Tag: kredia

  • Më shumë kredi për shtëpi, ekspertët: Qytetarët interesohen për të blerë banesa, tregu mbetet aktiv

    Më shumë kredi për shtëpi, ekspertët: Qytetarët interesohen për të blerë banesa, tregu mbetet aktiv

    Çmimet në rritje si dhe as masat kufizuese nga ana e Bankës së Shqipërisë duket se nuk i kanë privuar shumë qytetarët në vendimin e tyre për të blerë një shtëpi me kredi.

    Të dhënat e bankës qendrore tregojnë se për muajin tetor kredia për shtëpi arriti në 4.7 miliardë lekë, një rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Është kredia për individët, duke përfshirë edhe segmentin më të madh të saj, kredinë për shtëpi që po jep kontributin kryesor në rritjen e kredisë për ekonominë gjatë këtij viti.
    “Shifrat e muajit tetor tregojnë se aplikimet për kredi nuk janë ndikuar ndjeshëm nga masat. Familjet që përmbushin kriteret vijojnë normalisht procesin e blerjes së banesës”, shprehet ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi.
    Në 10 muaj kredia për banesa në 2025 arriti vlerën më të lartë në 5-vjecarin e fundit me 54.7 mld lekë. Këtë ecuri ekspertët e tregut e lidhin me kërkesën e lartë për strehim të qytetarëve.
    “Është e rëndësishme të vlerësohen tendencat në muajt në vijim për të parë nëse masat do të kenë efekt dhe si do të reagojë tregu i huamarrjes”, shton Radonshiqi.
    Banka e Shqipërisë vendosi tavan kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë në 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë. Këto masa FMN I vlerësoi të duhura dhe sugjeroi vijim e përhershëm të tyre.

    Top Channel

  • 3.5 miliardë euro kredi në 10 muaj/ Rritet huaja për ekonominë, ndërsa individët priren të kursejnë

    3.5 miliardë euro kredi në 10 muaj/ Rritet huaja për ekonominë, ndërsa individët priren të kursejnë

    Kredia për ekonominë u rrit me ritme të shpejta gjatë tetorit.

    Vetëm për muajin qe lamë pas, bankat dhanë 35.1 miliardë lekë kredi të reja, 30% më shumë se një vit më parë. Pjesën më të madhe e përbëjnë bizneset, që gjatë tetorit morën rreth 20 miliardë lekë financime të reja ndërsa kredia për individë arriti në  10.2 mld lekë. Këtë tendencë ekspertët e lidhin me normat e interesit më të favorshme si dhe kërkesa për të rritur likuiditetin.
    Edhe kursimet kanë shënuar rritje të ndjeshme. Stokutotal i depozitave arriti në 1.46 trilionë lekë me një rritje mbi 9%.(grafik) Janë individët ata të cilët kanë rritur ndjeshëm kursimet kryesisht në monedhën vendase ndërsa rritje të lehtë kanë pësuar dhe kursimet në valutë.
    Tetori konfirmon një ekonomi që po kërkon më shumë financim, ndërsa qytetarët po rrisin kursimet. Sipas ekspertëve sfida mbetet tek orientimi i këtij likuiditeti drejt sektorëve më produktivë dhe alternativave më fitimprurëse për investitorët e vegjël.
    KREDIA E RE PËR EKONOMINË (mld lekë)
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    TETOR 2024  26.8
    TETOR 2025  35.1   +31%
     
    KREDIA SIPAS KATEGORIVE
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    BIZNESET            20 mld lekë
    INDIVIDËT         10.2 mld lekë
     
    STOKU I DEPOZITAVE
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    1.46  trilionë lekë
    +9%
     

    Top Channel

  • Muaji tetor/ Kredia për ekonominë “shpejton hapin”

    Muaji tetor/ Kredia për ekonominë “shpejton hapin”

    Kredia për ekonominë theksoi më tej tendencën në rritje gjatë muajit tetor.
    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re kishte vlerën e 35.1 miliardë lekëve, në rritje me 30.6% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
    Gjithsej, për 10-mujorin e vitit 2025 sektori bankar ka dhënë gjithsej pothuajse 342 miliardë lekë kredi për ekonominë, në rritje me 11.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Segmenti i biznesit po shfaq një rimëkëmbje të huamarrjes në gjysmën e dytë të vitit.
    Për muajin tetor, kredia e re për biznesin arriti vlerën e 20 miliardë lekëve, gjithashtu më e larta për këtë vit dhe 24.3% më shumë krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
    Për 10-mujorin 2025, sektori bankar ka disbursuar gjithsej 226.7 miliardë lekë kredi të reja për bizneset, me një rritje vjetore prej 3.6%. Kredia e re për biznesin po shfaq një rritje më të ngadaltë krahasuar me vitin 2024, por me një tendencë në përmirësim gjatë muajve të fundit.
    Në rritje me ritme më të shpejta paraqitet kreditimi i individëve.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, për muajin tetor bankat dhanë 10.2 miliardë lekë kredi për individët, me një rritje prej 22.2% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
    Për të gjithë 10-mujorin, kredia e re për individë preku vlerën e 105.6 miliardë lekëve, në rritje me 23.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kreditimi i individëve vazhdon të shfaqë ecuri pozitive, si në financimin e blerjes së pasurive të paluajtshme, ashtu edhe të konsumit.
    Që nga muaji korrik i këtij viti, kanë hyrë në fuqi disa masa kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë lidhur me kredinë për blerje banese. Bankat duhet t’u përmbahen disa kritereve të administrimit të rrezikut, të lidhura me raportin mes borxhit dhe të ardhurave, si edhe me atë mes huasë dhe vlerës së pronës që financohet. Megjithatë, efekti i këtyre masave për momentin nuk duket të jetë shumë domethënës dhe kredia për individët po vazhdon të rritet.
    Edhe rritja e portofolit total të kredisë, i matur si tepricë, u shpejtua gjatë tetorit. Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë arriti në 906.1 miliardë lekë, me një rritje prej afërsisht 4.3 miliardë lekësh krahasuar me shtatorin. Me bazë vjetore, kredia vazhdon të ruajë ritme dyshifrore të rritjes, me 11.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Edhe rritja e portofolit po mbështetet në masën më të madhe te segmenti i individëve, me një rritje vjetore pranë nivelit të 17.8%. Ndërsa për bizneset rritja ngelet në nivele më të ulëta, me 8.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

  • Analiza e Politico/ Kredia 140 miliardë euroshe për Ukrainën, ja si e prishi planin e europianëve kryeministri i Belgjikës

    Analiza e Politico/ Kredia 140 miliardë euroshe për Ukrainën, ja si e prishi planin e europianëve kryeministri i Belgjikës

    Kredia prej 140 miliardë eurosh e Bashkimit Evropian për Ukrainën mbetet në ajër dhe duket se do të vonohet për të paktën dy muaj të tjerë pasi kryeministri belg Bart de Wever refuzoi të binte dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për ta financuar atë.

    Sipas Politico, Belgjika, një nga gjashtë anëtarët themelues të BE-së dhe një avokat tradicional i kompromisit europian, arriti ta dobësojë ndjeshëm tekstin përfundimtar të publikuar pas samitit të djeshëm në Bruksel.
    Rezultati nuk sjell ndonjë përparim të konsiderueshëm, por vetëm shtyn vendimin nëse do të vazhdohet me planin deri në takimin e ardhshëm të liderëve, duke rigjallëruar shqetësimet në lidhje me angazhimin e BE-së ndaj Kievit.
    Bart de Wever, i cili po përballet me presion të brendshëm, thotë se propozimi paraqet rreziqe të mëdha financiare dhe ligjore për Belgjikën, ku mbahen shumica e aseteve ruse. Udhëheqësit e BE-së kanë thënë se i kuptojnë shqetësimet e tij, por nuk kanë arritur ta bindin.
    “Është pak e hidhur për mua që tani po përshkruhemi si vendi që nuk e dëshiron atë”, u tha De Wever gazetarëve, duke shtuar se ideja që taksapaguesit belgë të mbajnë barrën është “plotësisht absurde”.
    Qëndrimi i paqartë i Donald Trump mbi mënyrën e përballimit të pushtimit rus, pavarësisht sanksioneve të fundit mbi dy nga kompanitë më të mëdha të naftës në Rusi, e ka zhvendosur përgjegjësinë mbi Europën për të rritur mbështetjen e saj për Ukrainën.
    Edhe pse qeveritë dhe institucionet e BE-së e kanë konsideruar për vite me radhë të paimagjinueshme përdorimin e fondeve ruse për të financuar Ukrainën, ideja ka filluar të fitojë terren në muajt e fundit, ndërsa lufta vazhdon në horizont.
    BE-ja kishte shpresuar t’i jepte Komisionit një mandat të qartë për të paraqitur një propozim ligjor për kredinë që javën e ardhshme, por De Wever u sigurua ta parandalonte këtë.

    Top Channel

  • Kryeqytetasit “çmenden” për banesa, 3 në 4 kredi shkojnë për të blerë shtëpi

    Kryeqytetasit “çmenden” për banesa, 3 në 4 kredi shkojnë për të blerë shtëpi

    Deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, rreth 67% e kredive rezultojnë të jenë marrë nga qytetarët për blerjen e një shtëpie dhe vetëm 22% për financimin e konsumit, ndërsa pjesa e mbetur është marrë për arsye të tjera. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se raporti ndërmjet kredisë për pasuri të paluajtshme dhe asaj konsumatore nuk ka ndryshuar në tremujorin e dytë.
    Kredia për blerjen e një shtëpie vijon të dominojë në Shqipëri, sidomos në Tiranë me gati 170 miliardë lekë. Në kryeqytet, kërkesa për kredi me qëllim blerjen e një banese është më e lartë se në çdo qark tjetër të vendit, në krahasim me kredinë konsumatore.
    Korça është i vetmi qark në Shqipëri ku vlera e huasë për financimin e konsumit është thuajse e njëjtë me atë për blerje banese. Statistikat zyrtare tregojnë se 50% e kredive në Korçë janë për banesë dhe 46% për konsum. Ndërkohë, raporti është shumë më i thellë në Tiranë. Rreth 74% e huasë është për të marrë një shtëpi dhe 24% për të financuar konsumin.
    Po për sa i përket ritmit të rritjes?
    Nga tremujori i parë në të dytin, kredia konsumatore ka fituar më tepër terren. Referuar të dhënave nga Banka Qendrore, kredia për financimin e konsumit u rrit me gati 5.8%, ndërsa ajo për blerje banese me 5.2%.  Elbasani mban rekord në terma të rritjes për të dyja këto lloj kredish, ndjekur nga Tirana në rastin e kredisë për shtëpi.
    Në fillim të muajit maj, Banka e Shqipërisë mori një vendim ku parashikohej kufizimi i kredive që japin bankat ndaj qytetarëve për të blerë një shtëpi të parë ose të dytë. Nga 1 korriku ka nisur zbatimi i vendimit për vendosjen e tavaneve në vlerën e kredisë që japin bankat për blerjen e një shtëpie. Konkretisht, për të blerë shtëpinë e parë, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 85% të vlerës së banesës.
    Pavarësisht kësaj, shifrat tregojnë se kredia për blerje banese nuk e ka frenuar shumë ritmin e rritjes.

  • Kredia për biznesin e madh po rritet me ritme më të ngadalta

    Kredia për biznesin e madh po rritet me ritme më të ngadalta

    Kredia për korporatat vazhdon të dominojë huadhënien ndaj biznesit, por statistikat tregojnë që kredia për biznesin e madh po rritet me ritme më të ngadalta gjatë këtij viti.Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit gusht kredia për këtë segment arriti vlerën e 266.6 miliardë lekëve. Në një vit, kredia për korporatat është rritur me afërsisht 21 miliardë lekë ose 8.4%.Rritja e kredisë për biznesin e madh ngelet më e lartë në raport me rritjen e portofolit total të kredisë për biznesin. Megjithatë, norma e rritjes është reduktuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Në gushtin e 2024, kredia për biznesin e madh ishte në rritje vjetore me 23%.Të dhënat e detajuara tregojnë se norma më e lartë e rritjes së kredisë për biznesin e madh regjistrohet në segmentin e kredive afatgjata, që zakonisht kanë si qëllim financimin e projekteve të reja të investimit. Kredia afatgjatë në fund të gushtit rezultonte në rritje vjetore me më shumë se 16%, për një vlerë totale prej 129 miliardë lekësh.Rritja e kredisë afatgjatë duket se i detyrohet sidomos rritjes së shpejtë të financimeve për qëllime investimi dhe veçanërisht për pasuri të paluajtshme. Këtë vit, rritja e kredisë për pasuri të paluajtshme është ngadalësuar ndjeshëm nga ritmet e vitit të kaluar. Në fund të muajit gusht, ky portofol ishte në rritje me 9% me bazë vjetore. Megjithatë, kredia afatgjatë po vazhdon të rritet, për të mbështetur projekte të reja investimi të bizneseve të mëdha.Kreditë për biznesin dhe në veçanti ekspozimet e mëdha në segmentin e korporatave dhanë ndikimin kryesor në krizën e kredive me probleme, që kulmoi në vitin 2015. Edhe për këtë arsye, në dekadën e fundit bankat janë përpjekur të ulin gradualisht ekspozimet e mëdha, duke vendosur fokus në rritjen e kreditimit në segmentin me pakicë. Megjithatë, në dy vitet e fundit po vërehet një tendencë në rritje për të marrë përsipër ekspozime në vlera të mëdha te klientët korporativë.Rritja e kredisë për korporatat përfshin edhe ekspozime në vlera mjaft të mëdha te huamarrës të veçantë, që në disa raste po jepen në bashkëpunim mes bankave, duke përdorur instrumentin e kredive sindikale. Në muajin gusht të këtij viti, një grup (sindikatë) bankash tregtare ranë dakord të japin një kredi në shumën e 20 milionë eurove për kompaninë SPV Blue 2, me qëllim të financojë investimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik në Sheq-Marinas të Fierit. / E.ShehuBurimi: BSH Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kredia për sektorin privat, në rritje me 14%

    Kredia për sektorin privat, në rritje me 14%

    Banka e Shqipërisë bëri të ditur dje se ambienti financiar në vend vijon të mbetet mbështetës për rritjen ekonomike, me norma interesi në rënie dhe një qasje të favorshme të sistemit bankar ndaj kreditimit të sektorit privat. Sipas BSH-së, normat e interesit kanë ndjekur një tendencë rënëse, duke reflektuar lehtësimin e politikës monetare dhe nxitur kreditimin.  Njëkohësisht, mbiçmimi i kursit të këmbimit është zbutur, me rritjen e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. BSH vëren se, qasja e bankave ndaj kreditimit mbetet mbështetëse dhe kredia për sektorin privat u rrit me 14%. Banka Qendrore thekson se kredia për sektorin privat po shënon një rritje të qëndrueshme, duke regjistruar një normë vjetore prej 14% gjatë muajve korrik dhe gusht.
    Rritja është e shpërndarë në mënyrë të diversifikuar si në profilin e përfituesve, ashtu edhe në destinacionin e fondeve. Pesha e kredisë në Lekë ka arritur në 58.2% të totalit, një tregues i rritjes së besimit te monedha vendase dhe i stabilitetit financiar. Po ashtu, është shënuar një rritje e kredisë për investime, që sinjalizon përmirësime në kapacitetet prodhuese të ekonomisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, perspektiva për kreditimin mbetet pozitive, e nxitur nga kërkesa e lartë për kredi, nga stabiliteti i sistemit bankar dhe nga kushtet e favorshme të financimit. Këto zhvillime pritet të vazhdojnë të mbështesin zgjerimin ekonomik në vijim, ndërsa Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për të garantuar një ambient financiar të qëndrueshëm dhe efikas për bizneset dhe qytetarët.

  • Kredia për ekonominë u ngadalësua për të dytin muaj radhazi në gusht

    Kredia për ekonominë u ngadalësua për të dytin muaj radhazi në gusht

    Kredia për ekonominë shënoi përsëri një ngadalësim të lehtë për muajin gusht.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia gjatë gushtit arriti në 40.7 miliardë lekë,1.7% më pak krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Pavarësisht rënies krahasuar me vitin e kaluar, vlera e kredisë së re gjatë muajit gusht ishte sidoqoftë vlera e dytë më e lartë historike e huadhënies për këtë muaj të vitit.Gjithashtu, shifrat progresive të kreditimit për vitin 2025 ngelen në rritje dhe në vlerat më të larta historike. Për të gjithë 8-mujorin 2025, kredia e re e dhënë për ekonominë shqiptare ka arritur vlerën e 272.6 miliardë lekëve, në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Ndërkohë që vitin e kaluar rritja e kredisë ishte mbështetur kryesisht te financimet e bizneseve, këtë vit kontributin kryesor po e jep rritja e huave për individë.Kredia e re për individët në gusht vijoi rritjen e qëndrueshme, në linjë me tendencën pozitive të viteve të fundit. Kredia e re kishte vlerën e 8.8 miliardë lekëve, në rritje me 11% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Edhe për 8-mujorin kredia e re ngelet të ndjeshme. Ajo arriti vlerën e 85.9 miliardë lekëve, në rritje me 24% krahasuar me një vit më parë.Kreditimi i individëve është mbështetur te një rritje shumë e shpejtë në dy segmentet kryesore, të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe financimit të konsumit.Kredia për bizneset në muajin gusht kishte vlerën e 30.9 miliardë lekëve, 7.7% më pak krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Edhe bilanci progresiv i 8-mujorit ka kaluar në rënie të lehtë. Kompanitë private përfituan gjithsej 182.2 miliardë lekë kredi, me një rënie prej 0.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Pas një rritjeje shumë të shpejtë gjatë vitit të kaluar, këtë vit kredia për bizneset është ngadalësuar ndjeshëm.Në fund të muajit gusht, edhe portofoli total i kredisë për ekonominë vijoi rritjen. Ai kishte vlerën e 900.6 miliardë lekëve, duke u zgjeruar me më shumë se shtatë miliardë lekë krahasuar me korrikun. Me bazë vjetore, kredia ruan rritjen dyshifrore, me 10.9% më shumë krahasuar me gushtin e vitit 2024.Rritja është më e lartë në segmentin e individëve, ku portofoli ka arritur vlerën e 360.5 miliardë lekëve, në rritje me 17% krahasuar me një vit më parë.Ndërsa në segmentin e biznesit vlera e portofolit të kredisë arriti në 490.4 miliardë lekë, në rritje me 7.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Burimi: Banka e Shqipërisë Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kredia afatgjatë ka arritur në nivelet më të larta historike

    Kredia afatgjatë ka arritur në nivelet më të larta historike

    Pesha e kredisë afatgjatë në portofolin e sektorit bankar këtë vit po rritet më tej dhe ka arritur nivelet më të larta historike.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit korrik të këtij viti, pesha e kredisë afatgjatë (me maturim mbi pesë vjet), kundrejt totalit të kredisë arriti në 63.3%, nga 61.1% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Gjatë viteve të fundit ka një tendencë të qartë të rritjes së peshës së kësaj kredie në strukturën e kredisë bankare. Rritja është e lidhur kryesisht me orientimin më të madh të sektorit bankar drejt kredisë për pasuri të paluajtshme dhe në përgjithësi drejt financimeve që mbështesin kryerjen e investimeve.Në vlerë, portofoli i kredive afatgjata preku shumën e 557.6 miliardë lekëve në fund të korrikut, me një rritje prej 16.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Kreditë më tipike afatgjata janë ato që shkojnë për financimin e blerjes apo ndërtimit të pasurive të paluajtshme, qoftë nga ndërmarrjet apo nga individët. Kredia për këto qëllime në vitet e fundit është rritur me ritme të shpejta, e nxitur nga cikli i ri i të tregut të pasurive të paluajtshme, por edhe nga një ofertë e lartë e bankave në këtë segment.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për blerje banesash nga individët ka arritur vlerën totale të 232 miliardë lekëve ose gati 2.4 miliardë eurove, me një rritje vjetore prej 17%.Ky produkt tashmë ka peshën kryesore në portofolin total të kredisë bankare dhe përbën më shumë se 27% të portofolit të kredisë për ekonominë.Me ritme të shpejta po rritet edhe kredia për pasuri të paluajtshme dhënë bizneseve, që ka arritur në 200 miliardë lekë, në rritje me 15.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Zgjerimi në tregun e kredive hipotekare, sidomos tek individët, është një mekanizëm që mundëson një shpërndarje të mirë të riskut kreditor, por edhe një rritje afatgjatë dhe të qëndrueshme të portofolit. Kreditë hipotekare dhe ato afatgjata në përgjithësi kanë një amortizim më të ngadaltë në kohë dhe ofrojnë një qëndrueshmëri më të madhe të rritjes së kredisë.Megjithatë, rritja e shpejtë e kredisë për pasuri të paluajtshme, sidomos në dy vitet e fundit, ka shqetësuar Bankën e Shqipërisë, që prej më shumë se një viti ka nisur aplikimin e masave që tentojnë ta ngadalësojnë ritmin e rritjes së huadhënies. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë reagoi duke rritur më tej kërkesat për nivelin e mjaftueshmërisë së kapitalit, nëpërmjet aplikimit për herë të parë një norme kundërciklike, që ka si qëllim direkt frenimin e rritjes së shpejtë të kreditimit.Ndërkohë, nga muaji korrik i këtij viti kanë hyrë në fuqi edhe disa nivele tavan për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave”, për kreditë që japin bankat për pasuri të paluajtshme rezidenciale.    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pse shqiptarët po marrin më shumë kredi? Ja si përgjigjet Banka e Shqipërisë

    Pse shqiptarët po marrin më shumë kredi? Ja si përgjigjet Banka e Shqipërisë

    Në një intervistë për emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar (DSF) në Bankën e Shqipërisë, Klodian Shehu, dha një pasqyrë të thelluar mbi tendencat e fundit në sektorin e kreditimit në vend. Ai konfirmoi se gjatë periudhës së fundit, ka pasur një rritje të dukshme të numrit të kredive të marra nga shqiptarët, me një përqendrim të veçantë në kreditë për individët dhe familjet.
    Sipas Shehut, kontributi kryesor në këtë rritje i përket kredive për blerje shtëpie, të cilat përbëjnë pothuajse dy të tretat e totalit të kredive të marra nga individët. Ai theksoi gjithashtu se normat e interesit kanë pësuar një ulje të ndjeshme gjatë kësaj periudhe, duke krijuar një klimë më të favorshme për marrjen e kredive, sidomos në lekë.
    Pyetja që shumë shqiptarë po i bëjnë vetes është nëse është momenti i duhur për të marrë kredi. Drejtori Shehu thekson se, sa i takon normave të interesit, kushtet janë në nivelet më të ulëta historike, duke e bërë marrjen e kredisë një opsion të favorshëm për shumë familje dhe individë që planifikojnë investime në pasuri të paluajtshme apo projekte të tjera personale.
    Aldo: A është e vërtetë që në shqiptarët po marrin më shumë kredi se më parë?
    Klodian Shehu: Është e vërtetë, të paktën me të dhënat që kemi ne dhe analizat që bëjmë ka një rritje të numrit të kreditimit dhe kontributin kryesor në këtë rritje e jep kredia për individët, kredia për familjet, por dhe kredia për bizneset.
    Aldo: Në bazë të informacioneve që ke, për çfarë arsyesh e marrin më shumë njerëzit kredinë?
    Klodian Shehu: Kredia që merret më shumë aktualisht, është kredia për blerje shtëpie. Megjithatë ka kredi për natyra dhe qëllime të ndryshme që marrin individët. Por, kredia për blerje shtëpie është gati 2/3 e gjithë kredisë që marrin individët.
    Aldo: Janë ulur vërtet interesat?
    Klodian Shehu: Kredia që japin bankat në përgjithësi është kredi në lek dhe kredi në valutë. Pjesa më e madhe është kredi në lekë, normat e interesit në përgjithësi kanë ardhur në rënie si për lekun ashtu edhe për valutën. Aktualisht norma e interesit për kredinë në lekë është diku tek 7-7.2%, ndërsa për kredinë në valutë është disi më e ulët. Megjithatë në kredinë për blerje shtëpish, mesatare, është rreth 3.8-4% dhe është më e ulët se sa norma e kredisë për valutën.
    Aldo: A ja vlen që të marrësh tani në këto momente një kredi?
    Klodian Shehu: Kjo është një pyetje që është pak e vështirë për t’iu përgjigjur me po ose jo. Duke u nisur vetëm nga niveli i normës së interesit, mund të thuhet që situata apo kushtet për të marrë një kredi tani janë të përshtatshme, sepse norma e interesit tani mund të themi që ka qenë në nivelet më të ulëta që ka qenë ndonjëherë për lekun, por edhe për valutën.