Tag: krejt

  • ‘Është krejt normale’, Këlliçi për takimet e Salianjit dhe Alimehmetit: Nuk shqetësohem

    ‘Është krejt normale’, Këlliçi për takimet e Salianjit dhe Alimehmetit: Nuk shqetësohem

    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me takimet e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit.
    I ftuar në një studiu televizive, Këlliçi tha se nuk shqetësohet nga këto sepse në PD prevalon mendimi ndryshe dhe qasja e kundërt, sipas tij ndryshe nga Partia Socialiste.
    “Edhe dje më pyetën se çfarë mendimi kisha që Salianji dhe Alimehmeti ishin në foltoren e PD-së. Çfarë mendimi mund të kem që një anëtar Kryesie i PD dhe një anëtar i Këshillit Kombëtar që janë në aktivitetin e partisë së tyre. Është krejt normale. I kam përcjellë të gjitha zhvillimet dhe vijoj të them që ndryshe nga Partia Socialiste, në Partinë Demokratike prevalon mendimi ndryshe, debati, qasja e kundërt. Kur ka debat apo mendim ndryshe në PD, nuk shqetësohem. Do të shqetësohesha po të ishin të gjithë në rresht për një, po të ishin ushtarë, si në PS. Por, më bën përshtypje që edhe zoti Braçe shpreh kritika ndaj kolegëve të mazhorancës, por nuk bëhen emisione për mendimin ndryshe në PS”, shtoi Këlliçi.

  • PD-ja mobilizon strukturat në krejt vendin për protestën e ditës së hënë

    PD-ja mobilizon strukturat në krejt vendin për protestën e ditës së hënë

    PD ka njoftuar për protestë me të gjitha format “demokratike” ditën e hënë para kryeministrisë. Mësohet se të gjitha strukturat e PD-së në rrethe janë lajmeruar të vijnë në Tiranë me sa me shumë njerëz.
    Nuk dihet se si do të shkojë protesta, por burimet nga selia Blu thanë se do ti lemë qytetarët të shprehin zemërimin e tyre.
     

  • “I respektoj trajnerët e mëparshëm, por me Ancelotti në kombëtare është një gjë krejt tjetër”

    “I respektoj trajnerët e mëparshëm, por me Ancelotti në kombëtare është një gjë krejt tjetër”

    13 Nëntor 2025

    8:47

    Telesport

    “Shumë gjëra kanë ndryshuar. Mënyra e të menduarit, mënyra e punës. Pa ia hequr meritat trajnerit që ishte aty atëherë, por me Ancelotti në krye të kombëtares, gjërat janë ndryshe në kombëtare“.
    Është kjo deklarata e dhënë nga portieri i kombëtares braziliane Ederson para miqësores ndaj Senegal. Sipas tij, stërvitja nën drejtimin e Carlo Ancelotti si trajner është shumë intensive: “Në nivelin më të lartë të mundshëm“.
    Pra, është një histori krejt tjetër me trajnerin italian në stol. “Është një mënyrë tjetër për të parë një trajner kaq të suksesshëm që drejton ekipin. Kjo u shton shumë lojtarëve, sjell një mentalitet më fitues“, tha Ederson.

  • Arjola Zadrima: Bota s’njeh dashni, bir…

    Arjola Zadrima: Bota s’njeh dashni, bir…

    Arjola Zadrima: Bota s’njeh dashni, bir… – ObserverKult

    …bota s’njeh dashni, bir,ajo asht veç një lamsh i vjetërqë ndjenjat braktis në kishat baroke të një lashtësie apostolike.Njerëzit abuzojnë me forcën,tue mendue se Ati i Gjithpushtetshëm ua ka lanë trashigim.Lypsat shtohen, të vegjlit e tyne thithin të njëjtën sisë,të tamlit të huej.Ata t’palamë, t’paveshun e ti i ke frikë.Janë si na dritë.Qejve prapë kanë me u gjujtë me shkelm,mos u tromaks,atij burrit sot nuk i ka ecë,e inatin ia qet një qenit të gjorë.S’di me ta shpjegu pse jeta nganjiherëasht e shkurtë.Më fal.Mbaje mend veç brenda krahëve të mi asht butë,dimni aty s’mundet me hy,fryma asht e ngrohtë,jeta asht TI.Mbylli sytë, krejt ngjyrat e ylberit merri,shkrueji andrrat tuejae banu lajmëtar i dashnisë ma të shenjtë që të kam msue,asaj për njirin, e krejt çka të prek syni.Kjo asht guxim…Se bota asht meskine bir,kujtojnë se zemrat shiten, e përqafimet blehen shtrenjtë a lirë.Ata s’dinë sa amël të shtrëngon nana në gji,pa kurgja mbas shpirtit, veç dashni.Pash frymën tande, mos u ban si ata!

    ObserverKult

  • Përparim Rama shpall fitoren në Prishtinë, nis festa e përkrahësve të LDK

    Përparim Rama shpall fitoren në Prishtinë, nis festa e përkrahësve të LDK

    Mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen pranë selisë kryesore të këtij subjekti në Prishtinë, duke nisur festën pas publikimit të exit poll-eve, që e nxjerrin fitues drejtuesin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama.
    Ndërkohë vetë Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga zyrat qendrore të LDK, krahas anëtarëve të shtabit të tij ka bërë thirrje për festë në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu”. “Hajde PRISHTINA e Zemrës”, shkruan ai teksa të rinjtë pas tij brohorasin emrin e Ramës.
    Në një tjetër video, Rama shihet duke u përqafuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, teksa së bashku shprehen se tashmë mbetet që “krejt Kosova të bëhet LDK”.
    “Më lejoni që në emër të juaj t’ia uroj fitoren Përparim Ramës. Është një fitore që e kemi merituar të gjithë. Për gjysmë ore po i numërojmë votat në kuti dhe pastaj e kemi festën e madhe”, tha Lumir Abdixhiku.
    “E di që është tu ra shi, por e kemi një party në shesh njëherë”, tha kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama.
    Ndërkohë nga të prnaishmit dëgjohen thirrjet: ”O Lumir ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke” dhe “Përparim ti ku je, krejt Prishtinën këtu e ke”.

  • Emër për emër, kush e votoi “barazinë(e turpshme) gjinore

    Emër për emër, kush e votoi “barazinë(e turpshme) gjinore

    Në rrjete po publikohen emrat e atyre deputetëve të cilët ngritën kartonin jeshil duke cuar kësisoj në miratimin e “barazisë gjinore”, një ligji kontarvers, krejt të panevojshëm për shoqërinë e lodhur shqiptare me krejt të tjera halle; mbi të gjitha, një ligj që cenon rëndë binariteti e natyrshëm burrë-grua, nga i cili lind dhe mbahet një familje e shëndetshme.
    Dhe kush janë ata, në krye të të cilëve sigurisht është Edi Rama:
    Bledi Çomo
    Eduard Shalsi
    Bledar Çuçi
    Klodiana Spahiu
    Ceno Klosi
    Erion Braçe
    Elisa Spiropali
    Olta Xhaçka
    Anila Denaj
    Erion Malaj
    Ogerta Manastirliu
    Blendi Klosi
    Ani Dyrmishi
    Elton Korreshi
    Ilva Gjuzi
    Erjon Mile
    Etleva Budini
    Ulsi Manja
    Fatmir xhafaj
    Iris Luarasi
    Vullnet Sinaj
    Saimir Hasalla
    Ana Nako
    Kiduina Zaka
    Loer Kume
    Aurora Mara
    Bujar Rexha
    Enriketa Jaho
    Evis Kushi
    Ermal Pacaj
    Antoneta Dhima
    Briseida Çakerri
    Erjona Ismaili
    Aulona Bylykbashi
    Besa Spaho
    Ermal Elezi
    Genti Lakollari
    Alma Selami
    Agron Malaj
    Admir Kadeli
    Taulant Balla
    Ornaldo Rakipi
    Skender Pashaj
    Klevis Jahaj
    Olsi Komiçi
    Ardit Bido
    Vasil Llajo
    Petrit Malaj
    Adi Qose
    Piro Dhima
    Onid Bejleri
    Sara Mila
    Xhenis Çela
    Niko Peleshi
    Ramion Kurti
    Zegjine Çaushi
    Arkend Balla
    Romina Kuko
    Agron Gaxho
    Zamira Sinaj
    Hysen Buzali
    Asflorar Haxhiu
    Milva Ekonomi
    Lindita Nikolla
    Fadil Nasufi
    Damian Gjiknuri
    Mirela Kumbaro
    Ilirian Pendavinji
    Blendi Gonxhe
    Delina lbrahimaj
    lgli Hasani
    Albana Koçiu
    Arbjan Mazniku
    Adea Pirdeni
    Pirro Vengu
    Ervin Hoxha
    Sipas shumë prej atyre që po i publikojnë këto emra, e nesërmja e Shqipërisë duhet ta dijë se kush ishin ata që që votuan një ligj anti-familje.

  • “50 milionë euro humbje, askush nuk ndëshkohet”, Ivi Kaso denoncon: Dosje të vjetra aktivizohen për show para BE-së

    “50 milionë euro humbje, askush nuk ndëshkohet”, Ivi Kaso denoncon: Dosje të vjetra aktivizohen për show para BE-së

    Sipas deputetit të PD, Ivi Kaso, qeveria dhe institucionet e drejtësisë për përdorim selektiv të ligjit dhe standarde të dyfishta në ndjekjen e çështjeve penale. Në një studio televizive, Kaso tha se dosje të mbyllura prej vitesh po aktivizohen papritur vetëm për të krijuar “rekorde” përpara takimeve me Bashkimin Europian, ndërsa aferat që përfshijnë zyrtarë të lartë të qeverisë mbeten pa pasoja. Ai theksoi se “njeriu i dytë më i fuqishëm në vend” është i lidhur me një aferë që ka shkaktuar humbjen e 50 milionë eurove të parave publike, por ndaj tij nuk është marrë asnjë masë. Sipas Kasos, kjo situatë tregon presion të fortë të ekzekutivit mbi drejtësinë dhe largim nga standardet që kërkon procesi i integrimit europian.
    Ivi Kaso: Befas, falë nevojës ndoshta edhe për të patur rekorde edhe përpara provimeve, në thonjëza, përpara takimeve të Bashkimit Europian, përpara nevojës që t’u paraqitet një trofe edhe ndërkombëtarëve, vihet në lëvizje një dosje e cila ishte katër cipërisht e provuar, ë e cila ishte konsumuar për më tepër në sytë e publikut në një kohë kur nga ana tjetër sulmohej dhe anatemohej opozita, e cila s’kishte asnjë pushtet dhe prej më shumë se një dekade i kishte lënë institucionet, pra drejtimin e institucioneve. Kujtojmë këtu që punimet kishin filluar dhe vazhdonin tre vite në sy të gjithëve pa asnjë leje, pa asnjë gjë. Dhe vihet në lëvizje kjo dosje.Shumë mirë u bë që u vu në lëvizje, por standardi i dyfishtë në raport me atë çka duhet të ishte drejtësia ose me atë çka duhej të ishte prova e madhe që duhet të jepnin institucionet e reja, SPAK-u më së pari ndaj shqiptarëve në radhë të parë, ndaj ndërkombëtarëve të cilët e kanë mbështetur qoftë edhe financiarisht, qoftë edhe me ekspertizë, sikundër dhe politikisht, ishte krejt, krejt e ndryshme për prova që duhet të jepte. Kemi aktualisht njeriun e dytë më të fuqishëm në vend, i cili lidhet drejtpërsëdrejti së paku me një aferë që ka zhdukur 50 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, i cili ndiqet sot, pavarësisht se është marrë i pandehur ajo dhe gjithë zinxhiri komandues i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kushdo që kishte të bënte me tenderat e ministrisë, pa asnjë masë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Një person i cili ka aftësinë jo vetëm që të trysnojë, jo vetëm dëshmitarët e shumtë, por të trysnojë dhe t’i bëjë presion vetë prokurorit të çështjes, siç ka dëshmi të shumta në këtë drejtim.
    Sigurisht ka patur të dhëna të tjera nga zoti Berisha, të cilat sigurisht i dinë dhe partnerët ndërkombëtarë, sikundër ka dhe aftësinë që të ndikojë në proces duke prishur provat, duke zhdukur gjithçka që ka të bëjë me këtë proces, sikundër e freskët ishte dhe ajo që ë detyrimi i një agjencie në varësi të kryeministrit për të zbardhur një leje ndërtimi tre vjet me vonesë ndaj një procesi i cili qartësisht ka filluar pa asnjë dokumentacion zyrtar, pa asnjë leje, nga dhjetra dhe nga qindra lejet për të mos folur këtu për dëmin financiar dhe që është krejt i dukshëm dhe krejt në sy të shtetit.
    Kështu që standardet janë të dyfishta. Kurse shqetësimi është legjitim atë që ngre raport progresi, lidhur me presionin që i bën ekzekutivi, sepse sigurisht gjyqësori në vende të ndryshme ka presione të llojeve të ndryshme nga elementë kriminale, nga grupet kriminale me të cilët përballet kryesisht, por është shumë e rrallë që gjyqësori në një vend që aspiron të jetë vend demokratik, që thotë që për dy vjet unë këto negociatat që mezi arrita t’i hap të gjithë kapitujt, unë i mbyll për dy vjet, gjë që s’ka ndodhur ndonjëherë, se Kroacia që ka qenë më e shpejta në proceset e integrimit, i ka mbyllur për shtatë vjet negociatat dhe ne jemi shumë larg atij standardi.

  • Presidenti i Barcelonës tha se Real Madrid favorizohet nga arbitrat, reagon Courtouis: Laporta e tha se duhet ta thotë, krejt e kundërta…

    Presidenti i Barcelonës tha se Real Madrid favorizohet nga arbitrat, reagon Courtouis: Laporta e tha se duhet ta thotë, krejt e kundërta…

    Kur Courtois u pyet për komentet e presidentit të Barcelonës, Joan Laporte, i cili kohët e fundit deklaroi se Real Madridi ishte “gjithmonë i favorizuar”, portieri belg nuk qëndroi indiferent. “Laporta e thotë këtë sepse duhet ta thotë,” filloi Courtois.
    “Që kur kam qenë te Real Madridi, kam vënë re se nuk kemi qenë kurrë të favorizuar – krejt e kundërta.” Kjo deklaratë e drejtpërdrejtë u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe mediat sportive, ku reagimet u ndanë. Tifozët e Real Madridit e mirëpritën ndershmërinë e Courtois, ndërsa nga ana tjetër, mbështetësit e Barcelonës pretenduan në komente se klubi i tij po gëzonte privilegje në ligë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Video duke u puthur me një djalë? Reagon Loredana Brati, nxjerr sms-të: Po njolloset morali im

    Video duke u puthur me një djalë? Reagon Loredana Brati, nxjerr sms-të: Po njolloset morali im

    Showbiz E Hënë, 20 Tetor 2025 21:53
    David Dano, një emër që u bë i njohur për mënyrën me forcë që u fut javë më parë në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Vlorës, shihet pranë Loredana Bratit duke e puthur në faqe. Reagimi i Loredanës nuk ka vonuar. Në një mesazh në videon e ‘Top Albania Radio’, ajo ka sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka pasur asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.
    ”Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto.
    Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet”,-ka treguar Loredana. Sakaq Loredana ka publikuar një sërë mesazhet edhe në Instagram.

  • Buqetë me poezi të Hida Halimit: M’u thaftë dora Prishtinë

    Buqetë me poezi të Hida Halimit: M’u thaftë dora Prishtinë

    Ju ftojmë të lexoni këtë cikël të zgjedhur poezish të Hida Halimit , titulluar nga autorja “M’U THAFTË DORA PRISHTINË“Ti pas meje n’Atlantikun 99

    Të kundroj tek kërcas gishtërinjtë,N’skaj bote, nga një kënd i një farë shtëpie,Që prej se të lashë Prishtinë.Ku jam e ç’kohë bën, për mua s’lëviz gjë.Sa herë zgjohem nga ky shtrat mërgate që Zoti e disa veta gërhinë në të,e lyp pamjen që e lashë po s’më braktisi.Të shoh ty:Pas terrasës me trëndafilë të ngrirë,Shtresë e hollë bore që gdhinë në qytetin ku cicërojnë fëmijët,Ku shahen për një çamçakëz,Ndarë padrejtësisht me dhëmbë…Dhe krejt vetëm unë e ti

    Ku e thyen qafën miqtë e mirë,Orë e heshtjes i shitoi, s’flet kushpër “Bukurinë e zezë”për poetët që i vramë,Përse i zdritën netët e Bartolomeut Dardandreqi e rroftë! Kemi frikë.Ne s’i duam profetët mëkatarë,Diku u këndon epitafe një bariton i shqyerKujt akordi s’i pengon.Borë marsi, prilli e maji 99 n’këtë pranverëDhe fëmijë që hahen si gjelatPër ndihma humanitarePampers, tambël druni dhe… pak dashuri.Prapë ti Prishtinë

    Mesditë është dhe rrugët janë shterur,Çfarë telefoni idiot!Askush s’përgjigjet n’të.Memecëri e ndytë në gjithë këtë qytet.Ç’u bë ai det njerëzish?!T’ëmën e s’ëmës! Askujt buza n’gaz s’i shkon,kush s’e di një barcoletë të mirë!Sa për një mahi t’idhët në këtë pikë t’qetësisë,Vetëm pranverë 9,9,9 dhe 9Ku era hedh qese najloni e fryn pantallona uniformashMe folklor të Shumadisë.Dikush më dha shenjë me buzëqeshje, dje n’varrim.I dashur m`u duk se ishe ti; edhe pse e di se nuk vjen atyKu të gjallët e rrejnë një kufomëDikush preku n’gaz, krejt si ti, m’dërgoi puthje me dorë…U çart edhe poeti i mbramë në këtë qytet!Çfarë arrogance pash Zotin, sikur s’kemi të tjera punë,I kalojmë ditët në ceremoni varrimiMbi arkivole prekim shikiminDokrra, shpirti im, llafe.Kush tha se gazi u shua?Përse u çnjerëzua një poet!Jo, aspakSe jemi njerëz, gëzohemi si çdo kafshë e butë:Aty kur blejmë supë me kiste,Kur e mashtrojmë patrullën, me t’u shtirur serbë…Si the?!Sa para i ka fytyra pa leqe, nderi e…Prano.S’e vlejnë një bukë fabrike, një birrë Peje, jo se jo.Shih çfarë të bëra Prishtinë

    M’u thaftë dora, e Mira ime,S’ta shkrova një fjalë të mirë,Përherë një dorë ethesh më dridhGjithë kjo borë në gji!M’u marrtë goja, s’ta thashë asnjë varg,Për erë bliri në verë, udhët e zëna me nektar e njerëzQë pështyjnë tri herë Orët e Liga n’gji,Sa shqip!Belbëzimet që t’i qesin njëmijë vargje n’ditë,Gjithë këta poetë të këqij!Por s’kanë si të duan ndryshe, Prishtinë.Më plaçin sytë.S’ta thura një pikturë, aso që laikët i shesin në rrugë, krejt lirë.Për me të marrë me të mirë.Me t’rrejtë se s’na vjen era mut, kur shohim pika gjaku.Se… se… deshëm diçka në ty.Ç’e do këngën time verdh si lakra!?Për këta fëmijë nervoz, që grrithen, ngrehen për flokëshKur zihen për politikëApo për këta etër që aktrojnë qetësiDehen me coca-colaTeren në tym duhani BallkanikMe ambalazh “Marlboro”.E di! S’ke pse më ndien mua gjakhumburën,Por, zë besë KosovëSe aty ku të gjallët e rrejnë një kufomëBuzëqeshi i mbrami poet. Vetë miku im.Tash të shprishin bombat Kosovë,E këtu, gjë nuk ndodh, pak kush bën kryq,E lëkundin dallgët Atlantikun. Cognace, Francë, korrik ‘99

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BUQETË POETIKE NGA EDI SHUKRIU: FATI QË NUK ISHIM ZOGJ…