Tag: krasniqi

  • Krasniqi pas dështimit të nëntë: Nuk kalon Albulena Haxhiu dhe pikë

    Krasniqi pas dështimit të nëntë: Nuk kalon Albulena Haxhiu dhe pikë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur pas dështimit të përpjekjes së nëntë për konsistituimin e Kuvendit.
    Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit “ka vendosur ta vazhdojë talljen”, teksa ka thënë se me propozimin për ndërrim të formës së votimit LVV-ja ka bërë “shkelje të hapur kushtetuese”.
    Krasniqi ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij kundër votimit të të propozuarës së LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
    “Nuk kalon Albulena Haxhiu dhe pikë”, është shprehur Krasniqi. Ai ka thënë se Kurti po e konsideron më të rëndësishme Haxhiun sesa Kuvendin e Kosovës.

  • Dështon për të disatën herë zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

    Dështon për të disatën herë zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

    Ka dështuar edhe kësaj here zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48 orësh, konkretisht në datë 3 Maj në orën 10:00. Bëhet e ditur se opozita ka refuzuar propozimin e kryetarit të seancës për votim të fshehtë.
    Ditën e sotme ishte seanca e nëntë në radhë për konstitumin e Kuvendit të Kosovës, e cila si gjithë seancat e tjera ka dështuar.
    Para mbajtjes së seancës pati një takim kokë më kokë mes Albin Kurtit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, takim i cili përfundoi pa asnjë marrëveshje mes palëve.
    Memli Krasniqi ka dhënë një deklaratë për mediat pas këtij takimi, ku është shprehur se e rëndësishme është që të zhbllokohet sa më shpejtë kjo situatë.
    Ndër të tjera kryetari i PDK-së, Krasniqi, tha se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Krasniqi tha se Kurtit i ka sugjeruar të mendojë për kandidat apo kandidatura të tjera.

  • Krasniqi pas takimit me Kurtin: S’jam i bindur se do ta ndërrojë Haxhiun

    Krasniqi pas takimit me Kurtin: S’jam i bindur se do ta ndërrojë Haxhiun

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kryetarit të LVV-së, Albin Kurti i kërkoi “një figurë të pranueshme” për kryetar të Kuvendit, por tha se nuk ëshë i bindur se ai do ta bëjë një gjë të tillë.
    Ai tha se kanë shkëmbyer “idetë dhe diskutimet sa i përket konstituimit të Kuvendit”.
    “Nuk besoj që ka ndryshu si situatë, por që ta dinë edhe të tjerët, Partia Demokratike e Kosovës, asnjëherë në të kaluarën e as sot nuk i heziton dialogut edhe diskutimeve me këdo”, tha Krasniqi.
    Krasniqi tha se qëndrimi PDK-së s’ka ndryshuar.
    “Krejt çka ka ndodh sot është e qartë. I kam thënë: zotni, ndërroje kandidaten nëse e ke përnjëmend me e konstituu Kuvendin”, tha ai.
    Ai tha se s’i ka përmendur emra që PDK-ja do të mund t’i votonte për kryetar të Kuvendit, por përsëriti se “Albulena Haxhiu s’kalon”.
    Krasniqi tha se LVV-ja se ka mundësinë dhe duhet ta mundësojë konsituimin e Kuvendit sa më shpejt, por tha se kandidati “nuk mund të imponohet”.

  • Nis takimi i Kurtit me Krasniqin, a do të heq dorë LVV-ja nga Haxhiu?

    Nis takimi i Kurtit me Krasniqin, a do të heq dorë LVV-ja nga Haxhiu?

    Ka nisur takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Kuvend.

    Para takimit, as Kurti dhe as Krasniqi nuk folën për gazetarët.

    Kurti, të mërkurën, u dërgoi ftesa për takim kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili refuzoi të merrte pjesë.

    Krasniqi shkroi mbrëmë në Facebook se e ka pranuar ftesën “duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë”.

    Ai tha se e inkurajon Kurtin që “të reflektojë me përgjegjësi mbi situatën aktuale dhe të shfaqë vullnet të sinqertë për të mundësuar formimin e institucioneve të reja, në mënyrë që Kosova të ketë sa më parë një Kuvend dhe një Qeveri legjitime e funksionale”. Në këtë kontekst, Krasniqi tha se “gjetja e një kandidateje apo kandidati të përshtatshëm, që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara”.

    LVV-ja, për kryetare të Kuvendit, e ka propozuar disa herë radhazi Albulena Haxhiun, e cila po aq herë ka dështuar t’i marrë 61 votat e nevojshme, gjë që e ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit.

  • Sot takimi Kurti-Krasniqi, VV i kërkon aleancë PDK për të votuar Albulena Haxhiut

    Sot takimi Kurti-Krasniqi, VV i kërkon aleancë PDK për të votuar Albulena Haxhiut

    Sot në Kuvendin e Kosovës do të tentohet sërish konstituimi i parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
    Pas gjashtë dështimeve për të siguruar 61 vota për Albulena Haxhiun, mbetet të shihet nëse për herën e shtatë, sot, ka ndonjë ndryshim.
    E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiut, herën e gjashtë i mori 56 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur. Kundër votuan 41 deputetë, ndërsa tre abstenuan.
    Në prag të seancës së sotme, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi në një takim konsultativ dy partitë më të mëdha: Partinë Demokratike të Kosovës PDK dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës LDK, Albulena Haxhiun.
    PDK-ja, përmes kryetarit Memli Krasniqi, pranoi ftesën dhe konfirmoi pjesëmarrjen në takim të planifikuar për sot në orën 08:30, një orë e gjysmë para nisjes së seancës konstituive.
    Krasniqi theksoi nevojën urgjente për zhbllokimin institucional dhe propozoi gjetjen e një kandidati për kryetar Kuvendi që do të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve. Megjithatë, ai theksoi se pozita e nënkryetarit nuk është objekt diskutimi.
    Në anën tjetër, LDK-ja refuzoi pjesëmarrjen në takim. Kryetari Lumir Abdixhiku ndodhet jashtë vendit, por zyrtarë të lartë të partisë, si Besian Mustafa dhe Hykmete Bajrami, e konfirmuan qëndrimin refuzues.
    Seanca e sotme, pritet të mbahet në ora 10:00.

  • Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës/ Krasniqi pranon ftesën e Kurtit për takim, LDK ende jo

    Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës/ Krasniqi pranon ftesën e Kurtit për takim, LDK ende jo

    Memli Krasniqi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njoftoi se ka pranuar ftesën e Albin Kurtit “për një takim para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që mbahet nesër”.
    Krasniqi theksoi se “gjetja e një kandidateje apo kandidati të përshtatshëm për kreun e Kuvendit, që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara”, shkruan A2.
    “Sot kam pranuar një letër nga Kryetari i koalicionit Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, z. Albin Kurti, me ftesë për një takim para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që mbahet nesër.Duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese për takim.Në këtë frymë, e inkurajoj z. Kurti që të reflektojë me përgjegjësi mbi situatën aktuale dhe të shfaqë vullnet të sinqertë për të mundësuar formimin e institucioneve të reja, në mënyrë që Kosova të ketë sa më parë një Kuvend dhe një Qeveri legjitime e funksionale.Në këtë kontekst, gjetja e një kandidateje apo kandidati të përshtatshëm, që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara.Natyrisht, për çështjen e nënkryetarëve të Kuvendit nuk ka asgjë për të diskutuar, pasi kjo është një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta dhe e përcaktuar qartë.Partia Demokratike e Kosovës, sikur gjithmonë, do të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe seriozitet institucional, në përputhje me interesin shtetëror dhe qytetar.Të gjitha qëndrimet e detajuara të PDK-së do t’i bëjmë publike edhe nesër, gjatë dhe pas takimit, përmes një konference për media”, shkruan Krasniqi në Facebook.

  • “Tym i zi” në Parlamentin e Kosovës, dështon sërish seanca, opozita akuzon Vetëvendosjen dhe Kurtin

    “Tym i zi” në Parlamentin e Kosovës, dështon sërish seanca, opozita akuzon Vetëvendosjen dhe Kurtin

    Për të tetën herë me radhë, deputetët  e Kosovës kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin. Kandidatja e lëvizjes “Vetëvendosjes” për kryeparlamentare,  Albulena Haxhiu, për të gjashtën herë nuk mori mbështetjen.
    Për të votuan 54  deputete, 44 ishin kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për  Haxhiun votuan  57 deputetë, por këtë të martë disa deputetë të LVV-së munguan në seancë.Lexo edhe :Related Posts
    Pas dështimit kryetari i Partisë  Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje  për bllokimin e procesit të krijimit të institucioneve të reja.

    “I kërkoj falje qytetarëve të Kosovës për këtë tallje që po bëhet me  verdiktin e tyre nga ana e parisë së parë, e cila edhe sot për të tetën herë na mbledh sot në kuvend dhe sillet me mentalitetin e njëjtë”, tha Krasniqi.
    Kraqniqi dha mesazhe  për partinë fituese të zgjedhjeve.
    “E para, demokracia funksionon me shumicë, e jo me imponim. E dyta, institucionet janë të popullit, nuk janë të asnjë partie politike të veçantë. Dhe e treta, duhet ta kuptojnë të gjithë se koha e sundimit njëpartiak dhe e monizmit ka përfunduar. Sa më parë që t’i kuptojë LVV-ja këto tri çështje, aq më mirë për vendi”, tha Krasniqi.
    Ndëkohë Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se insistimi i Vetëvendosjes për të propozuar Haxhiun për postin e kryeparlamentares e ka shndërruar Kuvendin “në një cirk”.
    Nga ana tjetër  deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati tha se shumë deputetë të opozitës duan të votojnë pro, por  këtë nuk jua lejojnë subjektet politike të tyre.
    “Siç i dëgjuat edhe të tjerët pra ka akuza që po kërkohet të votohet me zor, përkundrazi kemi dëgjuar që deputetë individualë nga opozita kanë shprehur vullnetin që të dalin nga kjo situata dhe të votojnë për, megjithatë janë qëndrimet politike të subjekteve të tyre që nuk i lejojnë që të ndahen nga Grupi Parlamentar dhe nga vota uniforme që e kanë si grup”, tha Murati.
    Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por nëse konstituimi i Kuvendit nuk do të arrihet  atëherë vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të reja.

  • Kosova ka kryetar Kuvendi/ Krasniqi: Kurti po mban peng shtetin

    Kosova ka kryetar Kuvendi/ Krasniqi: Kurti po mban peng shtetin

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi akuzoi sot se Lëvizja Vetëvendosje qëllimshëm nuk dëshiron ta zhbllokojë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
    “Një gjë është e qartë, Albulena Haxhiu nuk kalon. Sikur të donin zgjidhje, kanë pasur mundësi edhe sot, edhe pardje, edhe para katër ditësh. të njëjtën mundësi e kanë edhe pasnesër: Ta ndërrojnë deputetin”, tha Krasniqi.
    Ai tha se kjo po bëhet pasi LVV-ja nuk i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë e re.
    “Kjo vërtetë tashmë është komplet e pakuptimtë, e turpshme, që për teket e një personi, një kandidati, të mbahet peng shteti”, tha Krasniqi.
    Ai tha se nëse Kuvendi nuk konstituohet, zgjidhja do të ishte të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme në maj të këtij viti.
    Krasniqi shtoi se përveç Haxhiut, ka edhe emra të tjera nga LVV-ja që PDK-ja nuk do i votonte për postin e kryeparlamentarit, por nuk pranoi të emëronte ata.

  • Dështon edhe përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Dështon edhe përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të premten në përpjekjen e gjashtë, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme.
    Haxhiu i mori 57 vota për, katër më pak se minimumi prej 61 votave të nevojshme për t’u emëruar.
    Haxhiu nuk u votua për kryetare në katër seanca radhazi.

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka akuzuar se Lëvizja Vetëvendosje qëllimshisht nuk dëshiron ta zhbllokojë konstituimin e Kuvendit të Kosovës pasi nuk po ndryshon propozimin për postin e kryeparlamentarit.
    “Një gjë është e qartë, Albulena Haxhiu nuk kalon. Sikur të donin zgjidhje, kanë pasur mundësi edhe sot, edhe pardje, edhe para katër ditësh. Të njëjtën mundësi e kanë edhe pasnesër: Ta ndërrojnë deputetin”, tha Krasniqi.
    Ai tha se kjo po bëhet pasi LVV-ja nuk i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë e re.
    “Kjo vërtet tashmë është komplet e pakuptimtë, e turpshme, që për tekat e një personi, një kandidati, të mbahet peng shteti”, tha Krasniqi.
    Ai tha se nëse Kuvendi nuk konstituohet, zgjidhja do të ishte të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme në maj të këtij viti.
    Krasniqi shtoi se përveç Haxhiut, ka edhe emra të tjera nga LVV-ja që PDK-ja nuk do i votonte për postin e kryeparlamentarit, por nuk pranoi të emëronte ata./vizionplus.tv

  • Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës, hera e tretë në karrierë

    Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës, hera e tretë në karrierë

    Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Malin e Zi. Krasniqi, e cila garoi në peshën deri në 52 kilogramë, e fitoi titullin e kampiones për herë të tretë në karrierën e saj, pas atyre të fituara në vitet 2021 dhe 2024.Në finalen e zhvilluar sot, Krasniqi mundi italianen Odete Xhufrida, një rivale me shumë eksperiencë dhe kampione bote në fuqi. Ky triumf vjen si një dëshmi e vazhdimësisë dhe përkushtimit të sportistes kosovare në arenën ndërkombëtare.Kampionati Evropian i Xhudos po zhvillohet me pjesëmarrjen e sportistëve nga 48 shtete dhe 2 kontinente, me gjithsej 414 garues, përfshirë 229 meshkuj dhe 185 femra.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Malin e Zi. Krasniqi, e cila garoi në peshën deri në 52 kilogramë, e fitoi titullin e kampiones për herë të tretë në karrierën e saj, pas atyre të fituara në vitet 2021 dhe 2024.Në finalen e zhvilluar sot, Krasniqi mundi italianen Odete Xhufrida, një rivale me shumë eksperiencë dhe kampione bote në fuqi. Ky triumf vjen si një dëshmi e vazhdimësisë dhe përkushtimit të sportistes kosovare në arenën ndërkombëtare.Kampionati Evropian i Xhudos po zhvillohet me pjesëmarrjen e sportistëve nga 48 shtete dhe 2 kontinente, me gjithsej 414 garues, përfshirë 229 meshkuj dhe 185 femra.