Tag: krasniqi

  • Panairi i librit në Ulqin/ Meliza Krasniqi nderohet me çmimin “Dega e ullirit”

    Autorja Meliza Krasniqi, është vlerësuar me çmimin “Dega e ullirit” në Panairin e Librit “Ulqini 2025”, për librin e saj më të fundit “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”, botuar nga ALBAS.Çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë solemne të hapjes së edicionit të sivjetëm të panairit, në prani të përfaqësuesve të lartë të jetës kulturore e letrare në rajon. Juria, e kryesuar nga Liridon Mulaj dhe me pjesëmarrjen e Irena Tocit, Genci Nimanbegut dhe Čazim Hodžič, vlerësoi lart qasjen artistike dhe vlerat edukative të librit.Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Krasniqi e cilësoi këtë çmim si një nder të veçantë, duke theksuar: “Si degë ulliri që më kujton se fjala për fëmijë mbjell paqe, kujtesë dhe shpresë.”Libri “Më quajnë Nexhmije Pagarusha” i sjell lexuesve të vegjël portretin e një prej figurave më të dashura të muzikës shqiptare, “Bilbilit të Kosovës”, përmes një rrëfimi të ndjeshëm dhe të përshtatur për fëmijë. Vepra vlerësohet si një ndër kontributet më të suksesshme të Krasniqit për edukimin kulturor të brezave të rinj.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Autorja Meliza Krasniqi, është vlerësuar me çmimin “Dega e ullirit” në Panairin e Librit “Ulqini 2025”, për librin e saj më të fundit “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”, botuar nga ALBAS.Çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë solemne të hapjes së edicionit të sivjetëm të panairit, në prani të përfaqësuesve të lartë të jetës kulturore e letrare në rajon. Juria, e kryesuar nga Liridon Mulaj dhe me pjesëmarrjen e Irena Tocit, Genci Nimanbegut dhe Čazim Hodžič, vlerësoi lart qasjen artistike dhe vlerat edukative të librit.Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Krasniqi e cilësoi këtë çmim si një nder të veçantë, duke theksuar: “Si degë ulliri që më kujton se fjala për fëmijë mbjell paqe, kujtesë dhe shpresë.”Libri “Më quajnë Nexhmije Pagarusha” i sjell lexuesve të vegjël portretin e një prej figurave më të dashura të muzikës shqiptare, “Bilbilit të Kosovës”, përmes një rrëfimi të ndjeshëm dhe të përshtatur për fëmijë. Vepra vlerësohet si një ndër kontributet më të suksesshme të Krasniqit për edukimin kulturor të brezave të rinj.

  • Meliza Krasniqi nderohet me çmimin “Dega e ullirit” në Panairin e Librit “Ulqini 2025” për librin “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”

    Meliza Krasniqi nderohet me çmimin “Dega e ullirit” në Panairin e Librit “Ulqini 2025” për librin “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”

    Shkrimtarja dhe studiuesja, Meliza Krasniqi, është nderuar me çmimin prestigjioz “Dega e ullirit” në kuadër të edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit “Ulqini 2025”, për librin e saj më të fundit “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”.

    Çmimi u nda gjatë ceremonisë solemne të hapjes së panairit, në prani të figurave të rëndësishme të letrave dhe kulturës shqiptare në rajon. Juria e përbërë nga emra të njohur si Liridon Mulaj (kryetar), znj. Irena Toci, drejtoreshë e Institutit të Librit dhe të Promocionit, z. Genci Nimanbegu, kryetar i Komunës së Ulqinit, dhe z. Čazim Hodžič, vlerësuan lart vlerat artistike dhe edukative të veprës.

    Në një postim në Facebook, Krasniqi u shpreh thellësisht e nderuar për këtë vlerësim, duke theksuar rëndësinë emocionale që ky çmim ka për të.

    “Ky çmim ka domethënie të veçantë për mua — si degë ulliri që më kujton se fjala për fëmijë mbjell paqe, kujtesë dhe shpresë”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.

    “Me quajnë Nexhmije Pagarusha” është një vepër që i prezanton gjeneratave të reja figurën madhështore të “Bilbilit të Kosovës”, në një mënyrë të ndjeshme, edukative dhe letrare. Libri konsiderohet një ndër përpjekjet më të arrira të autores për të ndërtuar ura mes historisë kulturore dhe lexuesve të vegjël.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MELIZA KRASNIQI EMËROHET U.D. E DREJTORESHËS NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK

  • Meliza Krasniqi nderohet me çmimin “Dega e ullirit” në Panairin e Librit “Ulqini 2025” për librin dedikuar fëmijëve

    Meliza Krasniqi nderohet me çmimin “Dega e ullirit” në Panairin e Librit “Ulqini 2025” për librin dedikuar fëmijëve

    Shkrimtarja dhe autorja e njohur për fëmijë, Meliza Krasniqi, është nderuar me çmimin prestigjioz “Dega e ullirit” në kuadër të edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit “Ulqini 2025”, për librin e saj më të fundit “Me quajnë Nexhmije Pagarusha”.

    Çmimi u nda gjatë ceremonisë solemne të hapjes së panairit, në prani të figurave të rëndësishme të letrave dhe kulturës shqiptare në rajon. Juria e përbërë nga emra të njohur si Liridon Mulaj (kryetar), znj. Irena Toci, drejtoreshë e Institutit të Librit dhe të Promocionit, z. Genci Nimanbegu, kryetar i Komunës së Ulqinit, dhe z. Čazim Hodžič, vlerësuan lart vlerat artistike dhe edukative të veprës.

    Në një reagim publik, Krasniqi u shpreh thellësisht e nderuar për këtë vlerësim, duke theksuar rëndësinë emocionale që ky çmim ka për të.

    “Ky çmim ka domethënie të veçantë për mua — si degë ulliri që më kujton se fjala për fëmijë mbjell paqe, kujtesë dhe shpresë”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.

    “Me quajnë Nexhmije Pagarusha” është një vepër që i prezanton gjeneratave të reja figurën madhështore të “Bilbilit të Kosovës”, në një mënyrë të ndjeshme, edukative dhe letrare. Libri konsiderohet një ndër përpjekjet më të arrira të autorës për të ndërtuar ura mes historisë kulturore dhe lexuesve të vegjël./KultPlus.com

  • Zbulohet rasti i piraterisë online në Kukës, transferohet në servera të tjera në Evropë! AMA vendos gjobë 5 milionë lekë dhe e denoncon në Prokurori 

    Zbulohet rasti i piraterisë online në Kukës, transferohet në servera të tjera në Evropë! AMA vendos gjobë 5 milionë lekë dhe e denoncon në Prokurori 

    Një rast i ri piraterie online është denoncuar sot nga kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.

    Duke iu referuar subjektit të fundit të paligjshëm, të konstatuar, dënuar dhe denoncuar nga ekipet e inspektimit të Autoritetit, Krasniqi ka treguar historikun e gjurmimit dhe bllokimin e një rasti të kapur fillimisht në Kukës, si transmetues i paligjshëm IPTV, e me tej i transferuar në servera të tjerë nëpër Europë.
    “Lufta kundër Piraterisë fitohet me partneritet dhe punë në skuadër”, ka shkruar në rrjetet zyrtare sot, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi. Ajo ka sjellë në vëmendjen e publikun rastin e një subjekti IPTV, i paligjshëm, i kapur në Kukës, i cili operonte në rrjetin e brendshëm lokal.
    Serveri u sekuestrua dhe ndaj shkelësit u mor masa e ndëshkimit me gjobë 5 milion lekë. Pak ditë më vonë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar të Policisë së Shtetit, i njëjti subjekt, i shfaqur tashmë si OTT pirat dhe që aksesohej nga një IP publike shqiptare, u bllokua sërish. Domaini iu dërgua AKEP për mbyllje dhe rasti i tij u referua nga specialistët e AMA-s, në Prokurori”.
    Por duket se teknologjia e ka vështirësuar punën e inspektorëve të AMA-s. Mundësia për të transmetuar nëpërmjet serverave jashtë Shqipërisë, ka shtuar edhe mundësitë e shkelësve të të drejtave të transmetimit, në përpjekjet e tyre për të operuar në tregun shqiptar.
    Pas sekuestrimit dhe dënimit në Shqipëri, subjekti i paligjshëm e ka vazhduar aktivitetin e vet, në shkelje të të drejtave të transmetimit, duke përdorur, fillimisht serverë të vendosur në Gjermani, e pas bllokimit aty, edhe në Rumani.
    Kryetarja e AMA-s i ka bërë thirrje publikut të denoncojë pranë Autoritetit çdo rast të ngjashëm piraterie.

    Top Channel

  • Krasniqi akuzon Kurtin për bllokim të institucioneve: Situatë absurde në Kuvend

    Krasniqi akuzon Kurtin për bllokim të institucioneve: Situatë absurde në Kuvend

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.

  • Memli Krasniqi nuk konfirmon votën për Fatmir Limajn për kryetar Kuvendi

    Memli Krasniqi nuk konfirmon votën për Fatmir Limajn për kryetar Kuvendi

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nuk dha një përgjigje të qartë lidhur me votën e PDK-së për kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj, në zgjedhjet për kryetar të Kuvendit të Kosovës.Në një deklaratë për media, Krasniqi theksoi se PDK-ja ka bërë të ditur se i takon asaj si parti e parë që të propozojë një kandidat nga radhët e deputetëve të saj. Sipas tij, kandidati i propozuar duhet të jetë një person që nuk ka shërbyer më parë si ministër.“PDK-ja nja 50 herë ka folur për këtë punë. I takon partisë së parë me propozua dikë nga deputetët e vet që nuk ka qenë ministër, ndoshta bëjnë zgjidhje”, tha Krasniqi, duke lënë të hapur mundësinë e diskutimeve të mëtejshme për kandidaturën.Qëndrimi i PDK-së rreth kandidaturës së Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit mbetet ende i paqartë, ndërsa pritet që partitë politike të vazhdojnë negociatat në ditët në vijim për formimin e institucioneve.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nuk dha një përgjigje të qartë lidhur me votën e PDK-së për kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj, në zgjedhjet për kryetar të Kuvendit të Kosovës.Në një deklaratë për media, Krasniqi theksoi se PDK-ja ka bërë të ditur se i takon asaj si parti e parë që të propozojë një kandidat nga radhët e deputetëve të saj. Sipas tij, kandidati i propozuar duhet të jetë një person që nuk ka shërbyer më parë si ministër.“PDK-ja nja 50 herë ka folur për këtë punë. I takon partisë së parë me propozua dikë nga deputetët e vet që nuk ka qenë ministër, ndoshta bëjnë zgjidhje”, tha Krasniqi, duke lënë të hapur mundësinë e diskutimeve të mëtejshme për kandidaturën.Qëndrimi i PDK-së rreth kandidaturës së Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit mbetet ende i paqartë, ndërsa pritet që partitë politike të vazhdojnë negociatat në ditët në vijim për formimin e institucioneve.

  • “Dielli do të lind përsëri”/ Lumë kritikash ndaj vendimit të Hagës

    “Dielli do të lind përsëri”/ Lumë kritikash ndaj vendimit të Hagës

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Gjykata Speciale sot humbi një mundësi për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare. “Çlirimtarët, familjet e tyre, ne dhe cilido qytetar i Kosovës nuk kemi kërkuar favore, por vetëm drejtësi. Drejtësi që nuk ndikohet nga paragjykimet. Që nuk e ngatërron lirinë me fajin. Sepse liria nuk është faj. Kurrë s’ka qenë. Kurrë s’do të jetë”, shtoi ai.Krasniqi tha se “historia nuk guxon dhe nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave, sepse është shkruar në sakrificat e popullit tonë për liri”.“Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ata janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. Prandaj, e presim me padurim vendimin final për lirinë e tyre. Dielli do të lind përsëri – për çlirimtarët, për Kosovën dhe për të vërtetën”, shkroi ai.Reagimet nuk kane munduar as nga rradhet e tjera te PDK.Vlora Çitaku, nenkryetare e PDK shkruan se ndaj ish krereve te UCK po behet padrejtesi.“Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi.Ka vetëm një padrejtësi special” shkruan Citaku ne llogarine e saj ne facebook.Rrjeti eshte i mbushur me reagime kunder vendimit te Hages.Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

  • Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

    Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

    Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri ekziston edhe një segment i turizmit të luksit, ku sipas tij, zona më përfaqësuese mbetet jugu i vendit.
    Krasniqi solli edhe një shembull konkret, duke përmendur një rezervim që e kishte bërë vetë në jug, ku çmimi për një natë në hotel arrinte deri në 2,500 euro.
    “Te pjesa e jugut të vendit, dashje pa dashje, është pjesa më e shtrenjtë e Shqipërisë. Në Shqipëri ka pushime luksi dhe ka pushime të tepruara, po themi. Unë i ndjek të gjitha kategoritë e turistëve. Ka kategori të caktuara që vijnë për të shpenzuar. Mund të them që në vendin tonë ka edhe 2,500 euro nata – kam rezervuar unë vetë, është zonë në jug. Ka turistë që shpenzojnë dhe vijnë për të shpenzuar. Te Gjiri i Lalzit ka hotele që shkojnë nga 500 deri në 700 euro nata dhe ka turistë që nisen posaçërisht për atë hotel dhe ai është nisur të shpenzojë,” u shpreh Krasniqi.
    Deklarata e tij erdhi si një kundërpeshë ndaj një qëndrimi të shprehur më herët në emision nga një operator turistik në Theth, i cili theksoi se turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë për bukuritë natyrore dhe jo për luksin.
    Në përfundim të bisedës, Isa Krasniqi pranoi se, pavarësisht çmimeve të larta në jug, mund të ketë ende raste me shërbim të pakënaqshëm. Megjithatë, sipas tij, pas dy skandaleve të ndodhura para dy vitesh, situata është përmirësuar ndjeshëm.

  • Analisti: Spiropali theu rekord, e vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

    Analisti: Spiropali theu rekord, e vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

    Analisti Afrim Krasniqi është shprehur se kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka hyrë në historinë parlamentare të Europës, pasi përjashtoi 60 deputetë në një seancë të vetme plenare.
    Krasniqi ku tha se është tejet absurde që të përjashtohen nga seanca plenare 60 deputetë të opozitës njëkohësisht.
    Krasniqi tha gjithashtu se do të ishte më produktive edhe për vetë Spiropalin që të kishte një përgjegjësi ekzekutive, sesa të luajë një rol që sipas tij nuk e luan dot.
    “Nuk është negative, është pozitive. Unë mendoj që zonja Spiropali do ishte shumë më produktive edhe për veten e vetë, sikur të kishte një përgjegjësi ekzekutive, sesa të pretendojë të luajë një rol që nuk e luan dot dhe e provoi një vit që nuk e luante dot.
    Nuk arrinte dot të bëhej përfaqësuese edhe… minimumi të arrinte standardin e zonjës Nikolla që nuk e ngrinte zërin kurrë. Spiropali mirë apo keq ka hyrë në historinë e këtij Parlamenti, është rasti i parë në historinë e Europës kur në një seancë plenare janë përjashtuar 60 deputetë.
    Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Po kjo lidhet me standardet e etikës, sepse Gjykata Kushtetuese e quajti anti-kushtetuese edhe praktikën që çoi aty. Kështu që praktikisht janë të gjitha bashkë, por nuk ka sens, nuk përjashtohen 60 vetë. Është absurde në çdo koncept”, tha mes të tjerash Krasniqi.

  • Ngërçi politik në Kosovë/Presidentja Osmani pret krerët e partive, Krasniqi: LVV-në e çojmë në Kushtetuese, ja shkeljet

    Ngërçi politik në Kosovë/Presidentja Osmani pret krerët e partive, Krasniqi: LVV-në e çojmë në Kushtetuese, ja shkeljet

    Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se LVV-ja po vepron në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas tij, e ndalon votimin e fshehtë të zgjedhjes së kryeparlamentarit, shkruan KosovaPress.
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se e kanë gati lëndën për dërgim në Gjykatën Kushtetuese për “shkeljet kushtetuese të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari dhe Lëvizjes Vetëvendosje në dy seancat e fundit”.
    Sa i përket mundësisë që presidentja Osmani të dërgojë kërkesë të veçantë në Kushtetuese për ngërçin në Kuvend, Krasniqi, tha se kjo është në dorën e saj a do ta bëjë një gjë të tillë.
    “I takon presidentes të marrë një vendim të tillë. Unë nuk mund të them se a do të dërgojë apo kur nëse do të dërgojë. Unë mund të them se PDK-ja e ka lëndën gati për shkeljet kushtetuese të cilat janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe vetëdijshme në dy seancat e kaluara dhe mund të ndodhë edhe nesër nëse nuk ndryshon qasja e kryesuesit dhe LVV-së. Por këto janë çështje të ndara”, tha ai.
    Presidentja Osmani paraprakisht ka pritur në takim liderin e LVV-së, Albin Kurti, i cili ka thënë se po bën gjithçka për konstituimin e Kuvendit, në frymën e bashkëpunimit dhe kompromisit.
    Pas takimeve me Kurtin dhe Krasniqin, presidentja Osmani po pret në takim liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa do të takojë të mërkurën edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.