Tag: krasniqi

  • DEBATE për gjuhën e urrejtjes/ AMA në Kuvend: Në TikTok u hoqën 286 video, live çfarë nuk ndodh

    DEBATE për gjuhën e urrejtjes/ AMA në Kuvend: Në TikTok u hoqën 286 video, live çfarë nuk ndodh

    Armela Krasniqi

    TIRANË-Autoriteti i Mediave Audiovizive në Komisionin për Nismat Qytetare Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale raportoi për nismat qytetare raportin vjetor të viti 2024 të instituticonit. Armela Krasniqi tha se në muajt gusht-dhjetor 2024 nga platforma TikTok u hoqën 286 video, 110 prej tyre për ekspozim të fëmijëve, 107 për nxitje të dhunës dhe 193 profile u mbyllën. 
    Diskutime pati sa i përket gjuhës së urrejtjes, cenimit të dinjitetit dhe përmbajtjeve me ndjeshmëri të lartë, ku deputetja e PS, Sara Mila u shpreh se ka qenë viktimë dhe s’mund të lejohet ky transmetim. Nga ana tjetër demokratja Jurida Tabaku, kërkoi llogari për videon e të ndjerit Martin Cani. 
    Diskutimi:
    Deputete Kiduina Zaka: Ne deputetet e reja, kemi qenë pre e sulmeve.
    Mirela Oktrova, AMA: Ne kemi objekt atë që bën media vetë. Jo kur ësshtë live.
    Sara Mila: Kam qenë viktimë e bullizimit publik. Transmetuesit duhet të mos e lejojnë.
    Armela Krasniqi: I ftuari mund të çmendet, se live çfarë nuk ndodh, por ai moderator ka përgjegjësinë editoriale, distancohet, nëse ai e dënon atë ç’ka ka ndodhur, i tregon derën.
    Jorida Tabaku: Si u publikuan pamjet e vrasjes së Martin Cani?
    Armela Krasniqi: Sapo u transmetua, ne kemi ndërhyrë në mënyrë inteaktive, bënë të mundur heqjen nga të gjitha mediat brenda ditës të asaj video.
    Jorida Tabaku: Babai i Martinit më shkruan se nuk është e vërtetë që është hequr video.
    Armela Krasniqi: Të gjitha edicionet janë në AMA dhe mund t’ia bëjmë të qarta babait të Martinit. Atë natë ishin planifikuar emisionet dhe emsionet nuk e dhanë. Kemi ndërhyrë personalsith duke i marrë mediat një nga një se koha nuk priste.
    Armela Krasniqi: Funksionon tërësisht në mënyrë të pavarur. Asnjë nga 500 vendimet asnjë zero, nuk është atakuar si i ndikuar politikisht. Ligji na thotë duhet të masni vetëm volumin e reklamës pa e ndarë nëse është publike apo private. E thotë ligji që gjoba nuk duhet të jetë fryma e e rregullatorit. Ligji na thotë gjithnjë do të shkoni me dy tërheqje vëmendje pastaj me gjobë.

  • “Historia e luftës nuk mund të rishkruhet”! Djali i Jakup Krasniqit mbështet protestën e Tiranës

    “Historia e luftës nuk mund të rishkruhet”! Djali i Jakup Krasniqit mbështet protestën e Tiranës

    Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-komandantit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka mbështetur në rrjetet sociale protestën që u mbajt një ditë më parë në Tiranë.
    Ai thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga kërkesa për respektimin e të drejtave të të burgosurve dhe nga thirrja që drejtësia në Gjykatën Speciale të jetë në përputhje me standardet europiane.
    Krasniqi apelon që të gjitha partitë politike të flasin me të njëjtën gjuhë për UÇK-në, pasi historia e luftës për liri nuk mund të rishkruhet.
    Tv Klan

  • BIRN: Tjetërsimi i qindra votave në Qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

    BIRN: Tjetërsimi i qindra votave në Qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

    Manipulimi i votave preferenciale në qarkun e Fierit, i cili doli zbuluar pas një procesi rinumërimi në fillim të korrikut, rrezikon të mbetet i pandëshkuar.Gjetjet çuan në ndryshimin e një mandati deputeti brenda listës së Partisë Socialiste, por nuk u pasuan me hetime nga Prokuroria.
    E pyetur nga BIRN nëse kishte hetime mbi çështjen, Prokuroria e Fierit dha një përgjigje evazive, duke konfirmuar se ende nuk ka një procedim të nisur.“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier është në proces verifikimi dhe korrespondence me KQZ-në,” thuhet në përgjigjen zyrtare, pa specifikuar natyrën e verifikimeve apo nëse është regjistruar një procedim penal për manipulim të rezultatit.KQZ nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN në lidhje me rastin dhe as nëse kishte referuar numëruesit në prokurori, siç është bërë në raste të ngjashme. Të pyetur për rastin, edhe deputetë të opozitës refuzuan të komentonin.
    Për ekspertët që monitorojnë proceset zgjedhore, heshtja e institucioneve dhe partive politike nuk është rastësi, por dëshmi e pandëshkueshmërisë dhe marrëveshjeve politike që amnistojnë manipuluesit, pjesë e strukturave të tyre.
    “Në një demokraci që kërkon t’i bashkohet Bashkimit Europian, është nevojë etike që institucionet të zbatojnë ligjin dhe të zbatojnë standarde të njëjta. Dhe rasti konkret do të duhet të ishte një model,” tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike.
     
     
    Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste korri një fitore historike në qarkun e Fierit me 12 mandate nga 16 gjithsej. Por rezultati u mjegullua nga zbulimi i një skeme të tjetërsimit të votave mes kandidatëve të secilës parti gjatë procesit të rinumërimit.Rasti më flagrant ishte ai i zëvendësministrit Ceno Klosi, i cili përfitoi 813 vota më shumë sesa kishte marrë realisht. Po ashtu, kandidatja demokrate Silvana Hasaj rezultoi me afro 700 vota plus. Ky tjetërsim solli ndryshimin e rezultatit brenda listës së PS, ku Maldrita Bardho fitoi mandatin në dëm të Zegjine Çaushit. Çaushi megjithatë mbeti deputete pasi Bardho zgjodhi të tërhiqej nga mandati.

    Në atë kohë, drejtuesja politike e qarkut dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku e cilësoi ndryshimin e rezultatit “produkt të gabimit njerëzor dhe të lodhjes”. Ajo këmbënguli se nuk pati “deformim të vullnetit”, pasi rezultati mes partive nuk ndryshoi. Ndërkohë Gazmend Bardhi që ishte drejtues politik i opozitës në qark akuzoi shumicën për votat dhe nuk komentoi mbi ndryshimin e votave të kandidatëve në listën e Partisë Demokratike.
    Muaj më pas, asnjë prej numëruesve të përfshirë në këtë tjetërsim masiv të votës nuk është përballur me pasoja.Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” e sheh këtë si një dëshmi të “marrëveshjes së heshtur mes palëve politike për të amnistuar numëruesit, të cilët zakonisht janë funksionarë të partive respektive”. Sipas tij, partitë nuk kanë vullnet të ndëshkojnë njerëzit e tyre dhe prandaj nuk bëjnë denoncime.
    Xhemollari, i cili më herët e kishte cilësuar tjetërsimin në Fier jo si gabim njerëzor, por si “urdhër politik”, thekson se rasti nxjerr në pah edhe pasivitetin e drejtësisë që duhej të hetonte mbi bazën e fakteve të bëra publike.
    “Ky rast nxjerr edhe njëherë në pah pasivitetin e organeve të drejtësisë, ku pandëshkueshmëria zgjedhore tashmë është normalitet,” tha ai. Sipas tij, zgjidhja e përhershme është depolitizimi i administratës zgjedhore.
    Ndërkohë, Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike e lidh këtë pasivitet direkt me forcën e mazhorancës së re. Sipas tij, premtimi për të hetuar krimet zgjedhore nuk u mbajt, sapo u pa shumica e madhe që doli nga zgjedhjet.
    Krasniqi argumenton se mazhoranca “është jashtëzakonisht e fuqishme dhe kontrollon pothuajse pjesën më të madhe të institucioneve,” duke bërë që institucionet e pavarura, përfshirë prokuroritë në qarqe si Fieri, “të bëjnë hapa pas”. Krasniqi theksoi gjithashtu se KQZ-ja nuk e ka ushtruar funksionin e vet.“Për shkak se është përpjekur të ruajë deri diku konsensusin e përgjithshëm politik, duke hequr dorë nga nevoja e madhe që individët që shkelin ligjin të përballen me ligjin”, tha Krasniqi.
    Mungesa e veprimit, sipas Krasniqit, lidhet edhe me faktin se përfituesit kryesorë nga tjetërsimi “janë figura me ndikim në mazhorancë”. Ai e sheh rastin e Fierit si një dështim të drejtësisë për të treguar një standard ndryshe dhe si përforcim të një modeli të dëmshëm që jo vetëm e toleron tjetërsimin e votës, por edhe e promovon atë.“Fatkeqësisht, modeli që individi që e manipulon, kur manipulon për partinë fituese, promovohet më shumë, vazhdon të dominojë mbi parimin që individi që manipulon, ka kryer krim dhe duhet të përballet me drejtësinë,” tha Krasniqi.

  • Zgjedhjet në Kosovë, reagon kreu i PDK, Krasniqi: Fitore për qytetarin dhe demokracinë

    Zgjedhjet në Kosovë, reagon kreu i PDK, Krasniqi: Fitore për qytetarin dhe demokracinë

    Kosova E Diel, 12 Tetor 2025 22:06
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke e cilësuar rezultatin si një fitore për qytetarët dhe për vetë demokracinë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka shprehur mirënjohje për çdo votë të dhënë në mbështetje të PDK-së, duke e quajtur këtë forcë politike si modelin më të mirë të qeverisjes lokale në vend.

    “Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale, atë të Partisë Demokratike të Kosovës”, shkroi Krasniqi.

    Ai shtoi se PDK do të vijojë punën me përkushtim të plotë në komunat ku do të zhvillohet balotazhi, me qëllim që këto fitore të konfirmohen edhe në raundin e dytë.

  • Zgjedhjet/ Kreu i PDK: Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen!

    Zgjedhjet/ Kreu i PDK: Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen!

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke e cilësuar rezultatin si një fitore për qytetarët dhe për vetë demokracinë.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka shprehur mirënjohje për çdo votë të dhënë në mbështetje të PDK-së, duke e quajtur këtë forcë politike si modelin më të mirë të qeverisjes lokale në vend.

    “Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale, atë të Partisë Demokratike të Kosovës”, shkruan Krasniqi.

    Ai shtoi se PDK do të vijojë punën me përkushtim të plotë në komunat ku do të zhvillohet balotazhi, me qëllim që këto fitore të konfirmohen edhe në raundin e dytë.

  • Krasniqi ja thotë në sy Alimehmetit: Pse nuk doja që ti të ishe kandidat i PD për Bashkinë Tiranë

    Krasniqi ja thotë në sy Alimehmetit: Pse nuk doja që ti të ishe kandidat i PD për Bashkinë Tiranë

    Në emisionin “Off the Record”, studiuesi Afrim Krasniqi i thotë mjekut Ilir Alimehmeti se nuk ka dashur që të jetë kandidat në këto zgjedhje.
    Ai shton se Alimehmeti duhet të kishte detyrën më të lartë drejtuese në Tiranë.
    “Unë nuk do të kisha qenë që zotëria të ishte kandidat. Do të doja që të ishte zyrtari më i lartë drejtues i Tiranës. Ose nëse zotëria do të ishte kandidat, duhet të kishte detyrën më të lartë drejtuese në Tiranë në mënyrë që të mbajë përgjegjësi dhe të organizojë strukturat”, tha Krasniqi.
    Studiuesi komentoi dhe caktimin e kandidaturës së Florian Binajt, duke e cilësuar atë si të sforcuar.
    “Nuk ka sens që një parti të kërkojë dikën nga jashtë kur ka 100 mijë anëtarë dhe t’i thotë hajde ti se kam nevojë për një figurë. Duhet krijuar një mekanizëm meritokracie që krijon balancë dhe personazhe publike. Në rastin konkret opozita nxori një kandidat të sforcuar sesa një kandidaturë që kërkon për të bërë sfidë edhe për shkak se këto zgjedhje nuk po krijojnë mundësi për debat”, përfundoi Krasniqi.

  • Në kërkim nga Italia prej 9 vitesh, arrestohet në Kolumbi bosi shqiptar i drogës

    Në kërkim nga Italia prej 9 vitesh, arrestohet në Kolumbi bosi shqiptar i drogës

    Është arrestuar në Kolumbi Genti Krasniqi, 62 vjeç, një nga më të kërkuarit nga Interpol dhe drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar heroine.
    Prokuroria e Milanos (Itali) zbuloi në vitin 2016 se një apartament luksoz në atë qytet përdorej nga një çifti Krasniqi dhe Irma Veruari, për të fshehur ngarkesa heroine që vinin nga Tirana. Megjithëse të dy u kapën, 62-vjeçari arriti të largohej nga Italia. Që nga ajo kohë, ai filloi të kërkohej nga Interpoli, i cili në janarin e kaluar vendosi të lëshonte një qarkore të kuqe dhe vuri në gatishmëri homologët e tij në Kolumbi.
    Edhe pse kishte tregues se shqiptari ishte zhvendosur drejt Amerikës së Jugut, për autoritetet në Milano ishte një surprizë fakti që ai u gjet 8.900 kilometra larg, në qytetin e ftohtë Tunja. Zyrtarët e Migracionit në Kolumbi e identifikuan menjëherë dhe nisën një operacion për arrestimin e tij.
    Në Boyacá ai paraqitej si një i huaj turist, por gazeta **El Tiempo** gjeti emrin e tij në dosje gjyqësore që e cilësojnë si pjesëtar të një rrjeti trafiku droge, i cili përdorte prostituta për t’i transportuar ato nëpër Evropë.
    Për partneren e tij, Irma Veruari, nuk dihet shumë, por **El Tiempo** konfirmoi se i arrestuari është Genti Krasniqi, 62 vjeç.

  • Merr fund arratia e 9 viteve/ U arrestua në zyrën e emigracionit në Kolumbi, kush është Genti Krasniqi, bosi i heroinës që vinte nga Tirana?

    Merr fund arratia e 9 viteve/ U arrestua në zyrën e emigracionit në Kolumbi, kush është Genti Krasniqi, bosi i heroinës që vinte nga Tirana?

    Autoritetet kolumbiane kanë identifikuar dhe arrestuar në qytetin Tunja, shtetasin shqiptar Genti Krasniqi, 62 vjeç, një nga më të kërkuarit nga Interpol dhe drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar heroine.

    Sipas të përditshmes kolumbiane El Tiempo, ai po qëndronte në vend duke u paraqitur si një turist i zakonshëm, ndërsa në të vërtetë ishte një kapo i drogës në arrati prej vitesh. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ai tentoi të kryente një procedurë në Zyrën e Emigracionit në Tunja, ku u zbulua nga autoritetet lokale që vepruan menjëherë.
    Hetimet e prokurorisë së Milanos kishin zbuluar që në vitin 2016 se një apartament luksoz në Milano përdorej nga një çift, një grua italiane dhe një shqiptar, për të fshehur sasi të mëdha heroine që vinin nga Tirana. Të dy u arrestuan në atë kohë, por Krasniqi arriti të arratisej nga Italia dhe që atëherë është kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
    Burime të “El Tiempo” bëjnë me dije se ai kishte hyrë në Kolumbi që në vitin 2023 dhe kishte qëndruar në Bogotá dhe qytete të tjera. Lëvizja e tij drejt Tunjas besohet se lidhet me faktin se pasaporta i kishte skaduar, dhe mendonte se në një qytet më të vogël nuk do të binte në sy, duke shmangur zbulimin e “circular roja” të Interpolit.
    Emri i Krasniqit rezulton në dosje gjyqësore ku përmendet si pjesë e një rrjeti trafikantësh droge që përdorte prostituta për të transportuar ngarkesat nëpër Europë.
    Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, në pritje të kërkesës zyrtare për ekstradim nga Italia.
    Ky rast konfirmon edhe njëherë rolin e Kolumbisë si epiqendër e trafikut ndërkombëtar të drogës, ku sipas të dhënave zyrtare, kultivohen mbi 250 mijë hektarë me kokainë. Autoritetet po hetojnë gjithashtu se kush e mbështeste Krasniqin në Kolumbi dhe si kishte arritur të futej në vend pa u kapur më parë.

    Top Channel

  • FOTO/ U arrestua në zyrën e emigracionit në Kolumbi, kush është bosi i drogës shqiptare, Genti Krasniqi? Merr fund arratia e 9 viteve

    FOTO/ U arrestua në zyrën e emigracionit në Kolumbi, kush është bosi i drogës shqiptare, Genti Krasniqi? Merr fund arratia e 9 viteve

    Autoritetet kolumbiane kanë identifikuar dhe arrestuar në qytetin Tunja, shtetasin shqiptar Genti Krasniqi, 62 vjeç, një nga më të kërkuarit nga Interpol dhe drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar heroine. 
    Sipas të përditshmes kolumbiane El Tiempo, ai po qëndronte në vend duke u paraqitur si një turist i zakonshëm, ndërsa në të vërtetë ishte një kapo i drogës në arrati prej vitesh. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ai tentoi të kryente një procedurë në Zyrën e Emigracionit në Tunja, ku u zbulua nga autoritetet lokale që vepruan menjëherë. 
    Hetimet e prokurorisë së Milanos kishin zbuluar që në vitin 2016 se një apartament luksoz në Milano përdorej nga një çift, një grua italiane dhe një shqiptar, për të fshehur sasi të mëdha heroine që vinin nga Tirana. Të dy u arrestuan në atë kohë, por Krasniqi arriti të arratisej nga Italia dhe që atëherë është kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar. 
    Burime të “El Tiempo” bëjnë me dije se ai kishte hyrë në Kolumbi që në vitin 2023 dhe kishte qëndruar në Bogotá dhe qytete të tjera. Lëvizja e tij drejt Tunjas besohet se lidhet me faktin se pasaporta i kishte skaduar, dhe mendonte se në një qytet më të vogël nuk do të binte në sy, duke shmangur zbulimin e “circular roja” të Interpolit. 
    Emri i Krasniqit rezulton në dosje gjyqësore ku përmendet si pjesë e një rrjeti trafikantësh droge që përdorte prostituta për të transportuar ngarkesat nëpër Europë. 
    Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, në pritje të kërkesës zyrtare për ekstradim nga Italia. 
    Ky rast konfirmon edhe njëherë rolin e Kolumbisë si epiqendër e trafikut ndërkombëtar të drogës, ku sipas të dhënave zyrtare, kultivohen mbi 250 mijë hektarë me kokainë. Autoritetet po hetojnë gjithashtu se kush e mbështeste Krasniqin në Kolumbi dhe si kishte arritur të futej në vend pa u kapur më parë. 
     

  • 9 vite në kërkim, arrestohet në Kolumbi bosi shqiptar i drogës

    9 vite në kërkim, arrestohet në Kolumbi bosi shqiptar i drogës

    Genti Krasniqi, një shtetas shqiptar i konsideruar si bos droge në Kolumbi, është arrestuar nga autoritetet pas 9 vitesh arrati. Mediat vendase raportojnë se 62 vjeçari hyri në Kolumbi në vitin 2023 dhe qëndroi në Bogota dhe qytete të tjera periferike.
    Në vitin 2016, Prokuroria e Milanos (Itali) zbuloi se një apartament luksoz që përdorej nga një çift (një grua e re italiane dhe një burrë shqiptar) për të fshehur ngarkesat e heroinës që vinin nga Tirana.
    Edhe pse të dy u kapën, burri arriti të largohej nga Italia dhe u bë i arratisur. Që atëherë, ai është kërkuar nga Interpoli, i cili lëshoi ​​një njoftim të kuq janarin e kaluar dhe njoftoi homologët e tij në Kolumbi. Në Shqipëri, ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.

    Shtetasi shqiptar Genti Krasniqi, para autoriteteve kolumbiane

    Edhe pse kishte indikacione se shqiptari ishte zhvendosur në Amerikën e Jugut, në Milano ishte një surprizë që ai ishte gjetur 8,900 kilometra larg, në qytetin e ftohtë të Tunjës.
    Zyrtarët kolumbianë të Imigracionit e identifikuan menjëherë atë dhe nisën një operacion për ta kapur.
    Në Boyacá, ai u prezantua si turist i huaj, por EL TIEMPO e gjeti emrin e tij në të dhënat e gjykatës që e identifikonin atë si anëtar të një rrjeti trafikimi droge që përdorte prostituta për t’i transportuar ato nëpër Evropë. Nuk dihet shumë për partneren e tij, Irma Veruari, por e konfirmuar është se i ndaluari është Genti Krasniqi, 62 vjeç.

    Shtetasi shqiptar Genti Krasniqi, para autoriteteve kolumbiane

    “Udhëtimi i tij në Tunja ndodhi sepse pasaporta e tij sapo kishte skaduar dhe ai besonte se në një qytet të vogël nuk do të merrte njoftimin e kuq të Interpolit”, tha një burim gjyqësor për EL TIEMPO.
    Dhe aktivitetet e tij në Kolumbi po hetohen, të cilat dyshohet se lidhen me trafikun e drogës. Në fakt, ka edhe një hetim se kush e mbrojti atë në Kolumbi dhe si arriti të hynte në vend. Genti Krasniqi po mbahet në paraburgim, në pritje të kërkesës për ekstradim nga Milano.
    Kapja e tij konfirmon se 250,000 hektarët e kokainës e kanë bërë Kolumbinë epiqendrën e trafikut ndërkombëtar të drogës.