Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit edhe në tentimin e 39-të për konstituimin e Kuvendit, tha se edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Vetëvendosje po vazhdon me shkelje.“Nuk është situatë e njëjtë si para aktgjykimit të Kushtetueses. Nëse ka një qartësi, ai aktgjykim është e qartë se nuk mund të ndryshohet rendi i ditës aq më pak në mënyrë arbitrare. Insistimi i njëjtë si në seancat e kaluara i bije, që për Kurtin e LVV-në, as Kushtetuesja e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere”, tha Krasniqi.Krasniqi, tha se nuk është asgjë e re për ta që LVV-ja e shkelë Kushtetutën.“Së paku 10 herë e kanë shkelë Kushtetutën e ne si PDK gjatë mandatit të tij i kemi kontestuar në kushtetuese. Shpërfillja e Kushtetutës nuk është asgjë e re, sepse këta nuk e kanë njohur as shtetin as Kushtetutën, por sot për një çështje kaq të rëndësishme, siç është zhbllokimi dhe konsolidimi i institucioneve të reja është rrezikim i demokracisë në Kosovë”, tha ai.Ai tha se rendi i ditës është caktuar me 8 prill, ashtu siç e parasheh Rregulloreja e siç e ka konfirmuar aktgjykimi.“Sot këtu është dashur të tërhiqen nga shkelja kushtetuese. Ta zëmë nuk e kanë ditur që po bëjnë shkelje deri para tre- katër ditësh, sot dihet. Është ndryshim i rendit të ditës. Këtu është një pikë e re e rendit të ditës, në mënyrë arbitrare po mundohen ta ndërrojnë rendin e ditës. Është e drejtë kushtetuese kënd e propozojnë. Ata e dinë që Haxhiut kurrë nuk do t’ia bëjnë votat. Ju kam thënë në seancën e dytë apo të tretë që as nuk i ka as nuk do t’i ketë votat . Më vjen keq dy muaj e sa më vonë prapë është e saktë. Nëse dëshiron të këmbëngul le të vazhdojë me të, ka të drejtë, aktgjykimi nuk e kishte limituar, por ajo është sjellje e papërgjegjshme.”, deklaroi Krasniqi.
Tag: krasniqi
-

“Rrezikimi i demokracisë në Kosovë”/ Reagon ashpër Kryetari i PD, Krasniqi: Jam i bindur që do të përfundojmë në…
Ai tha se kjo qasje e LVV-së edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është “një nivel i ri jo vetëm i papërgjegjësisë, por i rrezikimit të demokracisë në Kosovë”. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje sot ka “konsumuar një shkelje e Kushtetutës me vetëdije”.
Krasniqi tha se PDK-ja do ta shqyrtojë “qysh sot” mundësinë e dërgimit të shkeljes së sotme, siç thotë, në Gjykatën Kushtetuese. Këtë, ai tha se mund ta bëjë edhe Presidentja apo të tjerët.
“Dhe normalisht që ne do ta shqyrtojmë qysh sot mundësinë e dërgimit të një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta mundet edhe vetë Presidentja. Ndoshta mundet i njëjti grup i deputetëve që e kanë dërguar edhe në të kaluarën. Pse jo, nëse kanë paqartësi, mundet me e çu edhe vetë grupi i Vetëvendosjes, sepse për ata përnjëmend gjithçka është e paqartë, sepse mendojnë se vetë mmënyra qysh e shohin ata realitetin është e vërteta, por nuk është”, tha ai.
Ai tha se LVV-ja po mundohet ta ndryshojë “në mënyrë arbitrare mënyrën e votimit”, me votimin e komisionit, gjë që “ua ndalon aktgjykimi”.
“Një formë ose tjetër, unë jam i bindur që ne do të përfundojmë në Gjykatën Kushtetuese përsëri, sepse nëse deri më 26 korrik nuk përmbushet obligimi që na e ka dhënë aktgjykimi i Gjykatës për ta konstituuar Kuvendin, atëherë përgjigje konkrete në këtë aktgjykim nuk ka. Na mbetet të marrim përgjigje të reja dhe t’i japim vendit zgjidhje”, tha Krasniqi. Kryetari i PDK-ja tha se ka shpresuar vërtetë që në LVV “do të reflektojnë dhe do të tërhiqen nga bllokada”.
“Por shpresa ime ka qenë vërtet – sidomos pas konsuës së pardjeshme kur nuk u mbajt seanca, që ata do t’i thirrin mendjes së shëndoshë, që do të reflektojnë dhe do të tërhiqen nga bllokada, por siç duket kjo nuk ndodhi”, tha ai. -

Distria Krasniqi e para në klasifikimin botëror të Xhudos
Sportistja e shquar kosovare, Distria Krasniqi, është renditur në krye të klasifikimit botëror të xhudos për kategorinë deri në 52 kilogramë, duke shënuar një tjetër moment historik për sportin kosovar. Ajo kryeson jo vetëm listën e kategorisë së saj, por edhe renditjen e përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), për të gjitha peshat – një tregues i nivelit të jashtëzakonshëm të saj në prag të Lojërave Olimpike të Parisit.Ky pozicionim i ri vjen pas suksesit të saj të fundit në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest, ku Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë. Me këtë rezultat, ajo grumbulloi 1400 pikë të reja në renditjen olimpike, duke çuar totalin në 7055 pikë. Kjo e pozicionon atë para xhudistëve elitë si rusi Inal Tasoev (7000 pikë) dhe japonezi Sanshiro Murao (6895 pikë), të cilët deri më tani dominonin garën për vendet e para.Në kategorinë deri në 52 kg, Krasniqi rrëzoi nga kreu francezen Amandine Buchard, e cila më parë udhëhiqte me 5700 pikë. Epërsia e Krasniqit tashmë është e konsiderueshme, duke e siguruar një avantazh strategjik në fazën përgatitore për Olimpiadën.Renditja botërore ka një rol vendimtar në përcaktimin e normave olimpike dhe statusit të sportistëve në garat ndërkombëtare. Kjo arritje jo vetëm që e konfirmon Distria Krasniqin si një prej pretendenteve kryesore për medalje në Paris 2024, por gjithashtu përforcon pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare të sportit.Klasifikimi i përgjithshëm për kategorinë deri në 52 kilogramëKlasifikimi për të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femraMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Sportistja e shquar kosovare, Distria Krasniqi, është renditur në krye të klasifikimit botëror të xhudos për kategorinë deri në 52 kilogramë, duke shënuar një tjetër moment historik për sportin kosovar. Ajo kryeson jo vetëm listën e kategorisë së saj, por edhe renditjen e përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), për të gjitha peshat – një tregues i nivelit të jashtëzakonshëm të saj në prag të Lojërave Olimpike të Parisit.Ky pozicionim i ri vjen pas suksesit të saj të fundit në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest, ku Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë. Me këtë rezultat, ajo grumbulloi 1400 pikë të reja në renditjen olimpike, duke çuar totalin në 7055 pikë. Kjo e pozicionon atë para xhudistëve elitë si rusi Inal Tasoev (7000 pikë) dhe japonezi Sanshiro Murao (6895 pikë), të cilët deri më tani dominonin garën për vendet e para.Në kategorinë deri në 52 kg, Krasniqi rrëzoi nga kreu francezen Amandine Buchard, e cila më parë udhëhiqte me 5700 pikë. Epërsia e Krasniqit tashmë është e konsiderueshme, duke e siguruar një avantazh strategjik në fazën përgatitore për Olimpiadën.Renditja botërore ka një rol vendimtar në përcaktimin e normave olimpike dhe statusit të sportistëve në garat ndërkombëtare. Kjo arritje jo vetëm që e konfirmon Distria Krasniqin si një prej pretendenteve kryesore për medalje në Paris 2024, por gjithashtu përforcon pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare të sportit.Klasifikimi i përgjithshëm për kategorinë deri në 52 kilogramëKlasifikimi për të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femra
-

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
Kosova E Shtunë, 21 Qershor 2025 18:18
Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit. Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në Kosovë.
“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.Ndërkaq, gjatë fjalimit në nisje të Konventës së PDK-së, Krasniqi po ashtu tha se partia e tij duhet të udhëheqë me vendin, duke shtuar se Kosova ka nevojë të fokusohet te zhvillimi, siguria, drejtësia, mirëqenie dhe tek integrimi euroatlantik, përkatërisht tek anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian.
“Ky është qëllimi ynë, ky është drejtimi ynë”, tha ai.
Krasniqi foli edhe për situatën politike pas mbajtjes së zgjedhjeve të shkurtit. Ai fajësoi fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për mbajtje peng të formimit të institucioneve të reja. Sipas tij, ndonëse LVV-ja ka dalë e para në zgjedhje, ajo “ka humbur legjitimitetin për të qeverisur”, teksa përsëriti qëndrimin se dëshiron formimin e një ekzekutivi të ri, me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, me Bedri Hamzën në postin e kryeministrit.
Në zgjedhjet e shkurtit, Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës së Jugut, ishte kandidati i PDK-së për kryeministër. Krasniqi tha se partia e tij refuzon të bashkëqeverisë me LVV-në, pasi e fajësoi partinë e udhëhequr nga Albin Kurti për keqqeverisje.
“PDK vazhdon t’i thotë ‘jo’ çdo ideje për bashkëqeverisje që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje sepse kush e solli Kosovën në gjendjen më të rëndë që nga paslufta duhet të shkojë në opozitë”, tha Memli Krasniqi.
Pas katër muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova ende nuk ka krijuar institucionet e reja. Deputetët për të 35-tën herë me radhë sot nuk arritën të konstituonin Kuvendin e Kosovës, që do t’i hapte rrugë formimit të ekzekutivit të ri. LVV-ja, që ka të drejtën ekskluzive të nominimit të kryeparlamentarit, ka propozuar Albulena Haxhiun për të drejtuar organin ligjvënës. Por, Haxhiu ka dështuar deri më tani të marrë votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.
Ndryshe, Krasniqi ishte zgjedhur në postin e kryetarit të PDK-së korrikun e vitit 2021, pasi paraprakisht, për tetë muaj ishte ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së kishte qenë Enver Hoxhaj. Partia Demokratike e Kosovës mbeti pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli dha dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga ajo kohë Veseli është në paraburgim në Hagë. Në Hagë është edhe një nga themeluesit e kësaj partie, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bën pjesë në aktakuzën e përbashkët me Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm./ REL -

Ishte i vetmi kandidat, Memli Krasniqi rizgjidhet në krye të PDK-së: Do ta rikthej partinë më të madhe në Kosovë
Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.
Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në Kosovë.
“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.
Më pas, në një konferencë për media Krasniqi tha se ai u votua në mënyrë unanime dhe nuk pati kundërkandidat.
“Faktin që isha kandidati i vetëm e marr me përulësi si një besim drejt lidershipit tim në katër vjetët e kaluar. Gara ka qenë e hapur, por nuk ka pasur kundërkandidat”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, gjatë fjalimit në nisje të Konventës së PDK-së, Krasniqi tha se partia e tij duhet të udhëheqë me vendin, duke shtuar se Kosova ka nevojë të fokusohet te zhvillimi, siguria, drejtësia, mirëqenie dhe tek integrimi euroatlantik, përkatërisht tek anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian.
“Ky është qëllimi ynë, ky është drejtimi ynë”, tha ai.
Krasniqi foli edhe për situatën politike pas mbajtjes së zgjedhjeve të shkurtit. Ai fajësoi fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për mbajtje peng të formimit të institucioneve të reja.
Sipas tij, ndonëse LVV-ja ka dalë e para në zgjedhje, ajo “ka humbur legjitimitetin për të qeverisur”, teksa përsëriti qëndrimin se dëshiron formimin e një ekzekutivi të ri, me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, me Bedri Hamzën në postin e kryeministrit.
Në zgjedhjet e shkurtit, Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës së Jugut, ishte kandidati i PDK-së për kryeministër.
Krasniqi tha se partia e tij refuzon të bashkëqeverisë me LVV-në, pasi e fajësoi partinë e udhëhequr nga Albin Kurti për keqqeverisje.
“PDK vazhdon t’i thotë ‘jo’ çdo ideje për bashkëqeverisje që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje sepse kush e solli Kosovën në gjendjen më të rëndë që nga paslufta duhet të shkojë në opozitë”, tha Memli Krasniqi.
Pas katër muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova ende nuk ka krijuar institucionet e reja. Deputetët për të 35-tën herë me radhë sot nuk arritën të konstituonin Kuvendin e Kosovës, që do t’i hapte rrugë formimit të ekzekutivit të ri.
LVV-ja, që ka të drejtën ekskluzive të nominimit të kryeparlamentarit, ka propozuar Albulena Haxhiun për të drejtuar organin ligjvënës. Por, Haxhiu ka dështuar deri më tani të marrë votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.
Ndryshe, Krasniqi ishte zgjedhur në postin e kryetarit të PDK-së korrikun e vitit 2021, pasi paraprakisht, për tetë muaj ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së kishte qenë Enver Hoxhaj.
Partia Demokratike e Kosovës mbeti pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli dha dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga ajo kohë Veseli është në paraburgim në Hagë. Në Hagë është edhe një nga themeluesit e kësaj partie, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bën pjesë në aktakuzën e përbashkët me Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm./rel -

Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.
Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në Kosovë.
“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi. Më pas, në një konferencë për media Krasniqi tha se ai u votua në mënyrë unanime dhe nuk pati kundërkandidat.
“Faktin që isha kandidati i vetëm e marr me përulësi si një besim drejt lidershipit tim në katër vjetët e kaluar. Gara ka qenë e hapur, por nuk ka pasur kundërkandidat”, tha Krasniqi.Ndërkaq, gjatë fjalimit në nisje të Konventës së PDK-së, Krasniqi tha se partia e tij duhet të udhëheqë me vendin, duke shtuar se Kosova ka nevojë të fokusohet te zhvillimi, siguria, drejtësia, mirëqenie dhe tek integrimi euroatlantik, përkatërisht tek anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian.
“Ky është qëllimi ynë, ky është drejtimi ynë”, tha ai.
Krasniqi foli edhe për situatën politike pas mbajtjes së zgjedhjeve të shkurtit. Ai fajësoi fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për mbajtje peng të formimit të institucioneve të reja.
Sipas tij, ndonëse LVV-ja ka dalë e para në zgjedhje, ajo “ka humbur legjitimitetin për të qeverisur”, teksa përsëriti qëndrimin se dëshiron formimin e një ekzekutivi të ri, me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, me Bedri Hamzën në postin e kryeministrit.
Në zgjedhjet e shkurtit, Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës së Jugut, ishte kandidati i PDK-së për kryeministër. Krasniqi tha se partia e tij refuzon të bashkëqeverisë me LVV-në, pasi e fajësoi partinë e udhëhequr nga Albin Kurti për keqqeverisje.
“PDK vazhdon t’i thotë ‘jo’ çdo ideje për bashkëqeverisje që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje sepse kush e solli Kosovën në gjendjen më të rëndë që nga paslufta duhet të shkojë në opozitë”, tha Memli Krasniqi.
Pas katër muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova ende nuk ka krijuar institucionet e reja. Deputetët për të 35-tën herë me radhë sot nuk arritën të konstituonin Kuvendin e Kosovës, që do t’i hapte rrugë formimit të ekzekutivit të ri.
LVV-ja, që ka të drejtën ekskluzive të nominimit të kryeparlamentarit, ka propozuar Albulena Haxhiun për të drejtuar organin ligjvënës. Por, Haxhiu ka dështuar deri më tani të marrë votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.
Ndryshe, Krasniqi ishte zgjedhur në postin e kryetarit të PDK-së korrikun e vitit 2021, pasi paraprakisht, për tetë muaj ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së kishte qenë Enver Hoxhaj.
Partia Demokratike e Kosovës mbeti pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli dha dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga ajo kohë Veseli është në paraburgim në Hagë. Në Hagë është edhe një nga themeluesit e kësaj partie, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bën pjesë në aktakuzën e përbashkët me Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm. REL/ -

”Kujtimi i Mbuluar”, Ariana Krasniqi shpalos dokumentarin me veshjet e viktimave në burgun e Prishtinës
”Kujtimi i mbuluar” nuk është veç se një dokumentar nga Ariana Krasniqi, por një krijim që brenda mban dhimbje të familjes dhe të peshës së madhe të tragjedisë që ka lënë lufta serbe. Mbrëmë ky dokumentar u shfaq në muzeun e Burgut të Prishtinës, i cili është shndërruar në një amfiteatër. Ky film përmblidhte disa nga rrëfimet e të mbijetuarve të luftës së fundit në Kosovës. Krasniqi sqaroi se përmes një qasjeje plurodisiplinare, ku ishin gërshetuar dokumentarja me performancën artistike si dhe dizajni i veshjeve të viktimave, ka dashtë të shpaloste kujtimet dhe dhimbjet, për humbjen e më të dashurëve dhe për përvojat tragjike të disa prej dëshmitarëve të kohës.
Veshjet që ishin ekspozuar nëpër çelitë e burgut ishin punuar mbi motivet e këtyre rrëfimeve. Ato njëkohësisht shërbenin simbolikisht si material për ekspozitën dhe krahas kësaj ishin edhe material dokumentar filmik. Rrëfimet e pesë personazheve, të cilët kishin përjetuar luftën në fshatrat Hallaq, Marevc, Grashticë, Kolovicë sillnin pamjet e dëbimeve, të torturimeve, plaçkitjeve si dhe të pushkatime në masë nga forcat policore serbe. Rrëfimet autentike në filmin “Kujtimi i mbuluar” , ishin rrëfime të njerëzve që i kanë mbijetuar dhunës serbe.Idriz Govori, Filloreta Vitia, Kumrije Veliu, Fidan Ismajlit, Dardan Veliut me plot emocione dhe ngashërime, rikthenin pamjet e dhembshme, të veprimeve antinjerëzore të forcave serbe të shkaktuara ndaj popullatës civile shqiptare, në prill të vitit 1999.
Ariana Krasniqi ka studiuar për Fashion Design në Düsseldorf. Angazhimin e saj profesional e vazhdon kryesisht në vendet skandinave, si Malmö dhe Kopenhagë. Është aktive në ngjarjet ndërkombëtare të modës dhe me koleksionet e saj ka pasur mundësi të ekspozojë në disa prej eventeve të njohura të industrisë së modës në Paris, Kopenhagë, Aachen dhe Prishtinë. Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim ndërmjet Molla e Kuqe OJQ dhe autores Ariana Krasniqi. -
Krasniqi: LVV po mban peng Kuvendin, vendit i duhet qeveri e re urgjentisht
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për pengesat aktuale dhe vonesat institucionale.Në një deklaratë publike, Krasniqi kujtoi se katër muaj më parë qytetarët e Kosovës dolën në zgjedhje të lira dhe demokratike për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm të vendit. “Ata i thanë jo sundimit njëpartiak të katër viteve të fundit dhe i dhanë shumicën parlamentare partive opozitare të mandatit të kaluar,” tha ai.Por sipas tij, vullneti i qytetarëve po cenohet nga sjellja e Lëvizjes Vetëvendosje. “Katër muaj më vonë, është pikërisht partia e mentalitetit monist, LVV, ajo që nuk po lejon të konstituohet dhe të materializohet ky vullnet. Kjo nuk është më politikë – kjo është tendencë për të mbajtur peng vullnetin e qytetarëve,” u shpreh kryetari i PDK-së.Ai theksoi se PDK ka mbajtur qëndrime të qarta dhe konsistente, duke nënvizuar se vendit i duhet urgjentisht jo vetëm Kuvendi, por edhe një qeveri e re funksionale për të përballuar sfidat dhe nevojat e qytetarëve.“Nuk ka asnjë arsyetim më tej që për shkak të kryeneçësisë politike të Kurtit dhe LVV-së, me insistimin e tyre për ta bërë kryetare Albulena Haxhiun pa pasur shumicën parlamentare, vendi të qëndrojë i bllokuar. Kjo situatë nuk mund dhe nuk duhet të vazhdojë më tej,” përfundoi Krasniqi.
-

E trishtë/ Ish-deputetja diagnostifikohet me tumor
Vasfije Krasniqi, ish-deputetja dhe një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka ndarë me ndjekësit lajmin se së fundmi është diagnostikuar me një tumor në zorrë dhe ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr atë.
“Qëndrimi në spital ishte më i gjatë dhe i vështirë nga sa pritej,”-shkruan ajo, duke treguar se tashmë është duke u rikuperuar në shtëpi dhe është e lehtësuar. Lajmi më i mirë për të dhe për të gjithë ata që e ndjekin me dashuri e admirim, është fakti se tumori ka rezultuar beninj, duke i hapur rrugën një shërimi të plotë. Krasniqi falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë përmes mesazheve, vizitave dhe telefonatave.

