Tag: krejt

  • VIDEO – “Thethi 2.0”, famullitari i zonës reagon për rifillimin e shembjeve në zonën e njohur turistike…

    VIDEO – “Thethi 2.0”, famullitari i zonës reagon për rifillimin e shembjeve në zonën e njohur turistike…

    IKMT ka nisur një aksion të dytë që mund të quhet edhe “Thethi 2.0” në zonën e njohur turistike. Gjatë orëve të para të ditës së sotme, mjetet e IKMT, të shoqëruar nga efektivë të Policisë së Shtetit, i janë drejtuar Thethit ku parashikohet të shemben rreth 35 ndërtime pa leje.

    Ky aksion i dytë, pas atij që u zhvillua në kulmin e sezonit turistik veror, ka ngjallur reagimin publik, përmes një deklarate, të famullitarit të Kishës Katolike të zonës, Fra Kastriot Demaj OFM. Duke ju drejtuar qeverisë, ai shkruan:

    E kam detyrim, nën shembullin e Famullitarve, që i kanë shërbyer zonës së Shalës dhe krejt Dukagjinit përgjatë shekujve, në luftë e në paqe, në gëzime e në hidhërime, të them fjalën time në lidhje me shkatërrimin e shtëpive dhe kasolleve të drurit në Theth në muajin korrik, e siç po përflitet, për një aksion të dytë shkatërrimi.Prandaj, si Famullitar i Thethit dhe i fshatrave të tjerë përreth (Nderlysaj, Breg- Lumi, Lekaj, Abat, Gimaj, Lotaj), bëj thirrje që të mos ndërmerret më asnji lloj aksioni për shkatërrim të kasolleve prej druri, të ndërtuara për mikëpritjen e turistave apo i shtëpive për banim. E në të njëjtën kohë bëj thirrje për pajisjen me dokumenta pronësie të shtëpiave dhe tokave, që kanë trashëguar banorët e Thethit dhe krejt Dukagjinit, prej t’Parëve të tyne, proçes që tashmë ka nisur dhe është në fazen fillestare. Eshtë e drejtë natyrore që çdokush që ka të trashëguar shtëpinë dhe tokën, të ketë edhe dokumentin përkates. Nëse një ligj pengon banorët e Thethit të mos pajisen me dokumenta pronësie, për shtëpitë dhe tokat e tyre, ai është një ligj që cenon të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, e si i tillë, nuk duhet të jetë. Alpet kanë bukurinë e vet, por më së pari jeta dhe dinjiteti i njeriut.Duke e përmbyllur këtë reagim, ju ftoj që fadromat t’i përdorni për me hapë rrugë e për të krijuar kushte të përshtashme për jetëse në Dukagjin, ashtu siç keni nisë të veproni, me rinovimin e rrugës që përshkon krejt Dukagjinin, duke filluar nga Prekali, e jo të bëni të njëjtin gabim, si në korrik, duke shkatërruar me fadroma shtëpitë dhe kasollet e drurit në Theth.Jepuni mundësinë banorve të Shalës dhe krejt Dukagjinit t’i rinovojnë shtëpijat e vjetra, të braktisura për shkak të kushteve të vështira të jetesës, sepse me ndërtimin e rrugës, banorët do të kenë mundësi të rikthehen në tokat e t’Parëve të tyre. E me ndërtimin e rrugës, edhe turizmi do të rritet në krejt zonen e Dukagjinit, pasi çdo fshat i Dukagjinit, ashtu si Thethi, ka bukurinë e vet, që do të shihet më qartë kur rruga të bëhet e përshtatshme për të gjitha mjetet automobilistike.Duke shpresuar që nuk do të bëhet edhe një herë gabimi i korrikut, pres një reagim pozitiv nga ana e autoriteve përgjegjëse.”, shkruan famullitari i Theth- Breg Lumi, Fra Kastriot Demaj OFM.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Rasti i Mozzik, reagon sërish Getinjo: Asnjëri nuk e di hallin e tjetrit

    Rasti i Mozzik, reagon sërish Getinjo: Asnjëri nuk e di hallin e tjetrit

    Polemikat e ditëve të fundit mes Mozzik dhe Vetëvendosjes nuk kanë kaluar pa reagime edhe nga familja. Vëllai i tij, reperi Getinjo, zgjodhi rrjetet sociale për të shpërthyer ndaj presionit që, sipas tij, po u bëhet artistëve.
    “Është e lehtë me ba hajgare në internet,” shkruan ai, “por askush nuk e di hallin dhe presionin e tjetrit. Ne nuk bëjmë lojëra me veten.”
    Me një ton të drejtpërdrejtë, Getinjo e quajti të turpshme që një kabinet apo një ministri merret me një djalë të ri, i cili, siç thotë ai, “krejt çfarë ka, i ka fituar me punë, me fakte bankare dhe letra origjinale”.
    Në mesazhin e tij, reperi thekson se shteti është themel i çdo qytetari dhe se respekti ndaj tij është i panegociueshëm. Por, sipas tij, pushteti nuk duhet të bëhet maskë për të frikësuar të rinjtë që punojnë dhe synojnë suksesin.
    “Punoni, mos u ndalni, mos u frikësoni prej askujt në këtë jetë”, është thirrja që Getinjo i adresoi ndjekësve të tij, duke kthyer debatin politik në një apel motivues për rininë.
    Reagimi i plotë:
    “Euforik dhe shumë të ngutshëm secili nëpër faqe dhe portale interneti. Por asnjëri nuk e di hallin e tjetrit dhe presionin e tjetrit. Krejt mundeni të bëni hajgare me secilin, por ne nuk bëjmë hajgare me veten as edhe një herë.
    Marre një kabinet komplet dhe një ministri me u marr me një artist të muzikës një djalë të ri që krejt paratë i ka bërë me punë dhe me fakte bankare e letra origjinale.
    Shteti është baza e çdo qytetari, ne e duam shtetin, por janë disa persona që pozita i bën me mendu që janë Zot haha eh që nuk janë bre valla.
    Zoti ju ruajt të dashur njerëz, punoni dhe kurrë mos u ndalni edhe mos u frikësoni prej askujt në këtë jetë”.

  • ‘Autizmi ka dalë krejt jashtë kontrollit’/ Trump njofton: Kemi gati përgjigjen

    ‘Autizmi ka dalë krejt jashtë kontrollit’/ Trump njofton: Kemi gati përgjigjen

    Nga Jens Ulrich Eckhard, BILD

    Presidenti i SHBA Donald Trump është i bindur: Medikamenti “Tylenol”, i njohur në Europë me emrin “Paracetamol”, dhe shumë i përdorur nga gratë shtatzëna, sipas tij rrit rrezikun për autizëm.

    Që nga vitet 1950, Paracetamoli konsiderohet si një medikament i njohur dhe i përdorur globalisht për dhimbjet. Udhëzimet aktuale mjekësore në SHBA thonë se marrja e këtij medikamenti pa recetë gjatë shtatzënisë është e padëmshme.

    Megjithatë, presidenti amerikan dhe ministri i tij i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., po e vënë këtë në dyshim. Ata shohin një lidhje midis marrjes së “Tylenol” gjatë shtatzënisë dhe çrregullimeve të spektrit autik te të sapolindurit.

    Sipas “Politico”, që i referohet dy zyrtarëve të lartë të qeverisë, Trump të hënën do të deklarojë se Paracetamoli gjatë shtatzënisë duhet të merret më së shumti vetëm në rast të etheve të larta. Me një deklaratë të tillë, për herë të parë një qeveri do të krijonte një lidhje të drejtpërdrejtë midis Paracetamolit dhe autizmit.

    “Autizmi ka dalë krejt jashtë kontrollit”

    Trump dhe Kennedy duan ta trajtojnë çështjen e autizmit me përparësi. Kennedy është i bindur se helmimet nga mjedisi në SHBA kanë shkaktuar një “epidemi autizmi”.

    Që javën e kaluar, Trump me fjalët “Autizmi ka dalë krejt jashtë kontrollit” tërhoqi vëmendjen te kjo temë. Në ceremoninë përkujtimore për aktivistin Charlie Kirk, Trump deklaroi në podium se “është gjetur një përgjigje për autizmin”.

    Më parë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kush Desai, kishte thënë se “njoftimi do të përfaqësonte një përparim historik” në luftën kundër rritjes së rasteve të autizmit në SHBA.

    Sipas “Washington Post”, qeveria planifikon të shqyrtojë medikamentin kundër kancerit “Leucovorin” si një terapi të mundshme për njerëzit me autizëm.

  • Ndërprerja e seancës për qeverinë, Këlliçi: Do përgjigjemi me strategji krejt ndryshe

    Ndërprerja e seancës për qeverinë, Këlliçi: Do përgjigjemi me strategji krejt ndryshe

    Seanca e sotme plenare, ishte e planifikuar si maratonë, por në fakt u zhvillua për vetëm 26 minuta, vjen si pasojë e irritimit të Partisë Demokratike ndaj “Diellës”.
    Në një komunikim me lidhje të drejtpërdrejtë në Klan News, ishte deputeti demokrat, Belind Këlliçi, i cili foli për atë se çfarë ndodhi në seancën e sotme mes debatesh dhe miratimi i një qeverie të re në kohë rekord.
    Këlliçi analizoi shkurtimisht se çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e cila u bë pas mbarimit të seancës. Deputeti demokrat sqaroi se PD-ja do të përgjigjet ndaj mazhorancës me një strategji plotësisht të re.
    “Kemi pasur një mbledhje shumë të gjatë të grupit parlamentar. Do vijojmë të kemi sërish mbledhje edhe një kalendar shumë intensive të mbledhjeve dhe takimeve. Ka pasur propozime nga më të ndryshme. Padiskutim ne do duhet të përgjigjemi me një strategji edhe komunikimi krejt të ndryshme. Edhe organizimi krejt ndryshme, të gjithë këtyre skenarëve dhe kurtheve politike që mund të ngrejë mazhoranca, që më pas mund të transportohet në sytë e qytetarëve shqiptarë sikur janë skenare apo agjenda të opozitës, kur në fakt nuk janë të tilla. Janë krye këput të mazhorancës”, tha Këlliçi.
    Kujtojmë se Partia Demokratike është shprehur gjithnjë pro modelit të “mosbindjes” në Kuvend. Mbetet për t’u parë sakaq nëse demokratët do të përdorin si strategji sërish mosbindjen në nivel më të “agravuar”, apo do të ketë realisht ndryshime të qasjes së tyre në Parlament ndaj mazhorancës.
    Nga seanca e sotme, përbërja e Këshillit të ri të Ministrave dhe programi qeverisës është votëbesuar me 82 vota pro të shumicës ndërsa demokratët hodhën objekte në drejtim të ministrave dhe kreut të qeverisë. Kjo ishte seanca e tretë brenda javës, pasi parlamenti ka nisur me një agjendë të ngjeshur. Risjellim në vëmendje se me votat e mazhorancës është ndryshuar Rregullorja dhe janë riformatuar komisionet.

  • Sistemi Zgjedhor ose Kaosi i pashmangshëm Opozitar

    Sistemi Zgjedhor ose Kaosi i pashmangshëm Opozitar

    Nga Andi Mustafaj/

    Nga duhet të fillojmë për ta trajtuar këtë çështje? Ndoshta nga pranimi i një të vërtete të thjeshtë: sistemi zgjedhor i 11 majit 2025 ishte më i keqi që ka pasur Shqipëria, dhe pa dyshim një nga më të këqijtë që mund të studiohen në botë. Ky sistem (proporcional rajonal me lista të mbyllura) ishte një kurth i tmerrshëm që u mbyll mbi opozitën.

    Për hir të së vërtetës, nuk jam i sigurt nëse ishte ndërtuar me vetëdije të plotë nga arkitektët e tij, apo nëse bisha i shpëtoi krijuesit. Sepse sado djallëzor të jesh, është e vështirë të parashikosh degëzimet e kaosit që ky sistem prodhoi në momentin e intensifikimit të fushatës elektorale. Ky kurth krijoi dy realitete krejt të kundërta për pushtetin dhe opozitën, të cilat ndryshuan nga themeli tipologjinë e fushatës.

    Listat e mbyllura: ngërçi i parë konceptual

    Qasja ndaj ndërtimit të listës së mbyllur është krejtësisht ndryshe kur je një parti e cila ka 12 vite në opozitë përballë një regjimi, nga ajo që ka partia e regjimit e cila ka 12 vite në pushtet. Kjo qasje prodhon pasoja krejt të kundërta, veçanërisht për sa i përket dy koncepteve themelore që janë “shpërblimi” dhe “ekuilibri” politik.

    Shpërblimi. Një parti që nuk është në pushtet nuk ka mekanizma të shumtë shpërblimi për personat që mbajnë poste të ndryshme drejtuese jashtë periudhave elektorale. Ajo nuk ka poste apo privilegje për të dhënë. Ajo nuk ka as kapacitetin e qeverisë për të shpërndarë “hirin e pushtetit” te militantët e saj. E vetmja mënyrë për të njohur dhe vlerësuar ata që kanë përgjegjësi drejtuese brenda partisë në opozitë, që kanë qëndruar “besnikë” në vite, që kanë mbrojtur liderin në publik etj. është vendosja e tyre në lista të mbyllura.

    Këtu nuk bëhet fjalë për një gjykim moral mbi cilësinë e secilit (gjë që është një debat krejt tjetër i cili duhet kryer), por për një mekanizëm politik që bën të mundur mbijetesën e një strukture hierarkike rreth një drejtuesi. Sigurisht, në një botë ideale “shpërblimi” duhet të bëhet në bazë të peshës elektorale, por ne nuk jemi në një botë të tillë. Ndoshta personat e shpërblyer në listë të mbyllur nuk kanë peshë elektorale (edhe pse kjo mbetet për tu parë), por një drejtues ka nevojë për njerëz që besojnë në të, që punojnë për të, që ia realizojnë filozofinë gjatë periudhës kur është në opozitë.

    Nëse ata vendosen në listë të hapur, do të perceptohet me siguri nga ana e tyre si mosmirënjohje dhe mund të krijojë kushte të sabotimit të brendshëm dhe të tradhtisë. Duke parë pozicionet e tyre ndër vite nëpër struktura, ky është një rrezik i madh për t’u marrë në prag të fushatës.

    Gjithashtu, nëse drejtuesi i nxjerr në listë të hapur krijon edhe idenë se nuk ka rëndësi roli drejtues në parti, duke krijuar një rrezik tjetër: atë të personave që angazhohen vetëm në prag të fushatave, duke lënë kështu plotësisht në rang dytësor rolet drejtuese në strukturat e partisë.

    Ekuilibri. Opozita është një koalicion i vazhdueshëm dhe i ndryshueshëm. Kur je përballë një regjimi autokratik, nuk e ke luksin të zgjedhësh kush hyn në betejë, ashtu si një ushtri e rrethuar nuk ka luksin të refuzojë ata që dinë të mbajnë armë. Nëse opozita do të tregojë koherencë me rrëfimin e saj publik si “front i gjerë kundër regjimit”, duhet të bëjë vend për rrymat e brendshme dhe për aleatët e saj. Lista e mbyllur është, pra, një fushë ku bëhen negociatat, por edhe ku mbahen bashkëjetesat politike që ndryshe do të shpërthenin në armiqësi.

    Këtij elementi parimor i shtohet një pragmatik, sistemi zgjedhor prodhon realitete ku 100 mijë vota sjellin 1 deputet ose 30 mijë vota sjellin 3 deputetë. Në këtë drejtim, çdo votë kundër regjimit duhet maksimizuar dhe të mos lejohet të ketë rrjedhje, siç pati në zgjedhjet e vitit 2021. Një parti opozitare që nuk shtrin dorën është e destinuar të mbetet e vetmuar dhe, si pasojë, të fragmentarizojë votën.

    Ndërkohë, për partinë në pushtet është e kundërta. “Shpërblimin” nuk e bën drejtuesi për ata që i kanë qëndruar pranë në momentet e vështira por ata që drejtuesi u ka dhënë një pjesë të tortës së regjimit ndër vite. Paradigma këtu e vet konceptit kthehet përmbys.

    Në listat e mbyllura, ai mund të bëjë eksperimente me fytyra të reja, të cilat i shet si “rinovim” përpara opinionit publik, por që në të vërtetë janë deputetë të dobët, pa peshë politike, plotësisht të varur nga Kryeministri në dëliret e ndryshme që ai mund të ketë në të ardhmen.

    Kështu mbyllet kurthi i parë: opozita është e detyruar të përdorë listat e mbyllura për të shpërblyer dhe ruajtur ekuilibrat, ndërsa qeveria i përdor për të rigjeneruar veten me figura pa peshë, duke u shitur qytetarëve imazhin e rinovimit dhe forcuar në këtë mënyrë propagandën. Rezultati është një pabarazi therrëse konceptuale: opozita mbetet peng i së shkuarës, ndërsa pushteti shitet si i së ardhmes. Një pabarazi që do përsëritet në çdo palë zgjedhje.

    Listat e hapura: fragmentimi opozitar

    Në teori, listat e hapura duhej të ishin hapësira e meritokracisë: secili të hynte në garë dhe qytetari të zgjidhte më të mirin. Në praktikë, për opozitën shqiptare ato u shndërruan në një fushë minash.

    Në to u hodhën kryesisht figurat e “reja” (jo doemos në moshë, por në ushtrimin e funksioneve publike apo partiake): profesionistë nga shoqëria civile, akademikë, qytetarë të respektuar në komunitetet e tyre. Dhe Partia Demokratike kishte shumë emra të denjë, me integritet dhe me kurajo për të hyrë në betejë.

    Por ata hynë në një garë krejt të pabarabartë. Përballë tyre nuk qëndronin vetëm kandidatët e regjimit, por mastodontë politikë të kalitur nga12 vite korrupsion, të blinduar nga krimi, të ushqyer nga paratë publike dhe pushteti, të cilët kishin çdo gjë për t’ia provuar dhe kthyer autokratit.

    Në Sarandë, për të marrë vetëm këtë shembull (i cili gjendej në çdo rreth të vendit), kandidatët opozitarë duhej të ndesheshin jo vetëm me makinerinë e patronazhimit që kishte kthyer qytetin në laborator të manipulimit, por edhe me Damian Gjiknurin, Vullnet Sinajn dhe të preferuarin e Ramës, Ardit Bidon. Ç’mund të bënte një i ri i ndershëm kundër një rrjeti të tillë? Ishte si të hidhje një notar të vetëm në mes të oqeanit përballë një flote luftanijesh.

    Sikur të mos mjaftonte kjo pabarazi, në mënyrë që të sigurohej një rregull, krejt natyrshëm kandidatëve të opozitës iu caktuan “zona elektorale”. Në teori, strukturat e partisë duhej të punonin për secilin prej tyre në zonën përkatëse. Në praktikë, ato zona nuk kishin vota të mjaftueshme për të nxjerrë një mandat. Në praktikë gjithashtu, strukturat e partisë në ato zona mund të kishin (çka është krejt njerëzore dhe e kuptueshme) kandidatë të tjerë që preferonin brenda qarkut.

    Këta dy elemente krijonin një efekt gërshërë që detyronte kandidatët të dilnin nga këto zona elektorale për të siguruar një rezervuar votash të mjaftueshëm për t’u zgjedhur, por edhe të shihnin strukturat brenda zonave elektorale të mos punonin detyrimisht për ta ose “vetëm” për ta.

    Fushata, në këtë mënyrë, u bë individuale aty ku duhej të ishte kolektive. Kjo krijoi një iluzion shkatërrues dhe një shpresë dërrmuese: çdo kandidat mendonte se mund të fitonte. Por kur të gjithë mendojnë se kanë shanse, në fakt askush nuk fiton. Shpresa e tepërt u kthye në dëshpërim dhe uniteti i partisë u copëtua. Nga një trup i vetëm opozitar, sistemi prodhoi një mozaik individësh, secili me mesazhin e vet, secili në konflikt me tjetrin.

    Në anën tjetër, pushteti vepronte si një orkestër e drejtuar nga një dirigjent i vetëm. Linja strategjike ishte e qartë, e unifikuar, e mbështetur nga burime financiare, nga administrata publike e kthyer në makineri votash dhe nga bandat që kontrollonin terrenin. Kandidatët e regjimit nuk kishin nevojë të bindnin, mjaftonte të shfaqeshin, sepse gjithë makineria punonte për ta.

    Për më tepër, ata kishin duart e lira për të gjithë paligjshmëritë e tyre, kur shihnin që drejtësia, edhe pas 4 viteve, nuk kishte gjykuar dosjet e mëdha të vjedhjeve elektorale, siç është, për shembull, dosja 184 në Dibër.

    Në opozitë, mungonin instrumentet për t’i mbajtur njerëzit bashkë. Nuk kishte poste për të shpërndarë, nuk kishte privilegje për të blerë paqe mes fraksioneve. Çdo konflikt i vogël brenda opozitës merrte përmasa të mëdha, çdo ego individuale bëhej rrezik për të gjithë. Ishte një betejë ku secili luftonte për veten, ndërsa pushteti vepronte si një trup i vetëm.

    Në teori, ky është një sistem demokratik, i hapur, që garanton garë të lirë. Në praktikë, ai është një skemë që shkakton në mënyrë të pashmangshme kaos të brendshëm në kampin opozitar, ndërsa pushteti mbetet i pathyeshëm.

    Kur një shoqëri futet në një cikël ku vota nuk sjell ndryshim, dëmi nuk është vetëm elektoral, është kulturor, moral dhe shoqëror. Çdo palë zgjedhje të humbura nga opozita, jo për shkak të mungesës së mbështetjes popullore, por për shkak të rregullave të lojës, i shton një tullë murit të apatisë.

  • Orhan Pamuk: Letërsia më ka shpëtuar nga jeta e vëshirë…

    Orhan Pamuk: Letërsia më ka shpëtuar nga jeta e vëshirë…

    Nga Orhan Pamuk

    U bënë tridhjetë vjet që shkruaj. Dhe këtë fjalë po e përsëris prej shumë kohësh.Përsëritjet e herëpashershme ia zbehën vërtetësinë kësaj fjale, sepse arritëm në të tridhjetenjëtin vit.E megjithatë, përsëri është diçka e bukur të thuash se kam tridhjetë vjet që shkruaj romane. Po, por edhe kjo s’është krejt e vërtetë. Sepse ndërkohë po shkruaj edhe gjëra të tjera, skica letrare, kritika, disa gjëra për Stambollin e çështjet politike, ose biseda rreth këtyre mbledhjeve… Por, puna më e vërtetë, gjëja që më lidh mua me jetën, është të shkruaj romane… Ka mjaft shkrimtarë të ndritur që shkruajnë prej një periudhe shumë më të gjatë se unë, thuajse prej gjysmë shekulli, e megjithatë, s’kanë arritur të tërheqin dhe as shumë vëmëndje me shkrimet e tyre… Edhe jeta aktive si shkrimtarë e autorëve të mi shumë të dashur si Tolstoi, Dostojevski ose Tomas Mani, veprat e të cilëve i lexoj e rilexoj ende, nuk ka zgjatur tridhjetë, por më shumë se pesëdhjetë vjet…E përse po bëj fjalë atëherë për tridhjetë vitet?Se dua të krijoj përshtypjen se po bisedoj për traditën shkrimore, romantizmin, për një prirje. Që të arrij të bëhem i lumtur më duhet të përsiatem çdo ditë me një sasi letërsie. Janë disa të sëmurë që duhet të marrin çdo ditë nga një lugë prej një ilaçi… Kur mësova në fëmijërinë time se të sëmurët nga diabeti që të arrijnë të jetojnë si të gjithë të tjerët, duhet të bënin çdo ditë nga një gjilpërë, pata ndier dhembshuri të madhe për ta. I mendoja ata si gjysmë të vdekur. Edhe lidhja ime me letërsinë në këtë kuptim më ka sjellë në gjendjen e “gjysmë të vdekurit”. Sidomos kur shkruaja në moshë të re, kujtoja se edhe ata të cilët më thoshin se jam “i shkëputur nga jeta” i referoheshin kësaj gjendje “gjysmë i vdekur”/ Kësaj mund t’i themi edhe gjysmë vegulli. Ka ndodhur të mendoj se ndoshta jam edhe i vdekure po mundohem që me letërsinë të kthej në jetë qenien time të brendshme. Letërsia është e nevojshme si një ilaç për mua. Letërsia të cilën më duhet “të marr” si një ilaç që merret çdo ditë me lugë ose gjilpërë, ka disa cilësi dhe një konsistencë të kuptueshme, ashtu si te narko manët.

    Pikësëpari “ilaçi” duhet të jetë i mirë. Nga mirësia kuptoj vërtetësinë dhe fortësinë. Një pjesë romani e ngjeshur, e dendur, e thellë e që arrij ta besoj, më bën të lumtur më shumë se gjithçka e më lidh me jetën. Preferoj edhe që shkrimtari të jetë i vdekur. Që hija e një smire të vogël të mos ma largojë shijen e një kënaqësieje shpirtërore. Me kalimin e moshës, po shoh se librat më të mirë janë shkruar nga shkrimtarë të vdekur. Edhe në qoftë se nuk kanë vdekur, prania e këtyre shkrimtarëve të mrekullueshëm mes nesh, i ngjan vegullive.

    Prandaj, kur i shohim ata në rrugë emocionohemi si para një vegimi, i shikojmë me kureshtje nga larg duke mos u besuar syve. Shumë pak njerëz guximtarë, vrapojnë për të kërkuar firmë nga vegimi. Nganjëherë rri e mendoj se edhe ai shkrimtar do të vdesë mbas njëfarë kohe e kështu librat e tij do të zënë një vend më të rëndësishëm në zemrën tonë. Por, natyrisht, nuk ndodh gjithmonë kështu…

    “Doza” e “letërsisë” që më duhet të marr çdo ditë, po që se shkruaj, është krejt tjetër sepse për ata që janë në gjendjen time, kura më e mirë, burimi më i madh i lumturisë, është të shkruajnë çdo ditë një gjysmë faqe të mirë. Së prej tridhjetë vitesh, thuajse nga jo më pak se dhjetë orë çdo ditë, vazhdoj të shkruaj në një dhomë i ulur në tavolinën time të punës. Sasia që kam arritur të nxjerr në dritë, që kam mundur të botoj gjatë këtyre tridhjetë viteve, ka qenë më pak se gjysmë faqe në ditë. E përveç kësaj me shumë gjasa edhe diçka më pak nga ajo masë që unë i them “e mirë”. Ja pra, dy shkaqe të mëdha që të bëheni fatkeqë.Që të mos keqkuptohet: I ndërvaruri i letërsisë nga lloji im, s’është një njeri aq sipërfaqësor sa të bëhet i lumtur vetëm me bukurinë e librave që ka shkruar; suksesin dhe numrin e tyre. Ai nuk e do letërsinë për të shpëtuar jetën e tij, e do vetëm sa për të shpëtuar ditën e vështirë që po jeton. E ditët janë gjithmonë të vështira. Jeta është e vështirë ngaqë s’keni shkruar dhe, edhe pse shkruat, është e vështirë, sepse të shkruash është shumë e vështirë. Në vorbullën e tërë kësaj veshtirësie, çështja është të gjesh shpresën për të kaluar ditën, madje nëse libri, faqja që ju çon në një botë të re, janë të mira, atë ditë duhet të gëzoheni e të lumturoheni.T’ju tregoj tani atë që ndiej atë ditë nëse s’kam arritur të shkruaj mirë dhe s’kam qenë në gjëndje të humbas veten brenda një libri të mirë që do të ishte një ngushëllim. Për një kohë të shkurtër bota s’më durohet në sy, bëhet një vend i rrënuar. Ata që më njohin, e kuptojnë mënjëherë se edhe unë i ngjaj asaj bote. Për shembull, vajza ime e kupton menjëherë nga shprehja e pashpresë e fytyrës sime se atë ditë nuk kam arritur të shkruaj mirë. Këtë gjë dua ta fsheh prej saj, por s’ia dal. Në këto çaste të këqija mendoj se “si të jetosh, si të mos jetosh”, janë e njëjta gjë. S’dua të flas me asnjeri, edhe ai që ma sheh gjendjen, nuk do që të flasë me mua. Në të vërtetë, një gjendje e këtillë shpirtërore më pushton shpirtin çdo pasdreke ndërmjet orës një e tre, por shkrimi, librat, kam mësuar t’i përdor mirë si një ilaç, e arrij t’i shpëtoj kësaj gjendjeje pa u kthyer krejtësisht brenda kufomës sime.

    Në qoftë se për shkak të udhëtimeve, si kohëra më parë gjatë shërbimit ushtarak, pagesës së faturave të gazit dhe tani prej të halleve politike e kushedi se çfarë pengesash të tjera, s’kam arritur të marr për një kohë të gjatë ilaçin që kundërmon era bojë shkrimi dhe letër, e ndiej se jam shndërruar në një njeri prej betoni nga palumturia. E djathta dhe e majta e trupit s’më lëvizin si duhet, kyçet s’më rrotullohen, koka më gurëzohet dhe djersa sikur më mban një tjetër erë. Kjo palumturi mund të zgjasë edhe më. Sepse, në të vërtetë, edhe jeta është e mbushur me ndëshkime që do ta largojnë njeriun nga ngushëllimi i letërsisë. Kur më qëllon të kem punë, si pjesëmarrja në një mbledhje politike me shumë njerëz, bisedat me shokët në koridorin e shkollës, gostitë me të afërmit në një ditë feste, diskutimi i detyruar me një njeri të mirë që e ka kokën të mbushur me botë krejt të tjera e lloj-lloj gjërash nga televizioni, një “takim” pune i programuar qysh më parë, një biznes i radhës, vajtja te noteri, bërja e fotografive për të marrë vizë, menjëherë më rëndohen sytë, më vjen gjumë në mes të ditës. Për shkak të pamundësisë për tu kthyer e të jem i vetmi ngushëllim më është bërë fjetja në mes të ditës.Po, nevoja e vërtetë ndoshta s’është letërsia, është vetmia në një dhomë për të përfytyar. E atëherë krijoj përfytyrime shumë të bukura për tërë ata vende me shumë njerëz, për mbledhjet në familje e në shkollë si dhe për darkat festive dhe njerëzit që marrin pjesë.I bëj këta njerëz më të shumtë me ëndërra të veçanta në festat familjare, i bëj ata më të hareshëm. Në përfytyrimin tim gjithçka bëhet interesante, tërheqëse dhe e vërtetë. Nga e tërë kjo botë e njohur dhe e ditur, kam filluar të përfytyroj një botë të re. E kështu, kemi ardhur në thelb të temës sonë. Për të shkruar mirë, më duhet të punoj me zell, për të punuar më zell, më duhet të hyj në brendësi të jetës. Pikërisht atëherë kur jam në brendësi të asja zhurme e rrëmuje, zyrave, telefonave, dashurisë, shoqërisë, një bregdeti me diell e një funerali në një ditë me shi, domethënë, kur jam duke hyrë pikërisht në zemër të asaj që duket e mbaruar, e ndiej menjëherë se, në të vërtetë, gjendem në zgrip të saj. Filloj të përfytyroj. Në qoftë se ligështoheni, mund të mendoni se jeni mërzitur. Në të dyja gjendjet brenda vetes tuaj, ka një zë që thotë: “kthehu në dhimtën tënde, ulu në tavolinën tënde”. Për të tjerët nuk e di se ç’rrugë ndjekin, ata që janë si unë bëhen shkrimtarë të këtillë. Po e perceptoj edhe pasi kjo është rruga e prozës dhe e tregim-romanit, jo e poezisë. Dhe kjo po më jep ende më tepër dijeni për sa i përket cilësisë së ilaçit, po kuptojmë se duhet të jesh shumë i ushqyer, si nga jeta po ashtu edhe nga forca e përfytyrimit. Kjo logjikë që kam ndjekur, e kënaqësisë së një rrëfimi dhe e frikës për të treguar të vërtetën rreth vetes sime, ka një përfundim të rëndësishëm e të vërtetë. Të hyj menjëherë në temë. Një teori e shkurtër romani e konsideruar si një “ilaç” e ngushëllim i të shkruarit. Disa romancierë si unë, temat e romaneve të tyre, format, i zgjedhin sipas nevojës së këtij përfytyrimi ditor.

    Një roman shkruhet me shumë mendim, emocion, zemërim dhe dëshirë, këtë e dimë të gjithë. Pëlqimi nga e dashura, nënvlerësimi i dikujt me të cilin jemi nervozuar, biseda rreth diçkaje që e duam shumë, dëshira për t’u treguar se kemi dijeni për diçka që s’e dimë fare, dëshirat për t’i kujtuar e për t’i mos kujtuar mbresat, dashurimi, leximi, lakmia politike, dëshirat e veçanta, fiksimet personale dhe shumë e shumë shkaqe të tjera, të pakuptueshme e marrëzira si këto, na drejtojnë ne fshehurazi e haptazi…

    Ekzistojnë gjithmonë përfytyrimet nëpërmjet të cilave duam të flasim me këto nxitje. Ne nuk e dimë me saktësi se çfarë janë nxitjet e përfytyrimit që të na vënë në lëvizje, krejt si një erë që s’dihet se nga vjen. Madje i dorëzohemi pak këtyre nxitjeve të errëta, krejt si një detar që s’e di se ku po shkon. Por përsëri, në një cep të mendjes e dimë në hartë se ku jemi, ku duhet të arrijmë. Madje edhe atëherë kur i dorëzohemi më tepër erës, unë, në krahasim me shkrimtarët e tjerë që njoh, që ndiej admirimin, jam në gjendje të përcaktoj pak a shumë se nga po shkoj. I bëj qysh më parë planet, ngjarjen që dua të tregoj e ndaj në pjesë, llogaris me hollësi që pas u nisur udhëtimin se në çfarë limanesh do më shkoj anija, se çfarë ngarkese duhet të marrë e çfarë ngarkese duhet të shkarkojë, se sa të kohë do të zgjasë ky udhëtim dhe tërë këto i shënoj në hartë.

    E megjithatë, po qe se velat e mia do të fryhen nga ndonjë erë që vjen nga ndonjë drejtim i paditur, unë nuk dal kundër ndërrimit drejtim të tregimit tim.Në të vërtetë ka një ndjenjë plotërie, saktësie që kërkon anija, të cilës i janë fryrë velat dhe që përparon. Sikur po kërkoj atë vend e atë kohë të veçantë, ku të gjitha gjërat ndeshen me njëra tjetrën, lidhen mes tyre, tërë gjërat kanë dijeni për njëra-tjetrën.Ndërkohë dalëngadalë era pritet dhe këtë herë e gjej veten në një vend krejtësisht të amullt, të palëvishmë. E ndiej se edhe në këto ujëra të amullta e të mjegulluara, ka disa gjëra që do më sigurojnë përparimin dalëngadalë të romanit tim… Dua gjithmonë që ato çka kam treguar në romanin tim të titulluar “Bora” për sa i përket frymëzimit politik, të më ndodhin edhe mua.Kjo është një formë frymëzimi që Kolerixhi thotë se e ka jetuar kur ka shkruar poezinë e tij “Kubla Khan”… Dua gjithashtu që edhe mua të më vijnë me një frymëzim disa skena dhe situata të dramatizuara të romanit (njësoj siç i ka ardhur poema e Kolerixhit ose heroit të romanit tim “Bora”, Ka-së).Pasi të kesh shkruar roman, do të thotë të jesh i hapur ndaj këtyre nxitjeve që përmenda erërave, çasteve të frymëzimit, vendeve të errëta të mendjes dhe kohërave të mjegullta e të amullta.Edhe romani është një tregim që përfshin tërë këto erëra, që i përgjigjet lloj-lloj forme frymëzimi dhe i bashkon në një formë të kuptueshme tërë frymëzimet që duam të krijojmë e t’u kushtohemi. Veç se, më e rëndësishmja është kjo: Një roman është edhe një lloj shporte që mbart një botë përfytyrimi të cilën duam ta mbajmë vazhdimisht të gjallë e të gatshëm. Copëzat e përfytyrimit, që duke hyrë në brendësi të tyre do na ndihmojnë të harrojmë një çast e më parë botën e mërzitshme, i bashkojnë romanet.Duke “shkruar e shkruar” (duke “shkruar vazhdimisht”), i zgjerojmë këto përfytyrime, këtë botë të dytë e sjellim në një gjendje më të gjerë, më të përsosur dhe të stolisur me më shumë hollësi. Këtë botë të re e njohim duke shkruar dhe duke e njohur e kemi më të lehtë ta mbajmë në mendje. Në qoftë se jam në mes të një romani e po qe se jam duke e shkruar në një formë të mirë, mund të hyj shumë lehtë mes këtyre përfytyrimeve të kësaj bote të dytë. Romanet, kur lexohen, e aq më tepër, kur shkruhen, janë botë të reja në brendësi të të cilave hyjmë me lumturi. Janë modeluar për të mbajtur me lehtësi përfytyrimet që duan të krijojnë romancierët. Njësoj si lumturia që i kanë dhënë lexuesit të mirë edhe shkrimtarit të mirë, i ofrojnë një botë të re të besueshme, të shëndoshë, kua ai bëhet i lumtur duke hyrë brenda saj në çdo orë të ditës. Nëse kam arritur ta krijoj sadopak një botë të tillëb të mrekullueshme, porsa i afrohem tryezës sime të punës, letrave të mia të shkruara, e ndiej veten të lumtur.Ikja nga rradha që dimë dhe dalja nga bota e zakonshme për të kaluar në atë botën tjetër të gjerë e të veçantë, është çështje çasti për mua, dhe shpeshherë s’e ndiej as nevojën të kthehem mbrapsht, dhe as ta përfundoj romanin duke e mbaruar këtë botë të dytë që sa shkon e zgjerohey. kjo ndjenjë imja është binjake me këtë dëshirë të lexuesit të mirë i cili, ka dijeni për romanin e ri që jam duke shkruar: “Ju lutem, ky roman i juaji të jetë disi i gjatë!”. Me këtë fjalë po mburrem duke e dëgjuar me mijëra herë më tepër nga lutjet e botuesve të ligj “Të jetë i shkurtër!”.Si është e mundur që frytet e një zakoni që i përkasin kënësive dhe lumturisë vetjake të njeriut, të mund të tërheqin vëmendjen e aq shumë vetëve?Ata që e kanë lexuar librin tim, “Unë jam e kuqja” e kuptojnë fjalën e Shekures në fund të romanit, se është një lloj marrëzie që të ngrihesh e shpjegosh çdo gjë. në këtë temë, edhe pikëpamja ime përkon me atë të Shekures e jo me atë të adashit tim, heroit të vogël Orhan, të cilin nëna e vet e nënvlerëson lehtë aty. Por, me lejen tuaj, duke bërë përsëri një marri, duke vepruar si Orhani, po mundohem të shpjegoj se përse përfytyrimet që janë ilaçi i shkrimtarit, mund të bëhen ilaçi i të tjerëve: sepse nëse kam arritur të hyj tërësisht në brendi të romanit, e në qoftë se po shkruaj mirë, domethënë, liria që kam arritur me romanin tim dhe rregullat jashtë-gravitacionale të parajsës, më kujtojnë lojërat e fëmijërisë.Duket sikur çdo gjë është thjeshtëzuar, në këtë thjeshtësi shtëpitë, makinat, anijet, godinat që janë të tejdukshme ngaqë janë prej xhami, kanë filluar të më japin të fshehtat e tyre. Puna e ime është t’i mbaj shënim këto rregulla duke i dëgjuar me intuitë; të sodis me dëshirë brendësitë e shtëpive, të shëtis me autobusë e makina nëpër Stamboll së bashku menheronjtë e mi; t’i shndërroj me intuitë gjërat që kam parë në një vend ku jam mërzitur; të zbavitem papërgjegjmërisht. Krejt ashtu siç thuhet për fëmijët, të mësosh diçka edhe kur zbavitesh.

    Ana më e bukur e të të shkruarit, nëse shkruani si krijues, është të arish ta harrosh botën, sikurse një fëmijë, të arrish ta ndiesh veten të papërgjegjshëm kur luani e zbaviteni me ndjesitë tuaja, të mund të luash me rregullat e botës që njohim, njësoj siç luan me lojëra, dhe edhe kur je duke bërë tërë këto, me një cep të mendjes të përceptosh të qenit mbrapa kësaj hareje të lirë fëmijërore, të një lloj përgjegjësie të thellë, që më vonë do t’i mbërthej tërësisht lexuesit. Tërë ditën e kaloni duke luajtuar, por thellësisht e ndieni dhe se jeni më serioz se të gjithë.

    Esencën e jetës, forcën për t’u ndeshur drejtpërsëdrejti me të, e keni marrë për seriozisht me një sinqeritet që mund ta bëjnë vetëm fëmijët. Kur rregullat e lojës që keni ngritur e luajtur lirshëm, i keni vënë vetë me guxim, e ndiehni se dhe lexuesit do t’ju ndjekin duke u dhënë mbas këtyre rregullave, gjuhës, fjalive dhe forcës tërheqëse të tregimit. Shkrimtaria është mjeshtëria për të arritur ta bëjë lexuesin të thotë: “Pikrisht, këtë dehsa të them edhe unë, por s’desha të bëhem aq fëmijëror”. Nganjëherë nuk arrij të kthehem mbrapsht në naivitetin fëminor të kësaj botë që kam zbuluar, ngritur e rritur duke krijuar përfytyrime, duke hpur velat kah erërat e papritura dhe duke parë e riparë hartën time.Kjo i ndodh çdo shkrimtari. Çka do të thotë se, nganjëherë ngec në një vend, ose mbas njëfarë kohe, nuk jam në gjendje të vazhdoj romanin nga aty ku e kam lënë. Në situata shumë të njohura si këto, kam bindjen se ndoshta vuaj më pak se shkrimtarët e tjerë; sepse nuk e vazhdoj tregimin nga vendi ku e kam lënë, mund të kthehem mbrapsht edhe nga një e çarë tjetër, meqë e kam vrojtuar mirë hartën time, mund ta vzhdoj romanin nga një kapitull tjetër. Kjo është shumë e rëndësishme. Por meqë këtë vit, ndërsa po mundohesha me disa halle politike, u ndesha përsëri me të njejtën vështirësi, kuptova se kam zbuluar diçka interesant që ka të bëjë me të shkruarit roman. po mundohem t’jua shpjegoj.Një çështje gjyqësore që ishte hapur ndaj meje, një gjendje politike në vorbullën e të cilës isha pëfshirë, më kishte bërë “politik”, “serioz” dhe “të papërgjegjshëm” më tepër nga ç’ishte e nga ç’doja të bëhesha. Një gjendje dëshpëruese, të them me të qeshur. për këtë arsye, nuk po e gjeja naivitetin e duhur fëmijëror për të shkruar roman… Kjo ishte diçka e kuptushme, nuk çuditesha për këtë. meqë ngjarjet kishin një ecuri të ngadaltë, po mendoja për “papërgjegjshmërinë” e humbur si kalimtar, kthimin mbrapsht në lojën fëmijënore e qesënditë e mia dhe mbarimin e romanit mbi të cilin kisha tre vjet që punoja. Por, përsëri çdo mëngjes, shumë më parë se banorët e qytetit ku jetoj, stambollit dhjetëmilionësh të zgjoheshin, ulesha në tavolinën time e në hshtjen e fundnatës mundohesha t’i rifutem një çast e më parë romanit që më kishte mbetur përgjysmë. Prandaj po e mundoja veten, po harxhoja durim për të hyrë në atë botë të dytë të dashur.Pas tërë këtyre ngulmimeve, po shihja të më kalonin para syve pjesët e romanit që po shkruaja, ish8in skena të një romani krejt tjetër.Në ato ditë të mërzitshme e të trishtueshme, çdo mëngjes po më vinin skena, fjali, personazhe, fragmente të çuditshme, që sa shkonin e shtoheshin, jo nga romani im që kisha tre vjet që shkruaja, por nga një roman krejt tjetër… Pas njëfar periudhe, këto pjsë të këtij romani krejt tjetër, fillova t’i shkruaj në një fletore, fragmentet që më parë s’i kisha ndërmend fare, fillova t’i m,baj shëmin. Ky roman do t’i kushtohej pikturave t një piktori bashkëkohës që kishte vdekur. po aq sa për piktorin e vdekur, po më vinin mendime edhe për pikturat që ai kishte bërë.

    Pas njëfarë kohe, në ato ditë të mërzitshme, e kuptova se s’kisha arritur të kthehem në një papërgjegjshmëri fëmijërore. Po kthehesha jo në fëmijëri, por në fëmijërinë time, po kthehsha vetëm në ditët e fëmijërisë sime që ëndërroja të bëhesha piktor, që pikturoja vazhdimisht ashtu si e kam shpjeguar në librin tim të titulluar “Stambolli”. Më vonë procesi politik gjyqësor ndaj meje u hodh poshtë dhe iu ktheva përsëri romanit tim të vërtetë që isha duke shkruar të titulluar “Muzeu i pafajësisë”.Sot po mendoj që një ditë prej ditësh të shkruaj edhe atë romanin që m’u kujtua skena-skena, jo në ditët e kthimit në një gjendje shpirtërore feminore, por vetëm në ato ditët që arrita të kthehem në nxitjet e fëmijërisë sime. por nga e tërë kjo përvojë, unë kam përfituar dije për sa i përket dimensionit shpirtëror të të shkruarit roman.Këtë, më mirë, mund ta shpjegoj duke ndryshuar dhe përdorur për të keq sipas meje një koncept të kritikut letrar e teoricienit ëolfgang Iser, konceptin “lexues i aluduar”. Iseri ka zhvilluar një teori letërsie të shklëlqyer në drejtim të lexuesit. Ai ka thënë se kuptimi i një romani që kemi lexuar, nuk është me tërësinë e tij as në brendinë e tekstit, as edhe në mjedisin ku ësht ëshkruar libri, por fle diku në mes të këtyre të dyve. sipas Iserit kuptimi i një romani shfaqet atëherë kur lexohet, dhe, edhe kur ai thotë “lexuesi që libri ka aluduar”, ka ndërmend këtë proces të veçantë të lexuesit.Kur përfytyroja skenat, fjalitë, kapitujt e një libri krejt tjetër nga ai që doja të vazhdoja të shkruaja, kujtova pikërisht këtë koncept dhe mendova se çdo olibër i pashkruar por i përfytyruar, i projektuar (domethënë libri im i lënë përgjysmë), ka një shkrimtar të aluduar. Çdo libër mund të mbarojmë vetëm në qoftë se arrijmë të bëhemi shkrimtari që ka aluduar ai libër! Por, në mes të halleve politike, ose siç ndodhë në shumicën e rasteve, brenda jetës sime të përditshme, në mes të tringëllimave të telefonave, trafikut të ngjeshur, mbledhjeve familjare, unë po heq keq për t’u bërë shkrimtari që libri ka aluduar që kam përfytyruar. Edhe në ato ditë të vështira të mërzitshme politike, nuk po bëhesha dot shkrimtari që doja të shkrueja që libri im i jmrekullueshëm ka aluduar. pastaj, ato ditë kaluan, iu ktheva përsëri romanit tim ashtu si desha, edhe po kënaqem duke menduar se ta mbaroj së aërmi atë (ngjarja ndërmjet viteve 1975 e ditëve tona, pasanikët e Stambollit, sipas të thënave të gazetrëve një histori dashurie në shoqërinë e lartë të Stambollit…).Por, pas tërë kësaj eksperience timen (që fitova), e kuptova se në fakt po bëhen tridhjetë vjet që tërë fuqinë time e harxhova duke e munduar të bëhem personi që kanë aluduar librat qe kam dashur të shkruaj. Meqë kam dashur gjithmonë të shkruaj libra të mëdhenj, të trashë, libra me pretendimi dhe meqë kam shkruar ngadalë, ndoshta kjo është e rëndësishme për mua. të përfytyrosh një libër, s’është diçka e vështirë. Është njëlloj sikur të përfytyrosh të jesh një tjetër.Këtë e bëj shpesh, ajo çka është e vështirë, është të bëhesh shkrimtari që libri që kemi përfytyruar ka aluduar.

    Por, nuk duhet të ankohem meqë deri tani kam shkruar e botuar shtatë romane, edhe sikur të jetë me sforcim, po arrij të bëhem shkrimtari që mund të shkruaj romanin e përfytyruar. Tani e di se ashtu si librat që kam shkruar e lënë pas, kam lënë pas edhe disa vegulli shkrimtarësh që kanë mundur t’i shkruajnë këto libra pas meje. secili prej atyre shtatë “shkrimtarëve të aluduar” që më ngjajnë mua, kanë treguar ashtu si kanë ditur e besuar vetë dhe me tërë seriozitetin e përgjegjësisë e fëmijëve që lozin, si u është dukur bota dhe jeta gjatë tridhjetë viteve nga Stambolli, nga një vend si ai i imi.Dua shumë që të shkruaj ende romane edhe nja tridhjetë vjet të tjerë e, me këtë gjasë, të jetoj nën identitete të tjera.

    Oklahoma, Prill 2006

    *Titulli i origjinalit: “Shkrimtari i aluduar”

    * Shkëputur nga “Baulja e babit”, Orhan Pamuk, sjellë në shqip nga Urim Nerguti dhe Hysen Voci, botuar nga “Skanderberg Books”

    Përgatiti: ObserverKult

    ——————————

    Lexo edhe:

    ORHAN PAMUK: KAM RËNË KEQ NË DASHURI!

  • “Morali që do të relativizojë numrat është masturbim”, Manjani: Sot PS ka 83 mandate, opozita drejt shuarjes

    “Morali që do të relativizojë numrat është masturbim”, Manjani: Sot PS ka 83 mandate, opozita drejt shuarjes

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend përmes shifrave parlamentare.
    “Numrat janë matësit më të ftohtë të një realiteti. Pa asnjë dyshim kështu është. Morali që përpiqet të relativizojë numrat është masturbim, krejt i pakuptimtë,” shkruan Manjani.
    Ai sjell në vëmendje faktin se Partia Socialiste zotëron aktualisht 83 mandate në Kuvend, duke theksuar se kjo i jep asaj thuajse 3/5-at e Parlamentit, ndërkohë që shton se injorimi i numrave është katastrofë e pashmangshme.
    “Shifra është treguesi i një realiteti. Dhe realiteti politik që tregojnë shifrat parlamentare nuk është aspak relativ, por krejt i pastër. Kemi një PS dominuese dhe një opozitë drejt shuarjes,” vijon më tej ai.
    “Numrat janë matësit më të ftohtë të një realiteti.Pa asnjë dyshim kështu është.Morali që përpiqet të relativizojë numrat është masturbim. Krejt i pakuptimtë.Dmth PS ka sot 83 mandate në parlament. Pra, veç me numrat e vetë pa të tjerët, ka thuajse 3/5-at e Parlamentit. Ska asnjë moral tjetër që e relativizon këtë gjendje faktike.Shifra është treguesi i një realiteti. Dhe realiteti politik që tregojnë shifrat parlamentare nuk është aspak relativ por krejt i pastër. Kemi një PS dominuese dhe një opozitë drejt shuarjes.Jo po “arsyeja”, jo po “morali”, jo po “argumenti” apo “fytyra”, jo po “na vodhi”, jo po “na bleu”, hiç janë të gjitha. Të thyejnë turinjë numrat dhe pikë.Numrat duhen kuptuar. Ato flasin ftohtësisht dhe saktësisht.Ç’ekuilibër total politik tregojnë numrat, të cilat nuk mund të relativizohet për moral. Relativizimi shërben vetëm për të fshehur situatën politike në vend e cila është katastrofë.Lexojini, kuptojini dhe pranojini numrat politikë ashtu siç janë. Është e vetmja mënyrë për të ndryshuar diçka. Injorimi është katastrofë e pashmangshme.” shkruan Manjani.

  • Musa Vyshka: Të dhimbsesha apo më doje?

    Musa Vyshka: Të dhimbsesha apo më doje?

    Poezi nga Musa Vyshka

    Në fund të arkës… një këmishë e vjetër.Është vetë ajo e s’mund të jetë tjetër.Ajo, praruar me mijëra ylberë.Kurseva plot një verë për ta blerë.E prita ditën të ma shihje ti,Por, kur e vesha, qielli krejt u nxi.

    Ti pas rrëkeve heshtur më shikojë.Nuk di: të dhimbsesha apo më doje.Ai shikim i heshtur s’di ç’më tha.Rrëke e fundit mbi këmishë ra.E shoh aty, të heshtur, krejt të kalbur,Por mua flokët sot më janë zbardhur.E shoh dhe s’di ç’të bëj me të tani:Ta djeg apo ta vesh, të dal në shi…

    ObserverKult

    ——————————

    Lexo edhe:

    ÇFARË SHKRUANTE MARTIN CAMAJ PËR POEZINË E ISMAIL KADARESË MË 1957- IRONI APO VLERËSIM?

    Cilido që ka jetue larg Shqipnis gjatë këtyne vjetve të fundit dhe befas ballafaqohet me botimet e reja letrare, mbetet i shtanguem para sasis së madhe të tyne: revista mujore të vllimshme, romane, përmbledhje vjerrshash, drame dhe përkthime me shumicë. Por, me të parin shikim të përjashtëm dhe mandej tue i shfletue, vetëm nga veshja tipografike, kujtohemi se pushteti i ep nji randsi të madhe sasis së prodhimit edhe se nuk kujdesohet – apo i mungojnë mjetet? – t’u vejë në dorë lexuesëve botime të pregatituna si u kanë hije veprave letrare, ashtu si shofim se bahet gjithkund nëpër botë.

    Utilitarisht prodhimin e shumtë nuk e dënon kurrkush, madje nji veprimtari këso dore ndoshta ka me ba që libri të depërtojë “deri në katundet ma të lanuna të vendit tonë”, por asgjamangut – mbasi këtu flitet kryesisht në nji seli estetike – ky fakt asht nji shkak lehtsues i ligësht për të mbulue të metat e cilsis artistike. Mun, me të gjithë ata shkrimtarë të rregjistruem në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Tiranës, përpjesërisht dhe veçorija kryesore e nji hartimi letrar…

    TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • Gjesti hap letrat, tregon se është një problem që po e mban larg projekteve të reja

    Gjesti hap letrat, tregon se është një problem që po e mban larg projekteve të reja

    Showbiz E Mërkurë, 13 Gusht 2025 21:36
    Gjesti ka folur hapur për herë të parë duke zbuluar arsyen që e ka larguar nga muzika dhe projektet. Në një mesazh të gjatë dhe emocional, ai ka rrëfyer se po përballet me një çështje personale që e ka detyruar të ndalë përkohësisht aktivitetin e tij.
    “Edi jom zhduk këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte as sen, po shumë shpejt besoj që kryhet ky problem edhe kom me kon pranë juve, si gjith me dek sistemin. Ju uroj krejt të mirat, faleminderit për çdo sen që e boni për mu”,-ka shkruar ai, duke e nisur mesazhin me falënderime për ata që e mbështesin.

    Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për një padrejtësi që po e pengon të ecë përpara: “Jon do sene që unë s’po du mi nda në media se nuk ja vlen… Po për juve ni sqarim t’vogël: deri sa të përfundojë ni padrejtësi që mu ka bo, nuk muj me kon aktiv”.
    Këngëtari ka treguar vendosmëri dhe forcë përballë situatës: “Eh, qeshtu ish jeta, po dorëzim nuk ka kurrë! Edhe nuk nalna deri sa ta marr atë që e du, pa marrë parasysh çka ndodh”. Gjesti e ka mbyllur reagimin me një ftesë miqësore për ndjekësit: “E juve ju uroj krejt të mirat, dilni naj herë për kafe”.

  • Qeveria vendos: Të hiqen të gjitha linjat e internetit dhe korentit në ajër

    Qeveria vendos: Të hiqen të gjitha linjat e internetit dhe korentit në ajër

    Tirana dhe krejt qytetet e vendit janë kthyer në “merimanga” ajrore të shumëfishta aqsa të krijon pamjen e një filmi horror. Por mësohet se kryeministri Rama ka lëshuar një urdhër të prerë kompanive të internetit në Tiranë dhe krejt Shqipërinë që të marrin masa urgjente për ti hequr linjat e internetit dhe kabllot e OSHEE nga ajri dhe të futen nëntokë.
    Në fakt kush e shikon Tiranën se si rrugët apo hyrjet e pallatave janë kthyer në rrjete merimangash, e vlerëson vendimin e kryeministrit Rama.