Tag: kredisë

  • Masat e BSH nuk e ndalojnë dot kredinë për shtëpi, u rrit me 35% për tetorin

    Masat e BSH nuk e ndalojnë dot kredinë për shtëpi, u rrit me 35% për tetorin

    Kredia për shtëpi ka vazhduar rritjen edhe për tetorin, duke konfirmuar një ndjeshmëri të ulët ndaj masave kufizuese të aplikuara nga Banka e Shqipërisë.

    Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në muajin tetor, sektori bankar dha gjithsej rreth 4.7 miliardë lekë kredi të re për blerjen e banesave, me një rritje prej 35% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.

    Në periudhën korrik-tetor, që përkon me hyrjen në fuqi të masave kufizuese të Bankës së Shqipërisë, kredia e re për shtëpi ka arritur në 18.5 miliardë lekë, në rritje me gati 23% krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2024.

    Të dhënat progresive të 10-mujorit tregojnë se vlera e kredisë për blerje banesash ka arritur një rekord të ri historik për këtë vit. Sektori bankar disbursoi gjithsej 54.7 miliardë kredi, 26.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Portofoli aktiv total i kredisë për shtëpi në fund të tetorit arriti vlerën e 238.1 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, ky portofol është zgjeruar me 18.4%.

    Kredia për individët, duke përfshirë edhe segmentin më të madh të saj, kredinë për shtëpi, po jep kontributin kryesor në rritjen e kredisë për ekonominë gjatë këtij viti.

    Që prej 1 korrikut të këtij viti, bankat janë të detyruara të respektojnë disa kritere të administrimit të rrezikut, konkretisht për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” (përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë) dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” (raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona ndaj të ardhurave të huamarrësve).

    Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

    Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.

    Këto masa erdhën në vijim të aplikimit të shtesave kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit vitin e kaluar, me gjithsej 0.5%. Kjo rritje ka si qëllim pikëirsht ngadalësimin e huadhënies nga sektori bankar. Këto masa u këshilluan nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por megjithatë të paktën në fazën e parë nuk kanë dhënë efekte domethënëse.

    Në deklaratën e fundit për Shqipërinë, misioni i FMN shprehet se aktivizimi së fundmi i masave ndaj kredimarrësit për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme rezidenciale mbush një boshllëk të mëparshëm dhe duhet të bëhet një mjet i përhershëm. Madje, FMN rekomandon vendosjen e një shtese sektoriale të kapitalit për rrezikun sistemik, pesha më të larta rreziku ose masa të tjera që shënjestrojnë kredimarrësit, si mjete shtesë për të adresuar rreziqet në rritje nga huadhënia për pasuri të paluajtshme për qëllime tregtare./ E.Shehu

  • Masat e BSH nuk e ndalojnë dot kredinë për shtëpi, rritje me 35% për një muaj

    Masat e BSH nuk e ndalojnë dot kredinë për shtëpi, rritje me 35% për një muaj

    Kredia për shtëpi ka vazhduar rritjen edhe për tetorin, duke konfirmuar një ndjeshmëri të ulët ndaj masave kufizuese të aplikuara nga Banka e Shqipërisë.
    Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në muajin tetor, sektori bankar dha gjithsej rreth 4.7 miliardë lekë kredi të re për blerjen e banesave, me një rritje prej 35% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
    Në periudhën korrik-tetor, që përkon me hyrjen në fuqi të masave kufizuese të Bankës së Shqipërisë, kredia e re për shtëpi ka arritur në 18.5 miliardë lekë, në rritje me gati 23% krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2024.
    Të dhënat progresive të 10-mujorit tregojnë se vlera e kredisë për blerje banesash ka arritur një rekord të ri historik për këtë vit. Sektori bankar disbursoi gjithsej 54.7 miliardë kredi, 26.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Portofoli aktiv total i kredisë për shtëpi në fund të tetorit arriti vlerën e 238.1 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, ky portofol është zgjeruar me 18.4%.
    Kredia për individët, duke përfshirë edhe segmentin më të madh të saj, kredinë për shtëpi, po jep kontributin kryesor në rritjen e kredisë për ekonominë gjatë këtij viti.
    Që prej 1 korrikut të këtij viti, bankat janë të detyruara të respektojnë disa kritere të administrimit të rrezikut, konkretisht për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” (përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë) dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” (raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona ndaj të ardhurave të huamarrësve).
    Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.
    Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.
    Këto masa erdhën në vijim të aplikimit të shtesave kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit vitin e kaluar, me gjithsej 0.5%. Kjo rritje ka si qëllim pikëirsht ngadalësimin e huadhënies nga sektori bankar. Këto masa u këshilluan nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por megjithatë të paktën në fazën e parë nuk kanë dhënë efekte domethënëse.
    Në deklaratën e fundit për Shqipërinë, misioni i FMN shprehet se aktivizimi së fundmi i masave ndaj kredimarrësit për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme rezidenciale mbush një boshllëk të mëparshëm dhe duhet të bëhet një mjet i përhershëm. Madje, FMN rekomandon vendosjen e një shtese sektoriale të kapitalit për rrezikun sistemik, pesha më të larta rreziku ose masa të tjera që shënjestrojnë kredimarrësit, si mjete shtesë për të adresuar rreziqet në rritje nga huadhënia për pasuri të paluajtshme për qëllime tregtare./Marrë nga Monitor

  • FMN: Sfidat e ekonomisë në Shqipëri, nga rritja e paqëndrueshme te rreziku i kredisë për ndërtim

    FMN: Sfidat e ekonomisë në Shqipëri, nga rritja e paqëndrueshme te rreziku i kredisë për ndërtim

    Ndonëse Shqipëria është një nga vendet me rritjen më të lartë në Europë, sfidat që fshihen pas kësaj rritjeje janë të shumta, sipas deklaratës së plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtare. Rritja mbetet e orientuar nga turizmi, ndërkohë që rreziqet që vijnë nga jashtë janë shtuar.
    Nga ana tjetër një tkurrje më e shpejtë se parashikimet e popullsisë në moshë pune mund të thellojë mungesën e fuqisë punëtore, të nxisë inflacionin, të imponojë një politikë monetare më shtrënguese dhe të dobësojë perspektivën e rritjes. Shqipëria përballet me presione në rritje mbi shpenzimet publike, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë mund të vënë në rrezik qëndrueshmërinë fiskale në afatin e mesëm. Prirjet demografike pritet të rrisin ndjeshëm shpenzimet për pensione dhe shëndetësi.

    FMN ka përsëritur qëndrimin e saj kundër paqes fiskale, që rrezikon të dëmtojë pajtueshmërinë tatimore, të dobësojë besueshmërinë e sistemit të auditimit dhe të zhbëjë përparimet e arritura në modernizimin e administratës tatimore. FMN ka përsëritur thirrjet e saj për kujdes sa i përket rritjes së kredisë për pasuri të paluajtshme, e cila kërkon monitorim të kujdesshëm për të vlerësuar ndikimin e tyre në rrezikun sistemik.

    FMN rekomandon se duhet një paketë e gjerë reformash për rritjen e produktivitetit për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike. FMN theksoi se Krijimi i Bankës së Zhvillimit të Shqipërisë (ADB) do të shtojë më tej kompleksitetin e sektorit, ndaj kërkohen standarde të forta qeverisjeje dhe rregulla të qarta operacionale për të shmangur rreziqet për stabilitetin fiskal dhe financiar.

  • Shqiptarët nuk ndalen/ Bankat ‘mbyten’ nga kërkesat e kredive për blerje banesash

    Shqiptarët nuk ndalen/ Bankat ‘mbyten’ nga kërkesat e kredive për blerje banesash

    Kredia për shtëpi ka vazhduar rritjen gjatë tremujorit të tretë të vitit, pavarësisht nisjes së aplikimit të masave kufizuese të Bankës së Shqipërisë.
    Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në tremujorin e tretë, sektori bankar dha gjithsej rreht 13.8 miliardë lekë kredi të re për blerjen e banesave, me një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Të dhënat progresive të 9-mujorit tregojnë se vlera e kredisë për blerje banesash ka arritur një rekord të ri historik për këtë vit. Gjatë nëntë muajve, sektori bankar disbursoi gjithsej 50 miliardë kredi, 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
    Portofoli aktiv total në fund të shtatorit arriti vlerën e 236 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, ky portofol është zgjeruar me pothuajse 18%.
    Kredia për individët, duke përfshirë edhe segmentin më të madh të saj, kredinë për shtëpi, po jep kontributin kryesor në rritjen e kredisë për ekonominë gjatë këtij viti.
    Që prej 1 korrikut të këtij viti, bankat janë të detyruara të respektojnë disa kritere të administrimit të rrezikut, konkretisht për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” (përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë) dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” (raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona ndaj të ardhurave të huamarrësve).
    Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.
    Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.
    Në fakt, kritere të ngjashme janë aplikuar gjithmonë nga bankat në politikat e tyre të brendshme, por megjithatë në vitet e fundit është vërejtur një rritje e rasteve kur bankat kanë ofruar kredi në tejkalim të kufijve të mësipërm./Monitor

  • Masat kufizuese nuk e frenuan rritjen e kredisë për shtëpi në tremujorin e parë të aplikimit

    Masat kufizuese nuk e frenuan rritjen e kredisë për shtëpi në tremujorin e parë të aplikimit

    Kredia për shtëpi ka vazhduar rritjen gjatë tremujorit të tretë të vitit, pavarësisht nisjes së aplikimit të masave kufizuese të Bankës së Shqipërisë.Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në tremujorin e tretë, sektori bankar dha gjithsej rreht 13.8 miliardë lekë kredi të re për blerjen e banesave, me një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Të dhënat progresive të 9-mujorit tregojnë se vlera e kredisë për blerje banesash ka arritur një rekord të ri historik për këtë vit. Gjatë nëntë muajve, sektori bankar disbursoi gjithsej 50 miliardë kredi, 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Portofoli aktiv total në fund të shtatorit arriti vlerën e 236 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, ky portofol është zgjeruar me pothuajse 18%.Kredia për individët, duke përfshirë edhe segmentin më të madh të saj, kredinë për shtëpi, po jep kontributin kryesor në rritjen e kredisë për ekonominë gjatë këtij viti.Që prej 1 korrikut të këtij viti, bankat janë të detyruara të respektojnë disa kritere të administrimit të rrezikut, konkretisht për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” (përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë) dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” (raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona ndaj të ardhurave të huamarrësve).Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.Në fakt, kritere të ngjashme janë aplikuar gjithmonë nga bankat në politikat e tyre të brendshme, por megjithatë në vitet e fundit është vërejtur një rritje e rasteve kur bankat kanë ofruar kredi në tejkalim të kufijve të mësipërm.Burimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Projektligji për Byronë e Kredisë në fazën finale, ja kush do të ketë qasje në të dhënat tuaja

    Projektligji për Byronë e Kredisë në fazën finale, ja kush do të ketë qasje në të dhënat tuaja

    Projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Byrosë së Kredisë është në fazën finale të diskutimeve mes palëve të interesuara dhe pritet të hidhet për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë gjatë këtij viti.
    Drafti është përgatitur me nismën e Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe parashikon që Byroja e Kredisë të ngrihet nga një subjekt privat, me eksperiencë në një aktivitet të tillë jashtë vendit.
    Që prej vitit 2008, Shqipëria ka një regjistër kredie që administrohet nga Banka e Shqipërisë. Por, informacioni që përmban ky regjistër është i kufizuar te kreditë e marra nga individët dhe bizneset prej institucioneve të licencuara financiare.
    Byroja e Kredisë do të mbledhë informacion për detyrimet që subjektet kanë ndaj institucioneve financiare, ndaj autoriteteve fiskale dhe atyre shtetërore në përgjithësi, si edhe ndaj operatorëve të shërbimeve utilitare.
    Bazuar mbi këto informacione, Byroja do të përgatitë një raport të pikëzimit të kreditit (credit scoring) të individëve dhe subjekteve. Raporti i credit scoring do t’u ofrohet huamarrësve, për të lehtësuar vlerësimin e tyre kreditor nga bankat, institucionet e tjera financiare apo palë të tjera me të cilat subjekti mund të hyjë në marrëdhënie kontraktore.
    Burimi i sigurimit të të ardhurave për subjektin që do ta ngrejë dhe administrojë Byronë do të jetë kryesisht tarifa e pagesës për raportin e credit scoring, që do të paguhet nga çdo individ apo subjekt që e kërkon atë.
    Në frymën e tij, projektligji parashikon që dhënia e informacionit për Byronë do të bëhet mbi baza vullnetare. Individëve dhe subjekteve do t’u kërkohet një miratim paraprak për ndarjen e dhënave të tyre me Byronë e Kredisë.
    Megjithatë, duke qenë se raporti i credit scoring do të jetë kërkesë e institucioneve financiare në momentin e aplikimit për kredi, kjo në parim do të jetë një shtysë për të lejuar aksesin në të dhënat që mundësojnë përgatitjen e këtij raporti.
    Nga ana tjetër, edhe bashkëpunimi mes Byrosë dhe enteve që do ta furnizojnë me këtë informacion gjithashtu do të funksionojë mbi baza vullnetare. Edhe për këtë arsye, aftësia dhe eksperienca e operatorit që do të marrë përsipër ngritjen e kësaj Byroje do të jetë e rëndësishme për të ndërtuar dhe përditësuar me sukses bazën e të dhënave.
    Projektligji parashikon që Byroja e Kredisë të mbikëqyret nga Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim garantimin e përdorimit të të dhënave personale sipas kërkesave ligjore.
    Shoqata e Bankave fillimisht kishte propozuar edhe një rol të Bankës së Shqipërisë në licencimin dhe mbikëqyrjen e Byrosë së Kreditit. Megjithatë, Banka Qendrore është shprehur kundër një zgjidhjeje të tillë dhe nuk parashikohet që projektligji t’i japë një rol në mbikëqyrjen e Byrosë.
    Ngritja e një Byroje të Kredisë ka qenë një ide e hershme e Shoqatës së Bankave, por për vite me radhë nuk pati hapa konkretë për zbatimin e saj.
    Diskutimet rreth mënyrës dhe formave për të ngritur një Byro të Kredisë nisën qysh me planin e masave për kreditë me probleme, në vitin 2015.
    Vitin e kaluar, Shoqata e Bankave mori përsipër hartimin e një projektligji, duke financuar konsulencën e nevojshme për këtë qëllim.

  • Byroja e Kredisë do jetë private, informacioni do mblidhet me pagesë; Projektligji drejt finalizimit

    Byroja e Kredisë do jetë private, informacioni do mblidhet me pagesë; Projektligji drejt finalizimit

    Projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Byrosë së Kredisë është në fazën finale të diskutimeve mes palëve të interesuara dhe pritet të hidhet për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë gjatë këtij viti.Drafti është përgatitur me nismën e Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe parashikon që Byroja e Kredisë të ngrihet nga një subjekt privat, me eksperiencë në një aktivitet të tillë jashtë vendit.Që prej vitit 2008, Shqipëria ka një regjistër kredie që administrohet nga Banka e Shqipërisë. Por, informacioni që përmban ky regjistër është i kufizuar te kreditë e marra nga individët dhe bizneset prej institucioneve të licencuara financiare.Byroja e Kredisë do të mbledhë informacion për detyrimet që subjektet kanë ndaj institucioneve financiare, ndaj autoriteteve fiskale dhe atyre shtetërore në përgjithësi, si edhe ndaj operatorëve të shërbimeve utilitare.Bazuar mbi këto informacione, Byroja do të përgatitë një raport të pikëzimit të kreditit (credit scoring) të individëve dhe subjekteve. Raporti i credit scoring do t’u ofrohet huamarrësve, për të lehtësuar vlerësimin e tyre kreditor nga bankat, institucionet e tjera financiare apo palë të tjera me të cilat subjekti mund të hyjë në marrëdhënie kontraktore.Burimi i sigurimit të të ardhurave për subjektin që do ta ngrejë dhe administrojë Byronë do të jetë kryesisht tarifa e pagesës për raportin e credit scoring, që do të paguhet nga çdo individ apo subjekt që e kërkon atë.Në frymën e tij, projektligji parashikon që dhënia e informacionit për Byronë do të bëhet mbi baza vullnetare. Individëve dhe subjekteve do t’u kërkohet një miratim paraprak për ndarjen e dhënave të tyre me Byronë e Kredisë.Megjithatë, duke qenë se raporti i credit scoring do të jetë kërkesë e institucioneve financiare në momentin e aplikimit për kredi, kjo në parim do të jetë një shtysë për të lejuar aksesin në të dhënat që mundësojnë përgatitjen e këtij raporti.Nga ana tjetër, edhe bashkëpunimi mes Byrosë dhe enteve që do ta furnizojnë me këtë informacion gjithashtu do të funksionojë mbi baza vullnetare. Edhe për këtë arsye, aftësia dhe eksperienca e operatorit që do të marrë përsipër ngritjen e kësaj Byroje do të jetë e rëndësishme për të ndërtuar dhe përditësuar me sukses bazën e të dhënave.Projektligji parashikon që Byroja e Kredisë të mbikëqyret nga Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim garantimin e përdorimit të të dhënave personale sipas kërkesave ligjore.Shoqata e Bankave fillimisht kishte propozuar edhe një rol të Bankës së Shqipërisë në licencimin dhe mbikëqyrjen e Byrosë së Kreditit. Megjithatë, Banka Qendrore është shprehur kundër një zgjidhjeje të tillë dhe nuk parashikohet që projektligji t’i japë një rol në mbikëqyrjen e Byrosë.Ngritja e një Byroje të Kredisë ka qenë një ide e hershme e Shoqatës së Bankave, por për vite me radhë nuk pati hapa konkretë për zbatimin e saj.Diskutimet rreth mënyrës dhe formave për të ngritur një Byro të Kredisë nisën qysh me planin e masave për kreditë me probleme, në vitin 2015.Vitin e kaluar, Shoqata e Bankave mori përsipër hartimin e një projektligji, duke financuar konsulencën e nevojshme për këtë qëllim. / E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Raporti i kredive me probleme rritet lehtë, arrin nivelin më të lartë për 2025

    Raporti i kredive me probleme rritet lehtë, arrin nivelin më të lartë për 2025

    Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë për muajin gusht dhe arriti nivelin më të lartë të vitit 2025. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ky raport u rrit në 4.19%, nga 4.04% që kishte qenë për muajin korrik. Me bazë vjetore, ky raport ngelet ende në rënie. Një vit më parë, kreditë me probleme përbënin 4.61 të portofolit.Edhe të dhënat e muajit gusht konfirmojnë qartë se tendenca rënëse e raportit të kredive me probleme me probleme është frenuar gjatë vitit 2025, megjithëse për momentin ende nuk mund të flitet për një cikël të mirëfilltë rritës të tyre.Sidoqoftë, ecuria e treguesit konfirmon shqetësimet e lidhura me rritjen shumë të shpejtë të kredisë në dy vitet e fundit. Në fund të muajit gusht, portofoli i kredisë për ekonominë kaloi kufirin e 900 miliardë lekëve. Rritja vjetore e portofolit është ngadalësuar lehtë krahasuar me vitin 2024, por sidoqoftë ngelet në ritme dyshifrore dhe pranë niveleve më të larta në 16 vitet e fundit.Megjithëse portofoli i kredisë ka vazhduar rritjen me ritme dyshifrore edhe gjatë vitit 2025, raporti i kredive me probleme e ka frenuar rënien, duke sinjalizuar një rritje në stokun e kredive të këqija. Mund të vlerësohet se stoku i kredive me probleme është rreth 37.7 miliardë lekë, nga 34.9 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar dhe 37.5 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Që nga fillimi i këtij viti, stoku i kredive me probleme është rritur me 8%.Banka e Shqipërisë është shprehur veçanërisht e shqetësuar për rritjen e shpejtë për kredisë në segmentin e pasurive të paluajtshme. Në mesin e këtij viti, nisi edhe aplikimi i disa masave kufizuese në treguesit e administrimit të riskut të lidhura me huadhënien në këtë segment. Banka qendrore u ndaloi bankave financimin e blerjes së banesave në masën 100% dhe përcaktoi gjithashtu kritere të detyrueshme për raportin e këstit të kredisë ndaj të ardhurave (duke lejuar sidoqoftë një marzh përjashtimi prej 15% nga kufizimet e mësipërme).Raporti i Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e parë të vitit tregoi se sektori bankar ka regjistruar më shumë kredi të reja me probleme për këtë periudhë. Fluksi vjetor i kredive të reja me probleme ishte sa 1.9% e kredive të rregullta, nga 1.7% dhe 1.8% një gjashtëmujor dhe një vit më parë.Burimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kreditë e ristrukturuara pësuan rënie në gjysmën e parë të këtij viti

    Kreditë e ristrukturuara pësuan rënie në gjysmën e parë të këtij viti

    Kreditë e ristrukturuara nga sektori bankar pësuan rënie në gjysmën e parë të vitit.Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kredia e ristrukturuar gjatë 6-mujorit të parë 2025 ishte rreth 1.25 miliardë lekë. Kjo shumë përbën afërsisht 1% të fluksit të kredisë së re të periudhës dhe rreth 3.5% e stokut të kredive me probleme.Vlera e kredive të ristrukturuara ishte në rënie me 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Portofolet e prekura nga ristrukturimi i kredisë lidhen me kreditë në Lekë dhe valutë për sektorin e biznesit. Forma kryesore e ristrukturimit e kërkuar nga klientët dhe e miratuar nga bankat ishte zgjatja e afatit të maturimit.Në një krahasim më afatgjatë, rezulton se fluksi vjetor i kredisë së ristrukturuar është zvogëluar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Vlera e kredisë së ristrukturuar gjatë gjashtëmujorit të parë 2025 është sa 23% e vlerës së kredisë së ristrukturuar në të njëjtin gjashtëmujor të vitit 2021.Fakti që ristrukturimet në vitet e fundit kanë pësuar rënie është një tregues se aftësia paguese e huamarrësve në përgjithësi ka qenë e mirë dhe premisat për rritje të kredive me probleme ngelen të ulëta.Mekanizmi i lehtësimit të ristrukturimeve ka qenë ndër masat që Banka e Shqipërisë ka aplikuar gjatë periudhave me rreziqe të shtuara për rritje të kredive me probleme, siç ishte pandemia.Madje, pas rritjes së shpejtë të normave të interesit në vitin 2022, lehtësimi i ristrukturimeve ishte një nga masat rezervë për tu aplikuar, në rast se sektori financiar do të përballej me një rritje të kredive me probleme. Megjithatë, aplikimi i masave të posaçme nuk rezultoi i nevojshëm, edhe për shkak të amortizimit të shpejtë të efekteve të rritjes së interesave dhe fillimit të rënies së tyre, në 2024.Sipas të dhënave më të fundit, në korrik 2025 raporti i kredive me probleme ishte nivelin 4%, në rënie krahasuar me nivelin 4.7% të një viti më parë dhe në nivele të përafërta me fundin e vitit të kaluar. Megjithëse stoku i kredive me probleme është rritur gjatë pjesës së parë të vitit, rritja e shpejtë e portofolit të kredisë ka bërë që raporti i kredive të këqija të jetë i qëndrueshëm.Kuadri i Bankës së Shqipërisë për administrimin e rrezikut të kredisë së bankave parashikon që, në rast se një kredi ristrukturohet, ajo duhet të klasifikohet automatikisht si kredi me probleme, edhe në rastet kur ajo është shlyer rregullisht deri në momentin e ristrukturimit.Rregullorja kërkon që në vazhdim kredia e ristrukturuar duhet të mbajë statusin e kredisë me probleme për të paktën gjashtë muaj, kohë gjatë të cilës duhet provuar se huamarrësi ka qenë në gjendje të shlyejë rregullisht pagesat pas ristrukturimit./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • BSH: Tirana kryeson për huatë individuale, Elbasani rritje me 7,4%

    BSH: Tirana kryeson për huatë individuale, Elbasani rritje me 7,4%

    Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, për këtë vit deri në fund të muajit gusht, Tirana mbetet qyteti me nivelin më të lartë të kredisë për individët, duke regjistruar 230 miliardë lekë kredi aktive, që përfaqëson mbi 67% të totalit të kredive në vend.
    Megjithatë, rritja e huamarrjes në kryeqytet për këtë periudhë është relativisht e moderuar, me vetëm 6,1% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
    Sipas BSH-së, pas Tiranës, në vend të dytë renditet Durrësi me 22 miliardë lekë kredi, shoqëruar nga një rritje prej 5,4%, ndërsa Vlora ndjek me 9,9 miliardë lekë dhe të njëjtën përqindje rritjeje.
    Në Fier, shuma e kredive ka arritur 9,3 miliardë lekë me një rritje prej 5,2%, ndërsa Elbasani ka shënuar një rritje rekord në nivel kombëtar me 7,4%, duke arritur një total kredish prej 8,8 miliardë lekësh.
    Tendenca e rritjes së huamarrjes në qarqet jashtë Tiranës ndjek të njëjtin model si në vitin 2023, ku Elbasani ishte gjithashtu në krye për ritmin e rritjes së kredisë nga një tremujor në tjetrin.
    Nga ana tjetër, qarqet më pak huamarrëse mbeten Korça dhe Lezha, ku niveli i kredisë është më i ulët, gjë që lidhet edhe me numrin më të vogël të popullsisë në këto zona.
    Raporti i BSH-së pasqyron jo vetëm shpërndarjen e huadhënies në nivel qarku, por edhe dinamikat e zhvillimit ekonomik lokal, kërkesën për financim dhe qasjen e individëve ndaj kreditimit bankar në zona të ndryshme të vendit.