Tag: krasniqi

  • Si dilet nga ngërçi që prodhon Albin Kurti në Kosovë?

    Si dilet nga ngërçi që prodhon Albin Kurti në Kosovë?

    As në votimin e tretë, Albulena Haxhiu nga LVV-ja nuk arriti që të zgjidhet kryeparlamentare gjatë vazhdimit të seancës konstituive të mërkurën.
    Albert Krasniqi nga Demokraci Plus (D+) në Prishtinë, tha gjatë kësaj jave për Radion Evropa e Lirë se në aspektin politik, konstituimi i Kuvendit gjendet në një bllokadë, për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk ka rritur t’i sigurojë 61 votat e domosdoshme nga deputetët, për ta miratuar propozimin e saj.

    “Kur nuk i ke numrat, duket kompromis dhe nuk mund të imponosh kandidatë [për kryetar të Kuvendit]”, thekson Krasniqi.
    Ai shton se, marrë parasysh refuzimin kategorik të propozimit të LVV-së nga tri partitë tjera, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, partia fituese do të duhej të lëshonte pe.
    “Do të duhej që Lëvizja Vetëvendosje të bënte përpjekje për të dialoguar me partitë politike, në mënyrë që të ketë një kandidat të përshtatshëm – së paku për shumicën e deputetëve – në mënyrë që ta zhbllokojë situatën”, thotë Krasniqi.
    Mendim të ngjashëm ka edhe profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu. Ai thekson se partitë politike duhet ta gjejnë një kompromis, i cili do ta zhbllokonte ngërçin, në të cilin ka ngecur konstituimi i Kuvendit.
    Kompromisi, sipas tij, nënkupton një marrëveshje që përfshin propozimet në pako, për kryetarin e Kuvendit dhe për pesë nënkryetarët, nga partitë shqiptare dhe të komuniteteve pakicë joserbe dhe serbe.
    Mungesa e marrëveshjeje eventuale ndërmjet partive politike që do ta zgjidhte situatën për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, do ta thellonte edhe më tej ngërçin institucional.
    Të këtij mendimi janë Krasniqi dhe Baraliu.
    Siç thonë ata, nuk ka ndonjë kufizim ligjor që seanca konstituive të vazhdojë çdo 48 orë pas secilës ndërprerje, “deri në pafundësi”.
    “Nëse LVV-ja nuk propozon emër, atëherë kjo mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se e drejta për të propozuar nuk nënkupton edhe të drejtën për të imponuar kandidat dhe, aq më pak, për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, thotë Krasniqi.
    Por, të drejtën për t’iu drejtuar për çështje të caktuara Gjykatës Kushtetuese e kanë vetëm presidentja e Kosovës, avokati i popullit dhe Kuvendi i Kosovës./REL/

  • Distria Krasniqi merr një tjetër medalje ari në sportin e xhudos

    Distria Krasniqi merr një tjetër medalje ari në sportin e xhudos

    Xhudisjta nga Kosova, Distria Krasniqi ka tregaur edhe njëherë se ajo është një sportiste e madhe, duke marrë një tjetër medalje dnëkrombëtare.
    Krasniqi ka siguriar medaljen e artë për Kosovën në kampionatin Europian që po zhvillohet në Malin e Zi.
    Xhudistia nga Kosova garoi në peshën deri në 52 kilogramë, dhe fitoi sot titullin e tretë kampione Europe, pas atyre të fituar në vitin 2021 dhe 2024, teksa në të kaluarën ka fituar edhe dy herë medalje të argjendta dhe të bronzta.

    Krasniqi triumfoi në finale përballë italianes Odete Xhufrida, një rivale me shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtarë, kampione bote në fuqi.

  • Kosova dhe Shqipëria në festë, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Podgoricë

    Kosova dhe Shqipëria në festë, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Podgoricë

    23 Prill 2025

    18:08

    Telesport

    Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë (për herë të tretë) në Kampionatin Evropian të xhudos. Turneu po zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi.
    Xhudistja e Kosovës sonë të dashur mposhti në finale italianen Odette Giufrrida duke siguruar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
    Distria, kampione e lindur me origjinë nga Peja, u tregua spektakolare edhe në çerekfinale ndaj xhudistes holandeze, Naomi van Krevel. Në gjysmëfinale ajo mposhti spanjollen Ariane Toro Soler.

  • Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medalje të artë në Podgoricë

    Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medalje të artë në Podgoricë

    Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të xhudos, duke u shpallur kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë.
    Garuesja kosovare, e cila është edhe kampione olimpike, ishte e pandalshme gjatë gjithë ditës në turneun që po mbahet në Podgoricë, duke treguar nivel të lartë teknik dhe fizik. Ajo fitoi medaljen e artë pasi triumfoi në finale ndaj italianes Odetta Giuffrida, me dy hedhje të suksesshme.
    Rrugëtimi i Distrias ishte mbresëlënës .Në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti spanjollen Ariane Toro Soler me një Ippon spektakolar, duke siguruar të paktën medaljen e argjendtë. Në çerekfinale, ajo e eliminoi holandezen Naomi Van Krevel. Në të tetën e finales, Distria tregoi qartazi dominim ndaj serbes Milica Nikolic. Ndërkohë, në rrethin e parë, ajo kaloi pa luftë.
    Fitorja e saj përforcon edhe një herë rolin e Kosovës si një fuqi në xhudo, dhe vetë Distrian si një nga sportistet më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

  • Sot seanca e pestë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Sot seanca e pestë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në tentativën e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë.  Kjo do të jetë seanca e pestë çdo 48 orë, që nga 15 prilli.
    Seanca do të fillojë në orën 10:00, teksa pritet të hidhet në votim propozimi për kryeparlamentarin. VV ka thënë se do të vazhdojë me emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, teksa PDK, LDK dhe AAK ia kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë këtë propozim.
    Në dy votime, ajo s’ka marrë votat e nevojshme. Nga 61 sa duhen, Haxhiun e kanë votuar vetëm 57 deputetë.

    Në seancën e së hënës, propozimi nuk u hodh fare në votim.
    Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, kërkoi kohë shtesë dhe marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje.
    Pas ndërprerjes së seancës, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë një kandidat tjetër, pasi sipas tij Albulena Haxhiu do të dështojë kurdoherë që del në votim.
    “LVV duhet ta gjejë një kandidat tjetër sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri. Nuk duhet ta lënë peng Kuvendin për shkak të tekave apo problemeve të brendshme.”, deklaroi Krasniqi.
    Krasniqi tha se Haxhiu është simbol i dështimeve.
    “Ajo është simbol i dështimit të kësaj qeverie, krejt mandatin e ka pas me skandale të ndryshme prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit e deri të ulja e buxhetiti për mbrojtjen e çlirimtarëve.”, shtoi Krasniqi.
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar të martën se vota e kësaj partie do të jetë kundër edhe në seancën e radhës.
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar VV-së që ta ndërrojë kandidaten.
    Ai ka dhënë dy emra, që thotë se nëse propozohen, ai dhe partia e tij do t’i votonin.
    “….meqë VV po kërkon marrëveshje politike, po lypë votë prej opozitës, ne po i themi në rregull dhe kërkojmë dikë që e kemi më të lehtë me e votu. Për Sarandën s’e kam problem me ia qitë votën, kuptohet edhe për Shqipen”, ka thënë Haradinaj.
    Nga VV kanë insistuar se partitë tjera duhet ta votojnë kandidaten e tyre.

  • “Veton është propozuar për ministër, a është e vërtetë?” – Elbert Krasniqi i kërkon llogari Kurtit?

    “Veton është propozuar për ministër, a është e vërtetë?” – Elbert Krasniqi i kërkon llogari Kurtit?

    Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, është kapur nga kamerat teksa i kërkon sqarime kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me përfshirjen e mundshme të Veton Berishës në kabinetin e ardhshëm qeveritar.
    Gjatë një bisede joformale në Kuvend, Krasniqi i është drejtuar Kurtit me fjalët: “Në grupin multietnik po flitet që edhe Vetoni është propozuar për ministër. A është e vërtetë?”
    Përgjigja e Kurtit ishte e shkurtër dhe e prerë “Jo”.
    Emri në telefonin e tij është i regjistruar si “AK” andaj lë të nënkuptohet se po flet me Albin Kurtin.
    Vlen të theksohet se raportet mes Elbert Krasniqit dhe Veton Berishës kanë qenë të tensionuara prej kohësh.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Prj-rezoluta amerikane: T’i jepet fund mosndëshkimit të krimeve serbe në Kosovë

    Kongresistët amerikanë kanë dërguar një propozim-rezolutë në Komisionin për Punë të Jashtme, ku bëhet thirrje për dhënien fund të mosndëshkimit të krimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe.Në propozim-rezolutën e demokrates Julie Johnson dhe republikanit Keith Self, përmendet rasti i Vasfie Krasniqi-Goodman.“Thirrje për mbarimin e mos ndëshkimin e krimeve seksuale të luftës të pa ndëshkuara serbe gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, në rastin e qytetares amerikane dhe mbijetueses së krimeve seksuale të luftës, Vasfie Krasniqi Goodman, dhe të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale dhe të dhunës që ka bazë gjinore”, titullohet projekt-rezoluta.Vasfie Krasniqi kishte raportuar rastin e saj në UNMIK më 10 shtator 1999, pa asnjë rezultat, si dhe në KFOR-in francez më 21 prill 2004, por mosveprimi i të dy këtyre organeve shkaktoi vështirësi dhe vonesa shtesë në rastin e saj, thuhet në projekt-rezolutë.Aty përmendet fakti që Krasniqi-Goodman e ka raportuar rastin tek misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX, ku është intervistuar pesë herë nga gushti 2010-korrik 2012, ku pati edhe dëshmitarë nga shkurti 2011 deri në gusht 2021.Më 12 nëntor 2012, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër autorëve Jovica Dejanoviq, oficer i policisë serbe dhe Gjorgje Bojkoviq, serb i moshuar dhe i gjymtuar, në gjykatën e atëhershme të qarkut të Mitrovicës. Shqyrtimi kryesor është mbajtur nga 4-15 prill 2013 dhe më 17 prill 2013, Gjykata Themelore e Mitrovicës ka shpallur aktgjykimin se të dy autorët janë liruar nga akuza për krime lufte kundër popullatës civile (përdhunim), e dënueshme sipas neneve 22 dhe 142 të KP të RSFJ-së, thuhet në tekstin e projekt-rezolutës.Ndërsa, më 31 tetor 2013, prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë paraqitur ankesë të përbashkët me të cilën propozohet që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë të ndryshohet dhe Dejanoviq e Bojkoviq të dënohen për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile ose në alternativë t’i kthehet lënda gjykatës së shkallës së parë.Gjykata e Apelit pranoi ankesën e prokurorëve specialë, dhe Gjykata e Apelit mori aktgjykimin e saj më 27 maj 2014, duke i shpallur fajtorë Dejanoviq dhe Bojkoviq, të cilët i dënoi për krimin e luftës kundër civilëve me 12, përkatësisht 10 vjet burg.Në korrik 2014, Dejanoviq dhe Bojkoviq parashtruan ankesat e tyre kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 27 maj 2014, dhe Gjykata Supreme e Kosovës mori aktvendim për lirimin e menjëhershëm të Dejanoviq dhe Bojkoviq.Askush nuk është mbajtur përgjegjës për krimet seksuale të luftës të kryera kundër Vasfie Krasniqi-Goodman, thuhet tutje në projekt-rezolutë.Duke pasur parasysh se të gjithë mekanizmat e mëparshëm për ndjekjen e përgjegjësisë për krimet e luftës në Kosovë kanë dështuar sjelljen e autorëve të dhunës seksuale para drejtësisë, përfshirë Tribunalin e Hagës, UNMIK-un, EULEX-in dhe sistemin gjyqësor të Kosovës, dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë se parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinore në mbarë botën nuk është vetëm çështje e të drejtave të njeriut, por edhe interes kombëtar strategjik i SHBA-së, propozohet projekt-rezoluta që:– E dënon faktin që asnjë person nuk është shpallur fajtor për krimet seksuale të luftës kundër Krasniqi-Goodman; – Dënon fuqishëm përdorimin e përdhunimit dhe formave të tjera të dhunës seksuale dhe të dhunës me bazë gjinore si armë lufte;– Nënvizon rëndësinë e hetimeve transparente, të përgjegjshme dhe të pavarura për krimet e luftës dhe mizoritë me bazë gjinore; lavdëron Qeverinë e Republikës së Kosovës për një qasje të prekshme dhe multisektoriale për të adresuar dhunën seksuale gjatë luftës në vend;- I bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të mbajë zotimet e shprehura dhe të pranuara në “Protokollin për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale në Kosovë”, dhe t’i japë përparësi e t’i përshpejtojë rastet e përdhunimeve dhe sulmeve seksuale nga Lufta e Kosovës e vitit 1999;– I bën thirrje Qeverisë së Serbisë që:(A) të sjellë para drejtësisë personat që janë përgjegjës për krimet seksuale të luftës më 14 prill 1999, të shtetases së Shteteve të Bashkuara, Vasfie Krasniqi- Goodman në Kosovë, në përputhje me Rezolutat 1820 dhe 2467 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara;(B) të ndalojë mbrojtjen dhe glorifikimin e çdo individi që ka qenë i përfshirë në krimet e luftës gjatë konfliktit të Kosovës dhe ta bëjë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale të çdo individi të tillë;(C) të zbatojë ligjet për të siguruar që autorët e njohur të dhunës me bazë gjinore të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë;(D) t’i jepet përparësi krijimit dhe mbështetjes së mekanizmave të duhur të gjurmimit dhe hetimit për të ekstraduar në Kosovë autorë të njohur dhe autorë të dënuar të dhunës me bazë gjinore gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, për t’u sjellë para drejtësisë sipas të gjitha konventave;– I bën thirrje Qeverisë së SHBA-së që:(A) Të mbështesë dhe forcojë angazhimet e saj për të kundërshtuar dhe parandaluar praktikën e dhunës me bazë gjinore;(B) Ta ngrit rastin e Vasfie Krasniqi-Goodman në angazhimet e ardhshme bilaterale me Qeverinë e Serbisë, veçanërisht në aspektin e llogaridhënies për krimet e luftës të kryera kundër grave dhe të rinjve;(C) Të identifikojnë faktorët specifikë që rrisin rreziqet e dhunës me bazë gjinore dhe minojnë qasjen në shërbime dhe siguri;(D) Të monitorojë përpjekjet e Qeverisë së Serbisë, ministrive dhe zyrave të saj përkatëse për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës;(E) Të ndajë fonde të mjaftueshme për të zbatuar një sërë projektesh arsimore, kërkimore dhe avokuese në Kosovë, duke përfshirë trajnimin e gjyqësorit dhe të zbatimit të ligjit, si dhe financimin për një qendër rehabilitimi që fokusohet në rehabilitimin fizik dhe psikologjik nga traumat e luftës dhe dhuna seksuale dhe në familje, si dhe aftësimin profesional dhe mundësitë për integrimin e punës.

  • Mehmetaj publikon fotografi të Nagip Krasniqit duke hyrë në zyrat e VV-së

    Mehmetaj publikon fotografi të Nagip Krasniqit duke hyrë në zyrat e VV-së

    Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi po vazhdon të gjykohet në liri për veprimtarin e tij gjatë kohës sa e ka udhëhequr gjigantin energjetik.
    Edhe pse akuzohet për korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare, kjo nuk e kishte ndaluar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje në krye me Kurtin, që t’i dal në mbrojtje njeriut të tyre,.
    Nagip Krasniqi duket se vazhdon të ketë lidhje të forta ende me VV-në, këtë e dëshmon një fotografi e publikuar nga gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj.
    Në foto shihet Krasniqi tek zyrat e VV-së.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh