Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit teksa lëvizte i armatosur në fshatin Fermë Çlirim.
I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap një lokal të zonës teksa me vete iu gjet 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.
Petrit Mërnica ka bërë më parë 20 vite burg për vrasjen e kunatit të tij. Gjithashtu ai është babai i Azgan Mërnicës, i cili në vitin 2024 qëlloi për vdekje me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’ Novruz Canaliaj.
“Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Pathëay”.
Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathëay”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Tag: krëhëra
-

Arrestohet 57-vjeçari i armatosur në Fier, babai i Azgan Mernicës që vrau në 2024 efektivin e ‘Shqiponjave’
-

Fier, arrestohet babai i Azgan Mërnicës që vrau vjet efektivin e ‘Shqiponjave’/ 57 vjeçari lëvizte i armatosur, me precedentë…
Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit teksa lëvizte i armatosur në fshatin Fermë Çlirim. I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap një lokal të zonës teksa me vete iu gjet 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.
Petrit Mërnica ka bërë më parë 20 vite burg për vrasjen e kunatit të tij. Gjithashtu ai është babai i Azgan Mërnicës, i cili në vitin 2024 qëlloi për vdekje me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’ Novruz Canaliaj.
“Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Pathëay”.
Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathëay”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
-

I biri vrau policin 1 vit më parë, arrestohet 57-vjeçari në Fier, i kapet pistoletë dhe fishekë
Policia e Fierit ka arrestuar Petrit Mernica 57-vjeç, i cili u kap duke lëvizur me pistoletë me vete.
Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se Mernica kishte gjithashtu edhe 2 krëhëra me fishekë. 57-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vrasja, ndërsa mësohet se ai është babai i Azgan Mernicës që vrau policin e Shqipnjave në Fier, 1 vit e gjysëm më parë.
“Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathëay”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv