë

    “Edhe ne mendojmë si Trump”/ Kremlini: Nëse doni paqe, përgatituni për luftë

    Duke komentuar deklaratat e Donald Trump gjatë takimit të djeshëm me gjeneralët amerikanë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia pajtohet me idenë se “nëse do paqe, duhet të përgatitesh për luftë”. 
    “Shprehja ‘nëse do paqe, përgatitu për luftë’ nuk është e re, ka ekzistuar në histori dhe është përdorur nga shumë politikanë”, tha Peskov, duke u cituar nga agjencia Interfax. “Edhe ne – shtoi ai – preferojmë të forcojmë në çdo mënyrë forcat tona të armatosura, duke mbetur gjithsesi mbështetës të paqes dhe të gatshëm për të zgjidhur çdo problem, përfshirë krizën në Ukrainë, përmes negociatave diplomatike”. 

  • Kremlini paralajmëron Europën: Do ndjekim penalisht këdo që merr dhe përdor asetet ruse

    Kremlini paralajmëron Europën: Do ndjekim penalisht këdo që merr dhe përdor asetet ruse

    Kremlini tha të hënën se Rusia po punon për të forcuar forcat e saj të armatosura, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me një vërejtje të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për luftë për të siguruar paqen.

    “Ne gjithashtu preferojmë të forcojmë forcat tona të armatosura në çdo mënyrë të mundshme, duke vazhduar të mbështesim plotësisht paqen, duke mbetur të hapur për zgjidhjen e të gjitha problemeve, përfshirë krizën ukrainase, përmes negociatave diplomatike dhe kontakteve politike”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
    Kremlini gjithashtu paralajmëroi udhëheqësit europianë se Rusia do të ndjekë penalisht çdo person ose vend që vjedh paratë e saj dhe tha se vjedhja e aseteve ruse do të dëmtonte depozitat dhe investimet evropiane.
    I pyetur në lidhje me një intervistë me Axios në të cilën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi ishte gati të thoshte se do të kërkonte të rifitonte territorin e tij vetëm përmes mjeteve diplomatike në të ardhmen, Peskov tha se kishte një pauzë në procesin e negociatave. Ai theksoi se Kievi, i cili akuzon Moskën për bërjen e kërkesave të paarsyeshme që përbëjnë dorëzim, nuk duket se po nxitohet për të rinisur bisedimet.
    Zëdhënësi i presidentit rus tha gjithashtu se ishte budallallëk që Ukraina të akuzonte Rusinë për bombardimin e termocentralit bërthamor Zaporizhia në jug të Ukrainës, pasi Moska kontrollon objektet e centralit.
    Centrali masiv i ndërtuar nga sovjetikët po ftohet nga gjeneratorë dizelë emergjence për të nëntën ditë me radhë, pasi një linjë e jashtme e energjisë elektrike dështoi. Peskov u tha gazetarëve se Rusia po bënte gjithçka që mundte për të siguruar sigurinë e centralit, i cili, sipas tij, ishte sulmuar vazhdimisht nga forcat ukrainase. Kievi ka akuzuar forcat ruse për bombardimin e centralit.
    Rusia e ka kontrolluar stacionin, më të madhin në Evropë, që nga ditët e para të fushatës së saj ushtarake në Ukrainë. Stacioni mbetet afër vijave të zjarrit midis forcave ruse dhe ukrainase.

    Top Channel

  • Moldavët zgjedhin Parlamentin, qytetarët vendosin mes integrimit në BE dhe lidhjeve me Rusinë

    Moldavët zgjedhin Parlamentin, qytetarët vendosin mes integrimit në BE dhe lidhjeve me Rusinë

    Moldavia po voton për zgjedhjet kyçe parlamentare, ku do të zgjedhë mes dy rrugëve: vazhdimin e integrimit në Bashkimin Evropian apo kthimin drejt Rusisë, mes raportimeve të shumta për ndërhyrje në fushatë nga Kremlini.
    Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00, sipas kohës lokale, dhe mbyllen në orën 21:00. Rezultatet pritet të publikohen menjëherë pas përfundimit të procesit.
    Në garë janë partia në pushtet e presidentes, Maia Sandu, Veprimi për Solidaritet kundër Bllokut Elektoral Patriotik, një aleancë proruse dhe e partive nostalgjike ndaj Bashkimit Sovjetik.

    Socialistët drejtohen nga Igor Dodon, ish-president i Moldavisë, të cilin Sandu e mposhti në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, i cili prej kohësh mban lidhje të ngushta me Moskën.
    Kremlini e ka akuzuar vazhdimisht Moldavinë për histeri antiruse dhe ka mohuar se po ndërhyn në ato që Sandu i ka quajtur zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit të saj.
    Në fillim të kësaj jave policia dhe prokurorët e vendit ndaluan 74 persona nën dyshimin se po përgatitnin trazira masive. Raportohet se grupi ishte trajnuar në Serbi në taktika destabilizimi.
    Hetuesit thonë se midis qershorit dhe shtatorit grupe moldavësh të moshës 19-45 vjeç udhëtuan në Serbi, ku instruktorë rusë i mësuan se si të çanin kordonët policorë, t’u rezistojnë forcave të sigurisë dhe të përdorin shkopinj gome, pranga dhe madje edhe armë zjarri.
    Disa prej tyre raportohet se hynë në Serbi me idenë e pelegrinazhit në kishat ortodokse, por vetëm më pas u rekrutuan për trajnime në këmbim të 400 euro për udhëtim.
    Europa ka vlerësuar qeverinë moldave për rezistencën ndaj presionit pro rus ndërsa vendi ka nisur negociatat dhe apspiron ti bashkohet Brenda pak viteve bllokut.

  • Kremlini: Ukraina gabon nëse mendon se do të rifitojë territoret e humbura

    Kremlini: Ukraina gabon nëse mendon se do të rifitojë territoret e humbura

    Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ai u shpreh se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në gjendje të luftojë dhe të rimarrë të gjitha territoret e saj, erdhi një përgjigje e menjëhershme nga Moska.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi të mërkurën se ekonomia ruse plotëson në mënyrë të përkryer nevojat e ushtrisë dhe se është gabim i madh të besohet se Ukraina mund të rikthejë territoret e humbura.

    Trump kishte theksuar se ekonomia ruse përballet me probleme serioze dhe se forcat ruse “luftojnë pa qëllim prej 3.5 vjetësh”.

    Peskov iu përgjigj duke thënë se lufta nuk është pa qëllim, por nisi për shkak të mungesës së gatishmërisë së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të marrë parasysh shqetësimet e Rusisë për sigurinë e saj.

    Duke folur për marrëdhëniet dypalëshe me SHBA, Peskov vuri në dukje se procesi i rikthimit të marrëdhënieve po ecën “shumë më ngadalë sesa dëshiron Moska”.

    Ai tha për gazetarët se Kremlini dëshiron të përshpejtojë përpjekjet për heqjen e “pengesave” në marrëdhëniet dypalëshe dhe shtoi se ka shumë fusha ku Rusia dhe SHBA mund të bashkëpunojnë në interes të të dyja vendeve.

  • Kritikoi ushtrinë ruse, Kremlini i përgjigjet Trump: Po përpiqet të detyrojë botën të blejë naftë dhe gaz amerikan me çmim më të lartë

    Kritikoi ushtrinë ruse, Kremlini i përgjigjet Trump: Po përpiqet të detyrojë botën të blejë naftë dhe gaz amerikan me çmim më të lartë

    Kremlini ka hedhur poshtë kritikat e presidentit amerikan Donald Trumpit për cilësimin e ushtrisë ruse si një “tigër letre”.

    “Trump është një biznesmen dhe pretendon se po përpiqet ta detyrojë botën të blejë naftë dhe gaz amerikan me një çmim më të lartë”, shprehet Kremlini.
    Komentet nga të dyja palët tregojnë një përçarje midis Shtëpisë së Bardhë dhe Moskës – të cilat janë bërë më të përafërta gjatë mandatit të dytë të Trump, ndërsa presidenti amerikan përpiqet t’i japë fund luftës.
    Kremlini është përpjekur gjithashtu ta mbajë Trumpin në anën e tij këtë mëngjes, duke lavdëruar dëshirën e tij për t’i dhënë fund konfliktit.
    Dmitry Peskov, zëdhënësi i Vladimir Putinit, pretendon se Rusia “nuk është tigër, por ari”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

    Top Channel

  • Njohja e Palestinës nga disa vende Perëndimore/ Kremlini: Mbetemi të përkushtuar për një zgjidhje me 2 shtete 

    Njohja e Palestinës nga disa vende Perëndimore/ Kremlini: Mbetemi të përkushtuar për një zgjidhje me 2 shtete 

    E pyetur në lidhje me vendimin e disa vendeve perëndimore për të njohur zyrtarisht Palestinën, Rusia thotë se mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete. 
    Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur se Rusia mbetet e përkushtuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit në Gaza. 
    “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj rezolutave themelore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mbetemi të përkushtuar ndaj qëndrimit ndërkombëtar mbi mundësinë e zgjidhjes së problemit palestinezo-izraelit në bazë të një qasjeje me dy shtete”, u tha gazetarëve në Moskë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. 
    Ai shtoi: “Kjo mbetet qasja jonë dhe ne besojmë se është e vetmja mënyrë e mundshme për të gjetur një zgjidhje për këtë konflikt jashtëzakonisht kompleks dhe të gjatë, i cili tani është ndoshta në fazën e tij më akute dhe tragjike në të gjithë historinë e tij.” 
    Me sa duket, Kremlini nuk sheh asnjë kontradiktë midis përpjekjeve për një zgjidhje paqësore me dy shtete në Lindjen e Mesme dhe pushtimit të dhunshëm të Ukrainës, i cili filloi në shkurt të vitit 2022.  
    Vladimir Putin dhe Kremlini e kanë bërë të qartë vazhdimisht se nuk e njohin sovranitetin e Ukrainës ose qeverinë dhe udhëheqësin e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike, Volodymyr Zelenskyy. 
     

  • Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

    Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

    Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës janë ndërprerë. Ky fakt është bërë i ditur nga Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskos në një reagim për mediat.
    Sipas ekspertëve kjo tregon një shenjë se përpjekjet e Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit po lëkunden. Presidenti amerikan, duke kërkuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve, është angazhuar në një seri bisedimesh me Vladimir Putin, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e aleatëve të Kievit në NATO.
    Megjithatë, pavarësisht një takimi të profilit të lartë me Trump në Alaska muajin e kaluar, Putin ka vazhduar me ofensivën e tij, duke kërkuar më shumë tokë ndërsa rrit bombardimet me raketa – duke përfshirë një sulm ndaj Ukrainës këtë javë në të cilin dronët rusë kaluan në hapësirën ajrore polake.
    “Negociatorët tanë kanë mundësinë të komunikojnë përmes kanaleve. Por për momentin, ndoshta është më e saktë të flasim për një pauzë”, tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit. “Nuk mund të presësh që procesi i negociatave të japë rezultate të menjëhershme”, shtoi ai në një telefonatë me gazetarët.
    Putini në fakt e ka përjashtuar një takim me Zelensky, i cili thotë se një samit është jetik për të thyer bllokimin. Putini këmbëngul se një takim i tillë mund të zhvillohet vetëm në Moskë, diçka për të cilën Kievi nuk ka gjasa të bjerë dakord ndonjëherë.
    Peskov i bëri komentet pasi zoti Trump minimizoi ndërhyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të NATO-s në Poloni, duke thënë se mund të ketë qenë një “gabim” nga Kremlini.
    Të martën në mbrëmje, avionë luftarakë polakë dhe holandezë u ngritën në ajër pasi Rusia lëshoi raketa dhe dronë drejt Ukrainës, me rreth 19 prej tyre që hynë në hapësirën ajrore polake.

  • Von der Leyen: Kremlini po shpërfill diplomacinë duke vrarë pa dallim

    Von der Leyen: Kremlini po shpërfill diplomacinë duke vrarë pa dallim

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha sot se Moska po shpërfill diplomacinë duke vrarë më shumë njerëz, në një reagim ndaj sulmit masiv rus ndaj ndërtesave qeveritare në Kiev.
    “Evropa mbështet Kievin dhe do të rrisë presionin ndaj Moskës duke vendosur më shumë sanksione”, tha Von der Leyen në X.

    “Mbrëmë, Rusia nisi një nga sulmet më të mëdha me raketa dhe dronë kundër Ukrainës, duke synuar si ndërtesat qeveritare ashtu edhe shtëpitë e civilëve”, tha Von der Leyen.
    “Edhe një herë, Kremlini po shpërfill diplomacinë, po shkel ligjin ndërkombëtar dhe po vret pa dallim. Evropa e mbështet plotësisht dhe do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën”, shtoi ajo.
    “Ne po forcojmë forcat e armatosura ukrainase, po krijojmë garanci të qëndrueshme sigurie dhe po shtrëngojmë sanksionet për të rritur presionin ndaj Rusisë. Vrasjet duhet të ndalen”, tha Von der Leyen.
    ATSH

  • Von der Leyen shpërthen pas sulmit në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

    Von der Leyen shpërthen pas sulmit në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër pas një prej sulmeve më të mëdha me dronë dhe raketa që Rusia ka ndërmarrë mbi Ukrainë, duke goditur ndërtesa qeveritare dhe banesa civile në Kiev.
    “Edhe një herë, Kremlini tallet me diplomacinë, shkel ligjin ndërkombëtar dhe vret pa dallim,” shkruan Von der Leyen në platformën sociale “X”.
    Ajo shprehet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm krah Ukrainës.

    “Po shtojmë forcat e armatosura të Ukrainës, po ndërtojmë garanci të qëndrueshme sigurie dhe po shtrëngojmë sanksionet për të rritur presionin mbi Rusinë. Vrasjet duhet të marrin fund”, përfundon Von der Leyen.
    Kujtojmë se Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror në Kiev, duke shkaktuar viktima të pafajshme dhe dëme të rënda. Tre persona, mes tyre një foshnje dhe një grua e re, humbën jetën, ndërsa 18 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet me dronë dhe raketa që goditën gjatë natës.
    Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se një godinë qeveritare në qendër të qytetit u përfshi nga flakët pas bombardimeve.

  • Kremlini pas sulmeve mbi Kievin: Jemi ende të gatshëm për bisedime paqeje

    Kremlini pas sulmeve mbi Kievin: Jemi ende të gatshëm për bisedime paqeje

    Kremlini ka deklaruar këtë të enjte se vazhdon të jetë i interesuar për të vazhduar bisedimet e paqes për Ukrainën, pavarësisht se Rusia kreu një sulm të madh dhe vdekjeprurës gjatë natës së kaluar mbi Kievin.
    Zyrtarët ukrainas thanë se sulmi kishte vrarë të paktën 17 persona përfshirë katër fëmijë.
    I pyetur nëse kishte një kontradiktë midis sulmit të fundit dhe dëshirës së deklaruar të Moskës për të bërë përparim në bisedimet e paqes, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se të dyja palët po vazhdojnë të sulmojnë njëra-tjetrën.
    “Operacioni special ushtarak vazhdon. Mund të shihni se sulmet mbi infrastrukturën ruse, shpesh mbi infrastrukturën civile ruse, nga regjimi i Kievit po vazhdojnë gjithashtu. Forcat e armatosura ruse po kryejnë gjithashtu detyrat e tyre”, tha Peskov, sipas “Reuters”.
    Ai tha se Rusia po godiste me sukses infrastrukturën ushtarake dhe atë të lidhur me ushtrinë.
    “Në të njëjtën kohë, Rusia mbetet e interesuar për vazhdimin e procesit të negociatave me qëllim që të arrijë objektivat tona përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, shtoi ai.
    Peskov ka thënë në mënyrë të përsëritur se Rusia nuk i shënjestron qëllimisht civilët dhe i drejton sulmet e saj vetëm kundër objekteve ushtarake. Por pavarësisht deklaratave nga Kremlini, zyrtarët ukrainas thonë se dhjetëra civilë kanë vdekur muajt e fundit gjatë sulmeve ruse mbi zona populluara, dhe mijëra që nga fillimi i luftës.
    Ministria ruse e Mbrojtjes tha më herët të enjten se kishte shënjestruar objekte të industrisë ushtarake dhe baza ajrore ushtarake në atë që e përshkroi si një “sulm në grup” gjatë natës dhe që kishte përdorur raketa hipersonike “Kinzhal”, dronë dhe raketa të sakta të lëshuara nga ajri.
    Ushtria ukrainase nga ana tjetër tha se kishte përdorur dronë për të goditur dy rafineri nafte ruse gjatë natës, si pjesë e një fushate të vazhdueshme nga Kievi për të goditur sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë së presidentit Vladimir Putin. Rusia konfirmoi se njëra nga rafineritë ishte goditur dhe se një zjarr atje ishte shuar.
    I pyetur për sulmet ndaj rafinerive, Peskov tha se tregu i brendshëm i karburanteve në Rusi ishte furnizuar plotësisht dhe se situata ishte nën kontroll.
    I pyetur për mundësinë e një armëpushimi ajror midis Rusisë dhe Ukrainës, diçka që presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka sugjeruar se mund të jetë një opsion, Peskov tha se nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje për një armëpushim të tillë dhe se negociatat duhet të zhvillohen në mënyrë diskrete.