Tag: krasnodarit

  • Zjarre masive në qytetin port rus pas sulmit me dron ukrainas

    Zjarre masive në qytetin port rus pas sulmit me dron ukrainas

    Një sulm me dron ukrainas i vuri flakën portit rus të Tuapse dhe një anijeje cisternë nafte, njoftoi administrata e rajonit jugor rus të Krasnodarit.

    Bëhet e ditur se ky veprim mund të prishë eksportet e karburantit të Moskës.

    Një pjesë e madhe e produkteve të papërpunuara dhe të rafinuara të Rusisë arrijnë në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet portit në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë.

    Ndryshe, në muajt e fundit, Kievi ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës dhe energjisë , fitimet e të cilave nxisin përpjekjet luftarake të Kremlinit.

    Shërbimi sekret i Ukrainës zbuloi dje se ka kryer mbi 150 sulme ajrore që synojnë rafineritë dhe tubacionet ruse të naftës.

    Raportohet se Kievi po përgatitet për sulme të reja me dronë dhe sulme me rreze të gjatë veprimi ndaj infrastrukturës energjetike ruse.

     

  • Rusia rihap Aeroportin e Krasnodarit, i mbyllur që nga fillimi i ofensivës kundër Ukrainës në vitin 2022

    Rusia rihap Aeroportin e Krasnodarit, i mbyllur që nga fillimi i ofensivës kundër Ukrainës në vitin 2022

    Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi sot rihapjen e Aeroportit të Krasnodarit, një nga qendrat më të mëdha ajrore në jug të vendit, i cili kishte qëndruar i mbyllur për arsye sigurie që nga nisja e ofensivës ushtarake në Ukrainë në vitin 2022.

    “Hapja e Aeroportit të Krasnodarit jo vetëm që do të zgjerojë mundësitë për banorët dhe bizneset në rajon, por gjithashtu do t’i bëjë pushimet në Detin Azov dhe Detin e Zi më të arritshme”, thuhet në deklaratën zyrtare.

    Vendimi u mor pas rekomandimit të grupit të punës të Agjencisë së Aviacionit Civil Rus (Rosaviatsia), si dhe pas rinovimit të një pjese të infrastrukturës së aeroportit.

    Ky është aeroporti i tretë në Rusinë jugore që rihapet nga 11 të mbyllur që prej vitit 2022 për shkak të rrezikut të sulmeve ajrore ukrainase.

    Aeroporti i Elistës në Kalmykia rifilloi operacionet në maj 2024, ndërsa ai i Gelendzhikut në korrik të këtij viti. Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit, Aeroporti i Elistës ka pritur mbi 43,000 pasagjerë, ndërsa ai i Gelendzhikut rreth 77,000 pasagjerë që prej rihapjes së tyre.