Tag: krasniqi

  • “E organizon aksionin në varësi të thirrjeve të SPAK”/ ‘Mini-protesta’ e Berishës, Krasniqi: PD s’bën politikë

    “E organizon aksionin në varësi të thirrjeve të SPAK”/ ‘Mini-protesta’ e Berishës, Krasniqi: PD s’bën politikë

    I ftuar në një studio televizive politologu Afrim Krasniqi, ka komentuar protestën e një dite më parë që u organizuar nga opozita para kryeministrisë. Sipas Krasniqit, është shqetësuese që një parti e ndërton aksionin politik në funksion të thirrjeve të SPAK.
    “Shqipëria nuk shquhet për një vend ku qytetarët reagojnë për kauza publike. Shumica e popullsisë kanë qenë të trembur të qënit në opozitë. Kjo është kosto e vendeve që kanë deficite në formimin demokratik. Sa më shumë të ketë shtresë të mesme aq më e fortë është demokracia. Kemi individë që pranojnë nënshtrimin në shkëmbim të një komoditeti, statusi social.
    Kam përshtypjen që PD është në udhëkryq dhe shpik kauza. Ndodhën zgjedhjet në 5 bashki… dhe u shpik kjo lëvizje pa top, pa objekt, subjekt. Në moment kur një seli e ndërton aksionin në funksion të thirrjeve të SPAK aty nuk bëhet më fjalë për politikë. Duhet të shqetësohemi kur nuk ka protestë pasi gjërat nuk po shkojnë mirë në vend”, tha Krasniqi.

  • Krasniqi: PD nuk bën politikë! E organizon aksionin në varësi të thirrjeve të SPAK

    Krasniqi: PD nuk bën politikë! E organizon aksionin në varësi të thirrjeve të SPAK

    Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar në Off the Record protestën e një dite më parë që u organizuar nga opozita para kryeministrisë.
    Sipas Krasniqit, është shqetësuese që një parti e ndërton aksionin politik në funksion të thirrjeve të SPAK.
    “Shqipëria nuk shquhet për një vend ku qytetarët reagojnë për kauza publike. Shumica e popullsisë kanë qenë të trembur të qënit në opozitë. Kjo është kosto e vendeve që kanë deficite në formimin demokratik. Sa më shumë të ketë shtresë të mesme aq më e fortë është demokracia. Kemi individë që pranojnë nënshtrimin në shkëmbim të një komoditeti, statusi social.
    Kam përshtypjen që PD është në udhëkryq dhe shpik kauza. Ndodhën zgjedhjet në 5 bashki… dhe u shpik kjo lëvizje pa top, pa objekt, subjekt. Në moment kur një seli e ndërton aksionin në funksion të thirrjeve të SPAK aty nuk bëhet më fjalë për politikë. Duhet të shqetësohemi kur nuk ka protestë pasi gjërat nuk po shkojnë mirë në vend”, tha Krasniqi.

  • Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës

    Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës

    Partia Demokratike e Kosovës ka ndryshuar udhëheqjen e saj këtë të hënë gjatë Konventës së 12-të duke zgjedhur si kryetar të ri, Bedri Hamzën.
    Në fillim të Konventës, Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen e tij nga pozita e Kryetarit të PDK-së, një detyrë që e mbajti për 4 vjet e 4 muaj.
    Para delegatëve, Krasniqi e cilësoi detyrën e kryetarit si “nderin më të madh” të jetës së tij politike, duke theksuar se po largohet “me mirënjohje, me krenari, me paqe.”
    Duke argumentuar vendimin, ai theksoi se PDK-ja ka nevojë për një “energji dhe momentum të ri” dhe për një udhëheqës që njëkohësisht do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
    “Nuk po largohem prej lodhjes apo zhgënjimit. Po e bëj këtë nga përgjegjësia… sepse besoj që shtëpia jonë është mjaftueshëm e fortë për t’u ngritur në lartësi të reja,” tha Krasniqi, duke shtuar se e lë partinë “më të fortë se sa e kishte gjetur.”
    Ai vlerësoi arritjet gjatë mandatit të tij, duke përmendur ringritjen e PDK-së me fitore në disa komuna kyçe dhe rikthimin në rolin e forcës kryesore opozitare.
    Pas njoftimit të dorëheqjes, delegatët e partisë zgjodhën Bedri Hamzën, i cili tani pritet të udhëheqë PDK-në drejt sfidave të reja zgjedhore.
    Në fjalimin para zgjedhjes së tij, Hamza tha se vota për kryetarin e ri nënkupton votë për qeverinë dhe kryeministrin e ardhshëm.
    “Kosova meriton qeverisje të mirë, institucione të qëndrueshme, drejtësi të pavarur dhe investime në siguri. Këto janë detyrime për ne. Dhe sot, përveç një kandidature, ju votoni për një vizion qeverisës. Sot votoni më shumë sesa për një kryetar — votoni për një qeveri të punës. Sot votoni për një ekonomi që zhvillon prodhimin vendor, rrit pagat, pensionet dhe krijon partneritet të plotë me bizneset….Po lind kapitulli i ri i PDK-së, i bashkimit, i hapjes dhe i unitetit të brendshëm. PDK është gati, Kosova është gati dhe kemi besimin e njerëzve”, tha ai.
    Ai kërkoi unifikim dhe bashkim të secilit anëtarë të PDK-së.
    “Kemi pasur mendime të ndryshme dhe momente që na kanë larguar, dhe kjo është normale në një parti politike. Është e rëndësishme që sot jemi këtu me vullnet për të dëgjuar dhe për t’u bashkuar. Forca jonë është aftësia për t’i kthyer çdo dallim në përbashkësi. Bashkimi nuk kërkon të mendojmë njësoj, por të punojmë me njëri-tjetrin, me përgjegjësi, për të ecur përpara. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin që të mos humbim askund nga rruga jonë. Ata që kanë dhënë shumë për partinë Hashim Thaçi, Kadri Veseli presin prej nesh të jemi të bashkuar dhe të ecim përpara si ekip”, tha ai.

  • Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot protestë para Asamblesë Parlamentare të KiE në Strasburg

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot protestë para Asamblesë Parlamentare të KiE në Strasburg

    Rreth 6 mijë protestues nga gjitha trojet shqiptare priten të marrin pjesë sot në protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) në Strasburg, përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
    Protesta do të mbahet në orën 13:00 në shenjë mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
    Protesta të ngjashme janë mbajtur më herët në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë. Një protestë tjetër është paralajmëruar të zhvillohet edhe në Maqedoninë e Veriut.
    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, figura qendrore të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen prej 5 vitesh të arrestuar në Gjykatën Speciale në Hagë, ndërsa procesi ndaj tyre nisi vetëm në vitin 2023.
    Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli drejtoi shërbimin e inteligjencës, Krasniqi ishte zëdhënës. ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.
    Ndërsa gjithçka nisi nën pretendimet për trafik organesh, që nuk u vërtetuan kurrë, ndaj të katërve u ngritën akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
    Krime të cilat dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë. Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata janë deklaruar të pafajshëm.
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.

  • Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot protestë para Asamblesë Parlamentare të KiE në Strasbur

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot protestë para Asamblesë Parlamentare të KiE në Strasbur

    Rreth 6 mijë protestues nga gjitha trojet shqiptare priten të marrin pjesë sot në protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) në Strasburg, përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
    Protesta do të mbahet në shenjë mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
    Protesta të ngjashme janë mbajtur më herët në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë. Një protestë tjetër është paralajmëruar të zhvillohet edhe në Maqedoninë e Veriut.
    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, figura qendrore të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen prej 5 vitesh të arrestuar në Gjykatën Speciale në Hagë, ndërsa procesi ndaj tyre nisi vetëm në vitin 2023.
    Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli drejtoi shërbimin e inteligjencës, Krasniqi ishte zëdhënës. ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.
    Ndërsa gjithçka nisi nën pretendimet për trafik organesh, që nuk u vërtetuan kurrë, ndaj të katërve u ngritën akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
    Krime të cilat dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë. Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata janë deklaruar të pafajshëm.
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.

  • Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

    Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

    Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Në kategorinë deri në 52 kilogramë, kampionia olimpike tregoi edhe një herë formë të jashtëzakonshme, duke dominuar të gjitha duelet deri te titulli.
    Në finalen e madhe, Krasniqi mposhti hungarezen Reka Pupp, një përballje të cilën e kontrolloi plotësisht dhe e fitoi pas 2 minutash e 26 sekondash.
    Rrugëtimi i saj drejt finales ishte po aq imponues. Në raundin e dytë, ajo eliminoi brazilianen Amanda Lima, ndërsa në çerekfinale triumfoi ndaj francezes Blandine Pont pas vetëm 2 minutash e 50 sekondash.
    Në gjysmëfinale, kosovarja vazhdoi serinë e fitoreve duke mundur italianen Gaia Stella për 2 minuta e 3 sekonda.
    Kjo medalje e artë nuk është e para për Krasniqin. 29-vjeçarja tashmë numëron tetë trofe të artë në këtë nivel garash, duke e forcuar pozitën e saj si një nga xhudistet më të suksesshme në botë.

  • Distria Krasniqi vishet sërish me ar, fiton garën në Grand Prix të Zagrebit

    Distria Krasniqi vishet sërish me ar, fiton garën në Grand Prix të Zagrebit

    Tjetër sukses i madh i xhudos kosovare në garat ndërkombëtare. Distria Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj hungarezes Reka Pup, për të fituar tjetër medalje të artë në garat e rëndësishme të xhudos. Të premten, Distria u shpall kampione në garën Grand Prix në Zagreb. Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë xhudistja kosovare e mposhti hungarezen Pupp. Ndaj saj tani ka dhjetë fitore e vetëm një humbje. Prej fillimit të finales, Distria e kishte kontrollin e plotë. Pas 2 minuta e 26 sekonda luftë, Distria realizoi aksion të bukur për “Ippon”. Për Distrinë është e arta e tetë në garat e nivelit Grand Prix. Por 29-vjeçarja për herë të parë ka fituar të artën në Grand Prix të Zagrebit. Në vitin 2016 dhe në vitin 2022 kishte fituar të argjendtë, ndërsa në vitin 2015 të bronztë. E arta në garat Grand Prix siguron 700 pikë në ranglistën botërore.
    Distria Krasniqi ishte bartëse e parë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe nuk lejoi befasi. Nisi në raundin e dytë me fitore për 22 sekonda ndaj brazilianes Amanda Lima. Për 2 minuta e 15 sekonda e mposhti francezen Bandine Pont. Ndërkohë për 2 minuta e 3 sekonda në gjysmëfinale e mposhti italianen Gaia Stella. Të tri fitoret rrugës për në finale, Distria i arriti me “Ippon”. Fituesja e dy medaljeve olimpike, Krasniqi, ka katër gara të mëdha këtë vit. Natyrisht edhe katër medalje. Nisi me të bronztë në Grand Slam të Parisit, në fillim të shkurtit. Vazhdoi me të argjendtë në Grand Prix të Austrisë në mars. Në Evropianin për seniorë në Podgoricë fitoi të artën, më 23 prill. Ndërkohë fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror, më 13 qershor në Budapest. Më 28 nëntor Distria garon në Grand Slam të Abu Dabit dhe do të kërkojë tjetër medalje të artë.

  • Memli Krasniqi sqaron dorëheqjen: PDK-së i duhet një moment i ri që të mobilizojë bazën 

    Memli Krasniqi sqaron dorëheqjen: PDK-së i duhet një moment i ri që të mobilizojë bazën 

    Pasi dha doreheqjen si kryetar i PDK-së Memli Krasniqi  u shpreh për mediat në Prishtinë se ai vendosi partinë përpara interesave personale.
    “Nuk ka te beje vetem me zhvillimet e fundit, por ka te beje me nje trajaktore politike  te te gjithe rrugetimit tim politik. Secii kryetar besoj edhe diten e pare  kur e merr mandatin nuk ka si ti shkoj mendja  edhe diten e fundit kur e le mandatin sepse kete ta sjellë sensi I përgjegjesise te atyre qe te besojne. Une se kam patur kurre ambicien e te qenit kryeminister, une pushtetin per vete se kam kerkuar asnjehere , as pozicionin e kryetarit as e kam mendu e as e kam kerku. Por eshte dash te merrej si pergjegjesi”, tha Krasniqi. 
    Më tëj Krasniqi theksoi  se PDK ka nevojë për një mundësi të re.

    “Sot kur përballemi me zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen me 21 ose 28 dhjetor, sepse nuk shoh mundësi që Konjufca të zgjedhet kryeministër. Konsideroj që PDK-së i duhet një momentum i ri, që krijon mundësi të re për ta mobilizu bazën tonë, por edhe që kandidati ynë për kryeministër të jetë edhe lideri i partisë” , shtoi ai. 
    Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor. Gjatë udhëheqjes së tij, pdk-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke fituar 24 vende në parlament.
    Më herët Krasniqi njoftoi se kryesia e partisë do të mblidhet gjatë këtij muaji për të zgjedhur kryetarin e ri./vizionplus.tv

  • Dorëheqja e një të riu në politikën kosovare…për t’i hapur rrugë një më të riu

    Dorëheqja e një të riu në politikën kosovare…për t’i hapur rrugë një më të riu

    Edhe pse i ri në politikë, Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të madhe në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka ardhur koha për një mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.
    “Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, tha Krasniqi.
    Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të PDK-së për një mandat të dytë në qershor. Ai e morri drejtimin e partisë së Thaçit në vitin 2021.
    “Ky vendim është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme”, shtoi ai.
    Ai shtoi se PDK-ja ka nevojë për të krijuar “një momentum, dhe një mundësi të re për familjen tonë demokratike”.
    Gjatë udhëheqjes së tij, PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i fituar 24 ulëse, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
    Krasniqi tha se nuk e di se kush do të garojë për kryetar të partisë në konventën e së hënës, por shtoi se do ta mbështesë Hamzën nëse ai garon.
    “Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fsheh, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, theksoi ai.
    Krasniqi ka qenë pjesë e PDK-së për rreth dy dekada, fillimisht si kryetar i të rinjve të partisë e më pas nënkryetar i partisë para se të zgjidhej kryetar më 2021.
    Nën udhëheqjen e tij, PDK-ja përveç që doli e dyta në zgjedhje nacionale, ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhje lokale të këtij viti, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal.
    Më herët, Memli Krasniqi ka qenë dhe ministër Kulture në qeverinë e Thaçit.
    Për ironi, ai është biri i Milazim Krasinqit, një prej emrave më të spikatur të botës së letrave në Kosovë dhe mendimit intelektual e historik, një ish-mik i Rugovës dhe bashkëthemelues me të i Lidhjes Demokratike. /tesheshi.com/

  • Memli Krasniqi jep dorëheqjen, Bedri Hamza pritet të marrë drejtimin e PDK

    Memli Krasniqi jep dorëheqjen, Bedri Hamza pritet të marrë drejtimin e PDK

    Krasniqi deklaroi se një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën, duhet të ketë guximin të krijojë hapësirë për ndryshim brenda vetes.
    Ai tha se se këtë vendim e kishte marrë më herët, por për shkak të zhvillimeve me mungesën e institucioneve ishte detyruar të priste.
    “Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim më i gjatë i imi mbi atë se çka i duhet PDK-së në fazën e ardhshme. Është nevoja për të krijuar një momentum dhe një mundësi të re për familjen tonë politike. Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për të qenë kryeministër i vendit në zgjedhjet e ardhshme, unë konsideroj se kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë”.
    Ish-kandidati për kryeministër i PDK-së në zgjedhjet e shkurtit, Bedri Hamza, shihet si figura më e përshtatshme për të marr drejtimin e partisë: “Nëse miku im, Bedri Hamza, kandidon për të qenë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ai e ka mbështetjen time të plotë sepse besoj në lidershipin e tij dhe besoj që është figura e cila mund t’i prijë Partisë Demokratike në fazën e ardhshme”.
    Kryetari në largim i Partisë Demokratike tha se nuk është konsultuar me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, dy ish-liderët e kësaj partie, që gjenden në Hagë për këtë vendim.
    Pavarësisht se nga e marta nuk do të jetë më në krye të partisë, Krasniqi tha se do të mbetet pjesë e PDK-së dhe do të angazhohet për të larguar Albin Kurtin nga pushteti: “Unë këtu vazhdoj me qenë, edhe zyrën këtu e kam, edhe punën këtu e bëj, edhe angazhimin e kam me fitu zgjedhjet dhe me heq Albin Kurtin prej Qeverisë”.
    Memli Krasniqi e mori drejtimin e partisë në korrik të vitit 2021 dhe u rizgjodh në qershor të këtij viti. Ai udhëhoqi partinë në tre procese zgjedhore, dy zgjedhje lokale dhe në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.