Tag: kremin

  • Louis Vuitton befason botën me kremin e çokollatës/ Një kavanoz kushton 500 euro

    Louis Vuitton befason botën me kremin e çokollatës/ Një kavanoz kushton 500 euro

    Shtëpia e njohur franceze e modës Louis Vuitton ka surprizuar ndjekësit me lëvizjen e saj më të fundit — një bashkëpunim me mjeshtrin francez të pastiçerisë Maxime Frédéric, që ka rezultuar në krijimin e një kremi çokollate të limituar. Ky produkt i veçantë, i përshkruar si “bashkimi i mjeshtërisë së firmës me përbërësit artizanalë”, është kthyer menjëherë në një hit.
    I themeluar në vitin 1854 nga vetë Louis Vuitton, brandi është i njohur për çantat dhe valixhet e tij ikonike me logon karakteristike. Por këtë herë, shtëpia e modës ka hyrë në një territor krejt të ri — botën e ëmbëlsirave luksoze.
    Kremi i çokollatës, i bërë nga lajthi italiane dhe kakao me origjinë të vetme, ka një çmim që varion nga rreth 38 deri në 55 euro për gram. Megjithatë, çmimi nuk i ka ndaluar fansat e markës, pasi prodhimi i parë u shit brenda vetëm 10 minutash nga hedhja në treg në faqen zyrtare. Fillimisht, produkti ishte i disponueshëm vetëm në dy butiqe ekskluzive – në Place Vendôme të Parisit dhe Neë Bond Street në Londër.
    Siç pritej, kavanozët e rrallë tani po rishiten në eBay me çmime marramendëse – njëri prej tyre madje është listuar për rreth 2 000 euro, dhe disa blerës duket se janë gati ta blejnë.
    Pavarësisht kritikave, bashkëpunimi midis Louis Vuitton dhe Maxime Frédéric dëshmon edhe një herë fuqinë e markave të mëdha për ta kthyer edhe kremin e çokollatës në një aksesor luksi.

  • Sa shpesh duhet të riaplikoni kremin e diellit

    Sa shpesh duhet të riaplikoni kremin e diellit

    Përdorimi i kremit kundër diellit është thelbësor për të mbrojtur lëkurën nga rrezatimi ultraviolet (UV), i cili mund të shkaktojë djegie nga dielli, plakje të parakohshme dhe rritje të rrezikut për kancer të lëkurës. Por, nuk mjafton ta vendosni vetëm një herë gjatë ditës është e rëndësishme edhe sa shpesh e riaplikoni.

    Rregulla e përgjithshme:

    Riaplikoni çdo 2 orë kur jeni të ekspozuar ndaj diellit, edhe nëse nuk ndjeni që po digjeni.

    Në këto raste, duhet ta riaplikoni menjëherë:

    Pas notit – Edhe nëse përdorni krem “rezistent ndaj ujit”, mbrojtja dobësohet pas kontaktit me ujin.

    Pas djersitjes së tepërt – Djersa mund të largojë kremin nga lëkura.

    Pas fshirjes me peshqir – Peshqiri largon kremin mekanikisht nga lëkura.

    Këshilla të dobishme:

    Përdorni krem me SPF 30 ose më të lartë, dhe sigurohuni që është me spektër të gjerë (mbrojtje ndaj rrezeve UVA dhe UVB).

    Vendosni një sasi të bollshme për një trup të rritur nevojiten rreth 30 ml.

    Mos harroni zona si: veshët, qafën, buzët (me balsam me SPF), dhe pjesën e sipërme të këmbëve dhe duarve.

    Edhe në ditë me re, rrezet UV depërtojnë, prandaj përdorni krem çdo ditë, jo vetëm në plazh.

  • Krem Pite Plot Delikatesë – Receta e Thjeshtë si ta Përgatisni

    Krem Pite Plot Delikatesë – Receta e Thjeshtë si ta Përgatisni

    Kjo ëmbëlsirë do t’ju lërë të kënaqur! Petë sfoliatë të pjekura e krokante të shoqëruara me kremin më fantastik që keni provuar.

    Ndiqni me kujdes hapat e shpjeguar në recetë, sidomos për përgatitjen e kremit, dhe përgatiteni që sot.
    Madje mund ta përgatisni edhe për festa apo gëzime familjare pasi është një ëmbëlsirë që përveç shijes ka edhe një pamje tërheqëse.
    Përbërësit:
    Brumi:

    250 gr petë sfoliatë
    Kremi:
    2 litra qumësht
    300 gr sheqer
    2 pako rreth 20g sheqer vanilje
    2 lugë gjelle miell
    200 gr niseshte
    7 vezë

    Përgatitja e brumit:
    Peta e sfoliatës është mirë që të mos jetë e ngrirë, ndaj kur ta blini mundohuni të gjeni pakot e freskëta.
    Hapeni petën në sipërfaqen e tavolinës suaj dhe punojeni pak me petës sa për ta holluar.
    Ndajeni petën në dy pjesë dhe shpojeni me pirun në mënyrë që kur të piqet të qëndrojë e drejtë.
    Vendosini pjesët e petës në tavë dhe piqini në furrë të ngrohur me 180 gradë për 20 minuta.
    Ngjyra e petës duhet të jetë e artë e ndërsa peta duhet të jetë krokante.
    Kur të jetë gati largojeni nga tava dhe lëreni të ftohet.
    Përgatitja e kremit:
    Në një tas hidhni 7 të kuqet e vezëve me 150g sheqer dhe punojini me rrahësin elektrik.
    Kremi duhet të jetë i plotë dhe me ngjyrë të verdhë shumë të lehtë.
    Shtoni më pas sheqerin me aromë vaniljeje, 300ml qumësht, miellin dhe niseshtenë.
    Gjatë gjithë kohës jeni duke e përzierë me rrahësin elektrik apo me telin e kuzhinës.
    Kur masa të jetë e njëtrajtshme dhe pa kokrra kremi është gati.
    Ndërkohë në një tenxhere hidhni pjesën e mbetur të qumështit dhe lëreni që të vlojë.
    Merrni pak nga qumështi i ngrohtë dhe hidheni me lugë tek masa kremoze që përgatitët me të kuqet e vezëve.
    Kështu temperature e vezëve do të thyhet dhe kur ta kaloni kremin tek qumështi ato nuk do të priten.
    AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes me këtë hap pasi ndryshe kremi do të prishet.
    Përziejeni masën me lugë druri derisa të fillojë të mpikset, diçka e tillë parandalon krijimin e kokrrave të patretura të kremit.
    Kur masa të jetë trashur largojeni nga zjarri dhe në një tas tjetër rrihni të bardhat e vezëve me 150g sheqer.
    Kur të keni formuar merengen bashkojeni atë me pjesën tjetër të kremit.
    Vendoseni në zjarr edhe për 2-3 minuta të tjera kremin dhe kështu ai do të jetë gati.
    Merrni njërën nga petët dhe vendoseni mbi një tabaka, shtroni aty kremin dhe më pas mbulojeni me petën tjetër.
    Lëreni ëmbëlsirën të ftohet në frigorifer për të paktën 3-4 orë para se ta shërbeni.
    Në fund mund ta spërkatni me sheqer pluhur apo mjaltë për t’i dhënë një pamje dhe shije akoma dhe më speciale./AgroWeb.org