Tag: krasniqi

  • Forumi i 12-të i BRAF në Shqipëri, Krasniqi: Mirëpritëm 9 vende anëtare, prioritet gjuha kundër urrejtjes

    Forumi i 12-të i BRAF në Shqipëri, Krasniqi: Mirëpritëm 9 vende anëtare, prioritet gjuha kundër urrejtjes

    Autoriteti i Mediave Audiovizive ka pritur dhe organizuar Forumin e 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të vendeve të Detit të Zi, BRAF.

    Të zhvilluar në një periudhë 2 ditore, përfaqësues nga 9 vende anëtare të BRAF diskutuan një nga problematikat kryesore që paraqet në këto kohë zhvillimi teknologjik, “Gjuha e Urrejtjes në transmetimet audiovizive dhe platformat online”.
    Pjesë e forumit ishte dhe përfaqësuesja e lartë e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, BSEC,  zv.sekretarja e parë Amb Merve Safa Kavakcı.
    “Bashkëpunimi me BE-në dhe projekti “Blueing the Black Sea” synojnë të nxisin zhvillimin, inovacionin mjedisor dhe qëndrueshmërinë rajonale”, u shpreh zv.Ssekretarja.
    Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi u ndalë në këtë forum në rëndësinë e luftës kundër Gjuhës së Urrejtjes, në të gjitha format e shfaqjes së saj, si edhe rëndësinë që kanë forume të tilla për shkëmbimin e eksperiencave më të mira mes vendeve.
    “Sfidat me të cilat përballet ky sektor janë globale, pavarësisht përvijimeve lokale, ka thënë ajo. Ndaj e gjykoj shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, shkëmbimin e eksperiencave, si dhe ndërveprimin e përhershëm dhe të vazhdueshëm mes rregullatorëve. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në rregullimin e tregut mediatik audioviziv, dhe ndërkohë që ne vazhdojmë të integrojmë median audiovizive digjitale në sistemet tona rregullatore, arritja e ekuilibrit të duhur midis Lirisë së Shprehjes dhe mbrojtjes nga fenomene si Gjuha e Urrejtjes mbetet ende një sfidë”, tha kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.
    Kryetarja Krasniqi bëri të ditur në këtë forum se përveç ndryshimeve ligjore të kryera në Shqipëri, po punohet për transpozimin e akteve të tjera të rëndësishme europiane, siç janë Akti i Lirisë së Medias, EMFA, apo Akti i Shërbimeve Digjitale, DSA.
    Trajtimi i rasteve konkrete, eksperiencat e secilit prej vendeve pjesëmarrëse, për zgjidhjet ligjore si dhe edukimi i publikut ishin dhe pikat të cilat diskutuan vendet pjesëmarrëse  si Azerbajxhani, Turqia, Greqia, Armenia Bulgari e Serbia.
     

    Top Channel

  • Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi?

    Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi?

    Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi?
    Aktakuza u ngarkon atyre përgjegjësi për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme të Kosovës, si dhe në veri të Shqipërisë.
    Sipas aktakuzës, viktimat përfshinin persona të dyshuar se ishin kundër UÇK-së dhe më vonë Qeverisë së përkohshme të Kosovës – në mesin e tyre: anëtarë të komuniteteve serbe, rome dhe ashkali, katolikë, civilë të dyshuar për bashkëpunim me autoritetet serbe, si dhe shqiptarë që mbështetën parti të tjera ose nuk iu bashkuan UÇK-së.
    Dhomat e Specializuara theksojnë se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime.
    Mbrojtja në gjykimin e katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – nis më 15 shtator dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

    Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit përfshin burgosje të paligjshme, torturë, vrasje dhe persekutim – akuza që ata i kanë mohuar.

  • PDK çel fushatën me apel për lirinë e Thaçit/ Krasniqi: Presim drejtësi në Hagë për çlirimtarët

    PDK çel fushatën me apel për lirinë e Thaçit/ Krasniqi: Presim drejtësi në Hagë për çlirimtarët

    Nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, në çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se pret që edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dalin fitues nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tyre në Hagë.
    Krasniqi shprehu besimin se çlirimtarët do të kthehen së shpejti të lirë në Kosovë.
    Kujtomë se sot në Hagë mbahet protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë. Organizatore e protestës është diaspora, e mbështetur nga organizata të dala nga lufta.

  • Parlament me 101 deputetë? Krasniqi: Më pëlqeu ideja. Analiza e problemeve i mungon gjuhës së opozitës

    Parlament me 101 deputetë? Krasniqi: Më pëlqeu ideja. Analiza e problemeve i mungon gjuhës së opozitës

    I ftuar në emisionin “ÇdoKënd” me Merita Haklaj në A2 CNN, Afrim Krasniqi, politolog dhe studiues, tha se mbështet idenë e Ramës për shkurtimin e numrit të deputetëve.
    “Pjesa që më pëlqeu ishte ajo para ministrave. Ndoshta, kryeministri duke i njohur edhe mirë problematikat, ai përmendi disa problematika që mendoj se janë shumë të rëndësishme. Edhe mua më pëlqeu ideja e shkurtimit të numrit të deputetëve, jo thjesht për ta thënë si numër dhe si batutë, pasi kjo është kërkuar vite me radhë dhe ai e ka refuzuar, por tashmë i bashkohet opinionit kritik.
    Ai bëri një analizë të shumë problematikave të vendit, përfshirë edhe të territorit, të parlamentit, të qeverisjes, të cilat i shkojnë gjuhës së opozitës dhe i mungojnë gjuhës së opozitës. Kështu që pjesa e parë më la shije pozitive.
    Ndërkohë, pjesa e dytë në një vend ku ka një kryeministër dhe ka individë që emërohen dhe shkarkohen nuk ka shumë rëndësi loja e emrave”, tha Krasniqi.

  • VV kritikon QUINT-in për “mbështetjen e Listës Serbe”

    VV kritikon QUINT-in për “mbështetjen e Listës Serbe”

    Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban Krasniqi nga ky subjekt kritikoi ambasadat e shteteve të QUINT-it, duke thënë se ato i kanë dalë në mbrojtje “organizatave kriminale”.

    Krasniqi nga LVV tha gjatë mbledhjes së KQZ-së më 1 shtator se pavarësisht vendimit të formës së prerë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, por edhe të Gjykatës Supreme, ai mendon se me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit do të dëmtohet demokracia.
    “Në komunat ku Lista Serbe pretendon të garojë, aty nuk do të ketë demokraci. E dinë prej ambasadorit e përfaqësuesit të BE-së, e gjithë këta të tjerët që janë të QUINT-it, e dinë shumë mirë sepse vetë e kanë deklaruar me radhë. Por, edhe ata fatkeqësisht janë duke u vënë në mbrojtje të organizatave kriminale në vend për hesape të tyre të ngushta apo edhe të karrierës së tyre politike”, tha Krasniqi.

    Sipas tij, me certifikimin e Listës Serbe kanë dështuar institucionet e drejtësisë, por Qeveria dhe organet e sigurisë kanë kryer punën e tyre.
    “Për mua Lista Serbe vazhdon të jetë një organizatë kriminale, me baza dhe përmasa të një organizimi terrorist dhe unë nuk mund ta pranoj si pjesë të sferës politike”, tha ai.
    Më 21 gusht, KQZ-ja vendosi për moscertifikimin e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
    Në atë mbledhje, Kurteshi dhe Krasniqi ishin të zëshëm kundër certifikimit të Listës Serbe, duke argumentuar se shumica e kandidatëve të saj janë pjesë edhe e strukturave paralele serbe, por e cilësuan këtë parti edhe si “dorë e zgjatur” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.
    Më 24 gusht, PZAP-i urdhëroi që KQZ-ja të certifikonte Listën Serbe për zgjedhjet e tetorit, duke argumentuar se ky subjekt i ka përmbushur të gjitha detyrimet pasi ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar, përfshirë deklaratën politike, kodin e sjelljes, listën e kandidatëve dhe formularët për konfirmimin e kandidatëve.
    Vendimi i KQZ-së i 21 gushtit, për moscertifikimin e Listës Serbe ishte kritikuar nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian, të cilat i bënë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e tetorit.
    “Unë mendoj që institucioni jonë [KQZ-ja], PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në këtë rast janë bërë pjesë e një vendimmarrje e cila do ta dëmtojë rëndë demokracinë, edhe e cenon rendin kushtetues dhe është ironike që institucionet të tilla që do të duhej të ishin në mbrojtje, të bien në kundërshtim dhe lajthitje. Por, nuk mendoj që është lajthitje, por një vendimmarrje e qëllimshme si rezultat i presioneve, as të ambasadorëve ndoshta jo, të do diplomatëve që vijnë e sillen këndej, e do shërbëtorëve të tyre që vijnë e sillen poshtë e lartë e i bëjnë presion si ndonjë kryetari të partisë, ashtu edhe zyrtarëve të cilët i ngashënjen me ndonjë punëtori jashtë vendit e kështu me radhë”, tha Krasniqi.
    Më 29 gusht, ndërkaq, Gjykata Supreme e hodhi poshtë “si të palejuar” ankesën e paraqitur nga Krasniqi dhe përfaqësuesi tjetër i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi sa i përket vendimit të PZAP-it.
    Gjatë mbledhjes të KQZ-së, Kurteshi se i konsideron të “kundërligjshme dhe kundërkushtetuese” vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme sa i përket Listës Serbe.
    “Për më shumë, Supremja ka bërë një rrëshqitje shumë të madhe, i delegjitimon anëtarët e KQZ-së që e kanë kompetencë ligjore të votojnë për certifikimin ose kundër certifikimit, i delegjitimon për ankesë, kurse Listën Serbe e legjitimon për ankesë”, tha ai.
    Edhe për zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, anëtarët e LVV-së kishin kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe. Por, PZAP-i dhe Supremja hodhën poshtë ankesat e tyre.
    Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023. Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok./REL

  • Krasniqi: LVV po angazhohet më shumë për Rashiqin se për kryeparlamentarët

    Krasniqi: LVV po angazhohet më shumë për Rashiqin se për kryeparlamentarët

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.

  • Krasniqi: PDK-ja votoi për Bashën që të dëshmojë se nuk po kontribuon në bllokadë

    Krasniqi: PDK-ja votoi për Bashën që të dëshmojë se nuk po kontribuon në bllokadë

    Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë që kjo parti votoi për të zgjedhur Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit që të dëshmojë se nuk kontribuon në bllokadën institucionale.

    “Ma shumë se sa për Dimal Bashën apo për individin, ne votuam për të mbajtur premtimin dhe fjalën që u kishim dhënë qytetarëve të Kosovës që Partia Demokratike nuk është kontribuuese në bllokadë, por që brenda kritereve dhe parametrave që ne i kishim vendosur si parti, do të zhbllokojmë situatën dhe do të dalim nga ngërçi politik”, ka thënë Krasniqi në Rubikon.

    “Ka një histori sepse sot nuk ka ndodhur asgjë. Sot është një epilog i një krize politike të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka filluar qysh herët”.

    Sipas të parit të PDK-së, kjo parti ka treguar më së shumti konsistencë gjatë tërë këtyre muajve të kësaj bllokade.

    “Meqenëse të gjitha shtizat u thyen te zgjedhja e kryetarit, sot ky ishte një momentum i rëndësiishëm. Së paku nga data 15 prill kur është dshur të konstituohet Kuvendi, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një sërë veprimesh që kanë kontribuuar te bllokada disamujore e cila edhe sot nuk u zhbllokua plotësisht”.

     

  • Kosovë/LVV propozon Hekuran Muratin për kryeparlamentar, por dështon në votim

    Kosovë/LVV propozon Hekuran Muratin për kryeparlamentar, por dështon në votim

    LVV propozon Muratin për kryeparlamentar
    LVV propozon Hekuran Muratin për kryeparlamentar. Propozimin para deputetëve e bëri Donika Gërvalla.

    Hekuran Murati ka dështuar që të zgjidhet kryeparlamentar, pasi mori vetëm 57 vota.
    Kundër ishin 51 dhe gjashtë abstenuan.
    Seanca u ndërpre pas kësaj. Kryesuesi tha se seanca vazhdon në orën 24 gusht në orën 11:00.
    Deputetja Donika Gërvalla nga Guxo – pjesë e koalicionit parazgjedhor me LVV-në – tha se dështimi që Hekuran Murati të marrë 61 vota për kryeparlamentar tregon se “s’është problemi tek emrat”.
    Ajo akuzoi partitë politike që mandatin e kaluar ishin në opozitë se “kanë vendosur të bllokojnë dhe të shohim se deri ku mund ta çojmë bllokadën”.
    “Bllokimi nuk lidhet me emra të përveçëm, thjesht lidhet me mosgatishmërinë e opozitës për të shkuar në një fazë të re, të konstituimit të vendit, të formimit të qeverisë”, tha ajo.
    Gjatë paraqitjes për media ajo foli edhe për Listën Serbe, partinë e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit. Kjo parti votoi kundër Muratit gjatë seancës së sotme.
    Sipas Gërvallës, Lista Serbe është “parti që synimin e ka zhbërjen e Kosovës, një parti e nuk e ka vendin në Kuvend dhe në udhëheqje komunale. Andaj jemi këmbëngulës që certifikimi për zgjedhjet e tetorit nuk duhet të ndodhë dhe nuk duhet lejuar që të ndodhë”.
    Krasniqi: LVV me qëllim propozoi Muratin për të zvarritur konstituimin
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK-ja nuk votoi për Hekuran Muratin, pasi, sipas tij, ky subjekt politik e ka bërë të qartë se nuk voton ministrat e qeverisë së kaluar.
    Krasniqi tha se Vetëvendosje propozoi emrin e Hekuran Muratit për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se e ka ditur që ai nuk do t’i merrte votat e nevojshme për këtë pozitë.
    Ai shtoi se “LVV nuk po dëshiron të konstituojë Kuvendin” me qëllim që të zvarrisë formimin e institucioneve të reja.
    Krasniqi tha se PDK-ja është e gatshme të votojë rreth tridhejtë emra të tjerë të Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, por në asnjë rast ata që kanë mbajtur postin e ministrit në mandatin e kaluar.
    Duke e quajtur të pakuptimtë insistimin e LVV-së për votimin e kandidatëve që kanë qenë ministra, Krasniqi tha se nuk përjashtohen zgjedhjet, por sipas tij duhet të plotësohen kushtet.
    “Zgjedhjet do të jenë të pashmangshme, por mekanizmi për të shkuar në zgjedhje duhet të ekzistojë dhe të përmbushet. Mënyra për të shkuar në zgjedhje është që fillimisht të konstituohet Kuvendi”, shtoi Krasniqi.

    Në foto: Hekuran Murati
     

  • Memli Krasniqi: PDK nuk voton kandidat që ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti

    Memli Krasniqi: PDK nuk voton kandidat që ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke përsëritur qëndrimin e subjektit të tij se nuk do të mbështesin asnjë kandidat për kryeparlamentar që ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit.“PDK-ja, sikur që ka thënë prej fillimit, e përsërit qëndrimin e vet – ne do të votojmë një kandidat të pranueshëm që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit. Është e drejtë e tyre kë të duan ta kandidojnë, por është obligim ta propozojnë dikë që kalon,” tha Krasniqi.Ai shtoi se me një zgjidhje të pranueshme, procesi i zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit mund të ishte mbyllur që sot, duke theksuar se partia e tij ka qenë e qartë në këtë pozicion.“Të shohim pasnesër, besoj që këta dëshirojnë të bëjnë një zgjidhje dhe të kemi zgjedhjen e kryesisë. Sot kemi mundur ta kryejmë këtë punë. E kemi thënë: nuk ka vota për ministër,” tha kreu i PDK-së, duke lënë të hapur mundësinë e një kompromisi në seancën e radhës më 22 gusht.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke përsëritur qëndrimin e subjektit të tij se nuk do të mbështesin asnjë kandidat për kryeparlamentar që ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit.“PDK-ja, sikur që ka thënë prej fillimit, e përsërit qëndrimin e vet – ne do të votojmë një kandidat të pranueshëm që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit. Është e drejtë e tyre kë të duan ta kandidojnë, por është obligim ta propozojnë dikë që kalon,” tha Krasniqi.Ai shtoi se me një zgjidhje të pranueshme, procesi i zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit mund të ishte mbyllur që sot, duke theksuar se partia e tij ka qenë e qartë në këtë pozicion.“Të shohim pasnesër, besoj që këta dëshirojnë të bëjnë një zgjidhje dhe të kemi zgjedhjen e kryesisë. Sot kemi mundur ta kryejmë këtë punë. E kemi thënë: nuk ka vota për ministër,” tha kreu i PDK-së, duke lënë të hapur mundësinë e një kompromisi në seancën e radhës më 22 gusht.

  • Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Drejtësia po afrohet

    Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Drejtësia po afrohet

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët ndodhen në paraburgim prej gati pesë vitesh.Përmes një deklarate publike, Krasniqi tha se ndonëse procesi gjyqësor ndaj tyre po zvarritet padrejtësisht, të dy mbeten të fortë dhe optimistë se drejtësia është afër.“Edhe këtë herë, në çdo fjalë të tyre, e ndjeva të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet,” u shpreh ai, duke theksuar se Thaçi dhe Veseli “bartën vetëm atë që populli kërkoi: luftën për liri”.Krasniqi shtoi se dy liderët e PDK-së janë në gjendje të mirë shpirtërore dhe përcjellin përshëndetjet më të ngrohta për qytetarët e Kosovës.“Koha do ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë mbi çdo padrejtësi,” përfundoi ai, duke cituar një mesazh nga Thaçi: “Dielli do të lind përsëri!”.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët ndodhen në paraburgim prej gati pesë vitesh.Përmes një deklarate publike, Krasniqi tha se ndonëse procesi gjyqësor ndaj tyre po zvarritet padrejtësisht, të dy mbeten të fortë dhe optimistë se drejtësia është afër.“Edhe këtë herë, në çdo fjalë të tyre, e ndjeva të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet,” u shpreh ai, duke theksuar se Thaçi dhe Veseli “bartën vetëm atë që populli kërkoi: luftën për liri”.Krasniqi shtoi se dy liderët e PDK-së janë në gjendje të mirë shpirtërore dhe përcjellin përshëndetjet më të ngrohta për qytetarët e Kosovës.“Koha do ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë mbi çdo padrejtësi,” përfundoi ai, duke cituar një mesazh nga Thaçi: “Dielli do të lind përsëri!”.