Tag: kreativitet

  • Milani “kameleon” i Allegri, kalon nga 3-5-2 në 3-4-2-1 për ta shpalosur tërë potencialin

    Milani “kameleon” i Allegri, kalon nga 3-5-2 në 3-4-2-1 për ta shpalosur tërë potencialin

    16 Shtator 2025

    15:03

    Alfred Lleshi

    Massimiliano Allegri po punon me një modul fleksibël, që ndryshon sipas nevojës; nga 3-5-2 te 3-4-2-1, për të çliruar talentin individual dhe bërë ndryshimin në ndeshje. Paradoksi është se titullarët e tij më efektivë janë shpesh ata që hyjnë nga stoli. Pulisic dhe Nkunku janë shembuj të qartë, duke sjellë shpejtësi, driblim e kreativitet kur kundërshtari është i lodhur.
    Në sfidën e fundit ndaj Bologna, Allegri e nisi me Loftus-Cheek si shkatërrues dhe mbrojtje me tre, por formacioni mund të ndryshojë gjatë lojës. Mesfusha mund të shkojë nga 5 në 4, sulmi nga 2 në 3, me dy trekuartistë pas një sulmuesi, ose me Leao si “9 fals”.
    Pikat e forta nuk preken; Modric mbetet qendra e lojës, Rabiot partneri i tij dhe Saelemaekers balancuesi. Përreth tyre, Allegri ka shumë alternativa e mundësi taktike. Titullarët e fshehtë, ata që hyjnë për të ndryshuar lojën, janë zemra e Milanit të ri, që shfrytëzon çdo minutë për kreativitet dhe efikasitet.

  • Ron Whitehead: Jeta është kreativitet i lindur nga dashuria

    Më shumë se ndjenja, kreativiteti dhe dashuria janë e vërteta.Ç’është e vërteta? Pyet zemrën. Zemra e di se ç’është e vërteta.Dashuria është zemra e krijimit. Krijimi është zemra e dashurisë.Krijimi është porta drejt intuitës, drejt njohjes të së vërtetësqë është përtej arsyes. Energjia krijuese është distanca më e shkurtërnga këtu për kudo. Dashuria është ura midis zemrave.Dashuria është dritë.Drita është dashuri.Në kreativitet, drita përqafon të gjithë jetën,duke përfshirë errësirën, me dashuri.Jeta është kreativitet i lindur nga dashuria.

    Përktheu: Fadil Bajraj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “BUZË DRITARES SIME”, POEZI NGA RON WHITEHEAD

  • Slot: Jemi përforcuar në merkaton e verës, por edhe të tjerët nuk kanë qëndruar duarkryq

    Slot: Jemi përforcuar në merkaton e verës, por edhe të tjerët nuk kanë qëndruar duarkryq

    5 Gusht 2025

    14:53

    Alfred Lleshi

    Duke folur pas dy miqësoreve kundër Athletic Bilbao, trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, analizoi gjithashtu edhe skuadrën në dispozicion: “Mendoj se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim në çdo repart. Siç e thashë, kemi shtuar, sipas mendimit tim, disa armë të reja. Florian Wirtz ka shumë kreativitet në një të tretën e fundit të fushës. Kemi humbur Trent Alexander-Arnold, i cili tregonte shumë kreativitet nga mbrojtja.
    Krosimet e Trent dhe aftësia e tij për të drejtuar lojtarët përpara ishin vërtet të veçanta, mendoj se edhe Flo e ka këtë cilësi, ndonëse në një pozicion krejtësisht tjetër. Siç e thashë, duhet të bëjmë një hap përpara në çdo aspekt, sepse edhe kundërshtarët tanë nuk qëndrojnë në vend. Jo vetëm përpiqen të përmirësohen, por kanë bërë edhe shumë blerje, ashtu si edhe ne. Prandaj, Premier League do të jetë sërish shumë interesante sezonin e ardhshëm”.