Tag: krasniqi

  • Dokumentari me rrëfimin e Vasfije Krasniqi Goodman fiton çmim prestigjioz në Japoni

    Dokumentari me rrëfimin e Vasfije Krasniqi Goodman fiton çmim prestigjioz në Japoni

    Një dokumentar i realizuar nga televizioni kombëtar japonez NHK, në bashkëpunim me RTK dhe regjisorin Rilind Gërvalla, që sjell historinë e guximshme të aktivistes Vasfije Krasniqi Goodman, është shpërblyer me çmimin “Motivues” nga juria prestigjioze japoneze, në mesin e mbi 200 projekteve nga mbarë bota.

    Dokumentari, i xhiruar dhe publikuar këtë vit, trajton një kapitull të dhimbshëm të historisë së Kosovës, duke e paraqitur me sinqeritet dhe forcë rrëfimin e një gruaje që guxoi të flasë publikisht për përvojën e saj. Ky vlerësim, sipas Krasniqi Goodman, nuk është thjesht një njohje për punën e realizuar, por një dëshmi se kur e vërteta tregohet me zemër dhe guxim, ajo mund të prekë ndërgjegjen e publikut ndërkombëtar, pavarësisht distancës gjeografike, transmeton KultPlus.

    “Ky çmim i dedikohet çdo zëri të heshtur, çdo plage që ende nuk është shëruar. Është nder që përvoja ime u bë pjesë e një rrëfimi që sot inkurajon edhe të tjerët të flasin. E vërteta ka fuqi,” u shpreh Krasniqi Goodman, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.

    Ky sukses shënon një tjetër moment ku historia dhe qëndresa e Kosovës marrin vlerësim ndërkombëtar, duke dëshmuar rëndësinë e rrëfimeve autentike në forcimin e ndërgjegjes globale për të kaluarën dhe të tashmen e vendit./KultPlus.com

  • Memli Krasniqi: Vrasja në Gjilan alarm për sigurinë, kërkon veprime të shpejta

    Memli Krasniqi: Vrasja në Gjilan alarm për sigurinë, kërkon veprime të shpejta

    Pas ngjarjes tragjike në Gjilan ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar duke theksuar se kjo ngjarje përbën një tjetër alarm për pasigurinë dhe rritjen e kriminalitetit në vend.Në një postim në Facebook, Krasniqi ka kërkuar nga institucionet që të veprojnë me shpejtësi për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit dhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.“Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjellë aktorët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve”, ka shkruar ai.Kryetari i PDK-së i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, duke theksuar rëndësinë e veprimeve konkrete ndaj fenomenit të kriminalitetit që po përkeqësohet në Kosovë.Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, i cili ndodhet në arrati, lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Pas ngjarjes tragjike në Gjilan ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar duke theksuar se kjo ngjarje përbën një tjetër alarm për pasigurinë dhe rritjen e kriminalitetit në vend.Në një postim në Facebook, Krasniqi ka kërkuar nga institucionet që të veprojnë me shpejtësi për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit dhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.“Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjellë aktorët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve”, ka shkruar ai.Kryetari i PDK-së i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, duke theksuar rëndësinë e veprimeve konkrete ndaj fenomenit të kriminalitetit që po përkeqësohet në Kosovë.Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, i cili ndodhet në arrati, lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

  • Krasniqi: Vendimi i Kushtetueses është fitore për qytetarët e Kosovës

    Krasniqi: Vendimi i Kushtetueses është fitore për qytetarët e Kosovës

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e fundit që përcakton procedurat për konstituimin e Kuvendit, duke urdhëruar rikthimin e votimit të hapur për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Sipas vendimit, një kandidat mund të votohet maksimumi tre herë.Ky aktgjykim vjen pas muajsh bllokimi institucional, ku procesi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit ka ngecur mes mosmarrëveshjeve politike.Pas publikimit të vendimit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, reagoi duke e quajtur atë “vulosje të së vërtetës” që, sipas tij, PDK-ja e ka theksuar prej muajsh.“Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë kushtetutës,” deklaroi Krasniqi.Ai e cilësoi vendimin si një fitore për rendin kushtetues, Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës. “Ata që zgjodhën krizën, dështuan. Ne që zgjodhëm Kushtetutën, fituam,” përfundoi ai në një postim në Facebook.Ky zhvillim pritet të rikthejë procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili është zvarritur që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e fundit që përcakton procedurat për konstituimin e Kuvendit, duke urdhëruar rikthimin e votimit të hapur për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Sipas vendimit, një kandidat mund të votohet maksimumi tre herë.Ky aktgjykim vjen pas muajsh bllokimi institucional, ku procesi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit ka ngecur mes mosmarrëveshjeve politike.Pas publikimit të vendimit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, reagoi duke e quajtur atë “vulosje të së vërtetës” që, sipas tij, PDK-ja e ka theksuar prej muajsh.“Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë kushtetutës,” deklaroi Krasniqi.Ai e cilësoi vendimin si një fitore për rendin kushtetues, Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës. “Ata që zgjodhën krizën, dështuan. Ne që zgjodhëm Kushtetutën, fituam,” përfundoi ai në një postim në Facebook.Ky zhvillim pritet të rikthejë procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili është zvarritur që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

  • “Jam krenare me UÇK-në”/ E mbijetuara e dhunës në protestë, Vasfije Krasniqi: Kam dalë për t’i mbrojtur vlerat tona

    “Jam krenare me UÇK-në”/ E mbijetuara e dhunës në protestë, Vasfije Krasniqi: Kam dalë për t’i mbrojtur vlerat tona

    Në një prononcim për mediat e Klan Kosovës, Krasniqi tha se në protestë ka dalë për t’i mbrojtur vlerat kolektive, teksa protestën e cilësoi si pak të vonshme.
    E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, i është bashkuar protestës kundër padrejtësive ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
    “Sot kam dalë këtu për t’i mbrojtur vlerat tona kolektive. Është pak me vonesë, por shpresoj që të jetë protestë e fortë për t’i mbështetur vlerat tona të UÇK-së”.
    “Vlerësimi im për UÇK-në s’ka ndryshuar kurrë. Në vitin 1998 kur është betuar vëllai im për të luftuar për UÇK-në, është edhe ditën e sotme”, tha Krasniqi për Klan Kosova.
    Tutje, ajo u shpreh krenare për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që e ka pasur Kosova dhe për ushtrinë që Kosova e ka në ditën e sotme.

  • ”Azemi sfidon Shotë Galicën me qitje në shenjë..” Detaje interesante nga dita e martesës së Azem e Shotë Galicës

    ”Azemi sfidon Shotë Galicën me qitje në shenjë..” Detaje interesante nga dita e martesës së Azem e Shotë Galicës

    Adnan Merovci ka publikuar një intervistë  të cilën e kishte realizuar vetë ai në banesën e tij me patriotin dhe intelektualin e madh, personin që zbuloi eshtrat e heroit Azem Galicës, babain e heroinës Xhevë Lladrovci, Abdyl Krasniqin, më 17 dhjetor 1990.

    Krasniqi mes rrëfimit për disa nga ngjarjet tejet të rëndësishme të historisë kishte treguar edhe një ngjarje mjaft interesante të heroit Azem GALICA dhe heroinës Shotë Galica. Bëhet fjalë për disa detaje që kishin ndodhur pikërisht në ditën e martesës së tyre.

    Sipas Krasniqit, gjatë ditës së martesës, rrugës teksa Azem Galica kishte marrë Shotë Galicën për grua dhe ishin duke shkuar për në shtëpi, të dy i kishin vendosur nga një testë njëri-tjetrit.

    Po qe se njëri nga ta nuk e kalonte, ‘dënimi’ do të ishte i madh.

    “Kur është martuar Azem Galica ka shku me marrë Shotën. Në rrugë ka zbritë Azemi, i ka thënë kqyrë Shotë, që s’ma vret atë shenjë pasha neren pa të çu te baba nuk e lë. I thotë Shota, mos Azem, mos se më fike. S’ka, që s’e vretë atë shenjë, kam me të kthy te baba, s’je për mua”, tregoi Krasniqi në emisionin Fakte në KlanKosova.

    Sipas Krasniqit, kjo sfidë ishte kryer me sukses nga Shota.

    “Kërcen prej kalit Shota, e t’i ndalet shenjës, fije-fije e godet. Eh, qëtash je e imja”, i kishte thënë Azem Bejtë Galica, Shotës.

    Por, jo gjithçka përfundoi me kaq. Edhe Shota kishte të njejtën sfidë për Azemin, veçse ‘dënimi’ ndryshonte.

    “Shkojnë 100 metra. Kërcen Shota, thotë pasha neren Azem që s’ma vretë atë shenjë atje pasha neren pa u kthy te baba me t’i lënë krushqit…Qe shenja, vraje ose u kry. Kërcen Azemi prej kalit, e ta godet shenjën. Eh, thotë qëtash ne e kemi një gjuhë, e kemi një karakter”, ishte shprehur atë kohë Krasniqi.

    Këtë histori të treguar nga Abdyl Krasniqi mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme nga minuta 20:30.

  • U-19/ Shqipëria pëson disfatë ndaj Italisë, 5 gola në miqësore

    U-19/ Shqipëria pëson disfatë ndaj Italisë, 5 gola në miqësore

    Shqipëria U-19 luajti pasditen e sotme takimin e parë miqësor kundër Italisë U-19. Në takimin e zhvilluar në Novarello Sporting Center, ekipi i drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj u mund me rezultatin 4-1.
    Tekniku kuqezi e nisi sfidën me këtë formacion: Taho (GK), Avdullari, Sina, Gecaj, Shpuza, Gashi, Huqi, L. Krasniqi, B. Krasniqi, Arifi (C), Malaj.

    Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh falë golit të realizuar nga Besalet Krasniqi në minutën e 8-të. Por axurrët barazuan shifrat pas tre minutash me Cama-n, ndërsa pëmbysën rezultatin në minutën e 17-të me Federico Coletta-n. Vendasit shënuan edhe golin e tretë në minutën e 41-të me Artesanin. Trajneri Ahmataj bëri dy zëvendësime pak para përfundimit të pjesës së parë, duke hedhur në fushë El Malem dhe Sylejmanin. Fraksioni i parë mbyllet me shifrat 3-1 për Italinë.
    Pjesa e dytë nis mirë për italianët, të cilët realizojnë golin e katërt me Atzenin. Trajneri shqiptar ndërhyri në fushë edhe në këtë fraksion duke hedhur forca të freskëta si Duka, Hoxha e Lataj. Gjithsesi deri në fund rezultati nuk ndryshon më, pavarësisht përpjekjeve të skuadrës sonë.
    Ekipi kuqezi do të luajë të enjten sfidën e dytë miqësore të programuar ndaj Italisë në ora 11:00. Këto dy takime janë të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.

  • AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe

    AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe

    Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar për një bashkëpunim të ri me një nga platformat më të mëdha online, platformën X.
    Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka theksuar se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X, për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potenacialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë.
    “Një mjedis i pastër dixhital, pa dhunë e urrejtje dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve apo komuniteteve është prioritet për ne”, ka shkruar Krasniqi.
    Sipas marrëveshjes, AMA do të ketë një kanal të dedikuar në Platformën X, për të raportuar përmbajtje që përmbajnë gjuhë urrejtjeje, nxisin dhunën, shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, apo cenojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

  • Miqësorja me Italinë, Shqipëria U-19 mposhtet me rezultatin e thellë

    Miqësorja me Italinë, Shqipëria U-19 mposhtet me rezultatin e thellë

    Shqipëria U-19 luajti pasditen e sotme takimin e parë miqësor kundër Italisë U-19. Në takimin e zhvilluar në Novarello Sporting Center, ekipi i drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj u mund me rezultatin 4-1.
    Tekniku kuqezi e nisi sfidën me këtë formacion: Taho (GK), Avdullari, Sina, Gecaj, Shpuza, Gashi, Huqi, L. Krasniqi, B. Krasniqi, Arifi (C), Malaj.
    Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh falë golit të realizuar nga Besalet Krasniqi në minutën e 8-të. Por axurrët barazuan shifrat pas tre minutash me Cama-n, ndërsa pëmbysën rezultatin në minutën e 17-të me Federico Coletta-n. Vendasit shënuan edhe golin e tretë në minutën e 41-të me Artesanin. Trajneri Ahmataj bëri dy zëvendësime pak para përfundimit të pjesës së parë, duke hedhur në fushë El Malem dhe Sylejmanin. Fraksioni i parë mbyllet me shifrat 3-1 për Italinë.
    Pjesa e dytë nis mirë për italianët, të cilët realizojnë golin e katërt me Atzenin. Trajneri shqiptar ndërhyri në fushë edhe në këtë fraksion duke hedhur forca të freskëta si Duka, Hoxha e Lataj. Gjithsesi deri në fund rezultati nuk ndryshon më, pavarësisht përpjekjeve të skuadrës sonë.
    Ekipi kuqezi do të luajë të enjten sfidën e dytë miqësore të programuar ndaj Italisë në ora 11:00. Këto dy takime janë të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.

  • Krasniqi dënon thirrjet antishqiptare në Maqedoni: “Heshtja është miratim”

    Krasniqi dënon thirrjet antishqiptare në Maqedoni: “Heshtja është miratim”

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dënuar me ashpërsi thirrjet “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”, të bëra në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar.Krasniqi i konsideron këto thirrje si të rënda dhe të papranueshme, duke theksuar se ato dëmtojnë bashkëjetesën brenda këtij shteti dhe më gjerë. Ai nënvizon se shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe partnerë kyç në rrugën euroatlantike.“Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve është jo vetëm e rrezikshme, por edhe thellësisht kundër vlerave demokratike dhe evropiane që duhet të bashkojnë popujt,” tha Krasniqi.Ai i bëri thirrje qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, duke paralajmëruar se heshtja në këto raste mund të konsiderohet si miratim. Po ashtu, Krasniqi kritikoi heshtjen e Kryeministrit në ikje të Kosovës, të cilin e cilësoi përgjegjës moral dhe politik për përkeqësimin e klimës anti-shqiptare në rajon.“Dinjiteti dhe mirëqenia e çdo komuniteti nuk janë të negociueshme. Heshtja përballë gjuhës fashiste është qëndrim – andej dhe këndej kufirit! Shqiptarët kanë bërë shumë për këtë shtet, dhe nuk do të lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më,” përfundoi Krasniqi në një postim në Facebook.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dënuar me ashpërsi thirrjet “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”, të bëra në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar.Krasniqi i konsideron këto thirrje si të rënda dhe të papranueshme, duke theksuar se ato dëmtojnë bashkëjetesën brenda këtij shteti dhe më gjerë. Ai nënvizon se shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe partnerë kyç në rrugën euroatlantike.“Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve është jo vetëm e rrezikshme, por edhe thellësisht kundër vlerave demokratike dhe evropiane që duhet të bashkojnë popujt,” tha Krasniqi.Ai i bëri thirrje qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, duke paralajmëruar se heshtja në këto raste mund të konsiderohet si miratim. Po ashtu, Krasniqi kritikoi heshtjen e Kryeministrit në ikje të Kosovës, të cilin e cilësoi përgjegjës moral dhe politik për përkeqësimin e klimës anti-shqiptare në rajon.“Dinjiteti dhe mirëqenia e çdo komuniteti nuk janë të negociueshme. Heshtja përballë gjuhës fashiste është qëndrim – andej dhe këndej kufirit! Shqiptarët kanë bërë shumë për këtë shtet, dhe nuk do të lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më,” përfundoi Krasniqi në një postim në Facebook.

  • Krasniqi: PDK përkrah protestën e OVL-UÇK: Drejtësia në Hagë po dështon

    Krasniqi: PDK përkrah protestën e OVL-UÇK: Drejtësia në Hagë po dështon

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar mbështetjen e plotë të kësaj partie për protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që do të mbahet më 7 gusht në Prishtinë, si reagim ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se PDK-ja qëndron në krah të luftës për liri dhe mbështet të drejtën për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë për të akuzuarit.“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në mbështetje të luftës për liri dhe të së drejtës për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë për çlirimtarët tanë. Në këtë frymë, mbështesim protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si një shprehje demokratike e qëndrimit qytetar, por edhe si bindje për pafajësinë e të akuzuarve”, shkruan ai.Kreu i PDK-së ka shprehur shqetësimin për mënyrën si po zhvillohet gjykimi në Hagë, duke theksuar se qytetarët kanë humbur besimin në drejtësinë që ofron kjo gjykatë.“Zvarritja e këtij procesi dhe shmangia nga standardet e pritura të drejtësisë, të cilat kanë ndodhur nga kjo gjykatë, kanë ngritur shqetësime serioze, jo vetëm për të drejtat e të akuzuarve, por edhe për besimin e qytetarëve në vetë drejtësinë. Këto shqetësime janë thelluar edhe më tej pas raportimeve të fundit se kjo gjykatë po mbështetet në prova të fabrikuara nga strukturat shtetërore të Serbisë”, ka theksuar tutje Krasniqi.Protesta e 7 gushtit pritet të jetë një manifestim i qëndrimit qytetar dhe politik kundër asaj që konsiderohet padrejtësi ndaj çlirimtarëve të Kosovës.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar mbështetjen e plotë të kësaj partie për protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që do të mbahet më 7 gusht në Prishtinë, si reagim ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se PDK-ja qëndron në krah të luftës për liri dhe mbështet të drejtën për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë për të akuzuarit.“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në mbështetje të luftës për liri dhe të së drejtës për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë për çlirimtarët tanë. Në këtë frymë, mbështesim protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si një shprehje demokratike e qëndrimit qytetar, por edhe si bindje për pafajësinë e të akuzuarve”, shkruan ai.Kreu i PDK-së ka shprehur shqetësimin për mënyrën si po zhvillohet gjykimi në Hagë, duke theksuar se qytetarët kanë humbur besimin në drejtësinë që ofron kjo gjykatë.“Zvarritja e këtij procesi dhe shmangia nga standardet e pritura të drejtësisë, të cilat kanë ndodhur nga kjo gjykatë, kanë ngritur shqetësime serioze, jo vetëm për të drejtat e të akuzuarve, por edhe për besimin e qytetarëve në vetë drejtësinë. Këto shqetësime janë thelluar edhe më tej pas raportimeve të fundit se kjo gjykatë po mbështetet në prova të fabrikuara nga strukturat shtetërore të Serbisë”, ka theksuar tutje Krasniqi.Protesta e 7 gushtit pritet të jetë një manifestim i qëndrimit qytetar dhe politik kundër asaj që konsiderohet padrejtësi ndaj çlirimtarëve të Kosovës.