Tag: krasniqi

  • Memli Krasniqi jep dorëheqje si kryetar i PDK-së

    Memli Krasniqi jep dorëheqje si kryetar i PDK-së

    Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të madhe në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka ardhur koha për një mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.
    “Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, tha Krasniqi.
    Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor.

    Ai e kishte marrë drejtimin e partisë në vitin 2021.
    Krasniqi njoftoi se do ta mbledhë konventën e partisë më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri.
    “Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme”, shtoi ai.
    Ai shtoi se PDK-ja ka nevojë për të krijuar “një momentum, dhe një mundësi të re për familjen tonë demokratike. Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë”.
    Gjatë udhëheqjes së tij, PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i fituar 24 ulëse, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
    Krasniqi tha se nuk e di se kush do të garojë për kryetar të partisë në konventën e së hënës, por shtoi se do ta mbështesë Hamzën nëse ai garon.
    “Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehu, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, theksoi ai.
    Krasniqi ka qenë pjesë e PDK-së për rreth dy dekada, fillimisht si kryetar i të rinjve të partisë e më pas nënkryetar i partisë para se të zgjidhej kryetar më 2021.
    Nën udhëheqjen e tij, PDK-ja përveç që doli e dyta në zgjedhje nacionale, ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhje lokale të këtij viti, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal./REL

  • Memli Krasniqi jep dorëheqjen si kreu i PDK-së

    Memli Krasniqi jep dorëheqjen si kreu i PDK-së

    Kosova E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 15:45
    Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Më herët ai paralajmëroi një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së partisë. ”Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë, do të mbajë konferencë për media”, tha PDK në njoftim.
     

  • Dha dorëheqjen si kryetar, Krasniqi: Kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kreu i PDK-së

    Dha dorëheqjen si kryetar, Krasniqi: Kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kreu i PDK-së

    Kosova E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 16:02
    Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PDK-së. Ai theksoi se tani është koha për një momentum të ri.
    ”Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën duhet të ketë guxim për ndryshim brenda vetës. Prandaj sot kam vendosur për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.

    Është momenti për të krijuar një momentum të ri. Mendoj se kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kryetari i PDK-së”,-tha Krasniqi.

    Nga ana tjetër, Krasniqi tha se ka reflektuar mbi atë se çfarë i nevojitet PDK-së. Nëse do të kishim stabilitet institucional do të dorëhiqesha më herët. “Largohem me nder dhe krenari për punën që kam bërë unë dhe ekipi ynë”.

    Krasniqi tha se nëse Bedri Hamza vendos të kandidojë do të ketë votë për të për kryetar të PDK. Ai tha se gara është e hapur dhe kushdo që i plotëson kriteret ka të drejtë të garojë. Ai tha se do të mbetet pjesë e PDK-së.

  • Jep dorëheqjen kreu i PDK-së në Kosovë, Memli Krasniqi

    Jep dorëheqjen kreu i PDK-së në Kosovë, Memli Krasniqi

    Këtë të mërkurë ka dhënë dorëheqjen kreu i PDK-së Memli Krasniqi.
    Sipas mediave të Kosovës vjen për veprim si rezultat i mosarritjes së objektiveve të PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale. Me këtë veprim do të hapen rruga për mbajtjen e një konvente të re zgjedhore të PDK-së.
    Pas mbledhjes së Kryesisë, Krasniqi do të mbaj një konferencë për media.
    Në zgjedhjet lokale PDK-ja ka fituar gjashtë komuna: Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun, Hanin e Elzeti. Në këto zgjedhje, PDK-ja ka humbur Drenasin dhe Mitrovicën.
    Më 3 korrik të vitit 2021, Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë post, Krasniqi ishte zgjedhur me shumicë votash të delegatëve të PDK-së. Në konventën zgjedhore të partisë, ai kishte marrë 469 vota. Vetëm 7 vota ishin kundër.
    Memli Krasniqi ishte kandidati i vetëm në këtë garë pasi asnjë anëtar tjetër i PDK-së nuk kishte paraqitur kandidaturën për kryetar të këtij subjekti politik.
    Partia Demokratike e Kosovës kishte mbetur pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli kishte dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia kishin konfirmuar aktakuzën. Para se të jepte dorëheqje, Kadri Veseli si ushtrues detyre të kryetarin të partisë e kishte vendosur Enver Hoxhajn.

  • Krasniqi jep arsyet e dorëheqjes: Kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kreu i PDK-së

    Krasniqi jep arsyet e dorëheqjes: Kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kreu i PDK-së

    Memli Krasniqi ka konfirmuar në një konferencë jashtëzakonshme për mediat dorëheqjen nga kreu i PDK-së. Ai theksoi se tani është koha për një momentum të ri në PDK.
    “Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën duhet të ketë guxim për ndryshim brenda vetës. Prandaj sot kam vendosur për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së. Është momenti për të krijuar një momentum të ri. Mendoj se kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kryetari i PDK-së”, theksoi ai.
    Krasniqi tha se ka reflektuar mbi atë se çfarë i nevojitet PDK-së. Nëse do të kishim stabilitet institucional do të dorëhiqesha më herët.
    “Largohem me nder dhe krenari për punën që kam bërë unë dhe ekipi ynë”.
    Krasniqi tha se nëse Bedri Hamza vendos të kandidojë do të ketë votë për të për kryetar të PDK. Ai tha se gara është e hapur dhe kushdo që i plotëson kriteret ka të drejtë të garojë. Ai tha se do të mbetet pjesë e PDK-së.

  • Film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe Robert De Niro

    Film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe Robert De Niro

    Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywoodit, përfshirë edhe legjendën e kinemasë Robert De Niro.

    Lajmin e ka bërë të ditur producenti nga Kosova, Fitim Krasniqi, i cili prej vitesh realizon filma për tregun ndërkombëtar.

    Në një intervistë me Blendi Fevziun, Krasniqi konfirmoi se Robert De Niro do të luajë rolin e babait të tij.

    “Është historia e babait tim, dhe masakrën e Reçakut, dhe luftës që ka ndodhur në Kosovë nga fillimi deri në fund”, ka deklaruar ai.

    Producenti ndau me emocion edhe rrëfimin e dhimbshëm për fatin e të atit, i cili gjatë luftës ishte plagosur dhe më pas djegur për së gjalli, një histori që tani do të shndërrohet në një film me mesazh të fuqishëm njerëzor.

    Krasniqi pohoi se në këtë projekt do të marrin pjesë 71 aktorë nga Hollywoodi, ndër ta edhe Robert De Niro, dhe se të gjitha kontratat tashmë janë nënshkruar.

    Ai konfirmoi gjithashtu se De Niro ka pranuar të portretizojë rolin e babait të tij.

    Xhirimet për filmin pritet të nisin vitin e ardhshëm, pasi fillimisht ishin planifikuar të fillonin këtë vit, por janë shtyrë për arsye organizative.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    GJERGJ FISHTA: KUSH NA E KRITIKON GJUHËN ASHT HASËM

  • Begzad Baliu: Bajram Krasniqi – sinonim i studiuesit dhe intelektualit

    Begzad Baliu: Bajram Krasniqi – sinonim i studiuesit dhe intelektualit

    (Në 35-vjetorin e ndarjes nga jeta)

    Nga Begzad Baliu

    Këto ditë u bënë 35 vjet që kur u nda nga jeta zotëri Bajram Krasniqi (Majac, 1951- Prishtinë, 1990), studiues, kritik, shkrimtar. Në këtë kohë janë ndarë nga jeta edhe personalitete të tjera shkencore, krijues, publicistë dhe madje martirë e dëshmorë të zhvillimeve politike e kombëtare që po bëheshin atë kohë, por vështirë të gjenden të dhëna më të pasura dhimbjeje, kujtimi e vlerësimi në shtypin ditor, kulturor e shkencor, se sa për vlerat shkencore, intelektuale e njerëzore, sa për mikun jetëshkurtër, Bajram Krasniqin.Studimet universitare i mbaroi në Universitetin e Prishtinës (1974), ndërsa tezën e doktoratës po këtu, në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe (1983). Kërkimet shkencore dhe botimet e para i bëri në gjysmën e dytë të viteve ’70 kur në Kosovë, sapo ishin krijuar institucionet e para universitare, shkencore e akademike, ndërsa brezi i Bajram Krasniqit sillte një frymë të re në fushë të krijimtarisë letrare dhe sidomos në fushë të kërkimeve shkencore të karakterit nacional dhe europian.Ishte koha kur në ish-Jugosllavi ishte krijuar një frymë e re liberale e mundësisë së komunikimit me botën dhe dijen më bashkëkohore, të cilën Bajram Krasniqi dhe brezi i tij e shfrytëzuan në ato përmasa të cilat nuk mund t’i interpretonin bashkëkohësit e tij në Tiranë.Që në fillim të kërkimeve të tij ai u shqua për metodën bashkëkohore dhe karakterin monografik e analitik të leximit të prozës dhe poezisë, prandaj vepra e tij e parë sillte një monografi “Poetika e prozës së Ismail Kadaresë”, që ishte një prej sintezave të para të prozës së tij, si dhe disa studime për romanin shqiptar. Do të mbahet mend gjatë dhe do të kujtohet qasja që i bërë romanit të Profesor Qosjes “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, ndërkohë që për këtë vepër ishin shkruar disa vlerësime, analiza e diskutime për llojin letar, temën dhe madje vetat gramatikore.Duke qenë punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe në mënyrë të veçantë asistent i Profesor Qosjes, ai u shqua për hulumtimet teoriko-letrare dhe shkencore në fushë të prozës dhe të kritikës letrare, duke kaluar “nga kritika stilistike (në fillim) te poetika strukturale historike (më vonë)”, sikur shprehej bashkëkohësi e miku i tij Profesor Agim Vinca (Krasniqi, 1996: 240).Ndërkohë që një pjesë e bashkëkohësve të tij, në vitet ’70-’80, vazhdonin kritikën tradicionale, ndërsa një pjesë tjetër citonin e imitonin koncepte e pikëpamje të studiuesve të caktuar si Umberto Eko, Roland Bart, etj., ai së bashku me një grup studiuesish të afruar rreth koncepteve dhe projekteve historiko-letrare të Profesor Qosjes, si Agim Vinca, Sefedin Fetiu etj., shkollën e strukturalizmit në letërsi e bënë metodë dhe metodologji, dije dhe kulturë, në artikujt studimor dhe në monografitë shkencore, duke e kurorëzuar atë edhe me një konferencë shkencore të organizuar në Institutin Albanologjik më 1984, në të cilën referatin kryesor e lexoi Bajram Krasniqi, në bashkautorësi me bardin e kësaj shkolle në Kosovë, Profesor Rexhep Qosjen. Veprat e tij, sidomos nga “Letërsia dhe vetëdija…” deri te “Kode të ligjërimit…” shquhen për përdorimin e saktë të termave, nocioneve dhe koncepteve letrare, si: analizë (gjuhësore, kritike, strukturale etj.), figurë (e të folurit, kontekstuale, metonimike, mitologjike etj.), retorike etj.), formë (artistike, letrare, e ligjërimit, klasike, poetike, oratorike, romantike etj.), funksion (poetik, referencial, sakralizues, struktural etj.), gjuhë (diturore, diskurzive, eseistike, e intelektualizuar, kritike, retorike, simbolike etj.), kategori (antropologjike, etike, gjuhësore, historike, poetike, filozofike etj.), kritikë (letrare, intelektualiste, imanente, pragmatike, utilitare, semiotike, strukturale etj.), si dhe me nocionet për kodin, konceptin e kondenzimin, konvencën e konvencionalizimin, ligjërimin e modelet, nëntekstin e opozicionin, personazhin e poetikën e prozës, perceptimin e receptimin, rrafshet, semantikën e semiologjinë, stilet e strukturat etj.Në vitet e protestave të mëdha, burgosjeve të mëdha të pjesëtarëve të lëvizjes kombëtare, si dhe diferencimeve e përndjekjeve të jashtëzakonshme kundër intelektualëve shqiptarë në institucionet arsimore e shkencore, Bajram Krasniqi ju përkushtua temave të mëdha historike në raport me letërsinë dhe inteligjencën. Këto kushte, si asnjë gjini dhe lloj letrar në letërsinë shqipe i përplotësonte proza romanore në njërën anë dhe mendimi kritik e intelektual pothuajse i munguar. Nuk është e rastit që vepra e tij e dytë do të trajtojë tema të mëdha dhe do të ketë një titull po kaq të veçantë “Letërsia dhe vetëdija historike”(1984), në të cilën vendosi përballë njëra /tjetrës janë vënë letërsia e traditës dhe koherenca e saj në letërsinë e sotme, vepra letrare e Anton Santorit, diskursi kritik i Fan Nolit, proza Jakov Xoxës, poezia e Ismail Kadaresë, dramat e monodrama e Rexhep Qosjes etj., sinteza “Kontribut tipologjisë së prozës së sotme shqipe”, duke i parë ato brenda strukturës estetike të tyre dhe në raport edhe me rrethanat e kohës kur janë krijuar. Në krye të teksteve kritike, historiko-letrare e intelektuale të sintezave të këtij vëllimi qëndron trajtesa “Kritika si funksion i vetëdijes historike”, një prej sintezave më brilante në letrat shqipe.Sintezat, trajtesat dhe kërkimet e para sintetike ai i ka projektuar në monografinë “Poetika e romanit historik shqiptar”(1985), një nga veprat më të mira shkencore të kësaj kohe. Ai e ka bërë sintezën më të mirë të romanit historik, mbështetur në metodën më bashkëkohore të studimit të prozës historike dhe bashkëkohore. Parë në tërësinë e saj, Bajram Krasniqi strukturën e romanit historik e ka trajtuar në pesë rrafshe: në rrafshin pseudohistorik, në rrafshin e romanit-epope, në rrafshin e personazhit, në rrafshin e raporteve ndërmjet historisë dhe letërsisë së letrarizuar, si dhe në rrafshin e prirjeve moderne të disa prej romaneve të fundit.Duke bërë sintezën e romanit historik shqiptar nga fillimet deri në vitin 1980 dhe duke e parë atë kur e kur edhe në raport me romanin europian e botëror, ai ka diskutuar gjerësisht për romanin aventuristik, romanin epope, romanin heroik, romanin historik, romanin estetizant, romanin familjar, romanin fejton, romanin filozofik, historik etj., ndërsa duke shkruar për romanin shqiptar në përgjithësi, ai ka diskutuar edhe për romanin humoristik, romanin e ideve, romanin e dashurisë, të ngjarjeve, romanin me tezë, të personazhit, romanin klasik, romanin lum, romanin modern, romanin monologjik, piktoresk, publicistik, psikologjik, pseudohistorik, realist, satirik, tradicional, shoqëror, trivial etj.Libri i fundit i botuar në të gjallë të tij “Kode të ligjërimit letrar” (1988) është një nga veprat e veçanta në të cilën Bajram Krasniqi disa nga trajtesat e tij të shkruara, të ligjëruara dhe të botuara gjatë viteve ’80 për kritikën për poezinë, prozën, kritikën letrare dhe një sythi me trajtesa. Megjithëse në një gjendje të rënduar shëndetësore në këtë vëllim ai sillte mendimin e formuar kritik e teoriko-letrar të dijes bashkëkohore (Modernja në letërsinë shqipe, Studimi struktural i letërsisë etj.), si dhe sinteza të reja që pretendonin të bëheshin monografi shkencore për romanin shqiptar (Romani shqiptar në Jugosllavi, Tregimi ynë i sotëm nga pikëpamja e mikrostrukturës gjuhësore-stilistike etj), kapituj për monografi të karakterit historiko-letrar etj.Vepra “Kode të ligjërimit letrar” në vetvete hap edhe një rrafsh të angazhimeve kulturore e intelektuale të Bajram Krasniqit, në vitet e stuhishme të diferencimit e të atakimit të popullit shqiptar, të kulturës e trashëgimisë së tij nga shtypi dhe institucionet kulturore, akademike e politike serbe dhe jugosllave. Artikujt, trajtesat, esetë, polemikat sjellin më së mirë portretin e intelektualit të formuar. Njohës i mirë i historisë, miteve, simboleve e prirjeve përvetësuese serbe në përmasa ballkanike, Bajram Krasniqi, lexoi në takimet e krijuesve në Prishtinë dhe jashtë Kosovë në Serbi e në Maqedoni, tekste që dëshmojnë për guximin intelektual dhe analiza që dëshmojnë për përgatitjen e tij intelektuale.Megjithëse Bajram Krasniqi u nda nga jeta në vitin 1990, ai la të botuara disa artikuj kritikë, historiko-letrar, publicistikë e intervista të kohës, në të cilat shkruante e fliste për gjendjen në Kosovë dhe për shqiptarët e atakuar rëndë nga nacional-shovinizmi serb tani jo vetëm me artikuj, vjersha, këngë e mite, po edhe me armë policore e tanke ushtarake. Le të kujtojmë këtu artikujt për letërsinë: “Me çka ballafaqohet kritika sot”, “Opuset e veprës së madhe të Nolit”, “Vepra letrare e Luigj Gurakuqit” etj.), artikujt aktualizues “Realiteti dhe letërsia”, “Ese mbi inteligjencën” etj., në të cilat ai trajtoi disa aspekte të kritikës bashkëkohore, raportet historike e aktuale serbo-shqiptare dhe gjendjen politike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi (“Katër vjet pas 1984-tës”, “Jugosllavizmi dhe shqiptarët”), qëndrimin e intelektualit të angazhuar (“Indiferenca si cinizëm estetik”), perspektivën e lëvizjes kombëtare (“Për popullin s’ka cak të paarritshëm”) etj.Studiuesi, kritiku, publicisti e intelektuali Bajram Krasniqi, u nda nga jeta në moshën 39-vjeçare duke lënë pas veprat e tij të pasura shkencore. Ai ishte një prej kritikëve më të mirë në letrat shqipe, si dhe autor i monografinë më të mirë deri më sot për romanin shqiptar.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BAJRAM KRASNIQI: KOHA E ANTIUTOPISË

  • Dëshmia e Christopher Hill: UÇK-ja nuk ishte strukturë me organizim hierarkik, nuk drejtohej nga Thaçi

    Dëshmia e Christopher Hill: UÇK-ja nuk ishte strukturë me organizim hierarkik, nuk drejtohej nga Thaçi

    Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë të pranishëm në sallën e gjyqit. 
    Avokati i Thaçit, Lluka Misetiç, pyeti Hillin se kur ishte përfshirë për herë të parë për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë. Hill theksoi se “jam përfshirë për herë të parë në maj të vitit 1998”. 
    “Mora një telefonatë nga sekretarja e Shtetit e asaj kohe, Madeleine Albright, e cila më kërkoi që përveç detyrave të mia si ambasador amerikan në Maqedoni, të merrja përsipër edhe postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë”, tha ai. 
    I pyetur nga mbrojtja e Thaçit nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte strukturë vertikale me organizim hierarkik, Hill tha “jo”.  Hill dëshmoi për takimin e tij të parë me Hashim Thaçin gjatë vitit 1998, duke e përshkruar atë si njeri që fliste “butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”. 
    “Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”, tha Hill për takimin e parë me Thaçin. 
    I pyetur nëse kishte përshtypjen nëse Thaçi ishte person që kontrollonte UÇK-në, Hill thekoi se nuk kishte bazë për një gjë të tillë. 
    “Ai ishte në mesin e tre personave që erdhën, të cilët i takova. Por, nuk mu krijua përshtypja se ai ishte një person që në kishte kontroll këtë organizatë të madhe, ose që drejtonte atë. Nuk kishte asnjë bazë për këtë”, dëshmoi ai. 
    Hashim Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Kadri Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Jakup Krasniqi zëdhënës, ndërsa Rexhep Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm. 
    Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime. 
    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë. 
    Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë. 
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët. 
    Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve. 

  • Christopher Hill dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

    Christopher Hill dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

    Christopher Hill sapo e ka nisur dëshminë e tij.
    Të gjithë të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë të pranishëm në sallën e gjyqit.
    ashim Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Kadri Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Jakup Krasniqi zëdhënës, ndërsa Rexhep Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.

    Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.
    Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.
    Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve./rel

  • Sot, 5 vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, veteranët: Heronjtë e lirisë po mbahen larg familjeve

    Sot, 5 vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, veteranët: Heronjtë e lirisë po mbahen larg familjeve

    ish-kreret e uck

    KOSOVË- Sot janë bërë 5 vite nga arrestimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shprehet e vendosur për t’u mos u dorëzuar përballë kësaj padrejtësie historike. Organizita e UÇK-së thekson se në këto 5 vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan.
    “Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan.Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike.”, shkruhet në postim.

    Për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së?
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.
    Hashim Thaçi- Më 5 nëntor 2020, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, pasi gjykatës i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara e njoftoi se e ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij dhe tre ish-bashkëluftëtarëve të tij.
    Kadri Veseli- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, më 5 nëntor bëri të ditur se kishte bërë të gjitha aranzhimet e nevojshme që vullnetarisht të udhëtonte drejt Hagës, pasi ishte njoftuar se ka aktakuzë të konfirmuar ndaj tij nga Dhomat e Specializuara.
    Jakup Krasniqi- Jakup Krasniqi gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga 4 nëntori i vitit 2020. Ai u paraqit para Dhomave të Specializuara më 9 nëntor, dhe për dallim nga Thaçi dhe Veseli, përveç se u deklarua i pafajshëm për aktakuzën, ai mbajti edhe një fjalim.
    Rexhep Selimi- Aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Rexhep Selimi e ka cilësuar “të padrejtë” dhe është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat. Sikurse Krasniqi, edhe Selimi më 4 nëntor njoftoi se kishte marrë konfirmimin për aktakuzën dhe ishte nisur drejt Hagës./ZËRI