Tag: kredive

  • BSH: Kreditë me probleme bien në 4 për qind të huave

    BSH: Kreditë me probleme bien në 4 për qind të huave

    Niveli i kredive me probleme mbetet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë qershorit niveli i kredive të këqia ose i kredive që nuk shlyhen në afat rezultoi 4% nga 4.12% që u regjistrua në muajin maj.
    nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë ulja e nivelit të huave që nuk paguheshin në kohë rezulton më e fortë .Në qershor të 2024 ato rezultonin se ishin 4.70% Në total në bilancet e bankave janë tashmë 357 milione euro hua me probleme duke pësuar një ulje me 17 milionë euro nëse e krahasojmë me qershorin e vitit 2024.

    Nëse shohim tendencën e ndjekur nga raporti i kredive me probleme kundrejt totalit të kredive ka ardhur në rënie, duke prekur shifrat më të ulëta historike, ndikuar edhe nga performanca e mirë ekonomike.

    Ky është një tregues mjaft optimist i cili konfirmon se aftësia paguese e qytetarve dhe e bizneseve është përmirësuar në vend.Po ashtu ndikim në këtë drejtim ka pasur edhe rritja e nivelit të punësimit
    Qëndrueshmëria e nivelit të kredive e me probleme është një sinjal pozitiv për sistemin bankar dhe përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve.
    Tashmë norma e interesit ka zbritur në 2.50% si një masë për të stabilizuar çmimet e konsumit por njëkohësisht kjo ul edhe kosttot për qytetarët dhe bizneset që kanë një kredi në monedhën kombëtare. Kjo nënkupton që këstet e kredive të reja do të jenë më të lira se ato që janë aprovuar aktualisht.
    Kriza e çmimeve,duket se nuk pati ndikim negativ në drejtim të aftësisë paguese të familjeve dhe bizneseve. Kjo ka bërë që gjatë dy viteve të fundit, kreditë me probleme të vijojnë tendencën rënëse, ndërsa sektori bankar ka vijuar huadhënien e cila vlerësohet në nivele të kënaqshme.

  • Huatë me probleme i kthehen sërish rënies në qershor, niveli më i ulët që nga 2008-a

    Huatë me probleme i kthehen sërish rënies në qershor, niveli më i ulët që nga 2008-a

    Kreditë e pakthyer në afat në raport me totalin e huasë në ekonomi kanë shënuar rënie në qershor, pas rritjes së konstatuar në maj.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, niveli i huave jo performuese ishte 4.01%, nga 4.12% në maj. Ky është niveli më i ulët i dekadës së fundit dhe rekordi minimal që nga viti 2008.Që nga viti 2014, kur arriti në 25%, niveli i huave të pakthyera në afat ka rënë vazhdimisht, duke u përshpejtuar tre vitet e fundit.Rënia e raportit të kredive me probleme në dy vitet e fundit është ndikuar sidomos nga rritja me ritme të shpejta e portofolit të kredisë. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje vjetore me 12.5%. Rritja e kredisë edhe në pjesën e parë të vitit 2025 po ruan ritme të ngjashme të rritjes me vitin 2024.Rritja dyshifrore e portofolit ka një efekt pozitiv mbi raportin e kredive me probleme, sepse për një portofol të njëjtë të kredive me probleme bën që raporti i tyre të jetë më i ulët. Por, nga ana tjetër një rritje e shpejtë e kreditimit në teori shton rreziqet edhe për një shtim gradual të portofolit të kredive me probleme.Pavarësisht rënies, në raport me rajonin, sistëmi banker vijon të ketë më shumë kredi me probleme. Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i takojnë fundit të vitit të kaluar, kur raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte në nivelin 4.17%.Krahasuar me një vit më parë, raporti i kredive me probleme në Shqipëri u përmirësua me rreth 0.6 pikë përqindje krahasuar me një viti më parë.Mbështetur në të dhënat e Nismës së Vjenës për rajonin, vendi me raportin më të lartë të kredive me probleme në fund të vitit 2024 ishte Mali i Zi, në nivelin 4.7%. Edhe në Malin e Zi raporti i kredive me probleme ka pësuar rënie, me rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, në periudhën e pas krizës financiare të vitit 2008 pati nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme. Me gjithë uljen graduale, sidomos pas vitit 2017, ende Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të këtij treguesi krahasuar me vendet e tjera të këtij rajoni.Pas Shqipërisë, vijon Bosnje Hercegovina, me një raport të kredive me probleme në nivelin 3.2%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 2.6%, Serbia, me 2.5% dhe Kosova, me 1.8%.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqetësimet për rritjen e kredive të këqija, sistemi bankar në Rusi në krizë?

    Shqetësimet për rritjen e kredive të këqija, sistemi bankar në Rusi në krizë?

    Pas dy vitesh fitimesh të larta që shërbyen si provë e qëndrueshmërisë së ekonomisë së saj gjatë luftës, disa banka ruse po përballen me rritje të shqetësimeve për ekspozimin e tyre ndaj kredive të këqija.
    Drejtues të lartë të sektorit bankar kanë ushtruar presion mbi Bankën Qendrore dhe guvernatoren Elvira Nabiullina për të ulur normat e interesit, duke theksuar vështirësitë që po hasin kompanitë dhe, në një masë më të vogël, familjet në marrjen dhe shlyerjen e kredive me norma të larta.
    Në qershor, Banka Qendrore uli normën bazë nga 21% në 20%, ndërsa muajin e kaluar e uli më tej në 18%. Ajo ka sinjalizuar se do të vijojë me ulje të mëtejshme gjatë vitit, me synimin për të arritur një normë inflacioni prej 4% deri në vitin tjetër.
    Por pyetja që ngrihet është nëse këto ulje do të jenë të mjaftueshme për bankat që janë ekspozuar ndaj sektorëve më të brishtë të ekonomisë ruse, si ndërtimi, industria e qymyrit dhe tregu i pasurive të paluajtshme.
    Një ndër bankat që ka tërhequr vëmendjen është Credit Bank of Moscow, e cila ka ndërruar tre drejtues brenda një viti. Agjencia më e madhe ruse e vlerësimit të kredive, Expert RA, paralajmëroi se ekziston “një probabilitet i lartë” që kjo bankë të kërkojë mbështetje të jashtme, pasi raportoi një rënie prej 65% të fitimit neto vitin e kaluar.
    Megjithatë, guvernatorja Nabiullina deklaroi se nuk sheh nevojë për rikapitalizim të bankave të mëdha, duke theksuar se situata me kreditë problematike është “më e mirë nga sa paraqitet”.
    Sipas saj, sektori bankar rus regjistroi një fitim prej 1.7 trilion rublash në gjysmën e parë të vitit 2025. Ajo pranoi, megjithatë, se kapitali është i shpërndarë në mënyrë të pabarabartë mes bankave, çka nënkupton se disa prej tyre mund të kenë më pak rezerva përballuese.
    Ekspertët paralajmërojnë se bankat që ndoqën një strategji të rrezikshme vitin e kaluar po vuajnë pasojat këtë vit, megjithatë kjo nuk do të thotë që i gjithë sistemi bankar është në krizë. Në vitin 2024, sektori bankar rus arriti fitime rekord prej 3.8 trilion rubla, duke shpërblyer drejtuesit me bonuse të mëdha.
    Një analizë e fundit e mediave ekonomike ruse zbuloi se pesë nga 13 bankat më të rëndësishme në vend patën një rënie mbi 20% të fitimit neto në gjysmën e parë të vitit, përfshirë edhe Credit Bank of Moscow. Në total, 48 nga 100 bankat më të mëdha patën performancë më të dobët financiare.
    Edhe bankat më të fuqishme si Sberbank dhe VTB kanë raportuar rritje të fondeve për mbulimin e kredive të këqija. Sipas Sberbank, rritja e kostos së rrezikut do të stabilizohet falë politikës monetare më të butë të Bankës Qendrore.
    Ekspertët nënvizojnë se normat e larta të interesit e kanë bërë të pamundur për shumë kompani dhe familje të përballojnë borxhet e mëparshme, të cilat tani duhet të rifinancohen në kushte shumë më të pafavorshme, duke rritur stresin financiar në sistem.

  • Frenohet rritja e biznesit të kredive të vogla

    Frenohet rritja e biznesit të kredive të vogla

    Rritja e sektorit të mikrokredisë u ngadalësua vitin e kaluar.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se portofoli total i huasë nga institucionet e licencuara për mikrokredi në fund të 2024 arriti në 24.1 miliardë lekë, 3.9% (rreth 0.9 miliardë lekë) më shumë krahasuar me një vit më parë. Rritja e kredisë është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me nivelin prej 29% (rreth 5.2 miliardë lekë) të vitit 2023.Megjithëse në tërësi ecuria e kredisë për ekonominë vitin e kaluar ishte pozitive, kjo rritje për sektorin e mikrofinancës është frenuar dukshëm. Me sa duket, skandali i mikrokredivedhe nisja e një cikli të shtrëngimi rregullator nga Banka e Shqipërisë kanë dhënë efekte qysh vitin e kaluar në volumin e kredidhënies nga institucionet mikrofinanciare.Vitin e kaluar, dy institucionet financiare jobanka, Micro Credit Albania dhe Final, u bënë objekt i një çështjeje penale të çuara për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, të akuzuara për shkelje të shumta ligjore në procesin e mbledhjes së kredive të këqija.Në vijim, Banka e Shqipërisë vendosi heqjen e licencës për të dy këto institucione.  Megjithëse në vetvete rasti lidhej me kompani të mbledhjes së borxheve të këqija, kjo çështje solli një dëm në imazh edhe për institucionet mikrofinanciare, kryesisht të kredive të shpejta.Çështja në fjalë u bë shkak edhe për një shtrëngim të fortë në kuadrin rregullator të lidhur me mikrofinancën. Masat e reja të Bankës së Shqipërisë hynë në fuqi nga fillimi i këtij viti, por megjithatë duket se ngjarjet e mësipërme kanë sjellë një frenim të rritjes së shpejtë disavjeçare të aktivitetit të mikrokredive konsumatore.Ndryshimet rregullatorë kanë vendosur për herë të parë disa kritere të detajuara, duke përfshirë edhe tregues sasiorë, në praktikat e administrimit të rrezikut në huadhënien konsumatore nga institucionet financiare jobanka. Një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.Gjithashtu, është përcaktuar edhe një nivel tavan në raportin e shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI), që do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve. Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60%.Gjithashtu, banka e Shqipëris miratoi edhe disa ndryshime në formulën e llogaritjes së normës maksimale efektive të interesit (NEI Maksimal) për kreditë e vogla konsumatorë deri në 200 mijë lekë. Këto ndryshime kanë sjellë një ulje të ndjeshme të NEI-t maksimal, që në gjysmën e dytë të këtij viti zbriti në 62.2%.Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar në Shqipëri vepronin shtatë institucione financiare të licencuara për veprimtarinë e mikrokredisë. Megjithatë, vlerësohet se në pjesën dërrmuese portofoli i mikrokredisë i takon dy institucioneve më të mëdha mikrofinanciare në vend, Iutecredit Albania dhe ECFA (ish-Kredo Finance)./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon

    Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon

    Me gjithë tendencën e vazhdueshme në rënie gjatë viteve të fundit, Shqipëria ende vazhdon të ketë një raport të kredive me probleme ndër më të lartët në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i takojnë fundit të vitit të kaluar, kur raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte në nivelin 4.17%. Krahasuar me një vit më parë, raporti i kredive me probleme në Shqipëri u përmirësua me rreth 0.6 pikë përqindje krahasuar me një viti më parë.Mbështetur në të dhënat e Nismës së Vjenës për rajonin, vendi me raportin më të lartë të kredive me probleme në fund të vitit 2024 ishte Mali i Zi, në nivelin 4.7%. Edhe në Malin e Zi raporti i kredive me probleme ka pësuar rënie, me rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, në periudhën e pas krizës financiare të vitit 2008 pati nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme. Me gjithë uljen graduale, sidomos pas vitit 2017, ende Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të këtij treguesi krahasuar me vendet e tjera të këtij rajoni.Pas Shqipërisë, vijon Bosnje Hercegovina, me një raport të kredive me probleme në nivelin 3.2%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 2.6%, Serbia, me 2.5% dhe Kosova, me 1.8%.Raporti i kredive me probleme në Shqipëri ka ardhur në rënie të vazhdueshme pas vitit 2016. Në fazën e parë, kjo rënie erdhi sidomos falë procesit të nxjerrjes jashtë bilanceve të kredive të humbura, sipas kërkesave rregullatorë të miratuara nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, në vitet e fundit, ulja po nxitet sidomos nga rritja e shpejtë e portofolit të kredisë për ekonominë dhe gjendja relativisht e mirë e bilanceve të sektorit privat.Megjithatë, sërish Shqipëria ngelet në nivelet më të larta të rajonit për sa i takon treguesit të kredive me probleme. Nga ana tjetër, në pjesën e parë të këtij viti është shënuar një rritje e stokut të kredive me probleme, ndërsa raporti i tyre nuk ka pësuar rënie domethënëse që nga fundi i vitit të kaluar.Banka e Shqipërisë është shprehur disa herë e shqetësuar për rritjen e shpejtë të kreditimit, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme. Qysh vitin e kaluar, Banka Qendrore vendosi aplikimin e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare. Kjo shtesë ka arritur në nivelin 0.5% (për t’u përmbushur prej 31 dhjetorit 2025), ndërsa Banka Qendrore së fundmi ka paralajmëruar një rritje të mëtejshme të saj.Shtesa kundërciklike e kapitalit ka qëllim posaçërisht ngadalësimin e kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur Banka e Shqipërisë gjykon se ndodhemi në kushtet e një rritjeje tepër të shpejtë.Përveç shtimit të kërkesave për kapital, prej korrikut ka hyrë në fuqi edhe aplikimi i masave të posaçme kufizuese për kredinë për blerje banesash, nëpërmjet vendosjes së disa kufizimeve në tregues të veçantë të administrimit të rrezikut. Këto masa synojnë të shtrëngojnë veçanërisht marrjen e një kredie të dytë për blerjen e pasurive të paluajtshme. / E.ShehuBurimi: Nisma e VjenësKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rriten lehtë kreditë e këqija/ Raporti i BSH: Në bilancet e bankave janë 362 mln euro kredi me probleme

    Rriten lehtë kreditë e këqija/ Raporti i BSH: Në bilancet e bankave janë 362 mln euro kredi me probleme

    ëstet e kredive nuk po paguhen në kohë nga qytetarët dhe bizneset. Pas një rënie të vazhdueshme, muaj maj regjistroi një stopim të tkurrjes së kredive me probleme. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë në muajin maj 4.12% e totalit të kredive të dhëna ishte me probleme, nga 4% që ishte në muajin prill. Shtimi i kostove të jetesës ndikuar prej çmimeve të larta, duket se po ul mundësitë financiare për të shlyer në kohë kreditë e marra. Pavarësisht kësaj rritje të lehtë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar huatë me probleme janë në rënie me gati 1%.
    E përkthyer në vlerë në total në bilancet e bankave tregtare në vend janë 362 milionë euro kredi me probleme, vlerë kjo e rritur gjatë këtij viti, pasi në janar ishin vetëm 346 milionë euro kredi të këqija. Kjo rritje në vlerë ndikohet edhe nga shtimi i kreditimit sipas bankës qendrore, pasi në fillim të vitit totali i kredisë ishte 8.4 miliardë euro, ndërsa në fund të muajit maj arriti në 8.8 miliardë euro.
    Ndërsa në raport me majin e vitit 2024, huaja e keqe është në rënie me 15 milionë euro, pasi vjet në të njëjtin muaj kredia me probleme përllogaritej në 376 milionë euro. Ndikim në këtë reduktim të këtyre kredive të pashlyera në kohë në raport me vitet e kaluara kanë dhënë ulja e interesave, si rezultat i uljes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë.
    Ulja e interesave i ka bërë më të lira këstet, ndërkohë që edhe zhvlerësimi i valutave po ashtu ndikon pozitivisht në kthimin e kredive që janë marrë në monedhë të huaj.

  • Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në maj

    Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në maj

    Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në muajin maj. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues arriti në 4.12%, nga 4.03% që kishte qenë në muajin prill.Niveli prej 4.12% është më i larti për vitin 2025 dhe ishte regjistruar më parë edhe në muajin janar të këtij viti. Megjithatë, raporti i kredive me probleme ngelet në rënie me bazë vjetore. Në maj të vitit të kaluar, ky tregues ishte në nivelin 4.81%.Rënia e raportit të kredive me probleme në dy vitet e fundit është ndikuar sidomos nga rritja me ritme të shpejta e portofolit të kredisë. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje vjetore me 12.5%. Rritja e kredisë edhe në pjesën e parë të vitit 2025 po ruan ritme të ngjashme të rritjes me vitin 2024.Rritja dyshifrore e portofolit ka një efekt pozitiv mbi raportin e kredive me probleme, sepse për një portofol të njëjtë të kredive me probleme bën që raporti i tyre të jetë më i ulët. Por, nga ana tjetër një rritje e shpejtë e kreditimit në teori shton rreziqet edhe për një shtim gradual të portofolit të kredive me probleme.Në fakt, krahasuar me fundin e vitit të kaluar (kur shënohej raporti 4.17%) raporti i kredive me probleme nuk ka pësuar rënie domethënëse, megjithëse madhësia e portofolit total është rritur me 5.4% gjatë kësaj periudhe. Kjo tregon se vlera e kredive me probleme po rritet me ritme të përafërta me vlerën e portofolit total të kredisë.Në fund të majit, vlera e kredive të këqija mund të vlerësohet në afërsisht 36.3 miliardë lekë, nga 34.85 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar dhe 37.7 miliardë lekë që kishte qenë në majin e vitit të kaluar.Shifrat tregojnë që, megjithëse kreditë e këqija kanë pësuar rënie krahasuar me një vit më parë, ato janë rritur që nga fillimi i vitit. Këto të dhëna dëshmojnë se rritja e shpejtë e portofolit të kredisë tashmë ka nisur të shoqërohet edhe me një rritje të stokut të kredive të këqija.Rritja e shpejtë e kreditimit, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme, ka shqetësuar Bankën e Shqipërisë, që ka nisur aplikimin e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare. Kjo shtesë ka arritur në nivelin 0.5% (për t’u përmbushur prej 31 dhjetorit 2025), ndërsa Banka Qendrore së fundmi ka paralajmëruar një rritje të mëtejshme të saj.Shtesa kundërciklike e kapitalit ka qëllim posaçërisht ngadalësimin e kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur Banka e Shqipërisë gjykon se ndodhemi në kushtet e një rritjeje tepër të shpejtë.Përveç shtimit të kërkesave për kapital, prej korrikut ka hyrë në fuqi edhe aplikimi i masave të posaçme kufizuese për kredinë për blerje banesash, nëpërmjet vendosjes së disa kufizimeve në tregues të veçantë të administrimit të rrezikut. Këto masa synojnë të shtrëngojnë veçanërisht marrjen e një kredie të dytë për blerjen e pasurive të paluajtshme.Burimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Raporti i kredive me probleme për mikrofinancën pësoi rënie vitin e kaluar

    Raporti i kredive me probleme për mikrofinancën pësoi rënie vitin e kaluar

    Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jobanka pësoi rënie vitin e kaluar.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2024 ky raport zbriti në 12.05%, nga 13.9% që kishte qenë një vit më parë.Ky raport ngelet sidoqoftë afërsisht tri herë më i lartë krahasuar me nivelin mesatar të kredive me probleme të sektorit bankar, që në fund të vitit 2024 ishin në nivelin 4.17%.Banka e Shqipërisë vlerëson se përmirësimi i këtij treguesi vitin e kaluar u ndikua kryesisht nga rritja e e portofolit të kredisë, ndërkohë portofoli i kredive me probleme ka mbetur thuajse në të njëjtin nivel.Gjithashtu, në ecurinë e vlerës së kredive me probleme duhet marrë në konsideratë edhe dalja nga tregu e subjekteve Micro Credit Albania (MCA) dhe Final, portofolet e të cilave përbëheshin tërësisht nga kredi me probleme.Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi revokimin e licencës për dy institucionet e mësipërme financiare, pasi aksionarët e tyre u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, për shkelje ligjore në procesin e mbledhjes së kredive të këqija.Rënia e raportit të kredive me probleme të sektorit ndikoi pozitivisht edhe në përmirësimin e mëtejshëm të rezultatit financiar të sektorit.Gjatë vitit 2024, institucionet financiare ushtrojnë veprimtaritë e kreditimit kanë gjeneruar një rezultat pozitiv neto prej 5.51 miliardë lekësh. Krahasuar me vitin paraardhës, vërehet një rritje prej 0.56 mld lekësh ose 11.3% krahasuar me një vit më parë. Pjesa më e madhe e rritjes së fitimeve erdhi subjektet NOA, Kredo Finance dhe AK Invest.Kthimi mesatar nga aktivet për institucionet financiare që ushtrojnë veprimtaritë e kreditimit ra lehtë në 7.3%, nga 7.7% në vitin 2023. Megjithatë, kthimi mesatar nga kapitali u rrit në 39%, nga 37.4% që kishte qenë një vit më parë.Në fund të vitit 2024, portofoli i kredisë bruto për institucionet financiare të huadhënies dhe mikrofinancës arriti në 58.7 miliardë lekë, duke njohur një rritje prej 5 miliardë lekësh (ose 9.5%) krahasuar me vitin paraardhës. Portofoli i kredisë bruto arriti në 6.76% të totalit të kredisë së sistemit bankar, duke regjistruar një rënie prej 0.49 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës.Pjesa më e madhe e portofolit të kredisë së institucioneve financiare mbahet nga subjektet e kredidhënies dhe mikrokredisë, me 78%. Më pas, renditet portofoli i qirasë financiare, me 21%, ndërsa pesha e portofolit faktoring mbetet më pak se 1%.Aktiviteti me rritjen më të lartë gjatë vitit 2024 ka qenë kredidhënia, me 2.9 miliardë lekë. Efekti kryesor në rritjen e portofolit të kredisë së institucioneve financiare jobanka erdhi nga subjekti NOA.Ndërkohë, aktiviteti i mikrokredisë, në ndryshim nga viti i kaluar, shfaq një rritje të moderuar me 0.9 miliardë lekë ose 4%. Sipas Bankës së Shqipërisë, subjekti i mikrokredisë që edhe vitin e kaluar shfaqi rritjen më të lartë të portofolit të mikrokredisë ishte IuteCredit./ E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

    Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

    Individët u konfirmuan si klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar edhe vitin e kaluar.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme në segmentin e kredisë për individë pësoi përsëri rënie në 2.9%, nga 3.4% që kishte qenë një vit më parë.Segmenti i individëve ka pasur historikisht një raport të kredive me probleme më të ulët krahasuar me bizneset, sepse ekspozimet janë më të vogla dhe rreziku i kredisë është më i shpërndarë. Gjithashtu, duke qenë se pjesa më e madhe e portofolit konsiston në kredi për blerjen e banesave, angazhimi i huamarrësve ndaj shlyerjes së detyrimeve në përgjithësi është i madh.Megjithatë, edhe cilësia e kredisë për bizneset vazhdoi përmirësimin vitin e kaluar. Raporti i kredisë me probleme në segmentin e bizneseve zbriti në 5.1%, nga 5.7% që kishte qenë një vit më parë.Për sa i përket ndarjes së kredive me probleme sipas monedhës, portofoli i kredisë në valutë të huaj vazhdon të shfaqë një performancë më të mirë cilësore. Raporti i kredive me probleme në valutë zbriti në 3.4%, nga 4% që kishte qenë një vit më parë.Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron vlerësohet të ketë ndikuar pozitivisht aftësinë paguese të huamarrësve në monedhën europiane, me të ardhura në monedhën vendase. Vitin e kaluar, kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik.Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.Edhe cilësia e kredisë në Lekë u përmirësua, por raporti i kredive me probleme ngelet më i lartë krahasuar me kredinë në valutë. Në fund të 2024, kreditë me probleme përbënin 4.8% të portofolit në Lekë, nga 5.4% që kishin qenë një vit më parë.Raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar zbriti në 4.17%, nga 4.74% që kishte qenë në fund të vitit 2023. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2008. Në vlerë, kredia me probleme arriti nivelin 34.7 miliardë lekë, në rënie me 0.7% krahasuar me një vit më parë.Rënia e raportit të kredive me probleme po vazhdon edhe në pjesën e parë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit prill ky raport ra më tej në nivelin 4.03%, nga 4.82% një vit më parë. Në vlerë, kreditë e këqija vlerësohen në rreth 35 miliardë lekë, nga rreth 37.2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rënia e raportit të kredive me probleme është mbështetur nga rritja e kënaqshme ekonomike në vitet e fundit dhe një ecuri e mirë e bilanceve të sektorit privat. Gjithashtu, ulja e raportit të kredive me probleme vazhdon të mbështetet edhe në rritjen me ritme dyshifrore të vlerës së portofolit total. / E.ShehuBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

    Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

    Duke nisur nga 1 korriku fillon zbatimi i vendimit të Bankës së Shqipërisë për kufizimin e kredive që japin bankat ndaj kredive për shtëpi.

    Qytetarët nuk do të marrin më kredi pa limit.
    Për të gjithë qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë do të jepet një shumë sa 85% e vlerës së banesës. Ndërsa për ata qytetarë të cilët duan të marrin kredi në valutë do të jepet sa 75% e vlerës totale.
    Përveç tavaneve të kredisë, Banka e Shqipërisë vendosi kufizime edhe për sa i përket peshës që duhet të zërë kredia në të ardhurat e qytetarit. Kështu, kësti duhet të jetë 40% e të ardhurave të kredi marrësit për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj.
    Një vendim i tillë erdhi pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rekomandoi Bankës së Shqipërisë aplikimin e disa kërkesave shtesë të administrimit të rrezikut, me qëllim frenimin e rritjes së shpejtë të kredive për pasuri të paluajtshme. Në 2024 në 54.9 miliardë lekë ose thënë ndryshe 545 milionë euro arriti kredia e re për blerje banesash.
     

    Top Channel